- Item
- AIAC_3147
- Name
- Medieval settlement at Vrina Plain
- Date Range
- 1100 – 1380
- Monuments
- Settlement
Seasons
-
AIAC_3147 - Medieval settlement at Vrina Plain - 2008Gërmimet e vitit 2008 në Fushën e Vrinës zbuluan një vendbanim mesjetar të shtrirë në territorin e një vile të periudhës romake dhe antikitetit të vonë, e cila përfshinte një banjë dhe mauzole. Braktisja prej disa shekujsh e territorit të vilës romake duket se ka përfunduar në shek. 12-13. Shtresa me dhera në ngjyrë të zezë, ashtu si kudo në Fushën e Vrinës, dëshmojnë për banimin e sitit në periudhën mesjetare. Këto shtresa (5, 53) duket se përfaqësojnë gjurmët e një vendbanimi me karakteristika të panjohura por me sa duket me rëndësi të veçantë. Qeramika e zbuluar në këto shtresa përfaqësohet nga enë importi me incizim, fine dhe të pikturuar sgraffito, me lustër, me pikturim jeshil dhe kafe të errët si dhe nga një numër i madh enësh me qeramikë të ashpër. Gjithashtu u gjetën gjurmë aktiviteti të punimit të metaleve, një monedhë e Perandorit Bizantin Aleksi I e viteve 1110-1118 dhe një denarius i Republikës së Lukës (Itali). Mbi këto shtresa u zbulua një tjetër nivel dherash me ngjyrë të zezë, e cila përmbante mbetje ndërtimore nga mauzoleu romak dhe qeramikë të shek. 14. Kjo tregon jo vetëm vazhdimësinë e banimit kësaj ane të Fushës së Vrinës në mesjetë por edhe për shkatërrimin përfundimtar të mauzoleut dhe banjës në këtë periudhë, ndryshe nga çfarë ishte menduar në sezonet e mëparshme të gërmimit. Fazat e fundit e aktivitetit në këtë vendbanim, lidhet me formimin e depozitave aluvionale prej shek. 14 e në vazhdim, si edhe me punimet agrikulturore që kanë nisur prej viteve 1960. Kjo dëshmohet nga shtresat e paprekura apo të trazuara të dherave aluvional (2, 1) dhe dy ndërhyrje të makinerive të rënda pluguese të cilat kanë çarë thellë në tokë dhe kanë dëmtuar pjesën lindore të mauzoleut. Identifikimi dhe datimi i këtij vendbanimi ka një rëndësi të madhe, pasi shek. 12 në Butrint është i panjohur në termat arkeologjikë dhe ky rast është një nga të paktët site të njohura gjatë viteve të fundit, që i përket periudhës së sundimit bizantin para katastrofës së Kryqëzatës së Katërt të vitit 1204.
-
AIAC_3147 - Medieval settlement at Vrina Plain - 2009Gjatë gërmimeve të vitit 2009 në pjesën lindore të Fushën e Vrinës, me interes të veçantë ishte dhe studimi i depozitave mesjetare të gjendura në pjesën perëndimore të mauzoleut, me qëllim përcaktimin e karakterit të vendbanimit gjatë kësaj periudhe. Depozita me rrënoja masive (konteksti 04 dhe 117) përreth mauzoleut, dëshmojnë për shkatërrimin e mureve dhe lëvizjen e materialit ndërtimor të dobishëm për tjetërkund. Pothuajse të gjithë varret brenda dhe jashtë mauzoleut u dëmtuan dhe u grabitën, çka dëshmohet nga qeramika e shek. 12, që lidhet me këto shtresa dhe ngjarje. Shtresat me dhera në ngjyrë të zezë (kontekstet 3, 79, 89 dhe 105), të ndryshme rrënjësisht në përbërje nga ato të periudhës romake dhe antikitetit të vonë të gjetura kudo Fushës së Vrinës, përmbanin qeramikë të shek. 12, përfshirë këtu enë me glazurë si dhe një sërë objektesh metali të cilësisë së lartë. Shtresa me sa duket ka të bëjë me një aktivitet të përzier që ka ndodhur më në jug dhe perëndim, ndoshta brenda oborrit të ish-vilës romake. Gjatë gërmimit, në perëndim të mauzoleut u zbulua një strukturë me mure guri të punuar mirë, e mbushur nga mbetje rrënojash dhe me një dysheme të shtruar me pllaka guri (kontekstet 118, 119 dhe 120). Kjo strukturë e lidhur me shtresën e antikitetit të vonë (konteksti 90) në perëndim të mauzoleut, mund të jetë ndërtim i periudhës romake dhe është përdorur si vend për grumbullimin e mbeturinave gjatë periudhës mesjetare. Më pas vendbanimi është braktisur, çka e dëshmojnë shtresat pasardhëse të trasha aluvionale të cilat mbulojn gjithë Fushën e Vrinës. Niveli më i lartë i këtyre shtresave është trazuar nga aktivitetet bujqësore të nisura qysh prej viteve 1960. Plugimi i thellë i tokave ka shkuar përtej shtresave arkeologjike, duke shkatërruar pjesërisht strukturën e mauzoleut. Depozitat mesjetare, veçanërisht konteksti 105, të pasura me material të tillë si enë fine të pikturuara dhe sgraffito, objekte bronzi, monedha bizantine dhe një vulë plumbi, ndoshta tregojnë për një lidhje zyrtare me këtë aktivitet. Ky fakt e bën vendbanimin jashtëzakonisht të rëndësishëm, pasi shek. 12 në historinë e arkeologjisë së Butrintit aktualisht mungon.
Media
- Name
- Medieval settlement at Vrina Plain
- Year
- 2008
- Summary
-
sq
Gërmimet e vitit 2008 në Fushën e Vrinës zbuluan një vendbanim mesjetar të shtrirë në territorin e një vile të periudhës romake dhe antikitetit të vonë, e cila përfshinte një banjë dhe mauzole. Braktisja prej disa shekujsh e territorit të vilës romake duket se ka përfunduar në shek. 12-13. Shtresa me dhera në ngjyrë të zezë, ashtu si kudo në Fushën e Vrinës, dëshmojnë për banimin e sitit në periudhën mesjetare. Këto shtresa (5, 53) duket se përfaqësojnë gjurmët e një vendbanimi me karakteristika të panjohura por me sa duket me rëndësi të veçantë. Qeramika e zbuluar në këto shtresa përfaqësohet nga enë importi me incizim, fine dhe të pikturuar sgraffito, me lustër, me pikturim jeshil dhe kafe të errët si dhe nga një numër i madh enësh me qeramikë të ashpër. Gjithashtu u gjetën gjurmë aktiviteti të punimit të metaleve, një monedhë e Perandorit Bizantin Aleksi I e viteve 1110-1118 dhe një denarius i Republikës së Lukës (Itali).
Mbi këto shtresa u zbulua një tjetër nivel dherash me ngjyrë të zezë, e cila përmbante mbetje ndërtimore nga mauzoleu romak dhe qeramikë të shek. 14. Kjo tregon jo vetëm vazhdimësinë e banimit kësaj ane të Fushës së Vrinës në mesjetë por edhe për shkatërrimin përfundimtar të mauzoleut dhe banjës në këtë periudhë, ndryshe nga çfarë ishte menduar në sezonet e mëparshme të gërmimit.
Fazat e fundit e aktivitetit në këtë vendbanim, lidhet me formimin e depozitave aluvionale prej shek. 14 e në vazhdim, si edhe me punimet agrikulturore që kanë nisur prej viteve 1960. Kjo dëshmohet nga shtresat e paprekura apo të trazuara të dherave aluvional (2, 1) dhe dy ndërhyrje të makinerive të rënda pluguese të cilat kanë çarë thellë në tokë dhe kanë dëmtuar pjesën lindore të mauzoleut.
Identifikimi dhe datimi i këtij vendbanimi ka një rëndësi të madhe, pasi shek. 12 në Butrint është i panjohur në termat arkeologjikë dhe ky rast është një nga të paktët site të njohura gjatë viteve të fundit, që i përket periudhës së sundimit bizantin para katastrofës së Kryqëzatës së Katërt të vitit 1204. -
en
The excavations of 2008 at the Vrina Plain revealed a medieval site, once occupied by a villa complex of the Roman and Late Antique period, which comprised also a bathhouse and a mausoleum.
A hiatus of some centuries in the spaces of the former Roman villa seems to have ended in the twelfth to thirteenth centuries. Substantial levels of blackish soil, as elsewhere in the Vrina Plain, denote medieval activity. These layers, (5, 53) seem to represent traces from an as yet unidentified settlement of some considerable status.
The ceramics recovered from, these levels included imported vessels of incised sgraffito, fine sgraffito, painted fine sgraffito, slip, green and brown painted as well a considerable assemblage of coarse wares. Also, the excavations revealed some high-status metalwork, a coin of Alexius I of 1110-1118, and a Denarius of the Republic of Lucca.
Above these levels a blackish soil strata (4) containing rubble originating from the Roman mausoleum and ceramics of fourteenth century were discovered. Differently from what has been assumed in the previous excavations, the results of this year showed not only the habitat continuity at this side of the Vrina Plain, but also the final destruction of the mausoleum and the bathhouse during the medieval time.
The last phase of activity represents the build up of alluvium from the fourteenth century onwards plus the creation of the state farm in the 1960s. This is shown by the undisturbed and disturbed levels of alluvial oil (2, 1) plus two rough features formed by a pan-busting operation which had cut into and damaged the eastern end of the mausoleum.
The identification and dating at this point is of some considerable importance as the twelfth century in Butrint is otherwise rather unrepresented in terms of its archaeology, and this discovery is one of the few known sites of the last years of Byzantine rule prior to the disaster of the fourth crusade in 1204. - Summary Author
- Oliver Gilkes
Media
- Name
- Medieval settlement at Vrina Plain
- Year
- 2009
- Summary
-
sq
Gjatë gërmimeve të vitit 2009 në pjesën lindore të Fushën e Vrinës, me interes të veçantë ishte dhe studimi i depozitave mesjetare të gjendura në pjesën perëndimore të mauzoleut, me qëllim përcaktimin e karakterit të vendbanimit gjatë kësaj periudhe.
Depozita me rrënoja masive (konteksti 04 dhe 117) përreth mauzoleut, dëshmojnë për shkatërrimin e mureve dhe lëvizjen e materialit ndërtimor të dobishëm për tjetërkund. Pothuajse të gjithë varret brenda dhe jashtë mauzoleut u dëmtuan dhe u grabitën, çka dëshmohet nga qeramika e shek. 12, që lidhet me këto shtresa dhe ngjarje. Shtresat me dhera në ngjyrë të zezë (kontekstet 3, 79, 89 dhe 105), të ndryshme rrënjësisht në përbërje nga ato të periudhës romake dhe antikitetit të vonë të gjetura kudo Fushës së Vrinës, përmbanin qeramikë të shek. 12, përfshirë këtu enë me glazurë si dhe një sërë objektesh metali të cilësisë së lartë. Shtresa me sa duket ka të bëjë me një aktivitet të përzier që ka ndodhur më në jug dhe perëndim, ndoshta brenda oborrit të ish-vilës romake.
Gjatë gërmimit, në perëndim të mauzoleut u zbulua një strukturë me mure guri të punuar mirë, e mbushur nga mbetje rrënojash dhe me një dysheme të shtruar me pllaka guri (kontekstet 118, 119 dhe 120). Kjo strukturë e lidhur me shtresën e antikitetit të vonë (konteksti 90) në perëndim të mauzoleut, mund të jetë ndërtim i periudhës romake dhe është përdorur si vend për grumbullimin e mbeturinave gjatë periudhës mesjetare.
Më pas vendbanimi është braktisur, çka e dëshmojnë shtresat pasardhëse të trasha aluvionale të cilat mbulojn gjithë Fushën e Vrinës. Niveli më i lartë i këtyre shtresave është trazuar nga aktivitetet bujqësore të nisura qysh prej viteve 1960. Plugimi i thellë i tokave ka shkuar përtej shtresave arkeologjike, duke shkatërruar pjesërisht strukturën e mauzoleut.
Depozitat mesjetare, veçanërisht konteksti 105, të pasura me material të tillë si enë fine të pikturuara dhe sgraffito, objekte bronzi, monedha bizantine dhe një vulë plumbi, ndoshta tregojnë për një lidhje zyrtare me këtë aktivitet. Ky fakt e bën vendbanimin jashtëzakonisht të rëndësishëm, pasi shek. 12 në historinë e arkeologjisë së Butrintit aktualisht mungon. -
en
During the excavations of 2009 at the north-eastern part of the Vrina Plain, of particular interest was the investigation of the medieval deposits covering the western part of the Roman mausoleum, aiming to determine the original and the exact nature of the settlement during this time.
Massive deposits of rubble (context 04, 117) all around the mausoleum showed the demolition of the walls and the removal of all useful material elsewhere. Virtually all the graves within and without the mausoleum had been rifled and disturbed; ceramics of the 12th century was associated with this event. Layers of blackish soil (contexts 3, 79, 89, 105), radically different from the Roman and late-antique horizons seen elsewhere, also contained ceramics of the 12th century, including high-quality glazed wares and a range of fine metal objects. This is likely to represent activity from a site further to the south and west, perhaps within the courtyard of the ex-villa complex.
To the west of the mausoleum and only just visible within the trench was a structure with a fine stone edging, a rubble fill inside and a flat paving stone (contexts 118, 119, 120). This structure which is connected with a late Roman surface (context 90) to the west of the mausoleum may indicate that it is in fact of Roman origin and was merely used as a site for rubbish dumping in the middle ages.
Subsequently the medieval site was abandoned, as demonstrated by the successive thick alluvional layers covering the Vrina Plain. The upper spit of this horizon had been turned over and used as agricultural soil for the state farm created in the 1960s and a pan busting activity had gouged deep ruts own into the archaeological levels, in part damaging the mausoleum structure.
The medieval deposits, especially context 105, very rich in material, such as fine painted and sgraffito wares, bronze objects, Byzantine coins and a lead seal, may suggest that there was some official connection to this activity. This remarkable evidence marks the site out as very unusual. The 12th century is currently absent from Butrint’s archaeological history, and yet, here, outside the ancient city, on the Vrina Plain, lay a thriving site with fine material culture and significant outside contacts. - Summary Author
- Valbona Hysa
Media
-
Butrint Foundation, 2008Butrint Foundation Annual Report 2008
-
Butrint Foundation, 2009Butrint Foundation Annual Report 2009