Name
Theatre of Phoinike
Date Range
200 BC – 300

Seasons

  • AIAC_2259 - Theatre of Phoinike - 2001
    Në vitin 2001 Universiteti i Bolonjës në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë filluan gërmimet në zonën e teatrit të qytetit antik të Foinikes. Qëllimi i këtij gërmimi ishte të nxirrte sa më shumë të dhëna rreth teatrit dhe të jepej tipologjia e tij. Gërmimet u përqëndruan kryesisht në pjesën jugore të monumentit. Kështu u gërmua zona e scaenae frons, pjesa frontale e skenës, muri i pulpitum dhe në lindje të hyposcaenium. Gjatë gërmimit dolën një sërë konstruksionesh si muri i scaenae frons, i cili ishte ndërtuar me tulla katërkëndëshe të lidhur mes tyre me llaç. Gjithashtu rreth 4 m në lindje të scaenae frons u vërejt muri frontal i pulpitumit, i cili kishte ruajtur shumë pak nga elementët e tij ndërtimor. Në pjesën perëndimore të hyposcaenium u vërejtën gjurmët e një kanali që me sa duket kishte si funksion mbledhjen e ujërave të ardhur nga orkestra. Një vëzhgim i fundit u bë edhe në veri të murit të pulpitum ku u zbulua muri verior i scaenae frons që kishte një lartësi rreth 3 m. Për tu theksuar është se ky mur kishte shumë ndërhyrje të mëvonshme dhe këto shihen sidomos në shtresat 100, 109, 110 e 104. Materiali arkeologjik i dalë përbëhet kryesisht nga objekte prej qeramike dhe mbizotëruesë është ajo me vernik të zi.
  • AIAC_2259 - Theatre of Phoinike - 2002
    Qëllimi i gёrmimeve tё kёtij viti nё teatёr ishte të zbulohej faza fillestare e teatrit dhe të jepeshin disa të dhëna rreth formës së tij arkitektonike. Gërmimet në ndryshim nga faza e parë u përqëndruan në pjesën e taracimeve, tek hyrja perëndimore, analema si dhe tek një pjesë e proskenës helenistike. Kështu tek tarracimi u gjet muri jugor i cili ishte ndërtuar në dy faza. Gjithashtu u verëjtën edhe gjurmët e disa mureve mbajtëse. Por sondazhi nuk vazhdoi më në thellёsi në këtë pjesë për shkak të rrezikut të shembjeve. Nga struktura e analemёs perёndimore kishin mbetur shumë pak gjurmë dhe gjendej vetëm një trakt muri rreth 15 m i gjatë. Në zonën e proskenës u vërejtën pak gjurmë dhe ruhej vetëm një mur i dobët që vendosej direkt mbi themele dhe kishte drejtim lindje – perëndim. Edhe këtë vit vazhduan gërmimet në scaenae frons ku u zbuluan tre hyrjet kryesore që shërbenin për kalimin në proskenë. Përveç gërmimve u ndërmorën edhe disa sondazhe që morën numrat 4, 7 dhe 10. Sondazhi 4 u përqëndrua tek rimbushja e një grope në zonën e proskenës, që me sa duket ishte një varr i mbyllur pas ndërtimit të pulpitum-it. Edhe sondazhet 7 e 10 u bënë në të njëjtën zonë dhe për tu theksuar është se në të dyja këto testime nuk u vërejt asnjë shenjë e dyshemesë së orkestësёs. Materiali i dalë gjatë gërmimit ishte i konsiderueshëm. Në pjesën më të madhe ai përbëhej nga objekte prej qeramike, objekte metalike dhe ndonjë monedhë.
  • AIAC_2259 - Theatre of Phoinike - 2003
    Gërmimet e vitit 2003 në teatrin e qytetit antik të Foinikes u përqëndruan në tre zona. Kështu u gërmua sistemi i tarracimit në jug të ndërtesës së skenës, pjesa midis analemës perëndimore dhe orkestrës dhe zona në perëndim të skenës. Sistemi i tarracimit vazhdonte drejt perëndimit dhe pёrbёhej nga njё sërë ambientesh. Një shtresë dheu humusore mbulonte të gjitha muret e tarracimit. Zona e ndërmjetme midis analemës dhe orkestrës u gërmua me mjete mekanike (ekskavator), duke hequr shtresat sipërfaqësore dhe duke arritur në një nivel me dyshemenë e orkestrës. Kërkimet në jug të analemës zbuluan gjurmët e hyrjes ose parodos nga ku ruheshin vetëm disa blloqe guri të formave katërkëndore. Kjo shërbente si portë kryesore në teatrot grekë. Në fund të këtij sezoni të gjitha strukturat e gёrmuara u mbuluan.
  • AIAC_2259 - Theatre of Phoinike - 2004
    Gёrmimet e kёtij sezoni nё teatёr u përqëndruan në tre sektorë, nё zonёn e tarracave, skena dhe pjesa e orkestrës. Gёrmimet nё zonёn e tarracimeve bёnё tё mundur njohjen e sistemit ndërtues tё saj dhe zbulimin e pjesёs fundore tё murit perëndimor që shërbente për mbajtjen e tarracave. Njëkohësisht duke vazhduar dretj lindjes u vërejtën disa ndërprerje tek muri që lidhen me dy hyrje, rreth 2 m të gjera. Në ndërtesën e skenës u bënë disa zbulime që sollën rezultate mjaft të rëndësishme. U zbuluan tre portat që shërbenin për kalimin nga skena në pjesën e proskenës, ku ajo e mesit ishte më e ngritur se dy të tjerat. Përfundoi edhe gërmimi i murit të pulpitumit ku u zbulua pjesa fundore e anës lindore. Gjithashtu në hapësirën midis skenës dhe pulpitum u zbulua një bazament skulpture, me nje mbishkrim tё padallueshёm, qё mendohet tё mund ti jetё kushtuar njё perandori, ndoshta Neronit. Tё dhёna tё rёndёsishme u zbuluan edhe nё zonёn e orkestrёs. Gjatë gërmimit të kësaj pjese, përveç daljes së një numri të madh pllakash guri, u zbulua edhe koka e një statuje që kishte një pamje femërore. Poshtë shtresave të braktisjes dolën në dritë edhe pjesë të diazomës, proedrias, kanalit kullues etj. Një sondazh i bërë në pjesën veriore të murit të pulpitum-it tregoi se ai kishte prerë tre shtresa të kohës helenistike dhe një të periudhës romake. Tё dhёnat e gёrmimeve treguan qё rindёrtimi i skenës sё periudhёs romake, ёshtё bёrё mbi njё shtresё tё mёparshme banimi po tё periudhёs romake, ose ndoshta mbi njё shtresё niveli tё ngritur, qё daton nё njё periudhё romake mё tё hershme se ai i rindёrtimit tё skenёs.
  • AIAC_2259 - Theatre of Phoinike - 2005
    Gёrmimet e kёtij sezoni nё teatrin antik tё Finiqit u përqëndruan kryesisht te pjesa e orkestrës. Gjatë gërmimit dolën një sërë të dhënash mjaft interesante. Kështu pjesa më e madhe e diazomës ishte ruajtur ashtu si edhe kanali ujëmblëdhës. Një fakt interesant që u vërejt këtë vit ishte se ky kanal kishte edhe një fazë më të hershme. Gjithashtu u proçedua në pastrimin e tij nga mbushjet e mëvonshme të periudhës së braktisjes së teatrit. Për tu theksuar është edhe zbulimi i njё platforme që vendosej në orkestër, dhe qё mund tё ketё shёrbyer si vendi ku qëndronin poetët. Përveç gërmimeve u bënë edhe ndërhyrje restauruese. Ndërhyrjet e para u bënë tek scaenae frons dhe këto konsistonin në zëvëndësimin e tullave që ishin në proces pluhurosjeje me disa të reja. Një pjesë tjetër që iu kushtua vëmëndje ishte edhe muri i pulpitum, ku u zëvëndësuan fragmentet e gurëve të dëmtuar me të rinj të po të njëjtës tipologji. Në fund u zëvëndësua gjithë pjesa e frons pulpiti që paraqitej shumë e shkatërruar me materiale të së njëjëtit tip.
  • AIAC_2259 - Theatre of Phoinike - 2006
    Gërmimet e vitit 2006 në zonën e teatri u përqëndruan në tre pjesë të veçanta: orkestra, sum cavea dhe tek analema lindore. Në zonën e orkestrës pothuajse ato u përfunduan dhe u arritën disa konkluzione të rëndësishme si për sa i përket formës së saj ashtu edhe përmasave. U zbulua se ajo nuk kishte dysheme. Gjithashtu u vëretua me siguri se ajo është zmadhuar në periudhën romake duke marrë pjesë të proedrias. Doli pothuajse plotësisht edhe kanali ujëmbledhës që ishte ndërtuar me pllaka gëlqereje ngjyrë të bardhë. Vazhdoj gërmimi tek rruga rrethore që ishte e ruajtur plotësisht dhe e ndërtuar me pllaka guri. Një sondazh i ri u bë tek mbushja e kanalit që dha material të shek. II p. Kr. Të dhëna interesante erdhën nga sondazhi pranë murit ku u zbuluan gjurmët një strukture pa dysheme. Nuk mund të thuhet asgjë rreth funksionit të saj por janë hedhur hipoteza të ndryshme sikur ajo mund të ketë qenë furrë ose ambjent banimi etj. Gjithashtu u gërmua edhe analema lindore që ishte ndërtuar me gurë të marrë në vend gjë që e bëntë të ndryshme nga ajo perëndimore. Për tu theksuar është zbulimi i një mbishkrimi në pjesën e poshtme të saj.
  • AIAC_2259 - Theatre of Phoinike - 2008
    Në vitin 2008 gërmimet në teatër sollën të dhëna mjaft interesante. Këto të dhëna lidhen sidomos me pjesën e caveas. Por gjithashtu informacione të rëndësishme dolën edhe në pjesë të tjera si analema lindore dhe sistemi i terracimit. Për sa i përket caveas falë disa gjetjeve të rastësishme të dala gjatë hapjes së një kanali rreth orkestrës, u arrit në përfundim se ima cavea lindore dhe pjesa e mesit të caveas lindore janë shkatërruar jo vetëm si pasojë e grabitjes, por edhe për faktin e shkatërrimit të analemës. Ndërsa më e ruajtur duket cavea qëndrore. Gjithashtu gërmimi nxori në pah faktin se ndënjesët e caveas lindore ishin gdhëndur direkt mbi gur. Në brendësi të këtij sektori gjithashtu u zbuluan pjesë të klimakes, diazomës dhe ndenjëseve. Klimakes ishin ndërtuar me gurë të bardhë dhe ndërpriteshin nga disa parapetë. Një sondazh tjetër u hap rreth 2 m më sipër ku u zbuluan disa pllaka guri, ku vendosej mbështetësja.
  • AIAC_2259 - Theatre of Phoinike - 2009
    Kërkimet e vitit 2009 në teatrin e qytetit antik të Foinikes, u përqëndruan në 4 kuadrate me madhësi të ndryshme dhe në dy gërmime të shkallës së gjerë. Kuadrati 14, pranë murit jugor të parodosit perëndimor të teatrit, u hap me qëllim identifikimin e materialit në shtresat që i mbështeten kësaj strukture, për të kuptuar nëse parodosi i përket fazës së parë apo të dytë të periudhës helenistike. Shtresat e dheut deri në nivelin e dyshemesë së parodosit përmbanin qeramikë të periudhës romake (shek. 1-3 m.Kr.). Nivelet e sipërme të këtyre shtresave duket se kanë të bëjnë dhe me kohën e rindërtimit të strukturës pas tërmetit të fillimit të shek. 3 m.Kr. Nën to, u identifikuan shtresa me materiale të periudhës helenistike (shek. 3-2 p.Kr.), të cilat i përkasin fazës së ndërtimit të parodosit. Datimi i materialit hedh hipotezën se parodosi është ndërtuar në fazën e dytë të teatrit, pasi zmadhimi i orkestrës solli dhe zgjerimin e proskenion-it. Kuadrati 15 me përmasa 1,5 m. x 1,5 m., u hap në koilon-in e teatrit, me qëllim zbulimin e një pjese të shkallareve dhe ndënjëseve në të. Gjatë gërmimit u identifikuan in situ pllakat për këmbët dhe ecjen ndërsa blloqet paralelopipedik për uljen u gjetën të zhvendosur mbase për tu ripërdorur diku tjetër. Po ashtu, për të njëjtën arësye blloqet e shkallëve mungonin. Gërmimet në orkestrën e teatrit u përqëndruan në analemën lindore, ku u hap një kuadrat i gjatë (kuadrati 17 me përmasa 5 m. x 1,5 m.) me qëllim identifikimin e kreut të saj, të mbuluar ende nga dherat. Poshtë shtresës së dherave (50 cm nën të), u zbulua kjo pjesë e strukturës deri në gjatësi 3,5 m, që ruhej në gjendje të keqe. Rreshtat e sipërme të gurëve (të ruajtur në disa pjesë), nuk dukeshin se rriteshin gradualisht në lartësi, ashtu siç duhet të ishte një muraturë e një strukture të së njëjtës tipologji, por vazhdonte në të njëjtën kuotë, si pasojë e dëmtimit. Gjithashtu kjo anomali lidhet dhe me rritjen e pjerrësisë së kodrës, dhe depozitimin e dherave në kreun e analemës. Kuadrati 16 u hap në summa cavea-n e teatrit, në afërsi të një strukture rrethore të periudhës bizantine të zbuluar në gërmimet e vitit 2006. Në atë vit, zbulimi i një shtrese me qeramikë të shek. 3-2 p.kr. të përzierë me mbetje guackash dhe kockash, u interpretua si depozitë hedhurinash, por që stratigrafikisht qe e lidhur si me strukturën bizantine ashtu dhe me murin helenistik “shpinën” e koilon-it. Gërmimet e këtij viti identifikuan 2 faza ndërtimi të strukturës bizantine që ka gjasa të ketë qenë një furrë: në të parën konstruksioni (dyshemeja dhe muri rrethues) u ndërtua me tulla katërkëndore dhe të harkuara helenistike të ripërdorura (të marra nga ndonjë varr aty afër); në të dytën risistemi (por duke ruajtur të njëjtin funksion), ku muratura me tulla u zëvëndësua nga ajo me blloqe guri. Gërmimi në veri të furrës zbuloi një nga hyrjet e teatrit, e cila përbëhej nga dy mure me blloqe guri ranor. Shtresat e shembjes që përbëjnë mbushjen e hyrjes, përmbanin një sasi të madhe materiali të periudhës helenistike. Disa enë qeramike ruheshin thuajse të plota, çka konfirmojnë hipotezën se kjo shtresë hedhurinash duhet të ketë shkarë si pasojë e shëmbies së strukturave të terracimit. Prezenca në këtë shtresë e enëve të qeramikës funerare (pelike të gjysmës së parë të shek.4 p.Kr.), tjegullave të harkuara të varreve si dhe fragmente skeletore humane, supozojnë se mbi murin mbajtës së koilon-it, ka qenë një varrezë më hershme se teatri.

Media

Name
Theatre of Phoinike
Year
2001
Summary
sq Në vitin 2001 Universiteti i Bolonjës në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë filluan gërmimet në zonën e teatrit të qytetit antik të Foinikes. Qëllimi i këtij gërmimi ishte të nxirrte sa më shumë të dhëna rreth teatrit dhe të jepej tipologjia e tij. Gërmimet u përqëndruan kryesisht në pjesën jugore të monumentit. Kështu u gërmua zona e scaenae frons, pjesa frontale e skenës, muri i pulpitum dhe në lindje të hyposcaenium. Gjatë gërmimit dolën një sërë konstruksionesh si muri i scaenae frons, i cili ishte ndërtuar me tulla katërkëndëshe të lidhur mes tyre me llaç. Gjithashtu rreth 4 m në lindje të scaenae frons u vërejt muri frontal i pulpitumit, i cili kishte ruajtur shumë pak nga elementët e tij ndërtimor. Në pjesën perëndimore të hyposcaenium u vërejtën gjurmët e një kanali që me sa duket kishte si funksion mbledhjen e ujërave të ardhur nga orkestra. Një vëzhgim i fundit u bë edhe në veri të murit të pulpitum ku u zbulua muri verior i scaenae frons që kishte një lartësi rreth 3 m. Për tu theksuar është se ky mur kishte shumë ndërhyrje të mëvonshme dhe këto shihen sidomos në shtresat 100, 109, 110 e 104. Materiali arkeologjik i dalë përbëhet kryesisht nga objekte prej qeramike dhe mbizotëruesë është ajo me vernik të zi.
en In 2001 the University of Bologna, in collaboration with the Albanian Institute of Archaeology, began an excavation in the area of the ancient theatre at Foinike to collect data relating to the theatre and to define its typology. The excavations were located mainly in the southern area of the monument: the area of scaenae frons, the frontal part of the scaena, the pulpitum wall and the area to the east of the hyposcaenium. During the season a series of constructions were discovered, including the scaenae frons wall, which was built with quadrangle tiles bonded with lime mortar. Approximately 4 m. to the east of scaenae frons, the frontal wall of the pulpitum was revealed, preserving little of its construction elements. To the west side of the hyposcaenium the remains of a drainage channel were discovered, used to collect rainfall from the area of the orchestra. To the north of the pulpitum wall, the northern wall of the scaenae frons was also discovered, measuring about 3 m high. Later interventions to this wall were recorded, especially in layers 100, 109, 110 and 104. The archaeological material comprises mainly pottery, especially black glazed.
Team
Supervisor - Riccardo Villicich

Media

Name
Theatre of Phoinike
Year
2002
Summary
sq Qëllimi i gёrmimeve tё kёtij viti nё teatёr ishte të zbulohej faza fillestare e teatrit dhe të jepeshin disa të dhëna rreth formës së tij arkitektonike. Gërmimet në ndryshim nga faza e parë u përqëndruan në pjesën e taracimeve, tek hyrja perëndimore, analema si dhe tek një pjesë e proskenës helenistike. Kështu tek tarracimi u gjet muri jugor i cili ishte ndërtuar në dy faza. Gjithashtu u verëjtën edhe gjurmët e disa mureve mbajtëse. Por sondazhi nuk vazhdoi më në thellёsi në këtë pjesë për shkak të rrezikut të shembjeve. Nga struktura e analemёs perёndimore kishin mbetur shumë pak gjurmë dhe gjendej vetëm një trakt muri rreth 15 m i gjatë. Në zonën e proskenës u vërejtën pak gjurmë dhe ruhej vetëm një mur i dobët që vendosej direkt mbi themele dhe kishte drejtim lindje – perëndim. Edhe këtë vit vazhduan gërmimet në scaenae frons ku u zbuluan tre hyrjet kryesore që shërbenin për kalimin në proskenë. Përveç gërmimve u ndërmorën edhe disa sondazhe që morën numrat 4, 7 dhe 10. Sondazhi 4 u përqëndrua tek rimbushja e një grope në zonën e proskenës, që me sa duket ishte një varr i mbyllur pas ndërtimit të pulpitum-it. Edhe sondazhet 7 e 10 u bënë në të njëjtën zonë dhe për tu theksuar është se në të dyja këto testime nuk u vërejt asnjë shenjë e dyshemesë së orkestësёs. Materiali i dalë gjatë gërmimit ishte i konsiderueshëm. Në pjesën më të madhe ai përbëhej nga objekte prej qeramike, objekte metalike dhe ndonjë monedhë.
en The excavations this season were aimed at discovering the early phases of the theatre and to reach conclusions concerning its architectonical structure. The excavations were located in the terrace area, the western entrance and in part of the Hellenistic proscenium. In the terrace area the southern wall of the theatre was discovered, constructed in two phases along with the remains of the sustaining walls. The excavations in this area were stopped, due to the demolition risk. A few remains were found in the western analema including a 15 m long wall. In the proscenium area the remains of a wall were recorded, placed on the foundation level and orientated east-west. During this season, continued excavation in the area of the scaenae frons revealed three main entrances, used to give access to the proscenium. A number of sondages were also undertaken during this season - sondage numbers 4, 7 and 10. Sondage 4 was located in the area of the proscenium, in a refilled hole, representing a grave closed after the construction of the pulpitum. In the same area sondages 7 and 10 revealed no trace of the orchestra floor wall. Pottery, metal objects and coins were recovered during this excavation season.
Team
Supervisor - Riccardo Villicich

Media

Name
Theatre of Phoinike
Year
2003
Summary
sq Gërmimet e vitit 2003 në teatrin e qytetit antik të Foinikes u përqëndruan në tre zona. Kështu u gërmua sistemi i tarracimit në jug të ndërtesës së skenës, pjesa midis analemës perëndimore dhe orkestrës dhe zona në perëndim të skenës. Sistemi i tarracimit vazhdonte drejt perëndimit dhe pёrbёhej nga njё sërë ambientesh. Një shtresë dheu humusore mbulonte të gjitha muret e tarracimit. Zona e ndërmjetme midis analemës dhe orkestrës u gërmua me mjete mekanike (ekskavator), duke hequr shtresat sipërfaqësore dhe duke arritur në një nivel me dyshemenë e orkestrës. Kërkimet në jug të analemës zbuluan gjurmët e hyrjes ose parodos nga ku ruheshin vetëm disa blloqe guri të formave katërkëndore. Kjo shërbente si portë kryesore në teatrot grekë. Në fund të këtij sezoni të gjitha strukturat e gёrmuara u mbuluan.
en The 2003 excavations in the ancient theatre of Foinike were located in three areas: South of the scaena, the area between the western analema and the orchestra, and the western part of the scaena. The terrace system was found to continue westwards and consisted of a series of rooms. A humus layer covers all the terracing walls. The area between the analema and the orchestra was excavated using a JCB machine to remove the topsoil in order to reach the level of the orchestra. The excavations to the south of the analema revealed remains of the entrance (parodos), which consisted of a number of stone quadrangle blocks and represents the main entrance to the ancient Greek theatre. At the end of the season, the revealed structures were backfilled.
Team
Supervisor - Riccardo Villicich

Media

Name
Theatre of Phoinike
Year
2004
Summary
sq Gёrmimet e kёtij sezoni nё teatёr u përqëndruan në tre sektorë, nё zonёn e tarracave, skena dhe pjesa e orkestrës. Gёrmimet nё zonёn e tarracimeve bёnё tё mundur njohjen e sistemit ndërtues tё saj dhe zbulimin e pjesёs fundore tё murit perëndimor që shërbente për mbajtjen e tarracave. Njëkohësisht duke vazhduar dretj lindjes u vërejtën disa ndërprerje tek muri që lidhen me dy hyrje, rreth 2 m të gjera. Në ndërtesën e skenës u bënë disa zbulime që sollën rezultate mjaft të rëndësishme. U zbuluan tre portat që shërbenin për kalimin nga skena në pjesën e proskenës, ku ajo e mesit ishte më e ngritur se dy të tjerat. Përfundoi edhe gërmimi i murit të pulpitumit ku u zbulua pjesa fundore e anës lindore. Gjithashtu në hapësirën midis skenës dhe pulpitum u zbulua një bazament skulpture, me nje mbishkrim tё padallueshёm, qё mendohet tё mund ti jetё kushtuar njё perandori, ndoshta Neronit. Tё dhёna tё rёndёsishme u zbuluan edhe nё zonёn e orkestrёs. Gjatë gërmimit të kësaj pjese, përveç daljes së një numri të madh pllakash guri, u zbulua edhe koka e një statuje që kishte një pamje femërore. Poshtë shtresave të braktisjes dolën në dritë edhe pjesë të diazomës, proedrias, kanalit kullues etj. Një sondazh i bërë në pjesën veriore të murit të pulpitum-it tregoi se ai kishte prerë tre shtresa të kohës helenistike dhe një të periudhës romake. Tё dhёnat e gёrmimeve treguan qё rindёrtimi i skenës sё periudhёs romake, ёshtё bёrё mbi njё shtresё tё mёparshme banimi po tё periudhёs romake, ose ndoshta mbi njё shtresё niveli tё ngritur, qё daton nё njё periudhё romake mё tё hershme se ai i rindёrtimit tё skenёs.
en The excavations for this season in the ancient theatre were located in three areas: the terracing walls, the scaena and the orchestra. The excavations in the terraced area clarified its construction, and uncovered the lower part of the western wall which was used as a supporting wall for the terracing. Toward the east several interruptions were noticed in the wall, which are related to two entrances, each 2 m wide.
Discoveries in the scaena area were very important, revealing three doorways which were used to pass from the scaena to the proscaenium. The middle doorway was higher then the other two. Excavation of the pulpitum wall was also concluded, uncovering the terminal part of the eastern side.
In the area between the scaena and the pulpitum, a sculpture base was discovered with a completely invisible inscription that might have been dedicated to a Roman imperator, possibly Nero. In the area of the orchestra, important finds included several stone slabs and a statue head with female features.
Beneath abandonment layers part of the diazoma, prohedria or drainage channel were discovered. A sondage along the northern wall of the pulpitum showed that it had cut through one Roman and three Hellenistic layers. The excavations indicated that the reconstruction of the Roman scaena was undertaken on earlier Roman makeup layers.
Team
Supervisor - Riccardo Villicich

Media

Name
Theatre of Phoinike
Year
2005
Summary
sq Gёrmimet e kёtij sezoni nё teatrin antik tё Finiqit u përqëndruan kryesisht te pjesa e orkestrës. Gjatë gërmimit dolën një sërë të dhënash mjaft interesante. Kështu pjesa më e madhe e diazomës ishte ruajtur ashtu si edhe kanali ujëmblëdhës. Një fakt interesant që u vërejt këtë vit ishte se ky kanal kishte edhe një fazë më të hershme. Gjithashtu u proçedua në pastrimin e tij nga mbushjet e mëvonshme të periudhës së braktisjes së teatrit. Për tu theksuar është edhe zbulimi i njё platforme që vendosej në orkestër, dhe qё mund tё ketё shёrbyer si vendi ku qëndronin poetët. Përveç gërmimeve u bënë edhe ndërhyrje restauruese. Ndërhyrjet e para u bënë tek scaenae frons dhe këto konsistonin në zëvëndësimin e tullave që ishin në proces pluhurosjeje me disa të reja. Një pjesë tjetër që iu kushtua vëmëndje ishte edhe muri i pulpitum, ku u zëvëndësuan fragmentet e gurëve të dëmtuar me të rinj të po të njëjtës tipologji. Në fund u zëvëndësua gjithë pjesa e frons pulpiti që paraqitej shumë e shkatërruar me materiale të së njëjëtit tip.
en This season’s excavations at the ancient theatre of Phoenice were located mostly within the orchestra. A major part of the diasoma and the canal were found to be well preserved. The clearing from the canal of abandonment deposits revealed its form and function in an earlier phase. Also of interest was the discovery of a platform above the orchestra that may have served as a seat for poets. During the season several restorative interventions were also undertaken, including the replacement of decaying bricks within the scaenae frons. Further interventions were concentrated along the wall of the pulpitum where fragmented stone was replaced. The frons pulpiti, which was in a bad state of repair, was also repaired using complementary materials.
Team
Supervisor - Riccardo Villicich

Media

Name
Theatre of Phoinike
Year
2006
Summary
sq Gërmimet e vitit 2006 në zonën e teatri u përqëndruan në tre pjesë të veçanta: orkestra, sum cavea dhe tek analema lindore. Në zonën e orkestrës pothuajse ato u përfunduan dhe u arritën disa konkluzione të rëndësishme si për sa i përket formës së saj ashtu edhe përmasave. U zbulua se ajo nuk kishte dysheme. Gjithashtu u vëretua me siguri se ajo është zmadhuar në periudhën romake duke marrë pjesë të proedrias. Doli pothuajse plotësisht edhe kanali ujëmbledhës që ishte ndërtuar me pllaka gëlqereje ngjyrë të bardhë. Vazhdoj gërmimi tek rruga rrethore që ishte e ruajtur plotësisht dhe e ndërtuar me pllaka guri. Një sondazh i ri u bë tek mbushja e kanalit që dha material të shek. II p. Kr. Të dhëna interesante erdhën nga sondazhi pranë murit ku u zbuluan gjurmët një strukture pa dysheme. Nuk mund të thuhet asgjë rreth funksionit të saj por janë hedhur hipoteza të ndryshme sikur ajo mund të ketë qenë furrë ose ambjent banimi etj. Gjithashtu u gërmua edhe analema lindore që ishte ndërtuar me gurë të marrë në vend gjë që e bëntë të ndryshme nga ajo perëndimore. Për tu theksuar është zbulimi i një mbishkrimi në pjesën e poshtme të saj.
en Excavations in 2006 were located in three areas of the theatre: in the orchestra, the summa cavea, and the eastern annalema. Investigations of the orchestra zone led to several significant conclusions regarding its shape and size and it was confirmed that during the Roman period, the orchestra extended up to the proedria. The pavement was missing. A canal bringing in water constructed from large white slabs was also revealed in a small sondage. Material from inside the canal dated the structure to the 2nd Century AD. The excavation extended to the circular street which was paved with flagstones. Another sondage close to the wall revealed traces of an unpaved structure, which may have functioned as a bakehouse or dwelling. In contrast to the western annalema, the eastern annalema was found to have been constructed from in-situ bedrock. An inscription was found in the lower section.
Team
Supervisor - Riccardo Villicich

Media

Name
Theatre of Phoinike
Year
2008
Summary
sq Në vitin 2008 gërmimet në teatër sollën të dhëna mjaft interesante. Këto të dhëna lidhen sidomos me pjesën e caveas. Por gjithashtu informacione të rëndësishme dolën edhe në pjesë të tjera si analema lindore dhe sistemi i terracimit. Për sa i përket caveas falë disa gjetjeve të rastësishme të dala gjatë hapjes së një kanali rreth orkestrës, u arrit në përfundim se ima cavea lindore dhe pjesa e mesit të caveas lindore janë shkatërruar jo vetëm si pasojë e grabitjes, por edhe për faktin e shkatërrimit të analemës. Ndërsa më e ruajtur duket cavea qëndrore. Gjithashtu gërmimi nxori në pah faktin se ndënjesët e caveas lindore ishin gdhëndur direkt mbi gur. Në brendësi të këtij sektori gjithashtu u zbuluan pjesë të klimakes, diazomës dhe ndenjëseve. Klimakes ishin ndërtuar me gurë të bardhë dhe ndërpriteshin nga disa parapetë. Një sondazh tjetër u hap rreth 2 m më sipër ku u zbuluan disa pllaka guri, ku vendosej mbështetësja.
en The excavation of the year 2008 in the theatre area revealed very interesting data regarding the cavea area. Important data also came from the excavations in the analema and the terracing system. The opening of a channel around the orchestra confirmed that the eastern ima cavea and the middle part of the eastern cavea were destroyed not only by the robbing but also by the destruction of the analema. The central cavea is better preserved. The excavation proved that the seats of the eastern cavea were carved directly in the stone. Remains of the klimakes, diazoma and the seats were also discovered. The klimakes were built with lime stones and interrupted by a parapet. A sondage undertaken 2 m above this area revealed some stone slabs on which might have been laid the seats.
Team
Field director - Riccardo Villicich

Media

Name
Theatre of Phoinike
Year
2009
Summary
sq Kërkimet e vitit 2009 në teatrin e qytetit antik të Foinikes, u përqëndruan në 4 kuadrate me madhësi të ndryshme dhe në dy gërmime të shkallës së gjerë. Kuadrati 14, pranë murit jugor të parodosit perëndimor të teatrit, u hap me qëllim identifikimin e materialit në shtresat që i mbështeten kësaj strukture, për të kuptuar nëse parodosi i përket fazës së parë apo të dytë të periudhës helenistike. Shtresat e dheut deri në nivelin e dyshemesë së parodosit përmbanin qeramikë të periudhës romake (shek. 1-3 m.Kr.). Nivelet e sipërme të këtyre shtresave duket se kanë të bëjnë dhe me kohën e rindërtimit të strukturës pas tërmetit të fillimit të shek. 3 m.Kr. Nën to, u identifikuan shtresa me materiale të periudhës helenistike (shek. 3-2 p.Kr.), të cilat i përkasin fazës së ndërtimit të parodosit. Datimi i materialit hedh hipotezën se parodosi është ndërtuar në fazën e dytë të teatrit, pasi zmadhimi i orkestrës solli dhe zgjerimin e proskenion-it.
Kuadrati 15 me përmasa 1,5 m. x 1,5 m., u hap në koilon-in e teatrit, me qëllim zbulimin e një pjese të shkallareve dhe ndënjëseve në të. Gjatë gërmimit u identifikuan in situ pllakat për këmbët dhe ecjen ndërsa blloqet paralelopipedik për uljen u gjetën të zhvendosur mbase për tu ripërdorur diku tjetër. Po ashtu, për të njëjtën arësye blloqet e shkallëve mungonin.
Gërmimet në orkestrën e teatrit u përqëndruan në analemën lindore, ku u hap një kuadrat i gjatë (kuadrati 17 me përmasa 5 m. x 1,5 m.) me qëllim identifikimin e kreut të saj, të mbuluar ende nga dherat. Poshtë shtresës së dherave (50 cm nën të), u zbulua kjo pjesë e strukturës deri në gjatësi 3,5 m, që ruhej në gjendje të keqe. Rreshtat e sipërme të gurëve (të ruajtur në disa pjesë), nuk dukeshin se rriteshin gradualisht në lartësi, ashtu siç duhet të ishte një muraturë e një strukture të së njëjtës tipologji, por vazhdonte në të njëjtën kuotë, si pasojë e dëmtimit. Gjithashtu kjo anomali lidhet dhe me rritjen e pjerrësisë së kodrës, dhe depozitimin e dherave në kreun e analemës.
Kuadrati 16 u hap në summa cavea-n e teatrit, në afërsi të një strukture rrethore të periudhës bizantine të zbuluar në gërmimet e vitit 2006. Në atë vit, zbulimi i një shtrese me qeramikë të shek. 3-2 p.kr. të përzierë me mbetje guackash dhe kockash, u interpretua si depozitë hedhurinash, por që stratigrafikisht qe e lidhur si me strukturën bizantine ashtu dhe me murin helenistik “shpinën” e koilon-it. Gërmimet e këtij viti identifikuan 2 faza ndërtimi të strukturës bizantine që ka gjasa të ketë qenë një furrë: në të parën konstruksioni (dyshemeja dhe muri rrethues) u ndërtua me tulla katërkëndore dhe të harkuara helenistike të ripërdorura (të marra nga ndonjë varr aty afër); në të dytën risistemi (por duke ruajtur të njëjtin funksion), ku muratura me tulla u zëvëndësua nga ajo me blloqe guri. Gërmimi në veri të furrës zbuloi një nga hyrjet e teatrit, e cila përbëhej nga dy mure me blloqe guri ranor. Shtresat e shembjes që përbëjnë mbushjen e hyrjes, përmbanin një sasi të madhe materiali të periudhës helenistike. Disa enë qeramike ruheshin thuajse të plota, çka konfirmojnë hipotezën se kjo shtresë hedhurinash duhet të ketë shkarë si pasojë e shëmbies së strukturave të terracimit. Prezenca në këtë shtresë e enëve të qeramikës funerare (pelike të gjysmës së parë të shek.4 p.Kr.), tjegullave të harkuara të varreve si dhe fragmente skeletore humane, supozojnë se mbi murin mbajtës së koilon-it, ka qenë një varrezë më hershme se teatri.
en The investigations of 2009 carried out in the theatre of the ancient city of Phoinike were located in four trenches of different dimension and at two large scale excavations.
The opening of trench 14 next to the southern wall of the western parodos of the theatre, intended to reveal materials from the layers abutting the structure, and understand if the parodos belongs to the first or the second phase of the Hellenistic period.
The soil layers up to the floor level of parodos contained pottery remains of the Roman period (1st – 3rd Centuries AD). The upper levels of these layers seem to relate to the reconstruction time of the structure, after the earthquake of the early 3rd Century AD. Below it, layers with materials of the Hellenistic period (3rd – 2nd Centuries BC) were revealed, which seem to belong to the construction phase of the parodos. The dating of the material suggests that the parodos was constructed during the theatre’s second phase as the enlargement of the orchestra led to the expansion of the _proskenion_.
In order to discover parts of the tiered seating, trench 15 (1, 5 x 1, 5 m) was opened in the theater’s _koilon_. The excavation revealed the in situ slabs used for holding the feet and enabling the passageways, whiles the parallelepiped seating stone blocks were found not in their original place, perhaps shifted for being re-used as building material elsewhere. The stair blocks were also missing due to the same reason.
The excavations in the theatre’s orchestra were located at the eastern _analemma_, where a long trench (trench 17, measuring to 5 m x 1, 5 m) was dug. It intended to identify the preeminent part of the _analemma_, which until now was filled with soil deposits. Under the deposit, to a depth of 50 cm, a part of this structure was revealed; it was badly preserved to a length of 3, 5m. The upper stone rows (partly preserved) did not appear to rise up gradually, as a structure of this type should normally stand; on the contrary, due to the damage scale, it continued following the same standing level. The anomaly occurred, relate also to the increasing hill slope and soil deposits at the most preeminent part of the _analemma_.
Trench 16 was dug in the theatre’s _summa cavea_, in the vicinity of a circular structure of the Byzantine period, initially revealed during 2006 field season. The discovery during that year of a 3-2nd Centuries BC pottery layer, mixed with shells and bones remain was interpreted as a midden but contextually related to the Byzantine structure and the Hellenistic wall at the back part of the _koilon_. The excavations of this year noticed two different construction phases at the Byzantine structure, which was most likely a kiln: the construction of the first phase (floor level and the surrounding wall) was built with reused rectangular and curved bricks of the Hellenistic period, probably taken from a nearby grave; in the second phase the structure was rearranged (preserving the same function), and the brick masonry was replaced by a stone block construction. The excavations undertaken to the north of the kiln revealed the theatre entrance which consisted of two wall lines of sandy stone blocks. Abundant materials of the Hellenistic period were uncovered in the demolishing and the filling layers of the theatre’s door entrance. Some of the pottery vessels were almost completely preserved, which confirmed the hypothesis that this layer might have slipped down due to the demolishing of the terracing structures. The presence of the funerary pottery vessels (pelike of the first half of the 4th Century BC.), graves curved tiles and remains of human skeletons, suggest for the existence of a cemetery, earlier in date then the theatre, located above the supporting wall of the _koilon_.
Team
Field director - Riccardo Villicich

Media

  • De Maria et. al. 2003
    S. De Maria, Sh. Gjongecaj, 2003, Phoinike II rapporto preliminare sulla campagna di scavi e ricerche 2001, Bologna.
  • De Maria et. al. 2005
    S. De Maria, Sh. Gjongecaj, 2005, Phoinike III rapporto preliminare sulla campagna di scavi e ricerche 2002-2003, Bologna.
  • De Maria et. al. 2007
    S. De Maria, Sh. Gjongecaj, 2007, Phoinike IV rapporto preliminare sulla campagna di scavi e ricerche 2004-2006, Bologna.
  • De Maria et. al. 2008
    http://www.phoinike.com/index.php?option=com_content&task=category&sectionid=4&id=24&Itemid=84
  • De Maria 2009
    S. De Maria et. al., 2009, Campagne di scavi 2009, L’area della basilica bizantina, in http://www.phoinike.com/content/view/124/86/

Location

Ancient Site Name
Phoinike
Location
Finiq
Easting
20.056144
Northing
39.913747