Name
Two peristyle house of Phoinike
Date Range
200 BC – 100 BC
Monuments
House

Seasons

  • AIAC_2265 - Two peristyle house of Phoinike - 2000
    Gërmimet tek shtëpia me dy peristile, e cila ndodhet në pjesën me jugore të kodrës filluan në vitin 2000 dhe ishin plotësim i atyre të ndërmarra në vitet e mëparshme. Ky projekt kishte si qëllim të ndërhynte në zonat e pagërmuara dhe të arrinte disa të dhëna me rëndësi si rreth kësaj ndërtesë ashtu edhe atyre përreth. Fillimisht u bë një analizë e rilevim i strukturave që shiheshin me sy që përfshiu sektorët C10 e C11. Ky vëzhgim lejoi që të bëheshin më të qarta fazat e para të ndërtimit dhe të shiheshin ndërhyrjet që ishin bërë me kalimin e kohës në planfikimin urban të të gjithë zonës së banimit. Pas këtij vëzhgimi vazhdoj gërmimi, i cili tregoj se shtëpia mund t’i ketë fillesat e saj rreth shekullit 4-3 p. Kr. Në këtë periudhë shtëpia kishte një hyrje që realizohej nëpërmjet një shkalle e cila ruhej shumë pak. Një hyrje e dytë që kishte të njëjtën tipologji si e para lejonte kalimin në peristilin e madh G. Gjithashtu u zbulua edhe një kanal që ndodhej në jugperëndim të vaskës dhë që ishte projektuar për kalimin e ujërave rreth pjesës lindore të dhomave. Më pas gërmimi vazhdoj në brendësi të peristilit pikërisht në ambjentin I ku u zbulua dyshemeja me mozaik dhe guralecë. Nëpërmjet një hyrje kalohej direkt në ambjentet B e C që komunikonin midis tyre. Muri ndarës kishte pësuar disa ndërhyrje të mëvonshme. Në vazhdim sondazhet u përqëndruan rreth ambjenteve përgjatë rrugës që morën emrat O, P, Q dhe mund të jenë ngritur disa kohë më pas. Për të nxjerrë hapësirën e nevojshme të ndërtimit të këtyre ambjenteve u proçedua në gërmimin e murit mbajtës S27. Përveç kësaj ndërhyrjeje u bë edhe nivelim i gurit mbështetës deri në kuotën 3, 05 m mbi të cilin vendoseshin të gjithë muret ndarës. Gjithashtu u bë edhe një sondazh në jug të shkallës hyrëse N ku dolën gjurmët e një plani rrugor. Gërmimet nxorrën edhe disa të dhëna rreth ndryshimeve të shtëpisë në periudhës romake por që nuk ishin të plota për të arritur në përfundime të sakta. Kështu këto të dhëna dolën kryesisht nga gërmimi stratigrafik i ambjenteve O, P, Q, R. Ato treguan një ngritje të nivelit të dyshemesë, ndërsa komunikimi midis tyre nuk pësoi ndonjë ndryshim thelbësor. Materiali qeramik i dalë përbëhet kryesisht nga qeramikë me vernik të zi, terra sigillata, amfora, qeramikë e përdorimit të përditshëm e guzhine etj.
  • AIAC_2265 - Two peristyle house of Phoinike - 2001
    Gërmimet e vitit 2001 në shtëpinë me dy peristile u përqëndruan në pjesët që ishin vazhdim i gërmimeve të ekspeditës së mëparshme dhe pikërisht në ambjentet N, O, P, Q, R që gjendëshin në nivelin e rrugës dhe ato L e K që ndodheshin në pjesën perëndimore. Në pjesën veriore nuk u bënë ndërhyrje të thella. Ato që u bënë kishin si qëllim ruajtjen e pikturave që gjëndëshin në pjesët fundore të mureve në ambjentet B e C. Gërmimet në ambjentin R konsistuan vetëm në pastrimin e murit jugor ku u gjet një portë që u interpretua si vendi ku vendoseshin shkallët për hyrjen lindore të shtëpisë. Në pjesën perëndimore sondazhet vazhduan në ambjentin L që ishte edhe dhoma e ndenjës. Nivelet stratigrafike të dala ishin komplekse ku u vërejtën shumë shtresa mbushjeje që dalloheshin qartë midis tyre. Shresat më të larta dhanë një material shumë heterogjen të lidhur me periudhën romake, ndërsa në nivelet e tjera u vërejt prezencë si e fragmenteve të qeramikës ashtu edhe tullave. Duke filluar nga nivelet e ndërmjetme del material i njëkohëshëm për sa i përket kronologjisë. Materialet më të vjetra, të dala gjatë gërmimeve erdhën nga shtresat më të ulëta. Nga nivelet që mbështeten mbi pjesën e gurit dolën fragmente qeramike me vernik të zi dhe një monedhë e Kassiopes.
  • AIAC_2265 - Two peristyle house of Phoinike - 2002
    Gërmimi më domethenës i vitit 2002, në pjesën e sipërme të qytetit antik të Foinikes, ishte ai i banesës me dy peristile (C 10). Në këtë sezon u gërmua ambienti L, ku rezultatet përcaktuan me një farë saktësie, datimin relativ të fazës së risistemimit urbanistik të lagjes së terracuar. Të dhënat arkeologjike në veçanti ato të qeramikës, sugjerojnë se kjo fazë daton mes gjysmës së shek. 4 dhe fillimit të shek.3 p.Kr. Gërmimet vazhduan edhe në ambientin T që shtrihet në tarracën S, ku u zbuluan mbetjet e çatisë së rrëzuar të banesës, të një kanali shkarkimi si dhe një kalim i shtruar me tulla kuadratike. Zgjerimi i gërmimeve në sektorët lindor të tarracës, identifikuan një sërë ambientesh me planimetri pothuajse kuadratike, të cilat lidheshin me një korridor të gjatë në lindje, ndoshta i mbuluar me qemer. Dyshemetë e tyre gjendeshin në një kuotë shumë më të ulët krahasuar me ato të ambienteve në anën perëndimore, çka tregon se tarraca S vazhdonte mbi nivelin e këtyre ambienteve dhe korridorit. Gërmimi në sektorin C11 u përqëndrua në pastrimin e mureve dhe studimin stratigrafik të ambienteve B1 dhe B2. Strukturat e mureve, paraqesin jo gjithmonë të njëjtën teknikë ndërtimi dhe në shumë raste lidhje të paqarta me njëri-tjetrin. Stratigrafia e ambientit B2, tregoi për periudhën kalimtare nga faza helenistike në atë romake, e karakterizuar nga bashkimi i ambenteve B1 dhe B2, lidhja e këtyre dy ambienteve me C10 (banesën me dy peristile) nëpërmjet hapjes së një pragu në murin 3 dhe transformimi i këtij sektori në zonë shërbimesh. Këtë të fundit e dëshmon zbulimi i dy dolium-eve në ambientet A1 dhe A2.
  • AIAC_2265 - Two peristyle house of Phoinike - 2004
    Ndёrhyrjet e vitit 2004 në banesёn me dy peristile kishin kryesisht karakter restaurues e konservues. Kështu u bënë disa ndërhyrje për të ndaluar dëmtimet që po ndodhnin në strukturën e banesës. Një nga muret ndarëse u ndërtua nga fillimi duke parë gjëndjen e keqe në të cilën ndodhej. Gjithashtu u pastruan ambjentet rreth portikut dhe vetëm më pas u bë një planimetri e përgjithshme e tyre. Përveç këtyre ndërhyrjeve përfunduan edhe gërmimet në dy ambjentet e dalluara në ekspeditën mëparshme. Ky gërmim nxorri në pah një nivel ngritjeje si dhe një ambjent të vogël që mund tё ketё shërbyer si shkallë.
  • AIAC_2265 - Two peristyle house of Phoinike - 2009
    Gërmimet e vitit 2009 në banesën me dy peristile, në pjesën e sipërme të qytetit, u përqëndruan në shtresat e mbushjes së ambientit L. Kjo sekuencë shtresash të depozituara në brendësinë e terracimit artificial të realizuar për ndërtimin e banesës helenistike (shek. 3 p.Kr.), është shumë domethënëse për interpretimin jo vetëm të ndërtesës por edhe të zgjerimit urban në këtë anë të qytetit. Sekuenca e ambienteve të vendosura përballë rrugës, në fakt, gjendet në pikën e takimit midis kuotës më të ulët të rrugës urbane dhe asaj më të lartë të katit të sipërm të banesës. Këto ambiente janë të ndarë në dy blloqe nga shkallarja N, e cila lidh dy katet dhe lejon hyrjen në banesën me dy peristile. Në perëndim gjendet ambienti L dhe në lindje ambientet O, P, Q. Ndërkohë që ato në lindje u gërmuan nga poshtë për të krijuar ambente të hapura me nivelin e rrugës, ashtu si edhe shkallarja N, ambienti L mbeti i kalueshëm vetëm nga kuota e sipërme, apo nga peristili i madh. Gërmimi i një kuadrati në anën perëndimore të ambientit L, në vitin 2001, zbuloi material qeramike dhe numizmatike, të datuara në mesin e shek. 3 p.Kr. Për këtë arsye, tashmë në përfundim të kërkimeve në banesën me dy peristile, këtë sezon u gërmua gjysma lindore e depozitës stratigrafike të ruajtur në ambientin L. Megjithatë situata e hasur, duke arritur në të njëjtat kuota të gërmimit të mëparshëm apo rreth pesë metra nën nivelin e peristilit, u shfaq e njëjtë në shtresat sipërfaqësore (njësitë stratigrafike 352-354). Ndërkohë shtresat më të thella (njësitë stratigrafike 355-358) dhanë material që me sa duket është i ndryshëm dhe më pak domethënës në krahasim me atë të vitit 2001, por të datueshëm në shek. 3-2 p.Kr. Megjithatë duhet të priten përfundimet e analizave të materialeve për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një situatë të ndryshme stratigrafike apo se duhet saktësuar më mirë datimi në përgjithësi i kompleksit.

Media

Name
Two peristyle house of Phoinike
Year
2000
Summary
sq Gërmimet tek shtëpia me dy peristile, e cila ndodhet në pjesën me jugore të kodrës filluan në vitin 2000 dhe ishin plotësim i atyre të ndërmarra në vitet e mëparshme. Ky projekt kishte si qëllim të ndërhynte në zonat e pagërmuara dhe të arrinte disa të dhëna me rëndësi si rreth kësaj ndërtesë ashtu edhe atyre përreth. Fillimisht u bë një analizë e rilevim i strukturave që shiheshin me sy që përfshiu sektorët C10 e C11. Ky vëzhgim lejoi që të bëheshin më të qarta fazat e para të ndërtimit dhe të shiheshin ndërhyrjet që ishin bërë me kalimin e kohës në planfikimin urban të të gjithë zonës së banimit. Pas këtij vëzhgimi vazhdoj gërmimi, i cili tregoj se shtëpia mund t’i ketë fillesat e saj rreth shekullit 4-3 p. Kr. Në këtë periudhë shtëpia kishte një hyrje që realizohej nëpërmjet një shkalle e cila ruhej shumë pak. Një hyrje e dytë që kishte të njëjtën tipologji si e para lejonte kalimin në peristilin e madh G. Gjithashtu u zbulua edhe një kanal që ndodhej në jugperëndim të vaskës dhë që ishte projektuar për kalimin e ujërave rreth pjesës lindore të dhomave. Më pas gërmimi vazhdoj në brendësi të peristilit pikërisht në ambjentin I ku u zbulua dyshemeja me mozaik dhe guralecë. Nëpërmjet një hyrje kalohej direkt në ambjentet B e C që komunikonin midis tyre. Muri ndarës kishte pësuar disa ndërhyrje të mëvonshme. Në vazhdim sondazhet u përqëndruan rreth ambjenteve përgjatë rrugës që morën emrat O, P, Q dhe mund të jenë ngritur disa kohë më pas. Për të nxjerrë hapësirën e nevojshme të ndërtimit të këtyre ambjenteve u proçedua në gërmimin e murit mbajtës S27. Përveç kësaj ndërhyrjeje u bë edhe nivelim i gurit mbështetës deri në kuotën 3, 05 m mbi të cilin vendoseshin të gjithë muret ndarës. Gjithashtu u bë edhe një sondazh në jug të shkallës hyrëse N ku dolën gjurmët e një plani rrugor. Gërmimet nxorrën edhe disa të dhëna rreth ndryshimeve të shtëpisë në periudhës romake por që nuk ishin të plota për të arritur në përfundime të sakta. Kështu këto të dhëna dolën kryesisht nga gërmimi stratigrafik i ambjenteve O, P, Q, R. Ato treguan një ngritje të nivelit të dyshemesë, ndërsa komunikimi midis tyre nuk pësoi ndonjë ndryshim thelbësor. Materiali qeramik i dalë përbëhet kryesisht nga qeramikë me vernik të zi, terra sigillata, amfora, qeramikë e përdorimit të përditshëm e guzhine etj.
en The excavations of the year 2000 were located in the two peristyle houses, situated on the southern side of the hill. The aim of this project was to excavate the areas which were unknown from the previous excavations and to provide important data for this building and the surroundings. Initially was undertaken a survey of the visible structures located in the areas C10 and C11. This survey clarified the earliest phases of construction and noticed the changes made during the time.
The excavation showed that the early construction phase of the house date to the 4th – 3rd century B.C. At this time the house had a staircase entrance that was not very well preserved. A second entrance of the same typology provide access to the large peristyle G. Inside the peristyle house, in the area I a pavement was revealed made of mosaic and pebbles. The areas B and C were connected between them by a doorway. In the dividing wall of these areas can be noticed the interventions made through time. Sondages were undertaken in the areas along the road, named as the areas: O, P, and Q. These areas might date to a later period of construction. To understand the area occupied by these buildings, the supporting wall of the structure S27 was excavated. These interventions included also the levelling of the supporting stone to the level of 3, 05 m. A sondage undertaken to the south of the doorstep N, revealed traces of a street plan. The excavations brought interesting data about the changes occurred in the peristyle house during the Roman period. However the data were incomplete and couldn’t provide definite and accurate results about the monument. These evidences were provided mainly from the stratigraphic excavation of the sectors O, P, Q and R. The archaeological materials founded consist mainly of black varnish pottery, terra sigillata, cooking wares etc.
Team
Pottery specialist - Anna Gamberini
Supervisor - Marco Podini

Media

Name
Two peristyle house of Phoinike
Year
2001
Summary
sq Gërmimet e vitit 2001 në shtëpinë me dy peristile u përqëndruan në pjesët që ishin vazhdim i gërmimeve të ekspeditës së mëparshme dhe pikërisht në ambjentet N, O, P, Q, R që gjendëshin në nivelin e rrugës dhe ato L e K që ndodheshin në pjesën perëndimore. Në pjesën veriore nuk u bënë ndërhyrje të thella. Ato që u bënë kishin si qëllim ruajtjen e pikturave që gjëndëshin në pjesët fundore të mureve në ambjentet B e C. Gërmimet në ambjentin R konsistuan vetëm në pastrimin e murit jugor ku u gjet një portë që u interpretua si vendi ku vendoseshin shkallët për hyrjen lindore të shtëpisë. Në pjesën perëndimore sondazhet vazhduan në ambjentin L që ishte edhe dhoma e ndenjës. Nivelet stratigrafike të dala ishin komplekse ku u vërejtën shumë shtresa mbushjeje që dalloheshin qartë midis tyre. Shresat më të larta dhanë një material shumë heterogjen të lidhur me periudhën romake, ndërsa në nivelet e tjera u vërejt prezencë si e fragmenteve të qeramikës ashtu edhe tullave. Duke filluar nga nivelet e ndërmjetme del material i njëkohëshëm për sa i përket kronologjisë. Materialet më të vjetra, të dala gjatë gërmimeve erdhën nga shtresat më të ulëta. Nga nivelet që mbështeten mbi pjesën e gurit dolën fragmente qeramike me vernik të zi dhe një monedhë e Kassiopes.
en The excavation of this season continued in the sectors that started to be excavated during the previous season. It was located mainly to the sectors N, O, P, Q and R which were positioned to the level of the street and also to the sectors L and on the western part. The interventions to the northern part were not very deep and aimed mainly at the conservation of the frescoes in sectors B and C.
The excavations in sector R discovered an entrance, which was thought to have been the staircase of the eastern entrance of the house. The western part the sondage was located mainly to the sector L, which was supposed to be the living – room. The stratigraphy was complex and composed by various filling strata which were easily distinguished. The upper layers gave archaeological material related to the Roman period. In the other levels was noted the existence of fragmentary pieces of pottery and bricks. The intermediate levels brought material that dates to the same period. The latest material came from the lower levels. The layer above the stone level revealed fragments of black glazed pottery and a coin of Cassiope.
Team
Pottery specialist - Anna Gamberini
Supervisor - Marco Podini

Media

Name
Two peristyle house of Phoinike
Year
2002
Summary
sq Gërmimi më domethenës i vitit 2002, në pjesën e sipërme të qytetit antik të Foinikes, ishte ai i banesës me dy peristile (C 10). Në këtë sezon u gërmua ambienti L, ku rezultatet përcaktuan me një farë saktësie, datimin relativ të fazës së risistemimit urbanistik të lagjes së terracuar. Të dhënat arkeologjike në veçanti ato të qeramikës, sugjerojnë se kjo fazë daton mes gjysmës së shek. 4 dhe fillimit të shek.3 p.Kr.
Gërmimet vazhduan edhe në ambientin T që shtrihet në tarracën S, ku u zbuluan mbetjet e çatisë së rrëzuar të banesës, të një kanali shkarkimi si dhe një kalim i shtruar me tulla kuadratike. Zgjerimi i gërmimeve në sektorët lindor të tarracës, identifikuan një sërë ambientesh me planimetri pothuajse kuadratike, të cilat lidheshin me një korridor të gjatë në lindje, ndoshta i mbuluar me qemer. Dyshemetë e tyre gjendeshin në një kuotë shumë më të ulët krahasuar me ato të ambienteve në anën perëndimore, çka tregon se tarraca S vazhdonte mbi nivelin e këtyre ambienteve dhe korridorit.
Gërmimi në sektorin C11 u përqëndrua në pastrimin e mureve dhe studimin stratigrafik të ambienteve B1 dhe B2. Strukturat e mureve, paraqesin jo gjithmonë të njëjtën teknikë ndërtimi dhe në shumë raste lidhje të paqarta me njëri-tjetrin. Stratigrafia e ambientit B2, tregoi për periudhën kalimtare nga faza helenistike në atë romake, e karakterizuar nga bashkimi i ambenteve B1 dhe B2, lidhja e këtyre dy ambienteve me C10 (banesën me dy peristile) nëpërmjet hapjes së një pragu në murin 3 dhe transformimi i këtij sektori në zonë shërbimesh. Këtë të fundit e dëshmon zbulimi i dy dolium-eve në ambientet A1 dhe A2.
en The most significant excavation of 2002 in the upper part of the ancient city of Phoinike was undertaken at the two-peristyle house (C10). The excavations were located at room L and the obtained results aided in defining a precise relative dating for the urban re-arrangement of the terracing quarter. The archaeological data, in particularly the pottery, suggest that the re-arrangement phase date between the half of the 4th Century and beginning of the 3rd Century BC. The ongoing season of excavations at room T, which extends in terrace S, uncovered remains of a collapsed roof, a drain and a passage way paved with rectangular bricks. Expansion of the excavation area at the eastern sectors of the terrace, aided in identifying a number of rooms with a nearly rectangular layout plan, which were associated with a long, perhaps vaulted passage way to the east. Their floor levels were found at a lower quote, followed by those of the western rooms, which suggest that terrace S, extended above the levels of these rooms and the passage way.
The excavations of area C11, focused on the cleaning of the walls and on the stratigraphic study of rooms B1 and B2. The wall structures are not of the same building technique and at most of the cases their relations appear quite unclear. The stratigraphic sequence at room B, showed a transitory phase spanning from the Hellenistic to Roman period, which is distinguished by the joining of room B1 and room B2, their connection to C10 (the two-peristyle house) through the opening of threshold in wall 3, and its alteration into a service area. This latter is suggested by the discovery of two _dolia_ in rooms A1 and A2.
Team
Field director - Marco Podini

Media

Name
Two peristyle house of Phoinike
Year
2004
Summary
sq Ndёrhyrjet e vitit 2004 në banesёn me dy peristile kishin kryesisht karakter restaurues e konservues. Kështu u bënë disa ndërhyrje për të ndaluar dëmtimet që po ndodhnin në strukturën e banesës. Një nga muret ndarëse u ndërtua nga fillimi duke parë gjëndjen e keqe në të cilën ndodhej. Gjithashtu u pastruan ambjentet rreth portikut dhe vetëm më pas u bë një planimetri e përgjithshme e tyre. Përveç këtyre ndërhyrjeve përfunduan edhe gërmimet në dy ambjentet e dalluara në ekspeditën mëparshme. Ky gërmim nxorri në pah një nivel ngritjeje si dhe një ambjent të vogël që mund tё ketё shërbyer si shkallë.
en The interventions of the year 2004 in the two peristyle houses were mostly of restoration and a conservation character. They aimed the prevention of damage to the structure of the building. One of the dividing walls was reconstructed because of the high level of damage. The sectors around the portico were also cleaned up. Afterwards a general plan of the area was drawn. Besides, excavations in two other sectors which were traced in the previous season were completed. This excavation revealed a levelling layer and another section which might have been used as a staircase.
Team
Supervisor - Enrico Giorgi
Supervisor - Gjergj Vinjahu

Media

Name
Two peristyle house of Phoinike
Year
2009
Summary
sq Gërmimet e vitit 2009 në banesën me dy peristile, në pjesën e sipërme të qytetit, u përqëndruan në shtresat e mbushjes së ambientit L. Kjo sekuencë shtresash të depozituara në brendësinë e terracimit artificial të realizuar për ndërtimin e banesës helenistike (shek. 3 p.Kr.), është shumë domethënëse për interpretimin jo vetëm të ndërtesës por edhe të zgjerimit urban në këtë anë të qytetit. Sekuenca e ambienteve të vendosura përballë rrugës, në fakt, gjendet në pikën e takimit midis kuotës më të ulët të rrugës urbane dhe asaj më të lartë të katit të sipërm të banesës. Këto ambiente janë të ndarë në dy blloqe nga shkallarja N, e cila lidh dy katet dhe lejon hyrjen në banesën me dy peristile. Në perëndim gjendet ambienti L dhe në lindje ambientet O, P, Q. Ndërkohë që ato në lindje u gërmuan nga poshtë për të krijuar ambente të hapura me nivelin e rrugës, ashtu si edhe shkallarja N, ambienti L mbeti i kalueshëm vetëm nga kuota e sipërme, apo nga peristili i madh. Gërmimi i një kuadrati në anën perëndimore të ambientit L, në vitin 2001, zbuloi material qeramike dhe numizmatike, të datuara në mesin e shek. 3 p.Kr. Për këtë arsye, tashmë në përfundim të kërkimeve në banesën me dy peristile, këtë sezon u gërmua gjysma lindore e depozitës stratigrafike të ruajtur në ambientin L. Megjithatë situata e hasur, duke arritur në të njëjtat kuota të gërmimit të mëparshëm apo rreth pesë metra nën nivelin e peristilit, u shfaq e njëjtë në shtresat sipërfaqësore (njësitë stratigrafike 352-354). Ndërkohë shtresat më të thella (njësitë stratigrafike 355-358) dhanë material që me sa duket është i ndryshëm dhe më pak domethënës në krahasim me atë të vitit 2001, por të datueshëm në shek. 3-2 p.Kr. Megjithatë duhet të priten përfundimet e analizave të materialeve për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një situatë të ndryshme stratigrafike apo se duhet saktësuar më mirë datimi në përgjithësi i kompleksit.
en The excavations of 2009 in the upper part of the city of Phoinike focused on revealing the filling layers of room L in the two-peristyle house. This sequence of layers, deposited within the artificial terracing (made to support the construction of the Hellenistic house of the 3rd Century BC), is very important for the chronology and interpretation of the building, as well as for understanding the expansion of the urban area at this part of the city. The chronological sequence of the rooms facing the road was found at the joining point between the lowest paving of the urban road and the highest level of the upper floor of the house. The rooms are divided into two blocks by a ramp (N), which connects the floors and provides access into the two-peristyle house. Room L is found on the west side, whereas rooms O, P and Q lie to the east. The latter were excavated from below in order to create an open space with the road level; likewise ramp N, room L remained accessible only from the upper level or from the large peristyle. The excavation of a trench located west of the room L during the field season of 2001, revealed ceramic and coins of the second half of the 3rd Century BC. Therefore, during this year, which signals the last phase of research carried out in the two- peristyle house, the excavations were located on the eastern half of the stratigraphic deposit in room L. The stratigraphic sequence observed when reaching the quotes of the previous excavations or approximately 5 m below the peristyle level, appeared the same as in the superficial layers (US 352-254). Whiles the archaeological material uncovered at the deepest levels (US 355-358) appears different and less significant that those found during 2001, though datable to the 3rd-2nd Centuries BC. Analyzes of the artifacts revealed will be important in understanding whether it was a different stratigraphic sequence or that a more accurate dating of the complex is required.
Team
Field director - Enrico Giorgi
Field director - Julian Bogdani

Media

  • De Maria et. al. 2003
    S. De Maria, Sh. Gjongecaj, 2003, Phoinike II rapporto preliminare sulla campagna di scavi e ricerche 2001, Bologna.
  • De Maria et. al. 2005
    S. De Maria, Sh. Gjongecaj, 2005, Phoinike III rapporto preliminare sulla campagna di scavi e ricerche 2002-2003, Bologna.
  • De Maria et. al. 2007
    S. De Maria, Sh. Gjongecaj, 2007, Phoinike IV rapporto preliminare sulla campagna di scavi e ricerche 2004-2006, Bologna.
  • De Maria et. al. 2002
    De Maria, Sh. Gjongecaj, 2002, Phoinike I rapporto preliminare sulla campagna di scavi e ricerche 2000, Bologna.
  • De Maria 2009
    S. De Maria et. al., 2009, Campagne di scavi 2009, La casa dei due peristili, in http://www.phoinike.com/content/view/127/86/

Location

Ancient Site Name
Phoinike
Location
Finiq
Easting
20.054575
Northing
39.915892