- Item
- AIAC_1784
- Name
- Wall of amphorae
- Date Range
- 280 BC – 100 BC
- Monuments
- Wall
Seasons
-
AIAC_1784 - Wall of amphorae - 2003Nё vitin 2003, pranë librarisё së qytetit antik të Apollonisë u ndërmorr gërmimi i njё grupi amforash Helenistike, tё cilat mbulonin njё hapёsirё rreth 120 m². Gjurmё tё kёtyre amforave janё dalluar qё nё vitin 1950, por funksioni i tyre ishte i panjohur pёr atё kohё. Nga gёrmimi arkeologjik u bё e mundur qё tё gjurmoheshin amforat të cilat shtriheshin nё njё largёsi deri 21m dhe nё njё gjerёsi prej 5.7m paralel me murin mbajtёs tё Portikut. Tre rreshta tё tjerё amforash u zbuluan por pa arritur nё shtratin natyral shkëmbor. Amforat i pёrkasin tipit A1 dhe janё tё vendosura kokёposhtё nё rreshta tё rregullt, duke formuar njё grumbullim masiv. Megjithёse gёrmimi nuk ka pёrfunduar, autorёt janё tё mendimit se kanё zbuluar atё qё nё literaturё njihet si ‘ Muri amforave’. Shembulli i këtij muri i gjendur nё Apolloni ёshtё unik, duke e parё nga madhësia ( mё i madhi i njohur nё botёn Greke deri tani), homogjeniteti i tij (përdorimi i amforave të të njëtit tip), dhe datimi i tij (çereku i parё i shekullit tё 3 p.Kr.). ‘Muri i Apollonisё’ duhet tё ketё shёrbyer si vepër drenazhimi, duke mbrojtur murin e Portikut nga lagёshtia si dhe qendrёn e qytetit nga pёrmbytjet e mundshme.
-
AIAC_1784 - Wall of amphorae - 2007Pas një ndërprerje katër vjeçare, rinisën gërmimet arkeologjike në të ashtuquajturin mur i amforave të identifikuar rreth 10 m në jug të murit të temenosit, pranë biblotekës romake dhe stoas lindore të qytetit antik të Apollonisë. Gjithë masa e amforave ka formë trapezi me përmasa 21 m e gjatë, 5,60 m – 11 m gjërësi dhe thellësi nga 1,10 m – 1,40 m. Stratigrafia e këtij gërmimi ndiqet mjaft qartë. Mbi shtresën sterile ishte depozituar, si mbushje, një masë e madhe dheu, brënda së cilës gjëndeshin, të përziera, materiale të datuara nga shek. 5 p.Kr. deri në mesin e shek. 3 p.Kr. Sipër mbushjes u identifikua një shtresë argjile, me trashësi rreth 30 cm, mbi të cilën ishin vendosur amforat në tërë shtrirjen e tyre. Vendosja e amforave kushtëzohej nga forma e terrenit. Në veri, ku terreni ishte më i lartë, grupi i amforave përbëhej nga dy rreshta, ndërsa në qendër të grupit, aty ku terreni zbriste dukshëm, ishin vendosur tre rreshta amforash. Në qendër të këtij grupimi, gjërësia e grupit të amforave ishte 5,60 m, ndërsa në bazën jugore të saj, aty ku terreni ishte më i gjërë, gjërësia e këtij konstruksioni ishte 11 m. Vendosja e amforave duket se ndjek një skemë të caktuar. Mbi shtresën argjilore shtrihet rreshti i parë i amforave, me kokë poshtë. Në hapsirën e formuar mes amforave, në të njëtën formë, ishte vendosur rreshti i dytë dhe, mbi të, rreshti i tretë. Përpara se të vendoseshin në vendin e tyre, amforat janë mbushur me dhé. Pjesa më madhe e amforave u gjetën të dëmtuara, dhe pothuajse të gjitha kishin fundin e prerë dhe, në asnjë rast, nuk u gjetën kapakë. Sipas përllogaritjeve, aty duhet të kenë qenë vendosur rreth 2000-2100 amfora, pjesa më e madhe e të cilave duhet të jenë dëmtuar në kohën e ndërtimit të biblotekës romake. Vendosja e këtij grupi amforash duket se është bërë brenda një kohe pasi nuk u konstatua ndonjë fazë e dytë apo e tretë ndërtimi. Duket se nga mënyra e ndërtimit dhe organizimit në terren, ky grup amforash ka luajtur rolin e një muri tarracimi të ndërtuar rrëzë kodrës 104 gjatë periudhës helenistike. Nuk përjashtohet këtu dhe mundësia e funksionimit të murit si mjet drenazhimi për ujërat e ardhura nga lartë, çka dëshmohet nga mungesa e kapakëve apo fundeve të amforave, duke krijuar kështu një lloj tubi kapilar. Për ndërtimin e murit janë përdorur amfora të tipeve dhe të origjinave të ndryshme, të importuara në Apoloni në kohë të ndryshme. Shumica e amforave i përkasin tipeve greko-italike Will a1/MGS V, Will a2/MGS IV, Will C/MGS VI, ndërsa pjesa tjetër u takojnë tipeve korintike B dhe A, atyre të Kiosit, të Rodosit si dhe një amforë nga një zonë akoma e panjohur brënda hapsirës egjeane. Të gjitha këto tipe që datojnë nga mesi i shek. 4 deri në gjysmën e shek. 3 p.Kr., lejojnë njëkohësisht dhe datimin e “murit të amforave” ndoshta në çerekun e tretë të shek. 3 p.Kr.
-
AIAC_1784 - Wall of amphorae - 2008Viti 2008 shënoi sezonin e tretë të gërmimeve arkeologjike në murin e amforave të gjendur në qendrën e qytetit antik të Apollonisë. Të dhënat e gërmimit dëshmojnë se muri i amforave lidhet me fazën fundore të një projekti ndërtimor të zbatuar rrëzë kodrës 104. Dalja jashtë funksioni e murit arkaik të temenosit, si dhe ridimensionimi i taracës rrëzë kodrës 104, kërkoi fillimisht ndërtimin e dy mureve të terracimit me blloqe gurësh (njëri i njohur si stoa lindore). Më pas u ndërtua muri me amfora, ku me sa duket për të krijuar stabilitetin e nevojshëm për masën e madhe të amforave, u bë një prerje e cektë brënda mbushjes dhe, mbi të, u vendosën një shtresë argjile rreth 30 cm e trashë. Mbi shtresën kompakte të argjilës janë vendosur amforat, ndërsa rreshti i sipërm duhet të ketë qenë mbuluar me një shtresë dheu, për të krijuar nivelin e kalimit. Materiali i gjetur në dheun e mbushur dhe në shtresën argjilore është pak a shumë i njëkohshëm, ç’kasugjeron se, kjo iniciativë ndërtimore, ku përfshihet muri i ri i temenosit, muri mbështetës i stoas lindore si dhe muri i amforave, duhet të jetë realizuar brënda një faze, ndoshta me një diferencë të shkurtër kohe. Nëse ende mbetet i paqartë shtrirja kohore e punimeve të sipërmendura, përfundimi i tyre duket se ka ndodhur në çerekun e tretë të shek. 3 p.Kr., kjo e dëshmuar nga datimi i amforave të përdorura në mur. Tashmë është më se e qartë se “muri i amforave ka patutr dy funksione. Së pari për drenazhimin e ujrave, që mund të dëmtonin si taracën buzë kodrës 104 ashtu dhe stoan pranë. Në këtë zonë, në vjeshtë dhe dimër bie shumë shi dhe amforat e konceptuara si enë kapilare, pa funde dhe pa kapakë, por të mbushura me dhè, mundësonin thithjen e ujrave, si një masë sfungjeri, si dhe rrjedhjen e tyre, duke penguar kështu derdhjen e ujrave drejt qendrës së qytetit.Ndërkohë, vendosja e amforave në këtë vend duhet të lidhet edhe me rimodelimin e taracës poshtë kodrës 104, e zgjëruar tashmë nga perëndimi, ç’ka do të përcaktonte funkionin e dytë të këtij konstruksioni, atë të terracimit. Në këtë sezon gërmimi u identifikua pothuaj e njëjta tipologji formash dhe përbërje amforash si në gërmimet e mëparshme. Pjesën më të madhe e përbëjnë amforat greko-italike kryesisht të ardhura nga Italia e Jugut (ndoshta zona e Brindizit dhe/ose Lecce) të datuara në fundin e shek. 4 dhe fillimin e shek. 3 p.Kr. Më tej amforat korintike A dhe B prodhime të Korintit dhe Kerkyrës, të gjysmës së dytë të shek. 3 p.Kr. Gjithashtu u identifikuan dhe amfora të Rodosit dhe Kiosit të datuara pak vite pas gjysmës së shek. 3 p.Kr. Me përjashtim të dy amforave (të tipit korintik A dhe B) që janë përdorur për vaj, të gjitha të tjerat duket se janë enë transporti vere.
Media
- Name
- Wall of amphorae
- Year
- 2003
- Summary
-
sq
Nё vitin 2003, pranë librarisё së qytetit antik të Apollonisë u ndërmorr gërmimi i njё grupi amforash Helenistike, tё cilat mbulonin njё hapёsirё rreth 120 m². Gjurmё tё kёtyre amforave janё dalluar qё nё vitin 1950, por funksioni i tyre ishte i panjohur pёr atё kohё. Nga gёrmimi arkeologjik u bё e mundur qё tё gjurmoheshin amforat të cilat shtriheshin nё njё largёsi deri 21m dhe nё njё gjerёsi prej 5.7m paralel me murin mbajtёs tё Portikut. Tre rreshta tё tjerё amforash u zbuluan por pa arritur nё shtratin natyral shkëmbor.
Amforat i pёrkasin tipit A1 dhe janё tё vendosura kokёposhtё nё rreshta tё rregullt, duke formuar njё grumbullim masiv. Megjithёse gёrmimi nuk ka pёrfunduar, autorёt janё tё mendimit se kanё zbuluar atё qё nё literaturё njihet si ‘ Muri amforave’. Shembulli i këtij muri i gjendur nё Apolloni ёshtё unik, duke e parё nga madhësia ( mё i madhi i njohur nё botёn Greke deri tani), homogjeniteti i tij (përdorimi i amforave të të njëtit tip), dhe datimi i tij (çereku i parё i shekullit tё 3 p.Kr.). ‘Muri i Apollonisё’ duhet tё ketё shёrbyer si vepër drenazhimi, duke mbrojtur murin e Portikut nga lagёshtia si dhe qendrёn e qytetit nga pёrmbytjet e mundshme. -
en
During the year 2003, in the ancient city of Apollonia, an archaeological excavation was undertaken in order to understand an amphora layer that covered an area of 120 m². This amphora layer was noticed since the year 1950 although their function was not clear at the time. The excavation defined the outline area covered by the amphoras which were expanded to a 21 m of length and 5, 7m of width, parallel to the retaining wall of the portico. Three other lines of amphora were without reaching to the natural rock foundation.
The amphorae are of A1 type and were founded inverted, in regular lines. It was initially considered that this unique discovery represents an “amphorae wall”. Based on its size (the biggest known so far in the ancient Greek world), its homogeneity (the utilization of the same type of amphorae), and the dating (3-th century B.C.), this “amphorae wall” was probably used as a drainage system to protect the portico from the humidity, and the city from the possible deluges. - Director
- Bashkim Lahi
Media
- Name
- Wall of amphorae
- Year
- 2007
- Summary
-
sq
Pas një ndërprerje katër vjeçare, rinisën gërmimet arkeologjike në të ashtuquajturin mur i amforave të identifikuar rreth 10 m në jug të murit të temenosit, pranë biblotekës romake dhe stoas lindore të qytetit antik të Apollonisë.
Gjithë masa e amforave ka formë trapezi me përmasa 21 m e gjatë, 5,60 m – 11 m gjërësi dhe thellësi nga 1,10 m – 1,40 m.
Stratigrafia e këtij gërmimi ndiqet mjaft qartë. Mbi shtresën sterile ishte depozituar, si mbushje, një masë e madhe dheu, brënda së cilës gjëndeshin, të përziera, materiale të datuara nga shek. 5 p.Kr. deri në mesin e shek. 3 p.Kr. Sipër mbushjes u identifikua një shtresë argjile, me trashësi rreth 30 cm, mbi të cilën ishin vendosur amforat në tërë shtrirjen e tyre. Vendosja e amforave kushtëzohej nga forma e terrenit. Në veri, ku terreni ishte më i lartë, grupi i amforave përbëhej nga dy rreshta, ndërsa në qendër të grupit, aty ku terreni zbriste dukshëm, ishin vendosur tre rreshta amforash. Në qendër të këtij grupimi, gjërësia e grupit të amforave ishte 5,60 m, ndërsa në bazën jugore të saj, aty ku terreni ishte më i gjërë, gjërësia e këtij konstruksioni ishte 11 m.
Vendosja e amforave duket se ndjek një skemë të caktuar. Mbi shtresën argjilore shtrihet rreshti i parë i amforave, me kokë poshtë. Në hapsirën e formuar mes amforave, në të njëtën formë, ishte vendosur rreshti i dytë dhe, mbi të, rreshti i tretë. Përpara se të vendoseshin në vendin e tyre, amforat janë mbushur me dhé. Pjesa më madhe e amforave u gjetën të dëmtuara, dhe pothuajse të gjitha kishin fundin e prerë dhe, në asnjë rast, nuk
u gjetën kapakë. Sipas përllogaritjeve, aty duhet të kenë qenë vendosur rreth 2000-2100 amfora, pjesa më e madhe e të cilave duhet të jenë dëmtuar në kohën e ndërtimit
të biblotekës romake. Vendosja e këtij grupi amforash duket se është bërë brenda një kohe pasi nuk u konstatua ndonjë fazë e dytë apo e tretë ndërtimi.
Duket se nga mënyra e ndërtimit dhe organizimit në terren, ky grup amforash ka luajtur rolin e një muri tarracimi të ndërtuar rrëzë kodrës 104 gjatë periudhës helenistike. Nuk përjashtohet këtu dhe mundësia e funksionimit të murit si mjet drenazhimi për ujërat e ardhura nga lartë, çka dëshmohet nga mungesa e kapakëve apo fundeve të amforave, duke krijuar kështu një lloj tubi kapilar.
Për ndërtimin e murit janë përdorur amfora të tipeve dhe të origjinave të ndryshme, të importuara në Apoloni në kohë të ndryshme. Shumica e amforave i përkasin tipeve greko-italike Will a1/MGS V, Will a2/MGS IV, Will C/MGS VI, ndërsa pjesa tjetër u takojnë tipeve korintike B dhe A, atyre të Kiosit, të Rodosit si dhe një amforë nga
një zonë akoma e panjohur brënda hapsirës egjeane. Të gjitha këto tipe që datojnë nga mesi i shek. 4 deri në gjysmën e shek. 3 p.Kr., lejojnë njëkohësisht dhe datimin e “murit të amforave” ndoshta në çerekun e tretë të shek. 3 p.Kr. -
en
The excavations at the so-called amphorae wall resumed following an interruption of 4 years. This wall was located approximately 10 m to the south of the temenos wall, nearby the Roman library and the eastern stoa of the ancient city of Apollonia. The entire mass of the amphorae is 21 m long, 5, 60 – 11 m wide, from 1, 10 to 1, 40 m deep and has the shape of a trapezium.
The stratigraphic sequence of this excavation can be clearly followed. Above the natural layer, a fill soil deposit containing materials dated from the 5th to the middle of the 3rd Centuries BC was noted. The fill layer was followed by a 30 m thick clay stratum, above which the amphorae mass were laid. Their position was conditioned by the terrain features. Two amphorae rows were therefore revealed at the highest point of the terrain, to the north. As the terrain lows down, at the center, the amphorae group consisted of three rows. In the midpoint of this amphorae alignment, their width reaches to 5, 60 m, and with the expansion of the terrain, in the southern base, the amphorae mass is 11 m wide.
The position of the amphorae seems to follow a particular scheme. The first amphorae row was laid on the clay layer, with their mouth downwards. In between the amphorae of the first rows, another second row was set (the amphorae were in same position), and above it the third row. The amphorae were initially filled with soil and then placed in the ground. The major parts of the amphorae were damaged, almost all of them were missing the bottom part, and no sign of amphorae lid was found. The estimates suggest that the wall comprised about 2000-2100 amphorae, most of them probably damaged during the construction of the Roman library. It seems that all the amphorae mass were placed at the same period of time, as the excavations did not observe any second or third phase of construction.
Their arrangement in the territory and the construction technique, suggest that the amphorae group probably functioned as a terracing wall, built at the foot of the hill 104 during the Hellenistic period. They might have also functioned as a drainage system for rising damp. This idea is supported by the lack of amphorae lids and ends, creating thereby a sort of capillary tube.
The wall is built with amphorae of various types and origins, imported in the city in different periods. Most of them are of Greco-Italic Will a1/MGS V, Will a2/MGS IV, Will C/MGS VI types, while the rest belong to the Corinthian B and A, Chian, and Rhodian types, including another one, which arrives from as yet unknown area of the Aegean. All these amphorae types date between the middle of the 4th until the middle of the 3rd Centuries BC, defining a chronology for the construction of the “amphorae wall”, perhaps at the third quarter of the 3rd Century BC.
- Director
- Bashkim Lahi
Media
- Name
- Wall of amphorae
- Year
- 2008
- Summary
-
sq
Viti 2008 shënoi sezonin e tretë të gërmimeve arkeologjike në murin e amforave të gjendur në qendrën e qytetit antik të Apollonisë. Të dhënat e gërmimit dëshmojnë se muri i amforave lidhet me fazën fundore të një projekti ndërtimor të zbatuar rrëzë kodrës 104. Dalja jashtë funksioni e murit arkaik të temenosit, si dhe ridimensionimi i taracës rrëzë kodrës 104, kërkoi fillimisht ndërtimin e dy mureve të terracimit me blloqe gurësh (njëri i njohur si stoa lindore). Më pas u ndërtua muri me amfora, ku me sa duket për të krijuar stabilitetin e nevojshëm për masën e madhe të amforave, u bë një prerje e cektë brënda
mbushjes dhe, mbi të, u vendosën një shtresë argjile rreth 30 cm e trashë. Mbi shtresën kompakte të argjilës janë vendosur amforat, ndërsa rreshti i sipërm duhet të ketë qenë mbuluar me një shtresë dheu, për të krijuar nivelin e kalimit. Materiali i gjetur në dheun e
mbushur dhe në shtresën argjilore është pak a shumë i njëkohshëm, ç’kasugjeron se, kjo iniciativë ndërtimore, ku përfshihet muri i ri i temenosit, muri mbështetës i stoas lindore si dhe muri i amforave, duhet të jetë realizuar brënda një faze, ndoshta me një diferencë të shkurtër kohe. Nëse ende mbetet i paqartë shtrirja kohore e punimeve të sipërmendura, përfundimi i tyre duket se ka ndodhur në çerekun e tretë të shek. 3 p.Kr., kjo e dëshmuar nga datimi i amforave të përdorura në mur.
Tashmë është më se e qartë se “muri i amforave ka patutr dy funksione. Së pari për drenazhimin e ujrave, që mund të dëmtonin si taracën buzë kodrës 104 ashtu dhe stoan pranë. Në këtë zonë, në vjeshtë dhe dimër bie shumë shi dhe amforat e konceptuara si enë kapilare, pa funde dhe pa kapakë, por të mbushura me dhè, mundësonin thithjen e ujrave, si një masë sfungjeri, si dhe rrjedhjen e tyre, duke penguar kështu derdhjen e ujrave drejt qendrës së qytetit.Ndërkohë, vendosja e amforave në këtë vend duhet të lidhet edhe me rimodelimin e taracës poshtë kodrës 104, e zgjëruar tashmë nga perëndimi, ç’ka do të përcaktonte funkionin e dytë të këtij konstruksioni, atë të terracimit.
Në këtë sezon gërmimi u identifikua pothuaj e njëjta tipologji formash dhe përbërje amforash si në gërmimet e mëparshme. Pjesën më të madhe e përbëjnë amforat greko-italike kryesisht të ardhura nga Italia e Jugut (ndoshta zona e Brindizit dhe/ose Lecce) të datuara në fundin e shek. 4 dhe fillimin e shek. 3 p.Kr. Më tej amforat korintike A dhe B prodhime të Korintit dhe Kerkyrës, të gjysmës së dytë të shek. 3 p.Kr. Gjithashtu u identifikuan dhe amfora të Rodosit dhe Kiosit të datuara pak vite pas gjysmës së shek. 3 p.Kr. Me përjashtim të dy amforave (të tipit korintik A dhe B) që janë përdorur për vaj, të gjitha të tjerat duket se janë enë transporti vere. -
en
The field season of 2008 signalled the third excavation carried out in the amphorae wall at the centre of the ancient city Apollonia. The results of the excavation showed that the amphorae wall relates to the last phase of a construction project conducted at the foot of hill 104. The abandonment of the Archaic wall of temenos along with the rearrangement of the terrace at the foot of hill 104, lead to the construction of two other stone retaining walls (one of them known as the eastern stoa). Later on, the amphorae wall was constructed. In order to create the required sustainability for the large mass of amphorae, a shallow cut was made, which was then filled with a 30 m-thick clay layer. The amphorae were placed above the compacted clay stratum; the upper row seems to have been covered with a soil deposit which formed the platform. The materials uncovered in the fill and clay layer date more or less to the same period, suggesting that this new building initiative, which includes the new temenos wall, the supporting wall of the eastern stoa and the amphorae wall should be of the same period, probably with short distances of time between them. If the duration of the above mentioned works remains as yet unclear, based on the dating of the amphorae used in the wall, their construction seems to have ended at the third quarter of the 3rd Century BC.
It is quite clear that the amphorae wall had two functions. Firstly, as a drainage system controlling the running waters which threatened the terrace at the edge of hill 104 and the nearby stoa. Also, this area is very humid during autumns and winter and the amphorae acted like capillary vessels, for sponging up, and preventing in this way the water discharge toward the city center. Furthermore, the location of the amphorae wall can be related to the rearrangement of the terrace located below the hill 104, which at this time was extended toward west.
Other amphorae were uncovered during this season, which are of the same typology as those discovered in the previous seasons. Most of them are represented by the Greek and Italic types, which originate mainly from the southern Italy (probably Brindisi and Lecce) and date between the end of the 4th and the beginning of 3rd Centuries BC. Corinthian amphorae of types A and B, dated to the 3rd Century BC, were also uncovered. Apart from two of the amphorae (Corinthian A and B), which were used to carry oil, all the others were probably used for wine transport. - Director
- Bashkim Lahi
Media
-
Lafe, 2005O. Lafe, 2005, Archaeology in Albania 2000-2004, in Archaeological reports for 2004-2005, Council of the Society for the Promotion of Hellenistic Studies and The Council of The British School at Athens: 119-137.
-
Lahi 2009B. Lahi, 2009, Një grup amforash nga Apolonia (Rezultate paraprake të viteve 2003-2008), in Iliria XXXIII: 199-212.