Name
Paleochristian Church near by Butrint
Date Range
500 – 600
Monuments
Church

Seasons

  • AIAC_3151 - Paleochristian Church near by Butrint - 2010
    Gjatë punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor, Kanali i Çukës – Butrint, në afërsi të qytetit antik të Butrinti, në zonën e njohur si varreza e qytetit, u evidentuan dhe gërmuan rënojat e një kishe. Gërmimi filloi nëpërmjet heqjes së një shtrese humusore me trashësi 0,4 m dhe zbulimit të një pjesë të elementëve të monumentit. Më tej gërmimi zbuloi plotësisht planimetrinë e strukturës, që lidhet me një kishë një nefëshe. Gjerësia e saj e matur nga fasadat e brendshme shkon në 6, 10 m, ndërsa gjatësia mendohet të shkojë deri në 12 m. Në anën lindore u zbulua tërësisht absida, së bashku me dritaren në qendër të saj. Po ashtu u gërmuan edhe vazhdimësia e mureve të nefeve në një gjatësi prej 2m. Muret e kishës janë ndërtuar me gurë shtufor të lidhur me llaç të bollshëm gëlqereje ku herë pas here janë përdorur edhe tjegulla. Muri i absidës kishte gjerësi 0,9 m dhe ai i naosit 0,7 m. Materiali arkeologjik i dalë gjatë gërmimit përfaqësohej nga tjegulla dhe dy parete amforash të periudhës antike të vonë. Nisur nga plani dhe materiali arkeologjik i zbuluar në gërmime duket se kisha daton në shek. 6-të m.Kr.

Media

Name
Paleochristian Church near by Butrint
Year
2010
Summary
sq Gjatë punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor, Kanali i Çukës – Butrint, në afërsi të qytetit antik të Butrinti, në zonën e njohur si varreza e qytetit, u evidentuan dhe gërmuan rënojat e një kishe. Gërmimi filloi nëpërmjet heqjes së një shtrese humusore me trashësi 0,4 m dhe zbulimit të një pjesë të elementëve të monumentit. Më tej gërmimi zbuloi plotësisht planimetrinë e strukturës, që lidhet me një kishë një nefëshe. Gjerësia e saj e matur nga fasadat e brendshme shkon në 6, 10 m, ndërsa gjatësia mendohet të shkojë deri në 12 m. Në anën lindore u zbulua tërësisht absida, së bashku me dritaren në qendër të saj. Po ashtu u gërmuan edhe vazhdimësia e mureve të nefeve në një gjatësi prej 2m. Muret e kishës janë ndërtuar me gurë shtufor të lidhur me llaç të bollshëm gëlqereje ku herë pas here janë përdorur edhe tjegulla. Muri i absidës kishte gjerësi 0,9 m dhe ai i naosit 0,7 m. Materiali arkeologjik i dalë gjatë gërmimit përfaqësohej nga tjegulla dhe dy parete amforash të periudhës antike të vonë. Nisur nga plani dhe materiali arkeologjik i zbuluar në gërmime duket se kisha daton në shek. 6-të m.Kr.
en During the construction work undertaken in the road segment Çuka channel – Butrint, in the vicinity of the ancient city of Butrint, were identified and excavated the remains of a church. The church is located in the area of the cemetery of the city. Initially the humus layer of 0, 4 m thick was removed which uncovered the structural elements of the monuments. The continuation of the excavations demonstrated that the monument represents a single-naved church. Its width, measured from the inner facade was 6, 10 m, while the length of the church possible reached about 12 m. On The walls of the nave were excavated along a length of 2 m. They were built with tuff stones and infrequent tiles bonded with abundant quantity of lime mortar. The wall of the apse was 0, 9 m wide and that of the nave 0, 7 m. The archaeological materials found in the excavation consist of tiles and amphorae fragments which date to the Late Roman period. Based on the construction plan of the church and on the archaeological materials, the authors of the excavations date it to the 6th Century A.D.
Team
Site Supervisor - Skёnder Bushi

Media

  • Hakani, 2011
    Hakani (prep.), 2011, Raport vjetor 2010, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik (Annual report, Archaeological Service Agency), Tirana

Location

Ancient Site Name
Buthrot
Location
Butrint
Easting
20.000153
Northing
39.745925