-
Year
-
2010
-
Summary
-
sq
Në një shesh ndërtimi në lagjen nr. 4, rruga “Hafiz Podgorica” në qytetin e Durrësit, në Maj të vitit 2010 u ndërmor një gërmim shpëtimi. Gërmimi përfshinte gjithsej 6 sondazhe prej të cilave vetëm në njërin u evidentuan gjetje arkeologjike. Sondazhi kishte përmasa 5 x 4, 5 m dhe prej tij u identifikuan katër shtresa depozitimi. Shtresa e parë, në ngjyrë kafe të mbyllur kishte trashësi 0 – 1, 7 m. Në të u gjetën të përzier materiale moderne si tulla, tjegulla, mbetje plastike dhe fragmente qeramike të shek. XIII. Poshtë saj vijonte shtresa e dytë me trashësi 0, 25 – 1, 2 m. Kjo shtresë kishte ngjyrë kafe të çelët dhe në të u gjet material i periudhës antike të vonë. Materiali përfaqësohet nga fragmente qeramike, llaç i shpërbërë etj. Gjithashtu po në këtë shtresë u gjetën edhe kocka njerëzish dhe kafshësh. Në një gropë në skajin verior të sondazhit u gjetën objekte qeramike që datohen në periudhën romake. Shtresa e tretë përfaqësohet nga një trakt kanali higjeno sanitar. Ai kishte gjatësi 6 m dhe diametër të jashtëm 2, 30 m e të brendshëm 1, 50 – 1, 55 m. Për ndërtimin e kanalit janë përdorur tulla të përmasave 0, 30 x 0, 35 x 0, 04 m të vendosura vertikalisht e të lidhura me llaç duke formuar kështu qemerin. Në pjesën e sipërme të kanalit shiheshin gjurmë suvaje, ndërsa pjesa e brendshme e tij nuk ishte e suvatuar. Ngjitur me këtë kanal, në perëndim të tij, u gjet edhe një kanal i vogël që formon shtresën e katërt. Ky trakt i takon kanalit sekondar që ndodhet në JP të kanalit të madh. Përmasat e tij janë 0, 70 m gjerësi, 1, 05 m gjatësi dhe 0, 20 m thellësi. Kanali është ndërtuar me tulla dhe gurë të lidhur me llaç gëlqeror të fortë. Pjesa e brendshme e tij është e suvatuar, ndërkohë që pjesa e jashtme ishte e mbuluar me pllaka guri. Kanali kishte një pendecë drejt kanalit të madh. Materiali arkeologjik i dalë gjatë gërmimit përfaqësohet vetëm nga fragmente qeramike të periudhave të ndryshme. Qeramika e periudhës romake përbëhet nga enë kuzhine të tipit sigillata lindore dhe fragmente enësh të lyera me vernik të kuqërremte. Ajo e periudhës së vonë antike përfaqëson numrin më të madh të gjetjeve, ku më të rëndësishmet prej tyre janë amforat të tipit LRA 1, LRA 2, Keay 55, Keay 62. Kësaj periudhe i përkasin edhe enët e kuzhinës kryesisht fragmente buzësh, vegjësh dhe paretesh vorbash. Qeramika mesjetare përbëhet nga pak fragmente ku veçojnë dy funde tasash dhe disa parete enësh.
-
en
During May 2010, a rescue excavation was undertaken in a building site, situated in the quarter no. 4, “Hafiz Podgorica” street, in the city of Durrës. At the site were carried out 6 sondages, each of them measuring to 5 x 4, 5 m. Only one of them revealed archaeological finds. Under a layer of mixed materials of modern period such as bricks, tiles and plastic remains with pottery fragments of 13th Century A.D. was found of a thickness ranging from a light brown layer 0, 25 – 1, 2 m. thick containing pottery fragments, disintegrated mortar, etc, which date to the late Roman period. In this layer were also found remains of animal and human bones. In a pit, on the northern part of the sondages were found shreds of the Roman period. Below these deposits was discovered a segment of the city’s drain. It was 6 m long, with an outer diameter of 2, 30 m and its inner one to 1, 50 – 1, 55 m. It was built of bricks measuring to 0, 30 x 0, 35 x 0, 04 m, placed vertically and bonded with lime mortar forming in this way the arch. In the upper part of the channel were found traces of plaster, but there was no plaster in its inner side. Southwest of the sewer, was found another small channel, which belongs to an earlier layer. Its dimensions are: 0, 70 m wide, 1, 05 m long and 0, 20 m deep. The channel was constructed with bricks and stones bonded with strong lime mortar. Its inner side was plastered, while the upper part was covered with stone slabs. The small channel sloped towards the larger one. The Roman pottery is represented by cooking vessels of eastern sigilata type and pottery fragments with a reddish glaze. Late Roman pottery represents the majority of finds revealed in the excavation. The most important of them are the amphorae of LRA 1, LRA 2, Keay 55 and Keay 62 types. To this period are also dated some cooking vessels, represented by rims, handles and pot fragments. The ceramic of the medieval period consist of a two bowl bases and a few pottery fragments.