-
Year
-
2010
-
Summary
-
sq
Gjatë muajit Marsit 2010, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, ndërmori një tjetër gërmim shpëtimi në sheshin “Demokracia”, pranë rrugës “P. Meksi” në Durrës. Në këtë gërmim u kryen dy sondazhe, ku në të dytin u zbuluan shtatë njësi stratigrafike. Njësia e parë, përfaqësohej nga një shtresë moderne me zhavorr, materiale plastike, tulla etj. Njësia nr. 2 përfaqësohej nga një shtresë betoni. Poshtë kësaj shtrese vinte shtresa nr. 3 me ngjyrë kafe të çelët dhe trashësi 0, 60 m ku nuk u zbuluan gjetje arkeologjike. Shtresa nr. 4 përfaqësohej nga fragmente tullash, tjegullash dhe llaçi. Shtresa nr. 5, me ngjyrë kafe të errët arrinte deri në dysheme. Në të u gjetën gjurmë djegieje, kocka kafshësh, pak fragmente qeramike dhe eshtra skeletesh njerëzore. Shtresa nr. 6 përfaqësohet nga një linjë muri me drejtim Lindje – Perëndim i cili u zbulua në pjesën Jugperëndimore të sondazhit 2. Muri me një gjatësi 1 m dhe lartësi 0, 25 m është i ndërtuar me tulla të lidhura me llaç. Në fasadën e tij u vunë re gjurmë suvaje. Në fund të këtij muri vinte dyshemeja e formuar nga tulla të vëna në rresht me drejtim Lindje – Perëndim. Në këtë thellësi u ra në kontakt me nivelin e ujit, gjë që vështirësoi punën dhe bëri të pamundur pastrimin e dyshemesë. Gjetjet e zbuluara në këtë gërmim, të prezantuara kryesisht nga fragmente qeramike datojnë në periudhën e vonë romake.
-
en
During March 2010, the Archaeological Service Agency, conducted a rescue excavation, at the “Demokracia” square, near by the street “P. Meksi”. In the excavation two sondages, were opened and the second of them revealed seven stratigraphical units. Under modern deposits, and a clean layer of alluvium, was found a destruction layer made of bricks, tiles, and mortar fragments, covering a dark brown occupation layer reaching to the floor level. In this layer were founded burning traces, animal and human bones, and a few pottery fragments. On the southwest side of sondage no. 2 was found the remains of an east-west wall, 1 m long and 0, 25 m high, built with tiles bonded with mortar, while its façade contained traces of plaster. At the end of the wall was discovered the floor level made of bricks laid in rows with oriented east-west. The finds, mainly pottery, date to the late Roman period.