-
AIAC_1135 - Spitallë - 2003
On the Uplands to the North West of the modern city of Durrës (the ancient city of Durrachium), during an intensive survey organized by ICAA and University of Cincinnati in 2001, a new archaeological site on the highest hill of Spitalla was defined.
In September – October 2003 the ICAA and Institute of Archaeology excavated the remains of what proved to be an archaic temple with later Hellenistic reconstruction at the end of 4th Century B.C.
A significant feature of the excavations was the discovery of a fallen roof consisting of Archaic and Hellenistic tiles. There were also found the stones of foundation, which had the width of 2.20 m.
Further clearance of the foundations in 2003 revealed the plan of the temple’s cella (32x12m) and quadratic column basis. It is now clear that these belong to the peripter of the temple. Pottery fragments date to the Archaic, Classical, and Hellenistic periods, and include black glazed wares. Architectural fragments in soft limestone, including denticulate and other fragments, could belong to the decorative elements of the temple. Most significant finds that represent the decorative elements of this structure, were antefixes with painted red and black floral motifs, from the original Archaic and reconstructed Hellenistic roofs.
The structure may have been damaged during an earthquake, perhaps in the 4th Century B.C.
-
AIAC_1135 - Spitallë - 2004
The final season of excavations at the temple of Spitalla served to help explain the last unexcavated area of the temple plan -the north western corner of the cella, which is located close to a military bunker.
The cella was constructed using the same limestone blocks and building techniques as the temple’s other foundations. However owing to deep ploughing and other modern interventions it was impossible to trace the inner structures of the temple. A trial trench was pursued to the southern edge of the roof tile scatter, where the receding ground marks the southern line of the temple ruins in the Hellenistic period.
The ceramic finds strengthen the idea that this temple, situated as it is in the chora of Durrës, belongs to the Greek extra-urban type of temple, and was built in the Archaic period. This could have been a sanctuary with tutelage deities (still undetermined) which would have begun its existence as a place of contact and exchange between the earliest Greek colonists of Durrës and the local population.
Following the excavation, the temple was fully backfilled in order to protect it.
-
AIAC_1674 - Necropolis of Apollonia, Tumulus 9 - 2002
Tuma 9 ka qenë e dëmtuar, pasi kodra në të cilën ishte vendosur përdorej si gurore për nxjerrjen e zhavorrit. Puna e parë, përpara fillimit të gërmimit, ishte pastrimi i të gjithë sipërfaqes nga bimësia. Zona u survejua në mënyrë sistematike me _Total Station_, me qëllim përfitimin e një modeli tre dimensional të tumës dhe të arealit të saj. Kodra u nda në katër sektorë sipas akseve kryesore. Tuma ishte e perbër nga 5 shtresa stratigrafike.
Gërmimi stratigrafik nxorri në dritë 67 varre, 13 depozita qeramike dhe një strukturë të vështirë për tu përcaktuar: ajo përbëhej nga dy rradhë paralele tullash-qerpiçi 30 cm larg nga njëra anë, ndërmjet të cilave kishte kocka kafshësh të djegura dhe fragmente të pesë enëve (kjo struktur mori emërtimin varri 62).
Për herë të parë në Nekropolin e Apollonisë u krye një studim fizik-antropologjik. Materiali skeletor njerëzor u analizua me qëllim përcaktimin e moshës së vdekjes dhe gjinisë të individëve të varrosur në tumë. Analizat e moshës përfshinin ndarjen e kampionit në grup-mosha të përgjithshme (femijë, të rinj, të rritur) dhe përcaktimin e një moshe të përafërt individuale.
Tuma ishte përdorur për tre shekuj, nga fillimi i shek. VI p.Kr.deri në fund të shek. IV p.Kr. dhe më pas ne periudhën pas – Mesjetare (shek XVII-XIX m.Kr). Ishin të pranishëm në tumë të dy ritet e varrimit: varrimi me vendosje trupi dhe varrimi me djegie trupi, por ai me vendosje trupi ishte më i preferuar, në fakt 71 raste ishin me vendosje trupi dhe vetëm 8 me djegie.
Varret individuale ishin më të zakonshmit në Tumën 9; megjithatë, kishte njëmbëdhjetë varre kolektive, pes nga të cilët kishin dy individë dhe një kishte tre individë.
Varret kishin orientime të ndryshme.
Varret përfshinin pothuajse të gjithe llojet e njohura nga gërmimet e mëparshme në nekropol: sarkofage, enchytrismoi, varre të ndërtuara me tulla-qerpiçi dhe tulla, gropë e thjeshtë dhe urna. Ka një tipar të veçantë në këtë tumë që nuk është gjetur në tumat e tjera të Apollonisë, dy varre konsistojnë në gropa të rrethuara me dru.
Inventaret e varreve përbëheshin kryesisht nga qeramikë, por disa objekte metalike, që përfshijnë stoli bronzi, stringla bronzi dhe hekuri dhe pak armë hekuri, gjithashtu shoqëronin disa individë. Në varret e fëmijeve dhe të rinjve astragalet ishin të shpeshtë, numri i tyre në varret individuale shkonte nga 1 në 150.
Ka një veçori që i jep Tumës 9 “identitetin” e saj: prania e objekteve të kulturës vendase e përzier me ato të zakonshmet të importuara (Varri 45).
-
AIAC_1674 - Necropolis of Apollonia, Tumulus 9 - 2005
Në vitin 2005 u gërmua hapësira ndërmjet Tumës 9 dhe Appendix 2, e quajtur Appendix 1. Ky Appendix duke qenë se ndodhej më pranë Tumës 9, u konsiderua si pjesë e kësaj Tume. Në Appendix 1 u gjetën 5 varre, të datuara në periudhën Klasike dhe Helenistike e hershme, duke treguar se me shumë mundësi këto platforma janë çfarë ka mbetur nga një tumë tjetër tërësisht e shkatërruar. Varret janë të gjithë me gropë të thjeshtë dhe me vendosje trupi. Skeletet janë vendosur të shtrirë në shpinë, me krahë dhe këmbë të shtrira. Dy e nga varre janë datuar nga stratigrafia, orientimi (përafërsisht drejt jugut) dhe nga të dhënat e inventarit në periudhën Klasike. Pjesa tjetër është datuar më shumë mundësi në periudhën pas-Mesjetare nga stratigrafia, orientimi (drejt perëndimit) dhe mungesa e takëmit mortor. Të gjithë këto elemente korespondojnë me atë që është vënë re tek Tuma 9. Për sa i përket inventarit të varreve, pjesa më e madhe është paraqitur nga enë me vërnik të zi dhe objekte metalike si gjilpëra.
-
AIAC_1675 - Necropolis of Apollonia, Tumulus 10 - 2005
Tuma 10 ka qenë e dëmtuar rëndë nga marrja e materialit bruto nga makinerit e rënda dhe nga grabitësit. Vlerësimi i dëmtimit është afërsisht sa gjysma e madhësisë së tumës origjinale.
Tuma 10 ka dhënë rezultate të papritura: varre të Epokës së Hekurit dhe madje edhe të Epokës së Bronzit, që domethënë më heret se ardhja e grekëve dhe themelimi i kolonisë në fillim të shek. VI p.Kr. Asnjë tumë tjetër e gërmuar deri tani në nekropolin e Apollonisë nuk ka të njëjtat karakteristika si Tuma 10.
Në fund të gërmimit, 77 varre dolën në dritë. Nuk është vënë re asnjë depozitë qeramike. Nga ana tjetër, u vlerësuan 56 mbetje skeletore. Tuma ishte ndërtuar gjatë Epokës së Bronzit dhe Hekurit, pas një ndërprerje gjatë periudhës Arkaike, u ripërdor gjatë periudhës Klasike.
Riti i varrimit me vendosje trupi ishte i vetmi rit i vëzhguar në Tumën 10, me përjashtim të një rasti të një djegie të mundshme në një varr shumë të dëmtuar të periudhës Klasike. Varrimet me një individ të vetëm ishin më të zakonshme Ka një dallim të qartë në pozicionimin e trupit përsa i përket varreve Prehistorike kundrejt varreve Klasike: në varret Prehistorike të të rriturve trupi është vendosur në pozicion fetal/fjetje, ose të shtrirë me kurriz, me këmbë të mbledhura dhe të rëna në anën e majtë ose në anën e djathtë; këto janë pozicione tipike të gjetura në tumat e Epokës së Bronzit dhe Hekurit në Shqipëri, duke përfshirë edhe Kamenicën e gërmuar nga grupi ynë. Në varret Klasike, më shumë, trupi ka qënë vendosur i shtrirë në shpinë, me krahë dhe këmbë të shtrira.
Nga 52 varrime Prehistorike, 16 kanë individët të shoqëruar me inventar, më së shumti të rrituri; raporti midis të rriturve dhe fëmijëve me inventar është 3:1. Zakonisht objektet janë paisje për rrobat, të pasuara nga enë qeramike dhe më pak nga armë dhe vegla.
Nga ana tjetër, midis 25 varrimeve Klasike, 14 kishin inventar. Në këtë rast gjithashtu individët e shoqëruar me objekte ishin të rritur, me një raport 4:1 me fëmijët. Në këtë periudhë, sidoqoftë, enët e qeramikës mbizotërojnë ndaj objekteve të tjera. Gërmimi i kësaj tume pa dyshim ka hapur një kapitull të ri në historinë e Apollonisë dhe të territorit përpara themelimit të kolonisë greke. Objektet e varreve të një rëndësie të tillë dhe të një date kaq të hershme tregojnë se kolonistët ndeshën me një popullsi vendase të zhvilluar me shkëmbime të zgjeruara tregëtare. Sfida e re tani është të lokalizojmë vendbanimin e kësaj popullsie të hershme.
Gjithashtu gjatë këtij sezoni u gërmua dhe Appendix 2, i cili gjendet midis Appendix 1 dhe Tumës 10. Duke qenë se Appendix 2 gjendet më pranë Tumës 10, është pjesë e kësaj të fundit. Në këtë Appendix u gjetën 4 varre, të datuara në periudhën Klasike dhe Helenistike e hershme, duke treguar se me shumë mundësi kjo platformë, bashkë me Appendix 1, është çfarë ka mbetur nga një tumë tjetër tërësisht e shkatërruar. Varret janë të gjithë me gropë të thjeshtë dhe me vendosje trupi. Skeletet janë vendosur të shtrirë në shpinë, me krahë dhe këmbë të shtrira. Gjysma e numrit të varreve është datuar nga stratigrafia, orientimi (përafërsisht drejt jugut) dhe nga të dhënat e inventarit në periudhën Klasike. Pjesa tjetër është shumë e veshtirë për tu datuar, për shkak të mungësës së inventarit dhe ruajtjës e keqe të kockave. Për sa i përket inventarit të varreve, pjesa më e madhe është paraqitur nga enë me vërnik të zi dhe objekte metalike si gjilpëra dhe unaza gishti.
-
AIAC_1676 - Necropolis of Apollonia, Tumulus 11 - 2006
Tuma 11 ka qenë tuma më e shkatërruar e kompleksit tumular. Pjesa qëndrore e tumës ka qënë shkatërruar tërësisht nga transhetë ushtarake dhe nga marrja e rërës dhe zhavorrit.
Një karakteristikë e veçantë e dallon Tumën 11 nga tumat e tjera: një seri prej 7 gurësh të mëdhenj në një kuot të lartë të tumës formojnë një linjë lehtësisht të lakuar, ndoshta ndonjë lloj ndarje ndërmjet pjesës Arkaike të tumës dhe periferisë që ka qënë përdorur në shek. e IV p.Kr. dhe është ripërdorur në periudhën pas-mesjetare, shek XVII – XIX m.Kr.
Puna e parë përpara fillimit të gërmimit, si zakonisht, ishte pastrimi i të gjithë sipërfaqes nga bimësia. Zona u survejua në mënyrë sistematike me “Total Station”, me qëllim përfitimin e një modeli tri-dimensional të tumës dhe arealit rreth saj. Kodra u nda në katër sektorë sipas akseve kryesore të orientuara sipas pikave kardinale.
Në total u gjetën vetëm 17 varre dhe ndërmjet tyre vetëm 5 nuk ishin dëmtuar. Veç varreve, u regjistruan 14 mbetje skeletore. Në Tumën 11, si dhe në Tumën 9, u gjetën depozita qeramike dhe figurina terrakote të izoluara, me së shumti të bëra me dorë dhe ne trajtë kafshësh, veçanërisht pëllumba. Ato janë interpretuar si oferta të dhuruara në përvjetorin e vdekjes nga familjarët e të vdekurit, por të vendosura larg nga varret.
Tuma ka qënë përdorur për tre shekuj, nga fillimi i shek. të VI p.Kr. deri në fund të shek. të IV p.Kr. Në tumë ishin të pranishme dy rite varrimi: riti i varrimit me vendosje trupi dhe riti i varrimi me djegie, por varrimet me vendosje trupi janë 65% e totalit të varreve.
Edhe pse numri i varreve nuk është i lartë, është vënë re një shumëllojshmëri e madhe e tipeve të varrimit: me gropë të thjeshtë, enchytrismos, sarkofag, gropë të konturuar me tjegulla dhe urnë. Tipi më i zakonshëm, sidoqoftë, është me gropë të thjeshtë (41%).
Pjesa më e madhe e varreve, 13 (ose 76.5%), kishte objekte. Varret që nuk janë të shoqëruara me objekte janë ato që datohen në periudhën pas-Mesjetare dhe ato që ishin të dëmtuara. Ne tumë u gjet material që datohet nga periudhën Arkaike deri në periudhën Helenistike të hershme.
Së bashku me Tumën 11 u zbulua edhe hapësira midis kësaj tume dhe Tumës 10, një platformë me përmasa përafërsisht 20m V-J x 9.5m L-P, e cila u quajt Appendix 3.
Numri i varreve të gjetura është 14. Fatkeqësisht pjesa më e madhe e tyre, përafërsisht 2/3 e numrit të përgjithshëm, ishte e dëmtuar dhe veçanërisht varret afër anës veriore dhe jugore. Përveç varreve, u regjistruan edhe 4 mbetje skeletore, si edhe 6 depozita qeramike.
Të gjitha varret datohen në periudhën Klasike/Helenistike të Hershme (përveç Varrit 1 dhe Varrit 6 të cilët janë të periudhës pas-Mesjetare). E shpërndarë nëpër shtresa u gjet dhe një sasi e konsiderueshme qeramike prehistorike.
Në Appendix 3 ishin të pranishëm të dy ritet e varrimit: riti i varrimit me vendosje trupi dhe riti i varrimit me djegie trupi, por varrime me vendosje trupi janë 79% i totalit të varreve. Varrimet me djegie janë të të dy tipeve: in situ dhe me urna (me raport 2:1).
Në varret e ruajtura të paktën pjesërisht trupat ishin të gjithë të vendosur në pozicion të shtrirë në shpinë me krahë dhe këmbë të shtrira. Pjesa më e madhe e varreve ishin varre individuale. Përjashtim bën Varri 13, një varr me gropë të thjeshtë, me 3 skelete: njëri nga skeletet ishte në pozicion të shtrirë dhe dy të tjerët me kockat e grumbulluara në një cep të gropës.
Edhe nëse numri i varreve nuk është shumë i lartë, aty janë vënë re të gjitha llojet e varreve të zakonshme për periudhën Klasike/Helenistike të Hershme, siç është vënë re edhe në tumën e gërmuar më përpara: gropa të thjeshta, gropa të kufizuara me tulla-qerpiçi, gropa të kufizuara me tjegulla, gropa të kufizuara me tulla dhe urna. Tipi më i zakonshëm, sidoqoftë, është gropa e thjeshtë (64% e totalit).
Pjesa më e madhe e varreve ka inventar, më së shumti enë me vërnik të zi siç janë skifosat dhe kupat (gjithashtu me palmeta të stampuara në fund të enës), llampa, lekit me kanelyra; si pjesë e takëmit mortor ishin gjithashtu edhe amforat e zakonshme të tavolinës.
-
AIAC_1677 - Roman Grave near by the Necropolis of Apollonia - 2005
Nga data 6 deri në 18 Qershor 2005, Grupi Shqiptar i Arkeologjisë së Shpëtimit, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Tiranës, ndërmori një projekt për bërjen e një sërë sondazhesh në zonën ku gjatë dhjetorit 2004 dhe janarit 2005 ishte ndërmarë një vëzhgim intensiv sipërfaqësor. Ky survej kishte patur si qëllim të vrojtonte në mënyrë intensive sipërfaqen nga ku do të kalonte segmenti rrugor Fier – Levan, si edhe të evidentonte zonat dhe monumentet e ndryshme arkeologjike dhe të vleresonte ndikimin që do të kishte ndërtimi i infrastrukturës së re në to.
Sondazhet u përqëndruan në zonën midis fshatrave Pojan dhe Shën Pjetër deri ku kalon kanali Vjosë-Levan-Fier, si edhe në zonën nga jug-perëndimi i Pojanit deri tek lagjja Bonjakët e më tej. Këto zona përfshinin 6 trakte T058, T059, T060, T063, T064, T065. Në to u kryen 40 sondazhe. Qëllimi i kryerjes së gërmimeve investiguese, ishte evidentimi i të dhënave arkeologjike dhe problematikës së zonës sesa ndërmarrja e një gërmimi në shkallë të gjerë. Në traktin T065 dhe pikërisht në kuadratin e sondazhit S031, u gjet një varr i ruajtur në gjendje shumë të mirë që i përket Periudhës Romake. Varri kishte tre shtresa kryesore stratigrafike: a) shtresa e parë, ajo bujqësore, e pasur në gjetje, b) shtresa e dyte, ajo ranore, me më pak gjetje dhe c) shtresa e tretë, ajo argjilore, sterile. Brenda dhe përreth tij u gjetën fragmente të ndryshme qeramike.
-
AIAC_1679 - Classical building at Bonjakët - 2005
Nga data 6 deri në 18 Qershor 2005, Grupi Shqiptar i Arkeologjisë së Shpëtimit, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Tiranës, ndërmori një projekt për bërjen e një sërë sondazhesh në zonën ku gjatë dhjetorit 2004 dhe janarit 2005 ishte ndërmarë një vëzhgim intensiv sipërfaqësor. Ky survej kishte patur si qëllim të vrojtonte në mënyrë intensive sipërfaqen nga ku do të kalonte segmenti rrugor Fier – Levan, të evidentonte zonat dhe monumentet e ndryshme arkeologjike si edhe të vlerësonte ndikimin që do të kishte ndërtimi i infrastrukturës së re në to.
Sondazhet u përqëndruan në zonën midis fshatrave Pojan e Shën Pjetër deri ku kalon kanali Vjosë-Levan-Fier, si edhe në zonën nga jug-perëndimi i Pojanit deri tek lagjja Bonjakët e më tej. Këto zona përfshinin 6 trakte T058, T059, T060, T063, T064, T065. Në to u kryen 40 sondazhe. Qëllimi i kryerjes së gërmimeve investiguese, ishte evidentimi i të dhënave arkeologjike dhe problematikës së zonës sesa ndërmarrja e një gërmimi në shkallë të gjerë. Në traktin T063 që përfshin kuadratet e sondazhit S026, S038 e S040, u gjet një dysheme, ndoshta që i përket një oborri të një ndërtese private ose publike të periudhës klasike. Në përgjithësi nga gërmimet në sondazhet pranë këtij monumenti doli e njëjta stratigrafi: a) shtresa e parë, ajo bujqësore, e pasur në gjetje, b) shtresa e dyte, ajo ranore, me më pak gjetje dhe c) shtresa e tretë, ajo argjilore, sterile. Gjithashtu u zbuluan fragmente të ndryshme qeramike dhe gjetje të tjera.
-
AIAC_1132 - Bonjakët - 2004
The archaeological site of Bonjakët, is situated nearby the western walls of ancient city of Apolonia. Brief excavations had been concluded in the same site by an Albanian-Soviet team of archaeologist in 1960, revealing abundant terracotta figurines, but the results were never published. In 2002 a team of archaeologists surveyed this area. In addition to pottery, ranging in date from Archaic to Modern, and terracotta figurines, there was also found the foot of a statue, a Late Greek inscription, and a small stone altar.
The trial excavations of 2004 revealed the foundation of previously unknown monumental Greek stone temple. This temple of Archaic or Classical period had an uncertain dedication, possibly constructed in the honor of Artemis Limnatis. Figurines from the excavations vary in size and include reclining male and female figures, fully clothed standing female figures, pairs of standing females figures and, less frequently female busts. Other finds included the rim of a dinos with a palmette design dating to circa 525 BC, and imported black glazed pottery fragments of drinking vessels of Attic, South Italian and Corinthian provenience. A stele dating to circa 2nd Century BC, depicting Artemis with a torch was built into a later structure.
-
AIAC_1132 - Bonjakët - 2005
In September, 2005 the ICAA and the University of Cincinnati continued trial excavations in the complex of farm buildings known locally as Bonjakët. This year the boundaries of the sanctuary have been determined with greater confidence. It seems that ritual activity was focused on, and was largely restricted to, the area of the compound itself. A strip trench excavated c. 30 m. north of the compound appears to have lain outside the sanctuary. Parts of what may be kilns of Roman Imperial date were found there.
The western edge of the compound lay within the ancient sanctuary at all times in its history and this area probably served as a refuse site for ritual debris.
Pottery from the lowest levels dates from as early as 550 BC. In addition to remains of sacrificial meals and broken fineware pottery, substantial numbers of Classical and Hellenistic figurines have also been found: reclining banqueters of both sexes as well as couples; standing clothed female figures; and pairs of standing female figures. Other types, such as female protomes, are less frequent.
Remains of the temple found in situ must belong to stereobate courses. Ceramics from a building trench next to the foundation suggest that the courses were laid down c. 500 B.C.
A later stele dedicated to Artemis suggests that she was worshipped, although the principal deity of the sanctuary has not yet been determined. The temple was situated at the edge of marshes by the Adriatic shore, near the former course of the Vjosa (Aous) river. This significant location may have served to signal the boundary of the city-state’s territory.
-
AIAC_1132 - Bonjakët - 2006
In September 2006, excavations were continued at the archaeological site of Bonjakët. The results of the excavation were exceptional: revealing a history of cult practice at the site over six hundred years from 650/630 BC – middle of the 1st century BC; and shedding new light on the nature of a monumental stone temple built in the late Archaic period.
Excavations of the temple concentrated on exposing the south side of the foundations in Trench 15T as the stylobate and cella floor of the temple are no longer preserved (i.e. above modern ground level). Three courses of foundation were preserved and three paved surfaces, the lowest of Late Archaic date, the upper two of Hellenistic date, had been laid against the foundations. The foundations of the temple were of sandstone and its superstructure seems to have been principally of limestone. Marble appears to have been reserved for special purposes.
The lowest course of the foundations consisted of carefully-fitted polygonal blocks set in a trench. Blocks in the middle course were fitted with anathyrosis, with wide borders on all but the lower surface. The upper edge of the middle course is bevelled; surfaces of blocks are carefully finished to a depth of c. 0.10m. The upper course is stepped back c. 0.30m from the middle course. In 15T only a single large block from this course was exposed: its western end has been destroyed by recent digging.
A fragmentary terracotta lion’s-head spout and a piece of a Doric capital were found in the packing of the Hellenistic pavements. It seems likely that major repairs to the structure of the temple took place in the 3rd century BC. This year, the most significant finds were a fragment of a marble geison with a cyma reversa moulding, a stone lion’s-head spout, various guttae broken from their blocks, and part of a Doric column capital.
It was recently brought to our attention that an architectural sculpture of the later 5th or 4th century BC, now in the Apollonia Museum in the cloisters of Shën Mri, was found 50 years ago at the Bonjakët site. Stratigraphic evidence from 15T has confirmed the impression gained from previous finds that the Bonjakët temple was first built c. 500 BC and that it continued to be used into late Hellenistic times. As a result of the excavation of 17T, it is now also clear that in the Archaic period the sanctuary extended east of the Bonjakët house complex; this is where the temple altar was most likely located. Well-preserved Archaic pottery was found on a surface just above the water table. It is suspected that the scarcity of superstructure fragments is due to large-scale spoliation. Two architectural phases were recognized in 16T. In the earliest, a narrow wall built of brick and stone was associated with pottery from c. 600 BC and a handmade terracotta figurine. Above this level, deposits of the later 6th century, including moulded figurines, had accumulated against a large worked sandstone block that was found in situ.
Substantial deposits of Archaic date were also found in strata that extended beneath the lowest course of the foundations of the temple in 15T and in 05T. In the latter trench, Early Corinthian pottery was recovered and a core drilled 0.70m. below the water table indicates the survival of earlier levels. Several sherds from 15T appear to be non-Greek and may represent Illyrian types of the Iron Age. These sherds remain to be examined thoroughly. A fragment of an altar also came from 6th century deposits in this trench; foundations of the later temple rested directly on it. In the same deposit lay a bronze earring and a fragment of what appears to be an alabaster lid covered with gold leaf (c. 90 x 70mm).
-
AIAC_2336 - Mosaic building at Apolonia - 1999
Gërmimi i këtij viti kishte si qëllim pastrimin e krahëve jugor, lindor dhe perëndimor të ndërtesës që të hapej krejtësisht perimetri përreth korridorit të shtruar me tesera të vogla prej tulle duke çuar përmasat e ndërtesës në 19 x 16, 20 m. Kështu, krahu jugor i tij ruhej mirë në një gjerësi rreth 2,90 m. Në anën e jashtme ai rrethohej nga një mur me tulla të lidhura me baltë dhe argjilë i cili ngrihet mbi një xokol të ndërtuar me gurë ranor. Ruajtja e dobët e murit, vetëm në tre blloqe, shpjegon dhe shkatërrimin e dyshemesë me tesera prej tulle gjatë gjithë gjatësisë së ndërtesës që nuk mbrohej më nga muri i jashtëm. Pastrimi në jug të murit nxori në pah pllakat e mbulesës së kanalit të madh i cili lidhet me portikun nëpërmjet 17 nisheve. Sondazhi i realizuar në hapësirën e ndërmjetme verifikoi se struktura është ndërtuar pas kanalit, pasi themelet e saj janë më të vona. Në pjesën lindore u zbulua një mur dyfaqësh i cili i përkiste një ndërtese të mëparshme. Pavarsisht gërmimit të murit nuk u arrit të zbulohej ndonjë nga këndet e tij. Por, dyshemeja e korridorit lindor e shtruar me tesela prej tulle, ndërpritet në vendin ku fillon muri çka lë të mendosh se ndërtuesit ishin në dijeni të kësaj strukture të mëparshme dhe e integruan atë në ndërtesën e re. Një tjetër element interesant është prezenca e një muri me drejtim lindje – perëndim i cili vazhdon në drejtim të rrugës së madhe. Fushata e ardhshme do të sqarojë se ku arrin ky mur. Në fasadën perëndimore paraqitet një situatë më komplekse pasi muri jugor ndërpritet nga një tjetër mur oblig i cili kthehet 90 gradё nё drejtim tё perëndimit në këndin që formohet nga korridori jugor dhe perёndimor i ndërtesës. Ai i përket një ndërtese të mëvonshme e cila vazhdon drejt perёndimit duke shkatërruar në momentin e ndërtimit të këndit të saj jugperёndimor tё ndërtesës me mozaik.
-
AIAC_2340 - Big road at Apolonia - 1999
Në rrugën e madhe u gërmua kuadrati D25 i murit 120 i cili mbështetej në murin verior 18. Funksioni i këtij të fundit mbetet ende i papёrcaktuar për shkak se deri tani nuk lidhet me asnjë nga strukturat ekzistuese. Ekstremi lindor i murit 120 ka qenë shkatërruar nga gropa e madhe e zënë tashmë nga blloqet e rëna të gurëve, diçka që lejon ta vendosim konstruksionin e tij pas murit 18 dhe para rënies së gurëve. Në lindje të murit 18 ndodhet një mbishkrim i përmbysur i epokës helenistike që konfirmon meremetimet e dy mureve që kufizonin rrugën. Në kuadratin F25 u zbulua ekstremi lindor i murit 57 i cili ndërpritet nga një mur i ri me drejtim veri-jug (181), paralel me murin 80. Në këtë skaj vazhdimi i murit 57 nuk është horizontal. Ka të ngjarë që fillimisht muri 181 kalonte mbi murin 57 dhe kur zona është përdorur si gurore, muret 181 dhe 57 u shkatërruan. Gërmimi i të gjithë zonës tregoi se muret 80 dhe 81 bashkoheshin në fazën e rindërtimit të murit 18; kësaj faze i përket gjithashtu ndërtimi i një muri transversal me drejtim lindje - perёndim (188), i cili bashkonte muret 80 dhe 81. Gjendja aktuale e gërmimeve nuk lejon të identifikohet funksioni që mund të ketë pasur ky sistem muresh, të gjithë të ndërtuar në mënyrë të shpejtë dhe trashanike dhe në një shtresë që ka dhënë material të shek. 4-3 p.Kr. Gjithashtu u zbulua një rrugë e sheshtë (189) e cila ishte mbuluar nga muret 181, 188, 80 si dhe 18. Kjo strukturë përbën më të vjetrën të gjetur deri tani, gjysma e dytë e shek. 4 p.Kr. dhe dëshmon një evolucion të rëndësishëm në urbanizimin e Apolonisë. Në jug të rrugës së madhe vazhdoi gërmimi i murit 12 duke zbuluar fazat e ndryshme të meremetimit të tij. Ai qe ndërtuar me teknikën en caisson kronologjia e të cilave është vendosur gjatë shek. 2 p.Kr.
-
AIAC_2394 - Building at Apolonia - 2006
Pranё akropolit tё qytetit antik tё Aplonisё, gjatё gёrmimeve arkologjike tё kёtij viti u zbuluan gjurmёt e njё ndёrtese me plan kuadratik (kuadrati L2/ 60). Fillimisht doli nё pah këndi verior i ndërtesës (US 403), me blloqe të mëdhenj gurësh ranor të punuar keq tё cilat mendohet se kanё qenё pjesё e murit tё themeleve. Pёr tё identifikuar kёndin diagonal dhe si rrjedhojё pёrmasat e ndёrtesёs u hap njё kuadrat (K2/62) nё juglindje tё tё parit por qё nuk dha rezultat pasi strukturat e zbuluara ishin tepёr tё dёmtuara. Nё anёn perёndimore tё ndёrtesёs u vu re se muri i themelit ndёrpritej nga trasheja e rrugёs sё madhe tё qytetit. Materiali i zbuluar nё kёtё pikё daton nё periudhёn arkaike duke pёrcaktuar nё kёtё mёnyrё edhe kohёn e ndёrtimit tё strukturёs. Gjithashtu gёrmimet nё anёn perёndimore tё themeleve tё ndёrtesёs zbuluan dy mure me kёnde qё korrespondonin me skajet e stenopos-it 2 tё sistemit orthogonal tё qytetit.