Name
Petrika Lera
Organisation Name
Instituti i Arkeologjisë Tiranë, Departamenti i Prehistorisë (Albanian Institute of Archaeology, Department of Prehistory)

Season Director

  • AIAC_1129 - Prehistoric settlement of Sovjan - 2000
    Fushata e këtij viti kishte 3 objektiva: pastrimin e strukturave të Bronzit të Vonë në kuadratet A3, A5 dhe A6; shtrirjen e sondazheve në kuadratet A7 dhe A9; zbulimin e shtresave të mëposhtme deri në shtresën sterile. Gërmimi në nivelin e vendbanimit të Bronzit të Vonë u përsërit në kuadratin A6 dhe vazhdoi drejt lindjes në gjysmën perёndimore të kuadratit A4. Në kuadratin A6 u bë pastrimi i shtresës së shkatërrimit të horizontit 5c që përkonte me fundin e Bronzit të Vonë. Kjo shtresë ishte e pasur me mbetje druri të karbonizuara. Në pjesën VP të kuadratit u pastrua shtresa 6 në të cilën u zbuluan 8 trarë druri të cilët i përkisnin nivelit të vendbanimit të bronzit të vonë. Në pjesën P të kuadratit A4 u gërmua dhe niveli i shtresës së shkatërrimit 5c duke zbuluar mbetjet e një furre dhe 3 trarë prej druri. Në pjesën V të sondazhit u gërmua shtresa 6. Kuadratët A7 dhe A9 u pastruan dhe u bashkuan nëpërmjet një kuadrati që mori numrin A9b i cili lejoi vëzhgimin e mëtejshëm të shtresave 5, 6 dhe 7. Në shtresën 6 përveç gropave të trarëve të cilat ishin të shumta u zbuluan dhe dy tabane furrash të cilat përfaqësonin dy etapa të njëpasnjëshme. Shtresa 7 ndahet përgjysëm në dy horizonte ku më i hershmi prezanton struktura të ndryshme të pjekjes. Në nivelin e Bronzit të Mesëm, ndërmjet shtresave 7 dhe 8 u zbulua një vendbanim i cili karakterizohej nga njё i materialit të pasur arkeologjik.
  • AIAC_1129 - Prehistoric settlement of Sovjan - 2001
    Gërmimi i vitit 2001 u favorizua nga kushtet klimaterike, njё thatësirë që përfshiu Ballkanin, e si rrjedhim solli uljen e nivelit të ujit në sitin e Sovjanit. Kështu, u pastruan strukturat e drunjta që dolën në kuadratët A7, A9, A9b dhe A10 dhe më pas u vazhdua gërmimi në to deri në shtresën sterile. Qëllimi i këtij viti ishte të sqarohej situata e krijuar vitin e mëparshëm përsa u përket raportit ndërmjet dy niveleve të dyshemesë, asaj të sipërme të përfaqësuar në kuadratin A10 nga dyshemeja 892 dhe nivelit të dyshemesë së poshtme e përfaqësuar në kuadratin A7 nëpërmjet dyshemesë 796. Objektivi tjetër ishte të sqarohej natyra e shtresës 8 e pasur me material drusor e cila ndodhej ndërmjet këtyre dy shtresave. Një pastrim përfundimtar i murit jugor të sondazhit të thellë të hapur në kuadratin A9 lejoi që në trashësinë e kësaj shtrese e cila ndodhej ndërmjet dy niveleve të dyshemeve në fjalë (892, 796), vazhdimësinё e të paktën tre dyshemeve të ndërmjetme. Materiali arkeologjik i këtij viti përfaqësohet nga enët e qeramikës, veglat e strallit, etj.
  • AIAC_1129 - Prehistoric settlement of Sovjan - 2002
    Gjatё kёtij sezoni gёrmimesh, sondazhet A7, A9 dhe A10 (lindje - perëndim) u zgjeruan dhe 2 m drejt lindjes dhe dy të fundit u bashkuan nëpërmjet transhesë A10b me përmasa 5, 70 x 4, 00 m. Nga ana tjetër u vazhdua gërmimi në kuadratin A9b të hapur midis kuadratëve A7 dhe A9. Gjithashtu u hapën dhe dy sondazhe të reja në kanal të cilët morën numrat A11 dhe A12. Ky i fundit ishte disa metra më në veri në të njëjtën linjë me A9. Shtrirja e gërmimeve në A10 dhe A10b çoi në zbulimin e strukturave të vendbanimit të shtresës 6, të cilat datohen në periudhën e Bronzit të vonë. Kjo shtresë ndërpritet në shtresën 7 nga një gropë me orientim VP – JL. Dyshemeja e saj është e sheshtë me një shtresë të hollë të djegur e cila përmban dhe fragmente druri të karbonizuar. Autorët mendojnë se këtu kemi të bëjmë ndoshta me një banesë gjysëm nën tokë, hipotezë që mund të vërtetohet ose jo nga vazhdimi i gërmimeve në A10b. Poshtë kësaj strukture ndodheshin mbetjet e dy të tjerave. Ato përbëhen nga dy fragmente muresh, me tip dhe orientim të ndryshëm, të cilat me sa duket u përkasin dy etapave të njëpasnjëshme. Materiali arkeologjik përbëhet nga fragmente qeramike, vegla prej guri, kocke dhe druri
  • AIAC_1129 - Prehistoric settlement of Sovjan - 2003
    Ky sezon gёrmimesh nisi me pastrimin e kanalit i cili ishte mbushur nga reshjet deri në kuotën e 814, 05 m. Uji i mbledhur mundësoi grumbullimin dhe analizën e mbetjeve aty në sit. Qellimet kryesore tё kёsaj fushate gёrmimesh ishin: a) përcaktimi i sekuencave, planit dhe teknikës së ndërtimit të strukturave prej druri të zbuluara në kuadratet A7 – A10 si dhe kronologjia relative e mbetjeve të konservuara brenda tyre ose në të ashtuquajturën “Shtëpinë e Kanalit”; b) kompletimi i i dokumentacionit arkeologjik i niveleve të mëparshëm të Bronzit të mesëm dhe verifikimi i përkatësisë së tyre kronologjike. Si rrjedhim u kryen dy sondazhe në sektorin A (jug – perëndim) dhe në sektorin B (veri - perëndim). Në sektorin A u gërmua 4 m drejt jugut të transhesë që përbëhet nga bashkimi i kuadrateve A10, A10b, A9, A9b dhe A7 me shpresë gjetjen e murit jugor të shtëpisë së kanalit dhe përcaktimin e gjatësisë së kësaj ndërtesë. Ky sondazh mori numrin A7b, dhe zbuloi një strukturë të drunjtë të Bronzit të vonë prej së cilës u gërmua vetëm gjysma lindore. Në sketorin B u hap një sipërfaqe 2 x 2 m në breg të kanalit, në gjysmë distance mes A10 dhe B2. Qëllimi i tij ishte të qartësoheshin shtresat në thellësi që të përcaktohej kronologjia e tyre dhe krijimi i një imazhi të plotë rreth kulturës materiale të tyre. Gërmimi nxori struktura interesante pjekjeje të Bronzit të vonë dhe të Bronzit të mesëm të cilat vetëm u pastruan. Metariali arkeologjik përfaqësohet nga objekte qeramike, mokra, mbetje organike, etj.
  • AIAC_1129 - Prehistoric settlement of Sovjan - 2004
    The lakeside site of Sovjan was discovered in 1988 during the opening of a drainage channel on the western limits of the Lake Maliq. Since 1993 an Albanian – French mission has been carried out systematic excavation on this site. These excavations were concentrated on the western part of the site and have brought significant data on the site chronology. The analyzes of 22 C14 have demonstrated that the most ancient level of occupation is Neolithic (7th millennium BC) and the most recent one is Iron Age, 700 BC, period when as a result of the rising level of lake water the site was completely abandoned. The excavation confirmed the existence of local metallurgical activity on the Middle Bronze Age and Late Bronze Age levels. The Middle Bronze Age level is distinguished by the abundance and exceptional conservation of wooden structures and also by the richness and variety of the archaeological and palaeoenvironmental material. Apart from the wooden structure, an interesting one is also the large apsidal house, known as the ‘canal house’ with walls preserved to a high of 0.5 m, whereas, about 2m to the north of this house another structure, the ‘fisherman house’ has been identified. The Bronze Age levels gave abundant gray to black pottery materials, tools made of stone, bone or horn, clay and wood. The Sovjan excavations have thus provided the first direct data on wood – construction techniques, house plans, and space organization found in the Balkan during the Bronze Age. The archaeological investigations are complemented by a palaeoenvironmental program that intends to study the interaction of people in the basin of Korçë during the Holocene period. This study is still at a preliminary stage but nevertheless provides interesting result for the work at the Sovjan.
  • AIAC_1129 - Prehistoric settlement of Sovjan - 2006
    Në vitin 2006 u bën dy sondazhe të reja të cilat bashkuan dy sektorët e mëparshëm (A3 – A6 dhe A7b – A10) me një kanal rreth 10 x 2 m. Kuadratët e rinj morën numrat A13 dhe A14. Shtresat 1, 2, 3, ishin të varfra ndërsa në shtresën 4 u zbulua material qeramike. Në mesin e shtresës 5 u zbuluan tre horizonte të cilat nuk ishin të gjitha në të njëjtin nivel. Vetëm në sondazhin A14 u arrit deri në shtresën argjilore 6, tashmë e njohur dhe nga sondazhet A9 – A10b. Strukturat e zbuluara këtë vit ishin tre tipe: struktura të ndërtuara me thupra dhe baltë të pjekur, funksioni i të cilave nuk mund të përcaktohet; furra dhe në fund u zbulua vazhdimi i strukturës me dysheme të brimuar e cila ishte zbuluar që në vitin 2003 në sektorin A7b. Materiali arkeologjik i këtij viti konsiston në fragmente qeramike me dekor me incizim, me pikturim mat, etj, si dhe objekte prej guri, te tilla si çekiç prej guri, një numër mokrrash dhe objekte prej kocke si një vul prej kocke, etj.
  • AIAC_1668 - Tumulus of Kamenica - 2000
    The tumulus at Kamenica is situated in the south-eastern corner of the Korça plain. It was very badly damaged during 1997, and since then looters have systematically dug; for this reason the Albanian Rescue Archaeology Unit set up a rescue and research project in close co-operation with the Albanian Institute of Archaeology and the local archaeological office and Museum of Korça. The first phase of the project was dedicated to the preparation work with the aim of clearly defining the damaged and in situ portions of the tumulus. The tumulus was divided into four sectors along the cardinal axes, and the cleaning procedure was carried out contemporaneously in all of them. The next task was to investigate the real extent of the tumulus and the main elements of its architecture. Soon after it became clear that the tumulus of Kamenica was one of the biggest known so far in the country, with a diameter more than 40m and approximate height at the centre of more than 3m. There is one particular feature of the tumulus stratigraphy which is unusual compared with other similar monuments of the region: a thick layer of medium and large size stones used to fill the southern half of the tumulus. The irregular distribution of stone layer and their use only in particular portions of the monument is a characteristic element of the tumulus of Kamenica. During this field season 60 graves were excavated and recorded from the intact portion of the tumulus. In 75% of the cases graves were just simple pits. The second most numerous grave type, almost 20%, were stone-lined graves, the remaining 5% were urn graves. Inhumation was the dominant way of disposing the dead. However cremation was not rare. Single inhumation was the most common burial practice, but there were also cases of multiple burials with two individuals in the same grave. Two are the most preferred ways of disposing the body in the grave: extended and flexed position. Orientation of graves and skeletons does not seem to have followed any strict rule. Grave goods are common, but there are also “poor” graves with no associated objects. Most of the finds are ceramic pots. Body, clothes, head ornaments and jewellery, accessories and weapons are frequently found in developed Iron Age graves. The study of human bones was concentrated this year on the study of the remains carefully collected from the disturbed part of the tumulus. The goal of this study was to evaluate the number of individuals and graves that were damaged by looters, and to extract from the very fragmented material important data such as the gender and age of the individuals.
  • AIAC_3202 - Structures of combustion at the prehistoric settlement of Sovjan - 2003
    Kërkimet arkeologjike në sezonin e vitit 2003, në sitin prehistorik të Sovjanit, identifikuan një sërë strukturash me djegje. Në sekuencën stratigrafike të kuadrateve A7-A10, menjëherë nën shtresën me materiale kryesisht qeramike që datojnë në fillimin e epokës së Hekurit, një nivel (më i dallueshëm në kontekst 979 dhe 980 të sondazh A7b) përmbante gjurmë të shumta druri të karbonizuar. Këto mbetje karboni lidhen në të shumtën e rasteve, me struktura me djegje që i përkasin tre tipeve të ndryshme por që janë në kontekst të lidhura me material të epokës së Bronzit të Vonë dhe të Mesëm. Tipi i parë, i njohur tashmë në Sovjan (identifikuar në gërmimet e sezoneve të mëparshme), është ai i vatrave me dysheme solide të përbërë nga fragmente qeramike, i ilustruar në gërmimet e vitit 2003 nga pesë shembuj, që prezantojnë disa etapa rindërtimi. Dy tipet e tjera të zbuluara në sondazhin A7b, në dallim nga i pari, shfaqen për herë të parë në gërmimet e sitit. Njëri prej tyre i ruajtur në gjendje fragmentare, përfaqëson një furrë rrethore me vatër të brimuar, diametri i të cilës është afërsisht 0,85 m (kontekst 980); vatra e brimuar dëshmon për ekzistencën e një dhome nxehjeje e ndryshme nga një dhomë gatimi, çka sugjeron për funksione artizanale më tepër se sa shtëpiake të saj. Ndërsa tipi tjetër, i gjetur in situ, prezanton një furrë me plan oval dhe me dimensione modeste (0,50 x 0,35 m), e cila ruante ende pjesën e poshtme të grykës (e gjerë 0,20 m) të përforcuar nga një bordurë e ngritur, dhe fillimi i qemerit të saj (kontekst 979). Ky tip i fundit ka ngjashmëri ekzakte me furrat e identifikuara në shtresat e Bronzit të Mesëm në Arkontiko të Maqedonisë perëndimore. Njëra nga vatrat e furrave, të zbuluar në sondazh A7b (locus 971), korrespondon me një nivel banimi, në të cilin u gjetën një gurë bluarjeje dhe një enë e plotë ruajtjeje që përmbante fara drithërash. Një tjetër vatër furre, e zbuluar në kuadratin B3, me katër etapa rindërtimi (kontekst 984), i mbivendosej direkt një strukture analoge të epokës së Bronzit të Mesëm, ku dhe vetë kjo e fundit kishte njohur disa faza përdorimi.
  • AIAC_3202 - Structures of combustion at the prehistoric settlement of Sovjan - 2006
    Gërmimet arkeologjike në sezonin e vitit 2006 në vendbanimin prehistorik të Sovjanit zbuluan tre tipe të ndryshme strukturash me djegje (sondazhet A13 dhe A14): masive balte të pjekur, natyra e të cilave mbetet ende e papërcaktuar; vatra me forma të zhvilluara; dhe së fundmi një strukturë me vatër të brimuar, funksioni i të cilës është i paqartë. Masivet me baltë të pjekur, përbëhen nga njëra anë nga fragmente që tregonin një sipërfaqe të sheshtë dhe të lëmuar (taban), dhe nga ana tjetër nga fragmente më të trasha, disa prej të cilave përmbanin gjurmë të shumta vegjetacioni (faqe muresh). Ato në përgjithësi janë të lidhura me gjurmë hiri dhe karboni. Fragmentet në fjalë u identifikuan në dy horizontet e poshtme të shtresës 5 (kontekst 1022) si dhe në pjesën e sipërme të shtresës së 6 që datojnë respektivisht mes epokës e Bronzit të Vonë dhe atij të Mesëm. Vatrat me forma të zhvilluara, prezantohen në dy variante tashmë të njohura në vendbanimin e Sovjanit: vatër me baltë të pastër (qerpiç) të shtruar mbi një shtrat me guriçka, ku ky i fundit vendoset mbi një shtresë kompakte me hi; dhe vatër me dysheme solide të përbërë nga fragmente qeramike (kontekst 1017). Gërmimet e këtij viti identifikuan në skajin juglindor të sondazhit 14 (kontekst1016) vazhdimin e strukturës me vatër të brimuar të zbuluar në sezonin e 2003 në A7b (kontekst 980): rreth 300 fragmente (pjesa më e madhe e të cilave u gjetën in situ në vatër) si dhe pjesë të bordurës së saj. Por funksioni i kësaj strukture si furrë artizanale, atribuar në raportin e vitit 2003 duhet rishikuar. Në fakt, kjo strukturë përbëhet nga një baltë që nuk është pjekur fortë, në veçanti pjesa e saj e poshtme, çka brenda hipotezës së një furre artizanale, përbën tavanin e dhomës së nxehjes. Për më tepër, sipërfaqja e poshtme e fragmenteve nuk është e lëmuar ashtu si ajo e sipërme, por përbëhet nga një numër i madh gjurmësh organike me madhësi të ndryshme. Funksioni i një strukture të tillë, ngjason më tepër me të një hambari (silo) - por që nuk përshatet me formën e tij- duke mbetur ende e papërcaktuar.
  • AIAC_3203 - House of channel at the prehistoric settlement of Sovjan - 2003
    Kërkimet e sezonit arkeologjik të vitit 2003, në vendbanimin prehistorik të Sovajnit, zbuluan dhe një strukturë banimi me absidë pranë një kanali drenazhimi modern, nga ku dhe konvencionalisht morri emrin Banesa e Kanalit. Gërmimet jashtë strukturës identifikuan murin lindor, grumbuj me baltë (suva) dhe thupra (të thurura) – të djegura fortë në të gjithë anën jugore – ku këto të fundit korrespondojnë dukshëm me shtresën e shkatërrimit të banesës; si dhe masa kompakte me vegjetacion përreth absidës, interpretimi i të cilave për momentin është i paqartë pasi janë në proces analizimi. Një radhë shtyllash të vogla druri të vendosura në hapësira pothuaj të barabarta, që u zbuluan rreth 50 cm paralel me faqen e jashtme të murit lindor dhe që zgjaten përreth absidës, dëshmojnë për një çati me pjerrësi të madhe dhe me skaje që shkonin në nivelin e tokës. Për nga planimetria përfshirë këtu forma e çatisë, dimensionet dhe teknika e ndërtimit Banesa e Kanalit në Sovjan është e ngjashme me « kasollet » e zbuluara në Nola (Campania) të Italisë që datojnë në epokën e Bronzit. Mbetet ende i vështirë për momentin, interpetimi i shtresës me thurje degësh (thuprash) dhe mbetje litarësh, që mbulon në verilindje të absidës, fundin e skajeve të binarit horizontal mbajtës të çatisë . Megjithatë brenda thurjes me thupra mund të dallohen dy orientime kryesore, që korrespondojnë me dy nivele të ndryshme të shëmbjeve, ndërsa binari horizontal mbajtës i çatisë prej druri lisi të rashinuar i takon një horizonti ndërtimi më të vonë se Banesa e Kanalit. Gërmimet në hapësirat e brendshme të banesës, nën shtresën me thupra të thurura (të identifikuar në sezonin e vitit 2002) të gjendur në veri të hyrjes, përkundrejt murit lindor, zbuluan prezencën e disa trarëve rrethor druri që duket se i takojnë një shtrese shkatërrimi të një ndërtese më të hershme. Gjithashtu u zbulua dhe një shtresë me lëvoresh druri në skajin verior të ambientit qendror, e cila lidhet me pjesën e pasme të thuprave të poshtme të thurjes së murit ndarës. Zgjerimi i gërmimit drejt Jugut nuk mundi të identifikonte murin jugor të banesës, çka mund të përcaktonte dhe gjatësinë e saj. Megjithatë identifikimi i plotë linjës së mureve të anës lindore deri në pikën ku merr kthesën drejt perëndimit, jep gjatësinë e njërës brinjë të banesës prej 16-18 m. Në hapësirën brenda pjesës perëndimore të murit lindor të banesës, u zbuluan një sërë shtyllash vertikale prej druri të llojeve të ndryshme (halor, shelgu dhe vidhi) si dhe në pjesën jugore të gërmimit u identifikua një binar i madh horizontal (mbajtës çatie). Këto elemente ndoshta i takojnë një strukturë të mëvonshme, ndërtimi i të cilës shkatërroi skajin jugor të Banesës së Kanalit. Këtë e dëshmojnë dhe rezultetet praprake të analizave dendrokronologjike të binarit. Po në këtë sektor gërmimesh, në një distancë prej 0,50 m në perëndim të murit lindor të Banesës së Kanalit, u identifikuan gjurmët e tetë shtyllash druri të rreshtuara paralelisht me murin në fjalë, por që analizat tregojnë se janë 50 vjet më të hershme se banesa.
  • AIAC_3204 - Houses at the prehistoric settlement of Sovjan - 2004
    Në sezonin arkeologjik të vitit 2004, vazhduan gërmimet në strukturat e banimit të identifikuara më parë në shtresat e epokës së bronzit (sondazh B2, A 12 dhe kontekst 842 në sondazh A10). Analizat dendrokonologjike të drurëve të zbuluar në sekuencën relative që lidhet me këto struktura tregoi se përdorimi i tyre prezanton një kronologji prej 399 vjetësh. Brenda sekuencës në fjalë mes fundit të shtresës nr.7 dhe pjesës së sipërme të shtresës nr.9 dallohen dhjetë horizonte ndërtimi të materializuara në dysheme, shtylla dhe trarë druri, pjesë muresh të shembura me baltë dhe thupra të thurura, si dhe elemente të tjera arkitekturorë. Këto dhjetë horizonte shtrihen ekzaktësisht në 210 vjetë, çka tregon jetëgjatësinë mesatare prej njëzet vitesh për secilën prej tyre. Ky rast është i pari në Ballkan pasi jep një ide të qartë mbi ritmin e rindërtimit të strukturave të banimit gjatë epokës së bronzit të mesëm. Katër horizontet e para sipas rendit kronologjik (nga nr.7 te 10), janë të përfaqësuara për momentin nga elemente të shpërndara (shtylla të vogla dhe trarë të rënë), disa prej të cilave janë ripërdorur në strukturat e mëvonshme. E vetmja dysheme që i takon njërës prej këtyre horizonteve (nr.8), u identifikua jashtë kufijve të gërmimit gjatë punimeve për hapjen e një kanali kullues me mjete të mekanizuara në vitin 2003. Dyshemeja përfaqëson veçantinë e kombinimit të disa lloje drurësh, përfshirë dhe pemët frutore të cilat dokumentohen në sitin e Sovjanit për herë të parë. Pesë horizontet pasuese (nga nr. 2 në 6) korrespondojnë me katër nivele dyshemesh, të cilave u shtohen një nivel (horizonti nr. 4) i materializuar nga një mur i shembur me thupra të thurura si dhe nga një prag (kontekst 876), i ripërdorur në një ndërtim të mëvonshëm. Horizonti nr.3 përbëhet nga një dysheme të ngritur mbi katër shtylla druri (kontekst 969), e vetmja e këtij lloji në sekuencën e banimit, që ndoshta lidhet me ngritjen e nivelit të liqenit. Horizonti nr. 2, i cili ndjek menjëherë periudhën më pas, korrespondon me një sërë strukturash të ruajtura mirë, të ndërtuara në tokën e thatë: banesa e Kanalit, e gjatë 16 m dhe me drejtim veri-jug; më tej 3 m në veri të saj, zona e qarkullimit me orientim lindje-perëndim dhe e përbërë nga trarë gjysëmrrethorë; banesa e Peshkatarit, porta e së cilës është në jug dhe dilte direkt në zonën e qarkullimit; si dhe banesa Perëndimore, nga e cila janë identifikuar dy çifte shtyllash druri, dy kllapa si dhe mbetje të dyshemesë së saj. Tre strukturat e para janë ekzaktësisht sinkrone, ashtu si edhe zona e prerjes së druve (kontekst 982) që me sa duket lidhet me to. Banesa e Peshkatarit ka pësuar rinovime gjatë gjithë përdorimit të saj 15 vjeçar, po ashtu dhe zona e qarkullimit. Ndërkohë që banesa Perëndimore, duhet të jetë pak e mëvonshme pasi zapton banesën e Peshkatarit, megjithatë boshllëku kohor ende nuk është përcaktuar. Horizonti nr.1, i cili mbulon nivelin e shkatërrimit të horizontit paraardhës, korrespondon me strukturën e parë të emërtuar Banesa e shembur, të identifikuar në sipërfaqen e shtresave 7 dhe 8 falë gjurmëve të shumta purtekash, të një vatre dhe një dyshemeje (kontekst 881) me orendi të vendosura në të, duke përfshirë dhe një set veglash litike e disa gurë peshash tezgjahu. Ekzistenca e të paktën një horizonti ndërtimi (nr. 0) pas më shumë se 60 vjetësh dëshmohet nga dendrokronologjia, por që i mungon ende baza stratigrafike. Ky horizont lidhet me një tra të madh horizontal mbajtës të zbuluar në vitin 2003 në sondazhin A7b (kontekst 000).
  • AIAC_3205 - Prehistoric settlement of Sovjan 2 - 2006
    Në sezonin arkeologjik të vitit 2006, rreth 2 kilometra në verilindje të fshatit Sovjan u identifikua për herë të parë një tjetër vendbanim liqenor që u pagëzua me emrin konvencial Sovjan 2. Terreni përreth sitit është moçalor dhe me përjashtim të verës ai gjendet i përmbytur. Shtresa e sipërme që është e trazuar, përmban gjurmë karboni natyral (dru i kalbëzuar) dhe gjendet rreth 20 cm mbi nivelin e dheut argjilor. Në pjesën e sipërme të shtresës së dytë, në thellësinë e rreth 10 cm u zbuluan, katër shtylla me prerje rrethore prej druri lisi, me diametër 12-14 cm, të futura vertikalisht thellë në tokë. Tre nga shtyllat (nr.2, 3, 4) me largësi respektivisht 2,10 m dhe 4, 10 m nga njëra-tjetra, ishin të orientuara saktësisht sipas aksit verilindje-jugperëndim. Ndërsa shtylla e katërt formonte me të tjerat një kënd prej 160 gradësh, duke krijuar kështu një «krah » me drejtim veri-jug me gjatësi 4,60 m. Përpara se të merreshin pjesët e sipërme të katër shtyllave me qëllim analizimin dendrokronologjik, përreth tyre u hapën kuadrate këndrejta me gjerësi 1m, dhe u gërmua vetëm pjesa e sipërme deri në thellësinë e 20 cm. Në mungesë të materialit arkeologjik, për momentin nuk mund të thuhet asgjë për datimin e këtyre strukturave. Rreth 100 m në verilindje të strukturave gjatë punimeve bujqësore është vënë re ekzistenca e një tjetër vendbanimi liqenor me shtylla druri me majë në fund, me diametër 20 cm, gjatësi 3 m, dhe që formonin rradhë me gjatësi prej 4-5 m.
  • AIAC_3206 - Neolithic settlement of Kallamas - 2008
    Viti 2008 shënoi sezonin e parë të gërmimeve arkeologjike në vendbanimin neolitik të Kallamasit, të zbuluar një vit më parë gjatë sërvejit të kryer nga misioni franko-shqiptar përreth liqenit të Prespës. Kërkimet u përqëndruan në dy objektiva kryesore: në përcaktimin e sekuencës stratigrafike të sitit me qëllim njohjen nëse niveli i banimit të epokës së Neolitit të Vonë, të identifikuar në sipërfaqet e punimeve bujqësore, paraprihet nga një ose disa faza të tjera më të hershme; dhe në përcaktimin e shtrirjes së vendbanimit prehistorik, pasi përhapja e materialit sipërfaqësor (rreth 7 ha) nga punimet bujqësore dhe ujërat e liqenit jep të dhëna jo të sakta dhe iluzive. Gërmimet u kryen në katër sektorë, A (Jug-Perëndim), B (Veri-Perëndim), C (Veri-Lindje) dhe D (Jug-Lindje), dhe sondazheve në to iu dhanë numra rendor. Në sondazhin C1 (me përmasa 4 x4 m) të hapur në pikën më të lartë të sitit, gërmimet që shkuan në thellësinë e 1,5 m, identifikuan një seri horizontesh me qeramikë që daton në epokën e Neolitit të Vonë. Ndërkohë në sondazhin A2 (me përmasa 1 x 1 m) në anën jugore pranë bregut të liqenit, u identifikua një shtresë e Neolitit të Mesëm, që karakterizohej nga material i pasur me qeramikë fine të zezë me sipërfaqe të lëmuar, me dekor barbotin me kanelyra vertikale dhe oblike. Kjo shtresë, me ngjyrë të zezë dhe përbërje argjilo-aluvionale, u identifikua dhe në sondazhet e tjera pranë, por që nuk përmbante material të periudhës në fjalë. Ajo vendoset direkt mbi një shtresë argjilore-ranore me ngjyrë gri në të kaltër e privuar nga çdo gjurmë aktiviteti njerëzor, që pa dyshim korrespondon me terrenin e virgjër. Këto të dhëna mund të tregojnë se ndoshta vendbanimi fillimisht ishte vendosur në bregun e liqenit dhe më pas si pasojë e rritjes së nivelit të ujërave, u zhvendos në brendësi të terrenit. Kjo zhvendosje sugjerohet dhe nga sekuenca e qeramikës, ku në nivelet e banimit të identifikuar në Jug-Lindje të sitit (D1), ajo është paksa më e hershme se në pikën më të lartë (C1). Në të gjithë sektorët e tjerë ku gërmimi arriti në shtresa më të thella (D1, D2 dhe D3; C2, C3 dhe C4), u identifikua një sekuencë stratigrafike pothuaj e ngjashme: 1) shtresa sipërfaqësore me trashësi 0,15-0,30 m, me përbërje ranore gri e përzier me tokë të pasur bujqësore (sektor C) dhe e vendosur mbi një shtrat me gurë të vegjël (sektor D); 2) shtresa argjilo-aluvionale me ngjyrë kafe të errët, me trashësi 0,40-1 m, e përzier me nyje të vogla të baltës së përdorur për ndërtim, me ngjyrë portokalli dhe që përmbante material të pasur prehistorik; 3) shtresa sterile argjilore me ngjyrë gri në bezhë dhe me trashësi 0,20-0,60 m; 4) sekuenca e nivelit me rërë të imët me ngjyrë të verdhë të hapur me trashësi mbi 0,80 m (sektor C), ose me rërë të imët me ngjyrë gri në të verdhë me trashësi rreth 0,20 m (sektor D), pa asnjë gjurmë aktiviteti njerëzor; 5) Në sektorin D dhe sondazhet nga A1 në A4, nivelet me rërë vendosen mbi shtresën argjilore të liqenit me ngjyrë gri në blu. Në nivelet e banimit gjatë gërmimeve u zbuluan fragmente të shumta enësh (tasa me trup bikonik, vazo me këmbë trungkonike, amforat me qafë cilindrike si dhe vazot me trup konik dhe me dy vegje vertikale nën buzë) qeramike: të ashpër me incizim dhe impreso monokrome me ngjyrë të hapur (bezhë/e verdhë/e kuqe e hapur) karakterisitike për Neolitin e Vonë; si dhe me dekor barbotin dhe inscizim me mbushje të bardhë të Neolitit të Mesëm. Gjithashtu u identifikuan një sërë objektesh prej guri si sëpata, thika, rruaza zbukurimi si dhe kocke.
  • AIAC_3206 - Neolithic settlement of Kallamas - 2009
    Sezoni i dytë i gërmimeve arkeologjike i vitit 2009, në vendbanimin neolitik të Kallamasit, kishte si objektiva kryesorë plotësimin e sekuencës krono-stratigrafike dhe vërtetimin e hipotezës së zhvendosjes së sitit gjatë periudhave të banimit si dhe saktësimin e kufijve të tij në Perëndim dhe Jug-Lindje. Gërmimet vazhduan në sondazhin kryesor në pikën më të lartë të vendbanimit (C1), si dhe u hapën një seri sondazhesh me përmasa të vogla (1 x1,50 dhe 2 x 2 m) në periferinë e sitit: në Perëndim (B1,B2, B3), në Veri-Perëndim (B4) dhe në Jug-Perëndim (A5, A6, A7); gjithashtu më afër qendrës (D4) dhe në pjesën perëndimore (A8). Në sondazhin C1 u identifikuan nivelet arkeologjike me trashësi më të madhe rreth 2,20 m, që përfaqësoheshin nga tre nivele kryesore banimi: ai i sipërm i prezantuar nga një shtresë me dhè gri të errët e përzier me masive argjile të pjekur në ngjyrë portokalli në të kuqe, që gjendet mbi një shtresë aluvioni me gurë të vegjël e mesatar; më poshtë niveli argjilor-aluvional me ngjyrë gri me përmbajtje nyjesh argjili të kuq dhe gjurmë karboni e vendosur mbi një shtresë tepër të karbonizuar, kjo e fundit mbulon një horizont argjilor dhe plotësisht steril që korrespondon me një fazë braktisjeje; niveli më i hershëm i përbërë nga një shtresë argjilore gri e errët me përmbajtje fragmentesh të mëdha druri të karbonizuar dhe masive balte pak a shumë të pjekur që korrespondojnë me struktura të shembuara. Nën nivelin e fundit të banimit që është dhe më i hershmi u identifikua një shtresë me guaska të bardha që mbulonte nivelin ranor me ngjyrë të verdhë të lidhur me tabanin e liqenit. Materiali qeramik i zbuluar në të tre nivelet e banimit daton në epokën e Neolitit të Vonë. Në sondazhet e tjera të hapura në brendësi të kufijve të vendbanimit, u identifikua vetëm një shtresë banimi me trashësi 0,20 m (A5) dhe 1,10 m (B3), me ngjyrë të zezë, me përmbajtje nyjesh argjile të pjekur, gjurmësh karboni, si dhe mbetje bimore dhe artifaktesh. Qeramika e zbuluar në të prezanton karakteristikat e Neolitit të Vonë, ndërkohë që në sondazhin A8 format dhe tiparet stilistike të Neolitit të Mesëm u gjendën me shumicë. Kjo e fundit i afrohet vërtetimit të hipotezës se vendbanimi është zhvendosur gjatë epokës së Neolitit të Vonë më në brendësi të territorit për nga lindja. Gërmimet në perëndim të sitit, identifikuan shtresën e banimit në sondazhet B3 dhe B1, por jo në B2 që është më pranë bregut të liqenit. Paraprakisht mund të supozohet se shtrirja e vendbanimit kësaj ane gjendej pak a shumë paralelisht rreth 130 m larg me bregun e sotëm të liqenit. Ndërkohë që të dhënat nga sondazhet A5 dhe A6 në anën jugore dhe ato A1-A4 të gërmuara vitin e mëparshëm në pjesën Jug-Lindore, sugjerojnë se kufijtë e vendbanimit në këtë krah nuk ndjekin një linjë te rregullt, duke përfshirë dhe zona të pa banuara brenda tij. Në të gjitha shtresat e banimit u zbulua një material i pasur që varion nga fragmentet e enëve të qeramikës (ku veçojnë vazot e neolitit të mesëm me katër këmbë dhe ato me qeramikë gri në te zezë me dekor me gërvishtje, me kanelyra të thella vertikale dhe me butona të dala në reliev), dy figurina terrakote, veglat, armët dhe stolitë prej guri dhe kocke (sopata, thika, gurët për bluarje apo për pastrimin e veglave, ashkla, grepa dhe gurë të rrjetave të peshkimit, një unazë e vogël, dy varëse, etj.) deri tek elementet arkitektonikë.
  • AIAC_3206 - Neolithic settlement of Kallamas - 2010
    Kërkimet arkeologjike në sezonin e vitit 2010, në vendbanimin neolitik të Kallamasit u përqëndruan në identifikimin e mëtejshëm të sekuencës stratigrafike, artifakteve brenda tyre kryesisht qeramikë, si dhe studimin tekno-morfologjik të objekteve prej guri, me qëllim përcaktimin e kronologjisë relative në sektorët e ndryshëm të gërmimit dhe përcaktimin e natyrës së banimit (i përhershëm, i përkohshëm apo i lidhur me prodhimin e veglave të gurit). Niveli sipërfaqësor aktual i vendbanimit varion nga kuota 847 m në sondazhet A1-A4 dhe A7 e skajit jugor pranë bregut të liqenit deri në kuotën 849 në sondazhet C4 dhe C129 të pikës më të lartë të sitit. Në të gjitha sondazhet u identifikua një vazhdimësi në thelb i ngjashëm i shtresave sedimentare dhe antropike: 1) shtresa sipërfaqësore që përbëhet nga toka pjellore me përmbajtje ranore dhe balte me ngjyrë bezhë në kafe, e shkrifët, e cila në fundin e saj ka një shtrat me zhavorr të vegjël; 2) shtresa antropike e përbërë nga një sediment me ngjyrë kafe të errët me argjilë kompakte, përzier me fragmente të shpërndara balte ndërtimi dhe fragmente të vogla mbetjesh të karbonizuara. Në këtë shtresë ruhet vetëm një nivel banimi, me përjashtim të sondazhit C1 ku janë identifikuar tre të tilla; 3) shtresa sterile argjilo-ranore me ngjyrë gri në të kaltër, e ndjekur nga një shtrat me guaska të bardha liqenore, që duket se formon substratin e sitit. Artifaktet e zbuluar në shtresën e dytë tregojnë se vendbanimi i epokës së Neolitit të Mesëm përqëndrohej në zonat periferike Jug/Jug-Lindje (më pranë bregut të liqenit) dhe pranë pikës më të lartë, ndërkohë që në Neolitin e Vonë ai shtrihet në pikën më të lartë dhe zonat periferike Veri/Veri-Lindje. Kjo zhvendosje e vendbanimit mund të sqarohet nga dy hipoteza: si pasojë e ngritjes së nivelit të liqenit në fazën e fundit të epokës së Neolitit të Mesëm; apo braktisjes dhe më pas ndryshimit të formës së habitatit si pasojë e faktorëve natyralë (erozioni) dhe/ose humanë (punimet bujqësore) që në Neolitin e Vonë prezanton një shtrirje të çrregullt. Qeramika e sondazheve në sektorët Jug-Perëndimor (A), Jug-Lindor (D) dhe C1 (nivel III i banimit) daton në epokën e Neolitit të Mesëm dhe përfaqësohet me shumicë nga ajo gri në të zezë (përgjithësisht e lëmuar), me forma bikonike dhe kupa me këmbë trungkonike, me zbukurime në reliev me trajtën e butonave, me dekore me incizim (trekëndësha të mbushur) apo barbotin, si dhe vegje të vogla horizontale. Në shtresën e banimit që i takon Neolitit të Vonë qeramika prezantohet kryesisht nga ajo me ngjyrë të çelët, e prodhuar me teknikën «black topped», me këmbë trungkonike, vegje vertikale, me pikturim apo incizim të mbushur me material të bardhë. Në gërmimet në sitin e Kallamasit janë identifikuar një seri objektesh guri, ku pjesën më të madhe e përfaqësojnë sëpatat me sipërfaqe të lëmuar, që duket se janë prodhuar aty. Këtë e dëshmojnë gjurmët e mbetjeve dhe ashklave të punimit të blloqeve të gurit, të identifikuara në nivelet e banimit.
  • AIAC_3206 - Neolithic settlement of Kallamas - 2011
    Gjatë sezonit të gërmimeve arkeologjike të vitit 2011 në vendbanimin neolitik të Kallamasit, u hapën 13 sondazhe të reja, pesë në zonën veriore dhe verilindore (sektori C: C5-C9) dhe tetë në zonën lindore dhe juglindore (sektori D: D5-D12). Pothuajse në të gjitha sondazhet e gërmuara u identifikua e njëjta stratigrafi e vënë re dhe sezonet e mëparshme: shtresa sipërfaqësore me përmbajtje ranore dhe balte me ngjyrë kafe të hapur, me trashësi nga 0,30 në 0,50 m, e cila është e trazuar nga punimet moderne bujqësore; shtresa antropike me argjil me ngjyrë kafe të errët, me trashësi nga 0,35 në 1,05 m dhe e pasur me material arkeologjik; dhe së fundmi shtresa argjilo-ranore me ngjyrë gri në bezhë që përbën terrenin e virgjër. Vetëm dy sondazhet më pranë liqenit, D7 dhe D8, ofrojnë një sekuencë të ndryshme ku shtresa antropike mungon dhe niveli steril ranor me ngjyrë të verdhë gjendet menjëherë nën shtresën sipërfaqësore. Shtresa antropike në përgjithësi përbëhet nga argjilë kompakte me përmbajtje mbetjesh karboni, nyje argjilore të zbardhëllyera, fragmente balte ndërtimi, gjurmë brimash trarësh, artifakte prej qeramike, terrakote dhe guri, etj. Ndryshe nga shumica e sondazheve ku u identifikua vetëm një horizont banimi, në shtresën antropike të C8 dhe C9, u zbuluan tre të tilla të Neolitit të Mesëm dhe të Vonë. Këto sondazhe dëshmuan gjithashtu se vendbanimi gjatë epokës së Neolitit të Mesëm ka një shtrirje më të gjerë nga sa mendohej më parë, duke u shtrirë nga bregu i liqenit në perëndim, më në brendësi të territorit drejt veriut, të paktën deri në pikën më të lartë të sitit. Përveç zbulimit të një numri të madh fragmentesh qeramike, u zbuluan dhe disa enë pothuajse të plota (D5 dhe D11). Nivelet më të të thella të horizonteve të banimit karakterizohen nga qeramikë me ngjyrë të errët (gri dhe të zezë), tipike për kulturën e Neolitit të Mesëm, ndërkohë që nivelet më të sipërme përmbajnë qeramikë me ngjyrë të çelët (bezhë dhe rozë) që daton në epokën e Neolitit të Vonë. Në gërmime u identifikuan dhe një seri objektesh (kryesisht vegla pune) prej guri (një shat, një sëpatë e vogël, si dhe një sasi e madhe ashklash që lidhen me përgatitjen e veglave prej guri), kocke (ku veçohen tre shpuese, një fuzhnjë dhe dy unaza), terrakote (një figurinë dhe disa gurë peshash).
  • AIAC_3207 - Structures at the Neolithic settlement of Kallamas - 2008
    Gërmimet arkeologjike të vitit 2008 në vendbanimin prehistorik të Kallamasit identifikuan në horizontet e banimit të epokës neolitike gjurmë ndërtimtarie që lidhen me struktura. Zonat e vogla të gërmimit të kushtëzuara nga sondazhet me përmasa të vogla dhe natyra e kërkimit nuk lejuan zbulimin e plotë të strukturave. Megjithatë, në dy sektorë të gërmimit u identifikuan mbetje ndërtimesh që tregojnë nivele banimi, dhe që qeramika e lidhur me to daton në epokën e Neolitit të Vonë. Brenda sondazhit D1, menjëherë poshtë një rradhe gurësh (kontekst 801) pingul me bregun e liqenit dhe e dukshme në sipërfaqe – strukturë me funksion ende të papërcaktuar (mur ? dysheme ?) dhe me datim të paqartë por me siguri më e vonshme se epoka neolitike – u zbuluan mbetjet e gërryera të një niveli banimi (kontekst 802/803). Niveli në fjalë përmbante pjesën e sipërme të një qypi të madh të thyer, tre enë të vogla qeramike që ruhen të plota, fragmente paretesh me argjilë të veshur nga disa shtresa balte, si dhe grumbuj skeletesh të disa kafshëve mes tyre të paktën i një derri të egër. Qypi me baltë ngjyrë gri, ka dekore me zbukurim barbotin në trup (kanelyra vertikale). Nga tre enët e plota: e para ka trup sferik dhe qafë cilindrike, dhe është e zbukuruar me motive të incizuara si para ashtu edhe pas pjekjes; e dyta, pa qafë, ka një varg brimash përreth menjëherë poshtë buzës; ndërsa e treta një enë në trajtë kupe me trup bikonik. Brenda sondazhit C1, një numër i madh njësish stratigrafike të niveleve më të sipërme të banimit të Neolitit të Vonë, lidhen me mbetje të shpërndara strukturash, të tilla si gropa rrethore të trarëve vertikalë të drurit, masive balte të pjekura të faqeve të mureve (disa prej tyre ruanin ende gjurmët e drurit të karbonizuar), nyje argjilore të zbardhëllyera, fragmente vatrash të furrave, etj. Por niveli i banimit më i qartë u identifikua mbi shtresën e zezë me përmbajtje gjurmësh të karbonizuara. Niveli përbëhej nga gurë të bardhë gëlqerorë që formonin një lloj tabani, mbi të cilën ishin shtruar fragmente qeramike të sheshta.
  • AIAC_3207 - Structures at the Neolithic settlement of Kallamas - 2009
    Në sezonin arkeologjik të vitit 2009, në vendbanimin neolitik të Kallamasit, gërmimet identifikuan një seri elementesh arkitektonikë që lidhen me struktura banimi dhe ruajtjeje të kësaj epoke. Në sondazhet e gërmimit A5, A6, B3 dhe C1, në nivelet e shkatërrimit të shtresës antropike u zbuluan një sërë gropash që u përkisnin trarëve të drurit të vendosur vertikal dhe fragmente balte me gjurmë thurrjesh me thupra ose degë që me sa duket u përkasin konstruksionit dhe faqeve të mureve të strukturave neolitike. Megjithatë e vetmja strukturë e dukshme, e zbuluar në këtë sezon gërmimesh prezantohet nga një grumbull fragmentesh me baltë të pjekur, forma e të cilave tregon për një kontenier, ndoshta një silo për ruajtjen e drithërave (kontekst 805). Nga ajo ruhet pjesa e sipërme me trashësi të pareteve që arrin nga 2 cm lartë në 5 cm poshtë. Struktura përbëhet nga material argjilo-ranor i pasuruar me shumicë nga mbetje vegjetale të tilla si kallami apo kashte të copëtuar (ende të dukshme). Materialet përbërëse tregojnë për mënyra të ndryshme të punimit të kësaj strukture: pareti i brendshëm është punuar dhe pjekur pothuajse njëtrajtësisht; ndërkohë që mbushja (zemra) është pjekur pak; dhe pareti i jashtëm pothuajse fare. Prandaj nuk ishte e mundur që gjatë gërmimeve të dallohej plotësisht faqja e jashtme e strukturës nga sendimentet natyrale përreth; po për të njëjtën arsye nuk mund të dalloheshin me qartësi përzieret vegjetale në konstruksion nga ato të ambientit. Të gjitha këto të dhëna sugjerojnë se struktura – me shumë gjasa një depo ruajtje – është ndërtuar brenda një grope, ku fundi dhe paretet e saj janë veshur me baltë argjilo-ranore përpara se ti vihej zjarri nga brenda për të realizuar konsolidimin e strukturës. Kjo praktikë është mjaft e njohur dhe është vërtetuar nga eksperimentet në botën neolitike egjeane, për shembull si në Dikili Tash.
  • AIAC_3207 - Structures at the Neolithic settlement of Kallamas - 2011
    Në dy nga sondazhet e gërmuara gjatë sezonit arkeologjik të vitit 2011, në vendbanimin prehistorik të Kallamasit, u identifikuan gjurmë strukturash in-situ që paraqesin të dhëna të rëndësishme mbi fazat e banimit në epokën Neolitike. Në sondazhin C8, në shtresën antropike me trashësi rreth 1 m, poshtë 50 cm nga niveli i sipërm i saj u identifikua një lloj platforme me formë rrethore me diametër prej rreth 1,30 m. Struktura përbëhej nga baltë e pjekur (ku sipërfaqja e saj ishte e gërryer) dhe në periferi nga një gropë (e një shtylle druri ? konteksti 810). Rreth 0,50 m poshtë kësaj platforme u zbuluan mbetjet e dy strukturave të ruajtura mirë (me djegje?) me baltë argjilore, të gjendura përkrah njëra-tjetrës – apo dy elemente të të njëjtës strukturë (kontekstet 812-813). Elementi i parë (kontekst 812) paraqet një taban rrethor (në trajtën e një «govate») me diametër të brendshëm 0,30 m, me paret me trashësi 5 cm i cili në pjesën ku kthehet lartë – që duket në të vërtetë si fillimi i një qemeri – ruhet në lartësinë e 10 cm. Dy brima me diametër 6 cm që përshkojnë në anën veri-lindore dhe jug-perëndimore paretin, duken më tepër si tunele apo labirinte. Elementi i dytë (kontekst 813), menjëherë në jug të të parit, pjesa që ruhet ka formë drejtëkëndore me përmasa 0,50 x 0,30 m, me një kënd që ngrihet dhe që tregon se ka patur një mbulesë të harkuar me trashësi 2 cm. Prezenca e një shtrese me hi të bardhë mbi dhè (ose në dhè) ndoshta tregon se elementet në fjalë janë pjesë të një ose dy furrave shtëpiake, pavarësisht aspektit të dobët të materialit ndërtimor të tyre (argjila e shkrifët) që mund të shpjegohet me natyrën hidromorfe të kontekstit. Këto objekte, të cilat i përkasin horizontit më të vjetër të banimit (Neolit i Mesëm), vendosen direkt mbi shtratin steril me argjil të liqenit, që duket se është stabilizuar me ndihmën e gurëve të vegjël të bardhë gëlqeror, të dukshme më tepër nën strukturat, duke formuar kështu një lloj tabani për to. Në sondazhin D6, brenda shtresës antropike me ngjyrë të zezë të përzier me mbetje karboni dhe nyje balte portokalli, u identifikua një grumbull elementesh arkitektonikë me baltë të pjekur (kontekstet 806, 807 dhe 809), ku disa prej tyre ishin të lidhura me njëra tjetrën. Shumica prej tye kishin njërën anë të sheshtë dhe tjetrën të përshkuar nga gjurmë të një apo disa shtyllash druri me prerje rrethore apo katërkëndore; në disa raste, druri plotësisht i karbonizuar ruhej ende në vend. Këto elemente balte të lidhura me shtylla druri përbëjnë pjesët e një muri apo rrethimi të sitit, i cili u shkatërrua pas braktisjes së vendbanimit, ndoshta si pasojë e një zjarri, ashtu siç e dëshmojnë gjurmët e djegieve në fragmentet e baltës së ndërtimit. Me mbetjet e murit të vendbanimit lidhen disa objekte prej guri dhe qeramike të datuara në Neolitin e Vonë. Ky nivel gjendet direkt mbi një shtresë sedimenti me ngjyrë kafe pa material arkeologjik, dhe më poshtë sërish një tjetër nivel banimi. Në sondazhin D11, nën 30 cm e para të shtresës antropike u zbulua një nivel banimi i përbërë nga fragmente qeramike të shtruara në nivelin e tokës, elemente arkitekturore me baltë të pjekur, mbetje bimore si dhe një numër i madh objektesh prej guri: gurë bluarjeje, stralle të mprehta dhe blloqe shkëmbore me ngjyrë jeshile (kontekst 811).

Season Team

  • AIAC_1668 - Tumulus of Kamenica - 2001
    Këtë sezon një nga objektivat kryesore ishte zbulimi i të gjithë perimetrit të tumës. Distanca nga qendra konvencionale e tumës në ekstremitetin lindor të monumentit arriti përafërsisht 55m. U përcaktuan elemente të rëndësishëm të arkitekturës së tumës sepse edhe forma eliptike ishte e veçantë për tuma të tjera të zbuluara deri tani në Shqipëri dhe në zonat Ballkanike përreth. U kuptua se në një fazë të parë varreza ishte shumë e vogël e ndërtuar vetëm me dhè; më pas, në një fazë të dytë (ndoshta fundi shek VIII p.Kr) monumenti u zgjerua dhe u ndërtua me gur. Varreza është ndërtuar në një shpat natyror dhe për rrjedhoj sipërfaqja e zënë përafërsisht nga pjesë të Sek. 2, i gjithë Sek. 3 dhe pjesë të Sek. 4 kanë një lartësi më të vogël se pjesa tjetër e tumës. Disa tipe varresh u dalluan gjatë gërmimit të tumës. Më i zakonshmi është ai me gropë të thjeshtë, që është karakteristik për të gjithë periudhat e përdorimit të tumës, por s’mungojnë edhe varret me gjurmë prej druri dhe shumë më të rrallë janë ata të konturuar me gur. U fillua të caktohen kufijtë kronologjik të përdorimit të tumës që duket se ka filluar nga periudha e Bronzit të vonë (shek XIII dhe XII p.Kr.) deri në shek VI p.Kr. Në këtë tumë përfaqësohen mirë periudha e hekurit të hershëm dhe atij të zhvilluar. Në këtë sezon ne sektorin 3 u gjetën edhe një kompleks varresh prej 5 varresh të veçanta. Ato janë thuajse struktura rrethore me një diametër nga 3.5m në 4.2m. Brenda secilës nga këto struktura është varrosur një trup i vetëm. Në shek VIII- VII p.Kr. mënyra kryesore e varrimit është ajo me vendosje trupi. Zakonet e varrimit të këtyre varreve perfshin dy element të rëndësishëm: pozicioni i shtrirë i vendosjes së të vdekurit, ashtu si dhe përdorimi i shpesht i një vazoje të caktuar si inventar varri. Varret me vendosje trupi kanë pasur një inventar të pasur si stoli bronzi dhe hekuri, qeramikë një pjesë e të cilës me një pikturim cilësore disa herë të shoqëruar me dekorim plastik. Në pjesën e tumës që i përket fazës së parë të përdorimit trup-djegia nuk ështe e rrallë. Janë gjetur disa varre me djegie me hirin e trupave që janë djegur diku jashtë varrezës, kurse në raste të tjera djegia ka ndodhur in-situ dhe argjila përreth ka marrë ngjyrën tipike të qeramikës së djegur.