Name
Settlement of Gurëzeza
Date Range
300 BC – 600
Monuments
Settlement

Seasons

  • AIAC_3201 - Settlement of Gurëzeza - 2009
    Në vitin 2009 një ekip i Institutit Arkeologjik ndërmorri një sezon gërmimesh në vendbanimin e fortifikuar i Gurëzezës me qëllim identifikimin e monumenteve të periudhave antike dhe mesjetare. Gërmimet u fokusuan te kisha, e cila ndodhet në pjesën më të lartë të kodrës së Gurzezës, ngjitur me ndërtesën e sotme të tyrbes. Konturet e absidës së saj dalloheshin në sipërfaqe, ndërsa gjithë pjesët e tjera ishin të mbuluara me gurë dhe mbeturina për ndërtimin e tyrbes. Gërmimi zbuloi konturet e plota të monumentit, çka treguan për një kishë njënefshe, me absidë trifaqëshe. Kisha kishte dysheme të shtruar me tulla katrore dhe zbukuruar në të gjithë sipërfaqen e mureve (për aq sa ruhej) me afresk me skena me figura njerëzore, kafshësh dhe me motive heraldike. Rreth 1 m brenda kishës ishte ndërtuar një kullë katrore, me gurë gëlqerorë, ndoshta të marrë nga muret e kishës dhe lidhur me llaç të bollshëm me shumë gëlqere. Për aq sa u vu re, kisha duhej të ishte prishur pak kohë pasi ishte ndërtuar dhe menjëherë pas saj ishte ndërtuar kulla, pasi në teknikën e ndërtimit të tyre nuk kishte ndryshime. Një zonë tjetër gërmimi e kësaj periudhe ishte dhe kompleksi i banimit, i cili u idnetifikua në një tarracë të kodrës brenda mureve rrethuese të vendbanimit. Ambientet ishin të ndërtuara me tulla lidhur me llaç dhe shtruar po me tulla, të plota ose të thyera. Gjithashtu, u kryen sondazhe edhe tek sternat e banesës, të cilat muret e brendshme i kishin të veshura me llaç hidroizolues. Gërmimi u përqendrua dhe në monumentet helenistike si te Sterna 2, e vendosur pranë murit rrethues verior, dhe në një banesë të periudhës helenistike në tarracën më të lartë të krahut jugor. Për ndërtimin e Sternës 2 është përdorur teknikë me gurë poligonalë të rregullt, të puthitur me njëri-tjetrin, me faqe të rrafshët dhe të veshur me llaç hidroizolues. Në ambientin e gërmuar të banesës 1 u gjet një sasi e madhe materiali in situ. Banesa duket se renditej në një plan të rregullt midis banesave të një insule, përmasat e së cilës nuk janë identifikuar ende. Gërmimet u përqëndruan dhe pranë një hyrjeje të murit rrethues verior, ku rezultoi se teknika e ndërtimit në këtë pjesë ishte e ngjashme me teknikën e përdorur në murin perëndimor të Apolonisë, me krepis guri mbi të cilën është mbivendosur një muraturë tullash. Në këtë sezon u kryen kërkime edhe në zonën e furrave jashtë murit verior ku u konstatua material i bollshëm me skorie tullash, tjegullash dhe enësh.

Media

Name
Settlement of Gurëzeza
Year
2009
Summary
sq Në vitin 2009 një ekip i Institutit Arkeologjik ndërmorri një sezon gërmimesh në vendbanimin e fortifikuar i Gurëzezës me qëllim identifikimin e monumenteve të periudhave antike dhe mesjetare.
Gërmimet u fokusuan te kisha, e cila ndodhet në pjesën më të lartë të kodrës së Gurzezës, ngjitur me ndërtesën e sotme të tyrbes. Konturet e absidës së saj dalloheshin në sipërfaqe, ndërsa gjithë pjesët e tjera ishin të mbuluara me gurë dhe mbeturina për ndërtimin e tyrbes. Gërmimi zbuloi konturet e plota të monumentit, çka treguan për një kishë njënefshe, me absidë trifaqëshe. Kisha kishte dysheme të shtruar me tulla katrore dhe zbukuruar në të gjithë sipërfaqen e mureve (për aq sa ruhej) me afresk me skena me figura njerëzore, kafshësh dhe me motive heraldike. Rreth 1 m brenda kishës ishte ndërtuar një kullë katrore, me gurë gëlqerorë, ndoshta të marrë nga muret e kishës dhe lidhur me llaç të bollshëm me shumë gëlqere. Për aq sa u vu re, kisha duhej të ishte prishur pak kohë pasi ishte ndërtuar dhe menjëherë pas saj ishte ndërtuar kulla, pasi në teknikën e ndërtimit të tyre nuk kishte ndryshime.
Një zonë tjetër gërmimi e kësaj periudhe ishte dhe kompleksi i banimit, i cili u idnetifikua në një tarracë të kodrës brenda mureve rrethuese të vendbanimit. Ambientet ishin të ndërtuara me tulla lidhur me llaç dhe shtruar po me tulla, të plota ose të thyera. Gjithashtu, u kryen sondazhe edhe tek sternat e banesës, të cilat muret e brendshme i kishin të veshura me llaç hidroizolues. Gërmimi u përqendrua dhe në monumentet helenistike si te Sterna 2, e vendosur pranë murit rrethues verior, dhe në një banesë të periudhës helenistike në tarracën më të lartë të krahut jugor. Për ndërtimin e Sternës 2 është përdorur teknikë me gurë poligonalë të rregullt, të puthitur me njëri-tjetrin, me faqe të rrafshët dhe të veshur me llaç hidroizolues. Në ambientin e gërmuar të banesës 1 u gjet një sasi e madhe materiali in situ. Banesa duket se renditej në një plan të rregullt midis banesave të një insule, përmasat e së cilës nuk janë identifikuar ende.
Gërmimet u përqëndruan dhe pranë një hyrjeje të murit rrethues verior, ku rezultoi
se teknika e ndërtimit në këtë pjesë ishte e ngjashme me teknikën e përdorur në murin
perëndimor të Apolonisë, me krepis guri mbi të cilën është mbivendosur një muraturë tullash.
Në këtë sezon u kryen kërkime edhe në zonën e furrave jashtë murit verior ku u konstatua material i bollshëm me skorie tullash, tjegullash dhe enësh.
en The excavation of 2009 carried out at the fortified settlement of Gurëzezë, aimed at identifying the monuments of the ancient and medieval periods. The excavations were focused at the church, located at the upper part of the hill of Gurëzezë, next to the existing turbe. The outline contours of the apse of the church were easily observed at the ground surface, while the other parts of the monuments were covered by stones and waste materials remained from the construction of the turbe. The excavation revealed the complete plan of a single-aisled church with a three faced apse. The floor of the church was paved in rectangular bricks; at the entire preserved length of the walls, signs of frescos with human, animal and heraldic motives were noticed. Approximately 1 m within the church, a rectangular tower was uncovered. It was built of limestone, perhaps taken from the destroyed walls of the church, and abundant mortar. The destruction of the church seems to have happened shortly after its construction; soon after, as suggested by their similar construction technique, the tower was built.
The habitation complex was another excavation area of this period, which was identified at a hill terrace, within the surrounding walls of the settlement. Its rooms were built of bricks and mortar, and the floors were paved in fragmented or complete bricks. Sondages were also undertaken in the cisterns of the habitation complex, which had their walls covered with hydro isolation mortar.
In addition, excavations were carried out in the Hellenistic monuments of the settlement, such as at the cistern no. 2, situated next to the northern part of the surrounding walls, and at the Hellenistic building, in the upper terrace of the southern side of the settlement. Cistern no. 2 is constructed with regular polygonal stones, which fit tightly together and have their flat faces covered with hydro isolation mortar. Great amount of _in situ_ materials was revealed in the excavated room of building no. 1. The building seems to follow a regular plan among the other buildings of an _insula_, the extent of which remain yet unidentified.
Another excavation undertaken next to the entrance of the northern part of the surrounding wall, uncovered a part of the wall which appears to have the same building technique as the western part of the enclosure wall of the city of Apollonia, distinguished by a stone krepis overlain by a wall made of bricks.
Investigations were also carried out at the kiln area, outside the northern wall, where a large material of brick slags, tiles and vessels were found.
Director
Skёnder Muçaj

Media

  • Shpuza 2011
    S. Shpuza, 2011, Kronikë e gërmimeve 2009-2010, in Iliria XXXIV: 387-410.

Location

Location
Cakran
Easting
19.629803
Northing
40.619828