-
AIAC_2259 - Theatre of Phoinike - 2001
Në vitin 2001 Universiteti i Bolonjës në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë filluan gërmimet në zonën e teatrit të qytetit antik të Foinikes. Qëllimi i këtij gërmimi ishte të nxirrte sa më shumë të dhëna rreth teatrit dhe të jepej tipologjia e tij. Gërmimet u përqëndruan kryesisht në pjesën jugore të monumentit. Kështu u gërmua zona e scaenae frons, pjesa frontale e skenës, muri i pulpitum dhe në lindje të hyposcaenium. Gjatë gërmimit dolën një sërë konstruksionesh si muri i scaenae frons, i cili ishte ndërtuar me tulla katërkëndëshe të lidhur mes tyre me llaç. Gjithashtu rreth 4 m në lindje të scaenae frons u vërejt muri frontal i pulpitumit, i cili kishte ruajtur shumë pak nga elementët e tij ndërtimor. Në pjesën perëndimore të hyposcaenium u vërejtën gjurmët e një kanali që me sa duket kishte si funksion mbledhjen e ujërave të ardhur nga orkestra. Një vëzhgim i fundit u bë edhe në veri të murit të pulpitum ku u zbulua muri verior i scaenae frons që kishte një lartësi rreth 3 m. Për tu theksuar është se ky mur kishte shumë ndërhyrje të mëvonshme dhe këto shihen sidomos në shtresat 100, 109, 110 e 104. Materiali arkeologjik i dalë përbëhet kryesisht nga objekte prej qeramike dhe mbizotëruesë është ajo me vernik të zi.
-
AIAC_2259 - Theatre of Phoinike - 2002
Qëllimi i gёrmimeve tё kёtij viti nё teatёr ishte të zbulohej faza fillestare e teatrit dhe të jepeshin disa të dhëna rreth formës së tij arkitektonike. Gërmimet në ndryshim nga faza e parë u përqëndruan në pjesën e taracimeve, tek hyrja perëndimore, analema si dhe tek një pjesë e proskenës helenistike. Kështu tek tarracimi u gjet muri jugor i cili ishte ndërtuar në dy faza. Gjithashtu u verëjtën edhe gjurmët e disa mureve mbajtëse. Por sondazhi nuk vazhdoi më në thellёsi në këtë pjesë për shkak të rrezikut të shembjeve. Nga struktura e analemёs perёndimore kishin mbetur shumë pak gjurmë dhe gjendej vetëm një trakt muri rreth 15 m i gjatë. Në zonën e proskenës u vërejtën pak gjurmë dhe ruhej vetëm një mur i dobët që vendosej direkt mbi themele dhe kishte drejtim lindje – perëndim. Edhe këtë vit vazhduan gërmimet në scaenae frons ku u zbuluan tre hyrjet kryesore që shërbenin për kalimin në proskenë. Përveç gërmimve u ndërmorën edhe disa sondazhe që morën numrat 4, 7 dhe 10. Sondazhi 4 u përqëndrua tek rimbushja e një grope në zonën e proskenës, që me sa duket ishte një varr i mbyllur pas ndërtimit të pulpitum-it. Edhe sondazhet 7 e 10 u bënë në të njëjtën zonë dhe për tu theksuar është se në të dyja këto testime nuk u vërejt asnjë shenjë e dyshemesë së orkestësёs. Materiali i dalë gjatë gërmimit ishte i konsiderueshëm. Në pjesën më të madhe ai përbëhej nga objekte prej qeramike, objekte metalike dhe ndonjë monedhë.
-
AIAC_2259 - Theatre of Phoinike - 2003
Gërmimet e vitit 2003 në teatrin e qytetit antik të Foinikes u përqëndruan në tre zona. Kështu u gërmua sistemi i tarracimit në jug të ndërtesës së skenës, pjesa midis analemës perëndimore dhe orkestrës dhe zona në perëndim të skenës. Sistemi i tarracimit vazhdonte drejt perëndimit dhe pёrbёhej nga njё sërë ambientesh. Një shtresë dheu humusore mbulonte të gjitha muret e tarracimit. Zona e ndërmjetme midis analemës dhe orkestrës u gërmua me mjete mekanike (ekskavator), duke hequr shtresat sipërfaqësore dhe duke arritur në një nivel me dyshemenë e orkestrës. Kërkimet në jug të analemës zbuluan gjurmët e hyrjes ose parodos nga ku ruheshin vetëm disa blloqe guri të formave katërkëndore. Kjo shërbente si portë kryesore në teatrot grekë. Në fund të këtij sezoni të gjitha strukturat e gёrmuara u mbuluan.
-
AIAC_2259 - Theatre of Phoinike - 2004
Gёrmimet e kёtij sezoni nё teatёr u përqëndruan në tre sektorë, nё zonёn e tarracave, skena dhe pjesa e orkestrës. Gёrmimet nё zonёn e tarracimeve bёnё tё mundur njohjen e sistemit ndërtues tё saj dhe zbulimin e pjesёs fundore tё murit perëndimor që shërbente për mbajtjen e tarracave. Njëkohësisht duke vazhduar dretj lindjes u vërejtën disa ndërprerje tek muri që lidhen me dy hyrje, rreth 2 m të gjera. Në ndërtesën e skenës u bënë disa zbulime që sollën rezultate mjaft të rëndësishme. U zbuluan tre portat që shërbenin për kalimin nga skena në pjesën e proskenës, ku ajo e mesit ishte më e ngritur se dy të tjerat. Përfundoi edhe gërmimi i murit të pulpitumit ku u zbulua pjesa fundore e anës lindore. Gjithashtu në hapësirën midis skenës dhe pulpitum u zbulua një bazament skulpture, me nje mbishkrim tё padallueshёm, qё mendohet tё mund ti jetё kushtuar njё perandori, ndoshta Neronit. Tё dhёna tё rёndёsishme u zbuluan edhe nё zonёn e orkestrёs. Gjatë gërmimit të kësaj pjese, përveç daljes së një numri të madh pllakash guri, u zbulua edhe koka e një statuje që kishte një pamje femërore. Poshtë shtresave të braktisjes dolën në dritë edhe pjesë të diazomës, proedrias, kanalit kullues etj. Një sondazh i bërë në pjesën veriore të murit të pulpitum-it tregoi se ai kishte prerë tre shtresa të kohës helenistike dhe një të periudhës romake. Tё dhёnat e gёrmimeve treguan qё rindёrtimi i skenës sё periudhёs romake, ёshtё bёrё mbi njё shtresё tё mёparshme banimi po tё periudhёs romake, ose ndoshta mbi njё shtresё niveli tё ngritur, qё daton nё njё periudhё romake mё tё hershme se ai i rindёrtimit tё skenёs.
-
AIAC_2259 - Theatre of Phoinike - 2005
Gёrmimet e kёtij sezoni nё teatrin antik tё Finiqit u përqëndruan kryesisht te pjesa e orkestrës. Gjatë gërmimit dolën një sërë të dhënash mjaft interesante. Kështu pjesa më e madhe e diazomës ishte ruajtur ashtu si edhe kanali ujëmblëdhës. Një fakt interesant që u vërejt këtë vit ishte se ky kanal kishte edhe një fazë më të hershme. Gjithashtu u proçedua në pastrimin e tij nga mbushjet e mëvonshme të periudhës së braktisjes së teatrit. Për tu theksuar është edhe zbulimi i njё platforme që vendosej në orkestër, dhe qё mund tё ketё shёrbyer si vendi ku qëndronin poetët. Përveç gërmimeve u bënë edhe ndërhyrje restauruese. Ndërhyrjet e para u bënë tek scaenae frons dhe këto konsistonin në zëvëndësimin e tullave që ishin në proces pluhurosjeje me disa të reja. Një pjesë tjetër që iu kushtua vëmëndje ishte edhe muri i pulpitum, ku u zëvëndësuan fragmentet e gurëve të dëmtuar me të rinj të po të njëjtës tipologji. Në fund u zëvëndësua gjithë pjesa e frons pulpiti që paraqitej shumë e shkatërruar me materiale të së njëjëtit tip.
-
AIAC_2259 - Theatre of Phoinike - 2006
Gërmimet e vitit 2006 në zonën e teatri u përqëndruan në tre pjesë të veçanta: orkestra, sum cavea dhe tek analema lindore. Në zonën e orkestrës pothuajse ato u përfunduan dhe u arritën disa konkluzione të rëndësishme si për sa i përket formës së saj ashtu edhe përmasave. U zbulua se ajo nuk kishte dysheme. Gjithashtu u vëretua me siguri se ajo është zmadhuar në periudhën romake duke marrë pjesë të proedrias. Doli pothuajse plotësisht edhe kanali ujëmbledhës që ishte ndërtuar me pllaka gëlqereje ngjyrë të bardhë. Vazhdoj gërmimi tek rruga rrethore që ishte e ruajtur plotësisht dhe e ndërtuar me pllaka guri. Një sondazh i ri u bë tek mbushja e kanalit që dha material të shek. II p. Kr. Të dhëna interesante erdhën nga sondazhi pranë murit ku u zbuluan gjurmët një strukture pa dysheme. Nuk mund të thuhet asgjë rreth funksionit të saj por janë hedhur hipoteza të ndryshme sikur ajo mund të ketë qenë furrë ose ambjent banimi etj. Gjithashtu u gërmua edhe analema lindore që ishte ndërtuar me gurë të marrë në vend gjë që e bëntë të ndryshme nga ajo perëndimore. Për tu theksuar është zbulimi i një mbishkrimi në pjesën e poshtme të saj.
-
AIAC_2259 - Theatre of Phoinike - 2008
Në vitin 2008 gërmimet në teatër sollën të dhëna mjaft interesante. Këto të dhëna lidhen sidomos me pjesën e caveas. Por gjithashtu informacione të rëndësishme dolën edhe në pjesë të tjera si analema lindore dhe sistemi i terracimit. Për sa i përket caveas falë disa gjetjeve të rastësishme të dala gjatë hapjes së një kanali rreth orkestrës, u arrit në përfundim se ima cavea lindore dhe pjesa e mesit të caveas lindore janë shkatërruar jo vetëm si pasojë e grabitjes, por edhe për faktin e shkatërrimit të analemës. Ndërsa më e ruajtur duket cavea qëndrore. Gjithashtu gërmimi nxori në pah faktin se ndënjesët e caveas lindore ishin gdhëndur direkt mbi gur. Në brendësi të këtij sektori gjithashtu u zbuluan pjesë të klimakes, diazomës dhe ndenjëseve. Klimakes ishin ndërtuar me gurë të bardhë dhe ndërpriteshin nga disa parapetë. Një sondazh tjetër u hap rreth 2 m më sipër ku u zbuluan disa pllaka guri, ku vendosej mbështetësja.
-
AIAC_2259 - Theatre of Phoinike - 2009
Kërkimet e vitit 2009 në teatrin e qytetit antik të Foinikes, u përqëndruan në 4 kuadrate me madhësi të ndryshme dhe në dy gërmime të shkallës së gjerë. Kuadrati 14, pranë murit jugor të parodosit perëndimor të teatrit, u hap me qëllim identifikimin e materialit në shtresat që i mbështeten kësaj strukture, për të kuptuar nëse parodosi i përket fazës së parë apo të dytë të periudhës helenistike. Shtresat e dheut deri në nivelin e dyshemesë së parodosit përmbanin qeramikë të periudhës romake (shek. 1-3 m.Kr.). Nivelet e sipërme të këtyre shtresave duket se kanë të bëjnë dhe me kohën e rindërtimit të strukturës pas tërmetit të fillimit të shek. 3 m.Kr. Nën to, u identifikuan shtresa me materiale të periudhës helenistike (shek. 3-2 p.Kr.), të cilat i përkasin fazës së ndërtimit të parodosit. Datimi i materialit hedh hipotezën se parodosi është ndërtuar në fazën e dytë të teatrit, pasi zmadhimi i orkestrës solli dhe zgjerimin e proskenion-it.
Kuadrati 15 me përmasa 1,5 m. x 1,5 m., u hap në koilon-in e teatrit, me qëllim zbulimin e një pjese të shkallareve dhe ndënjëseve në të. Gjatë gërmimit u identifikuan in situ pllakat për këmbët dhe ecjen ndërsa blloqet paralelopipedik për uljen u gjetën të zhvendosur mbase për tu ripërdorur diku tjetër. Po ashtu, për të njëjtën arësye blloqet e shkallëve mungonin.
Gërmimet në orkestrën e teatrit u përqëndruan në analemën lindore, ku u hap një kuadrat i gjatë (kuadrati 17 me përmasa 5 m. x 1,5 m.) me qëllim identifikimin e kreut të saj, të mbuluar ende nga dherat. Poshtë shtresës së dherave (50 cm nën të), u zbulua kjo pjesë e strukturës deri në gjatësi 3,5 m, që ruhej në gjendje të keqe. Rreshtat e sipërme të gurëve (të ruajtur në disa pjesë), nuk dukeshin se rriteshin gradualisht në lartësi, ashtu siç duhet të ishte një muraturë e një strukture të së njëjtës tipologji, por vazhdonte në të njëjtën kuotë, si pasojë e dëmtimit. Gjithashtu kjo anomali lidhet dhe me rritjen e pjerrësisë së kodrës, dhe depozitimin e dherave në kreun e analemës.
Kuadrati 16 u hap në summa cavea-n e teatrit, në afërsi të një strukture rrethore të periudhës bizantine të zbuluar në gërmimet e vitit 2006. Në atë vit, zbulimi i një shtrese me qeramikë të shek. 3-2 p.kr. të përzierë me mbetje guackash dhe kockash, u interpretua si depozitë hedhurinash, por që stratigrafikisht qe e lidhur si me strukturën bizantine ashtu dhe me murin helenistik “shpinën” e koilon-it. Gërmimet e këtij viti identifikuan 2 faza ndërtimi të strukturës bizantine që ka gjasa të ketë qenë një furrë: në të parën konstruksioni (dyshemeja dhe muri rrethues) u ndërtua me tulla katërkëndore dhe të harkuara helenistike të ripërdorura (të marra nga ndonjë varr aty afër); në të dytën risistemi (por duke ruajtur të njëjtin funksion), ku muratura me tulla u zëvëndësua nga ajo me blloqe guri. Gërmimi në veri të furrës zbuloi një nga hyrjet e teatrit, e cila përbëhej nga dy mure me blloqe guri ranor. Shtresat e shembjes që përbëjnë mbushjen e hyrjes, përmbanin një sasi të madhe materiali të periudhës helenistike. Disa enë qeramike ruheshin thuajse të plota, çka konfirmojnë hipotezën se kjo shtresë hedhurinash duhet të ketë shkarë si pasojë e shëmbies së strukturave të terracimit. Prezenca në këtë shtresë e enëve të qeramikës funerare (pelike të gjysmës së parë të shek.4 p.Kr.), tjegullave të harkuara të varreve si dhe fragmente skeletore humane, supozojnë se mbi murin mbajtës së koilon-it, ka qenë një varrezë më hershme se teatri.