-
Year
-
2008
-
Summary
-
sq
Në sezonin arkeologjik të vitit 2008 në Butrintit, u ndërmorr një studim i ri i akuadukutit të qytetit, me qëllim rivlerësimin dhe plotësimin e të dhënave mbi burimin, rrugën e kalimit, shpërndarjen urbane dhe datimin e tij.
Arkada e akuaduktit, ruhet si një linjë me shtylla (prej tullash) të ngritura dhe bazamente përgjatë Fushës së Vrinës, që nis prej Kanalit të Vivarit dhe vazhdon përreth 4 km drejt kodrës së fshatit Xarrë. Dy burime njihen në Xarrë, dhe prej lartësisë së tyre, është e qartë se të dy – ndoshta në kombinim – mund të kenë furnizuar me ujë akuaduktin. Linja kryesore e arkadës ka një devijim në perëndim të saj, me qëllim furnizimin e lagjes së jashtme të qytetit (në Fushën e Vrinës), ku një cisternë vepronte si nyjë shpërndarjeje. Në këtë zonë, furnizimi me ujë konfirmohet nga mbetjet e një tubacioni terrakote dhe akuadukti duket se ka furnizuar shatërvanin monumental dhe të madh të vilës romake si dhe banjat përreth.
Arkada kryesore e akuaduktit përfundonte në bregun jugor të Kanalit të Vivarit, me një depozitë të madhe me muraturë prej llaçi dhe të hidroizoluar. Nga kjo e fundit, ka shumë gjasa që uji të transportohej përgjatë kanalit, nëpërmjet përdorimit të metodës së sifonit të përmbysur, me anë të një tubi prej plumbi i cili ose ishte shtrirë në shtratin e kanalit ose përgjatë njërës anë të urës së rrugës.
Themelet e një depozite për marrjen e ujit dhe shtylla të tjera të akuaduktit janë identifikuar pranë fundit verior të urës së rrugës në Portën e Liqenit të periudhës mesjetare.
Fillimisht, akuadukti përfundonte në nymfeun e madh të gjendur pranë Bazilikës së Madhe, i cili shërbente si shatërvan publik dhe njëkohësisht si qendër shpërndarjeje e ujit nëpërmjet tubacioneve në nivel me tokën. Një seri shtyllash të identifikuara në veri të nymfeut, dëshmojnë për zgjatimin e akuaduktit në një periudhë të mëvonshme, padyshim si rezultat i zgjerimit të qytetit. Shtyllat e reja të ndërtuara përgjatë periferisë së sanktuarit, duke kaluar Portën-Kullë dhe të ashtuquajturën Kullë me Mbishkrime, mund të furnizonin tashmë pjesët e qytetit të gjendura në nivele më të larta dhe pothuajse, në mos të gjitha, gjashtë banjat e njohura deri më tani të qytetit.
Qeramika e zbuluar në një nga shtyllat e akuaduktit në Fushën e Vrinës, sugjeron një datim të përafërt të ndërtimit të tij, pas fundit të shek. 1 p.Kr. Kjo dëshmi përputhet dhe me vendosjen e akuaduktit si legjendë në monedhat e Augustit dhe Neronit, të emetuara nga atelieja e Butrintit. Akuadukti në këto monedha paraqitet, si një strukturë me tre harqe që mban ose një parmak ose harqe më të vogla.
Mbetet ende e panjohur se kur dhe pse akuadukti doli jashtë përdorimit, por duke marrë parasysh shembjet e pjesës më të madhe të elementeve të tij, ka mundësi se janë shkaktuar nga një aktivitet sizmik. Gërmimet në Fushën e Vrinës, kanë zbuluar një shtyllë të shembur të akuaduktit të ruajtur në gjendje shumë të mirë. Materiali i zbuluar në shtresën e shembjes sugjeron se rrëzimi i shtyllës ka ndodhur rreth fundit të shek. 4 dhe fillimit të shek. 5 m.Kr. Me arkadën e ndërprerë, akuadukti nuk mund të furnizonte me ujë shatërvanet dhe banjat e Butrintit.
-
en
In the archaeological season of 2008 a new study aiming to re-appraise the Butrint aqueduct’s source, route, urban distribution and date, was undertaken.
The aqueduct arcade is traceable as alignments of upstanding brick piers and pier bases across the Vrina Plain from the Vivari Channel for nearly 4 km towards the hill of Xarra village. Two springs are known at Xarra and from their elevation it is clear that both - perhaps in combination - could have provided the water source for the aqueduct. The main arcade line has a derivation to its west, to supply the suburban settlement where a cistern acted as a distribution node. Here, water supply is confirmed by the remains of a terracotta pipeline and the aqueduct must have supplied the Roman townhouse’s large ornamental fountain and baths.
The main aqueduct arcade terminated close to the south bank of the Vivari Channel in a large, waterproofed concrete header tank for a pipeline system. Most probably, the water was brought across the channel using the inverted siphon method in a pipeline laid either along the channel bed or along one side of the road bridge.
Possible foundations of a receiving tank for the pipeline and further aqueduct piers exist close to the north end of the road bridge by the medieval Water Gate.
In Butrint the aqueduct originally flowed into the large nymphaeum by the Great Basilica, which served as both public fountain and distribution centre for the urban water network via ground-level pressure pipelines. A sequence of piers to the north of the nymphaeum provides evidence of the later extension of the water supply system, undoubtedly as a response to the expansion of the city.
The new piers were constructed out towards the sanctuary area, passing close by the Tower Gate and the so-called Tower of Inscriptions and could now supply parts of the city situated at higher elevations including most, if not all, of the city’s six known bath-houses.
Ceramics from the excavation of one of the aqueduct piers on the Vrina Plain suggest an approximate construction date after the late 1st century BC. This is consistent with the commemoration of the aqueduct on Augustan and Neronian coin issues from the mint of Butrint.
These show a triple-arched structure carrying either a balustrade or smaller arches, and include one example with a possible depiction of water cascading from the structure, suggesting that it represents the aqueduct.
When and why the aqueduct went out of use is currently uncertain, but given the dramatic collapse of many of its components, seismic activity is a possibility.
A fallen, intact aqueduct pier exposed on the Vrina Plain sealed deposits, providing an approximate late 4th- to early 5th-century date for its collapse.
With the arcade interrupted, the aqueduct would have ceased to supply water to the fountains and bath-houses of Butrint.