Name
Skёnder Muçaj
Organisation Name
Insituti i Arkeologjisë Tiranë, Departamenti i Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës së Hershme (Albanian Institute of Archaeology, Department of Late Antiquity and Early Medieval)

Season Director

  • AIAC_1760 - Bath at Basilica of Ballsh - 2003
    Nё vitin 2003 sё bashku me bazilikёn e Ballshit u gёrmua edhe banja qё ndodhej aty pranё. Pjesa kryesore e banjёs (me formë afërsisht katërkëndore dhe me përmasa: gjatësi 8.20m, gjerësi maksimale 5.80m), u gërmua plotësisht nga brënda dhe jashtë në të gjithë perimetrin e saj si dhe pjesërisht në pjesët e hipokaustit. Ajo përbëhet nga tre ambiente kryesore, një vaskë dhe një depozitë e vogël për shpërndarjen e ujit. Në anën lindore ,u zbulua pjesërisht një mur paralel ku dallohet dhe pragu i hyrjes për në kompleksin e banjёs. Plani i banjёs ruhet në gjendje të mirë, kurse në lartësi muret ngrihen vetëm paksa mbi dysheme deri në 1,10m. Në krahun jugor të Banjёs gjendet Ambienti i parë (A) që ka formë katërkëndore me përmasa 2,95 x 1,55m. Në këtë ambient gjendet një portë me gjerësi 0.75m e hapur nga jugu e cila lejonte hyrjen për në banjë. Kjo paradhomë në hyrje të banjës, me dysheme të shtruar me pllaka të mëdha gëlqerore dhe të ndërtuara mbi hipokaust, ka qënë e pajisur në faqet anësore më pjesë të ngritura, të përdorura si sofate për tu ulur. Në lindje, në rrëzë të murit, ruhet një kanal shkarkimi me gjerësi dhe lartësi 0.14m. Duke u bazuar nga instalimet, ambienti mund të ketë patur funksionin e tepidarium-it, por njëkohësisht mund të ketë shërbyer edhe si ambjent zhveshjeje (apodyterium). Në perëndim të këtij ambjenti është një vaskë (ambienti D) me përmasa 1 x 1.40m dhe lartësi të ruajtur 1.08m. Vaska furnizohej me ujë nga një tub qeramike dhe ka shumë mundësi që ajo të ketë qënë baseni i ujit të ftohtë. Ambienti (A) lidhet nga ana veriore me sallën qëndrore të banjës ( ambienti B) me një portë me gjerësi 0.75m. Salla ka sipërfaqe ( me përmasa 2.95 x 2.90m) më të madhe se ambientet e tjera. Pllakat prej mermeri të ruajtura në anën lindore tregojnë se dyshemeja ka qënë e shtruar me to, kurse tullat e ngelura duket se kanë shërbyer për ndërtimin e sofatave. Sofatat kanë qënë në qoshet jugperëndimore dhe veriperëndimore, kurse në krahun e kundërt ruhen gjurmët e një vaske të veshur me llaç hidroizolues. Muret e vaskës janë ruajtur deri në lartësinë 0.40m. Në këtë ambient duket se kryhej proçesi i djersitjes, masazhit dhe larjes me ujë të vakët. Një portë me gjerësi 0.67m e hapur në mesin verior të sallës qëndrore të çon në ambientin e fundit të larjes me ujë të nxehtë (caldarium). Caldariumi ka përmasa 2.90 x 1.26m dhe është i ndarë në tre pjesë. Dy anësoret me gjatësi 1.26m dhe gjerësi afërsisht 0.80m, ndahen nga njëra tjetra nga qemeri cilindrik i grykës së furrës dhe oxhakut, i cili u gjend i dëmtuar. Ambienti tjetër (E) në perëndim të Termës ka patur funksionin e depos së ujit (me gjatësi 4m dhe gjerësi 0,60m) dhe është i veshur me llaç hidroizolues. Në murin jugor dhe lindor të saj ruhen tubat e qeramikës që furnizonin vaskën e ujit të ftohtë dhe atë të ujit të nxehtë. Ambienti i fundit i gërmuar është ai i zjarrit dhe ka formë trapezoidale me përmasa 4-4,5m dhe 3,7m. Ambienti i zjarrit nuk është i njëkohshëm me pjesën tjeter të termës dhe muret përveç se të shkëputur janë edhe të ndryshëm përsa i përket teknikës së ndërtimit. Tullat këtu mungojnë dhe muri është i lidhur me baltë. Furra e ndërtuar në mesin verior, mbulohet me qemer cilindrik prej tullash dhe me dy ante që dalin para murit. Në mes të qemerit ka qenë ngritur oxhaku për daljen e tymrave. Gazi i nxehtë i furrës, pasi qarkullon nën dyshemetë e termës, del në hapësirë me anë të dy oxhaqeve të ndërtuar me tubacion qeramike në murin perëndimor të sallës qëndrore. Oxhaku verior u gjet i dëmtuar, pasi mbi të ishte hapur një gropë varri. Shtyllat e hipokaustit ishin ndërtuar me tulla me seksion katërkëndor e rrethor dhe lartësia e tyre shkon nga 0.80m në caladarium në 0.65m në tepidarium. Mbi shtyllat është vendosur shtresa e parë e pllakave prej guri ranor, mbi to llaç gëlqereje me guralecë dhe grimca tullash dhe më pas dyshemeja me pllaka guri apo mermeri. U vu re se terma ishte braktisur para sesa të braktisej vetë Bazilika dhe se mbi muret e saj ishin bërë varrime. Në faqen e jashtme të murit perëndimor është depozituar një shtresë qeramike e shekujve 12-13 që shërben si terminus post quem për ndërtimin e termës.
  • AIAC_1776 - Church of Melan - 2004
    Kisha e Melanit, ndodhet në pjesën lindore të Teqesë së Melanit në rrethin e Gjirokatrës. Në përfundim të gërmimeve arkeologjike të vitit 2004, u arrit të zbulohej tërësisht planimetria e kishës njënefëshe. Kisha ka gjatësi lindje – perëndim: 9,89m – 10,09m pa absidën dhe gjerësi 5,77m – 5,85m. Absida ka formë gjysmërrethore nga brenda dhe gjysmëeleptike nga jashtë. Muret kanë relativisht trashësi të madhe: muri lindor shkon nga 0,74m në pjesën jugore në 0,89m në atë veriore. Muri verior është i gjerë 0,92m, ai jugor 0,81m, perëndimori 0,85m, ndërsa trashësia në aksin e absidës arrin në 1,59m. Nga gërmimi dolën tre shtresa: shtresa e parë (K001) përbëhej nga depozitë mbetjesh të përziera; shtresa e dytë (K002) përfaqësohej nga një depozitë rrënojash; ndërsa shtresa e tretë (K003) përfaqësohej nga mbeturina druri të dekompozuara të përziera me gozhdë hekuri. Shtresa e parë arkeologjike mbulonte gjithë monumentin duke u shtrirë 2m-3m edhe jashë mureve të tij. Trashësia e kësaj shtrese arrinte deri në 1,10m dhe përbëhej nga mbetje organike, gurë të grumbulluar, fragmente tjegullash, pitosash, skulpture arkitektonike dhe dekorative. Numrin më të madh të tjegullave e përbënin ato të antikitetit të vonë, më pak ato të periudhës helenistike (shekujt 3-2 p.Kr.) dhe një fragment i vetëm mesjetar (i shekullit të 13 m.Kr.). Enët e qeramikës përfaqësoheshin nga fragmente pitosash, amforash dhe pitosash të zbukuruar me vija të inçizuara ose me reliev të datuara në periudhën antike të vonë. Fragmentet e skulpturës arkitektonike dhe ato të mobilimit janë të punuara në gur gëlqeror e mermer, dhe i përkasin kolonave, kapitel-imposteve, kornizave, suprinave dhe këmbëve të tavolinave. Shtresa e dytë arkeologjike me trashësi 1,80m, përbëhej nga gurë të rrëzuar nga muret, kupola dhe qemeri, llaç me ngjyrë të kuqerremtë. Shtresa e tretë, e depozituar mbi dyshemenë e kishës, ishte e trashë vetëm 0,10m dhe përbëhej nga mbetje drusore e gozhdë hekuri. Në përfundim të gërmimeve u vu re se, Kisha e Melanit është e tipit sallë me kupolë, me formë më të zgjatur në plan. Pjesa qëndrore ka qenë e mbuluar me një kupolë të mbështetur mbi katër harqe. Nisur nga distancat ndërmjet pilastrave të kupolës mund të thuhet se kupola nuk ka pasur formë rrethore por eliptike. Kisha ka dy hyrje, kryesorja është në mesin e murit perëndimor, ndërsa tjetra në anën perëndimore të murit jugor. Dyshemeja e kishës është e shtruar me pllaka shtufi. Muret e brëndshëm të kishës kanë qënë të patinuar me llaç gëlqereje. Suvaja është lënë e pangjyrosur dhe pa pikturim. Kisha e Melanit duke bërë pjesë në grupin e kishave njënefëshe të tipit sallë me kupolë, datohet në fillimet e shekullit të 17.
  • AIAC_1777 - Monastery of Mesopotam - 2004
    Manastiri i Shёn Kollit ndodhet në fshatin Mesopotam të rrethit Sarandë. Nё këtё kompleks kristian të periudhës Bizantine pёrfshihen kisha, disa dhoma tё kompleksit si dhe muret rrethuese. Pёrveç kishёs qё ёshtё akoma nё kёmbё, ambientet e tjera janё tё rrёnuara. Nё Gusht tё vitit 2004 u ndёrmorёn gërmime arkeologjike nё jug të Manastirit të ndarë në dy sektore. Njeri nga sondazhet (S.1) në Sektorin A të gërmimeve, kishte pёr qёllim sqarimin e sekuencave stratigrafike, ndёrsa sondazhi (P.1) kishte pёr qёllim gёrmimin dhe studimin e depozitimeve. Në Sondazhin e parё (S.1) me përmasa: 1.60m x 1.20m, dhe me thellёsi 1.40m – 1.80m, u vёrejtёn gjashtё shtresa tё ndryshme (001; 002; 003; 004; 007; 008). Shtresa 001 pёrfshinte materiale tё ndryshme; shtresa 002 pёrfshinte qeramikё kuzhine tё tё njёnjtit tip me shtresёn 005; shtresa e shkatërruar 003 pёrmbante njё pllakё mermeri me njё mbishkrim e cila ishte e dekoruar me motive tё ndryshme si dhe njё reliev me dy grifonё; shtresat 004 dhe 008 ishin qё tё dyja shtresa hiri; shtresa 007 pёrmbante disa artikuj gatimi, nё mё tё shumtёn Proto-Majolike dhe Majolike Arkaike. Sondazhi tjetër (P.1) me pёrmasa 0.80m x 0.88m u gёrmua deri nё thellёsinё 1.30m, ku nё tё cilin u shfaqёn dy shtresa tё ndryshme (005 dhe 006). E para ishte e njёnjtё me 002; dhe e dyta e njёnjtё me 003. Shtresa 002 pёrmbante disa artikuj gatimi, nё mё tё shumtёn Proto-Majolike dhe Majolike Arkaike. Shtresa e shkaterruar 006 pёrmbante n tjegulla dhe tulla. Shtresat e shkatërruara mund tё lidhen me periudhёn 1336-1343, periudhё nё tё cilёn janё shkatёrruar edhe dy kisha tё tjera nё zonat e afёrta Shёn Jan (afёr Finiqit) dhe Peshkёpi’sё (Nivicё). Qeramika e grumbulluar nё shtresёn 007 mund tё datohet para kёsaj periudhe, dhe gjithashtu nuk ёshtё mё e hershme se ndёrtimi i kishёs (1272-1286). Grumbullimet nga shtresat 002 dhe 005 janё depozituar nё shekullin e 14.
  • AIAC_1777 - Monastery of Mesopotam - 2005
    Në vitin 2005 për të ndihmuar kryerjen e punimeve konservuese të kullës së kambanores në Manastirin mesjetar të Mesopotamit u ndërmorrën gërmime stratigrafike (Sektor B) vetëm në pjesën e brendshme të saj. Rindërtimet e bëra në kohë të ndryshme në kullë dhe depozitimet nuk lejonin që të vëreheshin fazat e ndryshme të ndërtimit. Ndërtimet e kryera në fund të shek. 19 dhe fillim të shek. 20, kishin prishur shtresat që ndodheshin në pjesët e sipërme (001, 002) të identifikuara në sektorin A në gërmimet e vitit 2004. Shtresat në sektorin B fillonin me nivelin e shkatërrimit (003), ndjekur nga një shtresë e hollë hiri (004) dhe, më në thellësi, nga (007), ku ishte depozituar qeramika. Poshtë kësaj të fundit, filloi shtresa e trashë prej hiri (008) që u la pa u gërmuar. Në shtresën 007 me përmbajtje të madhe qeramike gjatë gërmimit u zbulua një vorbë, e zbukuruar në sipërfaqen e jashtme me dy shirita, një fragment tasi me “motiv të Tarantos” dhe një tas i plotë metallic ware. Dy enët me glazurë e datojnë këtë shtresë në fundin e shek. 13 dhe fillimin e shek. 14 në një periudhë me shtresat 002, 003, 004, 024 dhe 025 të sektorit A. Ndërkohë që brenda dhe përreth kullës u identifikua një numër i madh fragmentesh qeramike jashtë kontekstit që përfaqësonë kryesisht enët me glazurë, ato të guzhinës si dhe amforat. Datimi i këtij materiali prej fundit të shek.13 e deri në shek. 16, si brenda kontekstit arkeologjik ashtu dhe jashtë tij jo vetëm që ndihmon në përcaktimin e përafërt të kohës së ndërtimit të kullës por dhe frekuentimin e zonës perëndimore brenda murit rrethues të manastirit të Mesopotamit gjatë periudhës mesjetare.
  • AIAC_1777 - Monastery of Mesopotam - 2006
    Në sezonin arkeologjik të vitit 2006 u ndërmorën sërish gërmime arkeologjike në sektorin jugor (Sek. A), në manastrin mesjetar të Mesopotamit. Në këtë sezon u zgjeruan dhe u gërmuan plotësisht tri kuadratet S. 1, S. 2 dhe S. 3 të hapura në vitin 2004, si dhe një nga shtyllat e murëzuara (Pusi 6) të Manastirit. Kërkimet kishin si qëllim krijimin e një ideje të qartë për trashësinë e depozitimeve në konakët dhe pranë murit rrethues. Gërmimi, në pjesën jashtë shtyllës, shkoi deri në tabanin argjilor, mbi të cilin ishte depozituar një shtresë (016) me gjetje të periudhës antike të vonë dhe helenistike ndërsa brenda shtyllës përfundoi deri në fundin e saj të ndërtuar me llaç gëlqereje. Në mjedisin e brendshëm të shtyllës u përcaktuan 5 njësi stratigrafike (009, 010, 011, 012, 013, 014), kurse në pjesën tjetër, jashtë sondazheve të kryera, njësitë stratigrafike janë të njëjta me ato të gërmuara në vitin 2004 (001, 002, 003, 004, 007, 008), dhe tri njësi në formë xhepash brenda tyre (018, 024, 025). Shtresat me kontekst 001-008, 018 dhe 024 përmbajnë numrin më të madh të qeramikës të zbuluar në gërmim dhe përbëhet kryesisht nga fragmente qeramike të enëve të guzhinës. Enët që kanë deltinë me pjekje sandwich, përzier me thërrmija të mëdha e të imëta gëlqerore, kuarci dhe kafe, përfaqësojnë vorbat me dy ose pa vegje, të zbukuruar me shirita të valëzuar me krehër. Gjithashtu në këto shtresa u identifikuan: tasa me glazurë të tipit “RMR” me “motiv të Tarantos”, graffita arcaica policroma, double dipped ware dhe maiolica; pjatat e tipit “RMR”; broket dhe tasat e tipit metallic ware; amforat e importit (ndoshta nga Italia e Jugut) si dhe tenxheret. I gjithë materiali daton në fund të shek. 13 dhe fillim i shek. 14, periudhë kjo e cila përkon me ndërtimin e kishës dhe vetë manastirit (1272 – 1286). Praninë e këtyre tipeve të qeramikës e mbyll një shtresë me rrënoja që gjendet direkt mbi të dhe lidhet me shkatërrimin e Manastirit gjatë shek. 14 (vitet 1336 – 1343), kohë kjo që përkon me shkatërrimin e dy kishave në zonën afër, i Shën Janit (afër Finiqit) dhe Peshkëpisë (Nivicë). Aktiviteti pas djegies në këtë qendër (në shtresat e sipërme) përfaqësohet nga qeramika e tipit double dipped ware që në gjysmën e dytë të shek. 14 shfaqet me prodhim sasior. Ndërkohë që materiali qeramik i zbuluar në shtresat më të thella (kontekst 015, 016, dhe 019) përmban qeramikë (fragmente të amforave, tjegullave, enëve të ndryshme) të periudhës së antikitetit të vonë, çka tregojnë se ky sit ka qenë banuar të paktën që në këtë kohë.
  • AIAC_1778 - Church of Peshkëpi - 2003
    Kisha e Peshkëpisë, ndodhet në Kodrë e Kuqe Krekëz, përkatësisht në juglindje të fshatit Nivicë-Bubar të rrethit Sarandë . Në vitin 2003 u krye gërmimi i parë arkeologjik në këtë sit. Gërmimi mundësoi zbulimin e një bazilike tre nefëshe me harkada mbi shtylla të murëzuara, me tri absida në anën lindore dhe narteks në anën perëndimore. Absida qëndrore ishte trifaqëshe nga jashtë dhe gjysmërrethore nga brenda, veriorja gjysmërrethore, ndërsa forma e absidës jugore nuk u arrit të përcaktohej. Gjatë këtij sezoni gërmimi, u identifikuan dhe katër hyrje të ndërtuara me ante: njëra në perëndim dhe tjetra në veri të narteksit, kurse dy të tjerat në veri dhe jug, pothuajse në mesin e gjatësisë së nefeve anësore. Një numër i madh fragmentesh afresku u gjetën në bazilikën e rrënuar. Materiali i ndёrtimit pёrfaqёsohet nga gurët, tullat dhe tjegullat. Tullat janë të tipeve dhe masave të ndryshme dhe disa prej tullave kanë dhe monogramë.
  • AIAC_1778 - Church of Peshkëpi - 2004
    Gjatë sezonit të gërmimeve të vitit 2004, u zbulua plotësisht monumenti dhe u saktësua forma e tij planimetrike. Kisha e Peshkëpisë është një Bazilikë trenefëshe me tri absida dhe një narteks. Të trija absidat qarkohen nga një trotuar i ngushtë. Gjithashtu Sanktuari, protezisi dhe diakonikoni, janë të pajisur me absida. Gjatësia dhe gjerësia maksimale e Bazilikës së bashku me absidat dhe hyrjet janë përkatësisht 16m dhe 12,4m. Bazilika në një fazë të dytë ndoshta nga një rrënim i pjesshëm është bërë shkak për një modifikim. Monumenti në fjalë është shndërruar nga një bazilikë trenefëshe në një bazilikë dynefëshe, duke eliminuar nefin jugor. Kjo u realizua duke murosur harqet e arkadës jugore. Dyshemetë e bazilikës janë të gjitha të shtruara me teknikën opus sectile. Motivet në të janë vetëm gjeometrike. Brenda bazilikës u zbuluan katër varre: i pari në veri të hyrjes perëndimore të narteksit, i dyti me konstruksion në formë arke nën hyrjen perëndimore të narteksit, ndërsa dy të tjerët poshtë dyshemesë së narteksit. Qeramika e dalë nga gërmimet, është e pakët dhe e përfaqësuar me fragmente guzhine. Ndër gjetjet vlen të përmenden afresket murale të cilat janë të rralla në këtë periudhë. Në këtë kishë kemi dhe prezencën e një thesari prej 149 monedhash, të cilat janë prerje të despotit të Epirit Jan Orsinit (1323-1335). Megjithëse problemi i datimit ngelet i hapur, nga të dhënat e ardhura nga gërmimet, paraprakisht si datë post quem i Bazilikës merret shekulli 14.
  • AIAC_1779 - The Basilica of Ballsh - 2003
    Gërmimet e kryera në muajt maj-qershor të vitit 2003 në Bazilikën e Ballshit u përqëndruan në pjesën lindore të monumentit dhe në Termën e cila ndodhet në veri të tij. Bazilika u gërmua në anën e jashtme të tri absidave, në anën e brendshme të sanktuarit, në nefin qëndror dhe pjesa lindore e nefeve anësore. Gjithashtu në këtë sezon gërmimesh u punua dhe në kapelën jugore të bazilikës për sqarimin e planimetrisë së saj. Absidat të cilat janë trifaqëshe nga jashtë dhe gjysmërrethore nga brënda, i përkasin të njëjtës kohë ndërtimi. Në pjesën e poshtme të absidave ngrihen disa radhë me tulla dhe mbi to muratura është ndërtuar kryesisht me gurë, nga të cilët një pjesë janë blloqe të ripërdorur të ardhur nga qyteti antik i Bylisit (7 km larg Bazilikës). Të dyja faqet e muraturës janë ndërtuar kryesisht me gurë të mëdhenj, përgjithësisht të skuadruar, ndërsa mbushja është bërë me gurë më të vegjël. Brenda absidës qëndrore ruhet në gjëndje të mirë sintroni, i cili ka katër shkallë. Tri shkallët e sipërme janë të veshura me pllaka mermeri, kurse shkalla e fundit është e veshur me suva llaçi dhe me pluhur tulle. Dyshemeja ka qenë e ndërtuar me tulla dhe pllaka mermeri të vendosura mbi një shtrat të krijuar nga mbetjet e shumta të suvasë. Poshtë dyshemesë në fjalë, në nivelin shkallës së fundit ruhen gjurmët e një dyshemeje tjetër. Poshtë kësaj të fundit, në profilin e një sondazhi të kryer gjatë aksit lindje-perëndim u vërejtën mbetje edhe të dy dyshemeve më të hershme. Dyshemeja më e vjetër ndodhet në fundin e shkallës së sintronit, kurse e dyta 0,25-0,27m sipër saj. Nga dyshemeja e fundit ruhen vetëm mbetje të shtratit të ndërtuar me një përzierje rëre dhe argjile me ngjyrë të verdhë në okër, kurse nga e dyta një shtrat me gurë të vegjël dhe llaç gëlqereje. Në aksin e sanktuarit rreth 2,45m nga sintroni, ruhet suporti i tavolinës së altarit, që duket se lidhet me dyshemenë e parafundit të bazilikës. Suporti eshtë i ndërtuar në muraturë nga e cila ruhet vetëm një radhë me gurë të madhësisë mesatare të lidhur me llaç. Ngjitur me bazamentin e tavolinës u zbulua depoja e relikeve ku fundi i saj u gjend i dëmtuar. Ajo është e veshur me pllaka të holla mermeri dhe me dimensione 0,35 x 0,25m. Komunikimi i sanktuarit me nefin jugor bëhet me anë të një kalimi me gjerësi 1m, ku ruhen gjurmët e pllakave të dyshemesë. Edhe në nefin jugor u gërmua pjesërisht sanktuari. Mendohet qё tё ketё funksionuar si një kapelë pasi është i pajisur me një tavolinë altari dhe me një sintron. Sintroni konsiston në një shkallë të vetme të ndërtuar me muraturë kryesisht prej tullash. Kjo shkallë e sintronit është e vendosur mbi pllaka mermeri, kurse pjesa e sipërme mbulohet nga një dysheme e ndërtuar me tulla dhe tjegulla. Shtrati i saj është i njënjtë me shtratin e dyshemesë së sanktuarit të nefit qëndror. Punime më të rëndësishme me karakter pastrimi, të shoqëruara edhe me sondazhe të vogla, u kryen në portikun e bazilikës me qëllim sqarimin e arkitekturës së tij. Nga këto sondazhe u zbuluan pjesë të stilobatit të portikut dhe disa fragmente skulpture arkitektonike. Anekset që ndodhen në veri të ekzonarteksit të Bazilikës, u ndanë në katër kuadrate dhe filloi gërmimi vetëm në kuadratin juglindor të secilit aneks. Dyshemeja e ambientit verior është ndërtuar me dhe të ngjeshur mbi një shtresë rrënoje çatije me gjurmë të shumta djegie të fuqishme. Midis tjegullave të çatisë dhe truallit tepër të djegur, kishte një shtresë enësh (tasa dhe pjata) me glazurë dhe vorba kuzhine të shekulli të 14. Në këtë shtresë u gjet dhe një monedhë venedikase e Giovani Soranzos (1312-1328). Një tjetër monedhë e venedikase e Jacopo Tiepolo (1229-1249), u gjet në kuadratin e aneksit të parë, por kjo i takonte një shtrese më të hershme, edhe ajo me gjurmë djegieje. Po në të njënjtën shtresë në një kuadrat të hapur në lindje të termës u gjet një monedhë e Manfred Hohenstaufen-it despot i Romanisë (1259-1266).
  • AIAC_1780 - Church of Shën Jan - 2001
    Kisha e Shën Janit ndodhet në pjesën lindore të një kodër ranore, 1 kilometër në perëndim të fshatit me të njëjtin emër (ose e quajtur nga banorët e zonës me emrin Shijan), në bregun e majtë të lumit Kalasë. Në vitin 2001 u krye gërmimi i parë arkologjik në këtë kishë me qëllim zbulimin sipërfaqësor dhe nxjerrjen e kontureve të këtij monumenti. U gërmua në dhjetë kuadrate nga të cilët tre në nefin qëndror, dy në narteks, dy në ekzonarteks, dy në nefet anësore dhe i fundit në pjesën ballore të kishës. E dhëna e parë që u përftua nga ky gërmim ishte ekzistenca e dy nefeve anësor, të cilëve u bashkangjitej nga një apsidë.
  • AIAC_1780 - Church of Shën Jan - 2002
    Sezoni i dytë i gërmimeve të ndërmarra në vitin 2002 në kishën e Shën Janit u përqëndrua në zbulimin e plotë të monumentit, pasi u gërmuan plotësisht nefet anësore dhe pjesët e mbetura të narteksit dhe ekzonarteksit. Nefi qendror është me gjatesi 14,35 – 14,50m dhe gjeresi 4,75 - 4,95m, ndërsa korda e absidës 2,85m dhe thellesi 3,75m. Narteksi ka një gjerësi 11,50m dhe gjatësi 3,95m. Nefet anësore kanë afërsisht të njëjtën gjatësi, kurse gjerësitë ndryshojnë përkatësisht: jugori 2.60m dhe veriori 2.50m. Ata ndahen mes tyre me arkada mbi shtylla të murëzuara. Secila arkadë ka tre harqe, nga të cilët njëri ndodhet në zonën e sanktuarit. Gjatë gërmimit të nefit jugor u zbulua një portë monumentale me dy ante, ku këto dy të fundit ne një fazë të dytë janë realizuar si modifikim i pilastrave dhe shtyllave të murëzuara të strehës së kësaj hyrjeje. Porta në një fazë të dytë mund të jetë ngushtuar nga 1,30m në 0,70m. Po ashtu në këtë sezon u gërmuan dy varre në nefin qendror, njëri që gjendej nën dyshemenë e nefit, ndërsa në tjetrin skeleti ishte vendosur mbi një nga bazamentet e ambonit, i cili ruhet në një gjendje shumë të mirë.
  • AIAC_1780 - Church of Shën Jan - 2003
    The archaeological season of 2003, discovered a three nave basilica, with arches, three apses on the east side and a narthex on the west side. The central apse is a three-sided structure on the outside and its interior is of semicircle shape. The northern apse is semicircular, whereas the shape of the southern apse was not determined during this excavation season. The excavation revealed four entrances with porches: one on the west and the other on the north of the narthex, while the two others were on the north side, approximately in the middle of the lateral aisles. A large quantity of frescos fragments was also found. The construction materials yielded by the excavations consist mainly of stones, bricks and tiles. The latter are of different types and sizes and some of them bear monograms.
  • AIAC_2333 - Basilica B at Bylis - 2000
    Në vitin 2000 u hapën dy kuadratë A dhe B në anekset jug-lindor të katedrales (ose e njohur ndryshe Bazilika B), përtej ambienteve të gëmuara nga fushatat e mëparshme shqiptare. Gërmimi u shtri më vonë drejt lindjes dhe më pas drejt jugut nëpërmjet gërmimit të një sipërfaqeje të murit duke zbuluar elementë të rinj në planin e fazës së mëvonshme monumentale. Materiali arkeologjik i zbuluar në këtë sezon gërmimesh përfaqësohet nga objekte metalike dhe fragmente qeramike.
  • AIAC_2333 - Basilica B at Bylis - 2001
    During this season the excavations continued in one of the areas discovered during the previous year, reaching up to the earliest floor level. Afterwards, the excavation was extended toward the north, east and south. A sondage undertaken in the lower part of the north-south directed wall, revealed pottery fragments of the Hellenistic period (black varnish vessels and Greek-Italian type amphorae). Two other sondages revealed remains of the first half of the 3rd century A.D. These remains were related to a demolition layer above which were found pottery fragments of the 2nd - 4th century A.D. The first phase of the Episcopal palace revealed material of the 5th century A.D. As a terminus post quem date for this phase is given by an African spatheion type amphora and a LRA1 type amphora. The considerable number of finds coming from the upper layers illustrates an intensive occupation of the palace at this period. On the Hellenistic wall are set two other walls, one on the eastern side (wall 257) and another one on the west (wall 231). The excavation of the western wall proved that it does not have a foundation level. To the north of it a floor level was discovered constructed with big blocks of stones. At the same place were found the remains of four bricks, which might be related to a channel, covered by the western wall (231). Further to the south was discovered a wall (212), parallel to the walls 231 and 257, and close to it a fragmented pithos. To the south of the excavated area was discovered a cistern with a hemispheric base. It is located at the end of the wall 503 which is thought to date to the 5th century A.D. The other phase is set on a layer that covers the demolition layer of the previous phase; the cistern channels seem to have been out of use at this period. A part of the floor area is turned into a yard, confined in its eastern side by the wall 501; remains of an inserted bench were found in the wall. The walls 239 and 503 to the south confine a passage which leads to the Justinianic wall. The wall 239 turns toward the north and later to the east. The yard is partly confined by the wall 408 to the south and the wall 411 to the west. The archaeological material found, like the African spatheion, LRA1B, LRA2 amphorae and a coin of the Justinian period, date the end of this phase of the Episcopal palace to the second half of 6th century A.D.
  • AIAC_2333 - Basilica B at Bylis - 2007
    During the 2007 season the excavations were located in the south-eastern area of the Episcopal complex. This excavation aimed at the discovery of the area K-P, which was related to the south with the yard L. Trenches N1-N5 were excavated and also studied the structures and the archaeological material found in the area. The plan area known as K-P comprises 5 long trenches, K1-K5. Four of the trenches were opened at the yard during its latest phase. The southern façade includes the trenches P3 and P4, which have a quadrangular plan and have the same width with trenches K1-K5. In the trenches P1 and P3 continued the excavation which has taken place since the year 2002. In the trench P3 was entirely revealed the basement, whereas in the area P1 were excavated a series of parallel kilns. In the trench N2 was revealed quite a big bench and several fragments of a pithos, used probably for storing food supplies. In the trench N5 was revealed a cutting tool of square shape, which confirms the functional character of the complex at this time. It is possible that the kilns were used for boiling the water, necessary in the oil production process. Understanding the economic character of this complex will help also defining the reasons that lead to its destruction.
  • AIAC_2333 - Basilica B at Bylis - 2008
    Continuing the previous seasons, this year excavations were undertaken in the area N (trenches N2 and N5) and in the areas K-P (trenches K4-P1A), which were related to the yard L in the northern and southern side. In the trenches N2 and N5 was discovered an area which might have been used a storeroom. A wooden covering found in the trench N2 leaned on a diaphragm wall with two arches and a central colonnade. Nearby the eastern wall was discovered a bench and several fragments of pithos. In the trench N5 were revealed two rectangular tanks which were related with each other on their eastern and western part. A staircase might have allowed access for putting the grapes into the tank. The excavation in trench K4 reached to the lowest floor level confirming the existence of a central gate in the southern wall. A northern gate was blocked in a later period of time. If the dimensions of trench K4 are the same with those of K1 and K2, the area seems to have passed through important transformation phases. During this year excavation were also carried out in the western area of the P1 trench (P1A). Under the tile layer was revealed a black sediment layer. A sondage undertaken in the southern wall revealed a drainage channel and a pavement with big stones, which was laid under the later staircase that gave access into K4.
  • AIAC_2335 - Quarry at Bylis - 2007
    During this season the excavations continued in the eastern quarries of the city of Bylis. A sondage undertaken in the first quarry revealed successive phases of usage. The data provided from the sondage helped to understand the different phases of use and the extension of the quarry. In the first platform of the quarry, traces of its utilizations were visible on the surface. The sondage area was extended on a surface of 20m2 revealing marks of the grooves, cleavage or fractures and signs of the taken block of stones. The quarry was continuously used, but its last three phases of utilization are more visible and date to the Late Roman period.
  • AIAC_3159 - Monastery of 40 Martyrs - 2004
    Gёrmimet gjatё vitit 2004 tё drejtuara nga Instituti i Arkeologjisë Tiranë, nё Manastirin e Dyzet Shenjtorёve, zbuluan pjesё tё narteksit, hapësirën e brendshme tё naosit, si dhe anёn veriore tё manastirit duke pёrfshirё dhe zonёn rreth dhomёs sё nёndheshme-Kriptës. Gjithashtu filluan dhe studimet e mbetjeve tё freskove tё ngelura nё këtë ambient. Qeramika e mbledhur ёshtё mё tё shumtёn e pёrbёrё nga pjesё tё thyera paretesh, fundesh, buzёsh, vegjesh, etj., enësh, tё gjitha të datuara nё periudhën e antikitetit të vonё dhe atë mesjetare. Shumё fragmente arkitekturale dhe elemente liturgjike tё prodhimeve lokale kompletojnё kёtё koleksion artefaktesh.
  • AIAC_3159 - Monastery of 40 Martyrs - 2010
    Gjatë gërmimeve të vitit 2010 në Manastirin e 40 Shenjtorëve të periudhës së antikitetit të vonë dhe mesjetare, u zbuluan strukturat e ambonit, baptisterit dhe sanktuarit, që i përkasin kishës paleokristiane, si dhe u gërmuan disa sterna. Amboni gjendet në jug të aksit lindje-perëndim të kishës, ashtu si dhe në kishat e tjera të periudhës paleokristiane. Struktura e ambonit ka qenë ndërtuar me gurë dhe llaç gëlqereje si një bllok monolit. Ai ka formë rrethore, nga e cila është prerë ¼ e tij për të ndërtuar shkallët. Nga ana tjetër, sanktuari i kësaj kishe ka përmasa të mëdha . Kangjella e tij është e tipit të drejtë, me një hyrje të thjeshtë dhe pa prostoon, e ngjashme me bazilikën e Sarandës. Dyshemeja e sanktuarit ka qenë e shtruar me rrasa guri, të vendosura në formë rrjete ose shiritash, brenda një kornize katërkëndëshe. Jashtë kishës u zbulua një monument rrethor i ndërtuar me mur guri dhe llaç me të njëjtën teknikë si dhe pjesët e tjera të Manastirit të 40 Shenjtorëve. Muret e tij ruheshin në lartësi të ulët dhe për këtë arsye nuk mund të përcaktohet forma dhe funksioni i këtij monumenti. Kërkimet në mjediset e baptisterit vazhduan në katër nga dhomat e tij, duke i gërmuar deri në nivelin e fundit. Në gjithë mjediset e baptisterit u zbulua e njëjta situatë: shtresa e rrëzimit të tjegullave të çatisë mbulonte një material të bollshëm arkeologjik. Muret, dyshemetë dhe bankinat ruhen dobët. U gërmuan gjithashtu edhe dy konka që ndodhen në perëndim të konkave të mëdha të manastirit. Të dyja u gërmuan deri në dysheme dhe u pa se ishin të njëjta me konkat e krahut verior të zbuluara më parë. Duke qenë se këto pjesë të kishës ishin ripërdorur në periudhat e vona, u gjetën të zhveshura nga pjesët arkitektonike (pllaka dhe shtylla). Gërmimet në zonën perëndimore u kryen me qëllim zbulimin e plotë të shkallares, që të ngjiste në portikun perëndimor. Nga gërmimet u zbulua muri kufizues i anës veriore të shkallares dhe një depozitë qeramike, kryesisht fragmente amforash. Gjithashtu edhe sternat u bënë objekt gërmimi, duke dhënë kryesisht material qeramik, por edhe objekte moderne, gjë që tregon për përdorimin e tyre përgjatë një kohe të gjatë. U pa se të gjitha sternat komunikojnë me njëra tjetrën, në pjesën e poshtme me tuba plumbi, kurse në pjesën e sipërme, për shkarkim, me tuba qeramik
  • AIAC_3191 - Mosaic at the Monastery of St. Mary - 2004
    Nё vitin 2004 u zhvilluan gёrmime nё brendёsi tё manastirit mesjetar të Shёn Mërisё nё qytetin antik të Apollonisë. Gërmimi u përqëndrua nё zonat K1 dhe K2, të cilat zbuluan plotësisht dyshemenë e një stukture të shtruar me njё mozaik shumёngjyrёsh, me motive gjeometrike, floreale dhe zoomorfe. Duke u bazuar në teknikën dhe materialin e ndërtimit si dhe në stilistikën e motiveve, mozaiku ka gjasa qё ti pёrkasi periudhës së Antikitetit tё Vonё. Në shtresat arkeologjike të kuadrateve të gërmimit, u gjetёn fragmente tjegullash dhe enёsh gatimi qё datojnë në periudhat e Antikitetit tё Vonё dhe Mesjetёs (shekulli 12-15 m.Kr.), duke pёrfshirё dhe disa fragmente qeramike tё periudhёs Osmane.
  • AIAC_3201 - Settlement of Gurëzeza - 2009
    Në vitin 2009 një ekip i Institutit Arkeologjik ndërmorri një sezon gërmimesh në vendbanimin e fortifikuar i Gurëzezës me qëllim identifikimin e monumenteve të periudhave antike dhe mesjetare. Gërmimet u fokusuan te kisha, e cila ndodhet në pjesën më të lartë të kodrës së Gurzezës, ngjitur me ndërtesën e sotme të tyrbes. Konturet e absidës së saj dalloheshin në sipërfaqe, ndërsa gjithë pjesët e tjera ishin të mbuluara me gurë dhe mbeturina për ndërtimin e tyrbes. Gërmimi zbuloi konturet e plota të monumentit, çka treguan për një kishë njënefshe, me absidë trifaqëshe. Kisha kishte dysheme të shtruar me tulla katrore dhe zbukuruar në të gjithë sipërfaqen e mureve (për aq sa ruhej) me afresk me skena me figura njerëzore, kafshësh dhe me motive heraldike. Rreth 1 m brenda kishës ishte ndërtuar një kullë katrore, me gurë gëlqerorë, ndoshta të marrë nga muret e kishës dhe lidhur me llaç të bollshëm me shumë gëlqere. Për aq sa u vu re, kisha duhej të ishte prishur pak kohë pasi ishte ndërtuar dhe menjëherë pas saj ishte ndërtuar kulla, pasi në teknikën e ndërtimit të tyre nuk kishte ndryshime. Një zonë tjetër gërmimi e kësaj periudhe ishte dhe kompleksi i banimit, i cili u idnetifikua në një tarracë të kodrës brenda mureve rrethuese të vendbanimit. Ambientet ishin të ndërtuara me tulla lidhur me llaç dhe shtruar po me tulla, të plota ose të thyera. Gjithashtu, u kryen sondazhe edhe tek sternat e banesës, të cilat muret e brendshme i kishin të veshura me llaç hidroizolues. Gërmimi u përqendrua dhe në monumentet helenistike si te Sterna 2, e vendosur pranë murit rrethues verior, dhe në një banesë të periudhës helenistike në tarracën më të lartë të krahut jugor. Për ndërtimin e Sternës 2 është përdorur teknikë me gurë poligonalë të rregullt, të puthitur me njëri-tjetrin, me faqe të rrafshët dhe të veshur me llaç hidroizolues. Në ambientin e gërmuar të banesës 1 u gjet një sasi e madhe materiali in situ. Banesa duket se renditej në një plan të rregullt midis banesave të një insule, përmasat e së cilës nuk janë identifikuar ende. Gërmimet u përqëndruan dhe pranë një hyrjeje të murit rrethues verior, ku rezultoi se teknika e ndërtimit në këtë pjesë ishte e ngjashme me teknikën e përdorur në murin perëndimor të Apolonisë, me krepis guri mbi të cilën është mbivendosur një muraturë tullash. Në këtë sezon u kryen kërkime edhe në zonën e furrave jashtë murit verior ku u konstatua material i bollshëm me skorie tullash, tjegullash dhe enësh.
  • AIAC_3234 - Episcopal quartier of Bylis - 2007
    Sezoni i gërmimeve arkeologjike të vitit 2007 në qytetin antik të Bylisit u përqëndrua në lagjen peshkopale, në juglindje të katedrales paleokristiane. Gjatë fazës së fundit të ndërtimeve, lagjia duket se përshkohej nga dy akse pingul me njëri-tjerin. I pari (hapësirat 12, 26, M14) është kalimi perëndim-lindje, që shkon përkrah kompleksit bazilikal dhe i shërben anekesve të tij liturgjike. Ky aks është decumanus i qytetit, i trashëguar nga plani urbanistik i periudhës helenistike, dhe që u përshtat në funksion të lagjes peshkopale. Rruga bashkohej me cardo që ndiqte kreshtën e kodrës, dhe për kontrollin e tij u ndërtua muri fortifikues i Viktorinos (arkitekt i Justinianit) në mesin e shek. 6 m.Kr. Aksi i dytë është kalimi veri-jug (hapësirat N6-P2), që kalon poshtë murit fortifikues të cardo-s dhe takon decumanus brenda një oborri të madh (L), ky i fundit sajuar nga rrafshimi i strukturave të mëparshme. Hyrja lindore për në lagjen peshkopale, realizohej nga një hajat apo portë me katër shtylla me muraturë, të ndjekur nga një portik të kufizuar nga muri i pasëm i një ambienti (N7). Gërmimet e këtij sezoni vazhduan dhe në ndërtesën K-P, ku në fasadën veriore të saj deri më tani janë identifikuar pesë ambiente të gjata (K1 në K5), katër prej të cilave dalin në oborrin L. Ndërsa fasada jugore e ndërtesës përbëhej nga dy ambiente pak a shumë me formë katrore (P3 dhe P4), të cilat kufizonin një hapësirë të mbyllur me formë ovale P1. Brenda kësaj të fundit u zbulua një shkallë e cila ndoshta të çonte në katin e sipërm të ndërtesës si dhe një radhë furrash shtëpiake të vendsoura paralel. Gërmimi në ambientin K2, identifikoi një nivel dyshemeje të mbuluar nga një shtresë dheu me ngjyrë të zezë e pasur me mbetje faunale. Shtresa mbulonte pjesërisht një trapetum për shtypjen e ullinjve, i cili i mbështetej murit jugor të ambientit. Në ambientin N2 u zbulua një stol i gjerë prej murature si dhe një sërë fundesh pitosash për ruajtje, të veshura me bitum në sipërfaqe. Ndërkohë në ambientin N5 u identifikua një vaskë për shtypjen e rrushit me formë drejtkëndore. Fundi i vaskës përbëhet nga tulla të lidhura me llaç të bardhë, ndërsa një shtresë e trashë llaçi me ngjyrë rozë mbulon fundin me paretet prej blloqesh guri gëlqeror helenistik të ripërdorura. Në cepin verior, vaska ka një zgavër gjysëmsferike që shërbente për dekantimin e produkteve të shtypura. Në veri të vaskës u zbuluan dy pitosa in situ të ruajtura plotësisht. Zbulimi i trapetum-it të ullirit, vaskës për shtypjen e rrushit, furrave për ngrohjen e ujit, si dhe pitosave për ruajtje, dëshmojnë për karakterin ekonomik dhe prodhues të vajit të ullirit dhe verës në lagjen peshkopale të Bylisit gjatë Antikitetit të Vonë.
  • AIAC_3234 - Episcopal quartier of Bylis - 2008
    Sezoni i kërkimeve arkeologjike të vitit 2008, u përqëndrua në lagjen peshkopale të qytetit antik të Bylisit. Të dhënat e gërmimit dëshmojnë se lagjia peshkopale në juglindje të katedrales (e njohur si kompleksi bazilikal ose Bazilika B) së qytetit, në fazën e fundit të ndërtimit të saj në periudhën e antikitetit të vonë, gjendej në kryqëzimin e dy akseve perpendikulare. Aksi i parë është një decumanus i hershëm i ndërtuar në periudhën helenistike, që përshkonte nga lindja dhe perëndimi anekset liturgjikale të katedrales dhe vazhdonte deri në majën e kodrës, ku bashkohej me cardo-n, e mbrojtur nga një mur fortifikues i shek. 6 m.Kr. Aksi i dytë me drejtim veri-jug, vazhdonte përgjatë një muri me blloqe guri që ndante zonën e sipërme me atë të poshtme të qytetit. Akset takoheshin ekzaktësisht në oborrin L të pajisur me disa ambiente dhe që duket se ka qenë një ndërtim i shkëputur nga kompleksi bazilikal. Një hyrje me portik në anën lindore të obrrit L shërbente si kalim dhe për lagjen peshkopale. Në veri oborri kufizohej nga ndërtesa N (ndoshta magazinë) dhe dy ambiente të katedrales, ndërsa në jug nga ndërtesa e madhe K-P. Kjo e fundit e ndërtuar në dy nivele, përbëhej nga pesë ambiente që hapeshin në oborr (K1-5: ku K1 ndoshta ka qenë një stallë dhe K2 kishte një mulli për shtypjen e ullinjve) dhe tre ambiente në fasadën jugore (P1-3: ku P3 ndoshta ka qenë kuzhina e ndërtesës). Në perëndim oborri mbyllej nga ndërtesa e vonë D. Një hyrje tjetër në veri-perëndim të oborrit dilte direkt në cardo, duke lejuar qarkullimin e ushqimeve për ruajtje në magazinat të gjendura pranë, furnizimin me mallra të papërpunuara dhe shpërndarjen e produkteve të verës dhe vajit të ullirit si dhe mbajtjen e kafshëve të transportit. Këto të dhëna dëshmojnë se lagjia e varur nga peshkopata, jo vetëm kishte funksion liturgjik por edhe banimi me aktivitete ekonomike. Gërmimet në këtë sezon vazhduan në ndërtesën N (ambientet N2 dhe N5) dhe K-P (ambienti K4 dhe P1A). Të dhënat nga gërmimi në ndërtesën N tregoi se ambienti N2 ka gjasa të ketë qenë një depo (qilar ?) dhe N5 një ambient për shtypjen e rrushit dhe prodhimin e verës. Çatia me kulm e ambientit N2 duket se mbështetej mbi një hark të dyfishtë të mbajtur nga një shtyllë kryesore. Brenda këtij ambienti u zbulua një stol me muraturë që i mbështetej murit të anës lindore si dhe një sërë pitosash të vendosur në radhë, të veshura me bitum nga brenda. Në ambientin N5 u gjetën tre vaska me formë drejtkëndore të pajisura me shkallë prej të cilave hiqej bërsia si dhe katër pitosa të vendosura në radhë përkundrejt murit lindor për grumbullimin e produktit dhe fermentimin e verës. Gërmimi në ambientin K4 zbuloi në nivelet më të ulta, dyshemenë si dhe ekzistencën e një porte qendrore në murin jugor. Porta e ndjekur nga një prag, bllokohet pjesërisht nga shkalla e indentifikuar në ambientin tjetër përkrah P1A.
  • AIAC_3234 - Episcopal quartier of Bylis - 2009
    I vetmi objektiv i sezonit arkeologjik të vitit 2009 në sitin e Bylisit, ishte vazhdimi i gërmimeve arkeologjike në lagjen peshkopale të qytetit. Të dhënat nga kërkimet e deritanishme, tregojnë se nga fundi i shek. 5 m.Kr., lagjia peshkopale u zgjerua në juglindje të katedrales, përqark kryqëzimit të dy rrugëve të drejta. Hyrja për në lagje e cila përbëhej nga një zonë e sipërme dhe një e poshtme, realizohej nëpërmjet një oborri në lindje. Oborri lehtësonte transportin e mallrave bruto ushqimor për ruajtje dhe përpunim në strukturat e lagjes dhe më tej nxjerren e produkteve kryesisht verë dhe vaj nga punishtet, si dhe qarkullimin dhe strehimin e kafshëve shtëpiake. Oborri mbyllej nga të gjitha anët nga ndërtesa, ku brenda tyre janë identifikuar vaska të shtypjes dhe fermentimit të rrushit dhe ullinjve, pitosa in situ për ruajten e produkteve ushqimore, furra për gatim, etj. Gjatë sezonit të këtij viti vazhdoi zbulimi i ndërtesës N (ambientet N2, N3, N4 dhe N5) dhe K-P ambientet P4 dhe P1A), të cilat kufizojnë oborrin nga veriu dhe jugu. Ambientet N2 dhe N4-5, të zbuluara pjesërisht në sezonin e viteve 2007-2008, përfshinin një qilar të madh, një depo ruajtjeje, zonën e shtypjes së rrushit apo ullirit dhe tre vaska me gropëzime. Në depon N2 u zbuluan sërish disa pitosa të vendosura në radhë, të veshura nga brenda me bitum, traditë kjo lokale e izolimit të këtyre lloj enësh. Në ambientin N5, përveç vaskës për shtypjen e rrushit dhe katër pitosave të gjetura kundrejt murit lindor, u identifikuan dhe dy vaska më të mëdha në anën veriore, të lidhura me njëra tjetrën me një mur ku derdhej lëngu dhe një shkallë nga ku hiqej bërsia. Në ambientin N4, u zbulua një cisternë e thellë për prodhimin e verës, me një shkallë të brendshme që mbyllej me kapak druri, dhe që përzierja e lëngët duket se vinte nga dy vaskat në veri të ambientit N5. Më pas duket se cisterna e ka humbur funksionin e saj. Gërmimet në ambientin P4 zbuluan nivelin e fundit të gjendur nën dyshemenë e shkatërruar të katit të sipërm si dhe një hyrje të mbyllur në murin lindor, çka dëshmon braktisjen e katit të poshtëm në fundin e shek.5 m.Kr. Gërmimet në pjesën perëndimore (P1A) të kuzhinës (ambienti P1) identifikuan një tjetër furrë, të mbuluar nga një vaskë më e vonë. Një sondazh jashtë murit jugor të këtij ambienti, zbuloi paralel me të, një kanal për shkarkimin e ujërave të kuzhinës dhe atyre të shiut. Në juglindje të ndërtesës KP, u idenfikua një kalim (P2) i mbyllur nga një mur prej blloqesh të mëdha guri dhe mbetje materialesh ndërtimi (me drejtim veri-lindje dhe jug-perëndim). Ky mur duket se ka shënuar njëkohësisht kufirin jugor të pronës peshkopale. Gërmime të tjera u kryen përballë hyrjes jugore të ambientit P3, ku u zbulua një shtresë shkatërrimi e cila pritej nga themelet e një strukture më të vonshme se ndërtesa K-P. Kjo e fundit duket se ka funksionuar deri në fundin e shek. 6 m.Kr., kohë kur njihet zyrtarisht braktisja e qytetit të Bylisit.
  • AIAC_3234 - Episcopal quartier of Bylis - 2010
    Viti 2010 shënoi sezonin e dymbëdhjetë të kërkimeve arkeologjike në sitin e Bylisit, dhe kishte si qëllim kryesor përfundimin e gërmimeve në lagjen peshkopale të rindërtuar për herë të fundit në shek.5 m.Kr. Në këtë sezon vazhduan gërmimet në punishten e verës (ambientet N3 dhe N3A) dhe në fasadën jugore të ndërtesës K-P (hapësira P2), si dhe u zgjerua sondazhi i hapur që në vitin 2006 përballë fasadës së lagjes, në cardo-n që kalon përgjatë murit mbrojtës protobizantin. Në jug-lindje të ndërtesës K-P, aksi i qarkullimit veri-jug që përshkonte oborrin, mbyllej nga një mur me drejtim veri-lindje dhe jug-perëndim. Muri i ndërtuar me blloqe të mëdhenj gurësh, kthehej drejt perëndimit në cepin e ambientit P3, duke krijuar një hapësirë kalimi përpara fasadës së ndërtesës K-P. Njëkohësisht gjurma e tij sugjeron për një mur kufizues, që mbyllte në jug kompleksin dhe pronën peshkopale.Gërmimet përballë murit kufizues drejt jugut dhe lindjes së tij (sondazhi P2B), identifikuan një shtresë të hollë argjile fine, që përfaqëson nivelin e fundit të qarkullimit përpara braktisjes së ambientit P3 dhe rrëzimit të çatisë së tij. Poshtë kësaj shtrese u zbuluan dy mure me drejtime veri-jug dhe perëndim-lindje të cilat lidhen me njëri-tjetrin dhe ruheshin në të njëjtin nivel. Muri me drejtim veri-jug që i mbështetet atij kufizues të kompleksit peshkopal, ka të njëjtin orientim me rrugën helenistike dhe pritej nga themeli jugor i ambientit P3. Të dy këto mure duket se kanë qenë pjesë e një strukture, të rrafshuar përpara risistemimit të kësaj ane të lagjes urbane në shek. 6 m.Kr. Këtë e vërteton dhe zbulimi i mureve më të hershme në të njëjtin nivel me të dhe poshtë dyshemesë së oborrit të ndërtesave K-P dhe N. Gërmimet në ndërtesën N, treguan se ajo zgjatej drejt lindjes së fasadës së kompleksit të katedrales dhe përbëhej nga katër hapësira të brendshme: në lindje salla N5, që arrihej nëpërmjet oborrit; në jug-perëndim, qilari N2, që hapej mbi magazinën (33); në veri-perëndim ambienti N3; si dhe një hapësirë e vogël N3A, që lejonte komunikimin mes tre ambienteve të sipërmendura. Në ambientin N5 janë identifikuar katër pitosa dhe dy vaska për shtypjen e rrushit: e para në këndin jug-lindor dhe e dyta në atë veri-lindor, e cila zgjatej drejt perëndimit në një basen për grumbullimin dhe tretjen e prodhimit. Më tej baseni nëpërmjet një kanali me tjegulla që kalonte tejpërtej murit ndarës, lidhej me cisternën e thellë të fermentimit të ambientit N3A. Muratura e cisternës përbëhej nga gurë dhe tulla të lidhura me llaç, ku këto të fundit në pjesën e sipërme përbënin një lloj gryke që mbyllej me kapak druri. Paretet e brendshme dhe buzët e cisternës janë veshur me dy shtresa llaçi hidroizolues. Gërmimi në lindje të ambientit N3 identifikoi një shtresë shkatërrimi me tjegulla të çatisë dhe nën të një pitos të ruajtur plotësisht in situ. Nivelet e fundit të shkatërrimit dhe braktisjes përmbanin materiale të shumta qeramike dhe objekte hekuri të tilla si gozhdë dhe fragmente kornizash.
  • AIAC_3235 - Basilica E of Bylis - 2007
    Në sezonin arkeologjik të vitit 2007, vazhduan gërmimet në bazilikën e pestë paleokristiane të qytetit antik të Byllisit, të njohur ndryshe me emrin Bazilika E. Monumenti gjendet në lindje të mureve fortifikuese të ndërtuara gjatë periudhës së sundimit të Perandorit Bizantin Justinian. Bazilika ka qenë pjesë e lagjes jashtë qytetit, kjo e fundit edhe pse gjendej jashtë qytetit të fortifikuar protobizantin, ishte ende e banuar në këtë kohë. Gjatë gërmimit përreth dhe brenda monumentit nuk u gjet asnjë varrezë apo varr e/i lidhur me të. Bazilika (me gjatësi 33 m dhe gjerësi 22,80 m) përbëhet nga tre nefe, një absidë gjysëmrrethore (me diametër 5,70 m) në lindje, dhe në perëndim nga një nartheks me të njëjtën gjerësi me nefet anësorë (12 m). Në të dy anët (veri dhe jug) e nartheksit u zbuluan dy anekse, ndërsa më në perëndim u identifikua ekzonartheksi në të cilin hyej nëpërmjet një shkalle nga veriu. Gjatë gërmimit u zbulua mozaiku polikrom që mbulonte plotësisht dyshemenë e nefit qendror (7,90 x 5,30 m) dhe sanktuarit në lindje. Teserat variojnë nga ngjyra e bardhë, gri, e zezë, kafe deri tek e kuqe dhe formojnë motive gjeometrike (trekëndësha, romba, gërsheta etj.), floreale dhe zoomorfe. Mozaiku përbëhet nga disa panele të nënndara në korniza, brenda të cilave gjenden simbole të frymëzuara nga ngjarjet biblike, si zogjtë, peshqit, kantari, shporta e bukës, qeni, lepuri si dhe dy delfinë që kanë në mes një trident. Në mozaikun e sanktuarit u zbulua një mbishkrim dedikues në gjuhën greke që përmbante dëshirat dhe zotimet e Johanit dhe Marisë, peshkatarë të përulur. Monumenti nga njëra anë ka përmasat dhe formën planimetrike të ngjashme me Bazilikën C, dhe nga ana tjetër, teknikat dhe mënyrat e ndërtimit të përdorura në Bazilikën D – kolonada mbi shtylla që ndajnë nefet anësorë me naosin, parapete muresh që formojnë stola në bazën e murit mes kolonave, mungesa e tribelonit të hyrjes për në nefin qendror të zëvëndësuar nga një hark i thjeshtë, etj. Materiali i gjendur në shtresat e lidhura me strukturat, planimetria, teknika e ndërtimit dhe motivet e mozaikut, e datojnë Bazilikën E në shek. 6, ndërsa niveli i fundit i përdorimit të saj i takon dhjetëvjeçarit të fundit të po këtij shekulli.
  • AIAC_3236 - Monument of Terenziano at Bylis - 2010
    Sezoni i gërmimeve arkeologjike të vitit 2010 në qytetin antik të Bylisit, u përqëndrua dhe në monumentin e ashtuquajtur të Terenziano-s të zbuluar një vit më parë në lagjen peshkopale pranë Kompleksit bazilikal të antikitetit të Vonë. Gërmimet u zgjeruan drejt krahut perëndimor dhe verior të monumentit duke zbuluar kështu muret kufizuese të tij në këto anë. Duket se ndërtesa ka disa faza ndërtimi kjo e dëshmuar nga teknikat e ndryshme të mureve që gjenden në kontekste arkeologjike të njëpanjëshme me material arkeologjik kryesisht qeramikë që tregojnë ndërtimin fillestar në periudhën helenistike, ndërtimin e ri me shumë ambiente në periudhën romake dhe transformimet strukturale në antikitetin e vonë. Në ambientin qendror që i përket fazes së ndërtimit të periudhës romake, u zbuluan dy bazamente të cilat mbanin mbishkrime në gjuhën latine. Ato ishin dedikime për dy bijtë e Quinto Allio-s, Maximos dhe Terenziano. Pranë bazamentit dedikuar Maximus-it u identifikua një statujë mermeri e një mashkulli me tiparet dhe veshjet tipike të aristokracisë romake, e cila ka mundësi që të lidhet me personin në fjalë. Mermeri është me cilësi shumë të mirë dhe ka gjasa të jetë material i ardhur nga gadishulli italik. Edhe pse gërmimi në këtë sezon nuk mundi të identifikonte kufijtë e anës jugore të ndërtesës së fazës romake, mund të sugjerohet se monumenti për nga përmasat dhe planimetria mund ti takojë një banese e tipit domus, në pronësi të familjes aristokratike të Quinto Allio. Në përfundim të gërmimeve u kryen punime restauruese në muret e anës veriore dhe perëndimore të monumentit.

Season Team

  • AIAC_2400 - Prehistoric settlement at Kraps - 2001
    Ky vendbanim u identifikua në vitin 2000 gjatë vëzhgimit të anës veriore të luginёs sё lumit Gjanicë, midis fshatrave Plyk dhe Kraps. Vendbanimi ndodhet në afërsi të Mbyetit, mbi kodrën ndarëse të luginës së Gjanicës nga fusha lumore e Semanit. Gërmimet e ndёrmara nё vitin 2001 hapën 14 kuadrate. Kuadratet 01 – 05 dhe 07 – 09 u gërmuan deri në shtresën sterile 122, 211, 221, 222 dhe 312 në mënyrë që të testoheshin në brendësi zonat me densitet të lartë gjetjesh. Kuadrati 11 ndodhej në skajin perëndimor të sitit, jashtë kufijve të zonës me gjetje sipërfaqësore. Kuadratet 06, 10 dhe 12 – 14 ndodheshin mbi shpatin e kodrës, në veri dhe perëndim tё saj. Në të gjitha kuadratet e gërmuara densiteti i artefakteve ishte i ulët, si rrjedhojë e dëmtimit tё sitit nga erozioni. Shtresat e sipërfaqes (CU 01) u fotografuan dhe u vizatuan dhe në disa raste u mblodhën edhe artifaketet e zbuluara. Shtresat CU 02 përmbanin shumë pak artefakte, ndërmjet tyre një element prefëseje nga (05 T CU 02). Në të gjithë kuadratet, shtresa CU 02 është pozicionuar mbi shtresën sterile. Në kuadratin 10 u identifikua një shtresë tjetër e ndryshme nga CU 02 e përqendruar në skajin verior të tij. Aty u zbuluan dy fragmente qeramike prehistorike të cilat sugjerojnë se kjo shtresë (CU 03) nuk ishte prishur nga punimet bujqësore. Në mënyrë që të gjurmohej shtrirja e saj u hap kuadrati 12 T në veri të 10 T. Shtresa CU 03 u identifikua sërish, e sidomos në anën veriore të 2 T. Ndërsa gërmimi vazhdonte u bë e qartë se CU 03 përfaqësonte mbetjet e pakta të një vendbanimi ose të një horizonti të ndërmjetëm. Shtresa ishte e pasur në materiale organike dhe artefakte duke përfshirë qymyr druri, fragmente enësh dhe fragmente kocke të djegura të cilat mesa duket vinin nga një gropë, ndoshta një vatër, e cila u lokalizua në këndin veriperëndimor të sondazhit. Fillimisht ky vendbanim mendohej tё datonte nё Bronzin e Vonë, por rezultatet e gёrmimeve e zgjatёn hapёsirёn kohore tё datimit, duke pёrfshirё edhe periudhat mё tё hershme tё Bronzit e ndoshta edhe Neolitin e Vonё. Gjithashtu, gjetja e njё vegle prerëse prej guri mund të tregoj pёr njё fazë mё tё hershme tё lidhur me epokën e Paleolitin.