-
Year
-
2010
-
Summary
-
sq
Në shkurt të vitit 2010, një gërmim me karakter shpëtimi u krye në një shesh ndërtimi, në lagjen nr. 12, pranë rrugës “H. Myshketa” të qytetit të Durrësit. Gjithsej u hapën pesë sondazhe, të cilat dhanë pothuaj të njëjtën sekuencë stratigrafike me tre shtresa. Shtresa e sipërme (001) kishte ngjyrë gri dhe karakterizohej nga mbushje moderne si gurë, zhavorr, etj. Në shtresën pasuese (002) të sondazhit të parë, u zbuluan dy nivele varresh të ndërtuara me tjegulla të periudhës së antikitetit të vonë. Ndërsa në sondazhet e tjera kjo shtresë ishte e pasur me qeramikë, e prezantuar kryesisht nga enë transporti dhe kuzhine, të cilat datojnë në periudhën romake. Në shtresën më të ulët (003), gërmimi në të gjitha sondazhet zbuloi, gjashtë urna, një fragment kolone, gryka amforash, broke, enë qelqi, etj, po ashtu të periudhës romake.
Grupi i urnave përfaqësohet nga tre prej guri dhe tre amfora. Urna nr. 1 në formë katërkëndëshe (55 x 44 cm), prej guri gëlqeror edhe pse ruhej në gjendje të mirë i mungonte kapaku. Mikrogërmimi brenda saj zbuloi një inventar të përbërë nga një gozhdë, një lotore qelqi e plotë dhe një monedhë bronzi e kalçifikuar, e cila nuk mund të lexohet. Ndërsa në buzë të kësaj urne ka një mbishkrim me shkronja të alfabetit grek (Y dhe I), që ndoshta lidhen me inicialet e personit të vendosur në të. Urna nr. 2, në formën e një trungu konik me diametrin e grykës 50 cm, është e punuar me cilësi mjaft të mire në gur gëlqeror. Kapaku, i ndarë në dy pjesë për shkak të thyerjes, ka formën e trupit të urnës, por me diametër pak më të madh. Pas gërmimit brenda saj, përveç eshtrave të copëtuara nga djegia, u zbuluan dhe një lotore qelqi e një gjilpërë prej kocke. Ndërkohë që urna nr. 3 ruhej në gjendje shumë të keqe, por duket se ka patur formë katërkëndore me përmasa më të vogla se urna nr. 1. Brenda saj nuk u identifikua asnjë material shoqërues. Nga urnat prej amforash, vetëm ajo me nr. 4 ruhej në gjendje shumë të mirë dhe daton në shek. 3 m.Kr. Brenda saj u zbulua vetëm një lotore qelqi në formë cilindrike. Edhe dy urnat e tjera prej amfore (nr. 5 dhe 6), duket se datojnë në periudhën romake.
Gjatë gërmimit përreth një blloku gëlqeror u zbuluan disa gryka amforash, të cilat duket si i përkasin të njëjtit tip: qafë e shkurtër, buzë të përveshur pak nga jashtë, poshtë të cilës dalin dy vegje vertikale me formë pothuajse drejtkëndore. Disa nga to në pjesën e qafës mbartin monogramin M. Hipoteza e parë mbi funksionin e këtyre grykave (të pa përfunduara si amfora të plota), lidhet me dedikimin për një individ të vdekur diku tjetër (depozitë përkushtimi). Këto amfora me shumë gjasa datojnë në shek. 3 m.Kr.
-
en
In February 2010, a rescue dig was undertaken in a construction area, located at quarter no. 12, near by “H. Myshketa” street, in the city of Durrës. In total five test pits were opened, revealing more or less the same stratigraphical sequence, consisting of three layers. The upper layer (001) was of grey colour, characterized by a modern gravels and stones filling. In the successive layer (002) of the first test pit, two different levels of tombs were uncovered. The tombs were of bricks and roof tiles construction, and date to the Late Roman period. In the other test pits, this layer was rich in Roman pottery, represented mainly by cooking and transport vessels. The excavation of the lower layer (003), in all the open test pits, uncovered 6 urns, a column fragment, amphorae necks, glass vessels, jugs, etc., also dated to the Later Roman period. From the group of urns discovered, three are of stones and the other three are of amphorae. Urn no. 1, is a limestone case of rectangular shape (55 x 44 cm). The urn is in a good state of preservation, though its cover was missing. The micro-scale excavation of the urn revealed an iron nail, a complete glass unguentaria and an unreadable corroded coin. At the edges of the urn an inscription, containing two Greek letters (Y and I) was noticed, denoting probably the first letters of the name of the deceased individual. Urn no. 2 is made of fine limestone and has a conical shape with a diameter of 50 cm. The cover of the urn was found sliced into two parts. It has the same shape as the body of the urn, though of a larger diameter. During the excavation of urn no. 2, apart from the cremated bones, a glass unguentaria and a pin bone were uncovered. Urn no. 3, though badly preserved, it seems to have had a rectangular shape, smaller then urn no. 1. No associated artefacts were revealed within the filling layer of the urn. From the group of the amphorae, no. 4 was in a good state of preservation and dates to the 3rd Century AD. The urn contained only a cylindrical glass unguentaria. The other two amphorae (no. 5 & 6), seem to also date to the Roman period.
The excavation undertaken around a limestone block exposed some amphorae necks of the same typology: short neck, out-folded rim with two vertically rectangular handles. Some of them have the monogram of letter “M” stamped at their neck. An initial hypothesis regarding the purpose of these amphorae necks (yet unfinished), relates to an offering made to a dead individual (offering deposits). These amphorae necks are most likely to date to the 3rd Century AD.