Name
Oliver Gilkes
Organisation Name
ICAA-International Center for Albanian Archaeology / IWA-Institute of World Archaeology, University of East Anglia

Season Director

  • AIAC_1763 - The Saranda Odeon - 2007
    Pranё monumentit tё supozuar si Odeoni, nё qytetin antik tё Onchezmit (Saranda moderne), nё verёn e vitit 2007 u ndёrrmor njё ekspeditё arkeologjike. Gёrmimet u kryen nё pjesёn e pasme tё bashkisё sё qytetit tё Sarandёs. Gjatё gёrmimeve u zhvendosёn depozita tё mёdha hedhurinash moderne pёrfshirё kёtu edhe mbetje shtёpiake. Poshtё kёtij niveli u gjetёn shtresa mё tё hershme tё qytetit, si dhe themelet e njё banesё tё fillimit tё shekullit tё 20-tё. Themelet presin depozita mё tё hershme. U identifikuan njё numёr i madh shtresash arkeologjike insitu qё pёrmbanin qeramikё tё Periudhёs Romake dhe asaj Antike tё Vonё. Gёrmimet u ndёrprenё kur u bё e qartё qё shtresat arkeologjike ishin tё paprekura dhe qё mund tё ndiqeshin nё tё gjithё zonёn. Fillimisht dukej qartё qё sekuenca arkeologjike ishte e njёjtё me atё tё evidentuar gjatё gёrmimit tё Sinagogёs sё Sarandёs, me nivele banimi qё datojnё nё shekullin 6-tё m.Kr. Megjithatё, studimi i qeramikёs tё gjetur gjatё gёrmimeve tregoi pёr prezencёn e shtresave qё datojnё nё mesjetёn e hershme nё shekujt 9-tё ose 10 m.Kr. Qёllimi i kёtyre gёrmimemeve ishte tё provonte ekzistencёn e mbetjeve arkeologjike nёn nivelin e Sarandёs moderne. Rezultatet e gёrmimeve treguan prezencёn e depozitave antike por gjithashtu ato hodhёn dritё mbi transformimin e qytetit klasik nё atё mesjetar.

Season Team

  • AIAC_1680 - Triconch Palace Butrint - 2000
    Pallati i Trikonkës në Butrint, shtrihet në pjesën jugore të qytetit antik, brenda mureve rrethuese të tij dhe pranë Kanalit të Butrintit. Kërkimet e mëparshme kanë zbuluar një domus të periudhës antike të vonë, të pajisur me peristil përreth tij. Gërmimet e vitit 2000 të përqëndruara në krahët jugor dhe lindor të monumentit, nxorën në pah 9 faza të mundshme ndërtimi. Faza 1: në fillimin e shekullit të 4 m.Kr. ekziston një kompleks strukturash ku përfshihet një ndertesë me arkada, një banjë si dhe disa fragmente arkitektonike prej mermeri të dekoruara. Faza 2: në fund të shekullit të 4 dhe në mesin e shekullit të 5, disa nga strukturat e fazës së parë të ndërtimit u shkatërruan dhe mbi to u ngrit një ndërtesë e re me peristil. Krahu jugor i kompleksit, konsistonte në pesë dhoma, në një galeri e gjatë dhe në një sallë pritjeje, ku dyshemetë e këtyre dy të fundit ishin të shtruara me mozaik. Salla e pritjes përmbante një fontanë të vogël tetëkëndore të veshur me mermer. Krahu perëndimor i kompleksit formohej nga një triklinium me tre dhoma të cilat ndaheshin nga salla qëndrore nëpërmjet një radhë kollonash. Dyshemeja e sallës qëndrore të trikliniumit ishte e shtruar me mozaik të dekoruar me një mbishkrim grek. Përballë krahëve jugor dhe perëndimor të kompleksit gjendej një portik i cili përshkontë të katër anët e oborrit me peristil. Kollonat ishin prej mermeri të kuq të lëmuar, ndërsa bazat e tyre ishin prej guri gëlqeror të bardhë. Portiku përballë trikliniumit ishte i shtruar me mozaik. Shtesat e ndërtuara në këtë faze përfshinin një apsidë në sallën e pritjes dhe një dhomë me dy apsida në jug të banjës. Faza 3: nga gjysma deri në fundin e shekullit të 5, u shtruan dysheme të reja me llaç. Gjithashtu u ndërtua një triklinium i ri me përmasa të mëdha (salla e ngrënies apo e ndenjies nga e cila mori emrin dhe vetë siti Trikonkë) duke formuar krahun lindor të kompleksit, dhe lidhej me krahun jugor të tij, me anë të një një oborri dhe një vestibule me dy apsida. Faza 4: në fundin e shekullit të 5, përreth Trikonkës u ndërtua muri rrethues i qytetit. Faza 5: rindërtimi akoma nuk kishte mbaruar kur në gjysmën e parë të shekullit të 6, shtresa balte u zhvilluan mbi dyshemetë me mozaik. Në Trikonkë u vunë re ndarje të dhomave, dyer të bllokuara, mure dhe çati të rrëzuara. U gjetën vaska të ndërtuara me llaç, shtresa me guacka midhjesh, furra dhe grepa për peshkim. Ndërsa krahu verior përdorej si Mausole. Faza 6: Në fundin e shekullit të 6, shtresa të rrëzimit ishin përzier me nivelet e hedhurinave shtëpiake dhe tregtare, ku amforat përbënin elementin kryesor të qeramikës. Faza 7: gjithashtu në fundin e shekullit të 6, në të gjithë zonën e Trikonkës u futën varre. Faza 8: në fundin e shekullit të 12, në pjesën perëndimore të trikliniumit u ndërtuan struktura prej druri dhe balte të lidhura me një pus dhe një shtresë mbeturinash shtëpiake Faza 9: shtresa e sipërme ishte me humus të zi dhe me qeramikë që daton nga shekulli i 15 deri në shekullin e 20.
  • AIAC_1680 - Triconch Palace Butrint - 2001
    Gjatë sezonit të gërmimeve të vitit 2001, u identifikuan tre blloqe banesash të cilat zgjaten nga Kanali i Vivarit në drejtim të veriut. Blloku perëndimor shmanget në jug dhe perëndim nga linja e mureve rrethuese të qytetit. Kufiri lindor mendohet të jetë afër me kompleksin e banjës së Trikonkës. Në shekullin e 3 apo fillimin e shekullit të 4, një strukturë zuri një pjesë të Bllokut 1, këtë e tregojnë mbetjet e një arkade të ndërtuar mbi një radhë shtyllash. Sasi të mëdha amforash transporti dhe kontakti me kanalin sugjerojnë një aktivitet të madh tregtar në këtë zone. Më vonë një ndërtesë katërkëndore i shtohet arkadës. Gjatë kohës që u ndërtuan muret rrethuese të qytetit, ndërtesat më të hershme u shndërruan në kullë, e cila u bë pjesë e portës për në kanal. Në fillimin e shekullit të 6, arkada e ndërtesat e mëparshme u shembën dhe në të njëjtën kohë u formuan pirgje guackash në ndërtesën kuadratike. Në shekullin e 7, pranë portës për në kanal u ndërtuan banesa të reja. Nga shekulli i 11 deri në atë të 13, në Bllokun 1 u ndërtuan struktura të reja me dru të organizuara përreth një oborri të shtruar me çakëll. Depozita me guacka, mbetje vatrash dhe furrash u gjetën të shpërndara në këtë zonë. Rreth shekullit të 13, porta u bllokua dhe 4 varre u futën në të. Sasia e madhe e dheut tregon për një aktivitet agrikulturor ndërmjet shekujve 14 dhe 16. Domusi i hershëm i gjendur në Bllokun 2, u shtri në Bllokun 3 kur trikliniumi i madh iu bashkangjit atij në anën lindore. Gërmimet e këtij sezoni provuan se kjo zonë ishte planifikuar për të qenë qendër monumentale, e pajisur me një kolonadë prej kollonash mermeri dhe kapitele korinthian, me hyrje nga Kanali i Vivarit dhe nga qyteti. Në këtë zonë u gjetën fragmente të dekoruara guri të dritareve me monogramet Χ(Chi) dhe Ρ(Ro).
  • AIAC_1681 - Temple of Heroon - 2004
    Tempulli gjendet në perëndim të akuaduktit që përcillte ujin e pijshëm nga fusha e Vrinës në qytetin antik të Butrintit. Ky monument është gërmuar për herë të parë nga Instituti Arkeologjik i Tiranës në vitet 1980. Në atë kohë u interpretua si banesë me banjë apo cisternë, që datonte në periudhën e hershme perandorake romake. Në vitin 2004 u rikthyen sërish gërmimet, për arsye se ky monument ishte ndryshe nga modeli i vendosjes në rrjet kuadratik të ndërtesave të hershme romake në perëndim të Akuaduktit. Tempulli është ngritur, mbi një podium të madh, 1,60m i lartë, i ndërtuar me tulla dhe bazament guri. Në këtë sezon gërmimesh u zbulua porta perëndimore, me gjerësi mbi 3m, ku dukeshin qartë gjurmët e pragut si dhe të arkitraut. Në perëndim të portës u gjetën mbetjet e themelit të pjerrët të shkallares së tempullit. Ndërkohë në lindje u evidentuan gjurmët e një dhome drejtkëndore që ka qenë e veshur me mermer. Mendohet se kjo dhomë mund të ketë qena cela e këtij monumenti, nga ku nëpërmjet një hyrjeje të gjerë dhe disa shkallësh kalonte në pronaosin me dysheme prej guri gëlqeror. Fragmentet e busteve, skulpturave dhe shtatoreve të mermerit të gjetura vitet e mëparshme, që datojnë në shekullin e 3 m.Kr., tregojnë se ky tempull mund të ketë qenë një Mausoleum. Në planimetrinë e përgjithshme të tempullit, gjatësia është sa dyfishi i gjerësisë.
  • AIAC_1681 - Temple of Heroon - 2005
    Gërmime të mëtejshme u ndërmorrën në sezonin e vitit 2005, në monumentin e identifikuar në vitin 2004 si tempull. Gjatë këtij sezoni, u nxor në pah e gjithë struktura si dhe u gërmua pjesa perëndimore dhe jugore e këtij monumenti. U provua se tempulli ishte ndërtuar në stilin italik dhe orderin jonik. Në anën jugore ruheshin format e bazamentit prej guri dhe bërthama e opus caementicium vendosej mbi pllakat e gurit nëpërmjet kunjave e kllapave prej plumbi dhe hekuri. Një rradhë shkallësh në anën perëndimore të monumentit, të çonin në një pronaos të ngushtë që gjendej ndërmjet dy mureve antae. Fragmente të fasadës që u gjetën në grumbullin e rrënojave, ishin prej mermeri të bardhë me damarë gri. Në celë u gjetën fragmente të dekoruara me mermer si dhe mbetjet e një dyshemeje me cocciopesto. Në sipërfaqen e cocciopestos u evidentuan blloqe pllakash katërkëndore të lidhura me llaç me madhësi të ndryshme (më e madhja 2m e gjatë). Këto pllaka ashtu si edhe fragmentet e mermerit dhe mbetjet e kockave të gjetura në vitin 2004, mund të kenë qenë bazamentet e sarkofagëve. Jashtë tempullit përkundrejt murit jugor, u gjet një varr fëmije i mbuluar nga një pllakë e vetme. Qeramika e dalë nga depozitat përreth Tempullit daton jo më vonë se gjysma e dytë e shekullit të 3 m.Kr. Mbetjet e një dyshemeje me copëra tjegullash dhe dheu të ngjeshur si dhe gjetja e monedhave të shekullit të 4 në celë, sugjerojnë një ripërdorim të mëvonshëm të këtij ambienti. Tempulli u grabit gjatë periudhës së antikitetit të vonë dhe përsëri në shekullin e 14, e datuar nga qeramika e gjetur në depozitat e shkatërrimit.
  • AIAC_1681 - Temple of Heroon - 2006
    Qëllimi i gërmimeve në sezonin e vitit 2006, ishte studimi i ambientit topografik të Tempullit pas zbulimit të tij në vitin 2005. Në veri të këtij tempulli, gjenden dy monumente te gërmuara në vitin 2001 dhe 2002, të cilët kanë patur funksione religjioze. Ato janë ndërtuar në periudhën e hershme perandorake, në gjysmën e dytë të shekullit të 1 m.Kr. Në anën perëndimore të tempullit u hap një kuadrat gërmimi, ku u zbulua një rrugë e orientuar në drejtimin veri-jug. Kjo rrugë nuk ndjek të njëjtin drejtim me rrjetin e centuration-it dhe po ashtu nuk përqaset me llogjikën e ndarjes së kuadrateve të actus-ve të Butrintit romak. Kanale kulluese të ndërtuara me gurë dhe tjegulla përshkojnë të dy anët e rrugës, edhe pse kërkohej lëvizja e pjesshme dhe rindërtimi i kanalit të anës lindore, në mënyrë që ky i fundit të përshtatej me drejtimin e mëvonshëm të tempullit. Mbushja e kanalit të ri përbëhej nga një depozitë me çakëll guri gëlqeror, çka konfirmon ekzistencën e dy linjave të actus-it. Bazamenti i rrugës formohej nga copëra gurësh të mbuluara nga pllaka guri dhe gur të vegjël. Materiali që gjendej poshtë rrugës përmbante një përzierje qeramike që i takonte gjysmës së shekullit të1rë dhe fillimit të shekullit të 2 m.Kr. Një dysheme me pllaka guri formonte një trotuar që gjendej përballë një kolonade në perëndim të rrugës. Kolonada kishte orientim paralel me rrugën e përbëhej nga shtylla guri të lidhura me llaç që shkonin 2,3m thellë dhe të vendosura në intervale 2,25m nga njëra-tjetra, duke formuar një mur në anën perëndimore. Rruga niste nga Butrinti duke u drejtuar për në jug dhe kishte një gjerësi prej 4,5m. Një mur i mëvonshëm ishte ndërtuar në sipërfaqen e rrugës, duke e reduktuar gjerësinë e saj në 3,7m. Njëkohësisht me të u ndërtuan mure të tjera ndërmjet shtyllave, si dhe dysheme, struktura dhe shtylla druri. Depozitat arkeologjike ishin ngjitur me baltë të verdhë të përzier me tjegulla dhe gur gëlqeror duke paraqitur një radhë muresh të rrëzuara nga faza më e vonë. Kjo shtresë përmbante qeramikë që daton rreth viteve 230-250 m.Kr. Muret e rrëzuara përmbanin fragmente arkitektonike nga tempulli çka tregon se ky i fundit ishte shkatërruar pjesërisht në kohën kur muret ishin ndërtuar. Cela mbeti në përdorim deri në shekullin e 4, ndërsa rruga u rishtrua me dhe të ngjeshur ku përmbante monedha të shekujve 5 dhe 6. Rruga u shndërrua në një trase të fundosur dhe e rrethuar nga rrënoja, e cila u mbush më vonë me mbetje nga shkatërrimi i plotë i tempullit në shekullin e 14.
  • AIAC_349 - Monte Pallano - 1999
    The is no summary for this season.
  • AIAC_349 - Monte Pallano - 2000
    This year work was continued on the trench MP 7000A, now renumbered MP 8000 and enlarged to the SE and SW. It soon became clear that MP 8000 was not a single building with rooms within, as had been supposed in 1999, but rather a number of phases involving an open area between walls, which appeared respectively in the NE and SW margins of the trench. The most interesting find was a substantial, well-built, polygonal terrace wall, still standing to over 1.5 m in places. Both the fill of the terrace itself and the debris from the collapse of the wall and terrace contained identical assemblages of architectural terracottas and black-gloss pottery, including votive items: these appear to be the debris from the demolition of a nearby sanctuary, perhaps part of a rebuilding of that sanctuary. The \'sanctuary\' seems to have gone out of use before the appearance of Italian terra sigillata, and the function of the adjacent area was transformed: a garden soil was laid over the rubble of the terrace wall collapse and continued in use until the High Empire; a building to the south, partially uncovered, may prove to be contemporary with the garden and to have been served by it. The abandonment of the last phase of the sanctuary may, but need not, be contemporary with the Social War. The date of the laying of the garden (very end of the Republic/early Empire) seems to match that for renewed building activity elsewhere at the settlement nucleus on Monte Pallano. Fields at four locations around Monte Pallano were re-walked with a view to excavation (from 2001 onward) of some sites identified by survey between 1995 and 1998.
  • AIAC_349 - Monte Pallano - 2001
    The is no summary for this season.