- Item
- AIAC_3160
- Name
- Ancient quarter at Durrës
- Date Range
- 300 BC – 600
- Monuments
- Settlement
Seasons
-
AIAC_3160 - Ancient quarter at Durrës - 2009Gërmimet shpëtimit të vitit 2009 në sheshin “Demokracia”, pranë rrugës “P. Meksi” në Durrës nxorën në pah të dhëna të rëndësishme për Dyrrahun antik. Gërmim evidentoi 7 shtresa arkeologjike. Shtresa nr. 1 formohej nga një shtresë moderne humusore me ngjyrë kafe të hapur me trashësi 0, 36 m. Në këtë shtresë u gjetën fragmente tjegullash dhe tullash të periudhës antike të vonë. Shtresa nr. 2 kishte ngjyrë humusore dhe trashësi 0, 14 – 0, 34 m. Kjo shtresë nuk dha gjetje arkeologjike. Shtresa nr. 3 kishte ngjyrë kafe të errët, dhe përmbante tulla, qeramikë, gurë dhe gjurmë llaçi. Me sa duket këtu kemi të bëjmë me një rrëzim muresh, të përbërë nga llaç, gurë e tulla. Shtresa nr. 4 formohej nga një mur me trashësi 0, 65 m dhe lartësi 0, 80 m. Për ndërtimin e tij janë përdorur gurë të përmasave të ndryshme dhe të lidhur me llaç të bollshëm. Edhe ky mur mendohet se i përket periudhës antike të vonë. Shtresa nr. 5 është një muri në profil. Gjerësia e tij ishte 1, 10 m, lartësia 0, 90 m dhe gjatësi 1 m. Muri ishte ndërtuar me tulla të përzier me tjegulla e të lidhura me llaç gëlqeror. Në brendësi të murit shquheshin hapësira e trarëve stabilizues me përmasa 0, 29 x 0, 33 m dhe 0, 17 x 0, 24 m. Mbështetur mbi pozicionin stratigrafik dhe teknikën e ndërtimit muri daton në periudhën e vonë romake. Shtresa nr. 6 kishte përmbajtje argjilore dhe me shumë gjetje qeramike të antikitetit të vonë dhe pjesë pikturash murale të periudhës romake. Këto piktura vijnë nga pjesa e poshtme e dheut. Shtresa e fundit (nr. 7) përfaqësohej nga një trakt kanali terciar higjeno-sanitar i periudhës së antikitetit të vonë. Ky kanal kishte formën e shkronjës L. Njëri krah me gjatësi 4 m ka drejtin VL – JP ndërsa krahu tjetër 3, 10 m është i orientuar drejt JL – VP. Kanali ishte ndërtuar me tulla të lidhura me llaç. Thellësia e kanalit ishte 0, 22 m në pjesën e zbuluar në fillim të rrjedhës dhe 0, 36 m në atë fundoren. Ndërsa gjerësia 0, 60 – 0, 65 m. Kanali ishte mbuluar me pllaka mermeri të formave të ndryshme. Ky kanal shërbente për mbledhjen e ujërave që vinin nga ngrehinat për në kanalin kryesor. Zbulimi i strukturave në këtë gërmim shpëtimi është shumë i rëndësishëm, pasi ndihmojnë në kuptimin e sistemit urbanistik të qytetit në periudhën romake dhe romake të vonë.
-
AIAC_3160 - Ancient quarter at Durrës - 2010Gërmimet e vitit 2010 në sheshin “Demokracia”, pranë rrugës “P. Meksi”, në qytetin e Durrësit zbuluan një njësi urbane të Dyrrahut antik. Fillimisht, doli rrjeti i rrugëve të periudhës romake që kufizojnë një sipërfaqe ndërtesash banimi. Rrjeti i rrugëve ka drejtim Veri – Jug dhe Lindje – Perëndim. Rrugët kanë gjerësi 3 m dhe janë shtruar me kalldrëm prej gurësh lumi të mëdhenj, me kurriz të ngritur në mes për kullimin e ujërave. Në anë të rrugëve gjenden kanale të rregullta me gjerësi 0, 5 m dhe lartësi 1, 1 m. Kanalet janë mbuluar me qemerë gjysmë rrethore, prej tullash romake mbi të cilat vendoseshin trotuaret. Mbetjet e bazamenteve të gjetura gjatë gërmimit tregojnë se midis rrugës dhe trotuarit ka ekzistuar një arkadë me kolona. Pjesa më e madhe e banesave i përkasin periudhës romake. Ato përbëheshin nga tre pjesë, dyqani, ambientet e punës prodhuese dhe ambientet e banimit. Gjithashtu shihen edhe gjurmë të banesave me peristil. Prej periudhës bizantine vijnë vetëm disa themele, ku më i rëndësishmi prej tyre është një ambient me planimetri gjysmë rrethore. Ky nivel që tregon qartë se niveli i banesave te periudhës romake është ngritur me rreth 1, 3 m në shek. 5-6 m.Kr. Gjetjet e dala gjatë gërmimit ishin të shumta. Ato përfaqësohen nga objekte qeramike të përdorimit shtëpiak, produkte qelqi si gota, enë dekorative, shishe parfumi etj. Gjithashtu përmendim edhe çelësa, vula, kapëse, gozhdë, mbetje tekstilesh etj. Një sasi të konsiderueshme përbëjnë edhe monedhat e dala që i përkasin më së shumti shek. 2-të m. Kr. Duke u nisur nga të dhënat e mësipërme mund të themi se këtu kemi të bëjmë me një lagje zejtarësh të qytetit antik të Dyrrahut të periudhës romake. Me sa duket lagjia i ka fillimet që në periudhën helenistike dhe vazhdon të banohet deri në shek. 5 – 6-të m. Kr.
Media
- Name
- Ancient quarter at Durrës
- Year
- 2009
- Summary
- sq Gërmimet shpëtimit të vitit 2009 në sheshin “Demokracia”, pranë rrugës “P. Meksi” në Durrës nxorën në pah të dhëna të rëndësishme për Dyrrahun antik. Gërmim evidentoi 7 shtresa arkeologjike. Shtresa nr. 1 formohej nga një shtresë moderne humusore me ngjyrë kafe të hapur me trashësi 0, 36 m. Në këtë shtresë u gjetën fragmente tjegullash dhe tullash të periudhës antike të vonë. Shtresa nr. 2 kishte ngjyrë humusore dhe trashësi 0, 14 – 0, 34 m. Kjo shtresë nuk dha gjetje arkeologjike. Shtresa nr. 3 kishte ngjyrë kafe të errët, dhe përmbante tulla, qeramikë, gurë dhe gjurmë llaçi. Me sa duket këtu kemi të bëjmë me një rrëzim muresh, të përbërë nga llaç, gurë e tulla. Shtresa nr. 4 formohej nga një mur me trashësi 0, 65 m dhe lartësi 0, 80 m. Për ndërtimin e tij janë përdorur gurë të përmasave të ndryshme dhe të lidhur me llaç të bollshëm. Edhe ky mur mendohet se i përket periudhës antike të vonë. Shtresa nr. 5 është një muri në profil. Gjerësia e tij ishte 1, 10 m, lartësia 0, 90 m dhe gjatësi 1 m. Muri ishte ndërtuar me tulla të përzier me tjegulla e të lidhura me llaç gëlqeror. Në brendësi të murit shquheshin hapësira e trarëve stabilizues me përmasa 0, 29 x 0, 33 m dhe 0, 17 x 0, 24 m. Mbështetur mbi pozicionin stratigrafik dhe teknikën e ndërtimit muri daton në periudhën e vonë romake. Shtresa nr. 6 kishte përmbajtje argjilore dhe me shumë gjetje qeramike të antikitetit të vonë dhe pjesë pikturash murale të periudhës romake. Këto piktura vijnë nga pjesa e poshtme e dheut. Shtresa e fundit (nr. 7) përfaqësohej nga një trakt kanali terciar higjeno-sanitar i periudhës së antikitetit të vonë. Ky kanal kishte formën e shkronjës L. Njëri krah me gjatësi 4 m ka drejtin VL – JP ndërsa krahu tjetër 3, 10 m është i orientuar drejt JL – VP. Kanali ishte ndërtuar me tulla të lidhura me llaç. Thellësia e kanalit ishte 0, 22 m në pjesën e zbuluar në fillim të rrjedhës dhe 0, 36 m në atë fundoren. Ndërsa gjerësia 0, 60 – 0, 65 m. Kanali ishte mbuluar me pllaka mermeri të formave të ndryshme. Ky kanal shërbente për mbledhjen e ujërave që vinin nga ngrehinat për në kanalin kryesor. Zbulimi i strukturave në këtë gërmim shpëtimi është shumë i rëndësishëm, pasi ndihmojnë në kuptimin e sistemit urbanistik të qytetit në periudhën romake dhe romake të vonë.
- en The rescue excavations of 2009 undertaken at “Demokracia” square, near by the street “P. Meksi”, revealed important data about the ancient city of Dyrrah. The excavation uncovered 7 archaeological layers. Underneath a layer of tiles and bricks fragments of the Late Roman period, a dark brown humus layer was found, with a thickness varying from 0, 14 to 0, 34m. Beneath it, demolishing materials were uncovered, including bricks, pottery, stones and traces of mortar, which seems to arrive from a collapsed wall made of bricks, stones and mortar. A wall of 0, 65 m thick and 0, 80 m high was uncovered in the lower layer. It was built with stones of various dimensions bonded with ample amounts of mortar. The wall is thought to date to the Late Roman period. In addition, another wall made of made of bricks, tiles and lime mortar (1, 10 m thick, 0, 90 m high and 1 m long) was revealed during this excavations. Some timber holes (0, 29 x 0, 33 m and 0, 17 x 0, 24 m) were visible in the entire length of this wall. Based on the construction technique and the materials revealed, the wall dates to the Late Roman period. Next to it, an earth deposit containing pottery fragments of the Late Roman period and Roman wall frescos was discovered. This latter were revealed at the lowest stratigraphic layer of the excavations. Remains of a Late Roman sewer made of tiles and mortar were also uncovered. One of its sides (4 m long) runs toward the northeast-southwest, whiles the other (3 m) on the southeast-northwest direction. Its depth was 0, 22 m at the opening point of the flow, and reaches up to 0, 36 m at its end point. Marble slabs of various shapes were used as a covering layer. It functioned perhaps as a drainage system of the habitation area. The discovery of this structure is indeed highly important for understanding the urban system of the ancient quarter during the Roman and Late Roman periods.
- Summary Author
- Surja Lela
Media
- Name
- Ancient quarter at Durrës
- Year
- 2010
- Summary
- sq Gërmimet e vitit 2010 në sheshin “Demokracia”, pranë rrugës “P. Meksi”, në qytetin e Durrësit zbuluan një njësi urbane të Dyrrahut antik. Fillimisht, doli rrjeti i rrugëve të periudhës romake që kufizojnë një sipërfaqe ndërtesash banimi. Rrjeti i rrugëve ka drejtim Veri – Jug dhe Lindje – Perëndim. Rrugët kanë gjerësi 3 m dhe janë shtruar me kalldrëm prej gurësh lumi të mëdhenj, me kurriz të ngritur në mes për kullimin e ujërave. Në anë të rrugëve gjenden kanale të rregullta me gjerësi 0, 5 m dhe lartësi 1, 1 m. Kanalet janë mbuluar me qemerë gjysmë rrethore, prej tullash romake mbi të cilat vendoseshin trotuaret. Mbetjet e bazamenteve të gjetura gjatë gërmimit tregojnë se midis rrugës dhe trotuarit ka ekzistuar një arkadë me kolona. Pjesa më e madhe e banesave i përkasin periudhës romake. Ato përbëheshin nga tre pjesë, dyqani, ambientet e punës prodhuese dhe ambientet e banimit. Gjithashtu shihen edhe gjurmë të banesave me peristil. Prej periudhës bizantine vijnë vetëm disa themele, ku më i rëndësishmi prej tyre është një ambient me planimetri gjysmë rrethore. Ky nivel që tregon qartë se niveli i banesave te periudhës romake është ngritur me rreth 1, 3 m në shek. 5-6 m.Kr. Gjetjet e dala gjatë gërmimit ishin të shumta. Ato përfaqësohen nga objekte qeramike të përdorimit shtëpiak, produkte qelqi si gota, enë dekorative, shishe parfumi etj. Gjithashtu përmendim edhe çelësa, vula, kapëse, gozhdë, mbetje tekstilesh etj. Një sasi të konsiderueshme përbëjnë edhe monedhat e dala që i përkasin më së shumti shek. 2-të m. Kr. Duke u nisur nga të dhënat e mësipërme mund të themi se këtu kemi të bëjmë me një lagje zejtarësh të qytetit antik të Dyrrahut të periudhës romake. Me sa duket lagjia i ka fillimet që në periudhën helenistike dhe vazhdon të banohet deri në shek. 5 – 6-të m. Kr.
- en The excavation of 2010 carried out at the “Demokracia” square, near by “P.Meksi” street, in the city of Durrës, revealed parts of the urban area of the ancient Dyrrahium. Initially the Roman road network was discovered, which delimits a residential area. The road network is oriented north-south and east-west. The roads are 3 m wide and cobbled with big river stones. The stones are positioned in a hogback form, higher in the middle in order to enable water drainage. On the roadsides were found regular channels 0, 5 m wide and 1, 1 m high. The channels are covered with semi-circular vaults, made of Roman tiles, on top of which the sidewalks were set. The remains of the foundations found during the excavation show the existence of a colonnaded arcade between the road and the sidewalks. The majority of the dwellings discovered date to the Roman period. They consisted of three parts: a shop, a productive and a residential area. Traces of peristyle dwellings were also found. From the Byzantine period only foundation levels, were found the most important of which represents an area with a semi-circular plan. It shows clearly that the floor level of the dwellings was raised in the 5th and 6th century A.D. with a deposit 1.3 m. thick. The finds discovered during the excavations consisted of pottery, objects of domestic use, glass products, such as cups, decorative containers, perfume bottles, seals, pins, nails, textile remains etc. Of significant importance are the discoveries of coins, dating mostly to the 2nd century A.D. They revealed an artisan neighbourhood of the ancient city of Dyrrah during the Roman period. Most probably its origin dates to the Hellenistic period, and it continued to be inhabited in the 5th and 6th centuries A.D.
- Summary Author
- Surja Lela
- Director
- Gjergj Frashëri
- Funding Body
- A.K.eR Sh.p.k
Media
-
Hakani, 2011Hakani (prep.), 2011, Raport vjetor 2010, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik (Annual report, Archaeological Service Agency), Tirana