Name
Ilir Gjipali
Organisation Name
Instituti i Arkeologjisë Tiranë, Departamenti i Prehistorisë (Albanian Institute of Archaeology, Department of Prehistory)

Season Director

  • AIAC_1680 - Triconch Palace Butrint - 2000
    Pallati i Trikonkës në Butrint, shtrihet në pjesën jugore të qytetit antik, brenda mureve rrethuese të tij dhe pranë Kanalit të Butrintit. Kërkimet e mëparshme kanë zbuluar një domus të periudhës antike të vonë, të pajisur me peristil përreth tij. Gërmimet e vitit 2000 të përqëndruara në krahët jugor dhe lindor të monumentit, nxorën në pah 9 faza të mundshme ndërtimi. Faza 1: në fillimin e shekullit të 4 m.Kr. ekziston një kompleks strukturash ku përfshihet një ndertesë me arkada, një banjë si dhe disa fragmente arkitektonike prej mermeri të dekoruara. Faza 2: në fund të shekullit të 4 dhe në mesin e shekullit të 5, disa nga strukturat e fazës së parë të ndërtimit u shkatërruan dhe mbi to u ngrit një ndërtesë e re me peristil. Krahu jugor i kompleksit, konsistonte në pesë dhoma, në një galeri e gjatë dhe në një sallë pritjeje, ku dyshemetë e këtyre dy të fundit ishin të shtruara me mozaik. Salla e pritjes përmbante një fontanë të vogël tetëkëndore të veshur me mermer. Krahu perëndimor i kompleksit formohej nga një triklinium me tre dhoma të cilat ndaheshin nga salla qëndrore nëpërmjet një radhë kollonash. Dyshemeja e sallës qëndrore të trikliniumit ishte e shtruar me mozaik të dekoruar me një mbishkrim grek. Përballë krahëve jugor dhe perëndimor të kompleksit gjendej një portik i cili përshkontë të katër anët e oborrit me peristil. Kollonat ishin prej mermeri të kuq të lëmuar, ndërsa bazat e tyre ishin prej guri gëlqeror të bardhë. Portiku përballë trikliniumit ishte i shtruar me mozaik. Shtesat e ndërtuara në këtë faze përfshinin një apsidë në sallën e pritjes dhe një dhomë me dy apsida në jug të banjës. Faza 3: nga gjysma deri në fundin e shekullit të 5, u shtruan dysheme të reja me llaç. Gjithashtu u ndërtua një triklinium i ri me përmasa të mëdha (salla e ngrënies apo e ndenjies nga e cila mori emrin dhe vetë siti Trikonkë) duke formuar krahun lindor të kompleksit, dhe lidhej me krahun jugor të tij, me anë të një një oborri dhe një vestibule me dy apsida. Faza 4: në fundin e shekullit të 5, përreth Trikonkës u ndërtua muri rrethues i qytetit. Faza 5: rindërtimi akoma nuk kishte mbaruar kur në gjysmën e parë të shekullit të 6, shtresa balte u zhvilluan mbi dyshemetë me mozaik. Në Trikonkë u vunë re ndarje të dhomave, dyer të bllokuara, mure dhe çati të rrëzuara. U gjetën vaska të ndërtuara me llaç, shtresa me guacka midhjesh, furra dhe grepa për peshkim. Ndërsa krahu verior përdorej si Mausole. Faza 6: Në fundin e shekullit të 6, shtresa të rrëzimit ishin përzier me nivelet e hedhurinave shtëpiake dhe tregtare, ku amforat përbënin elementin kryesor të qeramikës. Faza 7: gjithashtu në fundin e shekullit të 6, në të gjithë zonën e Trikonkës u futën varre. Faza 8: në fundin e shekullit të 12, në pjesën perëndimore të trikliniumit u ndërtuan struktura prej druri dhe balte të lidhura me një pus dhe një shtresë mbeturinash shtëpiake Faza 9: shtresa e sipërme ishte me humus të zi dhe me qeramikë që daton nga shekulli i 15 deri në shekullin e 20.
  • AIAC_1680 - Triconch Palace Butrint - 2002
    Në këtë sezon gërmimesh u zbulua plotësisht pjesa jugore e korridorit së bashku me mozaikun gjeometrik, i cili lidhej me sallën e pritjes dhe hyrjen kryesore të Trikonkës. Dyshemeja me mozaik ishte brimëzuar nga gropat e skelave dhe përzierjet e çimentos, çka tregon se rindërtimi kurrë nuk u mbarua. Në perëndim, në Bllokun 1 të banesave, gërmimet e mëtejshme treguan se gjatë shekullit të 4, në zonën tregtare u vendosën shtylla të cilat mbanin një dysheme. Mbetjet e rrëzimit tregojnë se kjo dysheme ishte e shtruar me mermer shumëngjyrësh. Krahët e magazinave shtriheshin nga jashtë ndërtesës deri në brigjet e kanalit dhe me ndërtimin e murit rrethues të qyetit ato u bënë pjesë e tij. Në fund të shekullit të 5, banesa dykatëshe ishte duke u shkatërruar, e provuar kjo nga mbetjet që i takojnë po kësaj periudhe. Në mbetjtet e sipërpërmendura u gjet një zar prej fildishi i cili përdorej në lojërat e bixhozit. Në shekullin e 6, në krahun perëndimor të magazinës u shtua një kat i sipërm ndërsa krahu lindor u braktis. Varret dhe artifaktet që dolën gjatë gërmimit treguan se jeta në këtë kompleks ka vazhduar deri në shekullin e 7.
  • AIAC_1680 - Triconch Palace Butrint - 2003
    Në këtë sezon fillimisht u zbulua mozaiku i galerisë jugore dhe më tej u rimbulua me një rrjet e me një shtresë rëre 30cm, me qëllim mbrojtjen e tij. Zona e oborrit u gërmua plotësisht së bashku me portikun verior të peristilit. Në portik u gjetën dysheme me dhe të ngjeshur, ku mozaikët ishin hequr duke hedhur idenë se rindërtimi nuk mbaroi kurrë. U gërmuan gjithashtu shumica e dhomave lindore duke përfshirë dhe një vestibul të vogël të shtruar me mozaik fin, e cila të çonte nga Trikonka në galerinë e gjatë. Muret e vestibulës përshkonin një kolonadë dhe një oborr të pasëm. Gërmimet në anën perëndimore të Trikonkës, treguan se dhoma më kolonada e domusit të hershëm (Faza 2), ishte bllokuar nga disa mure të vogla. Një prag prej blloku masiv në veri të trikliniumit të ndërtuar në Fazën 3, tregoi se porta kryesore u zhvendos në mënyrë që ajo të qëndronte para vestibulës me dy apsida. Vestibula e gjetur gjatë gërmimeve të vitit 2000, ishte ndërtuar direkt mbi një rrugë të pashtruar, e cila shtrihej në një krah me domusin e hershëm. Gërmimet në krahun jugor, zbuluan se shumica e dhomave perëndimore janë përdorur për qëllime shtëpiake. Një enë e madhe për depozitim u gjet e vendosur në dysheme. Ndërsa pesë llampa vaji të plota së bashku me dy kocka të përdorura për lojra bixhozi, u gjetën pas një muri. U zbuluan varre të tjera duke përfshirë dhe amfora me trupa fëmijësh të varrosur në to. Një strukturë rrethore që mund të jetë përdorur si vend magazinimi, brendashkruante një nga dhomat në krahun perëndimor. Monedhat me vlerë duke përfshirë dhe një monedhë ari e Basil-it të II, që datojnë nga shekulli i 9 deri në të 12, tregojnë për një aktivitet të madh tregtar. Ndërsa gropat e shtyllave të cilat mbanin struktura banesash të mëvonshme vërtetojnë se Trikonka nuk u braktis në periudhën e mesjetës së hershme.
  • AIAC_1681 - Temple of Heroon - 2004
    Tempulli gjendet në perëndim të akuaduktit që përcillte ujin e pijshëm nga fusha e Vrinës në qytetin antik të Butrintit. Ky monument është gërmuar për herë të parë nga Instituti Arkeologjik i Tiranës në vitet 1980. Në atë kohë u interpretua si banesë me banjë apo cisternë, që datonte në periudhën e hershme perandorake romake. Në vitin 2004 u rikthyen sërish gërmimet, për arsye se ky monument ishte ndryshe nga modeli i vendosjes në rrjet kuadratik të ndërtesave të hershme romake në perëndim të Akuaduktit. Tempulli është ngritur, mbi një podium të madh, 1,60m i lartë, i ndërtuar me tulla dhe bazament guri. Në këtë sezon gërmimesh u zbulua porta perëndimore, me gjerësi mbi 3m, ku dukeshin qartë gjurmët e pragut si dhe të arkitraut. Në perëndim të portës u gjetën mbetjet e themelit të pjerrët të shkallares së tempullit. Ndërkohë në lindje u evidentuan gjurmët e një dhome drejtkëndore që ka qenë e veshur me mermer. Mendohet se kjo dhomë mund të ketë qena cela e këtij monumenti, nga ku nëpërmjet një hyrjeje të gjerë dhe disa shkallësh kalonte në pronaosin me dysheme prej guri gëlqeror. Fragmentet e busteve, skulpturave dhe shtatoreve të mermerit të gjetura vitet e mëparshme, që datojnë në shekullin e 3 m.Kr., tregojnë se ky tempull mund të ketë qenë një Mausoleum. Në planimetrinë e përgjithshme të tempullit, gjatësia është sa dyfishi i gjerësisë.
  • AIAC_1681 - Temple of Heroon - 2005
    Gërmime të mëtejshme u ndërmorrën në sezonin e vitit 2005, në monumentin e identifikuar në vitin 2004 si tempull. Gjatë këtij sezoni, u nxor në pah e gjithë struktura si dhe u gërmua pjesa perëndimore dhe jugore e këtij monumenti. U provua se tempulli ishte ndërtuar në stilin italik dhe orderin jonik. Në anën jugore ruheshin format e bazamentit prej guri dhe bërthama e opus caementicium vendosej mbi pllakat e gurit nëpërmjet kunjave e kllapave prej plumbi dhe hekuri. Një rradhë shkallësh në anën perëndimore të monumentit, të çonin në një pronaos të ngushtë që gjendej ndërmjet dy mureve antae. Fragmente të fasadës që u gjetën në grumbullin e rrënojave, ishin prej mermeri të bardhë me damarë gri. Në celë u gjetën fragmente të dekoruara me mermer si dhe mbetjet e një dyshemeje me cocciopesto. Në sipërfaqen e cocciopestos u evidentuan blloqe pllakash katërkëndore të lidhura me llaç me madhësi të ndryshme (më e madhja 2m e gjatë). Këto pllaka ashtu si edhe fragmentet e mermerit dhe mbetjet e kockave të gjetura në vitin 2004, mund të kenë qenë bazamentet e sarkofagëve. Jashtë tempullit përkundrejt murit jugor, u gjet një varr fëmije i mbuluar nga një pllakë e vetme. Qeramika e dalë nga depozitat përreth Tempullit daton jo më vonë se gjysma e dytë e shekullit të 3 m.Kr. Mbetjet e një dyshemeje me copëra tjegullash dhe dheu të ngjeshur si dhe gjetja e monedhave të shekullit të 4 në celë, sugjerojnë një ripërdorim të mëvonshëm të këtij ambienti. Tempulli u grabit gjatë periudhës së antikitetit të vonë dhe përsëri në shekullin e 14, e datuar nga qeramika e gjetur në depozitat e shkatërrimit.
  • AIAC_1681 - Temple of Heroon - 2006
    Qëllimi i gërmimeve në sezonin e vitit 2006, ishte studimi i ambientit topografik të Tempullit pas zbulimit të tij në vitin 2005. Në veri të këtij tempulli, gjenden dy monumente te gërmuara në vitin 2001 dhe 2002, të cilët kanë patur funksione religjioze. Ato janë ndërtuar në periudhën e hershme perandorake, në gjysmën e dytë të shekullit të 1 m.Kr. Në anën perëndimore të tempullit u hap një kuadrat gërmimi, ku u zbulua një rrugë e orientuar në drejtimin veri-jug. Kjo rrugë nuk ndjek të njëjtin drejtim me rrjetin e centuration-it dhe po ashtu nuk përqaset me llogjikën e ndarjes së kuadrateve të actus-ve të Butrintit romak. Kanale kulluese të ndërtuara me gurë dhe tjegulla përshkojnë të dy anët e rrugës, edhe pse kërkohej lëvizja e pjesshme dhe rindërtimi i kanalit të anës lindore, në mënyrë që ky i fundit të përshtatej me drejtimin e mëvonshëm të tempullit. Mbushja e kanalit të ri përbëhej nga një depozitë me çakëll guri gëlqeror, çka konfirmon ekzistencën e dy linjave të actus-it. Bazamenti i rrugës formohej nga copëra gurësh të mbuluara nga pllaka guri dhe gur të vegjël. Materiali që gjendej poshtë rrugës përmbante një përzierje qeramike që i takonte gjysmës së shekullit të1rë dhe fillimit të shekullit të 2 m.Kr. Një dysheme me pllaka guri formonte një trotuar që gjendej përballë një kolonade në perëndim të rrugës. Kolonada kishte orientim paralel me rrugën e përbëhej nga shtylla guri të lidhura me llaç që shkonin 2,3m thellë dhe të vendosura në intervale 2,25m nga njëra-tjetra, duke formuar një mur në anën perëndimore. Rruga niste nga Butrinti duke u drejtuar për në jug dhe kishte një gjerësi prej 4,5m. Një mur i mëvonshëm ishte ndërtuar në sipërfaqen e rrugës, duke e reduktuar gjerësinë e saj në 3,7m. Njëkohësisht me të u ndërtuan mure të tjera ndërmjet shtyllave, si dhe dysheme, struktura dhe shtylla druri. Depozitat arkeologjike ishin ngjitur me baltë të verdhë të përzier me tjegulla dhe gur gëlqeror duke paraqitur një radhë muresh të rrëzuara nga faza më e vonë. Kjo shtresë përmbante qeramikë që daton rreth viteve 230-250 m.Kr. Muret e rrëzuara përmbanin fragmente arkitektonike nga tempulli çka tregon se ky i fundit ishte shkatërruar pjesërisht në kohën kur muret ishin ndërtuar. Cela mbeti në përdorim deri në shekullin e 4, ndërsa rruga u rishtrua me dhe të ngjeshur ku përmbante monedha të shekujve 5 dhe 6. Rruga u shndërrua në një trase të fundosur dhe e rrethuar nga rrënoja, e cila u mbush më vonë me mbetje nga shkatërrimi i plotë i tempullit në shekullin e 14.
  • AIAC_1682 - Villa of Diaporit - 2002
    Sezoni i gërmimeve të vitit 2002, identifikoi tre faza kryesore të ndërtimit të vilës Romake. Faza më e hershme e ndërtimit të vilës i takon mesit të shekullit të 1 dhe ka një shtrirje të ndryshme nga dy fazat e tjera të ndërtimit. Kjo lejoi që rrënojat e izoluara të lidheshin me dy fazat e sipërpërmendura. Kompleksi duket se ka patur të paktën përmasa 60m me 40m. Vila ka patur katër krahë që shtriheshin përreth një oborri qëndror me kopësht të rrethuar nga një peristil. Faza e dytë e ndërtimit konsistonte në ndërtimin e një kompleksi të ri me banja të zbuluar në sezonet e mëparshme të gërmimit si dhe në zgjerimin e vilës 40m në jug, gjatë shekullit të 2. Nga fundi i shekullit të dytë dhe fillimi i shekullit të 3, dekorimet me mermer u zhvendosën dhe dhoma me apsidë u shndërrua në kuzhinë. Një shtresë e zezë e cila përmbante një grumbull me qeramikë guzhine, u zhvillua gjatë përdorimit të kësaj dhome si guzhinë. Në fazën e tretë të ndërtimit u përdorën rrënojat e strukturave të shekullit të 2 si themele për ndërtimin e vilës së re. Ky kompleks mund të ketë patur ambiente magazinimi dhe të ketë qenë me dy kate, ku i sipërmi përdorej për banim. Kati i poshtëm mund të ketë patur një dhomë të vogël të dekoruar, e përdorur si zyrë. Rrënojat e tjera të vilës së hershme u përdorën për hedhjen e mbeturinave dhe si vend varrimi.
  • AIAC_1682 - Villa of Diaporit - 2003
    Gërmimet e vitit 2003, zbuluan rrënoja të periudhës helenistike e republikane, dhe seksione të tjera të kompleksit të banjave. Në tarracën e ulët, poshtë depozitës së shekullit të 1 m.Kr., u gjet një mur dhe një linjë me tre radhë bazamentesh shtyllash në formë kryqi. Në depozitat poshtë murit u gjet një monedhë e shekullit të 3 p.Kr., e stampuar në koloninë Greke të Apollonisë. U gjetën edhe mure të tjera me të njëjtën gjerësi dhe orientim (të ndryshëm nga nga ato të vilës së mëvonshme), të cilët dëshmojnë për tranformime dhe shtesa. Rrënojat sugjerojnë për dy faza ndërtimi të kompleksit të hershëm: e para daton në shekullin 3 p.Kr., ndërsa e dyta në shekullin 1 p.Kr. Zbulimi i themeleve të vilës të shekullit të 1 m.Kr., tregoi se ajo shfrytëzoi linjën e terracimit të vilës së mëparshme pa patur një ndërprerje banimi. Dhoma të reja me mozaik me motive gjeometrike prej mermeri bardh e zi u zbuluan në tarracën e sipërme. Në fillimin e shekullit të 2, themelet e një ambienti të ri e të madh të ndërtuar mbi tarracën e sipërme ndan më dysh dyshemenë me mozaik. Ekzaminimi i detajuar i fazës së dytë të vilës, tregoi se ishte një ndërtim i varfër, me kanale kullimi të shtuara pas ndërtimit të saj dhe që kanë një orientim të papërcaktuar në drejtim të hyrjes dhe përreth fundeve të ndërtesës së mëparshme. Gjatë braktisjes në shekullin e 3, një nga dhomat e tarracës së sipërme u përdor si vend prodhimi i qeramikës. Këtë fakt e provon gjetja e një vatre për pjekien e qearmikës dhe mbeturinat e lidhura me të. Gropat e shtyllave të drurit të gjendura mbi dyshemenë me mozaik datojnë mes viteve 200-250 m.Kr.
  • AIAC_1682 - Villa of Diaporit - 2004
    Gërmimet e vitit 2004, u përqëndruan në zbulimin e vendbanimit helenistik të sitit. Shtresat e periudhës helenistike u identifikuan në tre zona të ndryshme të sitit, duke treguar se shtrirja e vendbanimit të kësaj periudhe zinte një sipërfaqe prej 2000 m2, përtej tarracave ndryshe nga vila e mëvonshme romake. Koha e banimit në këtë periudhë duket se ka qenë e shkurtër, e provuar kjo nga një grup monedhash të fundit të shekullit të 3 p.Kr. dhe mungesa e materialit helenistik të depozitave të mëvonshme. Gërmimi në fazën e parë të ndërtimit të vilës u përqëndrua në krahun perëndimor dhe në veçanti në një fontanë monumentale me formë gjysëm cilindrike. Më vonë fontana u zëvëndësua nga një apsidë më e madhe me një dritare që shikonte kopshtin e pasëm. Gërmimet e mëtejshme në kompleksin e banesave me banjë, zbuluan se në shekullin e 1, strukturat u shaktërruan për tu zëvëndësuar me një oborr të hapur me mure të dekoruara me një radhë kollonash të padukshme. Gjithashtu u gërmua plotësisht mozaiku gjeometrik i krahut lindor.
  • AIAC_1683 - Basilica of Diaporit - 2002
    Sezoni i gërmimeve të vitit 2002 datoi përfundimisht bazilikën në fundin e shekullit të 5. Qeramika e gjetur provoi se nga viti 575 deri në shekullin e 7, ky vendbanim ka qenë i braktisur.
  • AIAC_1683 - Basilica of Diaporit - 2003
    Gërmimet e vitit 2003, zbuluan rrënoja dhe seksione të tjera të bazilikës së hershme kristiane. Gërmimet në krahun jugor të bazilikës zbuluan një kompleks ndërtesash. Një portik me një radhë shtyllash prej guri nuk kishte lidhje me bazilikën. Ndërsa në jug të portikut u gjet një kapelë e vogël me dysheme të shtruar me tulla. Kapela kishte planimetri katërkëndore, e pajisur me një nish në murin veror dhe me një dritare të plotë që mbështetej në dyshemenë e saj. Ana jugore e kapelës lidhej me një kullë të gjerë me mure të trasha dhe në katin e poshtëm të kësaj të fundit ndodhej një sterë uji. Ndërsa në krahun jugor të kullës gjendej një ndërtesë e vogël me banjë.
  • AIAC_1683 - Basilica of Diaporit - 2004
    Gjatë sezonit të vitit 2004 u përfundua gërmimi i kompleksit të bazilikës së hershme Kristiane. Rrënojat e shekullit të 5 dhe të 6, të gjetura në zonën e fontanës dhe banjës, sugjerojnë se aktiviteti në periudhën e hershme Kristiane përfaqësuar nga bazilika, u përhap në të gjithë sitin. Gjetjet përfshijnë një model llampe me simbol kristian. Në juperëndim të bazilikës u gjet një portik.
  • AIAC_1761 - The Roman Forum of Butrint - 2011
    Prej disa vitesh, Forumi Romak i Butrintit ka qenë në qendër të një serie gërmimesh të veçanta, të drejtuara nga Instituti i Arkeologjisë, Fondacioni Butrinti dhe së fundmi nga Universiteti i Notre Dame (SH.B.A.). Në verën e vitit 2011, një ekip i drejtuar nga amerikanë dhe me pjesëmarrës ndërkombëtarë, hapi dy kuadrate të reja gërmimi në zonën e pyllëzuar pas Gjimnazit, me qëllim identifikimin e shtrirjes nga ana lindore të Forumit. Përveç zbulimit të kësaj ane të Forumit, gërmimi identifikoi dhe një sekuencë të thellë depozitash, të cilat sollën të dhëna të rëndësishme mbi historinë urbane të Butrint për një periudhë prej rreth 2000 vjetësh. Ashtu si në perëndim, dyshemeja e Forumit ruhet pothuajse e paprekur edhe në anën lindore të saj, me pllaka të mëdha guri gëlqeror ende në vend në pjesën më të madhe të sipërfaqes. Tashmë është e qartë se dyshemeja shtrihej në një sipërfaqe të madhe (për një qytet kaq të vogël) me përmasa 20 x 70 m. Studimet e mëparshme tektonike dhe ato të ambientit kanë përcaktuar se lëkundjet e një tërmeti në shek. e 4 m.Kr., shkaktuan rrëzimin e ndërtesave përreth Forumit dhe përmbytjen e vetë dyshemesë, çka solli dhe braktisjen përfundimtare të monumentit. Në vendet ku mungonin pllakat, gërmimi shkoi poshtë nivelit të dyshemesë, ku u identifikuan shtresa me përmbajtje qeramike –përfshirë amfora Korinthiane – dhe artefakte të tjera që datojnë në shek. 5-4 p.Kr. Mbi mbushjen e dyshemesë, duket se janë kryer përpjekje për ribanimin e zonës, çka dëshmohet nga identifikimi i disa ndërtesave të shek. 5-6 m.Kr., një pusi dhe një numri varresh më të vona në kohë. Më pas, nga fundi i shek. 14 ose në shek. 15, mbi Forum është ndërtuar një banesë, kjo e datuar nga qeramika dhe një monedhë veneciane. Banesa e ndërtuar me fragmente të ripërdorura nga strukturat romake, duket se është shkatërruar nga një zjarr në shek. e 16. Mbetjet e grurit, elbit, bishtajave, bizeleve dhe ullinjve të gjetura në shtresat e përdorimit të banesës, japin një pamje të qartë mbi dietën e banorëve të Butrintit gjatë mesjetës së vonë.
  • AIAC_1767 - Shën Koll’s fortification - 2006
    Kepi i Stillos pёrfaqёson njё fortifikim nё formё jo tё plotё drejtёkёndore, tё ndёrtuar me gurё, mbi kodrёn e Shёn Kollit, pranё qytetit antik të Butrintit. Disa fragmente tё murit rrethues, të ndërtuara me blloqe guri gëlqeror të fortё ruhen nё lartësinё 1.50m. Në sezonin e vitit 2006, në pjesën e brëndshme të murit jugor u hapёn disa kuadrate të vegjël gёrmimi. Një kuadrat u gёrmua në brëndësi të strukturёs rrethuese ndёrsa një tjetёr në afёrsi tё portёs. Gërmimet, përveç dy rruazave prej qeramike dhe një çekiçi prej guri stralli, dhanё njё sasi tё konsiderueshme fragmentesh prej qeramike, tё cilat tregojnё pёr ekzistencёn e vendbanimit në Periudhën e Bronzit dhe Hekurit. Ky vendbanim mendohet tё ketё pasur funksion tё dyfishtё, duke shёrbyer si vend strehimi pёr barinjtё dhe tufat e tyre dhe ndoshta si pikё vrojtimi pёr Butrintin, Kalivon dhe Korfuzin nё Epokёn e Bronzit.
  • AIAC_1767 - Shën Koll’s fortification - 2007
    Nё vitin 2007 vazhduan gёrmimet arkeologjike brenda murit rrethues tё Shёn Kollit nё Kepin e Stillos. Muri ёshtё i ndёrtuar me gurё tё vegjel tё papunuar tё vendosur mbi formacionet natyrore tё shkёmbit. Brenda fortifikimit u hap njё kuadrat gёrmimi, ndёrsa gjashtё tё tjerё u hapёn nё tarracat natyrore tё shpatit jugperёndimor tё kodrёs, jashtё mureve rrethuese. Shtresat arkeologjike u hasёn nё thellёsinё 0, 30 – 0, 5m. nёn shtresёn sipёrfaqёsore. Megjithёse kontekstet arkeologjike tё gёrmuara ishin tё shkatёrruara, ato dhanё materiale qeramike dhe disa mbetje litike. Fragmentet e qeramikёs tё evidentuara datojnё nё Epokёn e Bronzit dhe atё tё Hekurit. Nё kuadratin e gёrmuar nё brenda fortifikimit, u evidentuan disqe prej qeramike, rruaza dhe vegla kruajtёse prej guri. Kёto objekte janё gjetur edhe gjatё gёrmimeve tё vitit 2006, çka sugjerojnё se ato janё prodhuar nё kёtё vendbanim. Gjithashtu u evidentuan mbetje kockash tё kafshёve shtёpiake dhe tё egra (derr i egёr).
  • AIAC_1771 - Prehistoric site at Cape of Palla - 2005
    Gjatё sezonit arkeologjik tё viti 2005 nё Kepin e Pallёs, pёrveç gёrmimeve tё ndёrrmara nё tempullin arkaik, u gёrmua edhe pёrgjatё bregut tё detit ku u identifikua njё shtresё 40 m e gjatё prej tjegullash, tullash dhe fragmentesh qeramike. Kjo depozitё mendohet ti pёrkase njё niveli banimi. Nё profil u vu re prezenca e dy shtresave tё ngjashme si dhe gjurmёt e mundshme tё njё superstrukture prej druri. Ekzaminimet paraprake tё qeramikёs e datojnё atё nё Periudhёn e Neolitit tё Hershёm. Nё kёtё sit u mblodh njё sasi e madhe ashklash cilёsore qё datojnё nё Paleolitin e Vonё. Evidentimi i sitit prehistorik tё Kepit tё Pallёs ёshtё i rёndёsishёm pёr prehistorinё e qytetit tё Durrёsit dhe ёshtё e nevojshmeqё tё krahёson materialet e gjetura kёtu me ato tё tё njёjtit tip dhe Periudhё tё gjetura nё Apolloni.
  • AIAC_1771 - Prehistoric site at Cape of Palla - 2006
    Archaeological excavations were undertaken in the year 2006 on the prehistoric site of Cape of Palla. This site is located on the sea shore. The exposed site, which is 40m long, faces constant threat from erosion by wave action. Samples were collected for laboratory analysis and additional archaeological data was gathered on site. The quantity of lithics dated to the Upper Palaeolithic and Mesolithic found at the site grew considerably. Pottery from burnt deposits over a baked-clay floor suggests a Late Neolithic component at the site.
  • AIAC_1773 - Himara Cave - 2002
    Shpella e Himarёs ndodhet brenda njё linje shkёmbore prej guri gёlqeror, pёrgjatё plazhit tё Spilesё, nё qytetin modern tё Himarёs. Kjo shpellё formon mё tё madhin prej tre kaviteteve qё ndodhen nё fund tё njё shkёmbi tё ulёt pёrafёrsisht 30 m tё lartё, nё njё distancё prej 100 m largёsi nga vija e sotme bregdetare. Shpella ёshtё pёrafёrsisht 30 m e gjatё, me njё hyrje nё formё tё çrregullt, pёrafёrsisht 8 m e gjerё dhe 7 m e lartё, e orientuar nga perёndimi dhe jugperёndimi. Gjatё kёtij sezoni gёrmimesh, pёrgjatё faqes veriore tё pjesёs ballore tё shpellёs u hap njё kuadrat me pёrmasat 3 x 3 m. Gёrmimet nё shpellёn e Himarёs evidentuan njё sekuencё depozitash tё njёtrajtёshme, tё cilat tregonin prezencёn intensive tё aktivitetit njerёzor nё kёtё shpellё duke filluar qё nga Epoka e Hershme e Bronzit. Sekuenca e depozitave ёshtё e tipit bregdetar, çka tregon afёrsinё e vazhdueshme tё vendbanimit me bregun e detit. Niveli i sotёm i detit ёshtё 1. 30 poshtё atij tё depozitave çka tregon ndryshimet e terrenit si rezultat i mbushjeve sedimentare tё gjirit si dhe faktorёve tektonik lokal. Nё epokёn e Hollocenit niveli i detit mendohet tё ketё shkatёrruar depozitat mё tё hershme natyrore. Datimi me radiokarbon i njё shtrese ku janё gjetur objekte tё Epokёs sё Eneolitit pёrcakton si datё tё fundit tё kёsaj depozite vitin 3400 p.Kr. Sekuencat sedimentare tё shpellёs provojnё se nga viti 3000 p.Kr., klima ka qenё kryesisht e lagёsht dhe vihet re prezenca e depozitave ujore. Nga viti 2300 p.Kr. kushtet klimaterike mendohet tё kenё qenё mё tё thata. Qeramika e Epokёs sё Bronzit e evidentuar nё shpellёn e Himarёs ёshtё kryesisht prodhim lokal dhe do tё vazhdojё tё dominojё deri nё Epokёn e Hekurit dhe fillimin e Periudhёs Arkaike, kur hyjnё nё pёrdorim enёt e importit, çka sugjeron se nё kёtё kohё kjo zonё mund tё ketё qёnё pjesё e njё rrjeti tregtar rajonal. Mungesa e influencёs sё Periudhёs sё Hershme Minoike ёshtё mjaft interesante, megjithёse e njёjta dukuri ёshtё vёnё re edhe nё Korfuz. Prodhimet e qeramikёs lokale tё Epokёs sё Bronzit janё tё zbukuruara me inçizim e impreso dhe kanё ngjashmёri me qeramikёn rajonale Epiriote tё evidentuar nё Dodona (Greqisё veriperёndimore). Megjithёse brenda shpellёs janё gjetur fragmente tё qeramikёs lokale, funksioni i saj me sa duket ka qenё vetёm pёr banim ose strehim.
  • AIAC_1773 - Himara Cave - 2003
    Kërkimet e vitit 2003 në Shpellën e Himarës së bashku me sezonin e vitit të mëparshëm kanë eksploruar një zonë me sipërfaqe 3 x 2 m ose 6 kuadrate me përmasa 1 x 1 m. Gërmimi ofroi të dhëna të reja me mjaft interes për historinë e formimit të gjirit të Himarës dhe fillimet e depozitimeve në shpellë, të dhënat për florën e faunën e ambientit, praninë e më shumë shtresave kulturore, si dhe datime relative e absolute nëpërmjet analizave të C14. Stratigrafia e gërmimit tregon praninë e disa shtresave kulturore me një shtrirje të gjerë kohore nga epoka e Bronzit deri në periudhën e Antikitetit të Vonë. Shpella ka shërbyer si vendbanim i përkohshëm i përdorur për periudha të shkurtra, pasi nuk u gjetën mbetje të strukturave të qëndrueshme. Gjetjet litike me forma jo tipike në shtresat e fundit (080, 088, 099 dhe 100) e vështirësojnë përcaktimin e përkatësinë kohore të tyre. Ashklat e strallit të gjetura të përziera në nivelin e sipërm të shtresës 100 (e përbërë nga depozitë zhavorri e konsideruar si taban i shpellës mbi të cilën ishin vendosur depozitimet e shtesave të dheut) për nga forma, përmasat e punimi duket se u përkasin veglave mezolitike. Nj. S. 094 dhe 099 që lidhen me shtresën mbi tabanin e shpellës ka një numër të pakët gjetjesh ku spikasin fragmentet enëve të qeramikës me parete të trasha e të holla si dhe dy fragmente kocke, njëra prej të cilave duket qartë se i përket një gjilpëre. Sipërfaqja e jashtme e enëve është e lustruar me ajkë balte si dhe me dekorime me shtypje varg gropëzash pa ndërprerje, teknikë zbukurimi kjo që fillon nga bronzi i hershëm dhe vazhdon edhe në fazat pasuese. Midis gjetjeve të qeramikës veçon një fragment me pikturim kafe të errët mbi sfondin okër në kafe të çelët të palyer të partetit të enës, e cila duhet të jetë import nga ndonjë qendër e Greqisë dhe mund të datohet në fundin e periudhës së mesme mikenase MM III b ose fillimin e periudhës së vonë mikenase LM që i korrespondon shek. 16-15 p.Kr. (Bronzi i mesëm). Shtresa më sipër me Nj.S. 088 karakterizohet nga prania vetëm e qeramikës lokale me baltë të përzier me rërë të imët, pjekje të mirë dhe e punuar me dorë. Fragmentet u përkasin më shumë enëve mesatare dhe të mëdha, ndërsa ato me parete të holla të lyera me ajkë balte janë të rralla. I gjithë ky material daton në fundin e epokës së Bronzit (shek. 14-11 p.Kr.) Shtresa pasuese (Nj.S. 080) përbëhet kryesisht nga qeramika lokale e punuar me dorë dhe në disa raste me parete të lyera me zift nga të dy anët, tipike për epokën e Hekurit të Hershëm (shek. 11-9 p.Kr.). Nj.S.035 dhe 038 lidhen me një shtresë që dha gjetje të shumta të qeramikës me shumëllojshmëri formash (fragmentet e buzëve, vegjëve dhe fundeve) të prodhimit lokal (enët e guzhinës) dhe importi (kupa, kotyle, skifosa, kilik të lyera me vernik kryesisht korintike, korkyrase etj.), që daton nga fundi i shek. 7. deri në filllim të shek. 5 p.Kr. Midis materialit te qeramikës së përfituar nga gërmimi, veçanërisht në shtresat e periudhave arkaike, klasike e helenistike, vihet re prania e shtuar e qeramikës së importuar që vjen kryesisht nga qendra të botës greke e italike, por dhe nga brenda territorit si Apolonia.
  • AIAC_1774 - Kanali rockshelter. - 2004
    Guva shkёmbore ndodhet nё njё sipёrfaqe konkave pёrgjatё rrёzёs sё njё shkёmbi tё vogёl qёlqeror. Daljet shkёmbore vertikale formojnё njё guvё tё zgjatur nё formё tё çrregullt, 8 m tё gjatё dhe pёrafёrsisht 2. 5 m tё thellё, duke krijuar njё mbulesё qё ngrihet nga 0. 8 m nё jug-lindje nё mbi 2. 8 m nё veri-perёndim. Gurёt gёlqeror dhe ata konglemeratё tё gjetur pёrreth guvёs shkёmbore janё tё shkatёrruara nga erozioni. Pёrgjatё rrёzёs shkёmbore ndodhet njё tarracё e pjerrёt natyrore e cila formon njё platformё tё rrafshёt pёrpara guvёs. Gjatё sezonit tё gёrmimit tё vitit 2004 u hapёn dy kuadrate, njёri me pёrmasat 6 m x 2 m, nё pjesёn e brendshme tё guvёs shkёmbore dhe tjetri me pёrmasat 6 m x 0. 5 m, jashtё guvёs, nё tarracёn e rrafshёt. Nga gёrmimi u evidentuan 25 depozita, ku pёrfshiheshin edhe gjurmё vatrash zjarri dhe gropa tё mёdha. Shtresat kulturore mё tё hershme lidhen me njё grop tё madhe ku u gjetёn kocka tё vogla kafshёsh dhe fragmente qeramike tё Epokёs sё Bronzit. Tre depozita hiri dhe njё vatёr zjarri pёrmbanin qeramikё tё vonё Mesjetare ose pas Mesjetare, ndёrsa mbi to u gjet njё dysheme me gurё tё papunuar ku gjendej njё varr i Luftёs sё Dytё Botёrore. Nё shtresёn e fundit tё kuadratit tё dytё u gjetёn mbi 120 gurё stralli tё punuar. Nga kёto 16 ishin vegla prerёse, tё cilat kishin gjatёsi mesatare prej 2 cm, ndёrkohё qё veglat prej guri me gjatёsi mesatare deri nё 2 cm formonin kategorinё mё tё madhe tё veglave tё gjetura nё sit, qё pёrfshinin 36 ekzemplarё. Disa prej veglave tё gjetura ishin retushuar pёr tё formuar vegla krruajtёse dhe shpuse. Veglat prerёse prej stralli tё pёrmasave tё vogla (mikrolite) ishin gjithashtu tё retushuara dhe datojnё nё Mezolitin e Hershёm. Gjatё gёrmimit u gjetёn dy bёrthama gurёsh stralli, disa fragmente ashkalash tё retushuara si, tё cilat regojnё qё aktiviteti i prodhimit tё veglave prej stralli mund tё jetё kryer nё anё tё tarracёs qё ndodhej pranёs guvёs shkёmbore. Objektet e gjetura tregojnё pёr njё punim aktiv tё gurit tё strallit qё synonte tё reduktonte prodhimim e ashklave tё vogla tё pёrdorura pёr krijimin e veglave tё retushuara. Vendodhja e sitit, nё buzё tё njё tarrace tё ngritur mbi luginё, formon njё pozitё tё favorshme natyrore, çka supozon se ky sit mund tё jetё pёrdorur si njё pikё e rёndёsishme strategjike pёr shfrytёzimin e burimeve tё tokave tё lagёshta.
  • AIAC_1774 - Kanali rockshelter. - 2012
    The 2012 excavation at Kanali rock shelter was conditioned by the results of the excavations carried out in 2004. It was decided to test two different points, one positioned near the area where the 2004 excavations were concentrated and the second point located where the collapsed entrance of the cave was thought to be. The first excavation site was named Kanali 1, while the second site was named Kanali 2. Kanali 1 In the end of this year's excavations in this point, was increased the amount of finds and also the lithic collection. From the material obtained from the excavation, it appears that the main goal of the occupation was to achieve the production of tools of the blade type and small flakes, a part of which can be described in some cases as flakes (<1.5 – 2 cm). This is evidenced by the presence of 5 cores for the production of blades as well as the blades themselves, as well as 2 discoidal cores and the corresponding flakes and blades. Other tools present in the collection are: a chip thinned in the ventral part, a retouched blade, an end scraper, and two partially preserved but unidentifiable tools. Of a different operational chain, are two bidirectional and two-sided wedges, which may have been in their initial phase. Kanali 2 On the other hand, the lithic material found during excavations at this point represents a special case in relation to the history of the study of this territory. Among the most important finds were a core, for the production of blades, as well as the presence of numerous blades. There are also two end scrapers which seem to have been produced from the same operational concept. It should be mentioned that the end scrapers are not short or round but rather long. Based on the material found from the excavation of this year, some preliminary conclusions can be given regarding the chronology of this collection. Starting from the high presence of blades with worked backs as well as the presence of a trapezoid, we can say with certainty that we are dealing with a collection of the Epigravetian, the period after the Last Maximum Glaciation (20,000 years). On the other hand, the presence of longitudinal end scrapers (not circular) as well as the absence of knives with worked backs places this material in time to the early Epigravetian or about 20,000-15,000 years ago.
  • AIAC_3139 - The Roman bridge at Butrint - 2007
    Gjatë fushatës arkeologjike të vitit 2007 në vendbanimin antik të Butrintit, u ndërmorr gërmimi në shkallë të vogël dhe dokumentimi i Urës apo Akuaduktit Romak, që dikur lidhte qytetin me Fushën e Vrinës, nga e cila ruhet vetëm një bllok i madh muresh në anën verilindore të portës mesjetare të liqenit. Mbetje të këmbëve të urës, janë parë në baltën e trashë mbi shtratin e kanalit të Vivarit, dhe asgjë tjetër nuk ruhet nga kjo strukturë dikur e plotë. Gërmimi zbuloi qemerin e parë të urës të ruajtur në gjendje të mirë dhe si dhe një hark të shembur të mbuluar pothuajse plotësisht nga balta. Gjithashtu u zbulua një pjesë e sipërfaqes së kalldrëmit origjinal me gurë të lëmuar të rrugës mbi urë, si dhe pjesë të riparimeve të mëvonshme të tij. Rruga e mbartur nga ura, me gjerësi prej 6.50m, ishte e mjaftueshme për kalimin e mjeteve të transportit me rrota, në Kanalin e Vivarit. Paraqitja e urës apo akuaduktit në monedhat e prera në Butrint gjatë kohës së sundimit të perandorëve August dhe Neron, tregojnë mbi rëndësinë e shpenzimeve për ndërtimin e këtij monumenti. Struktura e humbi funksionin si akuadukt në shek. 4 m.Kr., ndërkohë që si urë vazhdoi të përdorej dhe më gjatë. Fortifikimi i antikitetit të vonë (ndërtuar rreth vitit 475 m.Kr.) e la të hapur kalimin në urë, i cili u mbyll vetëm ne shek. 10, kur mbi të u ndërtua një mur, ndoshta si pjesë e rrethimit të ri të Bazilikës së Madhe.
  • AIAC_3140 - Roman bath-house at Vrina Plain - 2008
    Archaeological excavations during 2008 season were focused in the north-eastern part of the Roman colonial centuriation of Butrint on the Vrina Plain. A Roman bath building which seems to have been part of a larger complex identified in 2003 was excavated. The research comprised the south western corner and an apsidal plunge bath of the bath building. The walls were of mortared tiles and stones construction bonded with pink mortar. The tiles, typical products of the area, were readily recognised by distinctive finger-swipe impression, in a relatively soft fired pink red fabric. A tile sub-floor (context 12) supported a series of pilae stacks with round tiles bonded with greenish clay, a technique used elsewhere in Butrint. A praefurnium was present in the eastern wall. Traces of grey veined marbles both veneer and opus sectile, suggested a good level of decoration. Few alterations seem to have been undertaken during the life of the bath-house, or at least few for which evidence survives, but the drain for the bathhouse (context 137) was replaced by a new drainpipe in ceramic tubuli (context 65). A further building was represented to the south by a single line of mortared masonry wall (context 67) seen only in the section, whose function and relationship with the bathhouse remains yet unclear. The material data from this year together with the evidences revealed in 2003, suggest that the bathhouse is a construction of the second century AD. Levels of rubble (context 5) and chunks of a fallen wall (context 13) seem to denote the collapse of the bathhouse in the fifth century or later.
  • AIAC_3141 - Western defenses of Butrint - 2009
    Gërmimet e vitit 2009 në pjesën e poshtme të Butrintit, u përqëndruan në Muret Mbrojtëse Perëndimore të cilat përfshijnë fortifikimet kryesore nga ana e tokës të qytetit në periudhën antike të vonë dhe mesjetare. Në ditët e sotme, muret duken si dy linja paralele me largësi 14 m nga njëri-tjetri, ku muri i brendshëm mbrohet nga tre kulla. Kullat kanë qenë subjekt i gërmimeve dhe studimeve prej vitit 2004, të cilat kanë hedhur dritë mbi ndërtimin e mureve në fundin e shek. 5, fazat e mëtejshme të banimit si dhe jetën dhe ekonominë e Butrintit Bizantin. Muri i jashtëm përfaqëson një linjë me dredha të gjatë rreth 100 m, të gjerë 1.90 m dhe ruhet në lartësinë e më pak se 2 m. Nuk ka të dhëna për kulla, porta apo hyrje dhe elemente mbrojtëse të tjera në të. Gërmimet e këtij sezoni në murin e jashtëm u ndërmorrën me qëllim përcaktimin ekzakt të kohës së ndërtimit dhe lidhjes së tij me murin me kulla. Gërmimi zbuloi se themelet dhe seskionet mbi nivelin e tokës të murit të jashtëm, ishin ndërtuar me blloqe gurësh të ripërdorur apo spolia dhe të vendosur në radhë të çrregullt. Megjithatë pjesa e jashtme e murit është ndërtuar më me kujdes dhe rregullsi për tu lënë përshtypje atyre që ishin jashtë mureve rrethuese të qytetit. Gropa rrethore në intervale të afërta dëshmojnë për llojin e shtyllave të skelerisë së përdorur në ngritjen e murit, i cili u ndërtua në një fazë të vetme. Një seri depozitash kompakte e shtruar ndërmjet dy mureve paralele, krijoi sipërfaqen për një rrugë të re. Të dhënat materiale nga gërmimi së bashku me ato të karakteristikave të ndërtimit, e datojnë murin e jashtëm në dekadat e para të shek. 13. Kjo ishte koha kur pas Kryqëzatës së Katërt më 1204 dhe më tej copëtimit të Perandorisë Bizantine, Butrinti u gjend brenda territoreve të Despotatit të Epirit, kryeqyteti i të cilit ishte në Artë. Ishte një periudhë kur fortifikimi i qyteteve ishte jetësor për qëndrueshmërinë e tyre dhe po ashtu për Butrintin e ripërtëritur me mure të reja mbrojtëse. Linja e brendshme e Mureve Mbrojtëse Perëndimore u rindërtua në të njëjtën kohë. Depozitat e gjetura brenda kullave të antikitetit të vonë në murin e brendshëm, tregojnë se ato mbetën në përdorim në periudhën mesjetare, por tashmë më tepër me funksion mbrojtjeje sesa banimi. Si rrjedhim, në dekadat e para të shek. 13, muret paralele kanë funksionuar si strukturë mbrojtëse e njësuar dhe e planifikuar, dhe gjithashtu si një hyrje e re kryesore e mbrojtur për në qytet dhe Kështjellën e Akropolit. Në këtë kontekst mund të thuhet se muri i jashtëm të ketë vepruar si barrierë shtesë ndaj sulmeve, pra si mbrojtje e avancuar apo proteikhisma, një rast i jashtëzakonshëm për ndërtimet ushtarake në fillimin e shek. 13.
  • AIAC_3142 - The Acropolis Basilica of Butrint - 2009
    Gërmimet e vitit 2009, në bazilikën e vogël të gjendur në skajin lindor të akropolit të Butrintit, kishin si qëllim njohjen e plotë dhe të detajuar të ndërtimit si dhe datimit të këtij monumenti të rëndësishëm. Një radhë kuadratesh të gërmuara nga Luxhi Ugolini, u rihapën për të datuar fazat e ndërtimit si edhe studiuar fragmentet arkitektonike të gjetura përreth bazilikës. Përveç disa fragmente qeramike të periudhës arkaike, nuk u gjet asnjë e dhënë për ndërtime më të hershme se bazilika. Megjithatë ka krejtësisht mundësi që strukturave më te hershme i janë marrë gurët dhe materialet e tjera ndërtimor për ngritjen e ndërtesës kishtare. Faza më e hershme e ndërtimit të bazilikës që daton nga fundi i shek. 5 ose fillimi i shek. 6 m.Kr., prezanton një objekt me absidën trikonkë (me tre absida) në lindje, naosin në qendër, nefet anësore në jug dhe veri si dhe nartheksin në perëndim. Të dhënat tregojnë se bazilika u dëmtua keq nga një zjarr pak kohë pas ndërtimit të saj. Pas kësaj ngjarjeje, bazilika u rindërtua ku dyshemetë e nefeve u shtruan me llaç, ndërsa ato të naosit, absidës dhe nartheksit me mozaikë. Gjithashtu një altar u vendos në qendër të absidës trikonkëshe. Më tej struktura u cënua nga probleme konstruktive. Megjithë riparimet e menjëhershme që konsistonin në mbushjen e brendshme të arkadave dhe mbylljen e dyerve, pjesa jugore e absidës trikonkëshe u rrëzua si pasojë e rrëshqitjes së shpatit të pjerrët të anës lindore të kodrës së akropolit, në gjysmën e dytë të shekullit të 6. Gjatë fundit të shek. 13 dhe fillimit të shek. 14 vend rrënoja e bazilikës u përdor si varrezë. Një numër varresh u gjendën përmes dyshemeve të nartheksit, nefeve dhe naosit. Disa prej tyre ishin të ripërdorura çka e tregojnë mbetjet skeletore të individëve më të hershëm të mbledhura te këmbët e skeletit më të vonshëm. Depozita me enë qeramike u gjetën në varre. Një pjatë e tipit proto Majolik nga Italia jugore u gjet në varrin e një fëmije ndërsa pranë tij në varrin e një mashkulli të rritur u zbulua fundi i një vorbe të përmbysur mbi qafën e tij. Këto varre mund ti përkasin banorëve të pjesës perëndimore të akropolit në periudhën Anzhuine. Në fundin e shek. 14 ose fillimin e shek. 15, një strukturë e re u ndërtua mbi muret fundore të naosit dhe nefeve të bazilikës. Struktura ishte dy katëshe, ku i sipërmi mbështetej mbi shtylla të ndërtuara përgjatë naosit dhe hyrja për në të, kryhej nëpërmjet shkallëve të gurta. Një sasi e madhe gozhdësh hekuri, të zbuluara në të gjithë sipërfaqen e monumentit, mund të lidhen me fiksimin e trarëve të drurit të katit të parë. Një aneks në krahun perëndimor të katit të sipërm, mbështetej mbi trarë druri të vendosur në gropa të krijuara në shkëmbin natyror. Gërmimi i këtij viti së bashku me rezultatet e mëparshme (vitet 2007-08) të vlerësimit, sërvejit dhe fotogrametrisë, sollën të dhëna të reja dhe domethënëse mbi këtë monument të rëndësishëm.
  • AIAC_3143 - Roman quartier at Vrina Plain - 2003
    Gërmimet e vitit 2003 në fushën e Vrinës, u përqëndruan në tre monumente të cilat ishin gjurmuar për herë të parë gjatë sezonit të vitit 2002. Monumenti më i hershëm duket se i përket një altari të vogël të periudhës së Augustit, të ndërtuar përkundrejt strukturës prej guri të zbuluar në vitin 2002. Me përfundimin e gërmimeve është e qartë se ky monument në qendër të tij, ka patur një kollonë rrethore, me sa duket kollonë triumfi. Altari është ndërtuar në skajin lindor të një banje publike të madhe, përdorur gjatë shek. 1-4 m.Kr. Gjatë gërmimeve u zbulua një rrugë e cila ndan në anën jugore banjën publike me një banesë. Te kjo e fundit u zbuluan disa dhoma ku njëra prej tyre kishte dysheme të shtruar me mozaik fin të shek. 3 m.Kr. Sekuenca stratigrafike tregon për braktisjen e banjës publike në fundin e shek. 4 dhe ndërtimin në po këtë kohë nga ana perëndimore e saj e një kompleksi të madh me triklinium, si edhe një banje të re publike e ngushtë dhe e gjatë, buzë kanalit. Kompleksi me triklinium u braktis në shek. 6, e më pas mbi rrënojat e tij u vendosën varre dhe u ndërtua një kishë me material të ripërdorur. Përreth tyre u zbuluan ndërtesa prej muresh të dobëta, si dhe gjurmët e një strukture me trarë druri brenda ish banjës publike. Banjat publike dhe banesat e lidhura me to, dëshmojnë se kjo zonë përbënte bërthamën e kolonisë romake të Butrintit, të vendosur në anën jugore të kanalit të Vivarit. Gjithastu edhe pse banjat u braktisën, si pasojë e një tërmeti të mundshëm në shek. 4 m.Kr., të dhënat tregojnë vazhdimësinë e banimit dhe në kohët më pas. Në gërmimet e vitit 2002 u zbulua një banesë e shek. 2-4, e cila shtrihej nga zona e mbrojtur deri tek akuadukti, ndërtim i shek. 1. Përtej akuaduktit, gërmimet e vitit 2003 identifikuan një seri strukturash të kësaj periudhe përreth një varri mbi një bazament të ngritur, që daton në shek. 1. Pas 500 m. u identifikuan rrënojat e një tjetër vile të shek. 2-4.
  • AIAC_3143 - Roman quartier at Vrina Plain - 2007
    Në sezonin arkeologjik të vitit 2007, në lagjen romake të Butrintit në fushën e Vrinës, gërmimet vazhduan në Rrugën Romake (e cila të shpinte nëpërmjet një ure në Butrint), përballë Tempullit dhe përgjatë pjesës së pasme të akuaduktit. Të dhënat e gërmimit, dëshmojnë për tre faza ndërtimi në historinë e gjatë të përdorimit të rrugës. Rruga me blloqe të mëdhenj guri u ndërtua në fundin e shek. 1 ose në shek. e 2 m.Kr. Një riparim i sipërfaqes së rrugës, që përfshin dhe mbetje materiale nga Tempulli pjesërisht i shkatërruar, duket se është bërë në shek. 3. dhe vazhdoi të përdorej deri në Antikitetin e Vonë. Shkatërrimi i ndërtesave që gjendeshin në anë të rrugës solli ngritjen e grumbujve pranë saj duke formuar një shteg në trajtë lugu, i cili u përdor dhe në periudhën mesjetare. Përballë Tempullit, nga ana tjetër e rrugës u zbulua një dysheme me pllaka guri, një portik dhe një hyrje për në një zonë të hapur dhe të pandërtuar. Sasia e madhe e rrënojave të mureve të gjetura në lindje të Tempullit, tregojnë se pjesa e pasme e tij është shkatërruar me qëllim që nga themelet në shek. 6 m.Kr., për të marrë gurët e punuar. Muri i rrëzuar ka goditur dhe një qemer të tepërt të akuaduktit të qytetit. Ndërtimi i akuaduktit daton në periudhën e hershme perandorake romake, çka e tregojnë dhe themelet e tij, që çajnë përmes depozitat me amfora të thyera të periudhës së Augustit. Gërmimet e këtij viti theksuan nevojën për shkallën e madhe të punimeve që duhen kryer, në lagjen romake të organizuar në centurione të Fushës së Vrinës.
  • AIAC_3144 - The early Christian Basilica at Vrina Plain - 2004
    The archaeological excavations of 2004 at the Vrina Plain, in Butrint, discovered en early Christian church, the narthex of which was built into the reception room of an earlier Roman house. The church, which was only partially excavated, is a three-aisled basilica of which the nave is paved with an elaborate mosaic composed of octagonal panels filled with sea-creatures, birds, terrestrial beasts, fruit and flowers. A Byzantine Greek inscription in the pavement reads: YΠΕΡΕY [ης] ωΝΟΙΔΕ [ν] ΟΘΕΟCΤΑ ΟΝΟΜΑΤΑ + ‘In fulfillment of the vow (prayer) of those whose names God knows’. This is an anonymous dedicatory inscription in which the benefactors conceal their names and identities as a public demonstration of their humility and in acknowledgement of God’s omniscience, which obviates any need of spelling out the names (although not apparently the need to record one’s generosity in epigraphic form!). The church of the 5-6th century was rebuilt during the 9th or 10th centuries, a particularly important discovery relating to this little known period in Butrint’s history. This aspect, together with the excavation and conservation of the mosaic, will be a focus of the future excavations.
  • AIAC_3144 - The early Christian Basilica at Vrina Plain - 2005
    Gërmimi më i madh gjatë sezonit të vitit 2005 në fushën e Vrinës në qytetin antik të Butrintit, u përqëndrua në bazilikën paleokristiane të shek. 5 m.Kr., e identifikuar gjatë fushatës arkeologjike të vitit 2004. Tashmë është e qartë se kjo kishë me dyshemetë e shtruara me mozaikë, u ndërtua brenda rrënojave të disa strukturave të mëparshme. Në veçanti mbi strukturën e madhe absidale të periudhës romake, u ndërtua hyrja ose nartheksi i kishës. Struktura absidale mund të ketë funksionuar si triklinium i një domusi romak. Ky i fundit duket se është zhvillim nga një banesë romake me banjë, ndërtuar më parë. Në shek. 3 m.Kr., ndërtesa mund të ketë patur karakter publik duke shërbyer si vend magazinimi për produktet agrare. Një hyrje treshe në murin e saj verior lejonte daljen në bregun e kanalit natyror të Vivarit. Një ngjarje dramatike që shkatërroi strukturat në fushën e Vrinës duket se ka ndodhur në shek. 3 m.Kr., dhe deri në kohën që u ndërtua kisha, struktura absidale ishte braktisur prej rreth dy shekujsh. Kisha përbëhet nga një naos i madh me absidë, një kangjellë e ngritur, nefe anësore dhe një nartheks dykatësh. Mozaiku që mbulon të gjithë dyshemenë e kishës me kompozim uniform, është shtruar rreth viteve 475-500 m.Kr. Kjo datohet nga tre monedha që u gjetën gjatë gërmimit në sipërfaqen e shtresës ku mbështetej mozaiku. Kompozimi i mozaikut të naosit përfshin një rrjetë drejtkëndore me oktagone të mbushura nga motive kafshësh, frutash dhe floreale. Këto motive janë vendosur përreth dy tabelave (tabulae ansatae) me shkrime në gjuhën greko-bizantine. Tabela që ruhet më mirë është ajo pranë hyrjes dhe shkrimi në të përkthehet: “Në përmbushje të betimit të atyre që Perëndia ua njeh emrin”. Tabela tjetër përfshin fjalët “… dhe pusho … substanca e juaj trupore …” me imazhin e deles dhe zogjve me fytyrë nga shkrimi. Vendosja e motiveve është disi joformale, por një progresion vihet re nga qeniet detare, kafshët e egra dhe zogjtë shtëpiak, te grupet e rregullta përreth shkrimeve, duke kulmuar në imazhin e një kupe të madhe (kantharos) që tregon hapësirën e Eukaristisë përreth altarit. Mozaiku i altarit është më i larmishëm në kompozim dhe përfshin një ark të mbështetur në pemë dhe mbi të qëndrojnë dy zogj. Brenda arkut gjendet motivi i një luleje të kuqe si dhe një kandili. Ky kompozim mund të tregojë për prezencën e relikeve në altar dhe më tej statusin martirial të kishës. Ende nuk është e saktë se sa gjatë u përdor kjo kishë, por me sa duket rritja e nivelit të ujërave në fushë ishte një nga faktorët që ndikuan në braktisjen e saj në shek. 9 m.Kr. Gropat e trarëve që çajnë në thellësi dyshemenë e mozaikut, tregojnë nevojën për mbështetjen e një ndërtese të paqëndrueshme. Gjurmët e aktivitetit prodhues në nartheks dhe varret e zbuluara në naos, tregojnë për vazhdimësinë e jetës në këtë vend. Në mesin e shek. 9 m.Kr. duket se struktura e ngritur e nartheksit të jetë kthyer në vendin e një aktiviteti të ri, mbase panair. Dy vula të rralla bizantine prej plumbi të gjetura në këtë strukturë dëshmojnë se prodhimi i atyshëm drejtohej formalisht nga nëpunës shtetëror. Nga shtresa e pasur me dhe të errët, gërmimet kanë zbuluar rreth 40 monedha bizantine, një sasi të madhe qeramike nga Italia jugore dhe kocka kafshësh. Ashtu si në rastin e kishës së gërmuar në Diaporit, kjo bazilikë u rrafshua përfundimisht në shek. 13, me gjasa për të furnizuar me material kishat e qytetit-port të lulëzuar të Butrintit.
  • AIAC_3144 - The early Christian Basilica at Vrina Plain - 2006
    Gërmimet në bazilikën paleokristiane të fushës së Vrinës, në jug të qytetit antik të Butrintit, vazhduan edhe në vitin 2006, duke u fokusuar jo vetëm në gërmimin e shtresave të lidhura me këtë monument por edhe me strukturat e periudhave të mëvonshme. Në këtë sezon në nefin lindor u zbulua një vatër dhe një furrë e madhe balte, e cila dëshmon se pas braktisjes së bazilikës, ky ambient u përdor si punishte. Një tjetër furrë u identifikua në absidën e ndërtesës absidale romake; kjo mund të ketë qenë një furrë e mbyllur në formë kambane. Rëndësia e ndërtesës së ngritur mbi rrënojat e bazilikës paleokristiane dhe banesës së madhe romake, tregohet nga 50 monedha bizantine të fundit të shek. 9 dhe fillimit të shek. 10 dhe katër vula të rralla plumbi të gjetura në sit. Këto gjetje sugjerojnë se siti ishte qendër e administrimit rajonal, me një nëpunës lokal që jetonte dhe punonte në ndërtesë e që përdorte naosin e bazilikës dhe bemën si kapelë private të tij. Në një varr të konturuar me gurë i cili çante përmes mozaikun e naosit, u zbulua skeleti i një mashkulli të ri që mbante një rrip bakri me ornamente; ai mund të ketë qenë anëtar i familjes së pronarit të ndërtesës. Një varrezë e vogël, që ka gjasa të ketë qenë për komunitetin nën varësinë e nëpunësit, u zbulua në zonën e mbushur të pishinave romake. Në një nga varret u identifikua skeleti i një gruaje të re, e cila ishte varrosur me vathë bronzi në veshët dhe dy vathë argjendi të lidhura në varëse në qafën e saj. Qendra e kontrollit duket se ka vazhduar të jetë këtu, deri në mesin e shek. 10, kohë pas së cilës ndërtesat u braktisën. Megjithatë, kujtimi ndaj të shenjtës duket se vazhdoi, çka e dëshmon dhe një numër i madh varresh të periudhave të mëvonshme, të zbuluara në shtresat e braktisura të nefit perëndimor.
  • AIAC_3145 - The Roman town house at Vrina Plain - 2006
    Gërmimet e sezonit të vitit 2006, në fushën e Vrinës u përqëndruan edhe në ndërtimet që lidhen me një kompleks banimi romak, të okupuar në kohët e mëvonshme nga një bazilikë paleokristiane dhe strukturat prodhuese dhe të banimit të mesjetës së hershme. Faza më e hershme e aktivitetit prezantohet nga mbetjet e një strukture drejtkëndore, e cila mund të ketë qenë një ndërtesë e vogël ferme e lidhur me lagjen e kolonëve të krijuar në periudhën e perandorit August. Me kalimin e kohës, ndërtesa u zëvendësua nga struktura më të mëdha, duke arritur kulmin në fundin e shek. 1 m.Kr. me ndërtimin e një vile. Kompleksi ishte një rezidencë private i përbërë nga një oborr i mbyllur në të katër anët nga ambientet e vilës, i cili më vonë u zëvendësua nga një portik me kolonadë. Vila kishte dhe një sallë pritjeje për mysafirët, të cilët mund të vinin dhe me varkë. Mbetjet një mozaiku të zbuluar në dyshemenë e portikut lindor, besohet se daton në shek. 2 m.Kr. Një furrë e vogël e gjetur së bashku me një numër të madh kallëpesh xhami me ngjyrë jeshile, blu, verdhë dhe vjollcë, në një nga dhomat e oborrit, dëshmojnë se mund të jenë përdorur për prodhimin e teserave për mozaikët mural. Në shek. 4 m.Kr., plani i vilës u ndryshua sërish, ku një korridor shtesë u ndërtua në krahun jugor brenda oborrit dhe mbi fundin lindor të pishinës. Korridori më pas u përshtat si pjesë e bazilikës së krishterë të fushës së Vrinës.
  • AIAC_3145 - The Roman town house at Vrina Plain - 2007
    Gërmimet në kompleksin e banuar romak në Fushën e Vrinës, vazhduan dhe në vitin 2007. Një bërthamë ndërtesash të zbuluara poshtë kompleksit të banimit romak, përfaqësojnë zhvillimin e një qendre të vogël urbane gjatë periudhës së hershme romake. Gjithashtu u gjetën pjesë të tre strukturave që datojnë në mesin e shek. 1 m.Kr.: një ndërtesë me konstruksion të rëndë; një banesë me disa dhoma me dysheme balte dhe një oborr të shtruar me kalldrëm; ndërsa ndërtesa e tretë me pamje nga kanali i sotëm i Vivarit në krahun perëndimor të vendbanimit. Studimet e fundit të ambientit, tregojnë se kufijtë e vendbanimit përcaktoheshin nga ujërat e hapur dhe jo nga ato të kanalit. Nga fundi i shek. 1 m.Kr. karakteri i bërthamës urbane, ndryshoi thellësisht dhe ndërtesat e ndryshme u vunë nën të njëjtën pronësi. Strukturat e hershme ose u rrafshuan për ti bërë vend një oborri të ri, ose u përfshinë brenda kompleksit luksoz të banimit romak. Aspekte të reja mbi planimetrinë e kompleksit, u përftuan nga zbulimi i portikut jugor të oborrit me peristil dhe një ndërtese të shtruar me mozaikë fin. Pjesë të një banje u gjetën në bregun antik të ujit. Në qoshen veriperëndimore të kompleksit u zbulua një strukturë tetëkëndëshe, mbase një kullë e cila do të ketë patur pamje të mrekullueshme të Butrintit dhe Korfuzit. Në lindje të oborrit me peristil u gjet një depo në të cilën ruheshin një numër i madh amforash të padëmtuara të shek. 2-3. Ky koleksion përfshinte amfora vere nga Italia e jugut dhe një ekzemplar nga Portugalia për mbajtjen apo transportin e garum (salcë peshku). Amforat janë treguese të forta të lidhjeve ekonomike dhe fuqisë blerëse të pronarit të kompleksit romak.
  • AIAC_3145 - The Roman town house at Vrina Plain - 2008
    Gjatë muajve Korrik – Gusht 2008, përfunduan gërmimet në kompleksin e banimit romak të Fushës së Vrinës. Një radhë kuadratesh gërmimi u hapën me qëllim sqarimin e planimetrisë, datimit, funksionit dhe morfologjisë së disa dhomave dhe zonave të veçanta si dhe të lidhjes së kompleksit me bregun e ujit. Pjesë të vogla me mozaikë të dëmtuar u zbuluan në disa prej dhomave dhe korridoreve. Gjithashtu u konfirmua dhe prezenca e një kulle tetëkëndëshe në cepin veriperëndimor të kompleksit, nga ku ofroheshin pamje të mrekullueshme të Butrintit dhe Korfuzit, përmes ujit. Më pas, pjesa më e madhe e gërmimeve u mbush me dhera nga kreu në fund, ndërsa grumbujt e mbetur të gurëve u sistemuan. Tashmë siti është gati për konservimin dhe ruajtjen nga vegjetacioni të mureve, si dhe prezantimin e shfaqjen e tij në të ardhmen.
  • AIAC_3146 - Mausoleum at Vrina Plain - 2008
    Gërmimet e vitit 2008 në pjesën lindore të lagjes romake në Fushën e Vrinës, zbuluan një strukturë me mure guri, që me sa duket ka qenë mauzole. Bazuar mbi fragmentet e amforave Dressel të tipit 2-4 dhe qeramikën ARS, të gjetur në shtresën e mbushjes (52) pranë hyrjes së portikut, ndërtimi daton në fillimin e shek. 3 m.Kr. Mauzoleu është ndërtim më i vonshëm se banja pranë tij, dhe pret shtresën artificiale të bërë për nivelimin e mureve të kësaj të fundit. Monumenti ka patur formë drejtkëndore, me një derë në anën perëndimore dhe një portik të vogël në pjesën ballore të tij. Dy mure mbështetës dilnin prej krahut verior dhe jugor të mauzoleut. Në murin lindor të dhomës kryesore u gjet një gurë themeli, i përdorur për një sarkofag të madh (50), i cili nuk u identifikua. Varre të tjerë u zbuluan në veri dhe jug të korridorit qendror. Në veri u identifikua një varr i tipit cist (34) me kontur mermeri dhe‘nënkresë’ llaçi në kreun e tij, ndërsa në jug sërish një platform guri (47, 48) për një sarkofag i cili nuk u gjet në gërmim. Gjithashtu u gjetën dy fragmente mbishkrimesh në greqishten e vjetër, ndoshta të lidhura me varre. Mauzoleu dhe varret e tij, ndoshta përfaqësojnë një varrezë të vogël familjare që u përkiste pronarëve të vilës pranë. Mauzoleu vazhdoi të përdorej deri në shek. 5, edhe pse karakteristikat e varrimit duken se kanë ndryshuar disi në këtë kohë. Ka të dhëna që sugjerojnë se brendësia e monumentit u rinovua, varre të vegjël të tipit cist u vendosën mbi sarkofagun (50) çka tregon se ky i fundit nuk ishte më, ndërsa varre të tjera u vendosën në portik dhe ndërmjet mureve mbështetëse në anën e jashtme. Tre varre të tjerë me muraturë u ngritën jashtë mauzoleut në jug të tij, dhe është më se e qartë se ato ishin pjesë e një varreze. Muret e rrëzuara dhe stratigrafia tregojnë se mauzoleu u shemb apo u shkatërrua në shek. 5 ose 6, dhe siti u braktis.
  • AIAC_3146 - Mausoleum at Vrina Plain - 2009
    Qëllimi kryesor i gërmimeve të vitit 2009 në pjesën lindore të lagjes kolone romake të Butrintit në Fushën e Vrinës, ishte vazhdimi i kërkimeve në mauzole dhe strukturave pranë tij. Gjithashtu objektiv tjetër gjatë këtij sezoni, ishte dhe sqarimi i lidhjes së monumenteve në fjalë me vilën në jug, e identifikuar nga studimet gjeofizike dhe sondazhet e kryera më parë. Gërmimi tregoi se mauzoleu ka qenë një strukturë e rëndësishme, me muraturë me llaç fin ndërtuar mbi një bazament me gurë masivë të copëtuar të lidhur me llaç. Ndërtesa duket se ka qenë e mbuluar me qemer cilindrik dhe ka patur një portik me kolonadë, ku katër kolonat ballore kanë qenë me tulla dhe të suvatuara. Themelet e mauzoleut (kontekstet 38 dhe 139) presin përmes mureve të një ndërtese më të hershme në kohë, e cila ishte një strukturë drejtkëndore, pjesë e një vile të vogël dhe që datohet nga qeramika e lidhur me të në gjysmën e dytë të shek. 2 m.Kr. Ndërtimi i mauzoleut pas gjysmës së dytë të shek. 2, ndoshta në fillimin e shek. 3, dëshmohet nga amforat e tipit ARS 182 dhe ARS 14 dhe në veçanti nga një amforë fine Dressel e tipit 2-4, të gjetura në depozitën (konteksti 51) e portikut. Disa fragmente tullash të gjetura në konstruksionin e mauzoleut, duket se e kanë origjinën nga banja e ndodhur pranë tij, e cila në këtë kohë ndoshta nuk ishte më funksionale. Mauzoleu vazhdoi të përdorej deri në shek. 6. Fillimisht brenda strukturës u vendosën varre të punuar mirë përfshirë këtu dhe disa sarkofagë. Në një kohë më të vonshme brenda disa varreve në fjalë janë kryer varrime të tjera. Nga inventari i këtyre varreve kanë mbetur vetëm pak objekte, kjo si pasojë e grabitjeve gjatë periudhës mesjetare. Inventari përfshin një tokëz hekuri (varri 8) dhe një vëth bronzi (e gjetur poshtë kafkës së varrit 11). Më pas varret u përhapën jashtë mauzoleut në një ‘kopësht’ të vogël funeral. Në një nga këto varre (varri 10), u zbuluan tre skelete të vendosur në pozicionin lindje-perëndim. Nga fundi i shek. 6, një seri aktivitetesh që nuk kanë patur lidhje me mauzoleun duket se kanë ndodhur aty pranë, siç ishte ndërtimi i një furre (kontekstet 131 dhe 132). Në kohën e braktisjes së zonës furra u mbulua nga rrënojat e banjës së shembur. Mauzoleu u shkatërrua përfundimisht rreth shek. 12 apo fillimit të shek. 13, kjo e identifikuar nga një shtresë e trashë me grumbuj mbeturinash të lidhura me një vendbanim mesjetar, funksioni i të cilit mbetet ende i panjohur.
  • AIAC_3147 - Medieval settlement at Vrina Plain - 2008
    Gërmimet e vitit 2008 në Fushën e Vrinës zbuluan një vendbanim mesjetar të shtrirë në territorin e një vile të periudhës romake dhe antikitetit të vonë, e cila përfshinte një banjë dhe mauzole. Braktisja prej disa shekujsh e territorit të vilës romake duket se ka përfunduar në shek. 12-13. Shtresa me dhera në ngjyrë të zezë, ashtu si kudo në Fushën e Vrinës, dëshmojnë për banimin e sitit në periudhën mesjetare. Këto shtresa (5, 53) duket se përfaqësojnë gjurmët e një vendbanimi me karakteristika të panjohura por me sa duket me rëndësi të veçantë. Qeramika e zbuluar në këto shtresa përfaqësohet nga enë importi me incizim, fine dhe të pikturuar sgraffito, me lustër, me pikturim jeshil dhe kafe të errët si dhe nga një numër i madh enësh me qeramikë të ashpër. Gjithashtu u gjetën gjurmë aktiviteti të punimit të metaleve, një monedhë e Perandorit Bizantin Aleksi I e viteve 1110-1118 dhe një denarius i Republikës së Lukës (Itali). Mbi këto shtresa u zbulua një tjetër nivel dherash me ngjyrë të zezë, e cila përmbante mbetje ndërtimore nga mauzoleu romak dhe qeramikë të shek. 14. Kjo tregon jo vetëm vazhdimësinë e banimit kësaj ane të Fushës së Vrinës në mesjetë por edhe për shkatërrimin përfundimtar të mauzoleut dhe banjës në këtë periudhë, ndryshe nga çfarë ishte menduar në sezonet e mëparshme të gërmimit. Fazat e fundit e aktivitetit në këtë vendbanim, lidhet me formimin e depozitave aluvionale prej shek. 14 e në vazhdim, si edhe me punimet agrikulturore që kanë nisur prej viteve 1960. Kjo dëshmohet nga shtresat e paprekura apo të trazuara të dherave aluvional (2, 1) dhe dy ndërhyrje të makinerive të rënda pluguese të cilat kanë çarë thellë në tokë dhe kanë dëmtuar pjesën lindore të mauzoleut. Identifikimi dhe datimi i këtij vendbanimi ka një rëndësi të madhe, pasi shek. 12 në Butrint është i panjohur në termat arkeologjikë dhe ky rast është një nga të paktët site të njohura gjatë viteve të fundit, që i përket periudhës së sundimit bizantin para katastrofës së Kryqëzatës së Katërt të vitit 1204.
  • AIAC_3147 - Medieval settlement at Vrina Plain - 2009
    Gjatë gërmimeve të vitit 2009 në pjesën lindore të Fushën e Vrinës, me interes të veçantë ishte dhe studimi i depozitave mesjetare të gjendura në pjesën perëndimore të mauzoleut, me qëllim përcaktimin e karakterit të vendbanimit gjatë kësaj periudhe. Depozita me rrënoja masive (konteksti 04 dhe 117) përreth mauzoleut, dëshmojnë për shkatërrimin e mureve dhe lëvizjen e materialit ndërtimor të dobishëm për tjetërkund. Pothuajse të gjithë varret brenda dhe jashtë mauzoleut u dëmtuan dhe u grabitën, çka dëshmohet nga qeramika e shek. 12, që lidhet me këto shtresa dhe ngjarje. Shtresat me dhera në ngjyrë të zezë (kontekstet 3, 79, 89 dhe 105), të ndryshme rrënjësisht në përbërje nga ato të periudhës romake dhe antikitetit të vonë të gjetura kudo Fushës së Vrinës, përmbanin qeramikë të shek. 12, përfshirë këtu enë me glazurë si dhe një sërë objektesh metali të cilësisë së lartë. Shtresa me sa duket ka të bëjë me një aktivitet të përzier që ka ndodhur më në jug dhe perëndim, ndoshta brenda oborrit të ish-vilës romake. Gjatë gërmimit, në perëndim të mauzoleut u zbulua një strukturë me mure guri të punuar mirë, e mbushur nga mbetje rrënojash dhe me një dysheme të shtruar me pllaka guri (kontekstet 118, 119 dhe 120). Kjo strukturë e lidhur me shtresën e antikitetit të vonë (konteksti 90) në perëndim të mauzoleut, mund të jetë ndërtim i periudhës romake dhe është përdorur si vend për grumbullimin e mbeturinave gjatë periudhës mesjetare. Më pas vendbanimi është braktisur, çka e dëshmojnë shtresat pasardhëse të trasha aluvionale të cilat mbulojn gjithë Fushën e Vrinës. Niveli më i lartë i këtyre shtresave është trazuar nga aktivitetet bujqësore të nisura qysh prej viteve 1960. Plugimi i thellë i tokave ka shkuar përtej shtresave arkeologjike, duke shkatërruar pjesërisht strukturën e mauzoleut. Depozitat mesjetare, veçanërisht konteksti 105, të pasura me material të tillë si enë fine të pikturuara dhe sgraffito, objekte bronzi, monedha bizantine dhe një vulë plumbi, ndoshta tregojnë për një lidhje zyrtare me këtë aktivitet. Ky fakt e bën vendbanimin jashtëzakonisht të rëndësishëm, pasi shek. 12 në historinë e arkeologjisë së Butrintit aktualisht mungon.
  • AIAC_3148 - Villa rustica at Vrina Plain - 2008
    Gërmimet e vitit 2008 në pjesën lindore të Fushës së Vrinës, jo vetëm vazhduan gërmimin e monumenteve dhe zonave të tilla si mauzoleu, ndërtesa drjetkëndore pranë banjës dhe shtresat e lidhura me vendbanimin e mesjtar, por edhe sqaruan lidhjen mes këtyre monumenteve dhe territorit, që në periudhën romake ishin pjesë e një vile. Depozitat dhe materiali i gjendur në to tregon se territori njeh 5 faza kohore banimi. E para lidhet me nivelimin e terrenit dhe më tej krijimn e vendbanimit në Fushën e Vrinës e cila mund të ketë filluar në periudhën e Augustit dhe ka vazhduar deri në fundin e shek. 1 m.Kr. Në shek. 2 m.Kr., u ndërtua një vilë, e cila me aq sa dihet deri më tani ka përfshirë një banjë dhe një ndërtesë të vogël drejtkëndore në jug të së parës. Ndërkohë që në një fazë të mëvonshme në kompleks u kryen ndryshime të mëdha të cilat përfshinin shkatërrimin e ndërtesës drejkëndore dhe ngritjen e një mauzoleu me mure guri. Gjithashtu në jug u ndërtua një strukturë e re. Këto aktivitete duket se janë kryer në gjysmën e parë të shek. 3 m.Kr. Të dyja këto ndërtesa vazhduan të përdoren deri në shek e 5 m.Kr. Gjithashtu gjatë kësaj faze një mori varresh u vendosën brenda dhe jashtë mauzoleut, ndërkohë që banja vazhdoi të qëndronte në këmbë. Më pas në shek. e 6 m.Kr., muret e anës veriore të ndërtesës drejkëndore u lëvizën, dhe një furrë e vogël u ndërtua ndërmjet mauzoleut dhe banjës. Një periudhë braktisjeje dhe shkatërrimi duket se ka ndodhur në fundin e shek.6. Furra nuk u përdor më, çka dëshmohet nga një varr vendosur pëmes rrënojave të saj. Më pas muret e anës jugore dhe perëndimore të banjës u shembën apo u shkatërruan. Ka mundësi që në këtë kohë të jenë kryer varrime të reja në varret ekzistuese të mauzoleut. Të dhënat arkeologjike tregojnë se shkatërrimi dhe grabitja e mauzoleut ka ndodhur disa shekuj më vonë the demolition and robbing of the mausoleum ka ndodhur disa shekuj më vonë. Shtresat e trasha me rrënoja ndërtimesh, përmbanin qeramikë të shek.12-13. Strukurat e tjera të vilës duket se kanë pësuar të njëjtin fat. Në anën perëndimore të kompleksit shtresa të trasha dheu me ngjyrë të zezë dhe të trazuara, përmbanin mbetje qeramike të përdorimit shtëpiak të shek. 12-13, të cilat kanë lidhje me një vendbanim mesjetar ende të panjohur.
  • AIAC_3148 - Villa rustica at Vrina Plain - 2009
    Fushata e gërmimeve në vitin 2009 shënoi sezonin e shtatë të kërkimeve arkeologjike në Fushën e Vrinës në qytetin antik të Butrintit. Të dhëna të reja, u përftuan në këtë sezon për sa i përket datimi dhe shtrirjes së kolonisë romake të Butrintit në pjesën lindore të fushës. Një shtresë balte në ngjyrë të verdhë u vu re në disa vende poshtë strukturave më të hershme. Nëse kjo nuk është shtresë natyrale atëhere ka mundësi që të jetë e lidhur me nivelimin dhe riorganizimin e territorit të Fushës së Vrinës gjatë periudhës së kolonizimit apo më vonë, duke patur parasysh mundësinë e një riorganizmi të dytë centurial pas periudhës së Augustit. Të dhënat materiale nga kjo shtresë edhe pse janë të shpërndara dhe të rralla tregojnë se ky fenomen mund të ketë ndodhur në fundin e shek. 1 apo fillimin e shek. e 2. Ndërtesat më të hershme që presin këtë shtresë është banja e gërmuar në sezonin e 2008 dhe një strukturë e re e zbuluar këtë vit. Kjo e fundit, e gjendur menjëherë në jug të banjës, është një ndërtesë drejtkëndore me gjatësi 9.5m dhe gjerësi 3m. Struktura ndoshta ka patur në krahun lindor një portik me pamje nga kanali i Vivarit, i cili në atë kohë mund të ketë kaluar pranë këtij kompleksi. Në brendësi të strukturës nuk u gjetën nivele banimi, kjo pasi ato mund të jenë zhvendosur gjatë ndërtimit të mauzoleut. Ky kompleks ndërtimesh përfaqëson një vilë të vogël ose një pjesë të një strukture më të madhe ndoshta vile rustika. Ndërtimi i mëvonshëm i mauzoleut direkt mbi pjesën qendrore të strukturës drejtkëndore, mund të sigurojë disa hipoteza që kanë të bëjnë me rëndësinë e këtij kompleksi. Kjo fazë datohet nga qeramika e gjendur në mbetjet e një shtrese banimi (konteksti 115) që daton në gjysmën e dytë të shek. 2 m.Kr.
  • AIAC_3148 - Villa rustica at Vrina Plain - 2010
    Sezoni i tretë i gërmimeve arkeologjike në vilën romake të Fushës së Vrinës, u përqëndrua në kuadratet ndërmjet banjës dhe mauzoleut si edhe në struktura të tjera të dokumentuara fillimisht në sondazhet e gërmuara në vitin 2001. Pranë banjës, gërmimi në ndërtesën drejkëndore zbuloi dyshemenë e saj origjinale me tulla. Ndërtesa me banjën, ka të njëjtën teknikë dhe kronologji ndërtimi: ndërsa e para shkatërrohet (çka dëshmohet nga rrënojat dhe depozitat e trazuara) dhe mbi të ndërtohet mauzoleu në fundin e shek. 2 dhe fillimin e shek.3; e dyta vazhdon të mbetet ende në këmbë. Zgjerimi i kuadratit të gërmuar në vitin 2001 në anën perëndimore dhe jugore të kompleksit, bëri të mundur identifikimin e tre dhomave të veçanta (dhoma A, B dhe C) të vilës. Zbulimi i dyshemeve me tulla të thërmuara, ndërtuar mbi ato të shtruara me llaç, dëshmoi se dhomat kanë ndryshuar funksion gjatë shek. 2 m.Kr. Mbi sipërfaqen e dyshemesë me tulla të thërmuara, u zbulua një strukturë po me tulla që ndoshta ka qenë themeli i një cisterne, materiali i të cilës daton në fundin e shek. 2 dhe fillimin e shek. 3. Në të njëjtën sipërfaqe u gjet një vorbë guri me vrima rreth fundit, e cila duket se ka qenë ripërdorur si arkë funerale. Njëra nga anët e dhomës A, formonte një korridor apo mbyllte një hapësirë ose një oborr, i cili përfshinte dy kolona drejtkëndore (0.50 të gjera dhe 0.75 m të gjata) ndërtuar me gurë të rregullt dhe të lidhur me llaç . Më pas hapësirat mes kollonave u mbushën dhe muret u veshën me suva të pikturuar. Zbulimi i një varri me kontur tullash në dhomën C, tregon se hapësirat brenda ndërtesave të vilës në fillim të shek. 3, u bënë pjesë e nekropolit që shtrihej përgjatë anës verilindore të Fushës së Vrinës. Në perëndim të kompleksit, gërmimi identifikoi një strukturë me gurë, e cila me sa duket ka qenë e lidhur me aktivitetet prodhuese të vilës. Fillimisht u mendua për një rrugë romake e mbuluar nga depozitat e përziera gjatë periudhës mesjetare, por të dhënat e fundit tregojnë se struktura paraqet një oborr ku zhvilloheshin aktivitetet e mëdha prodhuese të lidhura me pronat e vilës. Themelet e strukturës përfshijnë tre radhë gurësh të mëdhenj të lidhur me llaç, që shkojnë deri në 1 m thellësi. Gurët e rreshtit të poshtëm janë vendosur vertikalisht. Mbi sipërfaqen e shtruar me pllaka guri u gjet një enë masive qeramike e cila mund të jetë një pitos ose dolium. Diku pas shek. 3 ndërtesat e vilës u braktisën dhe vetëm në shek. 5 ato u rimodeluan dhe u ripërdorën. Kjo fazë lidhet me aktivitete prodhimi, ribanimi si dhe prishje strukturash të papërdorshme në atë kohë. Një furrë u ndërtua mbi rrënojat e strukturës drejtkëndore të shek. 2, dhe elementet e banjës. Oxhaku i furrës u gjet i mbushur me qymyr druri nga zjarri i fundit, ndërkohë që kërkimi vazhdon për të përcaktuar prodhimet ekzakte të cilat janë fabrikuar në të. Në të gjitha dhomat u zbulua një shtresë me tulla të vendosura në mënyrë të çrregullt, e cila mund të ketë shërbyer si një dysheme gjatë shek. 5-6. Më pas dyshemetë me tulla u mbuluan nga muret e shembur të vilës.
  • AIAC_3148 - Villa rustica at Vrina Plain - 2011
    Sezoni i gërmimeve të vitit 2011 në vilën e identifikuar në anën verilindore të Fushës së Vrinës, u përqëndrua në zbulimin e plotë të strukturave të saj si dhe pasurimin e sekuencës arkeologjike të kërkimeve të mëparshme, me qëllim njohjen e lidhjes së këtij kompleksi me varrin familjar të konsideruar si mauzole dhe më tej njohjen e rolit të lagjeve të jashtme të Butrintit në periudhën romake. Deri më tani janë zbuluar shtatë dhoma të kompleksit, të cilat janë ndërtuar dhe rindërtuar gjaë shtatë fazave të banimit dhe braktisjes, të reflektuar në mure, dysheme dhe material. Gërmimi i vitit 2011, zbuloi një strukturë të re të quajtur “ndërtesa e madhe”, ku ndërtimi i saj daton mes gjysmës së dytë të shek. 1 dhe fillimit të shek. 2 m.Kr., me të njëjtën kronologji të banjës dhe strukturës drejkëndore. Ndërtesa e madhe pret përmes shtresave atificiale që përmbajnë qeramikë të fragmentuar të kësaj periudhe. Ndërtesa në fjalë duket të ketë qenë drejtkëndore (12.3 m e gjatë) dhe me një portik nga ana veriore, i cili përbëhej nga 5 kolona me muraturë dhe një dysheme të shtruar me pllaka guri (kontekst 268). Në anën lindore të ndërtesës u zbuluan disa kolona me muri guri të lidhura me llaç si dhe mure të kryqëzuar, çka dëshmojnë për një seri dhomash dhe ndoshta një kat të sipërm. Gjatë fundit të shek. 2 dhe fillimit të shek. 3 ndodhën modifikime strukturore në ndërtesën e madhe, ku pilastrat dhe muret u përforcuan ndoshta si pasojë e rrezikut të shembjes së katit të dytë. Në dy dhoma të kësaj ndërtese përveç përforcimit të mureve, u zbulua një dysheme e shtruar me cocciopesto e izoluar nga sipër me një shtresë suvaje hidroizoluese me ngjyrë rozë (Dhoma D), si dhe një tub që çante në mure dhe lidhej me një cisternë (Dhoma I). Ka të ngjarë se dhomat lidheshin me njëra-tjetrën, ku në Dhomën D shtypej rrushi dhe nëpërmjet tubit produkti rridhte në cisternë. Sasia e madhe e doliumeve si edhe e fragmenteve të enëve të tjera të zbuluara në gërmim tregon për prodhimin e verës në këto ambiente. Analiza e mbetjeve në fundin e një ene pohon këtë aktivitet në vilën romake. Të dhëna të tjera të zbuluara gjatë gërmimit, si gurët e mokrës dhe një depozitë guri me vrima përreth bazamentit (Dhoma A), tregojnë për aktivitete të tjera prodhuese. Procesi i prodhimit të verës duket se ka përfunduar rreth vitit 300 ose pak më vonë, çka e tregon zhvendosja e cisternës dhe tubit. Megjithatë aktiviteti në vilë vazhdoi dhe pas kësaj kohe, siç tregohet nga përforcimet e mureve në anën lindore, bllokimi i hyrjes kryesore nga ana veriore dhe mbushjes së hapësirave mes kolonave të protikut. Zbulimi i dy dhomave (F dhe G) në anën perëndimore dhe gropave të shtyllave të drurit për mbajtjen e katit të sipërm në anën verilindore, tregon se ndërtesa e madhe u banua dhe gjatë shek.5-6. Në dhomën F u identifikua një pllakë varri me mbishkrimin në gjuhën greke: “FISNIKU GALL[aos] – AI JETOI 40 VJET – LAMTUMIRË”, e cila ishte marrë nga diku tjetër dhe përdorur për shtrimin e dyshemesë së saj. Gjetja e një sasie të konsiderueshme monedhash të vogla bronzi (nummi) dhe amforash të Kretës, dëshmojnë për aktivitet prodhues brenda dhe përreth ndërtesës gjatë kësaj periudhe. Më pas disa nga këto dhoma u braktisën dhe u përdorën si vende varrimi, çka e tregon dhe zbulimi i dy amforave me prejardhje nga Tunizia dhe Kreta, të cilat mbanin skelete fëmijësh në Dhomën G dhe një varr i tipit kapuçin në Dhomën C. Shtresat që përmbanin rrënoja muresh dhe dhera me ngjyrë gri në të zezë dëshmojnë se aty nga fundi i shek. 6, vila romake përfundimisht u braktis.
  • AIAC_3149 - The multiphase settlement at Mursi - 2010
    Gjatë muajve maj dhe qershor të vitit 2010, në një kodër pranë fshatit Mursi rreth 6 km në juglindje të qytetit antik të Butrintit, u ndërmorrën gërmime arkeologjike, të cilat zbuluan një vendbanim të rëndësishëm me disa faza banimi të periudhave të Prehistorisë dhe Antikitetit. Kuadratet e hapura në pjesën e sipërme të kodrës, treguan se punimet agrare gjatë viteve 1970, kishin zhdukur të gjitha gjurmët e mëparshme të banimit. Ndërkohë që kuadratet e gërmuara në tarracat e poshtme zbuluan një sekuencë të gjatë aktivitetesh njerëzore në kodër. Një sasi e konsiderueshme veglash guri prehistorike të tilla si thika, kruese dhe maja u gjetën gjatë gërmimit. Ndërsa materiali më i hershëm i përket me siguri periudhës së Neolitit, ka mundësi që disa nga artifaktet prej guri të datojnë në Paleolitin e Vonë, çka do të jetë një zbulim i rëndësishëm nëse këtë datim kaq të hershëm do ta konfirmonte dhe analiza me radiokarbon e depozitave. Më me shumicë u gjetën objekte karakteristike për epokën e Bronzit të Vonë (1500-1100 p.Kr.), ku dallon një enë e plotë qeramike e bërë me dorë, e cila është shembulli i parë i ardhur nga gërmimet përreth Butrintit. Në gërmime u zbulua dhe një strukturë me blloqe guri të mëdhenj gëlqeror, ku gjurmët më të hershme të saj i përkasin një fortifikimi të periudhës së Bronzit të Vonë. Fortifikimi me sa duket ka rrethuar të gjithë majën e kodrës. Teknika e punimit të gurëve dhe ndërtimit të mureve të fortifikimit, tregojnë për një rast të pashembullt në rajonin e Butrintit. Më pas në fillimet e periudhës helenistike (shek. 4-3 p.Kr.) muret u prishën dhe gurët e tij u ripërdorën për ndërtimin e një strukture. Kjo ngjarje datohet nga materiali qeramik dhe numizmatik i zbuluar në një kanal të krijaur gjatë punimeve për heqjen e gurëve të fortifikimit. Duke u bazuar mbi artefaktet e zbuluara gjatë gërmimit, kompleksi që u ndërtua ishte një vilë e madhe banimi me aktivitet prodhues. Zbulimi i një skifosi të plotë me pikturim të zi me origjinë nga Athina i shek. 4 p.Kr., i fragmenteve të enëve me glazurë të zezë të shek. 2 p.Kr., të vegjeve të amforave me baltë të kuqe të fundit të periudhës helenistike si dhe fragmentet e doliumeve, dëshmojnë për një aktivitet të gjatë të lidhur me prodhimet bujqësore dhe tregtinë. Një çift varresh të rriturish me kontruksion gurësh dhe tullash u zbuluan pranë sitit dhe ishin të njëkoshme me fazën e banimit të periudhës helenistike. Me braktisjen e vilës, ndodhi një tjetër fazë varrimesh, por kësaj here me fëmijë. Katër varre të tilla u gjetën të mbivendosura mbi varret e të rriturve, çka tregon tregon një trashëgimi dhe vazhdimësi në praktikën e varrimit. Këto varre individuale me kontur, përmbanin skelete ndoshta vajzash, të shoqëruara me vathë bronzi. Të dhënat e gërmimit, sugjerojnë se vila u braktis para shek. 1 m.Kr., dhe kjo lidhet me ndërtimin e lagjes së re të Butrintit me kolonë romakë në Fushën e Vrinës dhe ngritjen e vilës buzë liqenit në Diaporit.
  • AIAC_3150 - The Roman aqueduct of Butrint - 2008
    Në sezonin arkeologjik të vitit 2008 në Butrintit, u ndërmorr një studim i ri i akuadukutit të qytetit, me qëllim rivlerësimin dhe plotësimin e të dhënave mbi burimin, rrugën e kalimit, shpërndarjen urbane dhe datimin e tij. Arkada e akuaduktit, ruhet si një linjë me shtylla (prej tullash) të ngritura dhe bazamente përgjatë Fushës së Vrinës, që nis prej Kanalit të Vivarit dhe vazhdon përreth 4 km drejt kodrës së fshatit Xarrë. Dy burime njihen në Xarrë, dhe prej lartësisë së tyre, është e qartë se të dy – ndoshta në kombinim – mund të kenë furnizuar me ujë akuaduktin. Linja kryesore e arkadës ka një devijim në perëndim të saj, me qëllim furnizimin e lagjes së jashtme të qytetit (në Fushën e Vrinës), ku një cisternë vepronte si nyjë shpërndarjeje. Në këtë zonë, furnizimi me ujë konfirmohet nga mbetjet e një tubacioni terrakote dhe akuadukti duket se ka furnizuar shatërvanin monumental dhe të madh të vilës romake si dhe banjat përreth. Arkada kryesore e akuaduktit përfundonte në bregun jugor të Kanalit të Vivarit, me një depozitë të madhe me muraturë prej llaçi dhe të hidroizoluar. Nga kjo e fundit, ka shumë gjasa që uji të transportohej përgjatë kanalit, nëpërmjet përdorimit të metodës së sifonit të përmbysur, me anë të një tubi prej plumbi i cili ose ishte shtrirë në shtratin e kanalit ose përgjatë njërës anë të urës së rrugës. Themelet e një depozite për marrjen e ujit dhe shtylla të tjera të akuaduktit janë identifikuar pranë fundit verior të urës së rrugës në Portën e Liqenit të periudhës mesjetare. Fillimisht, akuadukti përfundonte në nymfeun e madh të gjendur pranë Bazilikës së Madhe, i cili shërbente si shatërvan publik dhe njëkohësisht si qendër shpërndarjeje e ujit nëpërmjet tubacioneve në nivel me tokën. Një seri shtyllash të identifikuara në veri të nymfeut, dëshmojnë për zgjatimin e akuaduktit në një periudhë të mëvonshme, padyshim si rezultat i zgjerimit të qytetit. Shtyllat e reja të ndërtuara përgjatë periferisë së sanktuarit, duke kaluar Portën-Kullë dhe të ashtuquajturën Kullë me Mbishkrime, mund të furnizonin tashmë pjesët e qytetit të gjendura në nivele më të larta dhe pothuajse, në mos të gjitha, gjashtë banjat e njohura deri më tani të qytetit. Qeramika e zbuluar në një nga shtyllat e akuaduktit në Fushën e Vrinës, sugjeron një datim të përafërt të ndërtimit të tij, pas fundit të shek. 1 p.Kr. Kjo dëshmi përputhet dhe me vendosjen e akuaduktit si legjendë në monedhat e Augustit dhe Neronit, të emetuara nga atelieja e Butrintit. Akuadukti në këto monedha paraqitet, si një strukturë me tre harqe që mban ose një parmak ose harqe më të vogla. Mbetet ende e panjohur se kur dhe pse akuadukti doli jashtë përdorimit, por duke marrë parasysh shembjet e pjesës më të madhe të elementeve të tij, ka mundësi se janë shkaktuar nga një aktivitet sizmik. Gërmimet në Fushën e Vrinës, kanë zbuluar një shtyllë të shembur të akuaduktit të ruajtur në gjendje shumë të mirë. Materiali i zbuluar në shtresën e shembjes sugjeron se rrëzimi i shtyllës ka ndodhur rreth fundit të shek. 4 dhe fillimit të shek. 5 m.Kr. Me arkadën e ndërprerë, akuadukti nuk mund të furnizonte me ujë shatërvanet dhe banjat e Butrintit.
  • AIAC_5379 - Settlement of Vlushë - 2018
    The prehistoric settlement of Vlusha is located near the village of the same name in the district of Skrapari, located at an altitude of about 800m above sea level. The 2018 excavations actually marked their return after a hiatus of several years. The purpose of this year's excavations was to obtain complete data regarding the settlement's extent, take samples for C14 dating, as well as to collect new data in order to definitively clarify the chronological evolution of this settlement. At the end of the excavation, only two trenches were opened, divided into four squares with dimensions of 1 x 1m and located in the places known with the toponyms Armenia and Vidhëz. In Armenia, two trenches, A and B were opened, in continuation of those excavated in previous years, while in Vidhëz 4 trenches measuring 1x1m were opened. The maximum excavation depth was reached in Armenia, about 2.10m, where the presence of 5 stratigraphic layers was revealed. The most material was found in the excavation carried out in Armenia, while in Vidhez the lack of finds probably testifies the most extreme point of the extension of this prehistoric settlement. The archaeological material unearthed during the excavations consisted mainly of red monochrome pottery, but there were also flint tools and bone fragments. Based on the dating given mainly by the ceramic material, we think that the settlement can be dated at the Neolithic period.
  • AIAC_5593 - Cave of Blazi - 2012
    The excavation inside the cave was placed in four points, with squares of 1x1m. The squares were named K I, which was positioned in the space where the lithic material was found in the excavations of the 70’s of the twentieth century realized by F. Prendi and Zh. Andrea. Square K. II was placed on the outside of the cave entrance, in front of the wall that separates the interior from the exterior of the cave. K III on the left side of the cave's interior, the area in which the previous excavations were also concentrated, and precisely with the aim of controlling this area, whether or not it preserved traces of pre-Neolithic periods. K. IV was located at the end of the gallery of the cave; its purpose was to help with taking samples for C14 dating. The only trenches that gave lithic material were K. I and K. II. The trench K. III did not give any archaeological findings, while in K. IV the findings were the same as those found during excavations in the 70’s. From this trench it was also possible to take some C14 samples that will allow the absolute dating of the Neolithic layer. The lithic finds in this case attest the fact that the aim of the chaine operatoire was the production of blades. The is no summary for this season.
  • AIAC_5593 - Cave of Blazi - 2015
    Between the test pits out inside Blazi cave in 2012 and 2014, a new excavation square was opened in 2015. The square was excavated between two dry walls at the entrance of the cave. The test pit in this area aimed to reach the Epigravetian and early Upper Paleolithic layers. The open square measured 2.8 x 1.5 m. The upper part of the excavation presents several sequences, with hearths from the Neolithic and Bronze periods. A large density of Epigravetian tools appeared immediately on top of the Pleistocene deposits. Layer 2 presented sediments of a typical cold phase, with a high density of limestone remains. 24,958 objects were collected, most of which are lithic objects and bones from the Epigravetian layer. Few lithic objects were found in layer 4, while layer 5, which was the last layer, was sterile.
  • AIAC_5598 - Settlement of Vashtemia - 2013
    The aim of this year’s excavation was to further clarify issues related to the settlement's chronology, stratigraphy and the study of archaeological materials. The excavation of 2013 was extended to four new trenches with dimensions of 2 x 2 m and one trench with reduced dimensions of 1 x 2 m, in the southern sector of the settlement. All the newly excavated trenches, except for one of them, are located within the space left untouched by the excavations carried out by M. Korkuti. Excavation was carried out by removing layers of arbitrary thickness usually 5 cm and following the cultural stratigraphy when it became discernible. In this season, it was hoped to reach the sterile layer through excavation, but the very high-water level and the excessive rains that fell make that impossible. The cultural layer was present in all new trenches in the southeastern sector and showed strong similarities with the trenches opened during 2011. Intact cultural deposits were present only in layer 2, where pits and postholes are preserved, which are interrupted in the third layer. They provide some clues for the reconstruction of architectural plans. Although the upper remains of the site are heavily disturbed and likely reflect a mutilated sequence, the presence of intact features in some of the excavation areas provides a basis for assessing the nature of the settlement and its degree of permanence. Another goal of this year's excavation was to test the hypothesis that the outer limits of the site were excavated, where dwellings may have been less dense or functionally specialized for activities such as grain processing, manure and slaughter of animals.
  • AIAC_5612 - Saint Miter - 2012
    Continued surveys at the prehistoric site of St. Miter had aroused great interest in terms of the lithic collection found. For this reason, in 2012, it was decided to carry out archaeological excavations in order to discover the potential of this site. The excavation was carried out through three trenches of dimensions (1x2 m). The trenches were named, A, located on the western side, B (in the center) and trench C (on the eastern side). Most of the finds come from trench A and for this reason the excavation was focused only on this trench. The excavation was extended to both sides of the trench and a rich collection of flint finds was obtained. The main material founded consists of blade of different typologies. The cores were obtained from raw material (craft), collected in secondary sources. The area in question is rich in Pleistocene fluvial terraces, as was previously noted at the site of Xarra, which is located at a short distance from our site. The number of tools found is small compared to the total amount of processing waste. This could possibly be related to the existence of a production workshop with wide spatial extent and high production intensity. The lack of a larger quantity of tools makes it difficult to determine chronologically this collection. In the absence of a more precise dating by means of the material culture discovered so far, absolute C14 dating remains the only possibility for now in terms of a clearer determination of the chronological affiliation of this collection.