-
AIAC_1131 - Medieval Cemetery at Rrëmbec - 2004
In May 2004 the Albanian Rescue Archaeological Unit in collaboration with the Institute of Archaeology and the Archaeological Museum of Korça, organized the second season of excavations at the Mediaeval cemetery at Rrëmbec. This season was the continuation of the first season organized in November 2003. Besides carrying on the same goals of the first season, in this season another goal was to be reached, that of the anthropological study of the skeletons.
During this year 28 graves were discovered. They all consisted in rectangular pits with dimensions varying from 2.10m to 0.55m length and from 0.60m to 0.35m width. The burial type practiced was inhumation, individuals mostly were supine with extended legs and folded or extended arms. The orientation of the disposals was Northwest-Southeast.
In this season as well, the inventory was not very rich. From 28 graves only 8 of them had inventory. The most common group of finds was composed by ceramic vessels such as vessels without handles and two-handled vessels. The inventory also included ornaments like bronze earrings and glass beads, a clay object identified as a spindle whorl, a couple of small iron knifes and an iron buckle. All the materials were dated to the VIII-IX centuries A.D.
The anthropologists studied 41 well preserved skeletons. 15 of them were adult males aged from 25 to over 40 years old, 9 were adult females aged from 25 to over 40 years old and 17 were children and sub-adults from 0 to 15 years old. The length of the individuals varied from 170 to 177cm for males and from 153 to 161cm for females. Morphological analyses showed that some of the individuals had great morphological similarity, which is an evidence for the presence of family burial areas at Rrëmbec.
-
AIAC_3140 - Roman bath-house at Vrina Plain - 2008
Archaeological excavations during 2008 season were focused in the north-eastern part of the Roman colonial centuriation of Butrint on the Vrina Plain. A Roman bath building which seems to have been part of a larger complex identified in 2003 was excavated. The research comprised the south western corner and an apsidal plunge bath of the bath building.
The walls were of mortared tiles and stones construction bonded with pink mortar. The tiles, typical products of the area, were readily recognised by distinctive finger-swipe impression, in a relatively soft fired pink red fabric. A tile sub-floor (context 12) supported a series of pilae stacks with round tiles bonded with greenish clay, a technique used elsewhere in Butrint. A praefurnium was present in the eastern wall. Traces of grey veined marbles both veneer and opus sectile, suggested a good level of decoration.
Few alterations seem to have been undertaken during the life of the bath-house, or at least few for which evidence survives, but the drain for the bathhouse (context 137) was replaced by a new drainpipe in ceramic tubuli (context 65).
A further building was represented to the south by a single line of mortared masonry wall (context 67) seen only in the section, whose function and relationship with the bathhouse remains yet unclear.
The material data from this year together with the evidences revealed in 2003, suggest that the bathhouse is a construction of the second century AD.
Levels of rubble (context 5) and chunks of a fallen wall (context 13) seem to denote the collapse of the bathhouse in the fifth century or later.
-
AIAC_3146 - Mausoleum at Vrina Plain - 2009
Qëllimi kryesor i gërmimeve të vitit 2009 në pjesën lindore të lagjes kolone romake të Butrintit në Fushën e Vrinës, ishte vazhdimi i kërkimeve në mauzole dhe strukturave pranë tij. Gjithashtu objektiv tjetër gjatë këtij sezoni, ishte dhe sqarimi i lidhjes së monumenteve në fjalë me vilën në jug, e identifikuar nga studimet gjeofizike dhe sondazhet e kryera më parë.
Gërmimi tregoi se mauzoleu ka qenë një strukturë e rëndësishme, me muraturë me llaç fin ndërtuar mbi një bazament me gurë masivë të copëtuar të lidhur me llaç. Ndërtesa duket se ka qenë e mbuluar me qemer cilindrik dhe ka patur një portik me kolonadë, ku katër kolonat ballore kanë qenë me tulla dhe të suvatuara.
Themelet e mauzoleut (kontekstet 38 dhe 139) presin përmes mureve të një ndërtese më të hershme në kohë, e cila ishte një strukturë drejtkëndore, pjesë e një vile të vogël dhe që datohet nga qeramika e lidhur me të në gjysmën e dytë të shek. 2 m.Kr. Ndërtimi i mauzoleut pas gjysmës së dytë të shek. 2, ndoshta në fillimin e shek. 3, dëshmohet nga amforat e tipit ARS 182 dhe ARS 14 dhe në veçanti nga një amforë fine Dressel e tipit 2-4, të gjetura në depozitën (konteksti 51) e portikut.
Disa fragmente tullash të gjetura në konstruksionin e mauzoleut, duket se e kanë origjinën nga banja e ndodhur pranë tij, e cila në këtë kohë ndoshta nuk ishte më funksionale.
Mauzoleu vazhdoi të përdorej deri në shek. 6. Fillimisht brenda strukturës u vendosën varre të punuar mirë përfshirë këtu dhe disa sarkofagë. Në një kohë më të vonshme brenda disa varreve në fjalë janë kryer varrime të tjera. Nga inventari i këtyre varreve kanë mbetur vetëm pak objekte, kjo si pasojë e grabitjeve gjatë periudhës mesjetare. Inventari përfshin një tokëz hekuri (varri 8) dhe një vëth bronzi (e gjetur poshtë kafkës së varrit 11). Më pas varret u përhapën jashtë mauzoleut në një ‘kopësht’ të vogël funeral. Në një nga këto varre (varri 10), u zbuluan tre skelete të vendosur në pozicionin lindje-perëndim.
Nga fundi i shek. 6, një seri aktivitetesh që nuk kanë patur lidhje me mauzoleun duket se kanë ndodhur aty pranë, siç ishte ndërtimi i një furre (kontekstet 131 dhe 132). Në kohën e braktisjes së zonës furra u mbulua nga rrënojat e banjës së shembur.
Mauzoleu u shkatërrua përfundimisht rreth shek. 12 apo fillimit të shek. 13, kjo e identifikuar nga një shtresë e trashë me grumbuj mbeturinash të lidhura me një vendbanim mesjetar, funksioni i të cilit mbetet ende i panjohur.
-
AIAC_3147 - Medieval settlement at Vrina Plain - 2009
Gjatë gërmimeve të vitit 2009 në pjesën lindore të Fushën e Vrinës, me interes të veçantë ishte dhe studimi i depozitave mesjetare të gjendura në pjesën perëndimore të mauzoleut, me qëllim përcaktimin e karakterit të vendbanimit gjatë kësaj periudhe.
Depozita me rrënoja masive (konteksti 04 dhe 117) përreth mauzoleut, dëshmojnë për shkatërrimin e mureve dhe lëvizjen e materialit ndërtimor të dobishëm për tjetërkund. Pothuajse të gjithë varret brenda dhe jashtë mauzoleut u dëmtuan dhe u grabitën, çka dëshmohet nga qeramika e shek. 12, që lidhet me këto shtresa dhe ngjarje. Shtresat me dhera në ngjyrë të zezë (kontekstet 3, 79, 89 dhe 105), të ndryshme rrënjësisht në përbërje nga ato të periudhës romake dhe antikitetit të vonë të gjetura kudo Fushës së Vrinës, përmbanin qeramikë të shek. 12, përfshirë këtu enë me glazurë si dhe një sërë objektesh metali të cilësisë së lartë. Shtresa me sa duket ka të bëjë me një aktivitet të përzier që ka ndodhur më në jug dhe perëndim, ndoshta brenda oborrit të ish-vilës romake.
Gjatë gërmimit, në perëndim të mauzoleut u zbulua një strukturë me mure guri të punuar mirë, e mbushur nga mbetje rrënojash dhe me një dysheme të shtruar me pllaka guri (kontekstet 118, 119 dhe 120). Kjo strukturë e lidhur me shtresën e antikitetit të vonë (konteksti 90) në perëndim të mauzoleut, mund të jetë ndërtim i periudhës romake dhe është përdorur si vend për grumbullimin e mbeturinave gjatë periudhës mesjetare.
Më pas vendbanimi është braktisur, çka e dëshmojnë shtresat pasardhëse të trasha aluvionale të cilat mbulojn gjithë Fushën e Vrinës. Niveli më i lartë i këtyre shtresave është trazuar nga aktivitetet bujqësore të nisura qysh prej viteve 1960. Plugimi i thellë i tokave ka shkuar përtej shtresave arkeologjike, duke shkatërruar pjesërisht strukturën e mauzoleut.
Depozitat mesjetare, veçanërisht konteksti 105, të pasura me material të tillë si enë fine të pikturuara dhe sgraffito, objekte bronzi, monedha bizantine dhe një vulë plumbi, ndoshta tregojnë për një lidhje zyrtare me këtë aktivitet. Ky fakt e bën vendbanimin jashtëzakonisht të rëndësishëm, pasi shek. 12 në historinë e arkeologjisë së Butrintit aktualisht mungon.
-
AIAC_3148 - Villa rustica at Vrina Plain - 2009
Fushata e gërmimeve në vitin 2009 shënoi sezonin e shtatë të kërkimeve arkeologjike në Fushën e Vrinës në qytetin antik të Butrintit. Të dhëna të reja, u përftuan në këtë sezon për sa i përket datimi dhe shtrirjes së kolonisë romake të Butrintit në pjesën lindore të fushës.
Një shtresë balte në ngjyrë të verdhë u vu re në disa vende poshtë strukturave më të hershme. Nëse kjo nuk është shtresë natyrale atëhere ka mundësi që të jetë e lidhur me nivelimin dhe riorganizimin e territorit të Fushës së Vrinës gjatë periudhës së kolonizimit apo më vonë, duke patur parasysh mundësinë e një riorganizmi të dytë centurial pas periudhës së Augustit. Të dhënat materiale nga kjo shtresë edhe pse janë të shpërndara dhe të rralla tregojnë se ky fenomen mund të ketë ndodhur në fundin e shek. 1 apo fillimin e shek. e 2.
Ndërtesat më të hershme që presin këtë shtresë është banja e gërmuar në sezonin e 2008 dhe një strukturë e re e zbuluar këtë vit. Kjo e fundit, e gjendur menjëherë në jug të banjës, është një ndërtesë drejtkëndore me gjatësi 9.5m dhe gjerësi 3m. Struktura ndoshta ka patur në krahun lindor një portik me pamje nga kanali i Vivarit, i cili në atë kohë mund të ketë kaluar pranë këtij kompleksi. Në brendësi të strukturës nuk u gjetën nivele banimi, kjo pasi ato mund të jenë zhvendosur gjatë ndërtimit të mauzoleut.
Ky kompleks ndërtimesh përfaqëson një vilë të vogël ose një pjesë të një strukture më të madhe ndoshta vile rustika. Ndërtimi i mëvonshëm i mauzoleut direkt mbi pjesën qendrore të strukturës drejtkëndore, mund të sigurojë disa hipoteza që kanë të bëjnë me rëndësinë e këtij kompleksi. Kjo fazë datohet nga qeramika e gjendur në mbetjet e një shtrese banimi (konteksti 115) që daton në gjysmën e dytë të shek. 2 m.Kr.
-
AIAC_3148 - Villa rustica at Vrina Plain - 2010Sezoni i tretë i gërmimeve arkeologjike në vilën romake të Fushës së Vrinës, u përqëndrua në kuadratet ndërmjet banjës dhe mauzoleut si edhe në struktura të tjera të dokumentuara fillimisht në sondazhet e gërmuara në vitin 2001.
Pranë banjës, gërmimi në ndërtesën drejkëndore zbuloi dyshemenë e saj origjinale me tulla. Ndërtesa me banjën, ka të njëjtën teknikë dhe kronologji ndërtimi: ndërsa e para shkatërrohet (çka dëshmohet nga rrënojat dhe depozitat e trazuara) dhe mbi të ndërtohet mauzoleu në fundin e shek. 2 dhe fillimin e shek.3; e dyta vazhdon të mbetet ende në këmbë.
Zgjerimi i kuadratit të gërmuar në vitin 2001 në anën perëndimore dhe jugore të kompleksit, bëri të mundur identifikimin e tre dhomave të veçanta (dhoma A, B dhe C) të vilës. Zbulimi i dyshemeve me tulla të thërmuara, ndërtuar mbi ato të shtruara me llaç, dëshmoi se dhomat kanë ndryshuar funksion gjatë shek. 2 m.Kr. Mbi sipërfaqen e dyshemesë me tulla të thërmuara, u zbulua një strukturë po me tulla që ndoshta ka qenë themeli i një cisterne, materiali i të cilës daton në fundin e shek. 2 dhe fillimin e shek. 3. Në të njëjtën sipërfaqe u gjet një vorbë guri me vrima rreth fundit, e cila duket se ka qenë ripërdorur si arkë funerale. Njëra nga anët e dhomës A, formonte një korridor apo mbyllte një hapësirë ose një oborr, i cili përfshinte dy kolona drejtkëndore (0.50 të gjera dhe 0.75 m të gjata) ndërtuar me gurë të rregullt dhe të lidhur me llaç . Më pas hapësirat mes kollonave u mbushën dhe muret u veshën me suva të pikturuar. Zbulimi i një varri me kontur tullash në dhomën C, tregon se hapësirat brenda ndërtesave të vilës në fillim të shek. 3, u bënë pjesë e nekropolit që shtrihej përgjatë anës verilindore të Fushës së Vrinës.
Në perëndim të kompleksit, gërmimi identifikoi një strukturë me gurë, e cila me sa duket ka qenë e lidhur me aktivitetet prodhuese të vilës. Fillimisht u mendua për një rrugë romake e mbuluar nga depozitat e përziera gjatë periudhës mesjetare, por të dhënat e fundit tregojnë se struktura paraqet një oborr ku zhvilloheshin aktivitetet e mëdha prodhuese të lidhura me pronat e vilës. Themelet e strukturës përfshijnë tre radhë gurësh të mëdhenj të lidhur me llaç, që shkojnë deri në 1 m thellësi. Gurët e rreshtit të poshtëm janë vendosur vertikalisht. Mbi sipërfaqen e shtruar me pllaka guri u gjet një enë masive qeramike e cila mund të jetë një pitos ose dolium.
Diku pas shek. 3 ndërtesat e vilës u braktisën dhe vetëm në shek. 5 ato u rimodeluan dhe u ripërdorën. Kjo fazë lidhet me aktivitete prodhimi, ribanimi si dhe prishje strukturash të papërdorshme në atë kohë. Një furrë u ndërtua mbi rrënojat e strukturës drejtkëndore të shek. 2, dhe elementet e banjës. Oxhaku i furrës u gjet i mbushur me qymyr druri nga zjarri i fundit, ndërkohë që kërkimi vazhdon për të përcaktuar prodhimet ekzakte të cilat janë fabrikuar në të. Në të gjitha dhomat u zbulua një shtresë me tulla të vendosura në mënyrë të çrregullt, e cila mund të ketë shërbyer si një dysheme gjatë shek. 5-6. Më pas dyshemetë me tulla u mbuluan nga muret e shembur të vilës.