Name
Lower part of Lissos
Date Range
390 BC – 1350
Monuments
Settlement

Seasons

  • AIAC_1759 - Lower part of Lissos - 2004
    Në vitin 2004 nё qytetin antik të Lissusit (qyteti modern i Lezhës), nga gërmimet e ndërmarra në zonën arkeologjike A (të emërtuar sipas ndarjes së poshtme të qytetit antik në dy zona arkeologjike, Zona A dhe B, nga drejtuesi i gërmimeve Gëzim Hoxha), u zbulua një sekuencë e re kronologjike e murit rrethues. Gёrmimi në zonёn arkeologjike A, u shtri në Veri të Memorialit tё Skenderbeut. Me anё tё njё seksioni tё ri provё, dhe me lёvizjen e mbeturinave moderne mbi pjesёn e sipёrme tё mureve tё cilёt ishin zbuluar rreth 20 vjet mё parë, u bё e mundur qё tё vendosej nje sekuence kronologjike pёr strukturat e murit. Nё zonёn A u identifikuan katёr faza ndёrtimi, prej periudhёs Helenistike deri nё atё Mesjetare. Fragmentet e qeramikёs datojnё prej shekullit tё 4 p.Kr. deri nё antikitetin e vonё; u zbulua gjithashtu edhe njё monedhё e shekullit tё 4 m.Kr. Njё mur mbajtёs (M6) ndёrtim isodom me gurё tё mёdhenj kuadrat, figuroi tё ishte struktura mё e vjetёr. Struktura ёshtё ne drejtim me rrugёn qё vjen nga porta Jug Perёndimore, por lidhja e kёsaj rruge me murin M6 nuk ёshtё akoma e qartё, kalldrёmi i rrugёs zhduket pak pa mberritur tek muri. Autoret e gёrmimit nuk kanё mbёrritur akoma ne themelet e murit M6 pёr datimin e tij, por mendojnё se ky mur duhet ti pёrkasi periudhёs Helenistike. Faza e dytё konsiston nё njё ndёrtesё tё formuar nga muri bazё M9, I ndёrtuar nga gurё tё ripёrdorur kuadratik, nga muret nё kёmbё M1/M3 (veri) si dhe M7/M8 (jug), tё dy tё ndёrtuar me tulla, me gurё te sheshtё kuadrat dhe tё punuar mirё nё kёnde. Siperfaqja e shtresёs 16 paraqet njё vend tё vogёl zjarri (16a) gjatё murit M7. Ku nё kёtё mёnyrё shёnohet me siguri nje shtresё e banueshme e fazёs sё dytё tё ndёrtimit. Shtresa 16 nuk ёshtё lёvizur akoma, por mund tё datohet ne periudhёn Perandorake Romake. Nё periudhёn e vonё Romake, dhoma veriore e ndёrtesёs ( e pёrbёrё nga muret M1 dhe M3) ndahej nga muri M2. Ky mur kishte nje bazament tё dobёt dhe shoqёrohej nga nje shtresё e djegur 8a, nga e cila doli nё dritё njё monedhё e shekullit tё 4 m.Kr. E njёnjta datё sugjerohet pёr ndёrtimet miks tё mureve M4/M5 nё rrёpirёn e kёndit M7/M8. Aktivitetet ndёrtuese tё fazёs sё tretё ishin mbaruar duke niveluar shtresёn e trashё 10, duke sjellur shtesёn e vonё Romake nё 5,40m. Shtresa 10 pёrmban njё sasi tё madhe qeramike qё nga shekulli i 4 p.Kr. deri nё periudhёn e antikitetit tё vonё. Pjesa mё e madhe janё fragmente amforash transporti, tё cilat pёrputhen tёrёsisht me nocionin qё pjesa e poshtme e qytetit ishte njё lagje tregtare nё portin lumor. M5 paraqet nje hyrje, pothuajse tё gjerё 2m, e cila ishte mbyllur me anё tё njё muri M5/2 tё formuar nga gurё jo tё rregullt, qё pёrfaqёson fazёn e 4 (Periudha Mesjetare) tё aktivitetit ndёrtues tё identifikuar brёnda zonёs A.
  • AIAC_1759 - Lower part of Lissos - 2007
    Gërmimet arkeologjike të vitit 2007 në qytetin antik të Lissos-it, vazhduan në pjesën e poshtme të vendbanimit, në kuadër të projektit të përbashkët shqiptaro-gjerman që ka për qëllim studimin e plotë të zhvillimit të strukturës urbane gjatë periudhës helenistike (rreth viteve 323-80 p.Kr.).. Kërkimet në terren u përqëndruan: pranë kishës mesjetare të transformuar në xhami (sektor A); në ndërtesën e ashtuquajtur “me absida” pranë portës jugore të qytetit (sektor B); në “portën e limanit” të gjendur brenda murit jugor të rrethimit të qytetit buzë lumit të Drinit (sektor C); si dhe në murin e anës lindore të fortifikimit (sektor G dhe H). Gërmimet në sektorin A, zbuluan mbetjet e një sërë ndërtimesh drejtkëndore, me mure me gjerësi 0,60 m prej blloqesh guri mesatarë të lidhur me llaç. Përreth strukturave në nivelin e dyshemeve të tyre, u identifikuan gjurmë rrugësh të drejta që priten me njëra-tjetrën, dhe që tregojnë se kjo pjesë e habitatit ka qenë e organizuar në trajtën e ishujve. Materiali qeramik, kryesisht fragmente amforash, i zbuluar në shtresën që ka lidhje me themelet e konstruksioneve, i takon shekullit 2-1 p.Kr., kohë kjo që duket se përkon me rregullimin urbanistik të pjesës së poshtme të qytetit të Lissosit. Themelet e disa ndërtesave të gjendura në periferi të kësaj lagjeje banimi, janë ndërtuar direkt mbi mure të gjera rreth 1,20 - 2 m prej blloqesh gurësh të mëdhenj të lidhur në të thatë, të cilat duket se lidhen me fortifikimin më të hershëm të qytetit. Në sektorin B, sondazhet vazhduan në strukturën komplekse, ku në sezonet e mëparshme është zbuluar një ndërtesë absidale me hipokaust, pjesë e një terme, që daton në fundin e shek. 1 p.Kr. Nën themelet e absidës u zbuluan gjurmët e një ndërtese, ku në shtresat që korrespondojnë me fazat e banimit të saj, u identifikua material i bollshëm qeramike, kryesisht fragmente enësh tryeze dhe gatimi, që datojnë në fund të shek. 2 dhe fillim të shek. 1 p.Kr. Edhe këtu, ashtu si në sektor A, themelet e ndërtesës janë ndërtuar mbi murin e portës jugore të fortifikimit më të hershëm të qytetit, i cili me siguri është braktisur rreth v. 168 p.Kr., menjëherë pas pushtimit të Lissos-it nga Romakët. Gërmimet në sektor C, u përqëndruan përreth portës që duket se ka lejuar kalimin nga lumi Drin për në qytetin e poshtëm helenistik. Në lindje të portës, shtresat më të ulta në stratigrafi përmbanin material të shpeshtë të periudhës helenistike dhe romake, ndërkohë që ato të sipërme lidheshin me nivele banimi të periudhës antike të vonë. Kërkimet në sektor G dhe H, në murin e anës lindore të qytetit, arritën deri në nivelin e themeleve, ku qeramika e zbuluar dhe teknika e konstruksionit sugjerojnë për ndërtimin e kësaj pjese të fortifikimit, në gjysmën e shek. 3 p.Kr.
  • AIAC_1759 - Lower part of Lissos - 2010
    Viti 2010 shënoi sezonin e katërt të kërkimeve arkeologjike pranë murit ndarës Diateichisma si dhe në disa sektorë në pjesën e poshtme dhe të mesme të qytetit antik të Lissos-it. Mbi bazën e të dhënave ndërtimore dhe materialit arkeologjik të zbuluar në sektorët G dhe H, duket se Diateichisma është ndërtuar më vonë se sistemi fortifikues i qytetit. Gjithashtu këto të dhëna tregojnë se ky mur nuk është ndërtuar në kohën e Cezarit ashtu siç është menduar në sezonet e mëparshme, por që në gjysmën e dytë të shekullit të tretë p.Kr., me shumë gjasa në kontekst me pushtimin maqedonas të Lissos-it ilir në vitin 213 p.Kr. Në sektorin A gërmimet vazhduan në zbulimin e kompleksit të ndërtimeve në trajtën e insulave. Konteksti arkeologjik në këtë sektor paraqitet mjaft kompleks. Vetëm në një sipërfaqe të vogël janë zbuluar tre nivele ndërtimi, përkatësisht të datueshme në hapësirën kohore ndërmjet shek. 2 p.Kr. e deri në shek. 1m.Kr. Gërmimet në afërsi të “Portës së Limanit” (sektori C) nxorrën në dritë shtresa të depozituara dhe gjurmë të arkitekturës nga periudha romake, antikiteti i vonë dhe nga mesjeta. Në sektorin D, disa metra në perëndim të kishës mesjetare të Shënkollit (që më pas është transformuar në xhami), u zbulua një baptister i periudhës Antike të Vonë. Baptisteri dëshmon praninë e një kishe shumë më të vjetër se kisha mesjetare e Shën Kollit, të njohur si më e vjetra deri më tani. Në sektorin B, jashtë portës jugore të qytetit, vazhdoi gërmimi në kompleksin termal me hipokaust, i ashtuquajtur “ndërtimi me absida”, i cili i është mbivendosur një shembjeje masive çatie të shekullit të 1 p. Kr. Nën këtë shtresë doli në dritë një mozaik i fundit të shek. 2 dhe fillimit të shek. 1 p. Kr., me mbishkrim në gjuhën greke. Vazhdimësia e jetës së “ndërtimit me absida” përfshin edhe periudhën Antike të Vonë. Direkt jashtë murit rrethues u zbulua një kompleks banesash, si pjesë e një lagjeje të jashtme të qytetit, e ndërtuar me siguri pas vitit 168 p.Kr., kur muri rrethues e kishte humbur funksionin mbrojtës. Në sektorët M dhe O, në pjesën e mesme të qytetit, ka filluar gërmimi në disa struktura që me sa duket kanë qenë ndërtime publike të qytetit antik.

Media

Name
Lower part of Lissos
Year
2004
Summary
sq Në vitin 2004 nё qytetin antik të Lissusit (qyteti modern i Lezhës), nga gërmimet e ndërmarra në zonën arkeologjike A (të emërtuar sipas ndarjes së poshtme të qytetit antik në dy zona arkeologjike, Zona A dhe B, nga drejtuesi i gërmimeve Gëzim Hoxha), u zbulua një sekuencë e re kronologjike e murit rrethues.
Gёrmimi në zonёn arkeologjike A, u shtri në Veri të Memorialit tё Skenderbeut.
Me anё tё njё seksioni tё ri provё, dhe me lёvizjen e mbeturinave moderne mbi pjesёn e sipёrme tё mureve tё cilёt ishin zbuluar rreth 20 vjet mё parë, u bё e mundur qё tё vendosej nje sekuence kronologjike pёr strukturat e murit. Nё zonёn A u identifikuan katёr faza ndёrtimi, prej periudhёs Helenistike deri nё atё Mesjetare. Fragmentet e qeramikёs datojnё prej shekullit tё 4 p.Kr. deri nё antikitetin e vonё; u zbulua gjithashtu edhe njё monedhё e shekullit tё 4 m.Kr. Njё mur mbajtёs (M6) ndёrtim isodom me gurё tё mёdhenj kuadrat, figuroi tё ishte struktura mё e vjetёr. Struktura ёshtё ne drejtim me rrugёn qё vjen nga porta Jug Perёndimore, por lidhja e kёsaj rruge me murin M6 nuk ёshtё akoma e qartё, kalldrёmi i rrugёs zhduket pak pa mberritur tek muri. Autoret e gёrmimit nuk kanё mbёrritur akoma ne themelet e murit M6 pёr datimin e tij, por mendojnё se ky mur duhet ti pёrkasi periudhёs Helenistike.
Faza e dytё konsiston nё njё ndёrtesё tё formuar nga muri bazё M9, I ndёrtuar nga gurё tё ripёrdorur kuadratik, nga muret nё kёmbё M1/M3 (veri) si dhe M7/M8 (jug), tё dy tё ndёrtuar me tulla, me gurё te sheshtё kuadrat dhe tё punuar mirё nё kёnde. Siperfaqja e shtresёs 16 paraqet njё vend tё vogёl zjarri (16a) gjatё murit M7. Ku nё kёtё mёnyrё shёnohet me siguri nje shtresё e banueshme e fazёs sё dytё tё ndёrtimit. Shtresa 16 nuk ёshtё lёvizur akoma, por mund tё datohet ne periudhёn Perandorake Romake. Nё periudhёn e vonё Romake, dhoma veriore e ndёrtesёs ( e pёrbёrё nga muret M1 dhe M3) ndahej nga muri M2. Ky mur kishte nje bazament tё dobёt dhe shoqёrohej nga nje shtresё e djegur 8a, nga e cila doli nё dritё njё monedhё e shekullit tё 4 m.Kr. E njёnjta datё sugjerohet pёr ndёrtimet miks tё mureve M4/M5 nё rrёpirёn e kёndit M7/M8.
Aktivitetet ndёrtuese tё fazёs sё tretё ishin mbaruar duke niveluar shtresёn e trashё 10, duke sjellur shtesёn e vonё Romake nё 5,40m. Shtresa 10 pёrmban njё sasi tё madhe qeramike qё nga shekulli i 4 p.Kr. deri nё periudhёn e antikitetit tё vonё. Pjesa mё e madhe janё fragmente amforash transporti, tё cilat pёrputhen tёrёsisht me nocionin qё pjesa e poshtme e qytetit ishte njё lagje tregtare nё portin lumor. M5 paraqet nje hyrje, pothuajse tё gjerё 2m, e cila ishte mbyllur me anё tё njё muri M5/2 tё formuar nga gurё jo tё rregullt, qё pёrfaqёson fazёn e 4 (Periudha Mesjetare) tё aktivitetit ndёrtues tё identifikuar brёnda zonёs A.
en In 2004, the excavation carried out in archaeological area A of the ancient city of Lissus, modern Lezha, (denominated after the division of the lower part of the ancient city of Lissus into two areas, respectively area A and B), revealed a new archaeological sequence of the surrounding city wall.
The excavation of area A lies to the North of the Skanderbeg memorial at the foot of the slope rising to the acropolis. With a new trial section, and removal of the modern rubbish on top of the walls which were revealed some 20 years ago, it was possible to establish a chronological sequence for the wall structures. Four construction phases were identified in area A, from Hellenistic to Medieval period. Pottery fragments date from the 4th century BC to the late antique; a coin of the 4th century AD was also found. A supporting wall (M6) built of isodomic masonry with big square stones, turned out to be the oldest structure. It is aligned with a street coming up from the South West gate, but the relation between this street and wall M6 is disturbed, the pavement of the street having been out just before it reaches the wall. The authors have not yet reached the foundation trench for dating wall M6 which the authors thinks could be of the Hellenistic period.
The second phase consists of a building formed by the foundation wall M9, made of reused ashlars, and the upstanding walls M1/M3 (north) and M7/M8 (south), both made of brick, with well-finished flat square stones at the corners. The surface of layer 16 shows a small fireplace (16a) along wall M7, Thus certainly marking a living-floor of the second building phase at c. 3.40m asl. Layer 16 has not yet been removed, but may date to the Roman Imperial period. In the late Roman period, the northern room of the building (formed by walls M1 and M3) was divided by wall M2. This wall has a weak foundation and is associated with a burnt layer 8a, which yielded a coin of the 4th century AD. The same date is suggested for the mixed-masonry walls M4/M5 on the slope of the corner M7/M8.
The building activities of the third phase were finished by levelling the thick layer 10, bringing up the Late Roman ground floor to 5.40m. Layer 10 contains a huge amount of pottery from the 4th century BC to the late antique period, mostly fragments of transport amphora’s, which fit perfectly with notion that the lower town was a commercial quarter at the river port. M5 shows an entrance, almost 2m wide, which was closed with an irregular dry stone wall M5/2, representing the 4th phase (Medieval Period) of building activity so far identified within area A.

Media

Name
Lower part of Lissos
Year
2007
Summary
sq Gërmimet arkeologjike të vitit 2007 në qytetin antik të Lissos-it, vazhduan në pjesën e poshtme të vendbanimit, në kuadër të projektit të përbashkët shqiptaro-gjerman që ka për qëllim studimin e plotë të zhvillimit të strukturës urbane gjatë periudhës helenistike (rreth viteve 323-80 p.Kr.).. Kërkimet në terren u përqëndruan: pranë kishës mesjetare të transformuar në xhami (sektor A); në ndërtesën e ashtuquajtur “me absida” pranë portës jugore të qytetit (sektor B); në “portën e limanit” të gjendur brenda murit jugor të rrethimit të qytetit buzë lumit të Drinit (sektor C); si dhe në murin e anës lindore të fortifikimit (sektor G dhe H).
Gërmimet në sektorin A, zbuluan mbetjet e një sërë ndërtimesh drejtkëndore, me mure me gjerësi 0,60 m prej blloqesh guri mesatarë të lidhur me llaç. Përreth strukturave në nivelin e dyshemeve të tyre, u identifikuan gjurmë rrugësh të drejta që priten me njëra-tjetrën, dhe që tregojnë se kjo pjesë e habitatit ka qenë e organizuar në trajtën e ishujve. Materiali qeramik, kryesisht fragmente amforash, i zbuluar në shtresën që ka lidhje me themelet e konstruksioneve, i takon shekullit 2-1 p.Kr., kohë kjo që duket se përkon me rregullimin urbanistik të pjesës së poshtme të qytetit të Lissosit. Themelet e disa ndërtesave të gjendura në periferi të kësaj lagjeje banimi, janë ndërtuar direkt mbi mure të gjera rreth 1,20 - 2 m prej blloqesh gurësh të mëdhenj të lidhur në të thatë, të cilat duket se lidhen me fortifikimin më të hershëm të qytetit.
Në sektorin B, sondazhet vazhduan në strukturën komplekse, ku në sezonet e mëparshme është zbuluar një ndërtesë absidale me hipokaust, pjesë e një terme, që daton në fundin e shek. 1 p.Kr. Nën themelet e absidës u zbuluan gjurmët e një ndërtese, ku në shtresat që korrespondojnë me fazat e banimit të saj, u identifikua material i bollshëm qeramike, kryesisht fragmente enësh tryeze dhe gatimi, që datojnë në fund të shek. 2 dhe fillim të shek. 1 p.Kr. Edhe këtu, ashtu si në sektor A, themelet e ndërtesës janë ndërtuar mbi murin e portës jugore të fortifikimit më të hershëm të qytetit, i cili me siguri është braktisur rreth v. 168 p.Kr., menjëherë pas pushtimit të Lissos-it nga Romakët.
Gërmimet në sektor C, u përqëndruan përreth portës që duket se ka lejuar kalimin nga lumi Drin për në qytetin e poshtëm helenistik. Në lindje të portës, shtresat më të ulta në stratigrafi përmbanin material të shpeshtë të periudhës helenistike dhe romake, ndërkohë që ato të sipërme lidheshin me nivele banimi të periudhës antike të vonë.
Kërkimet në sektor G dhe H, në murin e anës lindore të qytetit, arritën deri në nivelin e themeleve, ku qeramika e zbuluar dhe teknika e konstruksionit sugjerojnë për ndërtimin e kësaj pjese të fortifikimit, në gjysmën e shek. 3 p.Kr.
en During 2007, the joint Albanian-German project carried on the excavations in the lower part of the ancient city of Lissos, aiming to have a complete understanding of the urban development of the Hellenistic city (321-80 BC.). The field investigation areas included: the territory nearby the medieval church, which was later transformed into a mosque (sector A); the so called “apsidal” building next to the southern gate of the city (sector B); the “harbour gate”, found inside the southern wall of the city, by the side of River Drin (sector C); and the eastern fortification wall (sector G and H). The excavations undertaken in sector A, revealed traces of several rectangular buildings, with wall lines of 0, 60 m wide, made of medium sized stone blocks bonded with mortar. Around the structure, at their floor level, the excavations revealed traces of straight road intersected with each others, which suggest for the organization of this part of this city a rectangular plan of _insulae_. The ceramic materials, mainly the amphorae fragments, discovered in the foundation layer of these structures, belongs to the 2nd – 1st centuries BC, a time this which corresponded with an urban rearrangement of this lower part of the city. The foundations of some of the buildings located at the edges of this quarter are set above dry walls of large limestone blocks of 1, 20 – 2m wide, related probably with an earlier fortification line of the city. In sector B the excavations for the discovery the complex structure continued. Previous excavation undertaken in this sector had revealed an apsidal building with a hypocaust, part of a _thermae_, dated to the end of the 1st century BC. This year’s excavation continued below the foundation level of the apse, uncovering traces of a structure which contained abundant ceramic material, mainly cooking and tableware fragments of the 2nd and beginning of the 1st centuries BC. As in the sector A, the foundations of this structure were built above the wall of the southern gate of the earliest fortification of the city, which was probably abandoned around the year 168 BC., immediately after the Roman occupation of the city of Lissos. The excavations in sector C were located around one of the city’s gate which seems to have enabled the access from River Drin into the lower part the Hellenistic city. The lower layer found to the east of the gate contained frequent artefacts of the Roman and Hellenistic period, while the upper layer were associated with occupation levels of the Late Roman period. The investigations in sector G and H, at the eastern wall of the city, went down to the foundation level. The uncovered pottery material and the building technique suggest the construction of this part of the fortification wall in the middle of the 3rd century BC.

Media

Name
Lower part of Lissos
Year
2010
Summary
sq Viti 2010 shënoi sezonin e katërt të kërkimeve arkeologjike pranë murit ndarës Diateichisma si dhe në disa sektorë në pjesën e poshtme dhe të mesme të qytetit antik të Lissos-it. Mbi bazën e të dhënave ndërtimore dhe materialit arkeologjik të zbuluar në sektorët G dhe H, duket se Diateichisma është ndërtuar më vonë se sistemi fortifikues i qytetit. Gjithashtu këto të dhëna tregojnë se ky mur nuk është ndërtuar në kohën e Cezarit ashtu siç është menduar në sezonet e mëparshme, por që në gjysmën e dytë të shekullit të tretë p.Kr., me shumë gjasa në kontekst me pushtimin maqedonas të Lissos-it ilir në vitin 213 p.Kr.
Në sektorin A gërmimet vazhduan në zbulimin e kompleksit të ndërtimeve në trajtën e insulave. Konteksti arkeologjik në këtë sektor paraqitet mjaft kompleks. Vetëm në një sipërfaqe të vogël janë zbuluar tre nivele ndërtimi, përkatësisht të datueshme në hapësirën kohore ndërmjet shek. 2 p.Kr. e deri në shek. 1m.Kr.
Gërmimet në afërsi të “Portës së Limanit” (sektori C) nxorrën në dritë shtresa të depozituara dhe gjurmë të arkitekturës nga periudha romake, antikiteti i vonë dhe nga mesjeta.
Në sektorin D, disa metra në perëndim të kishës mesjetare të Shënkollit (që më pas është transformuar në xhami), u zbulua një baptister i periudhës Antike të Vonë. Baptisteri dëshmon praninë e një kishe shumë më të vjetër se kisha mesjetare e Shën Kollit, të njohur si më e vjetra deri më tani.
Në sektorin B, jashtë portës jugore të qytetit, vazhdoi gërmimi në kompleksin termal me hipokaust, i ashtuquajtur “ndërtimi me absida”, i cili i është mbivendosur një shembjeje masive çatie të shekullit të 1 p. Kr. Nën këtë shtresë doli në dritë një mozaik i fundit të shek. 2 dhe fillimit të shek. 1 p. Kr., me mbishkrim në gjuhën greke. Vazhdimësia e jetës së “ndërtimit me absida” përfshin edhe periudhën Antike të Vonë.
Direkt jashtë murit rrethues u zbulua një kompleks banesash, si pjesë e një lagjeje të jashtme të qytetit, e ndërtuar me siguri pas vitit 168 p.Kr., kur muri rrethues e kishte humbur funksionin mbrojtës.
Në sektorët M dhe O, në pjesën e mesme të qytetit, ka filluar gërmimi në disa struktura që me sa duket kanë qenë ndërtime publike të qytetit antik.
en The forth archaeological season took place near the _Diateichisma_wall, and in some other sectors in the lower and middle part of the ancient city of Lissos. The construction materials and the archaeological artifacts revealed in sectors G and H, suggest that the _Diateichisma_ was constructed later then the fortification wall of the city. This shows that the wall was not constructed in the time of Augustus, as it was assumed, but during the second half of the third Century BC, probably during the Macedonian occupation of the Illyrian city of Lissos, in 213 BC.
In sector A, the excavations continued in the _insulae_ quarter, revealing quite a complex archaeological sequence. Only in a small excavation area, three construction levels were revealed, dated between the 2nd century BC and the 1st century AD.
The excavations carried on nearby the “Harbor gate” (sector C), uncovered deposit layers and architecture of the Roman, Late Antique and Medieval times. A few meters to the west of the medieval church of Saint Nicola, a baptistery of the Late Roman period was uncovered. It suggests the existence of an earlier church, which would be the earliest church discovered so far in the city.
In sector B, outside the southern gate of the city, continued the excavation of the thermal complex, known as the “apsidal construction”, which covers a collapsed roof layer of the 1st century BC. Below it, a mosaic with a Greek inscription, which dates to the end of the 2nd and beginning of the 1st centuries BC was unearthed. The excavation of this season confirmed the continuity of the “apsidal structure” even during the Late Roman period.
Outside the surrounding walls of the city, a habitation complex, possibly part of an outer quarter of the city was revealed; it was constructed after the year 168 BC, perhaps at a time when the fortification wall had already lost its protective function.
In sectors M and O, at the middle part of the city, the excavations uncovered several structures, which are likely to be part of the public buildings of the ancient city.

Media

  • Lafe, 2005
    O. Lafe, 2005, Archaeology in Albania 2000-2004, in Archaeological reports for 2004-2005, Council of the Society for the Promotion of Hellenistic Studies and The Council of The British School at Athens: 119-137.
  • Shpuza 2011
    S. Shpuza, 2011, Kronikë e gërmimeve 2009-2010, in Iliria XXXIV: 387-410.

Location

Ancient Site Name
Lissus
Location
Lezhë
Easting
19.642569
Northing
41.781839