Name
Jerry O’Dwyer
Organisation Name
Butrint Foundation

Season Team

  • AIAC_1773 - Himara Cave - 2002
    Shpella e Himarёs ndodhet brenda njё linje shkёmbore prej guri gёlqeror, pёrgjatё plazhit tё Spilesё, nё qytetin modern tё Himarёs. Kjo shpellё formon mё tё madhin prej tre kaviteteve qё ndodhen nё fund tё njё shkёmbi tё ulёt pёrafёrsisht 30 m tё lartё, nё njё distancё prej 100 m largёsi nga vija e sotme bregdetare. Shpella ёshtё pёrafёrsisht 30 m e gjatё, me njё hyrje nё formё tё çrregullt, pёrafёrsisht 8 m e gjerё dhe 7 m e lartё, e orientuar nga perёndimi dhe jugperёndimi. Gjatё kёtij sezoni gёrmimesh, pёrgjatё faqes veriore tё pjesёs ballore tё shpellёs u hap njё kuadrat me pёrmasat 3 x 3 m. Gёrmimet nё shpellёn e Himarёs evidentuan njё sekuencё depozitash tё njёtrajtёshme, tё cilat tregonin prezencёn intensive tё aktivitetit njerёzor nё kёtё shpellё duke filluar qё nga Epoka e Hershme e Bronzit. Sekuenca e depozitave ёshtё e tipit bregdetar, çka tregon afёrsinё e vazhdueshme tё vendbanimit me bregun e detit. Niveli i sotёm i detit ёshtё 1. 30 poshtё atij tё depozitave çka tregon ndryshimet e terrenit si rezultat i mbushjeve sedimentare tё gjirit si dhe faktorёve tektonik lokal. Nё epokёn e Hollocenit niveli i detit mendohet tё ketё shkatёrruar depozitat mё tё hershme natyrore. Datimi me radiokarbon i njё shtrese ku janё gjetur objekte tё Epokёs sё Eneolitit pёrcakton si datё tё fundit tё kёsaj depozite vitin 3400 p.Kr. Sekuencat sedimentare tё shpellёs provojnё se nga viti 3000 p.Kr., klima ka qenё kryesisht e lagёsht dhe vihet re prezenca e depozitave ujore. Nga viti 2300 p.Kr. kushtet klimaterike mendohet tё kenё qenё mё tё thata. Qeramika e Epokёs sё Bronzit e evidentuar nё shpellёn e Himarёs ёshtё kryesisht prodhim lokal dhe do tё vazhdojё tё dominojё deri nё Epokёn e Hekurit dhe fillimin e Periudhёs Arkaike, kur hyjnё nё pёrdorim enёt e importit, çka sugjeron se nё kёtё kohё kjo zonё mund tё ketё qёnё pjesё e njё rrjeti tregtar rajonal. Mungesa e influencёs sё Periudhёs sё Hershme Minoike ёshtё mjaft interesante, megjithёse e njёjta dukuri ёshtё vёnё re edhe nё Korfuz. Prodhimet e qeramikёs lokale tё Epokёs sё Bronzit janё tё zbukuruara me inçizim e impreso dhe kanё ngjashmёri me qeramikёn rajonale Epiriote tё evidentuar nё Dodona (Greqisё veriperёndimore). Megjithёse brenda shpellёs janё gjetur fragmente tё qeramikёs lokale, funksioni i saj me sa duket ka qenё vetёm pёr banim ose strehim.
  • AIAC_1774 - Kanali rockshelter. - 2004
    Guva shkёmbore ndodhet nё njё sipёrfaqe konkave pёrgjatё rrёzёs sё njё shkёmbi tё vogёl qёlqeror. Daljet shkёmbore vertikale formojnё njё guvё tё zgjatur nё formё tё çrregullt, 8 m tё gjatё dhe pёrafёrsisht 2. 5 m tё thellё, duke krijuar njё mbulesё qё ngrihet nga 0. 8 m nё jug-lindje nё mbi 2. 8 m nё veri-perёndim. Gurёt gёlqeror dhe ata konglemeratё tё gjetur pёrreth guvёs shkёmbore janё tё shkatёrruara nga erozioni. Pёrgjatё rrёzёs shkёmbore ndodhet njё tarracё e pjerrёt natyrore e cila formon njё platformё tё rrafshёt pёrpara guvёs. Gjatё sezonit tё gёrmimit tё vitit 2004 u hapёn dy kuadrate, njёri me pёrmasat 6 m x 2 m, nё pjesёn e brendshme tё guvёs shkёmbore dhe tjetri me pёrmasat 6 m x 0. 5 m, jashtё guvёs, nё tarracёn e rrafshёt. Nga gёrmimi u evidentuan 25 depozita, ku pёrfshiheshin edhe gjurmё vatrash zjarri dhe gropa tё mёdha. Shtresat kulturore mё tё hershme lidhen me njё grop tё madhe ku u gjetёn kocka tё vogla kafshёsh dhe fragmente qeramike tё Epokёs sё Bronzit. Tre depozita hiri dhe njё vatёr zjarri pёrmbanin qeramikё tё vonё Mesjetare ose pas Mesjetare, ndёrsa mbi to u gjet njё dysheme me gurё tё papunuar ku gjendej njё varr i Luftёs sё Dytё Botёrore. Nё shtresёn e fundit tё kuadratit tё dytё u gjetёn mbi 120 gurё stralli tё punuar. Nga kёto 16 ishin vegla prerёse, tё cilat kishin gjatёsi mesatare prej 2 cm, ndёrkohё qё veglat prej guri me gjatёsi mesatare deri nё 2 cm formonin kategorinё mё tё madhe tё veglave tё gjetura nё sit, qё pёrfshinin 36 ekzemplarё. Disa prej veglave tё gjetura ishin retushuar pёr tё formuar vegla krruajtёse dhe shpuse. Veglat prerёse prej stralli tё pёrmasave tё vogla (mikrolite) ishin gjithashtu tё retushuara dhe datojnё nё Mezolitin e Hershёm. Gjatё gёrmimit u gjetёn dy bёrthama gurёsh stralli, disa fragmente ashkalash tё retushuara si, tё cilat regojnё qё aktiviteti i prodhimit tё veglave prej stralli mund tё jetё kryer nё anё tё tarracёs qё ndodhej pranёs guvёs shkёmbore. Objektet e gjetura tregojnё pёr njё punim aktiv tё gurit tё strallit qё synonte tё reduktonte prodhimim e ashklave tё vogla tё pёrdorura pёr krijimin e veglave tё retushuara. Vendodhja e sitit, nё buzё tё njё tarrace tё ngritur mbi luginё, formon njё pozitё tё favorshme natyrore, çka supozon se ky sit mund tё jetё pёrdorur si njё pikё e rёndёsishme strategjike pёr shfrytёzimin e burimeve tё tokave tё lagёshta.