Name
The multiphase settlement at Mursi
Date Range
30000 BC – 10000 BC
7000 BC – 3000 BC
1500 BC – 1100 BC
330 BC – 10 BC
Monuments
Settlement

Seasons

  • AIAC_3149 - The multiphase settlement at Mursi - 2010
    Gjatë muajve maj dhe qershor të vitit 2010, në një kodër pranë fshatit Mursi rreth 6 km në juglindje të qytetit antik të Butrintit, u ndërmorrën gërmime arkeologjike, të cilat zbuluan një vendbanim të rëndësishëm me disa faza banimi të periudhave të Prehistorisë dhe Antikitetit. Kuadratet e hapura në pjesën e sipërme të kodrës, treguan se punimet agrare gjatë viteve 1970, kishin zhdukur të gjitha gjurmët e mëparshme të banimit. Ndërkohë që kuadratet e gërmuara në tarracat e poshtme zbuluan një sekuencë të gjatë aktivitetesh njerëzore në kodër. Një sasi e konsiderueshme veglash guri prehistorike të tilla si thika, kruese dhe maja u gjetën gjatë gërmimit. Ndërsa materiali më i hershëm i përket me siguri periudhës së Neolitit, ka mundësi që disa nga artifaktet prej guri të datojnë në Paleolitin e Vonë, çka do të jetë një zbulim i rëndësishëm nëse këtë datim kaq të hershëm do ta konfirmonte dhe analiza me radiokarbon e depozitave. Më me shumicë u gjetën objekte karakteristike për epokën e Bronzit të Vonë (1500-1100 p.Kr.), ku dallon një enë e plotë qeramike e bërë me dorë, e cila është shembulli i parë i ardhur nga gërmimet përreth Butrintit. Në gërmime u zbulua dhe një strukturë me blloqe guri të mëdhenj gëlqeror, ku gjurmët më të hershme të saj i përkasin një fortifikimi të periudhës së Bronzit të Vonë. Fortifikimi me sa duket ka rrethuar të gjithë majën e kodrës. Teknika e punimit të gurëve dhe ndërtimit të mureve të fortifikimit, tregojnë për një rast të pashembullt në rajonin e Butrintit. Më pas në fillimet e periudhës helenistike (shek. 4-3 p.Kr.) muret u prishën dhe gurët e tij u ripërdorën për ndërtimin e një strukture. Kjo ngjarje datohet nga materiali qeramik dhe numizmatik i zbuluar në një kanal të krijaur gjatë punimeve për heqjen e gurëve të fortifikimit. Duke u bazuar mbi artefaktet e zbuluara gjatë gërmimit, kompleksi që u ndërtua ishte një vilë e madhe banimi me aktivitet prodhues. Zbulimi i një skifosi të plotë me pikturim të zi me origjinë nga Athina i shek. 4 p.Kr., i fragmenteve të enëve me glazurë të zezë të shek. 2 p.Kr., të vegjeve të amforave me baltë të kuqe të fundit të periudhës helenistike si dhe fragmentet e doliumeve, dëshmojnë për një aktivitet të gjatë të lidhur me prodhimet bujqësore dhe tregtinë. Një çift varresh të rriturish me kontruksion gurësh dhe tullash u zbuluan pranë sitit dhe ishin të njëkoshme me fazën e banimit të periudhës helenistike. Me braktisjen e vilës, ndodhi një tjetër fazë varrimesh, por kësaj here me fëmijë. Katër varre të tilla u gjetën të mbivendosura mbi varret e të rriturve, çka tregon tregon një trashëgimi dhe vazhdimësi në praktikën e varrimit. Këto varre individuale me kontur, përmbanin skelete ndoshta vajzash, të shoqëruara me vathë bronzi. Të dhënat e gërmimit, sugjerojnë se vila u braktis para shek. 1 m.Kr., dhe kjo lidhet me ndërtimin e lagjes së re të Butrintit me kolonë romakë në Fushën e Vrinës dhe ngritjen e vilës buzë liqenit në Diaporit.

Media

Name
The multiphase settlement at Mursi
Year
2010
Summary
sq Gjatë muajve maj dhe qershor të vitit 2010, në një kodër pranë fshatit Mursi rreth 6 km në juglindje të qytetit antik të Butrintit, u ndërmorrën gërmime arkeologjike, të cilat zbuluan një vendbanim të rëndësishëm me disa faza banimi të periudhave të Prehistorisë dhe Antikitetit.
Kuadratet e hapura në pjesën e sipërme të kodrës, treguan se punimet agrare gjatë viteve 1970, kishin zhdukur të gjitha gjurmët e mëparshme të banimit. Ndërkohë që kuadratet e gërmuara në tarracat e poshtme zbuluan një sekuencë të gjatë aktivitetesh njerëzore në kodër.
Një sasi e konsiderueshme veglash guri prehistorike të tilla si thika, kruese dhe maja u gjetën gjatë gërmimit. Ndërsa materiali më i hershëm i përket me siguri periudhës së Neolitit, ka mundësi që disa nga artifaktet prej guri të datojnë në Paleolitin e Vonë, çka do të jetë një zbulim i rëndësishëm nëse këtë datim kaq të hershëm do ta konfirmonte dhe analiza me radiokarbon e depozitave. Më me shumicë u gjetën objekte karakteristike për epokën e Bronzit të Vonë (1500-1100 p.Kr.), ku dallon një enë e plotë qeramike e bërë me dorë, e cila është shembulli i parë i ardhur nga gërmimet përreth Butrintit.
Në gërmime u zbulua dhe një strukturë me blloqe guri të mëdhenj gëlqeror, ku gjurmët më të hershme të saj i përkasin një fortifikimi të periudhës së Bronzit të Vonë. Fortifikimi me sa duket ka rrethuar të gjithë majën e kodrës. Teknika e punimit të gurëve dhe ndërtimit të mureve të fortifikimit, tregojnë për një rast të pashembullt në rajonin e Butrintit. Më pas në fillimet e periudhës helenistike (shek. 4-3 p.Kr.) muret u prishën dhe gurët e tij u ripërdorën për ndërtimin e një strukture. Kjo ngjarje datohet nga materiali qeramik dhe numizmatik i zbuluar në një kanal të krijaur gjatë punimeve për heqjen e gurëve të fortifikimit. Duke u bazuar mbi artefaktet e zbuluara gjatë gërmimit, kompleksi që u ndërtua ishte një vilë e madhe banimi me aktivitet prodhues. Zbulimi i një skifosi të plotë me pikturim të zi me origjinë nga Athina i shek. 4 p.Kr., i fragmenteve të enëve me glazurë të zezë të shek. 2 p.Kr., të vegjeve të amforave me baltë të kuqe të fundit të periudhës helenistike si dhe fragmentet e doliumeve, dëshmojnë për një aktivitet të gjatë të lidhur me prodhimet bujqësore dhe tregtinë.
Një çift varresh të rriturish me kontruksion gurësh dhe tullash u zbuluan pranë sitit dhe ishin të njëkoshme me fazën e banimit të periudhës helenistike. Me braktisjen e vilës, ndodhi një tjetër fazë varrimesh, por kësaj here me fëmijë. Katër varre të tilla u gjetën të mbivendosura mbi varret e të rriturve, çka tregon tregon një trashëgimi dhe vazhdimësi në praktikën e varrimit. Këto varre individuale me kontur, përmbanin skelete ndoshta vajzash, të shoqëruara me vathë bronzi.
Të dhënat e gërmimit, sugjerojnë se vila u braktis para shek. 1 m.Kr., dhe kjo lidhet me ndërtimin e lagjes së re të Butrintit me kolonë romakë në Fushën e Vrinës dhe ngritjen e vilës buzë liqenit në Diaporit.
en During May and June of 2010, on a hill, located nearby the village of Mursi, approximately 6 km southeast of the ancient city of Butrint, an archaeological excavation was undertaken, revealing an important settlement with several phases of occupations, dating from Prehistory to Antiquity.
Trenches on the upper part of the hill showed that the agricultural work of the 1970s, had removed all past traces of occupation. However, the trenches dug on the lower terraces were far more productive, revealing a long sequence of human activity on the hill.
Considerable quantities of prehistoric stone tools were found, including blades, scrapers and arrowheads. Whilst the earliest material positively identified belongs to the Neolithic period, it is possible that some of the stone artefacts date from the Upper Palaeolithic, which would be both remarkable and tremendously important if such an early date is confirmed by radiocarbon dating of the deposits.
More prevalent were objects characteristic of the later Bronze Age (c. 1500-1100 BC). Some were discovered in association with a complete hand-made cooking pot, the first intact example of this period to be recovered from a controlled excavation in the environs of Butrint.
An aligned series of large limestone blocks were revealed. The earliest remains of the structure are believed to be part of a later Bronze Age fortification wall presumably enclosing the hilltop. The crafting of the stones and the construction technique mark an unparalleled example for the Butrint region. Later in the early Hellenistic period (c. 4th or 3rd century BC), the wall was dismantled and its stones reused for the construction of a building. This event is dated by ceramic and numismatic material recovered from a long robber trench which was dug during the dismantling of the Bronze Age fortification wall. Based on the material discovered in the excavations, the complex that superseded the Bronze Age fortification was a productive and opulent villa. An almost complete Athenian black skyphos of the 4th century BC, black-glazed fine ware of the 2nd century
BC, later Hellenistic red amphora handles and fragments of dolia collectively point to long-lived activity associated with agricultural production and trade.
A pair of adult burials was contemporary with the Hellenistic occupation, found in stone- and tile-lined graves. Following the desertion of the villa, a subsequent phase of burial occurred, this time of young children. Four such graves were found superimposed on the adult graves, indicating a memory and continuation of burial practice. These too were placed in lined graves, with one individual, presumed to be a young girl, accompanied by a bronze earring. The dating evidence suggests that the villa site was abandoned before the 1st century AD, and it is tempting to see this event in the light of Roman colonial exploitation and centuriation of the Vrina Plain and the emergence of the fine lakeside villa at Diaporit.
Summary Author
David Hernandez
Team
Field director assistant - Emily Glass
Field director assistant - Seren Griffith

Media

Images
Mursi.jpg

Location

Location
Mursi
Easting
20.083383
Northing
39.720153