- Item
- AIAC_1681
- Name
- Temple of Heroon
- Date Range
- 200 – 600
- Monuments
- Temple
Seasons
-
AIAC_1681 - Temple of Heroon - 2004Tempulli gjendet në perëndim të akuaduktit që përcillte ujin e pijshëm nga fusha e Vrinës në qytetin antik të Butrintit. Ky monument është gërmuar për herë të parë nga Instituti Arkeologjik i Tiranës në vitet 1980. Në atë kohë u interpretua si banesë me banjë apo cisternë, që datonte në periudhën e hershme perandorake romake. Në vitin 2004 u rikthyen sërish gërmimet, për arsye se ky monument ishte ndryshe nga modeli i vendosjes në rrjet kuadratik të ndërtesave të hershme romake në perëndim të Akuaduktit. Tempulli është ngritur, mbi një podium të madh, 1,60m i lartë, i ndërtuar me tulla dhe bazament guri. Në këtë sezon gërmimesh u zbulua porta perëndimore, me gjerësi mbi 3m, ku dukeshin qartë gjurmët e pragut si dhe të arkitraut. Në perëndim të portës u gjetën mbetjet e themelit të pjerrët të shkallares së tempullit. Ndërkohë në lindje u evidentuan gjurmët e një dhome drejtkëndore që ka qenë e veshur me mermer. Mendohet se kjo dhomë mund të ketë qena cela e këtij monumenti, nga ku nëpërmjet një hyrjeje të gjerë dhe disa shkallësh kalonte në pronaosin me dysheme prej guri gëlqeror. Fragmentet e busteve, skulpturave dhe shtatoreve të mermerit të gjetura vitet e mëparshme, që datojnë në shekullin e 3 m.Kr., tregojnë se ky tempull mund të ketë qenë një Mausoleum. Në planimetrinë e përgjithshme të tempullit, gjatësia është sa dyfishi i gjerësisë.
-
AIAC_1681 - Temple of Heroon - 2005Gërmime të mëtejshme u ndërmorrën në sezonin e vitit 2005, në monumentin e identifikuar në vitin 2004 si tempull. Gjatë këtij sezoni, u nxor në pah e gjithë struktura si dhe u gërmua pjesa perëndimore dhe jugore e këtij monumenti. U provua se tempulli ishte ndërtuar në stilin italik dhe orderin jonik. Në anën jugore ruheshin format e bazamentit prej guri dhe bërthama e opus caementicium vendosej mbi pllakat e gurit nëpërmjet kunjave e kllapave prej plumbi dhe hekuri. Një rradhë shkallësh në anën perëndimore të monumentit, të çonin në një pronaos të ngushtë që gjendej ndërmjet dy mureve antae. Fragmente të fasadës që u gjetën në grumbullin e rrënojave, ishin prej mermeri të bardhë me damarë gri. Në celë u gjetën fragmente të dekoruara me mermer si dhe mbetjet e një dyshemeje me cocciopesto. Në sipërfaqen e cocciopestos u evidentuan blloqe pllakash katërkëndore të lidhura me llaç me madhësi të ndryshme (më e madhja 2m e gjatë). Këto pllaka ashtu si edhe fragmentet e mermerit dhe mbetjet e kockave të gjetura në vitin 2004, mund të kenë qenë bazamentet e sarkofagëve. Jashtë tempullit përkundrejt murit jugor, u gjet një varr fëmije i mbuluar nga një pllakë e vetme. Qeramika e dalë nga depozitat përreth Tempullit daton jo më vonë se gjysma e dytë e shekullit të 3 m.Kr. Mbetjet e një dyshemeje me copëra tjegullash dhe dheu të ngjeshur si dhe gjetja e monedhave të shekullit të 4 në celë, sugjerojnë një ripërdorim të mëvonshëm të këtij ambienti. Tempulli u grabit gjatë periudhës së antikitetit të vonë dhe përsëri në shekullin e 14, e datuar nga qeramika e gjetur në depozitat e shkatërrimit.
-
AIAC_1681 - Temple of Heroon - 2006Qëllimi i gërmimeve në sezonin e vitit 2006, ishte studimi i ambientit topografik të Tempullit pas zbulimit të tij në vitin 2005. Në veri të këtij tempulli, gjenden dy monumente te gërmuara në vitin 2001 dhe 2002, të cilët kanë patur funksione religjioze. Ato janë ndërtuar në periudhën e hershme perandorake, në gjysmën e dytë të shekullit të 1 m.Kr. Në anën perëndimore të tempullit u hap një kuadrat gërmimi, ku u zbulua një rrugë e orientuar në drejtimin veri-jug. Kjo rrugë nuk ndjek të njëjtin drejtim me rrjetin e centuration-it dhe po ashtu nuk përqaset me llogjikën e ndarjes së kuadrateve të actus-ve të Butrintit romak. Kanale kulluese të ndërtuara me gurë dhe tjegulla përshkojnë të dy anët e rrugës, edhe pse kërkohej lëvizja e pjesshme dhe rindërtimi i kanalit të anës lindore, në mënyrë që ky i fundit të përshtatej me drejtimin e mëvonshëm të tempullit. Mbushja e kanalit të ri përbëhej nga një depozitë me çakëll guri gëlqeror, çka konfirmon ekzistencën e dy linjave të actus-it. Bazamenti i rrugës formohej nga copëra gurësh të mbuluara nga pllaka guri dhe gur të vegjël. Materiali që gjendej poshtë rrugës përmbante një përzierje qeramike që i takonte gjysmës së shekullit të1rë dhe fillimit të shekullit të 2 m.Kr. Një dysheme me pllaka guri formonte një trotuar që gjendej përballë një kolonade në perëndim të rrugës. Kolonada kishte orientim paralel me rrugën e përbëhej nga shtylla guri të lidhura me llaç që shkonin 2,3m thellë dhe të vendosura në intervale 2,25m nga njëra-tjetra, duke formuar një mur në anën perëndimore. Rruga niste nga Butrinti duke u drejtuar për në jug dhe kishte një gjerësi prej 4,5m. Një mur i mëvonshëm ishte ndërtuar në sipërfaqen e rrugës, duke e reduktuar gjerësinë e saj në 3,7m. Njëkohësisht me të u ndërtuan mure të tjera ndërmjet shtyllave, si dhe dysheme, struktura dhe shtylla druri. Depozitat arkeologjike ishin ngjitur me baltë të verdhë të përzier me tjegulla dhe gur gëlqeror duke paraqitur një radhë muresh të rrëzuara nga faza më e vonë. Kjo shtresë përmbante qeramikë që daton rreth viteve 230-250 m.Kr. Muret e rrëzuara përmbanin fragmente arkitektonike nga tempulli çka tregon se ky i fundit ishte shkatërruar pjesërisht në kohën kur muret ishin ndërtuar. Cela mbeti në përdorim deri në shekullin e 4, ndërsa rruga u rishtrua me dhe të ngjeshur ku përmbante monedha të shekujve 5 dhe 6. Rruga u shndërrua në një trase të fundosur dhe e rrethuar nga rrënoja, e cila u mbush më vonë me mbetje nga shkatërrimi i plotë i tempullit në shekullin e 14.
Media
- Name
- Temple of Heroon
- Year
- 2004
- Summary
-
sq
Tempulli gjendet në perëndim të akuaduktit që përcillte ujin e pijshëm nga fusha e Vrinës në qytetin antik të Butrintit. Ky monument është gërmuar për herë të parë nga Instituti Arkeologjik i Tiranës në vitet 1980. Në atë kohë u interpretua si banesë me banjë apo cisternë, që datonte në periudhën e hershme perandorake romake.
Në vitin 2004 u rikthyen sërish gërmimet, për arsye se ky monument ishte ndryshe nga modeli i vendosjes në rrjet kuadratik të ndërtesave të hershme romake në perëndim të Akuaduktit. Tempulli është ngritur, mbi një podium të madh, 1,60m i lartë, i ndërtuar me tulla dhe bazament guri. Në këtë sezon gërmimesh u zbulua porta perëndimore, me gjerësi mbi 3m, ku dukeshin qartë gjurmët e pragut si dhe të arkitraut. Në perëndim të portës u gjetën mbetjet e themelit të pjerrët të shkallares së tempullit. Ndërkohë në lindje u evidentuan gjurmët e një dhome drejtkëndore që ka qenë e veshur me mermer. Mendohet se kjo dhomë mund të ketë qena cela e këtij monumenti, nga ku nëpërmjet një hyrjeje të gjerë dhe disa shkallësh kalonte në pronaosin me dysheme prej guri gëlqeror. Fragmentet e busteve, skulpturave dhe shtatoreve të mermerit të gjetura vitet e mëparshme, që datojnë në shekullin e 3 m.Kr., tregojnë se ky tempull mund të ketë qenë një Mausoleum.
Në planimetrinë e përgjithshme të tempullit, gjatësia është sa dyfishi i gjerësisë. -
en
The Temple is situated west of the aqueduct and was first excavated by the Albanian Institute of Archaeology in the 1980’s. At this time it was interpreted as a bath house or a cistern dating to the early imperial period.
In 2004 it was further excavated because it differed from that of the Roman grid pattern followed by most of the early Roman buildings built to the west of the aqueduct. The building was raised above surrounding structures on a large podium, 1.60 m high, constructed of bricks on a stone plinth. The principal feature was a western door, over 3m wide, with traces of a substantial threshold and door imposts. To the west of this door were the remains of the sloping foundation of a staircase. Meanwhile to the east were the traces of a rectangular chamber originally veneered with marble. This chamber would form the cella with a wide doorway giving onto a limestone paved pronaos, fronted by a set of steps.
The fragments of marble heads, torsos and sculptures that date back to the 3rd century AD, found in previous years suggest that the temple may have been a mausoleum. In the overall plan of the temple the length is twice the width. - Summary Author
- Andrew Crowson
Media
- Name
- Temple of Heroon
- Year
- 2005
- Summary
-
sq
Gërmime të mëtejshme u ndërmorrën në sezonin e vitit 2005, në monumentin e identifikuar në vitin 2004 si tempull. Gjatë këtij sezoni, u nxor në pah e gjithë struktura si dhe u gërmua pjesa perëndimore dhe jugore e këtij monumenti. U provua se tempulli ishte ndërtuar në stilin italik dhe orderin jonik. Në anën jugore ruheshin format e bazamentit prej guri dhe bërthama e opus caementicium vendosej mbi pllakat e gurit nëpërmjet kunjave e kllapave prej plumbi dhe hekuri. Një rradhë shkallësh në anën perëndimore të monumentit, të çonin në një pronaos të ngushtë që gjendej ndërmjet dy mureve antae. Fragmente të fasadës që u gjetën në grumbullin e rrënojave, ishin prej mermeri të bardhë me damarë gri. Në celë u gjetën fragmente të dekoruara me mermer si dhe mbetjet e një dyshemeje me cocciopesto. Në sipërfaqen e cocciopestos u evidentuan blloqe pllakash katërkëndore të lidhura me llaç me madhësi të ndryshme (më e madhja 2m e gjatë). Këto pllaka ashtu si edhe fragmentet e mermerit dhe mbetjet e kockave të gjetura në vitin 2004, mund të kenë qenë bazamentet e sarkofagëve. Jashtë tempullit përkundrejt murit jugor, u gjet një varr fëmije i mbuluar nga një pllakë e vetme.
Qeramika e dalë nga depozitat përreth Tempullit daton jo më vonë se gjysma e dytë e shekullit të 3 m.Kr. Mbetjet e një dyshemeje me copëra tjegullash dhe dheu të ngjeshur si dhe gjetja e monedhave të shekullit të 4 në celë, sugjerojnë një ripërdorim të mëvonshëm të këtij ambienti. Tempulli u grabit gjatë periudhës së antikitetit të vonë dhe përsëri në shekullin e 14, e datuar nga qeramika e gjetur në depozitat e shkatërrimit. -
en
Further excavations were carried out in 2005 on the building previously identified as a temple in 2004. The structure was exposed and the western and southern sides were excavated. The temple proved to be in Italic style and in an ionic order. The mouldings of the lower stone plinth were preserved on the south side and, the opus caementicium core was faced with stone slabs held in position by iron and lead pins and clamps. A flight of steps on the extensively-robbed western side led up to a narrow pronaos between two antae walls. Fragments of the façade that were found in demolition debris, were decorated with grey veined white marble. In the cella were found fragments of marble decoration and remains of cocciopesto floor. A series of rectangular mortared tile boxes of varying size, (the largest almost 2m long), were evident on the cocciopesto surface. These tiles as well as the marble structures and bones found in 2004 suggested they were bases for sarcophagi. A single tile-covered infant grave was found outside the temple against its southern wall.
The ceramics from deposits around the temple date to no later than the mid to late 3rd century A.D. Later reuse of the cella is suggested by the remains of a rough tile and earth floor with 4th century coins. The temple was extensively robbed during late antiquity and again in the 14th century, dated by the pottery found in the demolition deposits. - Summary Author
- Andrew Crowson
Media
- Name
- Temple of Heroon
- Year
- 2006
- Summary
-
sq
Qëllimi i gërmimeve në sezonin e vitit 2006, ishte studimi i ambientit topografik të Tempullit pas zbulimit të tij në vitin 2005. Në veri të këtij tempulli, gjenden dy monumente te gërmuara në vitin 2001 dhe 2002, të cilët kanë patur funksione religjioze. Ato janë ndërtuar në periudhën e hershme perandorake, në gjysmën e dytë të shekullit të 1 m.Kr.
Në anën perëndimore të tempullit u hap një kuadrat gërmimi, ku u zbulua një rrugë e orientuar në drejtimin veri-jug. Kjo rrugë nuk ndjek të njëjtin drejtim me rrjetin e centuration-it dhe po ashtu nuk përqaset me llogjikën e ndarjes së kuadrateve të actus-ve të Butrintit romak. Kanale kulluese të ndërtuara me gurë dhe tjegulla përshkojnë të dy anët e rrugës, edhe pse kërkohej lëvizja e pjesshme dhe rindërtimi i kanalit të anës lindore, në mënyrë që ky i fundit të përshtatej me drejtimin e mëvonshëm të tempullit. Mbushja e kanalit të ri përbëhej nga një depozitë me çakëll guri gëlqeror, çka konfirmon ekzistencën e dy linjave të actus-it. Bazamenti i rrugës formohej nga copëra gurësh të mbuluara nga pllaka guri dhe gur të vegjël. Materiali që gjendej poshtë rrugës përmbante një përzierje qeramike që i takonte gjysmës së shekullit të1rë dhe fillimit të shekullit të 2 m.Kr.
Një dysheme me pllaka guri formonte një trotuar që gjendej përballë një kolonade në perëndim të rrugës. Kolonada kishte orientim paralel me rrugën e përbëhej nga shtylla guri të lidhura me llaç që shkonin 2,3m thellë dhe të vendosura në intervale 2,25m nga njëra-tjetra, duke formuar një mur në anën perëndimore.
Rruga niste nga Butrinti duke u drejtuar për në jug dhe kishte një gjerësi prej 4,5m.
Një mur i mëvonshëm ishte ndërtuar në sipërfaqen e rrugës, duke e reduktuar gjerësinë e saj në 3,7m. Njëkohësisht me të u ndërtuan mure të tjera ndërmjet shtyllave, si dhe dysheme, struktura dhe shtylla druri. Depozitat arkeologjike ishin ngjitur me baltë të verdhë të përzier me tjegulla dhe gur gëlqeror duke paraqitur një radhë muresh të rrëzuara nga faza më e vonë. Kjo shtresë përmbante qeramikë që daton rreth viteve 230-250 m.Kr.
Muret e rrëzuara përmbanin fragmente arkitektonike nga tempulli çka tregon se ky i fundit ishte shkatërruar pjesërisht në kohën kur muret ishin ndërtuar. Cela mbeti në përdorim deri në shekullin e 4, ndërsa rruga u rishtrua me dhe të ngjeshur ku përmbante monedha të shekujve 5 dhe 6. Rruga u shndërrua në një trase të fundosur dhe e rrethuar nga rrënoja, e cila u mbush më vonë me mbetje nga shkatërrimi i plotë i tempullit në shekullin e 14. -
en
The purpose of excavations in 2006 was to explore this monument in its topographic setting after the uncovering of it in 2005. To the north of this temple are two monuments excavated in 2001 and 2002 which clearly had some ritual purpose. These monuments were constructed in the early imperial period, the mid to late 1st century AD.
A trench was opened to the west of the temple revealing a road running north-south from the foot of the temple steps. This road does not follow the earliest alignment of the centuriation grid nor does it follow any logical subdivision of the actus squares in Roman Butrint. Stone and tile-built drains ran along both sides of the road, although the temple had required the partial removal and reconstruction of the eastern drain on to the later alignment of the temple. The fill of the new drain was a layer of fine limestone chippings. This arrangement seems to confirm the existence of the two actus alignments.
The foundation of the road was stone lumps paved with slabs and smaller stones. The material underneath the road contained a mixture of ceramics from the mid 1st century to the early 2nd century A.D.
A stone slab pavement formed a side walk in front of a colonnade to the west of the road. It ran parallel and was formed of mortared stone piers 2.3 metres deep, set at intervals of 2.25m fronting portico with a wall forming its west side. The road was laid out of 4.5m wide and it was main road leading to Butrint from the south.
A wall was built on the roads surface, reducing its length (width) to 3.7 metres. This formed the eastern limit of a whole new sequence. Meanwhile other walls were inserted between the piers, floor levels were raised and timber structures were built. This sequence was then closed by some more crude buildings of stone and tile.
The archaeological deposits were sealed with yellow clay mixed with tiles and limestone representing a series of collapsed walls from the latest phase. This layer contained ceramics dating to 230-250 A.D.
The collapsed walls contained pieces of side moulding from the temple which means it was partially demolished when the walls was erected. The cella remained in use into the 4th century and the road was resurfaced with earth containing 5th and 6th century coins. The road was reduced to a sunken track bounded by rubble, this Holloway was filled with demolition debris from the 14th century when the temple was pulled down. - Summary Author
- Andrew Crowson