Name
Late antique structure at the Demokracia square
Date Range
330 – 630
Monuments
Building

Seasons

  • AIAC_3163 - Late antique structure at the Demokracia square - 2010
    Gjatë muajit Shkurt 2010, një gërmim shpëtimi u ndërmor në sheshin “Demokracia”, pranë rrugës “P. Meksi”, të qytetit të Durrësit. Këto gërmime nxorën në pah rrënojat e disa mureve. Gërmimi identifikoi 7 shtresa arkeologjike. Shtresa e parë me trashësi 0, 8 – 1 m ishte humusore me ngjyrë kafe në të errët dhe përbëhej nga materiale inerte dhe moderne. Në këtë shtresë gjendeshin edhe fragmente tjegullash dhe tullash të periudhës antike të vonë por të fragmentarizuar. Shtresa e dytë me trashësi 0, 4 – 0, 7 m përbëhej nga argjilë me ngjyrë jeshile në të errët. Kjo shtresë ishte përzier me fragmente gurësh, tullash, tjegullash dhe qeramike. Ajo ndërpritej nga shtresa e tretë që ishte një depozitim në formë grope. Brenda saj kishte fragmente gurësh, tjegullash, tullash dhe qeramike. Pjesa më e madhe e këtyre fragmenteve i përkisnin periudhës së antikitetit të vonë. Shtresa e katërt me trashësi 0, 30 m dukej si një rrëzim i një muri romak që mbulohej nga kjo shtresë. Shtresa kishte në përmbajtje tulla, tjegulla, qeramikë, fragmente pllakash mermeri dhe pjesë afresku të pikturuar. Afresku ishte pikturuar me ngjyrë të kuqe pompeina dhe të gjelbër mbi sfond të bardhë. Në shtresën e pestë u gjet këndi i një muri të periudhës romake i ndërtuar me tulla të lidhur me llaç. Muri kishte drejtim L – P me gjatësi 3, 10 m, gjerësi 0, 37 m dhe lartësi 0, 3 m. Të dyja anët e murit ishin të pikturuara. Në pjesën e brendshme të tij u gjet një strukturë me tulla e llaç që përdorej për të mbajtur një amforë. Ajo me sa duket është përdorur si kulluese ujërash ose si depozitë lëngjesh. Shtresa e gjashtë përfaqësohet nga një mur i periudhë romake që gjendet në profil. Muri ka të njëjtën teknikë ndërtimi si muri i mësipërm. Në shtresën e shtatë u gjet një mur i periudhës së vonë antike. Ai kishte orientim VL – JP me gjatësi 2, 30 m, gjerësi 0, 55 m dhe lartësi 0, 20 m. Për ndërtimin e tij janë përdorur gurë të vegjël të lidhur në të thatë. Gjatë gërmimit u gjet një sasi e madhe amforash kryesisht mesdhetar lindore si LRA 1, LRA 2, LRA 3, LRA 4, LRA 5 dhe amfora afrikane Keay 25, 62A etc. Duket se strukturat e zbuluara në gërmimet janë muret ndarëse të një ndërtese të përdorur gjatë shek. 4 – 7-të m. Kr.

FOLD&R

Media

Name
Late antique structure at the Demokracia square
Year
2010
Summary
sq Gjatë muajit Shkurt 2010, një gërmim shpëtimi u ndërmor në sheshin “Demokracia”, pranë rrugës “P. Meksi”, të qytetit të Durrësit. Këto gërmime nxorën në pah rrënojat e disa mureve. Gërmimi identifikoi 7 shtresa arkeologjike. Shtresa e parë me trashësi 0, 8 – 1 m ishte humusore me ngjyrë kafe në të errët dhe përbëhej nga materiale inerte dhe moderne. Në këtë shtresë gjendeshin edhe fragmente tjegullash dhe tullash të periudhës antike të vonë por të fragmentarizuar. Shtresa e dytë me trashësi 0, 4 – 0, 7 m përbëhej nga argjilë me ngjyrë jeshile në të errët. Kjo shtresë ishte përzier me fragmente gurësh, tullash, tjegullash dhe qeramike. Ajo ndërpritej nga shtresa e tretë që ishte një depozitim në formë grope. Brenda saj kishte fragmente gurësh, tjegullash, tullash dhe qeramike. Pjesa më e madhe e këtyre fragmenteve i përkisnin periudhës së antikitetit të vonë. Shtresa e katërt me trashësi 0, 30 m dukej si një rrëzim i një muri romak që mbulohej nga kjo shtresë. Shtresa kishte në përmbajtje tulla, tjegulla, qeramikë, fragmente pllakash mermeri dhe pjesë afresku të pikturuar. Afresku ishte pikturuar me ngjyrë të kuqe pompeina dhe të gjelbër mbi sfond të bardhë. Në shtresën e pestë u gjet këndi i një muri të periudhës romake i ndërtuar me tulla të lidhur me llaç. Muri kishte drejtim L – P me gjatësi 3, 10 m, gjerësi 0, 37 m dhe lartësi 0, 3 m. Të dyja anët e murit ishin të pikturuara. Në pjesën e brendshme të tij u gjet një strukturë me tulla e llaç që përdorej për të mbajtur një amforë. Ajo me sa duket është përdorur si kulluese ujërash ose si depozitë lëngjesh. Shtresa e gjashtë përfaqësohet nga një mur i periudhë romake që gjendet në profil. Muri ka të njëjtën teknikë ndërtimi si muri i mësipërm. Në shtresën e shtatë u gjet një mur i periudhës së vonë antike. Ai kishte orientim VL – JP me gjatësi 2, 30 m, gjerësi 0, 55 m dhe lartësi 0, 20 m. Për ndërtimin e tij janë përdorur gurë të vegjël të lidhur në të thatë. Gjatë gërmimit u gjet një sasi e madhe amforash kryesisht mesdhetar lindore si LRA 1, LRA 2, LRA 3, LRA 4, LRA 5 dhe amfora afrikane Keay 25, 62A etc. Duket se strukturat e zbuluara në gërmimet janë muret ndarëse të një ndërtese të përdorur gjatë shek. 4 – 7-të m. Kr.
en During February 2010, a rescue excavation was undertaken at a building site in the city of Durrës. The excavation, which was located at the “Demokracia” square, near by “P. Meksi” street, revealed the remains of some walls ruin. 7 archaeological layers were identified. Under the deep level of humus a second deposit of dark green clay with a thickness varying from 0, 4 – 0, 7 m. consisted of mixed fragments of stones, bricks, tiles and ceramic. It was cut by a pit, containing fragments of stones, tiles, bricks, and pottery. The material found in this layer date mainly to the Late Antique period. Below this was a demolished Roman wall. It contained bricks, tiles, pottery, fragments of marble slabs and painted fresco remains. The fresco was painted in red Pompeian and green colour on a white background. The corner of Roman wall built with bricks and bonded with lime mortar was found below it. The wall was oriented East-West, 3, 10 m long and, 0, 37 m wide, with a height of 0, 3 m. In both sides of the wall were found wall paintings. In its inner part was found a structure made of bricks and mortar, which was used as a support for an amphorae. The structure might have been use as water drainage or as liquid storage. A further wall was found in section in, dating again to the Roman period. It was built with the same technique as the first wall. In the seventh layer was found another wall, dating to the late Roman period. The wall had a northeast and southwest orientation 2, 30 m long, 0, 55 m wide and 0, 20 m height. It was built with small stones bonded without mortar. The excavation revealed a great amount of amphorae, mainly of eastern Mediterranean types, such as LRA 1, LRA 2, LRA 3, LRA 4, LRA 5, as well as African amphorae of Keay’s 25, 62A type. It seems that the structures discovered in this rescue excavation represent internal walls of a building used during the 4 – 7th Century A.D.
Summary Author
Surja Lela
Team
Archaeologist - Rexhep Halili
Archaeologist - Tomi Poreçi
Archaeologist - Mariglen Meshini
Field director - Eduard Shehi

FOLD&R

Media

  • Hakani, 2011
    Hakani (prep.), 2011, Raport vjetor 2010, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik (Annual report, Archaeological Service Agency), Tirana

Location

Ancient Site Name
Durrachium
Location
Durrës
Easting
19.449733
Northing
41.316917