Name
Ancient city of Orikos
Date Range
580 BC – 500
Monuments
Settlement

Seasons

  • AIAC_3214 - Ancient city of Orikos - 2008
    Viti 2008 shënoi fushatën e parë të gërmimeve arkeologjike në qytetin antik të Orikut të drejtuar nga ekipi shqiptaro-zvicerian. Kërkimet u përqëndruan në tre sektorë: nekropoli, maja e kodrës së Paleokastrës dhe pjesa jugore e saj. Në nekropolin e qytetit, u kryen eksplorime të territorit me anë të metodave magnometrike. Kjo shërbeu jo vetëm për të ridokumentuar varret e zbuluara gjatë gërmimeve të kryera në fund të vitit 1980, por edhe për të kuptuar shtrirjen e varrezës. Kjo e fundit, ndryshe nga sa mendohej më parë, vendoset në një kuotë me lartësi 100 m mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një sipërfaqe shumë më të madhe, sidomos në drejtim të jugperëndimit. Në majën e kodrës dhe të vetme të qytetit antik, që njihet në mikrotoponiminë lokale me emrin Paleokastër, gërmimet u ndërmorrën duke u bazuar në të dhënat e udhëtarëve të fundit të shek. 19 dhe fillimit të shek. 20, ku përmendej një kishë e ndërtuar mbi rrënoja më të hershme. Gërmimet në tre sondazhe me përmasa 5 x1 m, zbuluan muret e kishës së përmendur, por nuk arritën të identifikonin gjurmë ndërtimesh më të hershme. Megjithatë, materiali qeramik i zbuluar në shtresat e lidhura me ndërtimin dhe përdorimin e këtij monumenti, që daton në periudhat e antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme, dëshmon për banimin e qytetit dhe në këtë kohë, ndryshe nga çfarë ishte menduar më parë për braktisjen e Orikut gjatë shek. 6 m.Kr. Në pjesën jugore të kodrës, e cila përkon me një shesh të madh në formë tarrace, u kryen 15 sondazhe me përmasa 5 x 1 m. Sondazhet lejuan të testohej një hapësirë rreth 113 m e gjatë dhe 30 m e gjerë. Në anën lindore të gërmimeve u zbuluan gjurmët e një strukture të ndërtuar me blloqe të mëdha gurësh gëlqerorë të punuar shumë mirë dhe të vendosur në mënyrë të rregullt. Në brendësi të ndërtesës u identifikua dhe një dysheme e shtruar me tulla me ngjyrë të kuqe të fortë. Në këtë sezon u arrit të zbulohej vetëm gjerësia e ndërtesës prej 5,4 m, ndërsa shtrirja në gjatësi e saj nuk u mund të përcaktohej. Megjithëse funksioni ekzakt i strukturës mbetet ende për t’u identifikuar, nisur nga teknika dhe cilësia e ndërtimit ka gjasa që ndërtesa të ketë patur karakter publik. Teknika e ndërtimit dhe materiali arkeologjik, kryesisht fragmente tjegullash dhe enësh tryeze qeramike i zbuluar në shtresat e depozituara mbi nivelin e dyshemesë, e datojnë këtë ndërtesë në periudhën helenistike.
  • AIAC_3214 - Ancient city of Orikos - 2009
    Kërkimet arkeologjike të vitit 2009 në vendbanimin antik të Orikut, u përqëndruan në shpatin jugor dhe në anën veriperëndimore të rrëzës së kodrës së Paleokastrës, dhe kishin si qëllim zbulimin e strukturave të banimit dhe fortifikimit të qytetit, gjurmë të të cilave ishin identifikuar në sezonin e mëparshëm. Në anën jugore të kodrës pas pastrimit të bimësisë së dendur mesdhetare, u krye një gërmim në shkallë të gjerë që mbuloi pothuajse gjithë sipërfaqen e shpatit. Në nivelet poshtë depozitave me mbushje materiali ndërtimesh të periudhës moderne, u zbuluan rrënojat e një kompleksi prej 11 banesash, të ndërtuara në një sistem terracimi në përshtatje me pjerrësinë e lehtë të shpatit të kodrës. Banesat që zënë një sipërfaqe prej 2500 m2, janë ndërtuar pjesërisht me mure prej blloqesh të mëdhenj guri gëlqeror të punuar mirë dhe pjesërisht duke shfrytëzuar shkëmbin natyror të shpatit të kodrës. Çdo banesë përbëhet nga një oborr i brendshëm, me një ambient qendror dhe dy kthina më të vogla anësore. Dyshemetë e ambienteve qendrore dhe kthinave janë të shtruara me dhè të ngjeshur apo tulla, ndërsa në oborret e brendshme si dysheme ka shërbyer tabani i niveluar i shkëmbit natyror. Në pothuajse të gjithë oborret u zbuluann një seri gropash të mëdha të hapura në shkëmb, për mbledhjen ujit të shiut. Në sipërfaqen e shkëmbit natyror që është përdorur si pjesë e pasme e banesave u identifikuan një seri të çarash rrethore, të vendosura në një rresht horizontal me distanca të barabarta me njëra-tjetrën, dhe rreth 1,70 m mbi nivelin e dyshemeve, që duket se kanë shërbyer për trarët e drurit të një kati të sipërm. Shtresat e identifikuara mbi nivelet e dyshemeve përmbanin fragmente enësh kuzhine, tryeze, transporti dhe ruajtjeje të shek. 4-3 p.Kr., si edhe gjurmë djegieje dhe skorje metali dhe qeramike, çka dëshmojnë për aktivitete banimi dhe prodhimi në këto banesa. Kompleksi i banesave kufizohet nga një rrjet rrugësh të drejta me shkallë të ndërtuara në shkëmbin natyror që tregon qartë zbatimin e planit Hipodamik, tipik për shek. 4 p.Kr. Ndërkohë që planimetria e banesave dhe tipologjia e materialit arkeologjik të zbuluar, ndoshta tregon se strukturat janë të tipit me « Megaron », me oborr të brendshëm, ku kati i parë është i ndarë në kthina të cilat përdoreshin si dyqane apo punishte, ndërsa kati i dytë për banim. Sondazhet e kryera fare pranë eksedrës së gërmuar 50 vite më parë në rrëzën veriperëndimore të kodrës, zbuluan një trakt të murit rrethues të qytetit, të ruajtur në gjendje shumë të mirë. Trakti është i ndërtuar me blloqe të mëdhenj gurësh gëlqerorë, të formave kuadratike (0, 50 x 0, 50 m) dhe drejtëkëndore (1 x 0, 30 m), të punuara mirë e të vendosura në rreshta të rregullta, të ruajtura në pesë radhë. Për nga teknika e ndërtimit dhe materialit qeramik, duket se muri i përket shek. 4 - 3 p.Kr. Paralel me këtë trakt, pak më poshtë në drejtim të bregut të detit u zbulua një linjë tjetër muri, gjithashtu e ndërtuar me blloqe gurësh të medhenj e të punuar mirë, që mesa duket ka qenë pjesë e sistemit të fortifikimit. Në këto sondazhe u zbulua material i pasur qeramike i cili i përket një kronologjie të gjerë, që shkon nga gjysma e dytë e shk. 6 p.Kr. e deri në shek. 5-6 m.Kr.
  • AIAC_3214 - Ancient city of Orikos - 2012
    Gërmimet e vitit 2012 në qytetin antik të Orikut u përqendruar në monumentin me karakter public të periudhës helenistike të zbuluar në sezonin e 2008, si dhe në pjesën e rëzës veriperpërëndimore të kodrës së vendbanimit. Gjatë këtij sezoni monumenti helenistik, i gjendur në një tarracë të shpatit jugor të kodrë u zbulua plotësisht. Pranë murit të fasadës së monumentit u gjetën insitu 12 bazamente prej blloqesh guri gëlqeror të vendosura në një rresht e distancë të rregullt nga njëra-tjetra. Ndërkohë që në depozitën e shkatërrimit brenda monumentit u zbuluan fragmente kolonash mermeri si dhe një sasi e madhe tjegullash të çatisë së rrëzuar. Në shtresat e sekuencës stratigrafike, që nisin prej dyshemesë e deri në nivelin e shkatërrimit, u zbulua material i pasur qeramik, i shekujve 3 p.Kr. deri në gjysmën e dytë të shek. 1 p.Kr., çka tregon dhe jetëgjatësinë e monumentit në këtë hark kohor. Nisur nga pozicioni në një vend dominant të kodrës mbi lagjen e banimit, përmasat e mëdha, teknika e ndërtimit dhe materiali i zbuluar prej qeramike i përfaqësuar nga enët fine të importit (kryesisht me preardhje korinthike, atike dhe egjeane), duket se monumenti ka karakter honorifik, dedikuar ndoshta një përsonazhi shumë të njohur në qytet. Gërmimet e kryera në pjesën veriperëndimore të qytetit, rrëzë të kodrës së Paleokastrës vazhduan me ndjekjen e traktit të murit rrethues të periudhës helenistike. Në një pjesë të murit rrethues u identifikuan gjurmë rindërtimesh prej blloqesh guri mesatar dhe të mëdhenj të ripërdorur, si dhe tullash të lidhura me llaç që duket se i përkasin fortifikimit të Antikitetit të Vonë të qytetit. Jashtë fortifikimit, pranë bregut të detit u identifikua një ndërtesë e periudhës helenistike me blloqe gurësh të mëdhenj gëlqerore të punuar shumë mirë e të vendosur në rreshta të rregullt.

Media

Name
Ancient city of Orikos
Year
2008
Summary
sq Viti 2008 shënoi fushatën e parë të gërmimeve arkeologjike në qytetin antik të Orikut të drejtuar nga ekipi shqiptaro-zvicerian. Kërkimet u përqëndruan në tre sektorë: nekropoli, maja e kodrës së Paleokastrës dhe pjesa jugore e saj. Në nekropolin e qytetit, u kryen eksplorime të territorit me anë të metodave magnometrike. Kjo shërbeu jo vetëm për të ridokumentuar varret e zbuluara gjatë gërmimeve të kryera në fund të vitit 1980, por edhe për të kuptuar shtrirjen e varrezës. Kjo e fundit, ndryshe nga sa mendohej më parë, vendoset në një kuotë me lartësi 100 m mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një sipërfaqe shumë më të madhe, sidomos në drejtim të jugperëndimit.
Në majën e kodrës dhe të vetme të qytetit antik, që njihet në mikrotoponiminë lokale me emrin Paleokastër, gërmimet u ndërmorrën duke u bazuar në të dhënat e udhëtarëve të fundit të shek. 19 dhe fillimit të shek. 20, ku përmendej një kishë e ndërtuar mbi rrënoja më të hershme. Gërmimet në tre sondazhe me përmasa 5 x1 m, zbuluan muret e kishës së përmendur, por nuk arritën të identifikonin gjurmë ndërtimesh më të hershme. Megjithatë, materiali qeramik i zbuluar në shtresat e lidhura me ndërtimin dhe përdorimin e këtij monumenti, që daton në periudhat e antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme, dëshmon për banimin e qytetit dhe në këtë kohë, ndryshe nga çfarë ishte menduar më parë për braktisjen e Orikut gjatë shek. 6 m.Kr.
Në pjesën jugore të kodrës, e cila përkon me një shesh të madh në formë tarrace, u kryen 15 sondazhe me përmasa 5 x 1 m. Sondazhet lejuan të testohej një hapësirë rreth 113 m e gjatë dhe 30 m e gjerë. Në anën lindore të gërmimeve u zbuluan gjurmët e një strukture të ndërtuar me blloqe të mëdha gurësh gëlqerorë të punuar shumë mirë dhe të vendosur në mënyrë të rregullt. Në brendësi të ndërtesës u identifikua dhe një dysheme e shtruar me tulla me ngjyrë të kuqe të fortë. Në këtë sezon u arrit të zbulohej vetëm gjerësia e ndërtesës prej 5,4 m, ndërsa shtrirja në gjatësi e saj nuk u mund të përcaktohej. Megjithëse funksioni ekzakt i strukturës mbetet ende për t’u identifikuar, nisur nga teknika dhe cilësia e ndërtimit ka gjasa që ndërtesa të ketë patur karakter publik. Teknika e ndërtimit dhe materiali arkeologjik, kryesisht fragmente tjegullash dhe enësh tryeze qeramike i zbuluar në shtresat e depozituara mbi nivelin e dyshemesë, e datojnë këtë ndërtesë në periudhën helenistike.
en The 2008 marked the first excavation season undertaken by a joint Albanian- Swiss team in the ancient city of Orik. The excavations were focused in three areas: in the necropolis, in the top of Paleokastra hill and at its southern side. Magnetometric scanning was carried out in the necropolis area of the city, which was important for re-documenting the graves discovered during the excavations of the late 1980s as well as for understanding the extent of the cemetery area.
Different from what has been previously thought, the cemetery is located at an altitude of 100 m high asl, and expands in a wider territory, particularly toward the southwest direction.
At the only hilltop of the ancient city, locally known as Paleokastër, the excavations were carried out following the information provided by travellers of the late 19th and the beginning of the 20th century, who mentioned the existence of a church built on earlier ruins. Three test pits (5 x 1 m each) were opened in this area, revealing the ruins of the church, but no traces of an earlier structure were noted. The ceramic material discovered during the excavation of the monument dates in the Late Roman and Early Medieval periods suggesting that the city was still inhabited, in contrast to the supposed abandonment of Orik in the 6th Century AD.
The 15 test pits (5 x 1 m each) opened in the southern side of the hill, which is a large terracing square, enabled us to test an area of 113 m long and 30 m wide. To the east of this area, the excavations uncovered traces of a structure, built of finely worked and tidily set large limestone blocks. The floor of the building was also revealed; it was paved with tiles of deeply red colour. This year’s excavation defined the width of the building as 5, 4 m but couldn’t provide its extent length. The exact function of the structure is yet unknown, though based on the quality and the construction technique it is likely to have had a public character. The building technique and the archaeological material, mainly tiles and table wares fragments found in the floor level, date this structure to the Hellenistic period.

Media

Name
Ancient city of Orikos
Year
2009
Summary
sq Kërkimet arkeologjike të vitit 2009 në vendbanimin antik të Orikut, u përqëndruan në shpatin jugor dhe në anën veriperëndimore të rrëzës së kodrës së Paleokastrës, dhe kishin si qëllim zbulimin e strukturave të banimit dhe fortifikimit të qytetit, gjurmë të të cilave ishin identifikuar në sezonin e mëparshëm.
Në anën jugore të kodrës pas pastrimit të bimësisë së dendur mesdhetare, u krye një gërmim në shkallë të gjerë që mbuloi pothuajse gjithë sipërfaqen e shpatit. Në nivelet poshtë depozitave me mbushje materiali ndërtimesh të periudhës moderne, u zbuluan rrënojat e një kompleksi prej 11 banesash, të ndërtuara në një sistem terracimi në përshtatje me pjerrësinë e lehtë të shpatit të kodrës. Banesat që zënë një sipërfaqe prej 2500 m2, janë ndërtuar pjesërisht me mure prej blloqesh të mëdhenj guri gëlqeror të punuar mirë dhe pjesërisht duke shfrytëzuar shkëmbin natyror të shpatit të kodrës. Çdo banesë përbëhet nga një oborr i brendshëm, me një ambient qendror dhe dy kthina më të vogla anësore. Dyshemetë e ambienteve qendrore dhe kthinave janë të shtruara me dhè të ngjeshur apo tulla, ndërsa në oborret e brendshme si dysheme ka shërbyer tabani i niveluar i shkëmbit natyror. Në pothuajse të gjithë oborret u zbuluann një seri gropash të mëdha të hapura në shkëmb, për mbledhjen ujit të shiut. Në sipërfaqen e shkëmbit natyror që është përdorur si pjesë e pasme e banesave u identifikuan një seri të çarash rrethore, të vendosura në një rresht horizontal me distanca të barabarta me njëra-tjetrën, dhe rreth 1,70 m mbi nivelin e dyshemeve, që duket se kanë shërbyer për trarët e drurit të një kati të sipërm. Shtresat e identifikuara mbi nivelet e dyshemeve përmbanin fragmente enësh kuzhine, tryeze, transporti dhe ruajtjeje të shek. 4-3 p.Kr., si edhe gjurmë djegieje dhe skorje metali dhe qeramike, çka dëshmojnë për aktivitete banimi dhe prodhimi në këto banesa. Kompleksi i banesave kufizohet nga një rrjet rrugësh të drejta me shkallë të ndërtuara në shkëmbin natyror që tregon qartë zbatimin e planit Hipodamik, tipik për shek. 4 p.Kr. Ndërkohë që planimetria e banesave dhe tipologjia e materialit arkeologjik të zbuluar, ndoshta tregon se strukturat janë të tipit me « Megaron », me oborr të brendshëm, ku kati i parë është i ndarë në kthina të cilat përdoreshin si dyqane apo punishte, ndërsa kati i dytë për banim.
Sondazhet e kryera fare pranë eksedrës së gërmuar 50 vite më parë në rrëzën veriperëndimore të kodrës, zbuluan një trakt të murit rrethues të qytetit, të ruajtur në gjendje shumë të mirë. Trakti është i ndërtuar me blloqe të mëdhenj gurësh gëlqerorë, të formave kuadratike (0, 50 x 0, 50 m) dhe drejtëkëndore (1 x 0, 30 m), të punuara mirë e të vendosura në rreshta të rregullta, të ruajtura në pesë radhë. Për nga teknika e ndërtimit dhe materialit qeramik, duket se muri i përket shek. 4 - 3 p.Kr. Paralel me këtë trakt, pak më poshtë në drejtim të bregut të detit u zbulua një linjë tjetër muri, gjithashtu e ndërtuar me blloqe gurësh të medhenj e të punuar mirë, që mesa duket ka qenë pjesë e sistemit të fortifikimit. Në këto sondazhe u zbulua material i pasur qeramike i cili i përket një kronologjie të gjerë, që shkon nga gjysma e dytë e shk. 6 p.Kr. e deri në shek. 5-6 m.Kr.
en The archaeological excavations of 2009 carried out in the ancient site of Orik were located in the southern slope and in the north-western foot of the Paleokastra hill. It aimed at discovering the habitation and fortification structures of the city, traces of which were identified during the previous season.
A large scale excavation was undertaken mainly in the entire southern slope of the hill, after clearing it by the dense Mediterranean vegetation. Below the filling deposits of construction material of the modern time, the excavations revealed traces of a complex of 11 houses, built on a terracing system which follows the gentle slope of the hill. The dwellings cover an area of 2500 m2 and are built partly with finely worked large stone blocks and partly by using the natural rock of the hill. Each of the houses has an inner courtyard, a central room, and two smaller lateral rooms. The central rooms and the lateral chambers have beaten-earth floors, while the inner courtyards used the natural rock of the hill as their floors level. A series of large cuts were found in the natural rock of the yards, probably used to collect the rainwater’s. In the natural rock, on the back part of the houses, the excavations uncovered a series of rounded cuts, set in a horizontal line, at regular distances from each-other and app. 1, 70 m above the floors level, which seem to have supported the wall timbers of an upper floor. The stratigraphic layers found on the floors level contained fragments of cooking, table, transport and storage ceramic wares of the 4-3rd centuries BC, as well as carbon traces, and metal and pottery slag, suggesting for the domestic and production activities in these houses. The houses are confined by a straight network of roads built on the natural rock, which clearly imply the implementation of the Hippodamian plan, typical of the 4th century BC. While the plan of the houses and the typology of the archaeological material, indicates that the houses were probably of the “Megaron” type, with an inner yard, where the ground floor was divided in small areas used as shops or workshops, and the upper floor for habitation. The test-pits opened near the exedra which was excavated almost 50 years ago, at the north-western foot of the hill, uncovered a well preserved tract of the surrounding wall of the city. The wall line is built of finely worked large quadratic (0, 50 x 0, 50 m) and rectangular limestone blocks (1 x 0, 30 m), regularly arranged and preserved at a height of five courses. Based on the construction technique and the ceramic material revealed, the wall seems to date to the 4th - 3rd centuries BC. Parallel to this wall line, toward the sea shore, the excavations uncovered another wall tract, which was also built with large limestone blocks and seems to have been part of the fortification system of the city. The rich ceramic material uncovered in all the opened test-pits, dates from the mid 6th century BC to the 5th -6th centuries AD.

Media

Name
Ancient city of Orikos
Year
2012
Summary
sq Gërmimet e vitit 2012 në qytetin antik të Orikut u përqendruar në monumentin me karakter public të periudhës helenistike të zbuluar në sezonin e 2008, si dhe në pjesën e rëzës veriperpërëndimore të kodrës së vendbanimit. Gjatë këtij sezoni monumenti helenistik, i gjendur në një tarracë të shpatit jugor të kodrë u zbulua plotësisht. Pranë murit të fasadës së monumentit u gjetën insitu 12 bazamente prej blloqesh guri gëlqeror të vendosura në një rresht e distancë të rregullt nga njëra-tjetra. Ndërkohë që në depozitën e shkatërrimit brenda monumentit u zbuluan fragmente kolonash mermeri si dhe një sasi e madhe tjegullash të çatisë së rrëzuar. Në shtresat e sekuencës stratigrafike, që nisin prej dyshemesë e deri në nivelin e shkatërrimit, u zbulua material i pasur qeramik, i shekujve 3 p.Kr. deri në gjysmën e dytë të shek. 1 p.Kr., çka tregon dhe jetëgjatësinë e monumentit në këtë hark kohor. Nisur nga pozicioni në një vend dominant të kodrës mbi lagjen e banimit, përmasat e mëdha, teknika e ndërtimit dhe materiali i zbuluar prej qeramike i përfaqësuar nga enët fine të importit (kryesisht me preardhje korinthike, atike dhe egjeane), duket se monumenti ka karakter honorifik, dedikuar ndoshta një përsonazhi shumë të njohur në qytet.
Gërmimet e kryera në pjesën veriperëndimore të qytetit, rrëzë të kodrës së Paleokastrës vazhduan me ndjekjen e traktit të murit rrethues të periudhës helenistike. Në një pjesë të murit rrethues u identifikuan gjurmë rindërtimesh prej blloqesh guri mesatar dhe të mëdhenj të ripërdorur, si dhe tullash të lidhura me llaç që duket se i përkasin fortifikimit të Antikitetit të Vonë të qytetit. Jashtë fortifikimit, pranë bregut të detit u identifikua një ndërtesë e periudhës helenistike me blloqe gurësh të mëdhenj gëlqerore të punuar shumë mirë e të vendosur në rreshta të rregullt.
en The excavations of 2012 in the ancient city of Orik were located in the public monument of the Hellenistic period, initially discovered during the field season of 2008, and in the north-western hill foot of the settlements. During this year’s excavations the Hellenistic monument, located in a terrace on the southern slope of the hill was entirely uncovered. Next to the façade wall of the monument, excavation revealed 12 bases of limestone blocks, which were set in a line, at regular distances from each-other. Fragments of marble columns and numerous tiles of the collapsed roof were found in the destruction deposit of the monument. The stratigraphic sequences, from the floor level to the destruction deposit, contained a rich ceramic material dated from the 3rd century BC to the 1st century BC., indicating the use of the monuments during this period of time. The location of the monument, in a dominant part of the hill, above the habitation quarter, its large size, the construction technique and the fine ceramic wares (mainly imports of Corinthian, Attician and Aegean origin), suggest for the honorific character of the monument, perhaps dedicated to a distinguished personality of the city.
In the north-western side of the foot of the hill, the excavations carried on with the discovery of the wall line of the Hellenistic Period. At a section of this wall line, reconstruction traces of reused, medium to large size stone blocks and bricks, bonded with lime mortar were identified, which is probably part of the Late Antique fortification of the city. Outside the fortification wall, close to the shoreline, the excavations uncovered a Hellenistic building made of finely-worked and regularly-arranged large limestone blocks.

Media

  • Shpuza 2011
    S. Shpuza, 2011, Kronikë e gërmimeve 2009-2010, in Iliria XXXIV: 387-410.
  • Shpuza, 2012
    S. Shpuza, 2012, Projekti i Orikumit,in http://www.qsa.edu.al/index.php?option=com_content&view=article&id=160%3Aprojekti-orikumit&catid=92%3Aadministrim&Itemid=1&lang=sq

Location

Ancient Site Name
Orikos/Oricum
Location
Orikum
Easting
19.428528
Northing
40.318769