-
AIAC_1128 - Tumulus of Lofkënd - 2004
The ancient tumulus of Lofkënd lies in the general area of the Mallakastra hills, which rise to the southeast of the modern regional center of Fier, near the modern village of Lofkënd (sometimes Lafkënd), which is at an altitude of some 318 meters above sea level.
During the first season in 2004 a total of 28 burials were uncovered in the uppermost metre of the tumulus, including a cluster of early Modern infant graves and inhumed animals on the East side of the mound. The largest number of tombs belonged to the Early Iron Age. The majority of the burials were in the characteristics flexed position and several tombs contained more than one individual. All the burials revealed in this season of excavation were inhumations. Finds included whole vessels of the handmade matt-painted style, several fibulae of a type familiar from sanctuaries and tombs in Greece, Italy and the Balkans in the 10th through 8th Century BC, and various other bronze, iron and bimetallic small finds. A particular focus of the 2004 season was the physical anthropology of those buried in the tumulus and the nature and composition of the fill. One of the most interesting aspects to have emerged was the large number of Prehistoric stone tools re - deposited in the tumulus fill, including Neolithic and Bronze Age types and also some Paleolithic examples.
-
AIAC_1128 - Tumulus of Lofkënd - 2005
Excavations were continued at the burial tumulus of Lofkënd in during the summer of 2005. In the field 34 new graves were uncovered, primarily of the Early Iron Age, containing exciting new finds of pottery, bronze, iron, and even gold. The total number of tombs excavated in the course of the 2004 and 2005 seasons was 62, and at least four additional tombs were uncovered during the later stages of the campaign, but not yet excavated. A few early modern graves were also encountered in the northeast portion of the tumulus. Aerial photography from a machine-powered para-glider was carried out at the end of the season, and provided the first aerial photographs of a prehistoric tumulus in Albania.
-
AIAC_1128 - Tumulus of Lofkënd - 2006
Excavations continued in the summer of 2006 at the prehistoric burial mound of Lofkënd. The new burials excavated in this season yielded a broad array of finds, primarily pottery, including the characteristic local handmade matt-painted pottery of the Early Iron Age, and items of personal adornment: beads of semi-precious stone, glass compound, and terracotta, as well as many different types of bronze, iron, and bimetallic items of jewelry, including fibulae and dress. A pattern seen in earlier seasons was repeated in 2006: the richest burials were consistently those of younger females, several of whom wore bronze diadems around their heads. The most enigmatic tomb was discovered late in the season, comprising a larger and deeper than normal pit with the bones of several individuals, in total disarray, together with animal bones. This combination was found in no other grave and, more importantly, this one tomb was centrally located in the tumulus and appears to have been the first of all the tombs laid out. A project to rebuild the tumulus to its original appearance, using locally made mudbricks to reconstruct the baulks, was initiated this season.
-
AIAC_1131 - Medieval Cemetery at Rrëmbec - 2004
In May 2004 the Albanian Rescue Archaeological Unit in collaboration with the Institute of Archaeology and the Archaeological Museum of Korça, organized the second season of excavations at the Mediaeval cemetery at Rrëmbec. This season was the continuation of the first season organized in November 2003. Besides carrying on the same goals of the first season, in this season another goal was to be reached, that of the anthropological study of the skeletons.
During this year 28 graves were discovered. They all consisted in rectangular pits with dimensions varying from 2.10m to 0.55m length and from 0.60m to 0.35m width. The burial type practiced was inhumation, individuals mostly were supine with extended legs and folded or extended arms. The orientation of the disposals was Northwest-Southeast.
In this season as well, the inventory was not very rich. From 28 graves only 8 of them had inventory. The most common group of finds was composed by ceramic vessels such as vessels without handles and two-handled vessels. The inventory also included ornaments like bronze earrings and glass beads, a clay object identified as a spindle whorl, a couple of small iron knifes and an iron buckle. All the materials were dated to the VIII-IX centuries A.D.
The anthropologists studied 41 well preserved skeletons. 15 of them were adult males aged from 25 to over 40 years old, 9 were adult females aged from 25 to over 40 years old and 17 were children and sub-adults from 0 to 15 years old. The length of the individuals varied from 170 to 177cm for males and from 153 to 161cm for females. Morphological analyses showed that some of the individuals had great morphological similarity, which is an evidence for the presence of family burial areas at Rrëmbec.
-
AIAC_1674 - Necropolis of Apollonia, Tumulus 9 - 2005
Në vitin 2005 u gërmua hapësira ndërmjet Tumës 9 dhe Appendix 2, e quajtur Appendix 1. Ky Appendix duke qenë se ndodhej më pranë Tumës 9, u konsiderua si pjesë e kësaj Tume. Në Appendix 1 u gjetën 5 varre, të datuara në periudhën Klasike dhe Helenistike e hershme, duke treguar se me shumë mundësi këto platforma janë çfarë ka mbetur nga një tumë tjetër tërësisht e shkatërruar. Varret janë të gjithë me gropë të thjeshtë dhe me vendosje trupi. Skeletet janë vendosur të shtrirë në shpinë, me krahë dhe këmbë të shtrira. Dy e nga varre janë datuar nga stratigrafia, orientimi (përafërsisht drejt jugut) dhe nga të dhënat e inventarit në periudhën Klasike. Pjesa tjetër është datuar më shumë mundësi në periudhën pas-Mesjetare nga stratigrafia, orientimi (drejt perëndimit) dhe mungesa e takëmit mortor. Të gjithë këto elemente korespondojnë me atë që është vënë re tek Tuma 9. Për sa i përket inventarit të varreve, pjesa më e madhe është paraqitur nga enë me vërnik të zi dhe objekte metalike si gjilpëra.
-
AIAC_1675 - Necropolis of Apollonia, Tumulus 10 - 2005
Tuma 10 ka qenë e dëmtuar rëndë nga marrja e materialit bruto nga makinerit e rënda dhe nga grabitësit. Vlerësimi i dëmtimit është afërsisht sa gjysma e madhësisë së tumës origjinale.
Tuma 10 ka dhënë rezultate të papritura: varre të Epokës së Hekurit dhe madje edhe të Epokës së Bronzit, që domethënë më heret se ardhja e grekëve dhe themelimi i kolonisë në fillim të shek. VI p.Kr. Asnjë tumë tjetër e gërmuar deri tani në nekropolin e Apollonisë nuk ka të njëjtat karakteristika si Tuma 10.
Në fund të gërmimit, 77 varre dolën në dritë. Nuk është vënë re asnjë depozitë qeramike. Nga ana tjetër, u vlerësuan 56 mbetje skeletore. Tuma ishte ndërtuar gjatë Epokës së Bronzit dhe Hekurit, pas një ndërprerje gjatë periudhës Arkaike, u ripërdor gjatë periudhës Klasike.
Riti i varrimit me vendosje trupi ishte i vetmi rit i vëzhguar në Tumën 10, me përjashtim të një rasti të një djegie të mundshme në një varr shumë të dëmtuar të periudhës Klasike. Varrimet me një individ të vetëm ishin më të zakonshme Ka një dallim të qartë në pozicionimin e trupit përsa i përket varreve Prehistorike kundrejt varreve Klasike: në varret Prehistorike të të rriturve trupi është vendosur në pozicion fetal/fjetje, ose të shtrirë me kurriz, me këmbë të mbledhura dhe të rëna në anën e majtë ose në anën e djathtë; këto janë pozicione tipike të gjetura në tumat e Epokës së Bronzit dhe Hekurit në Shqipëri, duke përfshirë edhe Kamenicën e gërmuar nga grupi ynë. Në varret Klasike, më shumë, trupi ka qënë vendosur i shtrirë në shpinë, me krahë dhe këmbë të shtrira.
Nga 52 varrime Prehistorike, 16 kanë individët të shoqëruar me inventar, më së shumti të rrituri; raporti midis të rriturve dhe fëmijëve me inventar është 3:1. Zakonisht objektet janë paisje për rrobat, të pasuara nga enë qeramike dhe më pak nga armë dhe vegla.
Nga ana tjetër, midis 25 varrimeve Klasike, 14 kishin inventar. Në këtë rast gjithashtu individët e shoqëruar me objekte ishin të rritur, me një raport 4:1 me fëmijët. Në këtë periudhë, sidoqoftë, enët e qeramikës mbizotërojnë ndaj objekteve të tjera. Gërmimi i kësaj tume pa dyshim ka hapur një kapitull të ri në historinë e Apollonisë dhe të territorit përpara themelimit të kolonisë greke. Objektet e varreve të një rëndësie të tillë dhe të një date kaq të hershme tregojnë se kolonistët ndeshën me një popullsi vendase të zhvilluar me shkëmbime të zgjeruara tregëtare. Sfida e re tani është të lokalizojmë vendbanimin e kësaj popullsie të hershme.
Gjithashtu gjatë këtij sezoni u gërmua dhe Appendix 2, i cili gjendet midis Appendix 1 dhe Tumës 10. Duke qenë se Appendix 2 gjendet më pranë Tumës 10, është pjesë e kësaj të fundit. Në këtë Appendix u gjetën 4 varre, të datuara në periudhën Klasike dhe Helenistike e hershme, duke treguar se me shumë mundësi kjo platformë, bashkë me Appendix 1, është çfarë ka mbetur nga një tumë tjetër tërësisht e shkatërruar. Varret janë të gjithë me gropë të thjeshtë dhe me vendosje trupi. Skeletet janë vendosur të shtrirë në shpinë, me krahë dhe këmbë të shtrira. Gjysma e numrit të varreve është datuar nga stratigrafia, orientimi (përafërsisht drejt jugut) dhe nga të dhënat e inventarit në periudhën Klasike. Pjesa tjetër është shumë e veshtirë për tu datuar, për shkak të mungësës së inventarit dhe ruajtjës e keqe të kockave. Për sa i përket inventarit të varreve, pjesa më e madhe është paraqitur nga enë me vërnik të zi dhe objekte metalike si gjilpëra dhe unaza gishti.
-
AIAC_1676 - Necropolis of Apollonia, Tumulus 11 - 2006
Tuma 11 ka qenë tuma më e shkatërruar e kompleksit tumular. Pjesa qëndrore e tumës ka qënë shkatërruar tërësisht nga transhetë ushtarake dhe nga marrja e rërës dhe zhavorrit.
Një karakteristikë e veçantë e dallon Tumën 11 nga tumat e tjera: një seri prej 7 gurësh të mëdhenj në një kuot të lartë të tumës formojnë një linjë lehtësisht të lakuar, ndoshta ndonjë lloj ndarje ndërmjet pjesës Arkaike të tumës dhe periferisë që ka qënë përdorur në shek. e IV p.Kr. dhe është ripërdorur në periudhën pas-mesjetare, shek XVII – XIX m.Kr.
Puna e parë përpara fillimit të gërmimit, si zakonisht, ishte pastrimi i të gjithë sipërfaqes nga bimësia. Zona u survejua në mënyrë sistematike me “Total Station”, me qëllim përfitimin e një modeli tri-dimensional të tumës dhe arealit rreth saj. Kodra u nda në katër sektorë sipas akseve kryesore të orientuara sipas pikave kardinale.
Në total u gjetën vetëm 17 varre dhe ndërmjet tyre vetëm 5 nuk ishin dëmtuar. Veç varreve, u regjistruan 14 mbetje skeletore. Në Tumën 11, si dhe në Tumën 9, u gjetën depozita qeramike dhe figurina terrakote të izoluara, me së shumti të bëra me dorë dhe ne trajtë kafshësh, veçanërisht pëllumba. Ato janë interpretuar si oferta të dhuruara në përvjetorin e vdekjes nga familjarët e të vdekurit, por të vendosura larg nga varret.
Tuma ka qënë përdorur për tre shekuj, nga fillimi i shek. të VI p.Kr. deri në fund të shek. të IV p.Kr. Në tumë ishin të pranishme dy rite varrimi: riti i varrimit me vendosje trupi dhe riti i varrimi me djegie, por varrimet me vendosje trupi janë 65% e totalit të varreve.
Edhe pse numri i varreve nuk është i lartë, është vënë re një shumëllojshmëri e madhe e tipeve të varrimit: me gropë të thjeshtë, enchytrismos, sarkofag, gropë të konturuar me tjegulla dhe urnë. Tipi më i zakonshëm, sidoqoftë, është me gropë të thjeshtë (41%).
Pjesa më e madhe e varreve, 13 (ose 76.5%), kishte objekte. Varret që nuk janë të shoqëruara me objekte janë ato që datohen në periudhën pas-Mesjetare dhe ato që ishin të dëmtuara. Ne tumë u gjet material që datohet nga periudhën Arkaike deri në periudhën Helenistike të hershme.
Së bashku me Tumën 11 u zbulua edhe hapësira midis kësaj tume dhe Tumës 10, një platformë me përmasa përafërsisht 20m V-J x 9.5m L-P, e cila u quajt Appendix 3.
Numri i varreve të gjetura është 14. Fatkeqësisht pjesa më e madhe e tyre, përafërsisht 2/3 e numrit të përgjithshëm, ishte e dëmtuar dhe veçanërisht varret afër anës veriore dhe jugore. Përveç varreve, u regjistruan edhe 4 mbetje skeletore, si edhe 6 depozita qeramike.
Të gjitha varret datohen në periudhën Klasike/Helenistike të Hershme (përveç Varrit 1 dhe Varrit 6 të cilët janë të periudhës pas-Mesjetare). E shpërndarë nëpër shtresa u gjet dhe një sasi e konsiderueshme qeramike prehistorike.
Në Appendix 3 ishin të pranishëm të dy ritet e varrimit: riti i varrimit me vendosje trupi dhe riti i varrimit me djegie trupi, por varrime me vendosje trupi janë 79% i totalit të varreve. Varrimet me djegie janë të të dy tipeve: in situ dhe me urna (me raport 2:1).
Në varret e ruajtura të paktën pjesërisht trupat ishin të gjithë të vendosur në pozicion të shtrirë në shpinë me krahë dhe këmbë të shtrira. Pjesa më e madhe e varreve ishin varre individuale. Përjashtim bën Varri 13, një varr me gropë të thjeshtë, me 3 skelete: njëri nga skeletet ishte në pozicion të shtrirë dhe dy të tjerët me kockat e grumbulluara në një cep të gropës.
Edhe nëse numri i varreve nuk është shumë i lartë, aty janë vënë re të gjitha llojet e varreve të zakonshme për periudhën Klasike/Helenistike të Hershme, siç është vënë re edhe në tumën e gërmuar më përpara: gropa të thjeshta, gropa të kufizuara me tulla-qerpiçi, gropa të kufizuara me tjegulla, gropa të kufizuara me tulla dhe urna. Tipi më i zakonshëm, sidoqoftë, është gropa e thjeshtë (64% e totalit).
Pjesa më e madhe e varreve ka inventar, më së shumti enë me vërnik të zi siç janë skifosat dhe kupat (gjithashtu me palmeta të stampuara në fund të enës), llampa, lekit me kanelyra; si pjesë e takëmit mortor ishin gjithashtu edhe amforat e zakonshme të tavolinës.