-
Year
-
2009
-
Summary
-
sq
Gërmimet e vitit 2009, në bazilikën e vogël të gjendur në skajin lindor të akropolit të Butrintit, kishin si qëllim njohjen e plotë dhe të detajuar të ndërtimit si dhe datimit të këtij monumenti të rëndësishëm. Një radhë kuadratesh të gërmuara nga Luxhi Ugolini, u rihapën për të datuar fazat e ndërtimit si edhe studiuar fragmentet arkitektonike të gjetura përreth bazilikës. Përveç disa fragmente qeramike të periudhës arkaike, nuk u gjet asnjë e dhënë për ndërtime më të hershme se bazilika. Megjithatë ka krejtësisht mundësi që strukturave më te hershme i janë marrë gurët dhe materialet e tjera ndërtimor për ngritjen e ndërtesës kishtare. Faza më e hershme e ndërtimit të bazilikës që daton nga fundi i shek. 5 ose fillimi i shek. 6 m.Kr., prezanton një objekt me absidën trikonkë (me tre absida) në lindje, naosin në qendër, nefet anësore në jug dhe veri si dhe nartheksin në perëndim. Të dhënat tregojnë se bazilika u dëmtua keq nga një zjarr pak kohë pas ndërtimit të saj. Pas kësaj ngjarjeje, bazilika u rindërtua ku dyshemetë e nefeve u shtruan me llaç, ndërsa ato të naosit, absidës dhe nartheksit me mozaikë. Gjithashtu një altar u vendos në qendër të absidës trikonkëshe. Më tej struktura u cënua nga probleme konstruktive. Megjithë riparimet e menjëhershme që konsistonin në mbushjen e brendshme të arkadave dhe mbylljen e dyerve, pjesa jugore e absidës trikonkëshe u rrëzua si pasojë e rrëshqitjes së shpatit të pjerrët të anës lindore të kodrës së akropolit, në gjysmën e dytë të shekullit të 6.
Gjatë fundit të shek. 13 dhe fillimit të shek. 14 vend rrënoja e bazilikës u përdor si varrezë. Një numër varresh u gjendën përmes dyshemeve të nartheksit, nefeve dhe naosit. Disa prej tyre ishin të ripërdorura çka e tregojnë mbetjet skeletore të individëve më të hershëm të mbledhura te këmbët e skeletit më të vonshëm. Depozita me enë qeramike u gjetën në varre. Një pjatë e tipit proto Majolik nga Italia jugore u gjet në varrin e një fëmije ndërsa pranë tij në varrin e një mashkulli të rritur u zbulua fundi i një vorbe të përmbysur mbi qafën e tij. Këto varre mund ti përkasin banorëve të pjesës perëndimore të akropolit në periudhën Anzhuine.
Në fundin e shek. 14 ose fillimin e shek. 15, një strukturë e re u ndërtua mbi muret fundore të naosit dhe nefeve të bazilikës. Struktura ishte dy katëshe, ku i sipërmi mbështetej mbi shtylla të ndërtuara përgjatë naosit dhe hyrja për në të, kryhej nëpërmjet shkallëve të gurta. Një sasi e madhe gozhdësh hekuri, të zbuluara në të gjithë sipërfaqen e monumentit, mund të lidhen me fiksimin e trarëve të drurit të katit të parë. Një aneks në krahun perëndimor të katit të sipërm, mbështetej mbi trarë druri të vendosur në gropa të krijuara në shkëmbin natyror. Gërmimi i këtij viti së bashku me rezultatet e mëparshme (vitet 2007-08) të vlerësimit, sërvejit dhe fotogrametrisë, sollën të dhëna të reja dhe domethënëse mbi këtë monument të rëndësishëm.
-
en
The excavation of 2009 in the small basilica perched on the eastern tip of Butrint’s acropolis, aimed at gaining a detailed understanding of the fabric and chronology of this significant building. A series of old trenches dug by Luigi Ugolini were re-opened in order to date the structural sequence, as well as to study the architectural fragments found around the basilica.
Apart from a few stray fragments of archaic pottery, no structural evidence of buildings pre-dating the basilica was located, although it is entirely possible that any earlier buildings had been quarried as a source of stone for subsequent buildings. The earliest phase of the basilica dates from the late 5th or early 6th century AD when it consisted of a central nave flanked by aisles, each entered from a narthex at the west end and accessing an imposing triconch (three apses) arrangement at the east end. A large tomb placed directly inside the entrance to the narthex might be that of the basilica’s principal benefactor. Evidence suggests, however, that the basilica was badly damaged by fire not long after its construction. Following this event the basilica was renovated with a new mortar floor in the aisles; a fine mosaic was laid in the nave, triconch and narthex and an altar was set in front of the central triconch apse. Thereafter, the structure was beset by structural problems, but remedial work of in-filling internal arcades and doorways could not prevent a large part of the eastern acropolis slope slipping downhill, taking with it the southern part of the triconch in the mid/late 6th century.
During the late 13th - to early 14th century the shell of the ruined basilica was used as a cemetery. A number of graves were cut through the floors of the narthex, aisles and nave. Some graves were repeatedly re-used, containing multiple interments, with the remains of earlier individuals collected around the feet of the latest individual. Deposits of ceramic vessels were found in some of the graves. These included a fine proto-Maiolica dish from southern Italy interred with an infant and, nearby, a male adult was buried with the base of a jar placed upside down above his neck. The buried individuals may be part of the household living in the Angevin-period castle at the west end of the Acropolis at this time.
By the late 14th or early 15th century a new building was constructed on top of the stub walls of the nave and aisles of the former basilica. An upper floor, carried on piers set along the length of the nave, was accessed via a stair block. Numerous-shaped iron nails found across the site are believed to derive from securing the first-floor timbers. The upper floor also gave access to an annex on the west side, supported by substantial timbers set in sockets cut into the bedrock. This year’s research, in conjunction with the assessment, survey and photogrammetry projects of 2007-08, provides new and significant insights to this important and prominent monument.