- Item
- AIAC_3148
- Name
- Villa rustica at Vrina Plain
- Date Range
- 120 – 580
- Monuments
- Villa
Seasons
-
AIAC_3148 - Villa rustica at Vrina Plain - 2008Gërmimet e vitit 2008 në pjesën lindore të Fushës së Vrinës, jo vetëm vazhduan gërmimin e monumenteve dhe zonave të tilla si mauzoleu, ndërtesa drjetkëndore pranë banjës dhe shtresat e lidhura me vendbanimin e mesjtar, por edhe sqaruan lidhjen mes këtyre monumenteve dhe territorit, që në periudhën romake ishin pjesë e një vile. Depozitat dhe materiali i gjendur në to tregon se territori njeh 5 faza kohore banimi. E para lidhet me nivelimin e terrenit dhe më tej krijimn e vendbanimit në Fushën e Vrinës e cila mund të ketë filluar në periudhën e Augustit dhe ka vazhduar deri në fundin e shek. 1 m.Kr. Në shek. 2 m.Kr., u ndërtua një vilë, e cila me aq sa dihet deri më tani ka përfshirë një banjë dhe një ndërtesë të vogël drejtkëndore në jug të së parës. Ndërkohë që në një fazë të mëvonshme në kompleks u kryen ndryshime të mëdha të cilat përfshinin shkatërrimin e ndërtesës drejkëndore dhe ngritjen e një mauzoleu me mure guri. Gjithashtu në jug u ndërtua një strukturë e re. Këto aktivitete duket se janë kryer në gjysmën e parë të shek. 3 m.Kr. Të dyja këto ndërtesa vazhduan të përdoren deri në shek e 5 m.Kr. Gjithashtu gjatë kësaj faze një mori varresh u vendosën brenda dhe jashtë mauzoleut, ndërkohë që banja vazhdoi të qëndronte në këmbë. Më pas në shek. e 6 m.Kr., muret e anës veriore të ndërtesës drejkëndore u lëvizën, dhe një furrë e vogël u ndërtua ndërmjet mauzoleut dhe banjës. Një periudhë braktisjeje dhe shkatërrimi duket se ka ndodhur në fundin e shek.6. Furra nuk u përdor më, çka dëshmohet nga një varr vendosur pëmes rrënojave të saj. Më pas muret e anës jugore dhe perëndimore të banjës u shembën apo u shkatërruan. Ka mundësi që në këtë kohë të jenë kryer varrime të reja në varret ekzistuese të mauzoleut. Të dhënat arkeologjike tregojnë se shkatërrimi dhe grabitja e mauzoleut ka ndodhur disa shekuj më vonë the demolition and robbing of the mausoleum ka ndodhur disa shekuj më vonë. Shtresat e trasha me rrënoja ndërtimesh, përmbanin qeramikë të shek.12-13. Strukurat e tjera të vilës duket se kanë pësuar të njëjtin fat. Në anën perëndimore të kompleksit shtresa të trasha dheu me ngjyrë të zezë dhe të trazuara, përmbanin mbetje qeramike të përdorimit shtëpiak të shek. 12-13, të cilat kanë lidhje me një vendbanim mesjetar ende të panjohur.
-
AIAC_3148 - Villa rustica at Vrina Plain - 2009Fushata e gërmimeve në vitin 2009 shënoi sezonin e shtatë të kërkimeve arkeologjike në Fushën e Vrinës në qytetin antik të Butrintit. Të dhëna të reja, u përftuan në këtë sezon për sa i përket datimi dhe shtrirjes së kolonisë romake të Butrintit në pjesën lindore të fushës. Një shtresë balte në ngjyrë të verdhë u vu re në disa vende poshtë strukturave më të hershme. Nëse kjo nuk është shtresë natyrale atëhere ka mundësi që të jetë e lidhur me nivelimin dhe riorganizimin e territorit të Fushës së Vrinës gjatë periudhës së kolonizimit apo më vonë, duke patur parasysh mundësinë e një riorganizmi të dytë centurial pas periudhës së Augustit. Të dhënat materiale nga kjo shtresë edhe pse janë të shpërndara dhe të rralla tregojnë se ky fenomen mund të ketë ndodhur në fundin e shek. 1 apo fillimin e shek. e 2. Ndërtesat më të hershme që presin këtë shtresë është banja e gërmuar në sezonin e 2008 dhe një strukturë e re e zbuluar këtë vit. Kjo e fundit, e gjendur menjëherë në jug të banjës, është një ndërtesë drejtkëndore me gjatësi 9.5m dhe gjerësi 3m. Struktura ndoshta ka patur në krahun lindor një portik me pamje nga kanali i Vivarit, i cili në atë kohë mund të ketë kaluar pranë këtij kompleksi. Në brendësi të strukturës nuk u gjetën nivele banimi, kjo pasi ato mund të jenë zhvendosur gjatë ndërtimit të mauzoleut. Ky kompleks ndërtimesh përfaqëson një vilë të vogël ose një pjesë të një strukture më të madhe ndoshta vile rustika. Ndërtimi i mëvonshëm i mauzoleut direkt mbi pjesën qendrore të strukturës drejtkëndore, mund të sigurojë disa hipoteza që kanë të bëjnë me rëndësinë e këtij kompleksi. Kjo fazë datohet nga qeramika e gjendur në mbetjet e një shtrese banimi (konteksti 115) që daton në gjysmën e dytë të shek. 2 m.Kr.
-
AIAC_3148 - Villa rustica at Vrina Plain - 2010Sezoni i tretë i gërmimeve arkeologjike në vilën romake të Fushës së Vrinës, u përqëndrua në kuadratet ndërmjet banjës dhe mauzoleut si edhe në struktura të tjera të dokumentuara fillimisht në sondazhet e gërmuara në vitin 2001. Pranë banjës, gërmimi në ndërtesën drejkëndore zbuloi dyshemenë e saj origjinale me tulla. Ndërtesa me banjën, ka të njëjtën teknikë dhe kronologji ndërtimi: ndërsa e para shkatërrohet (çka dëshmohet nga rrënojat dhe depozitat e trazuara) dhe mbi të ndërtohet mauzoleu në fundin e shek. 2 dhe fillimin e shek.3; e dyta vazhdon të mbetet ende në këmbë. Zgjerimi i kuadratit të gërmuar në vitin 2001 në anën perëndimore dhe jugore të kompleksit, bëri të mundur identifikimin e tre dhomave të veçanta (dhoma A, B dhe C) të vilës. Zbulimi i dyshemeve me tulla të thërmuara, ndërtuar mbi ato të shtruara me llaç, dëshmoi se dhomat kanë ndryshuar funksion gjatë shek. 2 m.Kr. Mbi sipërfaqen e dyshemesë me tulla të thërmuara, u zbulua një strukturë po me tulla që ndoshta ka qenë themeli i një cisterne, materiali i të cilës daton në fundin e shek. 2 dhe fillimin e shek. 3. Në të njëjtën sipërfaqe u gjet një vorbë guri me vrima rreth fundit, e cila duket se ka qenë ripërdorur si arkë funerale. Njëra nga anët e dhomës A, formonte një korridor apo mbyllte një hapësirë ose një oborr, i cili përfshinte dy kolona drejtkëndore (0.50 të gjera dhe 0.75 m të gjata) ndërtuar me gurë të rregullt dhe të lidhur me llaç . Më pas hapësirat mes kollonave u mbushën dhe muret u veshën me suva të pikturuar. Zbulimi i një varri me kontur tullash në dhomën C, tregon se hapësirat brenda ndërtesave të vilës në fillim të shek. 3, u bënë pjesë e nekropolit që shtrihej përgjatë anës verilindore të Fushës së Vrinës. Në perëndim të kompleksit, gërmimi identifikoi një strukturë me gurë, e cila me sa duket ka qenë e lidhur me aktivitetet prodhuese të vilës. Fillimisht u mendua për një rrugë romake e mbuluar nga depozitat e përziera gjatë periudhës mesjetare, por të dhënat e fundit tregojnë se struktura paraqet një oborr ku zhvilloheshin aktivitetet e mëdha prodhuese të lidhura me pronat e vilës. Themelet e strukturës përfshijnë tre radhë gurësh të mëdhenj të lidhur me llaç, që shkojnë deri në 1 m thellësi. Gurët e rreshtit të poshtëm janë vendosur vertikalisht. Mbi sipërfaqen e shtruar me pllaka guri u gjet një enë masive qeramike e cila mund të jetë një pitos ose dolium. Diku pas shek. 3 ndërtesat e vilës u braktisën dhe vetëm në shek. 5 ato u rimodeluan dhe u ripërdorën. Kjo fazë lidhet me aktivitete prodhimi, ribanimi si dhe prishje strukturash të papërdorshme në atë kohë. Një furrë u ndërtua mbi rrënojat e strukturës drejtkëndore të shek. 2, dhe elementet e banjës. Oxhaku i furrës u gjet i mbushur me qymyr druri nga zjarri i fundit, ndërkohë që kërkimi vazhdon për të përcaktuar prodhimet ekzakte të cilat janë fabrikuar në të. Në të gjitha dhomat u zbulua një shtresë me tulla të vendosura në mënyrë të çrregullt, e cila mund të ketë shërbyer si një dysheme gjatë shek. 5-6. Më pas dyshemetë me tulla u mbuluan nga muret e shembur të vilës. -
AIAC_3148 - Villa rustica at Vrina Plain - 2011Sezoni i gërmimeve të vitit 2011 në vilën e identifikuar në anën verilindore të Fushës së Vrinës, u përqëndrua në zbulimin e plotë të strukturave të saj si dhe pasurimin e sekuencës arkeologjike të kërkimeve të mëparshme, me qëllim njohjen e lidhjes së këtij kompleksi me varrin familjar të konsideruar si mauzole dhe më tej njohjen e rolit të lagjeve të jashtme të Butrintit në periudhën romake. Deri më tani janë zbuluar shtatë dhoma të kompleksit, të cilat janë ndërtuar dhe rindërtuar gjaë shtatë fazave të banimit dhe braktisjes, të reflektuar në mure, dysheme dhe material. Gërmimi i vitit 2011, zbuloi një strukturë të re të quajtur “ndërtesa e madhe”, ku ndërtimi i saj daton mes gjysmës së dytë të shek. 1 dhe fillimit të shek. 2 m.Kr., me të njëjtën kronologji të banjës dhe strukturës drejkëndore. Ndërtesa e madhe pret përmes shtresave atificiale që përmbajnë qeramikë të fragmentuar të kësaj periudhe. Ndërtesa në fjalë duket të ketë qenë drejtkëndore (12.3 m e gjatë) dhe me një portik nga ana veriore, i cili përbëhej nga 5 kolona me muraturë dhe një dysheme të shtruar me pllaka guri (kontekst 268). Në anën lindore të ndërtesës u zbuluan disa kolona me muri guri të lidhura me llaç si dhe mure të kryqëzuar, çka dëshmojnë për një seri dhomash dhe ndoshta një kat të sipërm. Gjatë fundit të shek. 2 dhe fillimit të shek. 3 ndodhën modifikime strukturore në ndërtesën e madhe, ku pilastrat dhe muret u përforcuan ndoshta si pasojë e rrezikut të shembjes së katit të dytë. Në dy dhoma të kësaj ndërtese përveç përforcimit të mureve, u zbulua një dysheme e shtruar me cocciopesto e izoluar nga sipër me një shtresë suvaje hidroizoluese me ngjyrë rozë (Dhoma D), si dhe një tub që çante në mure dhe lidhej me një cisternë (Dhoma I). Ka të ngjarë se dhomat lidheshin me njëra-tjetrën, ku në Dhomën D shtypej rrushi dhe nëpërmjet tubit produkti rridhte në cisternë. Sasia e madhe e doliumeve si edhe e fragmenteve të enëve të tjera të zbuluara në gërmim tregon për prodhimin e verës në këto ambiente. Analiza e mbetjeve në fundin e një ene pohon këtë aktivitet në vilën romake. Të dhëna të tjera të zbuluara gjatë gërmimit, si gurët e mokrës dhe një depozitë guri me vrima përreth bazamentit (Dhoma A), tregojnë për aktivitete të tjera prodhuese. Procesi i prodhimit të verës duket se ka përfunduar rreth vitit 300 ose pak më vonë, çka e tregon zhvendosja e cisternës dhe tubit. Megjithatë aktiviteti në vilë vazhdoi dhe pas kësaj kohe, siç tregohet nga përforcimet e mureve në anën lindore, bllokimi i hyrjes kryesore nga ana veriore dhe mbushjes së hapësirave mes kolonave të protikut. Zbulimi i dy dhomave (F dhe G) në anën perëndimore dhe gropave të shtyllave të drurit për mbajtjen e katit të sipërm në anën verilindore, tregon se ndërtesa e madhe u banua dhe gjatë shek.5-6. Në dhomën F u identifikua një pllakë varri me mbishkrimin në gjuhën greke: “FISNIKU GALL[aos] – AI JETOI 40 VJET – LAMTUMIRË”, e cila ishte marrë nga diku tjetër dhe përdorur për shtrimin e dyshemesë së saj. Gjetja e një sasie të konsiderueshme monedhash të vogla bronzi (nummi) dhe amforash të Kretës, dëshmojnë për aktivitet prodhues brenda dhe përreth ndërtesës gjatë kësaj periudhe. Më pas disa nga këto dhoma u braktisën dhe u përdorën si vende varrimi, çka e tregon dhe zbulimi i dy amforave me prejardhje nga Tunizia dhe Kreta, të cilat mbanin skelete fëmijësh në Dhomën G dhe një varr i tipit kapuçin në Dhomën C. Shtresat që përmbanin rrënoja muresh dhe dhera me ngjyrë gri në të zezë dëshmojnë se aty nga fundi i shek. 6, vila romake përfundimisht u braktis.
Media
- Images
-
villa rustica 1.jpg
- Name
- Villa rustica at Vrina Plain
- Year
- 2008
- Summary
-
sq
Gërmimet e vitit 2008 në pjesën lindore të Fushës së Vrinës, jo vetëm vazhduan gërmimin e monumenteve dhe zonave të tilla si mauzoleu, ndërtesa drjetkëndore pranë banjës dhe shtresat e lidhura me vendbanimin e mesjtar, por edhe sqaruan lidhjen mes këtyre monumenteve dhe territorit, që në periudhën romake ishin pjesë e një vile. Depozitat dhe materiali i gjendur në to tregon se territori njeh 5 faza kohore banimi. E para lidhet me nivelimin e terrenit dhe më tej krijimn e vendbanimit në Fushën e Vrinës e cila mund të ketë filluar në periudhën e Augustit dhe ka vazhduar deri në fundin e shek. 1 m.Kr.
Në shek. 2 m.Kr., u ndërtua një vilë, e cila me aq sa dihet deri më tani ka përfshirë një banjë dhe një ndërtesë të vogël drejtkëndore në jug të së parës.
Ndërkohë që në një fazë të mëvonshme në kompleks u kryen ndryshime të mëdha të cilat përfshinin shkatërrimin e ndërtesës drejkëndore dhe ngritjen e një mauzoleu me mure guri. Gjithashtu në jug u ndërtua një strukturë e re. Këto aktivitete duket se janë kryer në gjysmën e parë të shek. 3 m.Kr. Të dyja këto ndërtesa vazhduan të përdoren deri në shek e 5 m.Kr. Gjithashtu gjatë kësaj faze një mori varresh u vendosën brenda dhe jashtë mauzoleut, ndërkohë që banja vazhdoi të qëndronte në këmbë.
Më pas në shek. e 6 m.Kr., muret e anës veriore të ndërtesës drejkëndore u lëvizën, dhe një furrë e vogël u ndërtua ndërmjet mauzoleut dhe banjës.
Një periudhë braktisjeje dhe shkatërrimi duket se ka ndodhur në fundin e shek.6. Furra nuk u përdor më, çka dëshmohet nga një varr vendosur pëmes rrënojave të saj. Më pas muret e anës jugore dhe perëndimore të banjës u shembën apo u shkatërruan. Ka mundësi që në këtë kohë të jenë kryer varrime të reja në varret ekzistuese të mauzoleut.
Të dhënat arkeologjike tregojnë se shkatërrimi dhe grabitja e mauzoleut ka ndodhur disa shekuj më vonë the demolition and robbing of the mausoleum ka ndodhur disa shekuj më vonë. Shtresat e trasha me rrënoja ndërtimesh, përmbanin qeramikë të shek.12-13. Strukurat e tjera të vilës duket se kanë pësuar të njëjtin fat. Në anën perëndimore të kompleksit shtresa të trasha dheu me ngjyrë të zezë dhe të trazuara, përmbanin mbetje qeramike të përdorimit shtëpiak të shek. 12-13, të cilat kanë lidhje me një vendbanim mesjetar ende të panjohur. -
en
The excavation of 2008 on the north-eastern part of the Vrina Plain, continued with the uncovering of the monuments and areas such as the mausoleum, the triangular building next to the bathhouse and the investigation of layers related to the medieval settlement. Also, the excavation clarified the relation of these monuments with the surrounding territory which in the Roman period was part of a villa complex. The deposits and the revealed materials showed that the environs have passed through 5 phases of habitations. The first corresponds to the terrain leveling followed by the construction of the settlement on the Vrina Plain. This may have commenced in the Augustan Period, but seems to be continued into the later 1st century AD.
In the 2nd century AD a villa complex was built up, currently known to comprise a bathhouse and a small rectangular building to the south.
Whiles at a later phase major alterations were carried out in the complex involving the demolition of the rectangular building and the erection of a substantial stone mausoleum. On the south, a new masonry building was also built, forming the substantial structure seen on the geophysics plot. This activity seems to have occurred in the early to mid 3rd century. Both buildings were in use until the 5th Century AD. Several graves were also placed within and outside the mausoleum at this time, whereas the bathhouse continued to be still in use.
Later in the 6th century AD., the northern walls of the rectangular building were robbed out and a small kiln was made between the mausoleum and the bathhouse.
A period of abandonment and decay seems to be set in the late 6th century. The kiln was abandoned and a burial cut into its remains before the southern and western walls of the bathhouse collapsed or were demolished. It is possible that some further burials were inserted into the graves of the mausoleum.
The archaeological materials denote that the demolition and robbing of the mausoleum has taken place a few centuries later. The thick levels of debris associated with this contained ceramics of the 12th -13th centuries. The other villa buildings seem to have suffered the same fate. Over the western part of the site thick midden black levels contained domestic debris and 12th century pottery, which relate to a medieval settlement yet unidentified. -
en
The excavation of 2008 on the north-eastern part of the Vrina Plain, continued with the uncovering of the monuments and areas such as the mausoleum, the triangular building next to the bathhouse and the investigation of layers related to the medieval settlement. Also, the excavation clarified the relation of these monuments with the surrounding territory which in the Roman period was part of a villa complex. The deposits and the revealed materials showed that the environs have passed through 5 phases of habitations. The first corresponds to the terrain leveling followed by the construction of the settlement on the Vrina Plain. This may have commenced in the Augustan Period, but seems to be continued into the later 1st century AD.
In the 2nd century AD a villa complex was built up, currently known to comprise a bathhouse and a small rectangular building to the south.
Whiles at a later phase major alterations were carried out in the complex involving the demolition of the rectangular building and the erection of a substantial stone mausoleum. On the south, a new masonry building was also built, forming the substantial structure seen on the geophysics plot. This activity seems to have occurred in the early to mid 3rd century. Both buildings were in use until the 5th Century AD. Several graves were also placed within and outside the mausoleum at this time, whereas the bathhouse continued to be still in use.
Later in the 6th century AD., the northern walls of the rectangular building were robbed out and a small kiln was made between the mausoleum and the bathhouse.
A period of abandonment and decay seems to be set in the late 6th century. The kiln was abandoned and a burial cut into its remains before the southern and western walls of the bathhouse collapsed or were demolished. It is possible that some further burials were inserted into the graves of the mausoleum.
The archaeological materials denote that the demolition and robbing of the mausoleum has taken place a few centuries later. The thick levels of debris associated with this contained ceramics of the 12th -13th centuries. The other villa buildings seem to have suffered the same fate. Over the western part of the site thick midden black levels contained domestic debris and 12th century pottery, which relate to a medieval settlement yet unidentified. - Summary Author
- Oliver Gilkes
Media
- Name
- Villa rustica at Vrina Plain
- Year
- 2009
- Summary
-
sq
Fushata e gërmimeve në vitin 2009 shënoi sezonin e shtatë të kërkimeve arkeologjike në Fushën e Vrinës në qytetin antik të Butrintit. Të dhëna të reja, u përftuan në këtë sezon për sa i përket datimi dhe shtrirjes së kolonisë romake të Butrintit në pjesën lindore të fushës.
Një shtresë balte në ngjyrë të verdhë u vu re në disa vende poshtë strukturave më të hershme. Nëse kjo nuk është shtresë natyrale atëhere ka mundësi që të jetë e lidhur me nivelimin dhe riorganizimin e territorit të Fushës së Vrinës gjatë periudhës së kolonizimit apo më vonë, duke patur parasysh mundësinë e një riorganizmi të dytë centurial pas periudhës së Augustit. Të dhënat materiale nga kjo shtresë edhe pse janë të shpërndara dhe të rralla tregojnë se ky fenomen mund të ketë ndodhur në fundin e shek. 1 apo fillimin e shek. e 2.
Ndërtesat më të hershme që presin këtë shtresë është banja e gërmuar në sezonin e 2008 dhe një strukturë e re e zbuluar këtë vit. Kjo e fundit, e gjendur menjëherë në jug të banjës, është një ndërtesë drejtkëndore me gjatësi 9.5m dhe gjerësi 3m. Struktura ndoshta ka patur në krahun lindor një portik me pamje nga kanali i Vivarit, i cili në atë kohë mund të ketë kaluar pranë këtij kompleksi. Në brendësi të strukturës nuk u gjetën nivele banimi, kjo pasi ato mund të jenë zhvendosur gjatë ndërtimit të mauzoleut.
Ky kompleks ndërtimesh përfaqëson një vilë të vogël ose një pjesë të një strukture më të madhe ndoshta vile rustika. Ndërtimi i mëvonshëm i mauzoleut direkt mbi pjesën qendrore të strukturës drejtkëndore, mund të sigurojë disa hipoteza që kanë të bëjnë me rëndësinë e këtij kompleksi. Kjo fazë datohet nga qeramika e gjendur në mbetjet e një shtrese banimi (konteksti 115) që daton në gjysmën e dytë të shek. 2 m.Kr. -
en
The 2009 field work signaled the seventh archaeological season of excavations at the Vrina Plain in the ancient city of Butrint. New data were gain during this season which relate to the dating and extension of the Roman colony of Butrint at the north-eastern part of the Plain.
A yellow clay layer was observed in several places below the earliest structures. If this is not natural ‘ponding’ then it is possible that this represents the leveling and reorganization of the area of the plain during the colonial period or indeed later. Given the possibility of a second, post Augustan, centuriation alignment existing in this area of the Plain this may be a later phenomenon. Certainly, the dating evidence, sparse though it was, recovered from this horizon suggested a date in the later 1st or 2nd centuries AD.
The earliest buildings that cut this level were the bathhouse excavated in 2008 and a new structure that came to light this year. This was a long rectangular building, to the immediate south of the bathhouse, 9.5m long and 3.00m wide internally, possibly with a portico on the eastern side overlooking a lower-lying area or water channel that may have run alongside this complex. No internal occupation surfaces were found and it is likely that they were all removed during the later building of the mausoleum.
This complex of buildings may represent a small villa, or possibly an element of a larger villa, perhaps a villa rustica. The later juxtaposition of the mausoleum directly through the centre of the rectangular building does provide some interesting material for speculation concerning the importance of this building during the past. This phase is loosely dated by some ceramics found in the remnants of an occupation layer (context 115) which may date to the mid to late 2nd century AD. - Summary Author
- Valbona Hysa
- Funding Body
- Packard Humanities Institute
Media
- Name
- Villa rustica at Vrina Plain
- Year
- 2010
- Summary
-
sq
Sezoni i tretë i gërmimeve arkeologjike në vilën romake të Fushës së Vrinës, u përqëndrua në kuadratet ndërmjet banjës dhe mauzoleut si edhe në struktura të tjera të dokumentuara fillimisht në sondazhet e gërmuara në vitin 2001.
Pranë banjës, gërmimi në ndërtesën drejkëndore zbuloi dyshemenë e saj origjinale me tulla. Ndërtesa me banjën, ka të njëjtën teknikë dhe kronologji ndërtimi: ndërsa e para shkatërrohet (çka dëshmohet nga rrënojat dhe depozitat e trazuara) dhe mbi të ndërtohet mauzoleu në fundin e shek. 2 dhe fillimin e shek.3; e dyta vazhdon të mbetet ende në këmbë.
Zgjerimi i kuadratit të gërmuar në vitin 2001 në anën perëndimore dhe jugore të kompleksit, bëri të mundur identifikimin e tre dhomave të veçanta (dhoma A, B dhe C) të vilës. Zbulimi i dyshemeve me tulla të thërmuara, ndërtuar mbi ato të shtruara me llaç, dëshmoi se dhomat kanë ndryshuar funksion gjatë shek. 2 m.Kr. Mbi sipërfaqen e dyshemesë me tulla të thërmuara, u zbulua një strukturë po me tulla që ndoshta ka qenë themeli i një cisterne, materiali i të cilës daton në fundin e shek. 2 dhe fillimin e shek. 3. Në të njëjtën sipërfaqe u gjet një vorbë guri me vrima rreth fundit, e cila duket se ka qenë ripërdorur si arkë funerale. Njëra nga anët e dhomës A, formonte një korridor apo mbyllte një hapësirë ose një oborr, i cili përfshinte dy kolona drejtkëndore (0.50 të gjera dhe 0.75 m të gjata) ndërtuar me gurë të rregullt dhe të lidhur me llaç . Më pas hapësirat mes kollonave u mbushën dhe muret u veshën me suva të pikturuar. Zbulimi i një varri me kontur tullash në dhomën C, tregon se hapësirat brenda ndërtesave të vilës në fillim të shek. 3, u bënë pjesë e nekropolit që shtrihej përgjatë anës verilindore të Fushës së Vrinës.
Në perëndim të kompleksit, gërmimi identifikoi një strukturë me gurë, e cila me sa duket ka qenë e lidhur me aktivitetet prodhuese të vilës. Fillimisht u mendua për një rrugë romake e mbuluar nga depozitat e përziera gjatë periudhës mesjetare, por të dhënat e fundit tregojnë se struktura paraqet një oborr ku zhvilloheshin aktivitetet e mëdha prodhuese të lidhura me pronat e vilës. Themelet e strukturës përfshijnë tre radhë gurësh të mëdhenj të lidhur me llaç, që shkojnë deri në 1 m thellësi. Gurët e rreshtit të poshtëm janë vendosur vertikalisht. Mbi sipërfaqen e shtruar me pllaka guri u gjet një enë masive qeramike e cila mund të jetë një pitos ose dolium.
Diku pas shek. 3 ndërtesat e vilës u braktisën dhe vetëm në shek. 5 ato u rimodeluan dhe u ripërdorën. Kjo fazë lidhet me aktivitete prodhimi, ribanimi si dhe prishje strukturash të papërdorshme në atë kohë. Një furrë u ndërtua mbi rrënojat e strukturës drejtkëndore të shek. 2, dhe elementet e banjës. Oxhaku i furrës u gjet i mbushur me qymyr druri nga zjarri i fundit, ndërkohë që kërkimi vazhdon për të përcaktuar prodhimet ekzakte të cilat janë fabrikuar në të. Në të gjitha dhomat u zbulua një shtresë me tulla të vendosura në mënyrë të çrregullt, e cila mund të ketë shërbyer si një dysheme gjatë shek. 5-6. Më pas dyshemetë me tulla u mbuluan nga muret e shembur të vilës. -
en
The third season of the archaeological excavation of the Roman villa on the Vrina Plain, concentrated upon parts of the complex revealed between the bath-house and the mausoleum and other elements first recorded in a trial trench dug in 2001.
Adjacent to the bath-house, a rectangular structure belonging to the villa was excavated down to its original tiled floor. The building and the bathhouse have the same construction technique and chronology: whiles the first was demolished (as shown by the ruins and the disturbed deposits) and above it during the end of the 2nd and the beginning of the 3rd Century a mausoleum was constructed, the second continues to be still in use.
Expansion of the 2001 trench to the south and western part of the building complex revealed three separate rooms of the villa (room A, B, C). A sequence of crushed tile floors found above others with mortar indicated intensive and changing use of the rooms during the 2nd century. Above the crushed tiled surface a tiled structure, possible a foundation for a tank has been built with materials of late 2nd and early 3rd Century. On the same surface was found a stone jar with holes around the base, possibly a re-used funerary casket. It appears that one side of the room A, formed a corridor, or otherwise fronted an open space or courtyard, being composed of two rectangular columns (0.50 wide and 0.75m long) with regular stones bonded with mortar. The spaces between the columns were subsequently filled in and the wall was covered with colored plaster. The discovery of a tile-lined grave in room C, demonstrates that spaces within the villa buildings were, probably as early as the 3rd century, incorporated within the necropolis that sprawls across the northeastern extent of the Vrina Plain.
To the west of the villa, the excavation revealed a stone structure most likely related to activities at the villa. Initially thought to perhaps be a Roman road, subsequently buried beneath midden deposits during the Middle Ages, current evidence indicate that the structure represents a solidly-built yard for heavy work associated with the villa estate. The foundations of the structure comprise 3 rows of large stones bounded with mortar which lay down 1m deep. The stones of the lower row are set vertically. Over the surface of the structure paved with large flagstones a broken pithos or dolium was found.
At some point beyond the 3rd century the buildings of the villa complex fell into disuse and in the 5th century were being re-modelled and re-used. This included various acts of robbing, re-occupation and industrial activity. A substantial kiln was dug through the remains of the earlier rectangular building and elements of the bath-house. The kiln chamber had four successive linings of clay baked on, the latest with a lining of which two tiles survived. The kiln’s flue was found filled with charcoal from the last firing, and research is continuing to pin down the precise products being manufactured. In all the rooms a layer of irregular tiles was found, which might have served as a leveling floor during the 5th-6th centuries. Afterwards, these tiled floors were sealed by collapsed masonry as the walls of the villa ultimately tumbled. - Summary Author
- Valbona Hysa
Media
- Images
-
vila rustica 2.jpg
- Name
- Villa rustica at Vrina Plain
- Year
- 2011
- Summary
-
sq
Sezoni i gërmimeve të vitit 2011 në vilën e identifikuar në anën verilindore të Fushës së Vrinës, u përqëndrua në zbulimin e plotë të strukturave të saj si dhe pasurimin e sekuencës arkeologjike të kërkimeve të mëparshme, me qëllim njohjen e lidhjes së këtij kompleksi me varrin familjar të konsideruar si mauzole dhe më tej njohjen e rolit të lagjeve të jashtme të Butrintit në periudhën romake.
Deri më tani janë zbuluar shtatë dhoma të kompleksit, të cilat janë ndërtuar dhe rindërtuar gjaë shtatë fazave të banimit dhe braktisjes, të reflektuar në mure, dysheme dhe material. Gërmimi i vitit 2011, zbuloi një strukturë të re të quajtur “ndërtesa e madhe”, ku ndërtimi i saj daton mes gjysmës së dytë të shek. 1 dhe fillimit të shek. 2 m.Kr., me të njëjtën kronologji të banjës dhe strukturës drejkëndore. Ndërtesa e madhe pret përmes shtresave atificiale që përmbajnë qeramikë të fragmentuar të kësaj periudhe. Ndërtesa në fjalë duket të ketë qenë drejtkëndore (12.3 m e gjatë) dhe me një portik nga ana veriore, i cili përbëhej nga 5 kolona me muraturë dhe një dysheme të shtruar me pllaka guri (kontekst 268). Në anën lindore të ndërtesës u zbuluan disa kolona me muri guri të lidhura me llaç si dhe mure të kryqëzuar, çka dëshmojnë për një seri dhomash dhe ndoshta një kat të sipërm.
Gjatë fundit të shek. 2 dhe fillimit të shek. 3 ndodhën modifikime strukturore në ndërtesën e madhe, ku pilastrat dhe muret u përforcuan ndoshta si pasojë e rrezikut të shembjes së katit të dytë. Në dy dhoma të kësaj ndërtese përveç përforcimit të mureve, u zbulua një dysheme e shtruar me cocciopesto e izoluar nga sipër me një shtresë suvaje hidroizoluese me ngjyrë rozë (Dhoma D), si dhe një tub që çante në mure dhe lidhej me një cisternë (Dhoma I). Ka të ngjarë se dhomat lidheshin me njëra-tjetrën, ku në Dhomën D shtypej rrushi dhe nëpërmjet tubit
produkti rridhte në cisternë. Sasia e madhe e doliumeve si edhe e fragmenteve të enëve të tjera të zbuluara në gërmim tregon për prodhimin e verës në këto ambiente. Analiza e mbetjeve në fundin e një ene pohon këtë aktivitet në vilën romake. Të dhëna të tjera të zbuluara gjatë gërmimit, si gurët e mokrës dhe një depozitë guri me vrima përreth bazamentit (Dhoma A), tregojnë për aktivitete të tjera prodhuese.
Procesi i prodhimit të verës duket se ka përfunduar rreth vitit 300 ose pak më vonë, çka e tregon zhvendosja e cisternës dhe tubit. Megjithatë aktiviteti në vilë vazhdoi dhe pas kësaj kohe, siç tregohet nga përforcimet e mureve në anën lindore, bllokimi i hyrjes kryesore nga ana veriore dhe mbushjes së hapësirave mes kolonave të protikut.
Zbulimi i dy dhomave (F dhe G) në anën perëndimore dhe gropave të shtyllave të drurit për mbajtjen e katit të sipërm në anën verilindore, tregon se ndërtesa e madhe u banua dhe gjatë shek.5-6. Në dhomën F u identifikua një pllakë varri me mbishkrimin në gjuhën greke: “FISNIKU GALL[aos] – AI JETOI 40 VJET – LAMTUMIRË”, e cila ishte marrë nga diku tjetër dhe përdorur për shtrimin e dyshemesë së saj. Gjetja e një sasie të konsiderueshme monedhash të vogla bronzi (nummi) dhe amforash të Kretës, dëshmojnë për aktivitet prodhues brenda dhe përreth ndërtesës gjatë kësaj periudhe.
Më pas disa nga këto dhoma u braktisën dhe u përdorën si vende varrimi, çka e tregon dhe zbulimi i dy amforave me prejardhje nga Tunizia dhe Kreta, të cilat mbanin skelete fëmijësh në Dhomën G dhe një varr i tipit kapuçin në Dhomën C.
Shtresat që përmbanin rrënoja muresh dhe dhera me ngjyrë gri në të zezë dëshmojnë se aty nga fundi i shek. 6, vila romake përfundimisht u braktis. -
en
The excavations of 2011 at the Roman villa complex at the north-western part of the Vrina Plain, focused on the full investigation of its structures and enrichment of the archaeological sequence of the previous excavations, in order to better understand the relationship between this complex and the family tomb considered as a mausoleum and further on the role of the suburbs of Butrint during the Roman time.
Seven different rooms have been identified until now, which have been constructed and reconstructed in 7 phases of life and abandonment reflected in the walls, floors and material. The excavation of 2011, revealed a new building called ‘big building’, which origin of construction dates from mid-late 1st century AD to the early 2nd century, with the same chronology as the bathhouse and ‘rectangular building’. The ‘big building’ cut into a series of make-up levels containing well-worn ceramics of this period. It seems to have been a rectangular structure 12.3m long fronted on the northern side by a portico with five masonry pilasters and a floor paved with flagstones (context 268). In the eastern part of the building were found several masonry pilasters and cross walls, which denote a series of rooms, and most likely an upper floor. During the late 2nd and early 3rd centuries a series of alterations occurred. The internal pilasters and subdivisions in the big building were reinforced with further additions creating a more structured space and probably also helping to support a possible sagging upper storey.
Two rooms of the big building, D and I, were taken in hand to be converted for the production of wine. Room D had its walls reinforced and then a cocciopesto lining added which was in turn sealed by a finer pink waterproof plaster. A tubulus was cut through the wall into the adjacent room I, where a further tank was built. It has been suggested that these two rooms worked together, grapes being pressed in room D and the product flowing through into room I where containers would sit seated in the depression of the deeper tank for filling from the pipe. The numerous fragments of dolia and other vessels found in the excavations again suggest production at this facility. One base sherd has been analyzed and this has tested positive as to containing wine. Other data discovered during the excavation, such as the millstone and a stone deposits with piercing holes around its basements (room A), show for other types of productive activities happening in the area.
Wine production seems to have been fairly short lived, the tank in room I being out of use by 300 or later and the connecting tubulus removed. Clearly though there was continued activity, as shown by the wall reinforcement on the eastern side, blocking of the main entrance to the north, and the filling of free spaced between columns of the portico.
The discovery of two rooms (F and G) on the western part, and of the postholes supporting the upper floor on the northeast, suggest that the ‘big building’ was occupied even during the 5-6th centuries. Inside room F a marble gravestone was found with an inscription in Greek‚ “NOBLE GALL [aos] – HE LIVED 40 YEARS – FAREWELL”, which has been taken from somewhere else and used as floor paving materials. The considerable assemblage of ceramics, including numerous small bronze nummi and a number of Cretan amphorae, suggest for a high degree of activity occurring in and around the building.
Afterwards, some of the rooms seem to have been abandoned and used for burials, as shown by the discovery in rooms G of two amphora graves (one in a Cretan the other in a Tunisian types of amphorae) containing infant skeletons along with an infant burial of cappuccino type identified in Room C.
The layers containing wall ruins and deposit soils of gray and black colour testify that somewhere around the end of the 6th Century the roman villa was eventually abandoned. - Summary Author
- Valbona Hysa
- Funding Body
- Packard Humanities Institute
Media
-
Butrint Foundation, 2008Butrint Foundation Annual Report 2008
-
Butrint Foundation, 2009Butrint Foundation Annual Report 2009
-
Butrint Foundation, 2010Butrint Foundation Annual Report 2010
-
Butrint Foundation, 2011Butrint Foundation Annual Report 2011