-
AIAC_2397 - Public Structure at Hadrianopolis - 2006
Gërmimet e këtij viti u përqëndruan në një zonë tjetër që ndodhej në veri tё teatrit, e interpretuar nga autorët si ndërtese publike. Fillimisht u hoq shtresa e humusit, deri sa u arrit në nivelin e parë arkeologjik. Ky nivel karakterizohej nga një përbërje argjilore dhe sasi gurësh që kishin një formë rrethore me lartësi 1 m. Sondazhi megjithëse nuk arriti në taban nxorri në pah një mur me gjerësi 48-52 m me drejtim lindje – perëndim. Muri ishte ndërtuar me gurë të punuar me formë thuajse të rregullt të lidhur me llaç. Përveç këtij muri u zbulua edhe një tjetër me gjerësi 52 m, i ndërtuar me gurë gëlqeror, që me sa duket lidhet me një fazë rindërtimi të ndërtesës. Në fund doli edhe një shtresë argjilore dhe e mbushur me gurë që dëshmon për fundin e kësaj ndërtese me karakter publik. Sipër kësaj shtrese ishte ndërtuar një mur në të thatë.
-
AIAC_2397 - Public Structure at Hadrianopolis - 2007
Gërmimet e vitit 2007 në strukturën publike sollën të dhëna të rëndësishme rreth kësaj strukture. Si hap i parë u hoq e gjithë shtresa argjilore që mbulonte sipërfaqen e të gjithë ndërtesës. Në këtë mënyrë u konfirmua ajo çfarë kishte dalë në fushatën e një viti më parë, që faza e fundit e këtij monumenti lidhet me ndërtimin e një muri në të thatë. Gjatë këtij gërmimi u zbulua një ambient i banesës që vendosej mbi një shtresë të mbushur me material të shumtë ndërtimor. Gjithashtu u vendos të bëhej një thellim stratigrafik pranë murit të zbuluar në vitin 2006. Kjo krijoi mundësinë të zbuloheshin nivelet e braktisjes dhe të rrëzimit të vetë ambientit. Duke parë këto të dhëna, gërmimi më pas u përqendrua vetëm në sipërfaqen e ambientit. Në bazë të këtij gërmimi u pa se ambienti ngrihej mbi disa nivele braktisjeje të një periudhe më të hershme nga ku ruhen edhe dy trakte muri paralel ndërmjet tyre. Gjithashtu u bë një thellim midis dy mureve të zbuluar vitin e shkuar që nxorën në pah ekzistencën e një muri të ri, që vendosej në jug të tyre. Në këtë mënyrë u pa se në nivelet më të hershme kishte një akumulim të madh gurësh të përmasave mesatare e të mëdha të lidhur me sa duket me shkatërrimet e fazës monumentale të objektit. Kjo u vërtetua edhe nga gërmimi që u ndërmor poshtë këtij niveli, ku u zbulua një dysheme e cila mbulonte një pus që lidhej me disa ambiente në veri të murit të zbuluar një vit më parë. Gjithashtu u ndërmor edhe një sondazh në mbushjet e kanalit kullues që lejuan zbulimin e kolektorit, që në një pjesë ishte shkatërruar dhe në një pjesë tjetër ripërdorej në periudhat e mëvonshme.
-
AIAC_2397 - Public Structure at Hadrianopolis - 2009
Edhe në vitin 2009, vazhduan gërmimet në kompleksin monumental me funksione termale, të periudhës romake, të gjendur në veri të teatrit të qytetit antik të Hadrianopolisit. Të dhënat materiale tregojnë se në antikitetin e vonë, mbi strukturat e shek. 2-3 m.Kr., u ngrit një ndërtesë e madhe. Me rrafshimin e disa anekseve më të hershme, ndërtesa kishte një fasadë të re nga perëndimi, përkrah një zone të hapur ose gjysëm të hapur. Në gërmime u zbuluan një seri dhomash të vendosura përreth një ambienti të madh me formë drejtkëndore me përmasa 8, 45 x 7,50 m, nga i cili ruhen gjurmë të dyshemesë së shtruar me pllaka guri gëlqeror. Në këtë ambient hyej vetëm nga cepi verilindor nëpërmjet një pragu. Me interes të veçantë, që vijnë nga shtresat që kanë lidhje me përgatitjen e dyshemesë dhe më tej me fazën e monumetalizimit të ndërtesës publike, janë disa ekzemplare brokesh, me qeramikë të zakonshme, me qafë të lartë me shirita që prezantohet në tre variante. Nga të njëjtat shtresa të fazës së përgatitjes, u identifikuan dhe olle me qeramikë guzhine, me buzë të rrumbullakta, me trup globular, që prezantojnë raste analogjike me olle të prodhuara në Egjeun Lindor të tipit “corrugated cooking pot” të përhapura, gjatë shek. 2 - 4 m.Kr dhe të përdorura deri në shek. 5-6 në të gjithë pellgun e Adriatikut. Ekzistenca e raporteve me botën egjeane, përpos enëve të tjera të guzhinës dëshmohet dhe nga gjetja e një fragmenti ibriku, me grykë (diametri 6 cm) në formën e gjethes së tërfilit , me parete me engob me ngjyrë gri.
Të dhënat e gërmimit dëshmojnë se pas mesit të shek. 4, hapësirat e brendshme dhe të jashtme të kompleksit nga ana perëndimore u riorganizuan: me ndërtimin e dy mureve u nda ambienti i madh qendror në tre seksione, ndoshta të lidhura nga një kalim i detyruar me dredha, ndërkohë që ambienti pranë hyrjes veriore, u nda në dy pjesë; njëkohësisht u ngritën dhe nivelet e dyshemeve. Gjithashtu u riorganizuan dhe ambientet e ngrohta të termes , të përbëra nga një tepidarium drejtkëndor me një vaskë absidale, dhe në perëndim nga caldarium-i.
shtresa të trasha shkatërrimi që mbulojnë strukturat e fazave të mëparshme apo modifikime të këtyre të fundit datojnë mes fundit të shek. 4 dhe fillimit të shek. 5. Ndërtimi i një ambienti rrethor me një vatër në qendër, ndoshta një laconicum, që në fakt zëvendëson funksionalisht termet e mëparshme, është pjesë e një serie ndërhyrjesh në kompleks me struktura më të varfëra dhe të dobëta. Në ambientet e ngrohta të termes, pas shembjes së dyshemesë në anën perëndimore, tepidarium-i u nda në dy pjesë me anë të një muri. Megjithatë ky ambient ruajti vaskën e hershme, por tashmë të lidhur me një sistem të ri të qarkullimit të ujit.
Në ambientet e termeve u identifikuan nivele braktisjeje, mbi të cilat nga gjysma e shek.6, dhe duke shfrytëzuar si themele muret e mëparshme, u ndërtua një strukturë e re me funksione aktiviteti prodhues.
-
AIAC_2398 - Theatre of Hadrianopolis - 2006
Gërmimet e sezonit tё vitit 2006 në teatër u përqëndruan nё pjesën e jashmte të caveas, afër themeleve. Qëllimi i këtij gërmimi ishte të verifikonte karakteristikat e ndërtimit dhe ato teknologjike, si dhe tё vërtetonte fazat e ndryshme të konstruksionit të teatrit. Sondazhi me përmasa 3, 7 x 2, 0 m u realizua poshtë shkallares hyrëse lindore. Pas pastrimit sipërfaqësor nga disa ndërhyrje të mëvonshme u arrit të kapen shtresat arkeologjike, që lidhen me ndërtimin e strukturës. Gërmimi nxori në pah faktin se muri i jashtëm mbështetej mbi një nivel shtrese argjilore, që me sa duket shërbente si një bazament. Ndërsa shkalla që shërbente për hyrjen megjithëse mbështetej tek muri, lidhej me sa duket me fazat fillestare të ndërtimit të teatrit. Materiali arkeologjik i dalë përfaqësohej nga sasi të pakta gjetjesh kryesisht fragmente qeramike me vërnik të zi etj. Ky nivel arkeologjik lidhet për sa i përket aspektit kronologjik me shekullin e 2-tё m. Kr. Gjithashtu u ndërmor edhe një pastrim në zonën e caveas.
-
AIAC_2398 - Theatre of Hadrianopolis - 2009
Gërmimet e vitit 2009 në teatrin e qytetit antic të Hadrianopolit, u përqëndruan në zbulimin e strukturave me qëllim njohjen e teknikave dhe periudhës së ndërtimit si dhe fazave të përdorimit të këtij monumenti.
Të dhënat e gërmimit që bazohen në gjetjet arkeologjike dhe elementet arkitektonikë, dëshmojnë se teatri i Hadrianopolisit, është ndërtuar në gjysmën e parë të shek. 2 m.Kr. Prandaj ka mundësi që ndërtimi i këtij monumenti të ketë filluar në fundin e sundimit të Perandorit Hadrian.
Ndër autorët antikë, Dion Kasi përmend se Perandori ishte i interesuar në ndërtimin e strukturave për spektakle, megjithatë jo shumë teatre të botës romake mund ti atribuohet me siguri Hadrianit.
Teknika e ndërtimit me blloqe guri të lidhur me llaç, fakti se cavea është ndërtuar mbi shtresa artificiale si dhe lidhja strukturore ndërmjet saj dhe skenës, dëshmojnë se teatri i përket traditës së ndërtimit romak. Planimetria e orkestrës dhe e cavea-s – më e gjerë se gjysëmrrethore – dhe përmasat e forma e skenës – e ngushtë dhe gati e veçuar nga cavea – gjejnë ngjashmëri tipologjike me teatret e traditës Greko-Helenistike në pjesën lindore të Perandorisë Romake. Elementet nga tradita të ndryshme arkitektonike, Greke dhe Romake, në teatrin e Hadrianopolisit, ndjekin të njëjtin model të dëshmuar në teatre të tjera të rajonit.
Teatri në periudhat e mëvonshme pësoi një sërë ndryshimesh si nga ana strukturore ashtu dhe funksionale, dhe ka shumë gjasa që në periudhën Bizantine të jetë përdorur si vend mbrojtjeje për qytetin.
-
AIAC_2398 - Theatre of Hadrianopolis - 2010
Në sezonin arkeologjik të vitit 2010, në të njëjtën kohë me restaurimet e dyshemeve të orkestrës së teatrit Romak të qytetit antik të Hadrianopolisit, u kryen dhe gërmime në kuadrate të vogla të hapura poshtë niveleve të pllakave. Gërmimi identifikoi në detaje teknikat e ndërtimit të aplikuara në teatër dhe konfirmoi ndërtimin e tij në periudhën e sundimit të Perandorit Hadrian. Zbulimi më i rëndësishëm ishte ai i mbetjeve të një strukture të hershme poshtë themeleve të teatrit. Nga struktura ruhen themelet e një muri të harkuar me blloqe guri gëlqeror dhe tulla të ripërdorura, ndërkohë që materiali i lidhur stratigrafikisht me to daton në periudhën helenistike. Vetëm kërkime të mëtejshme do të zbulojnë nëse struktura i përket një ndërtese helenistike paraardhëse e teatrit romak, për mbledhje publike (bouleterion?) apo për shfaqje (teatër?).
Gjatë gërmimeve në teatër u zbuluan dhe shtyllat që mbanin portikun post scaenam.
Të dhënat arkeologjike tregojnë se teatri mbeti ende në përdorim edhe në fundin e shek. 4 m.Kr., falë riparimit të dyshemesë në anën perëndimore të orkestrës dhe skenës, ku trarët e drurit që mbanin platformën u zëvendësuan nga një mbushje me dhera.
-
AIAC_2399 - Urban area of Hadrianopolis - 2006
Gjatë vitit 2006 një hapësirë tjetër ku u përqendrua gërmimi ishte edhe ajo që ndodhej rreth 116 m në veri të teatrit, pjesë e zonës urbane të qytetit. Fillimisht u bë pastrimi i niveleve të dheut të grumbulluara, nё kohë gjatë viteve. Pastrimi nxori nё pah mënyrёn se si kanali i drenazhimit pret njërën prej strukturave duke arritur deri në taban. Kjo lejoi që të evidentohen rreth 5 faza banimi. Faza e parë lidhet me një shtresë dyshemeje prej pllakash guri gëlqeror. Në fazën e dytë kemi prishjen e kësaj dyshemeje dhe rindërtimin nёpёrmjet ripërdorimit tё materialeve. Gjithashtu në këtë kohë kjo dysheme pritet nga një mur pingul me kanalin. Gjatë fazës së tretë kemi një nivel braktisjeje. Gjithashtu edhe faza pasardhëse paraqet shenja braktisje që vërtetohen nga prezenca e një shtresë tё zezë dheu, që me sa duket lidhet me shëmbjen e mureve me tё hershёm. Në fazën e fundit kemi ndërtimin e disa mureve të rinj, themelet e të cilëve mbështeten mbi ato të periudhës antike.
-
AIAC_2399 - Urban area of Hadrianopolis - 2009
Në sezonin e gërmimeve arkeologjike të vitit 2009 në qytetin antik të Hadrianopolisit, kërkimet vazhduan në zonën e baninimit. Të dhënat nga gërmimi treguan se edhe pse monumentalizimi i habitatit ka ndodhur në periudhën e Perandorit romak Adrian, nivelet arkeologjike më të thella pra më të hershme lidhen me banimin e qytetit që në periudhën helenistike. Këto nivele të identifikuara nën rrënojat e termes romake, përmbajnë qeramikë me vernik të zi që datojnë në fundin e shek. 4 p.Kr., çka dëshmojnë për banimin në sit prej shek. 3-2 p.Kr.
Gjatë gërmimit u zbuluan dy mure pingul me njëri-tjetrin (Njësia Stratigrafike 2077 dhe 2099), që duket se tregojnë prezencën e një ndërtese të madhe (që zhvilohet në perëndim dhe lindje të Nj.S. 2077), të ndërtuar gjatë shek. 2 m.Kr. Me këtë ndërtesë lidhen dhe dyshemetë me pllaka guri gëlqeror me trashësi 0,7 cm, si dhe ndoshta një strukturë termale nga e cila është identifikuar një kanal. Këto të dhëna konfirmojnë faktin se duke filluar nga periudha e Adrianit, fshati helenistiko-romak pranë Sofratikës u zhvillua në formën urbane në Hadrianopolis.
Ka shumë mundësi që gjatë këtij shekulli qyteti ishte pajisur me një akuadukt, që nëpërmjet një kanali mbi arkada të identifikuar në zonat periferike, sillte ujin nga kodrat e Terihatit.
Mbi rrënojat e strukturave të hershme romake u identifikuan muret e një kompleksi të madh ndërtimor me karakter publik dhe me funksione termale, që duket se është ndërtuar në shek.3
Vazhdimësia e qytetit në shek. 4-5, dëshmohet nga sasia e materialeve të zbuluara gjatë gërmimeve në nivelet e sipërme, mes të cilave veçon një fragment i një pjatë-kapak e formës “Ostia I”.
Mes fundit të shek. 4 dhe fillimit të shek. 5, duket se qyteti pësoi një moment krize, kjo e dokumentuar nga shtresa të trasha shkatërrimi që mbulojnë strukturat e fazave të mëparshme apo modifikime të këtyre të fundit me struktura të varfëra dhe të dobëta.
Me shek.6 m.Kr. lidhen gjurmët e një ndërtese trenefëshe të ndërtuar mbi një strukturë më të hershme, kohë kjo kur qyteti i Hadrianopolisit njihet në burimet e kohës (Prokopi i Cezaresë –De Adeficis IV 1, 36) si Ioustinianoupolis.
Jeta duket se vazhdoi në qytetet edhe pas shek. 6, por në një formë më të zbehur në krahasim me fazat e periudhës perandorake; në ambientet e mëparshme të termeve u identifikuan nivele braktisjeje, mbi të cilat nga gjysma e shek.6, dhe duke shfrytëzuar si themele muret e mëparshme, u ndërtua një strukturë e re. Kjo strukturë përbëhej nga ambiente drejtkëndore, ku njëra prej tyre (ish ambienti i tepidarium-it) u përdor ndoshta si punishte për përpunimin e metaleve. Kjo fazë lidhet dhe me fillimin e procesit të braktisjes së shpejtë dhe progresive të vendbanimit gjatë gjysmës së dytë të shek.6. Pas kësaj, në zonën e banimit u ndërtuan struktura të reja por të varfëra, disa dhe me absidë me themele dhe xokolaturë guri dhe mure me materiale të ripërdorura.
-
AIAC_2399 - Urban area of Hadrianopolis - 2010
The excavations of 2010 in the ancient city of Hadrianopolis were located in the sector area opened at the habitation quarter of the Roman and Late Roman period. The excavation of this season enabled to define the chronological phases and topographical evolution of the cities structures, as well as to understand their role within the urban habitation area.
The excavations revealed that the constructions of the Hadrian time, followed later by those of Justinian, were undertaken in a previously inhabited space. At least since the time of the Macedonian Wars, monumental structures had been built in the area.
The deepest stratigraphical levels excavated in areas around the Roman _thermae_, represent habitation layers of Hellenistic period (3-1 Centuries BC.). The excavation uncovered the foundation walls of a Hellenistic monument and two of the in antis columns in its façade. To the north-east side of the theatre, traces of a structure built in _opus quadratum_ were identified, from which only the frontal section (5, 20 m long) and its eastern and western sides were uncovered. Materials of the second half of the 1st Century AD were found in a pit, which relates probably to the construction of the building; among them were distinguished some fine pottery fragments of the Tiberian period, and a fragment from a ceramic plate of Hayes 6, dated around AD. 80.
At this time, the village, probably a _vicus_ must have undergone a number of important interventions, regarding the monumentalization process of site’s main buildings. A rounded structures found below the levels of the theatre’s orchestra seem to date to this period of time.
The excavation of this season, along with the previously obtained remote sensing results (2007-2008), have aided in defining the limits of the habitation quarter as well as the urban characteristics of the city during the empire. The urban center was of rectangular plan (300 x 400m), with streets laid out perpendicularly to each-other, at a different orientation from the structures of the 1st Century AD.
The theatre and _thermae_ seems to be centrally located, though, the latter deviates slightly to the south. Large buildings organized around an opened peristyle courtyards occupied the center zone of the city; the public structure with some kind of thermal function was a building of this type.
This urban plan appears to have been in use until the 4-5th Centuries AD. Another phase of construction seems to develop at the 6th Century AD. A new building, probably a three-aisled church, was constructed at this time, following a different orientation from that of the Hadrianic city. The thermal complex was also adapted into a Christian basilica.
The irregular constructions within the ancient habitation space are evidence for the last phases of settlement’s occupation. A series of walls encircling probably small agriculture properties, were constructed above the destruction layers of the previous time. It seems that the ruralization process of the city had begun sometimes before the arrival of Slavic population (at the end of 6th and beginning of the 7th Century).
-
AIAC_3179 - Necropolis of Hadrianopolis - 2010
Në sezonin e vitit 2010, gërmimet në nekropolin antik të Hadrianpolisit të gjendur në anën perëndimore të qytetit antik, zbuluan gjashtë varre. Të dhënat më të hershme stratigrafike që vijnë nga nekropoli datojnë rreth shek. 2 m. Kr., kohë kjo kur ndodh dhe monumentalizimi i zonës së banuar të qytetit. Një nga varret ishte me trajta monumentale naomorfe, in antis, dhe përmbante dy varre përbri njëri-tjetrit, tipologji e njohur në Epir dhe në veçanti në rajonin e Nikopolisit. Varret e tjera, disa prej tyre rezultonin të hapura dhe të trazuara përpara gërmimit, janë të thjeshta, me vendosje trupi, të tipit cist me arkë të formuar nga pllaka guri gëlqeror, të lidhura me llaç ose në të thatë dhe të mbuluara nga dy pllaka guri në trajtë çatie dyujëse. Skeletet brenda tyre, ishin të vendosura në shpinë, me krahët të kryqëzuar mbi gjoks. Material i pakët dhe i thjeshtë i zbuluar brenda varreve, dëshmon për klasën e ulët sociale të të vdekurve. Megjithatë mes këtyre materialeve spikat një kupë e vogël qeramike korinthike, e dekoruar në reliev me skena metopale, njëra prej të cilave paraqet një personazh që përmbush dhurimin për një hyjni priapike, e datuar mes shek. 2 dhe 3 m.Kr.
-
AIAC_5357 - Antigonea - 2021
The ruins of the ancient city of Antigone are located on a hill that dominates the right side of the Drino valley, in the area of Gjirokastra. It is to the credit of the Albanian archaeologist Dhimosten Budina that he identified the ruins of Jerma Castle with the ancient city of Antigone, in the 1970s. After 1990, there was also partial research on this site by the Institute of Archeology of Tirana, while in the last two years the site has become the object of joint research of the Albanian-Italian project. The project for the 2021 campaign was aimed at clarifying the characteristics of the urban organization of the city, discovering the temples, theater and necropolis of the Hellenistic period. The excavations continued in three sectors in the part of the agora and ancient dwellings. In addition to the excavations, georadar surveys were also carried out in the area of the agora. In addition to the residential area, the excavations have also revealed an area where shops and facilities with a craft function are thought to be found. The buildings belong to the century III-I BC.
-
AIAC_2397 - Public Structure at Hadrianopolis - 2008
Kërkimet arkeologjike të vitit 2008, në zonën e banimit të periudhës romake, në qytetin antik të Hadrianopolisit, vazhduan në zbulimin e Strukturës Publike, të identifikuar në sezonet e mëparshme. Të dhënat tregojnë se ajo u ndërtua mbi një strukturë më të hershme të braktisur mes shek. 2-3 m.Kr.
Gërmimet zbuluan një nga ambientet (Ambienti 1) e Strukturës Publike, me planimetri drejtkëndore dhe me përmasa 8 x 12, 90 m. Në Ambientin 1 ruhet muri i anës perëndimore (i ndërtuar direkt mbi muret e strukturës më të hershme), jugore dhe lindore, ndërkohë që ende nuk është identifikuar muri verior.
Gërmimi brenda këtij ambienti, identifikoi disa mure ndarëse të cilat tregojnë për tre dhoma me dysheme të shtruar me pllaka guri gëlqeror. Në sektorin lindor jashtë Ambientit 1, gërmimi identifikoi shtresa dherash që mund të interpretohen si fazë përgatitore e shtrimit të një dyshemeje tjetër. Ndërkohë që nga ana jugore u zbulua një ambient tjetër drejtkëndor (Ambienti 2) me përmasa 10,20 x 5,60 m, me një absidë në gjysmën lindore të tij. Materialet ndërtimore dhe ato arkeologjike të gjetura në shtresat që kanë të bëjnë me risistemimin e dyshemeve më të hershme dhe me vetë ndërtimin e Strukturës Publike, datojnë jo më parë se shek. 3 m.Kr. Në këtë fazë, mund të hamendësohet se ndërtesa e madhe, shikonte nga perëndimi një shesh përballë teatrit me funksionet e porticus post scaenam dhe po ashtu në jug – në mungesë të ndërtesave monumentale për këtë fazë – hapësirën boshe që shërbente për kalimin në portikun e teatrit. Vendndodhja pranë teatrit, karakteri publik dhe absida në ambientin 2, sugjerojnë se kompleksi ka patur dhe funksione termale.
Të dhënat tregojnë se duke filluar nga mesi i shek. 4 m.Kr, hapësirat e brendshme të Ambientit 1 u riorganizuan dhe po ashtu zona e hapur në veri që deri atëhere ishte e shtruar me pllaka guri. Ndërkohë u kryen ndërhyrje në dyshemenë dhe muret e Ambientit 2 në jug.
Mbi një seri shtresash shkatërrimi (me trashësi deri në 1m), u indentifikuan mure me tulla dhe gurë (Njësia Stratigrafike 2205, 2206, 2207, 2218 dhe 2032) të cilat i përkasin një strukture të re. Themelet e saj në disa raste janë ndërtuar direkt mbi muret e strukturës romake. Gjithashtu në Ambientin 1 u ndërtua një mur ndarës që ndau atë në dy pjesë por që ndoshta edhe për të mbajtur një çati të re dyujëse. Në zonën përballë teatrit, që dikur ishte e hapur, u ndërtua një ambient i ri drejtkëndor me përmasa 6,62 x 4,22 m. Gjithashtu Ambienti 2 u nda në dy pjesë dhe absida u mbyll. Materiali arkeologjik që lidhet me këto rindërtime të Strukturës Publike romake daton në shek. 4- 6 m.Kr.
-
AIAC_2399 - Urban area of Hadrianopolis - 2007
Kërkimet arkeologjike në sezonin e vitit 2007 në qytetin antik të Hadrianopolisit, u përqëndruan në zonën urbane të gjendur në veri të teatrit. Gërmimi u shtri në një sipërfaqe prej 1200 m2, duke përfunduar heqjen e shtresës sterile me dhera deri te nivelet arkeologjike të identifikuar rreth 2,5m poshtë atyre moderne.
Gërmimi vazhdoi në ndërtesat me karakter monumental (të indentifikuara në sezonet arkeologjike të viteve të mëparshme), të cilat dokumentojnë fazat kryesore të jetës të zonës urbane. Në veçanti, nivelet arkeologjike më të hershme, u gërmuan në Sektorin Lindor (në veri të gërmimit), dhe karkaterizohen nga shtresa dheu me përbërje argjilore. Bëhet fjalë për gjurmët më të paqëndrueshme të banimit të zonës, të identifikuara vetëm stratigrafikisht, nëse përjashtohet një dysheme me dhe të ngjeshur dhe fragmente tullash. Analiza e materialit të shtresës më të hershme daton në fundin e shek. 1 m.Kr. Me këtë fazë lidhet dhe zbulimi i një kanali që lidhet me rrënoja muresh.
Më pas në këtë zonë u ndërtua një strukturë me përmasa ndoshta monumentale, nga e cila ruhet vetëm muri i anës perëndimore, kjo si pasojë e një sërë ndërhyrjesh në shekujt pasues. Kjo strukturë, duket se ka pasur një dysheme me pllaka guri gëlqeror me trashësi 10 cm dhe të lidhura mirë me njëra-tjetrën. Materiali arkeologjik i lidhur me momentet e braktisjes së strukturës daton mes shek. 2 dhe 3 m.Kr.
Të dhënat e gërmimit tregojnë se pjesërisht mbi ndërtesën e braktisur, diku nga shek. 3 u ndërtua një strukturë monumentale, ndoshta me funksionet e një terme publike, nga e cila u identifikuan dy ambiente (njëri me absidë) dhe një shesh i hapur me dysheme të shtruar me pllaka guri gëlqeror. Në shek. 4, hapësirat e brendshme u rioganizuan si dhe u kryen ndërhyrje në muret dhe dyshemetë e ambienteve. Më pas mbi shtresat e shkatërrimit të ambienteve të Strukturës Publike, mes shek. 4-6 u ndërtua një strukturë e re. Po me këtë periudhë lidhet dhe identifikimi i një ndërtese në sektorin jugor të gërmimit. Ndërtimi i kësaj strukture në hapësirat e lira të mëparshme, si dhe orientimi i saj ndryshe nga ndërtesat e tjera, sugjeron për një kishë.
Mbi shtresat e një tjetër shkatërrimi, të dukshme në të gjithë sektorët e gërmimit, u identifikuan gjurmë të riorganizmit të zonës përreth Ambientit 1 gjatë shek.6. Në lindje dhe perëndim të tij u ndërtuan dy struktura drejtkëndore me absidë.
Faza e fundit e zonës së banuar të Hadrianopolisit lidhet me zbulimin e disa mureve të vendosur pingul me njëri-tjetrin, të cilat ndoshta rrethonin prona të vogla bujqësore.
-
AIAC_2399 - Urban area of Hadrianopolis - 2008
Kërkimet arkeologjike të vitit 2008 në qytetin antik të Hadrianopolisit, u përqëndruan sërish në zonën e banuar në veri të teatrit, e në veçanti në kompleksin e njohur si struktura publike me disa faza banimi. Gërmimet dëshmojnë se jeta në vendbanim ka nisur që në shek. 2 p.Kr. ndërkohë që Struktura Publike e përbërë nga një seri dhomash të organizuara rreth një oborri të hapur, u ndërtua në shek. 2 m.Kr. Në dy nga këto dhoma u identifikuan gjurmët e suspensurae-ve, kolonat me tulla që mbanin një dysheme të varur, e cila mbulonte hapësirën ku qarkullonte ajri i ngrohtë (hypocaust). Këto dhoma duket se i përkasin një terme, pjesë e kompleksit të madh ndërtimor. Në anën perëndimore të strukturës (jashtë mureve të saj), nivelet arkeologjike të kësaj periudhe nuk përmbanin gjurmë strukturash, çka sugjeron se kjo anë e zonës urbane ka qenë një shesh i hapur, ndoshta një porticus post scaenam i teatrit.
Nivelet e thella me shembje dhe heqje muresh shënojnë fazën pasuese. Të dhënat e gërmimit tregojnë se në fillim të shek. 6 mbi këto shtresa, u ndërtuan struktura të reja, mes tyre një ndërtesë e madhe publike në zonën e hapur mes teatrit dhe termës. Orientimi ndryshëm nga strukturat e tjera dhe vendndodhja e saj në pikën fokale të zonës së banimit, sugjerojnë për një kishë.
Pothuajse kudo në sektorët e gërmimit u identifikuan shtresa me mure të shembura, çka tregonjnë për një shkatërrim të mundshëm të strukturave në zonën e banuar gjatë mesit të shek. 6. Megjithatë zbulimi i disa mureve të ndërtuar pa kujdes mbi nivelet e sipërpërmendura të shkatërrimit, dëshmojnë se në shek. 7, vendbanimi i Hadrianopolisit vazhdon jetën, por në një trajtë tjetër, me karakter rural.
-
AIAC_251 - Convento di Urbisaglia - 2006
Nel 2006 è stata scavata l’area a Sud del Tempio-Criptoportico, relativa a complessi edilizi di età primo-imperiale, serviti da un angiporto glareato e che hanno subìto evidenti trasformazioni strutturali alla metà del III sec. d.C. L’edificio indagato è stato denominato “del pozzo” per il ritrovamento di un tale manufatto in un ambito cortilizio pavimentato con lastre di calcare, di età appunto medio-imperiale, collegato all’esterno da una scala. E’ stato altresì portato in luce un tratto di strada basolata Est-Ovest, larga m 2,10 circa, con crepidini e marciapiedi a delimitazione Sud dell’area del Tempio-Criptoportico. Va segnalato il ritrovamento di un grande cratere marmoreo di tipo neoattico, recuperato in frammenti reimpiegati in muri tardi, decorato a rilievo con una teoria di figure femminili (Ninfe) che, tenendosi per mano, muovono a passo di danza verso sinistra. Della composizione originaria si conservano solo cinque figure, ma nel suo prevedibile sviluppo dovevano inserirsi almeno altre due danzatrici.
Nel rilievo domina un gusto decorativo elegante e compassato, improntato alla stilizzazione delle figure che in forma manieristica, ripropongono il linguaggio ornamentale proprio dello stile arcaistico.
Nell’area del Foro civile sono proseguite le ricerche per rimettere in luce i monumenti prospicienti a Nord e ad Ovest la piazza forense, in specie edifici porticati, relativi alla principale fase di monumentalizzazione di età tiberiano-claudia. L’indagine condotta in profondità ha altresì evidenziato la presenza di strutture edilizie, basi di colonne in arenaria con battuti pavimentali, riferibili all’impianto più antico della colonia di Urbs Salvia (fine II sec. a.C.).
Lo scavo inoltre ha interessato parzialmente un altro edificio, caratterizzato da una vasca centrale absidata (con il fondo in marmo di Sciro), cui si addossano due vani di forma pressoché quadrata, tutti con rivestimento di tipo idraulico. La planimetria del complesso e la sua ubicazione topografica lasciano ritenere una destinazione dello stesso quale piccolo impianto termale. (Giovanna M. Fabrini)
-
AIAC_251 - Convento di Urbisaglia - 2008
Le ultime due campagne di scavo (2007-2008) nell’area forense di Urbs Salvia hanno riguardato sia l’indagine in profondità nel settore del Foro civile, ad Ovest della Strada 78 Picena (cardo maximus/tratto urbano della Salaria Gallica), sia ulteriori ricerche a Est della stessa strada nella zona del complesso santuariale Tempio-Criptoportico e Tempietto. Quanto al settore civile, sul lato Ovest della piazza forense in corrispondenza dei portici di età tiberiano-claudia lo scavo ha portato in luce strutture precedenti relative a una serie di basi in arenaria di colonne che sia per il materiale impiegato, sia per i primi dati stratigrafici (lo scavo è tuttora in corso) possono essere assegnati alla fine dell’età tardo-repubblicana o già alla prima età augustea, quando la città conosce un notevole sviluppo urbanistico con l’avvio di un progetto unitario pianificato che coinvolge in primis il centro monumentale, con la definizione degli spazi pubblici e degli assi viarii.
Nel settore cultuale del Foro i recenti scavi hanno evidenziato e riportato in luce, a Sud della galleria meridionale del complesso Tempio-Criptoportico di età tiberiano-claudia, una strada lunga più di 70 m, provvista di crepidines e relativi marciapiedi, già dotata di un sistema fognario in età augustea e successivamente basolata in età tiberiana, con pietre in arenaria locale, e più tardi utilizzata - ricoperta da successivi battuti - fino al V secolo d.C. Nell’ambito dell’impianto urbanistico quindi, l’area del Tempio-Criptoportico risulta definita, fin dal suo impianto originario, ad Ovest dal cardo maximus, ad Est dal primo cardine orientale, a Sud dalla strada di cui si è detto, e a Nord plausibilmente da una analoga strada di servizio. E’ stata inoltre avviata l’indagine di scavo in uno degli ambienti (botteghe?) che affacciano sulla Strada Sud, riscontrandone un utilizzo tardo come deposito di macerie e detriti edilizi.