Name
Arben Dhimitri

Season Team

  • AIAC_1668 - Tumulus of Kamenica - 2000
    The tumulus at Kamenica is situated in the south-eastern corner of the Korça plain. It was very badly damaged during 1997, and since then looters have systematically dug; for this reason the Albanian Rescue Archaeology Unit set up a rescue and research project in close co-operation with the Albanian Institute of Archaeology and the local archaeological office and Museum of Korça. The first phase of the project was dedicated to the preparation work with the aim of clearly defining the damaged and in situ portions of the tumulus. The tumulus was divided into four sectors along the cardinal axes, and the cleaning procedure was carried out contemporaneously in all of them. The next task was to investigate the real extent of the tumulus and the main elements of its architecture. Soon after it became clear that the tumulus of Kamenica was one of the biggest known so far in the country, with a diameter more than 40m and approximate height at the centre of more than 3m. There is one particular feature of the tumulus stratigraphy which is unusual compared with other similar monuments of the region: a thick layer of medium and large size stones used to fill the southern half of the tumulus. The irregular distribution of stone layer and their use only in particular portions of the monument is a characteristic element of the tumulus of Kamenica. During this field season 60 graves were excavated and recorded from the intact portion of the tumulus. In 75% of the cases graves were just simple pits. The second most numerous grave type, almost 20%, were stone-lined graves, the remaining 5% were urn graves. Inhumation was the dominant way of disposing the dead. However cremation was not rare. Single inhumation was the most common burial practice, but there were also cases of multiple burials with two individuals in the same grave. Two are the most preferred ways of disposing the body in the grave: extended and flexed position. Orientation of graves and skeletons does not seem to have followed any strict rule. Grave goods are common, but there are also “poor” graves with no associated objects. Most of the finds are ceramic pots. Body, clothes, head ornaments and jewellery, accessories and weapons are frequently found in developed Iron Age graves. The study of human bones was concentrated this year on the study of the remains carefully collected from the disturbed part of the tumulus. The goal of this study was to evaluate the number of individuals and graves that were damaged by looters, and to extract from the very fragmented material important data such as the gender and age of the individuals.
  • AIAC_1674 - Necropolis of Apollonia, Tumulus 9 - 2005
    Në vitin 2005 u gërmua hapësira ndërmjet Tumës 9 dhe Appendix 2, e quajtur Appendix 1. Ky Appendix duke qenë se ndodhej më pranë Tumës 9, u konsiderua si pjesë e kësaj Tume. Në Appendix 1 u gjetën 5 varre, të datuara në periudhën Klasike dhe Helenistike e hershme, duke treguar se me shumë mundësi këto platforma janë çfarë ka mbetur nga një tumë tjetër tërësisht e shkatërruar. Varret janë të gjithë me gropë të thjeshtë dhe me vendosje trupi. Skeletet janë vendosur të shtrirë në shpinë, me krahë dhe këmbë të shtrira. Dy e nga varre janë datuar nga stratigrafia, orientimi (përafërsisht drejt jugut) dhe nga të dhënat e inventarit në periudhën Klasike. Pjesa tjetër është datuar më shumë mundësi në periudhën pas-Mesjetare nga stratigrafia, orientimi (drejt perëndimit) dhe mungesa e takëmit mortor. Të gjithë këto elemente korespondojnë me atë që është vënë re tek Tuma 9. Për sa i përket inventarit të varreve, pjesa më e madhe është paraqitur nga enë me vërnik të zi dhe objekte metalike si gjilpëra.
  • AIAC_1675 - Necropolis of Apollonia, Tumulus 10 - 2005
    Tuma 10 ka qenë e dëmtuar rëndë nga marrja e materialit bruto nga makinerit e rënda dhe nga grabitësit. Vlerësimi i dëmtimit është afërsisht sa gjysma e madhësisë së tumës origjinale. Tuma 10 ka dhënë rezultate të papritura: varre të Epokës së Hekurit dhe madje edhe të Epokës së Bronzit, që domethënë më heret se ardhja e grekëve dhe themelimi i kolonisë në fillim të shek. VI p.Kr. Asnjë tumë tjetër e gërmuar deri tani në nekropolin e Apollonisë nuk ka të njëjtat karakteristika si Tuma 10. Në fund të gërmimit, 77 varre dolën në dritë. Nuk është vënë re asnjë depozitë qeramike. Nga ana tjetër, u vlerësuan 56 mbetje skeletore. Tuma ishte ndërtuar gjatë Epokës së Bronzit dhe Hekurit, pas një ndërprerje gjatë periudhës Arkaike, u ripërdor gjatë periudhës Klasike. Riti i varrimit me vendosje trupi ishte i vetmi rit i vëzhguar në Tumën 10, me përjashtim të një rasti të një djegie të mundshme në një varr shumë të dëmtuar të periudhës Klasike. Varrimet me një individ të vetëm ishin më të zakonshme Ka një dallim të qartë në pozicionimin e trupit përsa i përket varreve Prehistorike kundrejt varreve Klasike: në varret Prehistorike të të rriturve trupi është vendosur në pozicion fetal/fjetje, ose të shtrirë me kurriz, me këmbë të mbledhura dhe të rëna në anën e majtë ose në anën e djathtë; këto janë pozicione tipike të gjetura në tumat e Epokës së Bronzit dhe Hekurit në Shqipëri, duke përfshirë edhe Kamenicën e gërmuar nga grupi ynë. Në varret Klasike, më shumë, trupi ka qënë vendosur i shtrirë në shpinë, me krahë dhe këmbë të shtrira. Nga 52 varrime Prehistorike, 16 kanë individët të shoqëruar me inventar, më së shumti të rrituri; raporti midis të rriturve dhe fëmijëve me inventar është 3:1. Zakonisht objektet janë paisje për rrobat, të pasuara nga enë qeramike dhe më pak nga armë dhe vegla. Nga ana tjetër, midis 25 varrimeve Klasike, 14 kishin inventar. Në këtë rast gjithashtu individët e shoqëruar me objekte ishin të rritur, me një raport 4:1 me fëmijët. Në këtë periudhë, sidoqoftë, enët e qeramikës mbizotërojnë ndaj objekteve të tjera. Gërmimi i kësaj tume pa dyshim ka hapur një kapitull të ri në historinë e Apollonisë dhe të territorit përpara themelimit të kolonisë greke. Objektet e varreve të një rëndësie të tillë dhe të një date kaq të hershme tregojnë se kolonistët ndeshën me një popullsi vendase të zhvilluar me shkëmbime të zgjeruara tregëtare. Sfida e re tani është të lokalizojmë vendbanimin e kësaj popullsie të hershme. Gjithashtu gjatë këtij sezoni u gërmua dhe Appendix 2, i cili gjendet midis Appendix 1 dhe Tumës 10. Duke qenë se Appendix 2 gjendet më pranë Tumës 10, është pjesë e kësaj të fundit. Në këtë Appendix u gjetën 4 varre, të datuara në periudhën Klasike dhe Helenistike e hershme, duke treguar se me shumë mundësi kjo platformë, bashkë me Appendix 1, është çfarë ka mbetur nga një tumë tjetër tërësisht e shkatërruar. Varret janë të gjithë me gropë të thjeshtë dhe me vendosje trupi. Skeletet janë vendosur të shtrirë në shpinë, me krahë dhe këmbë të shtrira. Gjysma e numrit të varreve është datuar nga stratigrafia, orientimi (përafërsisht drejt jugut) dhe nga të dhënat e inventarit në periudhën Klasike. Pjesa tjetër është shumë e veshtirë për tu datuar, për shkak të mungësës së inventarit dhe ruajtjës e keqe të kockave. Për sa i përket inventarit të varreve, pjesa më e madhe është paraqitur nga enë me vërnik të zi dhe objekte metalike si gjilpëra dhe unaza gishti.