Fasti Online Home | Switch To Fasti Archaeological Conservation | Survey
logo

Excavation

  • Church of St. George at Koman
  • Koman (Shën Koll)
  • Dalmace

    Tools

    Credits

    • The Italian Database is the result of a collaboration between:

      MIBAC (Ministero per i Beni e le Attività Culturali - Direzione Generale per i Beni Archeologici),

      ICCD (Istituto Centrale per il Catalogo e la Documentazione) and

      AIAC (Associazione Internazionale di Archeologia Classica).

    • AIAC_logo logo

    Summary (Albanian)

    • Gjatë sezonit të kërkimeve arkeologjike të vitit 2010 në vendbanimin e Komanit, filluan gërmimet dhe në kishën e Shën Gjergjit, të rizbuluar një vit më parë, gjatë pastrimeve nga vegjetacioni i dendur, në një platformë në limitin jug-lindor të hapësirës funerale (zona 2). Për herë të parë kisha është gërmuar pjesërisht në vitet 1982-1984, ku u zbulua pjesa më e madhe e nefit.
      Gjatë gërmimit u identifikuan muret e anës jugore (USM 3), perëndimore (USM 4) dhe veriperëndimore (USM 2) të nefit që ruhen plotësisht, si dhe pjesa më e madhe e absidës në lindje (USM 1). Ndërsa më tepër se gjysma e paretit të jashtëm të krahut verior të nefit dhe ana verilindore e absidës janë shkatërruar. Muret ruhen deri në lartësinë e 1,50 m, dhe blloqet e gurëve të brezave të sipërm gjenden të shpërndara në të gjithë hapësirën përreth kishës. Megjithatë është e qartë se monumenti prezanton një kapelë njënefëshe me përmasa 6 × 10,5 m dhe me absidë gjysëmrrethore të orientuar nga lindja. Muret janë ndërtuar me blloqe guri të përmasave mesatare, të lidhur me llaç gëlqereje të pakët dhe arrijnë trashësinë 0,75 m. Në mesin e murit të anës perëndimore u zbulua hyrja e vetme me gjerësi 1 m. Gërmimet brenda absidës zbuluan një platformë më të ngritur se niveli i nefit. Platforma që zë të gjithë sipërfaqen e hapësirës liturgjikale është ndërtuar me pllaka të sheshta gurësh gëlqerorë të vendosur mbi një shtresë të trashë llaçi (US 2022). Kalimi nga nefi për në absidë mundësohej nëpërmjet tre shkallëve gjysëmrrethore të gjendura në anën perëndimore të platformës. Fragmente të vogla suvaje u zbuluan në cepin jug-lindor të absidës.
      Gjatë çlirimit të sipërfaqes përreth kishës nga blloqet e gurëve të rrëzuar, u identifikuan një sërë muresh në anën jugore dhe perëndimore por që ende nuk është e sigurtë funksioni dhe përkatësia e tyre. Gjithashtu fare pranë kishës u identifikuan tre varre të cilat do të gërmohen në sezonin vitit të ardhshëm.

    Director

    • Etleva Nallbani - CNRS/UMR 8167

    Team

    Research Body

    • Instituti Arkeologjik Tiranë (Albanian Institute of Archaeology)
    • École Française de Rome

    Funding Body

    • Ministère de l'Europe et des Affaires étrangères

    Images

    • file_image[PDF]