Name
Solinda Kamani
Organisation Name
Instituti i Monumenteve të Kulturës Tiranë (Albanian Institute of Monuments of Culture)

Season Team

  • AIAC_1668 - Tumulus of Kamenica - 2000
    The tumulus at Kamenica is situated in the south-eastern corner of the Korça plain. It was very badly damaged during 1997, and since then looters have systematically dug; for this reason the Albanian Rescue Archaeology Unit set up a rescue and research project in close co-operation with the Albanian Institute of Archaeology and the local archaeological office and Museum of Korça. The first phase of the project was dedicated to the preparation work with the aim of clearly defining the damaged and in situ portions of the tumulus. The tumulus was divided into four sectors along the cardinal axes, and the cleaning procedure was carried out contemporaneously in all of them. The next task was to investigate the real extent of the tumulus and the main elements of its architecture. Soon after it became clear that the tumulus of Kamenica was one of the biggest known so far in the country, with a diameter more than 40m and approximate height at the centre of more than 3m. There is one particular feature of the tumulus stratigraphy which is unusual compared with other similar monuments of the region: a thick layer of medium and large size stones used to fill the southern half of the tumulus. The irregular distribution of stone layer and their use only in particular portions of the monument is a characteristic element of the tumulus of Kamenica. During this field season 60 graves were excavated and recorded from the intact portion of the tumulus. In 75% of the cases graves were just simple pits. The second most numerous grave type, almost 20%, were stone-lined graves, the remaining 5% were urn graves. Inhumation was the dominant way of disposing the dead. However cremation was not rare. Single inhumation was the most common burial practice, but there were also cases of multiple burials with two individuals in the same grave. Two are the most preferred ways of disposing the body in the grave: extended and flexed position. Orientation of graves and skeletons does not seem to have followed any strict rule. Grave goods are common, but there are also “poor” graves with no associated objects. Most of the finds are ceramic pots. Body, clothes, head ornaments and jewellery, accessories and weapons are frequently found in developed Iron Age graves. The study of human bones was concentrated this year on the study of the remains carefully collected from the disturbed part of the tumulus. The goal of this study was to evaluate the number of individuals and graves that were damaged by looters, and to extract from the very fragmented material important data such as the gender and age of the individuals.
  • AIAC_1760 - Bath at Basilica of Ballsh - 2003
    Nё vitin 2003 sё bashku me bazilikёn e Ballshit u gёrmua edhe banja qё ndodhej aty pranё. Pjesa kryesore e banjёs (me formë afërsisht katërkëndore dhe me përmasa: gjatësi 8.20m, gjerësi maksimale 5.80m), u gërmua plotësisht nga brënda dhe jashtë në të gjithë perimetrin e saj si dhe pjesërisht në pjesët e hipokaustit. Ajo përbëhet nga tre ambiente kryesore, një vaskë dhe një depozitë e vogël për shpërndarjen e ujit. Në anën lindore ,u zbulua pjesërisht një mur paralel ku dallohet dhe pragu i hyrjes për në kompleksin e banjёs. Plani i banjёs ruhet në gjendje të mirë, kurse në lartësi muret ngrihen vetëm paksa mbi dysheme deri në 1,10m. Në krahun jugor të Banjёs gjendet Ambienti i parë (A) që ka formë katërkëndore me përmasa 2,95 x 1,55m. Në këtë ambient gjendet një portë me gjerësi 0.75m e hapur nga jugu e cila lejonte hyrjen për në banjë. Kjo paradhomë në hyrje të banjës, me dysheme të shtruar me pllaka të mëdha gëlqerore dhe të ndërtuara mbi hipokaust, ka qënë e pajisur në faqet anësore më pjesë të ngritura, të përdorura si sofate për tu ulur. Në lindje, në rrëzë të murit, ruhet një kanal shkarkimi me gjerësi dhe lartësi 0.14m. Duke u bazuar nga instalimet, ambienti mund të ketë patur funksionin e tepidarium-it, por njëkohësisht mund të ketë shërbyer edhe si ambjent zhveshjeje (apodyterium). Në perëndim të këtij ambjenti është një vaskë (ambienti D) me përmasa 1 x 1.40m dhe lartësi të ruajtur 1.08m. Vaska furnizohej me ujë nga një tub qeramike dhe ka shumë mundësi që ajo të ketë qënë baseni i ujit të ftohtë. Ambienti (A) lidhet nga ana veriore me sallën qëndrore të banjës ( ambienti B) me një portë me gjerësi 0.75m. Salla ka sipërfaqe ( me përmasa 2.95 x 2.90m) më të madhe se ambientet e tjera. Pllakat prej mermeri të ruajtura në anën lindore tregojnë se dyshemeja ka qënë e shtruar me to, kurse tullat e ngelura duket se kanë shërbyer për ndërtimin e sofatave. Sofatat kanë qënë në qoshet jugperëndimore dhe veriperëndimore, kurse në krahun e kundërt ruhen gjurmët e një vaske të veshur me llaç hidroizolues. Muret e vaskës janë ruajtur deri në lartësinë 0.40m. Në këtë ambient duket se kryhej proçesi i djersitjes, masazhit dhe larjes me ujë të vakët. Një portë me gjerësi 0.67m e hapur në mesin verior të sallës qëndrore të çon në ambientin e fundit të larjes me ujë të nxehtë (caldarium). Caldariumi ka përmasa 2.90 x 1.26m dhe është i ndarë në tre pjesë. Dy anësoret me gjatësi 1.26m dhe gjerësi afërsisht 0.80m, ndahen nga njëra tjetra nga qemeri cilindrik i grykës së furrës dhe oxhakut, i cili u gjend i dëmtuar. Ambienti tjetër (E) në perëndim të Termës ka patur funksionin e depos së ujit (me gjatësi 4m dhe gjerësi 0,60m) dhe është i veshur me llaç hidroizolues. Në murin jugor dhe lindor të saj ruhen tubat e qeramikës që furnizonin vaskën e ujit të ftohtë dhe atë të ujit të nxehtë. Ambienti i fundit i gërmuar është ai i zjarrit dhe ka formë trapezoidale me përmasa 4-4,5m dhe 3,7m. Ambienti i zjarrit nuk është i njëkohshëm me pjesën tjeter të termës dhe muret përveç se të shkëputur janë edhe të ndryshëm përsa i përket teknikës së ndërtimit. Tullat këtu mungojnë dhe muri është i lidhur me baltë. Furra e ndërtuar në mesin verior, mbulohet me qemer cilindrik prej tullash dhe me dy ante që dalin para murit. Në mes të qemerit ka qenë ngritur oxhaku për daljen e tymrave. Gazi i nxehtë i furrës, pasi qarkullon nën dyshemetë e termës, del në hapësirë me anë të dy oxhaqeve të ndërtuar me tubacion qeramike në murin perëndimor të sallës qëndrore. Oxhaku verior u gjet i dëmtuar, pasi mbi të ishte hapur një gropë varri. Shtyllat e hipokaustit ishin ndërtuar me tulla me seksion katërkëndor e rrethor dhe lartësia e tyre shkon nga 0.80m në caladarium në 0.65m në tepidarium. Mbi shtyllat është vendosur shtresa e parë e pllakave prej guri ranor, mbi to llaç gëlqereje me guralecë dhe grimca tullash dhe më pas dyshemeja me pllaka guri apo mermeri. U vu re se terma ishte braktisur para sesa të braktisej vetë Bazilika dhe se mbi muret e saj ishin bërë varrime. Në faqen e jashtme të murit perëndimor është depozituar një shtresë qeramike e shekujve 12-13 që shërben si terminus post quem për ndërtimin e termës.
  • AIAC_1766 - Northern Tower on the Western Defences - 2006
    Nё vitin 2006 vazhduan gёrmimet nё kullёn veriore tё mureve mbrojtёs perёndimor tё qytetit antik tё Butrintit. Gjatё gёrmimeve, mbi dyshemenё prej balte tё ngjeshur tё kullёs, u gjetёn mbetjet e plota tё tё paktёn 12 kupave Veneciane me fron si dhe njё numёr pjatash. Gjithashtu u gjetёn edhe njё numёr thikash prej hekuri, dy enё gatimi me glazurё tё shekujve 8-tё – 9-tё si dhe njё grup i veçantё prej 8 enёsh tё plota qeramike, pjesa mё e madhe e tё cilave janё prodhim lokal. Njёra prej enёve tё gatimit tё gjetura mund tё jetё prodhim i Italisё sё Jugut, ndёrsa tjetra prodhim vendas. Gjatё kёtij sezoni u gjetёn gjithashtu edhe fragmente enёsh prej qeramike tё zbukuruara me inçizim prej vijash tё lakuar, tё njohura si prodhime sllave. Dyshemeja e kёsaj strukture ishte e mbuluar nga njё shtresё e pasur karboni, e datuar nga analizat e radiokarbonit nё shekullin e 9-tё m.Kr., dhe mbi tё ndodhej njё depozitё tjegullash çatie tё rrёzuara. Prezenca e shtresёs prej karboni tregon pёr rёnien e njё zjarri, qё solli edhe rrёzimin e tjegullave tё çatisё. Mё pas njё pjesё e mureve tё kullёs u shkatёrruan dhe mbetёn ashtu deri nё rindёrtimin e saj nё shekullin 13-tё ose 14-tё. Materialet prej qeramike dhe qelqi tё datuara nё fund tё shekullit 8-tё dhe nё filim tё shekullit 9-tё tregojnё se kulla ka patur njё ambient rezidencal qё i pёrkiste njё individi tё klasёs aristokratike tё qytetit.
  • AIAC_1766 - Northern Tower on the Western Defences - 2007
    Materialet arkeologjike tё gjetura gjatё gёrmimeve tё vitit 2007 nё kullёn veriore tё mureve perёndimore tё Butrintit, me pёrjashtim tё disa fragmenteve enёsh prej qeramike dhe njё monedhe romake, datojnё nё fazёn e parё tё ndёrtimit tё saj. Mungesa e materialeve mё tё hershme tregon se ndёrtimi i linjёs sё re mureve pastroi gjithё sipёrfaqen pёrreth kullёs. Si rrjedhim sasia mё e madhe e monedhave romake tё gjetura daton nё fund tё shekullit tё 5-tё m.Kr, dhe disa nё shekullin e 6-tё m.Kr. Po ashtu edhe nё materialet e qeramikёs tё gjetura nё gёrmim, dominojnё ato tё fund shekullit tё 5-tё dhe fillimit tё shekullit 6-tё m.Kr. Materiale tё Periudhёs pas – Romake janё gjetur vetёm brenda kullёs, ku ato mё tё vonat i pёrkasin shekullit tё 7-tё m.Kr. Mungesa e plotё e materialeve arkeologjike tё shekujve 7-tё dhe 9-tё m.Kr., tregon pёr braktisjen e kullёs nё kёtё periudhё. Megjithatё, ky sezon gёrmimesh tregoi se kulla u mirёmbajt dhe u pёrdor nё njё lloj forme deri nё fillim tё shekullit tё 9-tё m.Kr. Gёrmimet u pёrqёndruan nё dyshemenё prej balte tё katit tё parё, i cili mendohet tё jetё pёrdorur si magazinё. Banorёt kanё jetuar nё katin e dytё tё kullёs ku ngjiteshin nёpёrmjet njё shkallё tё vendosur nё anёn e jashtme tё saj. Mbetjet e kockave tё kafshёve tё gjetura nё dysheme tregojnё se dieta ushqimore e banorёve pёrfshinte mishin e dhenve, dhive, drerёve dhe derrave tё egёr. Dyshemeja dhe materialet e magazinёs ishin mbuluar nga shembja e katit tё sipёrm, çatisё me tjegulla dhe trarёt prej druri tё karbonizuar qё datojnё nё shekullin e 5-tё m.Kr. Shkatёrrimi i katit tё sipёrm tё kullёs ndodhi si rrjedhojё e njё zjarri katastrofik, qё sipas analizave me radiokarbon daton nё vitin 800 m.Kr. Nё qendёr tё dyshemesё prej dheu tё ngjeshur tё katit tё parё u zbulua njё vatёr zjarri dhe njё furrё e lёvizshme. Pёrpara vatrёs u gjetёn dy grupe depozitash. Depozita nё tё djathtё tё vatrёs, pёrmbante njё koleksion objektesh qelqi qё mund tё kenё qenё tё ruajtura brenda njё kutie prej druri, ku pёrfshiheshin tё paktёn 60 kupa vere me fron, fragmente xhamash dritaresh, fragmente enёsh tё Periudhёs sё vonё Romake dhe njё llampё prej qelqi. Kjo depozitё me pёrzierje fragmentesh qelqi mendohet tё jetё pjesё e njё koleksioni tё destinuar pёr riciklim, nё njё punishte ku pasi shkriheshin pёrdoreshin pёr prodhimin e enёve tё reja. Pranё fragmenteve prej qelqi u gjet njё sasi enёsh qeramike ku pёrfshiheshin: dy enё tё gjata me dekorim tё prodhimit lokal qё mbartnin elementё tё traditёs sllave; njё amforё e pikturuar dhe njё tas tё importuara nga Apulia; si dhe disa enё tё importuar nga Kostandinopoja. Midis kёtyre enёve u gjet njё aribalos (enё parfumi), i vogёl nё ngjyrё tё zezё, i marrё ndoshta nga njё varr i antikitetit si antikuar. Enё tё tjera u gjetёn tё grumbulluara nё mёnyrё tё çrregullt, nё njё cep nё tё majtё tё derёs, tё thyera nga rrёzimi i katit tё dytё tё kullёs. Pёrveç tё tjerash u gjetёn edhe 8 amfora globulare tё importuara nga Otranto, si dhe njё amforё nga Efesi. Gjetjet prej qeramike tё mesit tё shekullit tё 13-tё dhe mesit tё shekulli 14-tё janё mbetje nga periudha e rindёrtimit tё kullёs gjatё Despotatit tё Epirit.
  • AIAC_1779 - The Basilica of Ballsh - 2003
    Gërmimet e kryera në muajt maj-qershor të vitit 2003 në Bazilikën e Ballshit u përqëndruan në pjesën lindore të monumentit dhe në Termën e cila ndodhet në veri të tij. Bazilika u gërmua në anën e jashtme të tri absidave, në anën e brendshme të sanktuarit, në nefin qëndror dhe pjesa lindore e nefeve anësore. Gjithashtu në këtë sezon gërmimesh u punua dhe në kapelën jugore të bazilikës për sqarimin e planimetrisë së saj. Absidat të cilat janë trifaqëshe nga jashtë dhe gjysmërrethore nga brënda, i përkasin të njëjtës kohë ndërtimi. Në pjesën e poshtme të absidave ngrihen disa radhë me tulla dhe mbi to muratura është ndërtuar kryesisht me gurë, nga të cilët një pjesë janë blloqe të ripërdorur të ardhur nga qyteti antik i Bylisit (7 km larg Bazilikës). Të dyja faqet e muraturës janë ndërtuar kryesisht me gurë të mëdhenj, përgjithësisht të skuadruar, ndërsa mbushja është bërë me gurë më të vegjël. Brenda absidës qëndrore ruhet në gjëndje të mirë sintroni, i cili ka katër shkallë. Tri shkallët e sipërme janë të veshura me pllaka mermeri, kurse shkalla e fundit është e veshur me suva llaçi dhe me pluhur tulle. Dyshemeja ka qenë e ndërtuar me tulla dhe pllaka mermeri të vendosura mbi një shtrat të krijuar nga mbetjet e shumta të suvasë. Poshtë dyshemesë në fjalë, në nivelin shkallës së fundit ruhen gjurmët e një dyshemeje tjetër. Poshtë kësaj të fundit, në profilin e një sondazhi të kryer gjatë aksit lindje-perëndim u vërejtën mbetje edhe të dy dyshemeve më të hershme. Dyshemeja më e vjetër ndodhet në fundin e shkallës së sintronit, kurse e dyta 0,25-0,27m sipër saj. Nga dyshemeja e fundit ruhen vetëm mbetje të shtratit të ndërtuar me një përzierje rëre dhe argjile me ngjyrë të verdhë në okër, kurse nga e dyta një shtrat me gurë të vegjël dhe llaç gëlqereje. Në aksin e sanktuarit rreth 2,45m nga sintroni, ruhet suporti i tavolinës së altarit, që duket se lidhet me dyshemenë e parafundit të bazilikës. Suporti eshtë i ndërtuar në muraturë nga e cila ruhet vetëm një radhë me gurë të madhësisë mesatare të lidhur me llaç. Ngjitur me bazamentin e tavolinës u zbulua depoja e relikeve ku fundi i saj u gjend i dëmtuar. Ajo është e veshur me pllaka të holla mermeri dhe me dimensione 0,35 x 0,25m. Komunikimi i sanktuarit me nefin jugor bëhet me anë të një kalimi me gjerësi 1m, ku ruhen gjurmët e pllakave të dyshemesë. Edhe në nefin jugor u gërmua pjesërisht sanktuari. Mendohet qё tё ketё funksionuar si një kapelë pasi është i pajisur me një tavolinë altari dhe me një sintron. Sintroni konsiston në një shkallë të vetme të ndërtuar me muraturë kryesisht prej tullash. Kjo shkallë e sintronit është e vendosur mbi pllaka mermeri, kurse pjesa e sipërme mbulohet nga një dysheme e ndërtuar me tulla dhe tjegulla. Shtrati i saj është i njënjtë me shtratin e dyshemesë së sanktuarit të nefit qëndror. Punime më të rëndësishme me karakter pastrimi, të shoqëruara edhe me sondazhe të vogla, u kryen në portikun e bazilikës me qëllim sqarimin e arkitekturës së tij. Nga këto sondazhe u zbuluan pjesë të stilobatit të portikut dhe disa fragmente skulpture arkitektonike. Anekset që ndodhen në veri të ekzonarteksit të Bazilikës, u ndanë në katër kuadrate dhe filloi gërmimi vetëm në kuadratin juglindor të secilit aneks. Dyshemeja e ambientit verior është ndërtuar me dhe të ngjeshur mbi një shtresë rrënoje çatije me gjurmë të shumta djegie të fuqishme. Midis tjegullave të çatisë dhe truallit tepër të djegur, kishte një shtresë enësh (tasa dhe pjata) me glazurë dhe vorba kuzhine të shekulli të 14. Në këtë shtresë u gjet dhe një monedhë venedikase e Giovani Soranzos (1312-1328). Një tjetër monedhë e venedikase e Jacopo Tiepolo (1229-1249), u gjet në kuadratin e aneksit të parë, por kjo i takonte një shtrese më të hershme, edhe ajo me gjurmë djegieje. Po në të njënjtën shtresë në një kuadrat të hapur në lindje të termës u gjet një monedhë e Manfred Hohenstaufen-it despot i Romanisë (1259-1266).
  • AIAC_1780 - Church of Shën Jan - 2001
    Kisha e Shën Janit ndodhet në pjesën lindore të një kodër ranore, 1 kilometër në perëndim të fshatit me të njëjtin emër (ose e quajtur nga banorët e zonës me emrin Shijan), në bregun e majtë të lumit Kalasë. Në vitin 2001 u krye gërmimi i parë arkologjik në këtë kishë me qëllim zbulimin sipërfaqësor dhe nxjerrjen e kontureve të këtij monumenti. U gërmua në dhjetë kuadrate nga të cilët tre në nefin qëndror, dy në narteks, dy në ekzonarteks, dy në nefet anësore dhe i fundit në pjesën ballore të kishës. E dhëna e parë që u përftua nga ky gërmim ishte ekzistenca e dy nefeve anësor, të cilëve u bashkangjitej nga një apsidë.
  • AIAC_1780 - Church of Shën Jan - 2002
    Sezoni i dytë i gërmimeve të ndërmarra në vitin 2002 në kishën e Shën Janit u përqëndrua në zbulimin e plotë të monumentit, pasi u gërmuan plotësisht nefet anësore dhe pjesët e mbetura të narteksit dhe ekzonarteksit. Nefi qendror është me gjatesi 14,35 – 14,50m dhe gjeresi 4,75 - 4,95m, ndërsa korda e absidës 2,85m dhe thellesi 3,75m. Narteksi ka një gjerësi 11,50m dhe gjatësi 3,95m. Nefet anësore kanë afërsisht të njëjtën gjatësi, kurse gjerësitë ndryshojnë përkatësisht: jugori 2.60m dhe veriori 2.50m. Ata ndahen mes tyre me arkada mbi shtylla të murëzuara. Secila arkadë ka tre harqe, nga të cilët njëri ndodhet në zonën e sanktuarit. Gjatë gërmimit të nefit jugor u zbulua një portë monumentale me dy ante, ku këto dy të fundit ne një fazë të dytë janë realizuar si modifikim i pilastrave dhe shtyllave të murëzuara të strehës së kësaj hyrjeje. Porta në një fazë të dytë mund të jetë ngushtuar nga 1,30m në 0,70m. Po ashtu në këtë sezon u gërmuan dy varre në nefin qendror, njëri që gjendej nën dyshemenë e nefit, ndërsa në tjetrin skeleti ishte vendosur mbi një nga bazamentet e ambonit, i cili ruhet në një gjendje shumë të mirë.
  • AIAC_1780 - Church of Shën Jan - 2003
    The archaeological season of 2003, discovered a three nave basilica, with arches, three apses on the east side and a narthex on the west side. The central apse is a three-sided structure on the outside and its interior is of semicircle shape. The northern apse is semicircular, whereas the shape of the southern apse was not determined during this excavation season. The excavation revealed four entrances with porches: one on the west and the other on the north of the narthex, while the two others were on the north side, approximately in the middle of the lateral aisles. A large quantity of frescos fragments was also found. The construction materials yielded by the excavations consist mainly of stones, bricks and tiles. The latter are of different types and sizes and some of them bear monograms.
  • AIAC_2333 - Basilica B at Bylis - 2007
    During the 2007 season the excavations were located in the south-eastern area of the Episcopal complex. This excavation aimed at the discovery of the area K-P, which was related to the south with the yard L. Trenches N1-N5 were excavated and also studied the structures and the archaeological material found in the area. The plan area known as K-P comprises 5 long trenches, K1-K5. Four of the trenches were opened at the yard during its latest phase. The southern façade includes the trenches P3 and P4, which have a quadrangular plan and have the same width with trenches K1-K5. In the trenches P1 and P3 continued the excavation which has taken place since the year 2002. In the trench P3 was entirely revealed the basement, whereas in the area P1 were excavated a series of parallel kilns. In the trench N2 was revealed quite a big bench and several fragments of a pithos, used probably for storing food supplies. In the trench N5 was revealed a cutting tool of square shape, which confirms the functional character of the complex at this time. It is possible that the kilns were used for boiling the water, necessary in the oil production process. Understanding the economic character of this complex will help also defining the reasons that lead to its destruction.
  • AIAC_2333 - Basilica B at Bylis - 2008
    Continuing the previous seasons, this year excavations were undertaken in the area N (trenches N2 and N5) and in the areas K-P (trenches K4-P1A), which were related to the yard L in the northern and southern side. In the trenches N2 and N5 was discovered an area which might have been used a storeroom. A wooden covering found in the trench N2 leaned on a diaphragm wall with two arches and a central colonnade. Nearby the eastern wall was discovered a bench and several fragments of pithos. In the trench N5 were revealed two rectangular tanks which were related with each other on their eastern and western part. A staircase might have allowed access for putting the grapes into the tank. The excavation in trench K4 reached to the lowest floor level confirming the existence of a central gate in the southern wall. A northern gate was blocked in a later period of time. If the dimensions of trench K4 are the same with those of K1 and K2, the area seems to have passed through important transformation phases. During this year excavation were also carried out in the western area of the P1 trench (P1A). Under the tile layer was revealed a black sediment layer. A sondage undertaken in the southern wall revealed a drainage channel and a pavement with big stones, which was laid under the later staircase that gave access into K4.
  • AIAC_3141 - Western defenses of Butrint - 2009
    Gërmimet e vitit 2009 në pjesën e poshtme të Butrintit, u përqëndruan në Muret Mbrojtëse Perëndimore të cilat përfshijnë fortifikimet kryesore nga ana e tokës të qytetit në periudhën antike të vonë dhe mesjetare. Në ditët e sotme, muret duken si dy linja paralele me largësi 14 m nga njëri-tjetri, ku muri i brendshëm mbrohet nga tre kulla. Kullat kanë qenë subjekt i gërmimeve dhe studimeve prej vitit 2004, të cilat kanë hedhur dritë mbi ndërtimin e mureve në fundin e shek. 5, fazat e mëtejshme të banimit si dhe jetën dhe ekonominë e Butrintit Bizantin. Muri i jashtëm përfaqëson një linjë me dredha të gjatë rreth 100 m, të gjerë 1.90 m dhe ruhet në lartësinë e më pak se 2 m. Nuk ka të dhëna për kulla, porta apo hyrje dhe elemente mbrojtëse të tjera në të. Gërmimet e këtij sezoni në murin e jashtëm u ndërmorrën me qëllim përcaktimin ekzakt të kohës së ndërtimit dhe lidhjes së tij me murin me kulla. Gërmimi zbuloi se themelet dhe seskionet mbi nivelin e tokës të murit të jashtëm, ishin ndërtuar me blloqe gurësh të ripërdorur apo spolia dhe të vendosur në radhë të çrregullt. Megjithatë pjesa e jashtme e murit është ndërtuar më me kujdes dhe rregullsi për tu lënë përshtypje atyre që ishin jashtë mureve rrethuese të qytetit. Gropa rrethore në intervale të afërta dëshmojnë për llojin e shtyllave të skelerisë së përdorur në ngritjen e murit, i cili u ndërtua në një fazë të vetme. Një seri depozitash kompakte e shtruar ndërmjet dy mureve paralele, krijoi sipërfaqen për një rrugë të re. Të dhënat materiale nga gërmimi së bashku me ato të karakteristikave të ndërtimit, e datojnë murin e jashtëm në dekadat e para të shek. 13. Kjo ishte koha kur pas Kryqëzatës së Katërt më 1204 dhe më tej copëtimit të Perandorisë Bizantine, Butrinti u gjend brenda territoreve të Despotatit të Epirit, kryeqyteti i të cilit ishte në Artë. Ishte një periudhë kur fortifikimi i qyteteve ishte jetësor për qëndrueshmërinë e tyre dhe po ashtu për Butrintin e ripërtëritur me mure të reja mbrojtëse. Linja e brendshme e Mureve Mbrojtëse Perëndimore u rindërtua në të njëjtën kohë. Depozitat e gjetura brenda kullave të antikitetit të vonë në murin e brendshëm, tregojnë se ato mbetën në përdorim në periudhën mesjetare, por tashmë më tepër me funksion mbrojtjeje sesa banimi. Si rrjedhim, në dekadat e para të shek. 13, muret paralele kanë funksionuar si strukturë mbrojtëse e njësuar dhe e planifikuar, dhe gjithashtu si një hyrje e re kryesore e mbrojtur për në qytet dhe Kështjellën e Akropolit. Në këtë kontekst mund të thuhet se muri i jashtëm të ketë vepruar si barrierë shtesë ndaj sulmeve, pra si mbrojtje e avancuar apo proteikhisma, një rast i jashtëzakonshëm për ndërtimet ushtarake në fillimin e shek. 13.