- Item
- AIAC_3182
- Name
- The agora of Apollonia
- Date Range
- 600 BC – 100
Seasons
-
AIAC_3182 - The agora of Apollonia - 2001Kërkimet arkeologjike të këtij viti kishin si qëllim krijimin e një vizioni të qartë të situatës në sektorin e gërmimeve pranë murit rrethues, që ndodhet midis rrugës së madhe dhe tarracës në këmbët e kodrës 104 të qytetit antik të Apollonisë. Gjatë gërmimeve u indentifikua një kanal (US 242), me mur tullash anash si dhe me dysheme po prej tullash, ku pjesa e sipërme e tij duket se është shkatërruar nga themelet e një strukture (US 252) më të vonshme, të ndërtuar sipër tij. Nga jugu kanali zbret duke ndjekur shpatet e kodrës 104 deri në pikën ku pritet nga rruga e madhe në anën veriore. Ndërkohë që në nivelet poshtë kanalit u zbulua një mur (12) me blloqe guri gëlqeror, i cili duket se ka humbur funksionin e tij gjatë ndërtimit të të parit. Gjatë gërmimit të murit 12 u vu re se ai vazhdonte drejt jugut dhe lidhej me një kullë fortifikuese (struktura 233 e identifikuar në gërmimet e vitit 2000) të pjesës së sipërme të qytetit. Përkrah murit 12 u identifikua një strukturë (222) me dy mure paralele, si dhe dyshemeja e shtruar me gurë të vegjël e të çrregullt. Struktura duket se është e njëkohëshme me murin 12. Në pikën ku rruga e madhe ndërpritet nga një tjetër që shkon në drejtim të kodrës 104, u zbulua një strukturë me dysheme të shtruar me gurë të vegjël (US 246), ndërsa muret e saj përbëheshin nga blloqe të mëdhenj gurësh (US 228). Njëri krah i murit nga jashtë është më i lartë sesa brenda, kjo pasi ai mund të ketë shërbyer dhe si mur terracimi për strukturën duke ditur se ajo është ndërtuar në shpatet fundore të kodrës. Materiali i zbuluar në shtresat e lidhura me strukturën përkrah murit 12 dhe me atë pranë rrugës së madhe daton në gjysmën e dytë të shekullit të 2 p.Kr.
-
AIAC_3182 - The agora of Apollonia - 2006Një seri sondazhesh në sezonin arkeologjik të vitit 2006, u kryen në agoranë e qytetit antik të Apollonisë, për të vlerësuar interpretimin dhe saktësuar datimin e anomalive të strukturave të identifikuara gjatë kërkimeve gjeofizike të viteve të mëparshme. Kërkimet që u përqëndruan në dy sektorë gërmimi, në atë verior dhe jugor, zbuluan një sërë strukturash murale dhe një rrjet rrugësh të drejta përreth tyre, duke formuar kështu një plan katërkëndor me ishuj banesash në këtë lagje të qytetit. Në sektorin verior, sondazhet 1 dhe 2, treguan se ishujt me gjerësi rreth 13,5 m dhe gjatësi 15 m ndahen nga rrugë me gjerësi 3 m me drejtim lindje-perëndim. Gërmimet stratigrafike në anën jugore të sondazhit 2, që shkuan në thellësinë e 2 m identifikuan një sërë shtresash me material prej fillimit të periudhës perandorake romake deri në fundin e epokës arkaike. Megjithatë mos arritja deri në shtresën sterile, mund të marrë në konsideratë faktin e ekzistencës së niveleve më të hershme të banimit. Gjithashtu në sondazhin 2, brenda një ishulli u zbulua një mur ndarës me blloqe guri të mëdhenj e të rregullt, që ndoshta daton mes fundit të epokës klasike dhe fillimit të asaj helenistike, dhe që me siguri ka shërbyer si mur terracimi për banesën (pasi përbëhët nga katër rradhë gurësh në fasadën veriore dhe dy rradhë në fasadën jugore) si dhe një rrugë e shtruar me zhavorr që kalonte nën nivelin e dyshemesë së ishullit. Ky disnivel shpjegohet me faktin se lagjia e banimit u ndërtua mbi shpatin që zbriste në mënyrë të njëtrajtshme deri në thyerjen e kodrës, ku ndahej qyteti i sipërm me atë të poshtëm. Muri ndarës qëndron mbi themelet e një muri tjetër me të njëjtin orientim por me gurë të vegjël të vendosur në mënyrë të çrregullt. Ky i fundit lidhet me shtresën me material që daton në fundin e epokës arkaike. Saktësia e mbivendosjes së mureve ndoshta tregon se ndërtimi i planifikuar i lagjes së banimit ka nisur qysh në fundin e epokës arkaike. Në sekuencat stratigrafike të periudhës republikane romake dhe helenistike u zbulua një numër i madh materialesh, kryesisht tjegulla, tulla dhe amfora. Po aq i pasur është dhe materiali i periudhës klasike ku veçojnë një figurinë e vogël terrakote që prezanton një zog, një kapak pikside korinthike, një kandil, gurë peshash tezgjahu, si dhe fragmente amforash transporti korinthike, qeramikë me shirita të pikturuara lokale dhe me vernik të zi atike. Ndërkohë që zbulimi i mbetjeve të karbonit dhe gjurmëve të djegies së tokës, mund të sinjalizojnë për një furrë në afërsi. Këto të dhëna tregojnë për një zonë të banesës, dedikuar aktiviteteve femërore. Po i njëjti plan me rrugë dhe ishuj banesash u identifikua dhe në sektorin jugor të gërmimeve (sondazh 3), çka lejoi dhe sqarimin e shtrirjes së lagjes urbane në anën jugore të agorasë deri te këmbët e kodrës 104. Shtresa më e thellë që gjendet direkt mbi terrenin gjelogjik dhe nën nivelet e ishuve dhe rrugëve, përmbante gjurmë të shumta karboni druri dhe fara të karbonizuara, fragmente qeramike korinthike (përfshirë një skifos), një gur peshe me formë piramidale si dhe një kupë me engob, të datuara në fund të shek.7 dhe fillim të shek. 6 p.Kr.
-
AIAC_3182 - The agora of Apollonia - 2007During 2007 the excavations for the discovery of the archaic and Classical habitation quarter in the northern and southern sectors of the agora of the ancient city of Apollonia continued. In the northern sector, the excavations carried on with the expansion of the sondages opened during the excavations of 2006. The northern corner of one of the _insulae_ of the terracing quarter was revealed in sondage b1. The direction of the road axis that goes toward the acropolis was also defined. In sondage b2, a road section running between two of the _insulae_ was uncovered. Two phases of use of the road were identified, which were both paved with river gravel: the later phase seems to be a construction of the Archaic period, and stayed in use through whole Hellenistic times (related to the northern extreme of the insulae, US 480); the earlier phase, which is contemporary with an archaic wall (US 513, revealed below the _insulae_ wall-US 480) was built and utilized during the 6th Century BC. The foundations of the archaic wall (US 513), were laid above a fill clay and burning layer, which contained ceramic materials of the second half of the 6th Century BC and numerous pieces of metal slag. This latter suggest for the existence of metallurgic activities in the city of Apollonia since the first decade of its foundation. It seems that the habitation quarter with the _insulae_ and rectangular streets was built at this time. This is also suggested by the discovery of a rectangular pit below wall 513 (US) which goes as deep as the sterile ground level. At the upper layers, at both the opened sondages, the excavations unearthed bricks structures of the Hellenistic period. The excavations undertaken in the southern sector (sondages 3, 8f, 11, 12, and 13), to the west of the big Hellenistic portico, identified a series of north-south walls of the houses, which defined at the same time the limits of one of the _insulae_ (app. 13 m wide) and a 3 m wide street. The uniform fill layer below the road and the _insulae_ identified in sondage 8f contained rich ceramic materials (including two small terracotta human faced masks) of the 1st Century BC, which suggest that the construction of the quarter continued during the late Hellenistic period. The archaeological material, mainly ceramic fragments (including an Ionian cup of BI type, two painted Kraters with Corinthian patterns, an aryballos neck with a female head of _Liebieghaus_ group, some A type Corinthian amphorae, and etc.) identified in the earlier layers of sondages 3, 5c-d, and 11, date to the end of 7th and beginning of 6th Century BC, suggesting therefore, that the construction of the habitation quarter began since the later Archaic and the early Classical periods.
-
AIAC_3182 - The agora of Apollonia - 2008Vazhdimi i gërmimeve arkeologjike në sondazhet stratigrafike dhe studimi i materialeve kryesisht të qeramikës në shtresat e zbuluara gjatë sezonit të vitit 2008, dhanë një situatë me të qartë mbi fazat e banimit të pjesës së sipërme të qytetit antik të Apollonisë, prej krijimit të tij në periudhën arkaike deri në atë perandorake romake. Në veçanti këtë kronologji të pasur me materiale qeramike lokale dhe importi për periudhat para helenistike e dhanë sondazhet 1,1b dhe 2, të hapura në sektorin verior të gërmimit në jugperëndim të akropolit , ndërkohë që për periudhat helenistike dhe romake dëshmojnë pothuaj të gjitha sektorët e gërmimit. Nivelet më të hershme të banimit (ato të periudhës arkaike dhe klasike), duket se janë shkatërruar gjatë punimeve për terracimin dhe ndërtimin e strukturave të reja në periudhën helenistike. Sekuenca stratigrafike më e qartë për periudhën arkaike dhe klasike përmban katër horizonte banimi. Horizonti më i hershëm që lidhet me nivelin më të thellë të vendosur direkt mbi shtresën natyrore argjilore lidhet me gjurmë rrugësh, ishujsh dhe material qeramike kryesisht vazo të mëdha e kratere importi protokorinthiane, hidrie, piksida (cilindrike dhe globulare), aribalë sferikë, kupa joniane (të tipit BI) dhe atike (sondazh 2, Njësi Stratigrafike 516 dhe 521) si dhe gurë peshash me formë piramidale, të gjitha të datueshme në fundin e shek.7 dhe gjysmën e parë të shek. 6 p.Kr. Horizonti pasardhës që është më i pasur në gjurmë ndërtimesh (segmente rrugësh dhe gjurmë ishuj banesash) dhe material qeramike me origjinë dhe tipologji të shumë llojshme (NJ.S. 499, 504, 510, 514, 515 në sondazh 2 dhe në ato1b, 5c ,8g-h, 9 e 11) që daton në fundin e shek. 6 dhe fillimin e shek. 5 p.Kr. Materiali i qeramikës së enëve shtëpiake të përdorimit, përbëhet nga vazo me figura të kuqe, kratere me vernik të zi apo me pikturim (ku veçojnë 3 fragmente me zbukurime floreale -palmeta dhe lotus, kafshësh të egra dhe një skenë kalorësish që shkojnë në luftë të zbuluara në sondazh 11), kupa, hidrie, ojnohe cilindrike, kotyle, dhe vazo në miniaturë kalathiskoi të importit kryesisht korinthian, vazo me shirita, hidrie, skifosa globular, etj., prodhime të rajonit (territoret mes Dyrrhachion-it dhe Korkyrës) si dhe shumë fragmente enësh të prodhuara me argjilën e vendit. Gjithashtu në horizontin që lidhet me fundin e epokës arkaike u zbuluan dhe fragmente të shumta pitosash, gurë peshash me formë konike e me bazë të vogël, kandila, tasa, si dhe dy fragmente perirrhanterion-i. Horizonti i tretë i banimit, përfaqëson fazën kalimtare mes periudhës arkaike dhe klasike, pasi shtresat e lidhura me të përbëhen nga material i përzier qeramike (Nj.S. 502 në sondazh 2 dhe ato 5c e 5d) që daton në shek.5 p.Kr. Horizonti i katërt i banimit lidhet me shtresa homogjene me material të pasur arkeologjik që daton mes fundit të shek.5 dhe fillimit të shek.4, duke përfaqësuar kështu fazën e periudhës klasike të agorasë së qytetit. Materiali kryesisht qeramike, përfaqësohet nga 100-ra lloje formash dhe kategorish, në shumicë të prodhimit lokal por edhe importi (nga Korinthi dhe Korkyra) si enë guzhine apo tryeze me vernik të zi dhe pikturim: ojnohe, olpe, kratere të vogla, ibrik, unguentarium, hidrie, amforeta me brum të pastër, kana me dekorim palmetash, tasa me dhe pa vegje, vorba, kupa për pije me fron unazor, një vegje vertikale dhe me profil S,. etj; si dhe amfora transporti korinthiane të tipit B, kandila, etj. Kupat, kanat, ibrikët dhe enë të tjera tryeze si dhe strukturat murale të zbuluara në sondazhin 1b (Nj.S. 483), ka gjasa që të lidhen me një servis banketi dhe një sallë pritjeje të një nga banesave të agorasë gjatë periudhës klasike. Këto horizonte të hershme banimi pasohen nga një sere shtresash të pasura me material dhe të lidhura me ndërtimtari të periudhës helenistike, romake republikane dhe perandorake të hershme.
-
AIAC_3182 - The agora of Apollonia - 2009Sezoni i kërkimeve të vitit 2009, në agoranë e qytetit antik të Apollonisë, dha rezultate të reja mbi fazat e banimit të periudhës republikane romake dhe atë të hershme perandorake, mbi bazën e materialit kryesisht qeramik të zbuluar në sekuencat stratigrafike. Sekuenca më e pasur me qeramikë të periudhës romake është Njësia Stratigrafike 422 e sondazhit 4. Bëhet fjalë për një shtresë argjilore të verdhë e përbërë nga një sasi e madhe fragmentesh sigillata të Aretium (Arezzo) e shek. 1 m.Kr., pseudo-sigillata, si edhe qeramikë e zakonshme dhe guzhine. Kjo shtresë nuk është e lidhur me gjurmë ndërtimesh të kësaj periudhe, pasi sondazhi gjendet në këmbët e kodrës 104, dhe materiali duket se ka ardhur nga maja ose shpati i saj. Megjithatë, konteksti është kronologjikisht i sigurtë dhe koherent. Materiali i periudhës romake i zbuluar në sondazhet e tjera është shpesh i përzier me qeramikë të epokës helenistike të vonë (sektorët: 1 Nj.S. 445; 1B Nj.S. 456; 2 Nj.S. 411 dhe 439: 5 Nj.S. 574; 13 Nj.S. 634). Ky material, pak homogjen në kontekst stratigrafik, i përket shek. 2-1 p.Kr. Megjithatë këto shtresa janë të rëndësishme pasi ofrojnë një shembull të bashkëekzistencës së formave të qeramikës helenistike (me vernik të zi) me ato të reja (sigillata me pikturim) të sjella nga Romakët. Këto njësi stratigrafike korrespondojnë zakonisht me nivelet e qarkullimit, të ndërtesave si dhe me shtresat e shkatërrimit. Mes qeramikës sigillata, mbizotëron ajo italike e ndjekur nga fragmentet pseudo-sigillata. Kjo e fundit është lokale dhe prodhimi i saj fillon në fundin e shek.2 p.Kr., duke vazhduar paralelisht me sigillatën italike dhe provinciale deri në periudhën e hershme perandorake. Pseudo-sigillata imiton pothuajse të gjitha format (ku me shumicë gjenden pjatat dhe kupat) e sigillata-s, por balta dhe pikturimi nuk janë të cilësisë së mirë. Qeramika e zakonshme dhe ajo e guzhinës që përbëjnë sasinë më të madhe në numër dhe forma të zbuluar në sondazhet e gërmimit, përfaqësohet nga kana, poçe, tasa, pjata, kandila, unguentaria, etj., shumica pa dekorime. Një pjesë e këtyre enëve kanë një shtresë bitumi në sipërfaqen e brendshme, dhe ka shumë gjasa që të jenë prodhime lokale pasi ky mineral ka qenë (përmendet nga Straboni W. 5, 8, C 316) dhe është present në territoret pranë Apolonisë. Kronologjia e qeramikës romake të ardhur nga gërmimet në sondazhet në agoranë e qytetit, fillon në shek. 2 p.Kr. dhe ndërpritet në shek. 1 m.Kr. Mbetet për tu përcaktuar nëse kjo ndërprerje lidhet me braktisjen e përkohshme të agorasë në shek 1. p.Kr., deri me ndërtimin e një hapësire të re publike (e emërtuar konvencionalisht si “qendra monumentale”) në shek. 2 m.Kr. në jugperëndim të kodrës 104; apo me ndërhyrjet ushtarake të shekullit të kaluar.
-
AIAC_3182 - The agora of Apollonia - 2010Gërmimet e vitit 2010 në agoranë e qytetit antik të Apollonisë u përqëndruan në sektorët 15, 16 dhe G. Gërmimet në sektorin 16 zbuluan ekstremitetin lindor të murit të portikut, ndërsa ato në sektorin 15 kishin si synim sqarimin e fazave te monumentit si edhe identifikimin e ndërtimeve të mëparshme në këtë zonë të qytetit. Në këtë sektor u gjetën gjurmë të sistemit rrugor të Apollonisë dhe një ndërtim me koilon, me i hershëm se muri i portikut, që mund të korrespondojë me një buleterion. Struktura ka një mur të harkuar me perimetër prej 15 m . dhe duket se është shkatërruar nga ndërtimi i murit të pasëm të portikut në periudhën helenistike. Gjithashtu brenda murit të harkuar u identifikuan gjurmët e një ndërtese katërkëndëshe por që kronologjia relative mes këtyre dy strukturave nuk u mund të përckatohej këtë sezon. Në skajin lindor të portikut, në shtresat poshtë themeleve të monumentit u zbuluan disa figurina prej terrakote të gjysmës së dytë të shek.6 p.Kr., të cilat ndoshta lidhen me depozitimet nga një sanktuar të ndërtuar në majën e kodrës aty pranë. Ndërsa në sektorin G u gërmua në një gjatësi rreth 40 m një kanal i cili korrespondon krejtësisht me sistemin urbanistik të pjesës së poshtme të qytetit të Apollonisë. Edhe në këtë sektor vihen re dy faza përdorimi, njëra e periudhës helenistike dhe tjetra e periudhës perandorake romake. Këto faza të përdorimit të kanalit korrespondojnë edhe me fazat e përdorimit të një banese të zbuluar në këtë sektor, e cila në periudhën helenistike është e ndërtuar me blloqe gurësh, ndërsa në periudhën romake rindërtohet me tulla. Gërmimet e vitit 2010 patën edhe disa zbulime të rralla siç ishte gjetja e dy busteve prej mermeri dhe një këmbe prej bronzi, pjesë e një statuje të madhe në sektorin G, si edhe gjetja e simës së portikut në agoranë e qytetit
-
AIAC_3182 - The agora of Apollonia - 2011Sezoni arkeologjik i vitit 2011, u përqëndrua në agoranë e qytetit antik të Apollonisë, mes akropolit dhe kodrës 104, në dy sektorët e gërmimit 15 dhe 16: i pari, ku në gërmimet e mëparshme është zbuluar një strukturë gjysëmrrethore, gjendet në perëndim të një sheshi të madh publik të kufizuar në veri nga portiku i gjatë helenistik; ndërsa i dyti në skajin lindor të portikut. Gjatë gërmimeve në këto sektorë, u identifikuan pesë faza të mëdha banimi. Menjëherë mbi sipërfaqen e shtresës sterile me argjil u zbuluan nivelet me fragmente enësh qeramike (kupa protokorinthiane, ojnohe korinthiane, hydrie globulare, kotyle monokrome, etj.), gjurmë aktivitetesh prodhuese (toke të djegur, mbetje karboni, gurë peshash me trajtë piramidale dhe konike të importit korinthik dhe rrotulla boshti e bobina qeramike që lidhen me industrinë tekstile, skorje metali, etj.) dhe banimi (gropa të shtyllave të drurit me prerje gjysëmrrethore, mbetje të dekompozuara të baltës argjilore të faqeve të mureve) të periudhës arkaike (fundi i shek. 7 dhe fillimi i shek. 5 p.Kr.). Këto nivele priheshin nga themelet me blloqe të mëdhenj guri të çrregullt të banesave dhe shtratet e rrugëve përkrah tyre, me drejtim lindje-perëndim. Shtresa e lidhur me to përmbante material (kryesisht qeramikë me shirita të pikturuara) të gjysmës së parë të shek. 5 p.Kr., kohë kjo që duket se lidhet me planifikimin dhe fillimin e ndërtimeve të zonës së banuar në agoranë e qytetit, të organizuar në ishuj-banesa të ndara nga një rrjet rrugësh paralele ose pingul me njëra-tjetrën. Mbi rrënojat e këtyre strukturave u identifikuan sërish linja muresh dhe gjurmë rrugësh por me orientim (veri-jug) dhe teknikë ndërtimi të ndryshme (ku përdoren blloqe guri gëlqeror të rregullt dhe tullat me baltë të pjekur). Materiali i lidhur me to daton mes fundit të periudhës klasike dhe fillimit të asaj helenistike, çka dëshmon se në këtë kohë zona e banimit ka pësuar transformime. Muret e një prej ishujve-banesa priten nga themelet e strukturës gjysëmrrethore, ku mbushja e tyre përmban qeramikë (kryesisht me vernik të zi) që daton në periudhën helenistike. Ndërtimi i një argjinature përkrah kësaj strukture dhe në të njëjtën kohë me të, dëshmon për një rinivelim të zonës së agorasë. Në hapësirën e brendshme të anës veriore të strukturës absidale, u identifikuan themelet e murit të pasëm të portikut të madh, ndërtesë që duket se është ndërtuar në një kohë të mëvonshme, por gjithësesi në periudhën helenistike. Një varr i zbuluar direkt mbi themelet e murit të pasëm të portikut, i shoqëruar me artifakte funerale të shek. 2-3 m.Kr., dëshmon për shkatërrimin apo marrjen e materialit të monumentit gjatë periudhës perandorake romake. Njëkohësisht kjo ngjarje shënon fazën e fundit të banimit në këtë anë të qytetit.
Media
- Name
- The agora of Apollonia
- Year
- 2001
- Summary
-
sq
Kërkimet arkeologjike të këtij viti kishin si qëllim krijimin e një vizioni të qartë të situatës në sektorin e gërmimeve pranë murit rrethues, që ndodhet midis rrugës së madhe dhe tarracës në këmbët e kodrës 104 të qytetit antik të Apollonisë. Gjatë gërmimeve u indentifikua një kanal (US 242), me mur tullash anash si dhe me dysheme po prej tullash, ku pjesa e sipërme e tij duket se është shkatërruar nga themelet e një strukture (US 252) më të vonshme, të ndërtuar sipër tij. Nga jugu kanali zbret duke ndjekur shpatet e kodrës 104 deri në pikën ku pritet nga rruga e madhe në anën veriore. Ndërkohë që në nivelet poshtë kanalit u zbulua një mur (12) me blloqe guri gëlqeror, i cili duket se ka humbur funksionin e tij gjatë ndërtimit të të parit. Gjatë gërmimit të murit 12 u vu re se ai vazhdonte drejt jugut dhe lidhej me një kullë fortifikuese (struktura 233 e identifikuar në gërmimet e vitit 2000) të pjesës së sipërme të qytetit. Përkrah murit 12 u identifikua një strukturë (222) me dy mure paralele, si dhe dyshemeja e shtruar me gurë të vegjël e të çrregullt. Struktura duket se është e njëkohëshme me murin 12.
Në pikën ku rruga e madhe ndërpritet nga një tjetër që shkon në drejtim të kodrës 104, u zbulua një strukturë me dysheme të shtruar me gurë të vegjël (US 246), ndërsa muret e saj përbëheshin nga blloqe të mëdhenj gurësh (US 228). Njëri krah i murit nga jashtë është më i lartë sesa brenda, kjo pasi ai mund të ketë shërbyer dhe si mur terracimi për strukturën duke ditur se ajo është ndërtuar në shpatet fundore të kodrës.
Materiali i zbuluar në shtresat e lidhura me strukturën përkrah murit 12 dhe me atë pranë rrugës së madhe daton në gjysmën e dytë të shekullit të 2 p.Kr. -
en
The investigations of this year aimed to have a full understanding of the archaeological situation revealed in the excavation sector near by the surrounding wall, located between the wide road and the terrace at the foot of hill 104 of the ancient city of Apollonia. The excavations uncovered a channel (US 242) with a brick floor and l sides. Its upper part seems to have been demolished by the foundations of another, later, structure (US 252) built above it. The channel falls down from the south following the slopes of hill 104, up to the point, where it was cut by the road, at the northern side. A wall (12) of limestone blocks was uncovered at the lower levels of the channel. It seems to have lost its function during the construction of the channel. The excavations showed that wall 12 continued toward south, until it joined with the fortification tower (structure 233 identified during the excavations of 2000) of the upper part of the city. Next to the wall 12, a structure (222) consisting of two parallel walls and a floor made of small irregular stones was uncovered. The structure seems to be of the same period with wall 12.
At the point where the road was interrupted by another one which runs toward hill 104, a structure was uncovered. It has the floor (US 246) paved with small stones and walls made of large limestone stone blocks (US 228). One of the walls has its outer side higher then the inner, this probably because the wall functioned also as a terrace wall for the structure. This due to the fact that this latter was built on the lower slopes of the hill.
The material found in the layers associated with the building alongside wall 12, and with that near the road, dates to the second half of the 2nd Century BC. - Research Body
- Instituti Arkeologjik Tiranë (Albanian Institute of Archaeology)
- Université de Lyon II
- École Française d’Athènes
- École Française de Rome
- Funding Body
- Ministère de l'Europe et des Affaires étrangères
Media
- Name
- The agora of Apollonia
- Year
- 2006
- Summary
-
sq
Një seri sondazhesh në sezonin arkeologjik të vitit 2006, u kryen në agoranë e qytetit antik të Apollonisë, për të vlerësuar interpretimin dhe saktësuar datimin e anomalive të strukturave të identifikuara gjatë kërkimeve gjeofizike të viteve të mëparshme. Kërkimet që u përqëndruan në dy sektorë gërmimi, në atë verior dhe jugor, zbuluan një sërë strukturash murale dhe një rrjet rrugësh të drejta përreth tyre, duke formuar kështu një plan katërkëndor me ishuj banesash në këtë lagje të qytetit.
Në sektorin verior, sondazhet 1 dhe 2, treguan se ishujt me gjerësi rreth 13,5 m dhe gjatësi 15 m ndahen nga rrugë me gjerësi 3 m me drejtim lindje-perëndim. Gërmimet stratigrafike në anën jugore të sondazhit 2, që shkuan në thellësinë e 2 m identifikuan një sërë shtresash me material prej fillimit të periudhës perandorake romake deri në fundin e epokës arkaike. Megjithatë mos arritja deri në shtresën sterile, mund të marrë në konsideratë faktin e ekzistencës së niveleve më të hershme të banimit. Gjithashtu në sondazhin 2, brenda një ishulli u zbulua një mur ndarës me blloqe guri të mëdhenj e të rregullt, që ndoshta daton mes fundit të epokës klasike dhe fillimit të asaj helenistike, dhe që me siguri ka shërbyer si mur terracimi për banesën (pasi përbëhët nga katër rradhë gurësh në fasadën veriore dhe dy rradhë në fasadën jugore) si dhe një rrugë e shtruar me zhavorr që kalonte nën nivelin e dyshemesë së ishullit. Ky disnivel shpjegohet me faktin se lagjia e banimit u ndërtua mbi shpatin që zbriste në mënyrë të njëtrajtshme deri në thyerjen e kodrës, ku ndahej qyteti i sipërm me atë të poshtëm. Muri ndarës qëndron mbi themelet e një muri tjetër me të njëjtin orientim por me gurë të vegjël të vendosur në mënyrë të çrregullt. Ky i fundit lidhet me shtresën me material që daton në fundin e epokës arkaike. Saktësia e mbivendosjes së mureve ndoshta tregon se ndërtimi i planifikuar i lagjes së banimit ka nisur qysh në fundin e epokës arkaike.
Në sekuencat stratigrafike të periudhës republikane romake dhe helenistike u zbulua një numër i madh materialesh, kryesisht tjegulla, tulla dhe amfora. Po aq i pasur është dhe materiali i periudhës klasike ku veçojnë një figurinë e vogël terrakote që prezanton një zog, një kapak pikside korinthike, një kandil, gurë peshash tezgjahu, si dhe fragmente amforash transporti korinthike, qeramikë me shirita të pikturuara lokale dhe me vernik të zi atike. Ndërkohë që zbulimi i mbetjeve të karbonit dhe gjurmëve të djegies së tokës, mund të sinjalizojnë për një furrë në afërsi. Këto të dhëna tregojnë për një zonë të banesës, dedikuar aktiviteteve femërore.
Po i njëjti plan me rrugë dhe ishuj banesash u identifikua dhe në sektorin jugor të gërmimeve (sondazh 3), çka lejoi dhe sqarimin e shtrirjes së lagjes urbane në anën jugore të agorasë deri te këmbët e kodrës 104. Shtresa më e thellë që gjendet direkt mbi terrenin gjelogjik dhe nën nivelet e ishuve dhe rrugëve, përmbante gjurmë të shumta karboni druri dhe fara të karbonizuara, fragmente qeramike korinthike (përfshirë një skifos), një gur peshe me formë piramidale si dhe një kupë me engob, të datuara në fund të shek.7 dhe fillim të shek. 6 p.Kr. -
en
During the archaeological season of 2006, a number of test pits were carried out in the agora of the ancient city of Apollonia, aiming to confirm the interpretation and define an accurate dating for the structural anomalies identified during the geophysical investigations of the previous years. This year’s dig were located in two sectors to the northern and southern area of the city, revealing a number of wall structures surrounded by a network of straight roads, which formed a rectangular plan of _insulae_ at this quarter of the city. The excavations at the northern sector (test pits 1 and 2), showed that the _insulae_ of 12, 5 wide and 15 m long are divided by east-west running roads of 3 m wide.
The stratigraphic excavations at the southern side of test pit 2 went as far as 2 m deep, revealing a series of layer with material dated from the Early Imperial to the later archaic periods. The excavation did not reach to the natural ground, assuming in this way for the existence of other earlier occupation layers. In addition, a dividing wall of regular large stone blocks was uncovered within an _insula_, at test pit 2, which dates probably between the end of the Classical and the beginning of the Hellenistic periods. It is likely to have been used as terracing wall for a dwelling (as it consists of four rows of stones at the northern and two at the southern façade) and a gravel road which run below the insula floor level. This level altering is due to the fact that the habitation quarter was built on the steadily descending slope up to the breaking point of the hill, where the upper and lower parts of the city were divided. The dividing wall was set on the foundations of another wall, which runs in the same directions and is built with small irregular stones. The second wall is associated with artifacts of the later archaic period. The superposition of these two walls indicates probably, that the construction of the habitation quarter initiated in the later archaic period.
The large number of materials revealed in the layers of the Roman republic and Hellenistic periods consisted mainly of tiles, bricks and amphorae. The archaeological material uncovered in the archaic layer appears just as rich as in the upper layers, and is represented by a small bird terracotta figurine, a Corinthian pyxis lid, a lamp, ceramic loom weights, as well as fragments of Corinthian transport amphorae, local painted pottery (decorated with lines), and black gloss wares from Attica. While the discovery of carbon traces could suggest for the existence of a kiln nearby. There is a suggestion that part of the building was reserved for women.
The same urban plan, consisting of habitation _insulae_, was also identified in the southern sector of the excavations (test pit 3). It enabled the understanding of the expansion of the urban quarter in the southern side of the agora, up to the foot of hill 104. The deeper layer, laid directly above the natural ground, and below the _insulae_, contained numerous carbon traces, carbonized seeds, Corinthian pottery fragments (including a skyphos), a pyramidal shaped loom-weight, and a engobe painting cup, all dated at the end of the 7th Century and beginning of the 6th Century BC. - Research Body
- Université de Lyon II
- École Française d’Athènes
- École Française de Rome
- Instituti Arkeologjik Tiranë (Albanian Institute of Archaeology)
- Funding Body
- Ministère de l'Europe et des Affaires étrangères
Media
- Name
- The agora of Apollonia
- Year
- 2007
- Summary
-
en
During 2007 the excavations for the discovery of the archaic and Classical habitation quarter in the northern and southern sectors of the agora of the ancient city of Apollonia continued. In the northern sector, the excavations carried on with the expansion of the sondages opened during the excavations of 2006. The northern corner of one of the _insulae_ of the terracing quarter was revealed in sondage b1. The direction of the road axis that goes toward the acropolis was also defined. In sondage b2, a road section running between two of the _insulae_ was uncovered. Two phases of use of the road were identified, which were both paved with river gravel: the later phase seems to be a construction of the Archaic period, and stayed in use through whole Hellenistic times (related to the northern extreme of the insulae, US 480); the earlier phase, which is contemporary with an archaic wall (US 513, revealed below the _insulae_ wall-US 480) was built and utilized during the 6th Century BC. The foundations of the archaic wall (US 513), were laid above a fill clay and burning layer, which contained ceramic materials of the second half of the 6th Century BC and numerous pieces of metal slag. This latter suggest for the existence of metallurgic activities in the city of Apollonia since the first decade of its foundation. It seems that the habitation quarter with the _insulae_ and rectangular streets was built at this time. This is also suggested by the discovery of a rectangular pit below wall 513 (US) which goes as deep as the sterile ground level. At the upper layers, at both the opened sondages, the excavations unearthed bricks structures of the Hellenistic period.
The excavations undertaken in the southern sector (sondages 3, 8f, 11, 12, and 13), to the west of the big Hellenistic portico, identified a series of north-south walls of the houses, which defined at the same time the limits of one of the _insulae_ (app. 13 m wide) and a 3 m wide street.
The uniform fill layer below the road and the _insulae_ identified in sondage 8f contained rich ceramic materials (including two small terracotta human faced masks) of the 1st Century BC, which suggest that the construction of the quarter continued during the late Hellenistic period. The archaeological material, mainly ceramic fragments (including an Ionian cup of BI type, two painted Kraters with Corinthian patterns, an aryballos neck with a female head of _Liebieghaus_ group, some A type Corinthian amphorae, and etc.) identified in the earlier layers of sondages 3, 5c-d, and 11, date to the end of 7th and beginning of 6th Century BC, suggesting therefore, that the construction of the habitation quarter began since the later Archaic and the early Classical periods. -
sq
Edhe në sezonin e vitit 2007, vazhduan gërmimet për zbulimin e lagjes së banuar të periudhës arkaike dhe klasike në sektorin verior dhe atë jugor të agorasë së qytetit antik të Apollonisë. Në sektorin verior u zgjeruan sondazhet e hapura në vitin 2006, ku në sondazhin 1b u identifikua këndi verior i një prej ishujve të lagjes me terracime si dhe u përcaktua saktësisht drejtimi i aksit rrugor që shkon drejt akropolit; ndërsa në sondazhin 2 u zbulua një seksion rrugice që kalonte mes dy ishujve. Brenda rrugicës u identifikuan dy faza përdorimi që të dyja të shtruara me zhavorr: ku më e vona që duket se është ndërtuar në periudhën arkaike, ka qenë e përdorur gjatë gjithë epokës helenistike (e lidhur me skajin verior të ishullit Njësi Stratigrafike 480); dhe më e hershmja është ndërtuar dhe përdorur gjatë shek. 6 p.Kr., e njëkohshme me një mur të periudhës arkaike (Nj.S. 513 që gjendet direkt nën murin e ishullit Nj.S. 480). Themelet e murit arkaik (Nj.S. 513) mbështeten mbi një shtresë mbushjeje argjilore dhe djegieje, që përmbante qeramikë të gjysmës së parë të shek. 6 p.Kr. si dhe një numër të madh skorjesh metali, të cilat tregojnë për aktivitete metalurgjike në Apolloni gjatë dhjetëvjeçarëve të parë pas themelimit të qytetit. Duket se në këtë periudhë ka filluar vënia në jetë e ndërtimit të lagjes së banimit me rrugë dhe ishuj, fakt që dëshmohet nga zbulimi i një grope katërkëndore që gjendet nën murin Nj.S. 513 dhe shkon në thellësi deri në shtresën sterile argjilore. Ndërkohë që shtresat e sipërme në të dy sondazhet identifikuan struktura me muraturë tullash të periudhës helenistike.
Gërmimet në sektorin jugor (sondazhet 3, 8f, 11, 12 dhe 13), në perëndim të portikut të madh helenistik, identifikuan një seri muresh të strukturave të banimit me drejtim veri-jug, që përcaktojnë njëkohësisht si kufijtë e njërit prej ishujve me gjerësi rreth 13m ashtu dhe të një rruge me gjerësi 3 m. Shtresa homogjene e mbushjes nën nivelet e rrugës dhe ishullit të identifikuar në sondazhin 8 f, e cila shkon deri në shtresën natyrore sterile të argjilit, përmbante material të pasur qeramik (përfshirë këtu dy maska të vogla me fytyrë njerëzore terrakote) që daton në shek.1 p.Kr., çka dëshmon se ndërtimi i kësaj lagje ka vazhduar edhe në fundin e periudhës helenistike. Ndërkohë që materiali arkeologjik, kryesisht fragmente enësh qeramike (veçohen ato të një kupe joniane e tipit BI, të dy kratereve me pikturime dhe modele korinthiane, një qafë aribali me kokën e një femre e tipit _Liebieghaus_, disa amforash korinthiane të tipit A etj.) të identifikuar në shtresat më të hershme të sondazheve 3, 5c-d dhe 11, daton në fundin e shek.7 dhe fillimin e shek.6 p.Kr., çka tregon se ndërtimi i banesave dhe rrugëve me plan ishujsh në lagjen e agorasë, ka nisur qysh në fundin e epokës arkaike apo fillimin e asaj klasike. - Research Body
- Instituti Arkeologjik Tiranë (Albanian Institute of Archaeology)
- École Française de Rome
- Université de Lyon II
- École Française d’Athènes
- Funding Body
- Ministère de l'Europe et des Affaires étrangères
Media
- Name
- The agora of Apollonia
- Year
- 2008
- Summary
-
sq
Vazhdimi i gërmimeve arkeologjike në sondazhet stratigrafike dhe studimi i materialeve kryesisht të qeramikës në shtresat e zbuluara gjatë sezonit të vitit 2008, dhanë një situatë me të qartë mbi fazat e banimit të pjesës së sipërme të qytetit antik të Apollonisë, prej krijimit të tij në periudhën arkaike deri në atë perandorake romake. Në veçanti këtë kronologji të pasur me materiale qeramike lokale dhe importi për periudhat para helenistike e dhanë sondazhet 1,1b dhe 2, të hapura në sektorin verior të gërmimit në jugperëndim të akropolit , ndërkohë që për periudhat helenistike dhe romake dëshmojnë pothuaj të gjitha sektorët e gërmimit.
Nivelet më të hershme të banimit (ato të periudhës arkaike dhe klasike), duket se janë shkatërruar gjatë punimeve për terracimin dhe ndërtimin e strukturave të reja në periudhën helenistike.
Sekuenca stratigrafike më e qartë për periudhën arkaike dhe klasike përmban katër horizonte banimi. Horizonti më i hershëm që lidhet me nivelin më të thellë të vendosur direkt mbi shtresën natyrore argjilore lidhet me gjurmë rrugësh, ishujsh dhe material qeramike kryesisht vazo të mëdha e kratere importi protokorinthiane, hidrie, piksida (cilindrike dhe globulare), aribalë sferikë, kupa joniane (të tipit BI) dhe atike (sondazh 2, Njësi Stratigrafike 516 dhe 521) si dhe gurë peshash me formë piramidale, të gjitha të datueshme në fundin e shek.7 dhe gjysmën e parë të shek. 6 p.Kr. Horizonti pasardhës që është më i pasur në gjurmë ndërtimesh (segmente rrugësh dhe gjurmë ishuj banesash) dhe material qeramike me origjinë dhe tipologji të shumë llojshme (NJ.S. 499, 504, 510, 514, 515 në sondazh 2 dhe në ato1b, 5c ,8g-h, 9 e 11) që daton në fundin e shek. 6 dhe fillimin e shek. 5 p.Kr. Materiali i qeramikës së enëve shtëpiake të përdorimit, përbëhet nga vazo me figura të kuqe, kratere me vernik të zi apo me pikturim (ku veçojnë 3 fragmente me zbukurime floreale -palmeta dhe lotus, kafshësh të egra dhe një skenë kalorësish që shkojnë në luftë të zbuluara në sondazh 11), kupa, hidrie, ojnohe cilindrike, kotyle, dhe vazo në miniaturë kalathiskoi të importit kryesisht korinthian, vazo me shirita, hidrie, skifosa globular, etj., prodhime të rajonit (territoret mes Dyrrhachion-it dhe Korkyrës) si dhe shumë fragmente enësh të prodhuara me argjilën e vendit. Gjithashtu në horizontin që lidhet me fundin e epokës arkaike u zbuluan dhe fragmente të shumta pitosash, gurë peshash me formë konike e me bazë të vogël, kandila, tasa, si dhe dy fragmente perirrhanterion-i. Horizonti i tretë i banimit, përfaqëson fazën kalimtare mes periudhës arkaike dhe klasike, pasi shtresat e lidhura me të përbëhen nga material i përzier qeramike (Nj.S. 502 në sondazh 2 dhe ato 5c e 5d) që daton në shek.5 p.Kr. Horizonti i katërt i banimit lidhet me shtresa homogjene me material të pasur arkeologjik që daton mes fundit të shek.5 dhe fillimit të shek.4, duke përfaqësuar kështu fazën e periudhës klasike të agorasë së qytetit. Materiali kryesisht qeramike, përfaqësohet nga 100-ra lloje formash dhe kategorish, në shumicë të prodhimit lokal por edhe importi (nga Korinthi dhe Korkyra) si enë guzhine apo tryeze me vernik të zi dhe pikturim: ojnohe, olpe, kratere të vogla, ibrik, unguentarium, hidrie, amforeta me brum të pastër, kana me dekorim palmetash, tasa me dhe pa vegje, vorba, kupa për pije me fron unazor, një vegje vertikale dhe me profil S,. etj; si dhe amfora transporti korinthiane të tipit B, kandila, etj. Kupat, kanat, ibrikët dhe enë të tjera tryeze si dhe strukturat murale të zbuluara në sondazhin 1b (Nj.S. 483), ka gjasa që të lidhen me një servis banketi dhe një sallë pritjeje të një nga banesave të agorasë gjatë periudhës klasike.
Këto horizonte të hershme banimi pasohen nga një sere shtresash të pasura me material dhe të lidhura me ndërtimtari të periudhës helenistike, romake republikane dhe perandorake të hershme. -
en
The archaeological records revealed during the excavations of 2008 along with the material study, mainly the ceramics, clarified the situation regarding the occupation phases of the upper part of the ancient city of Apollonia, since its foundation in the archaic period until the Roman Empire. In particularly, a rich chronology of local and imported ceramics of the pre-Hellenistic periods was exposed in sondages 1, 1b and 2, opened at the northern sector of the excavation, to the southeast of the acropolis area, while the Hellenistic and Roman artifacts were revealed in almost all of the excavated sectors. The earlier occupation levels (those of the archaic and classical periods) appear to have been destroyed during the terracing rearrangement and the construction of new structures in the Hellenistic period. The most understandable stratigraphic sequence of the Archaic and Classical periods contains 4 occupation horizons. The earlier level relates to the deepest layer, set directly above the sterile ground and consists of roads, insulae and ceramics remains. The ceramic materials were represented mainly by large vases and imported proto-Corinthian kraters, hydrie, pyxis (of cylindrical and globular shapes), spherical aryballos, Ionian (of type BI) and Attician cups (sondage 2, US 516 and 521), as well as ceramic loom weights of pyramidal shape, which are all dated to the late 7th and the first half of the 6th Centuries BC.
The successive horizon was richer in structural remains (road segments and traces of insulae) and ceramic materials of various origins and typologies (US 499, 504, 510, 514, 515 of sondages 2, 1b, 5c, 8g - h, 9 and 11), and dates to the late 6th and beginning of 5th Centuries BC. The domestic wares consist of red-figured vases, black-gloss or painted kraters (three of the fragments discovered in sondage 11, are distinguished for their decoration with palmettes and lotus, wild animals, and a figurative scene of knights riding their horses to war), cups, hydriai, cylindrical oinochoe, kotyle, and miniature _kalathiskoi_ vases of Corinthian origin, globular skyphos, etc., of regional production (territories between Dyrrhachion and Corcyra), and many other fragments made of local clay. Also, numerous fragments of pithoi, loom weights of conical shape and small bases, lamps, bowls, and two _perirrhanterion_ fragments were uncovered in the occupation level of the late archaic period.
The third occupation horizon represents a transitional phase between the Archaic and Classical periods, as the related archaeological sequences contain mixed ceramic materials (US 502 in sondage 2, 5c and 5d) of the 5th Century BC. The forth occupation horizon relates to a sequence of uniform layers which are rich in archaeological material of the later 5th and the early 4th Centuries BC, representing thus for the Classical period of the agora of the city. The revealed material, mainly the ceramic consist of hundreds of types and categories, is dominated by both local and imported (Corinth and Corcyra) fabrics. These include cooking or tables vases of black-gloss or painted types: oinochoe, olpe, small kraters, jugs, _unguentaria_, hydriai, amphoriskos made of pure clay, jugs decorated with palmettes, handle-less or handled pots, drinking cups of rounded stool, vessels of vertical handles or S profiles, etc; along with transported amphorae of Corinthian B types, lambs, and etc. Cups, kettles’s and other tables wares, as well as several structures uncovered in sondage 1b (US 483), seem to be associated with a reception hall and a banquet of one of the houses of agora during classical period.
These earlier occupation horizons are followed by a series of layers, which are rich with materials and structures of Hellenistic, Roman Republican and Early Imperial times. - Research Body
- Instituti Arkeologjik Tiranë (Albanian Institute of Archaeology)
- Université de Lyon II
- École Française de Rome
- Funding Body
- Ministère de l'Europe et des Affaires étrangères
Media
- Name
- The agora of Apollonia
- Year
- 2009
- Summary
-
sq
Sezoni i kërkimeve të vitit 2009, në agoranë e qytetit antik të Apollonisë, dha rezultate të reja mbi fazat e banimit të periudhës republikane romake dhe atë të hershme perandorake, mbi bazën e materialit kryesisht qeramik të zbuluar në sekuencat stratigrafike. Sekuenca më e pasur me qeramikë të periudhës romake është Njësia Stratigrafike 422 e sondazhit 4. Bëhet fjalë për një shtresë argjilore të verdhë e përbërë nga një sasi e madhe fragmentesh sigillata të Aretium (Arezzo) e shek. 1 m.Kr., pseudo-sigillata, si edhe qeramikë e zakonshme dhe guzhine. Kjo shtresë nuk është e lidhur me gjurmë ndërtimesh të kësaj periudhe, pasi sondazhi gjendet në këmbët e kodrës 104, dhe materiali duket se ka ardhur nga maja ose shpati i saj. Megjithatë, konteksti është kronologjikisht i sigurtë dhe koherent.
Materiali i periudhës romake i zbuluar në sondazhet e tjera është shpesh i përzier me qeramikë të epokës helenistike të vonë (sektorët: 1 Nj.S. 445; 1B Nj.S. 456; 2 Nj.S. 411 dhe 439: 5 Nj.S. 574; 13 Nj.S. 634). Ky material, pak homogjen në kontekst stratigrafik, i përket shek. 2-1 p.Kr. Megjithatë këto shtresa janë të rëndësishme pasi ofrojnë një shembull të bashkëekzistencës së formave të qeramikës helenistike (me vernik të zi) me ato të reja (sigillata me pikturim) të sjella nga Romakët. Këto njësi stratigrafike korrespondojnë zakonisht me nivelet e qarkullimit, të ndërtesave si dhe me shtresat e shkatërrimit.
Mes qeramikës sigillata, mbizotëron ajo italike e ndjekur nga fragmentet pseudo-sigillata. Kjo e fundit është lokale dhe prodhimi i saj fillon në fundin e shek.2 p.Kr., duke vazhduar paralelisht me sigillatën italike dhe provinciale deri në periudhën e hershme perandorake. Pseudo-sigillata imiton pothuajse të gjitha format (ku me shumicë gjenden pjatat dhe kupat) e sigillata-s, por balta dhe pikturimi nuk janë të cilësisë së mirë.
Qeramika e zakonshme dhe ajo e guzhinës që përbëjnë sasinë më të madhe në numër dhe forma të zbuluar në sondazhet e gërmimit, përfaqësohet nga kana, poçe, tasa, pjata, kandila, unguentaria, etj., shumica pa dekorime. Një pjesë e këtyre enëve kanë një shtresë bitumi në sipërfaqen e brendshme, dhe ka shumë gjasa që të jenë prodhime lokale pasi ky mineral ka qenë (përmendet nga Straboni W. 5, 8, C 316) dhe është present në territoret pranë Apolonisë.
Kronologjia e qeramikës romake të ardhur nga gërmimet në sondazhet në agoranë e qytetit, fillon në shek. 2 p.Kr. dhe ndërpritet në shek. 1 m.Kr. Mbetet për tu përcaktuar nëse kjo ndërprerje lidhet me braktisjen e përkohshme të agorasë në shek 1. p.Kr., deri me ndërtimin e një hapësire të re publike (e emërtuar konvencionalisht si “qendra monumentale”) në shek. 2 m.Kr. në jugperëndim të kodrës 104; apo me ndërhyrjet ushtarake të shekullit të kaluar. -
en
The archaeological season of 2009 undertaken in the agora of the ancient city of Apllonia, revealed new data about the occupation phases of the Roman Republic and Early Imperial periods. The richest stratigraphical sequence of Roman ceramics was uncovered in US 422 of sondage 4. It consists of a yellow clay layer containing abundant fragments of Arretine _sigillata_ of the 1st Century AD, pseudo-_sigillata_, as well as common and cooking ware fragments. This layer was not associated with any structural trace, as the sondages are located at the foot of hill 104. Consequently the assembled materials seem to arrive from the top or slope of the hill 104. However, the context appears chronologically reliable and coherent.
Roman artifacts coming from the other sondages were often found in association with late Hellenistic materials (sectors: 1 -US 455; 1B –US 456; 2- US 411 and 439; 5-US 574; 13-US 634). These materials, which appear slightly uniform in the stratigraphical context, belong to the 2nd – 1st Centuries BC. Nevertheless, the uncovered layers are very important as they show that the previous Hellenistic ceramic types (of black gloss) and the new Roman groups (_sigillata_), were in use during same time. These stratigraphic units generally correspond to corridors as well as demolition layers. Among the _sigillata_ ceramic group, Italic wares and pseudo –_¬sigillata_ fragments dominate. The latter represent local productions of the 2nd Century, which stayed in use together with the Italic and provincial _sigillata_, until Early Imperial times. The pseudo-_sigillata_ (dominated by plates and cups) reproduces almost all the _sigillata_ forms, though the clay and painting appears of a less good quality.
The common and cooking wares which represent the largest number of shapes found in the excavated sondages consist of pots, bowls, plates, lambs, _unguentaria_ etc., mostly without decorations. Some of the vessels are covered with bitumium on their inner parts, and is most likely to be of local production as this mineral used to be (as mentioned by Strabo W. 5, 8, C 316) and is still present in the territories around Apollonia.
The chronology of the Roman pottery revealed in the agora of the ancient city began at the 2nd Century BC and was interrupted at the 1st Century AD. It remains to be established whether this interruption relates to the temporary abandonment of the agora in the 1st Century BC, and the construction in the 2nd Century AD of a new public area, located at the southwestern part of the hill 104 (conventionally named as “the monumental center”), or to the military interventions of the last century. - Funding Body
- Ministère de l'Europe et des Affaires étrangères
Media
- Name
- The agora of Apollonia
- Year
- 2010
- Summary
-
sq
Gërmimet e vitit 2010 në agoranë e qytetit antik të Apollonisë u përqëndruan në sektorët 15, 16 dhe G. Gërmimet në sektorin 16 zbuluan ekstremitetin lindor të murit të portikut, ndërsa
ato në sektorin 15 kishin si synim sqarimin e fazave te monumentit si edhe identifikimin e
ndërtimeve të mëparshme në këtë zonë të qytetit. Në këtë sektor u gjetën gjurmë
të sistemit rrugor të Apollonisë dhe një ndërtim me koilon, me i hershëm se muri i
portikut, që mund të korrespondojë me një buleterion. Struktura ka një mur të harkuar me perimetër prej 15 m . dhe duket se është shkatërruar nga ndërtimi i murit të pasëm të portikut në periudhën helenistike. Gjithashtu brenda murit të harkuar u identifikuan gjurmët e një ndërtese katërkëndëshe por që kronologjia relative mes këtyre dy strukturave nuk u mund të përckatohej këtë sezon. Në skajin lindor të portikut, në shtresat poshtë themeleve të monumentit u zbuluan disa figurina prej terrakote të gjysmës së dytë të shek.6 p.Kr., të cilat ndoshta lidhen me depozitimet nga një sanktuar të ndërtuar në majën e kodrës aty pranë.
Ndërsa në sektorin G u gërmua në një gjatësi rreth 40 m një kanal i cili korrespondon krejtësisht me sistemin urbanistik të pjesës së poshtme të qytetit të Apollonisë. Edhe në këtë sektor vihen re dy faza përdorimi, njëra e periudhës helenistike dhe tjetra e periudhës perandorake romake. Këto faza të përdorimit të kanalit korrespondojnë edhe me fazat e përdorimit të një banese të zbuluar në këtë sektor, e cila në periudhën helenistike është e ndërtuar me blloqe gurësh, ndërsa në periudhën romake rindërtohet me tulla.
Gërmimet e vitit 2010 patën edhe disa zbulime të rralla siç ishte gjetja e dy busteve prej mermeri dhe një këmbe prej bronzi, pjesë e një statuje të madhe në sektorin G, si edhe gjetja e simës së portikut në agoranë e qytetit -
en
The excavations of 2010 undertaken in the agora of the ancient city of Apollonia were located in sectors 15, 16 and G. In sector 16 the extremity of the eastern wall of the portico was uncovered, while the excavations carried out in sector 15 aimed to clarify the monument’s phases of use, and also reveal other earlier structures of this part of the city. Traces of the road system of Apollonia along with a building with a koilon, which is of an earlier phase then the portico wall and might correspond to a bouleuterion, were also revealed in sector 15. The structure has a curved wall with a perimeter of 15 m, which seems to have been destroyed in the Hellenistic period by the construction of the rear wall of the portico. Traces of a rectangular building were identified within the rounded wall, though the relative chronology between these two structures couldn’t be defined during this season. In the eastern edge of the portico, below the foundation layers, several terracotta figurines of the second half of the 6th Century BC were uncovered, which might relate with deposits layers of a sanctuary built at the top of the next by hill.
While in sector G, a 40 m long ditch was dug, which was part of the urban system of the lower part of the city of Apollonia. Two phases of use were also noted in the sector; one of the Hellenistic and the other of the Roman Imperial period. These phases of use are associated with the occupation layers of a house revealed in this sector. It was built as a large stone structure in the Hellenic time and transformed into a mud brick house during the Roman period. The excavations revealed some extraordinary finds, such as two marble busts and a bronze leg, part of a large statue found in sector G, as well as the discovery of the _sima_ of the portico of the city. - Research Body
- Université de Lyon II
- École Française de Rome
- Instituti Arkeologjik Tiranë (Albanian Institute of Archaeology)
- Funding Body
- Ministère de l'Europe et des Affaires étrangères
Media
- Name
- The agora of Apollonia
- Year
- 2011
- Summary
-
sq
Sezoni arkeologjik i vitit 2011, u përqëndrua në agoranë e qytetit antik të Apollonisë, mes akropolit dhe kodrës 104, në dy sektorët e gërmimit 15 dhe 16: i pari, ku në gërmimet e mëparshme është zbuluar një strukturë gjysëmrrethore, gjendet në perëndim të një sheshi të madh publik të kufizuar në veri nga portiku i gjatë helenistik; ndërsa i dyti në skajin lindor të portikut.
Gjatë gërmimeve në këto sektorë, u identifikuan pesë faza të mëdha banimi. Menjëherë mbi sipërfaqen e shtresës sterile me argjil u zbuluan nivelet me fragmente enësh qeramike (kupa protokorinthiane, ojnohe korinthiane, hydrie globulare, kotyle monokrome, etj.), gjurmë aktivitetesh prodhuese (toke të djegur, mbetje karboni, gurë peshash me trajtë piramidale dhe konike të importit korinthik dhe rrotulla boshti e bobina qeramike që lidhen me industrinë tekstile, skorje metali, etj.) dhe banimi (gropa të shtyllave të drurit me prerje gjysëmrrethore, mbetje të dekompozuara të baltës argjilore të faqeve të mureve) të periudhës arkaike (fundi i shek. 7 dhe fillimi i shek. 5 p.Kr.). Këto nivele priheshin nga themelet me blloqe të mëdhenj guri të çrregullt të banesave dhe shtratet e rrugëve përkrah tyre, me drejtim lindje-perëndim. Shtresa e lidhur me to përmbante material (kryesisht qeramikë me shirita të pikturuara) të gjysmës së parë të shek. 5 p.Kr., kohë kjo që duket se lidhet me planifikimin dhe fillimin e ndërtimeve të zonës së banuar në agoranë e qytetit, të organizuar në ishuj-banesa të ndara nga një rrjet rrugësh paralele ose pingul me njëra-tjetrën. Mbi rrënojat e këtyre strukturave u identifikuan sërish linja muresh dhe gjurmë rrugësh por me orientim (veri-jug) dhe teknikë ndërtimi të ndryshme (ku përdoren blloqe guri gëlqeror të rregullt dhe tullat me baltë të pjekur). Materiali i lidhur me to daton mes fundit të periudhës klasike dhe fillimit të asaj helenistike, çka dëshmon se në këtë kohë zona e banimit ka pësuar transformime. Muret e një prej ishujve-banesa priten nga themelet e strukturës gjysëmrrethore, ku mbushja e tyre përmban qeramikë (kryesisht me vernik të zi) që daton në periudhën helenistike. Ndërtimi i një argjinature përkrah kësaj strukture dhe në të njëjtën kohë me të, dëshmon për një rinivelim të zonës së agorasë. Në hapësirën e brendshme të anës veriore të strukturës absidale, u identifikuan themelet e murit të pasëm të portikut të madh, ndërtesë që duket se është ndërtuar në një kohë të mëvonshme, por gjithësesi në periudhën helenistike. Një varr i zbuluar direkt mbi themelet e murit të pasëm të portikut, i shoqëruar me artifakte funerale të shek. 2-3 m.Kr., dëshmon për shkatërrimin apo marrjen e materialit të monumentit gjatë periudhës perandorake romake. Njëkohësisht kjo ngjarje shënon fazën e fundit të banimit në këtë anë të qytetit. -
en
The archaeological season of 2011 was located in the agora of the city, in sectors 15 and 16, between the acropolis area and the hill 104. Sector 16, where during the previous seasons a curved structure was uncovered, extending to the west of a large public square, confined in the north by the long Hellenistic portico; whiles the other sector located to the eastern extreme of the portico.
This year’s excavation revealed 5 extensive phases of occupation. Right above the sterile ground, the excavations uncovered layers of ceramic wares (proto-Corinthian cups, Corinthian oenchoes, globular hydrie, monochrome kotyle, and etc.), along with traces of productive activities (burned earth, charcoal, pyramidal and conical loom weights of Corinthian imports, spindle whorls and ceramic coils, related probably to textile industry, metal slag and etc.) and occupation (timber post holes of semicircular cut, decomposed clay remains of wall plasters) activities, all dated to the archaic period (late 7th and beginning of 5th Centuries).
These layers were cut by irregular stone wall foundations of houses and then by east-west road beds. Their associated layer contained material (mainly pottery with painted bands) of the first half of the 5th Century BC, a time which seems to be related to the urban planning of _insulae_, divided by a network of perpendicular or parallel roads, and the beginning of construction works at the habitation area of the agora. Above these latter structures, other wall lines and road traces were identified, which appear to be of a different orientation (north-south) and building technique (with irregular limestone blocks and baked bricks). The related material dates between the end of the classical and beginning of the Hellenistic periods, suggesting for the transformations of the habitation area at this time. The walls of one of the _insulae_ are cut by the foundations of the semicircular structure, and their fill deposit contains ceramics (mainly black-gloss wares) of the Hellenistic period. The construction of an embankment of the same period, next to this structure, suggests that the agora was re-leveled. In the inner part of the northern side of the apsidal structure, the excavations revealed the stone foundations of the rear wall of the large portico, a building which was constructed at a later time, though within the Hellenistic period. A tomb uncovered above the foundations of the rear portico wall contains funerary artifacts of the 2nd- 3rd Centuries AD, suggesting the devastation or seizure of the monument during the Imperial period. This event also marked the final phase of occupation in this part of the city. - Research Body
- Université de Lyon II
- École Française de Rome
- Instituti Arkeologjik Tiranë (Albanian Institute of Archaeology)
- Funding Body
- Ministère de l'Europe et des Affaires étrangères
Media
-
Cabanes et al. 2002P. Cabanes, B. Vrekaj, J-L. Lamboley, 2002, Apollonia d’ Illyrie, Bulletin de Correspondance hellénique, Vol. 126, No. 2: 646–658
-
Verger et al. 2007S. Verger, F.Quantin, O. Delouis, J-L. Lamboley, Ph. Lenhardt, B. Vrekaj, A. Skenderaj, 2007, Apollonia D'Illyrie (Albanie): Prospections geophysiques et sondages topographiques et stratigraphiques, Activités archéologiques de l'École francaise de Rome, Chronique, Année 2006, in Mélanges de l'école française de Rome, 119/1: 229-237.
-
Verger et al. 2008S. Verger, F.Quantin, O. Delouis, J-L. Lamboley, Ph. Lenhardt, A. Skenderaj, S. Shpuza, V. Bereti, 2008, Apollonia D'Illyrie (Albanie): Poursuite des sondages topographiques et stratigraphioues dans la ville haute, Activités archéologiques de l'École francaise de Rome, Chronique, Année 2007, in Mélanges de l'école française de Rome, 120/1: 190-195.
-
Lamboley et al. 2009J-L. Lamboley, Ph. Lenhardt, S. Verger, F.Quantin, A. Skenderaj, S. Shpuza, 2009, Apollonia D'Illyrie (Albanie), Activités archéologiques de l'École francaise de Rome, Chronique, Année 2008, in Mélanges de l'école française de Rome, 121/1: 263-268.
-
Lamboley et al. 2010J-L. Lamboley, F. Drini, 2010, Apollonia D'Illyrie (Albanie),Activités archéologiques de l'École francaise de Rome, Chronique, Année 2009, in Mélanges de l'école française de Rome, 122/1: 236-241.
-
Lamboley et al. 2012J-L. Lamboley, F. Drini, F. Quantin, S. Verger, S. Shpuza, A. Skenderaj, 2012, Apollonia D'Illyrie (Albanie): Campagne de fouilles 2011, in Chronique des activités archéologiques de l’École française de Rome, http://cefr.revues.org/511
-
Shpuza 2011S. Shpuza, 2011, Kronikë e gërmimeve 2009-2010, in Iliria XXXIV: 387-410.