-
AIAC_3214 - Ancient city of Orikos - 2008
Viti 2008 shënoi fushatën e parë të gërmimeve arkeologjike në qytetin antik të Orikut të drejtuar nga ekipi shqiptaro-zvicerian. Kërkimet u përqëndruan në tre sektorë: nekropoli, maja e kodrës së Paleokastrës dhe pjesa jugore e saj. Në nekropolin e qytetit, u kryen eksplorime të territorit me anë të metodave magnometrike. Kjo shërbeu jo vetëm për të ridokumentuar varret e zbuluara gjatë gërmimeve të kryera në fund të vitit 1980, por edhe për të kuptuar shtrirjen e varrezës. Kjo e fundit, ndryshe nga sa mendohej më parë, vendoset në një kuotë me lartësi 100 m mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një sipërfaqe shumë më të madhe, sidomos në drejtim të jugperëndimit.
Në majën e kodrës dhe të vetme të qytetit antik, që njihet në mikrotoponiminë lokale me emrin Paleokastër, gërmimet u ndërmorrën duke u bazuar në të dhënat e udhëtarëve të fundit të shek. 19 dhe fillimit të shek. 20, ku përmendej një kishë e ndërtuar mbi rrënoja më të hershme. Gërmimet në tre sondazhe me përmasa 5 x1 m, zbuluan muret e kishës së përmendur, por nuk arritën të identifikonin gjurmë ndërtimesh më të hershme. Megjithatë, materiali qeramik i zbuluar në shtresat e lidhura me ndërtimin dhe përdorimin e këtij monumenti, që daton në periudhat e antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme, dëshmon për banimin e qytetit dhe në këtë kohë, ndryshe nga çfarë ishte menduar më parë për braktisjen e Orikut gjatë shek. 6 m.Kr.
Në pjesën jugore të kodrës, e cila përkon me një shesh të madh në formë tarrace, u kryen 15 sondazhe me përmasa 5 x 1 m. Sondazhet lejuan të testohej një hapësirë rreth 113 m e gjatë dhe 30 m e gjerë. Në anën lindore të gërmimeve u zbuluan gjurmët e një strukture të ndërtuar me blloqe të mëdha gurësh gëlqerorë të punuar shumë mirë dhe të vendosur në mënyrë të rregullt. Në brendësi të ndërtesës u identifikua dhe një dysheme e shtruar me tulla me ngjyrë të kuqe të fortë. Në këtë sezon u arrit të zbulohej vetëm gjerësia e ndërtesës prej 5,4 m, ndërsa shtrirja në gjatësi e saj nuk u mund të përcaktohej. Megjithëse funksioni ekzakt i strukturës mbetet ende për t’u identifikuar, nisur nga teknika dhe cilësia e ndërtimit ka gjasa që ndërtesa të ketë patur karakter publik. Teknika e ndërtimit dhe materiali arkeologjik, kryesisht fragmente tjegullash dhe enësh tryeze qeramike i zbuluar në shtresat e depozituara mbi nivelin e dyshemesë, e datojnë këtë ndërtesë në periudhën helenistike.
-
AIAC_3214 - Ancient city of Orikos - 2009
Kërkimet arkeologjike të vitit 2009 në vendbanimin antik të Orikut, u përqëndruan në shpatin jugor dhe në anën veriperëndimore të rrëzës së kodrës së Paleokastrës, dhe kishin si qëllim zbulimin e strukturave të banimit dhe fortifikimit të qytetit, gjurmë të të cilave ishin identifikuar në sezonin e mëparshëm.
Në anën jugore të kodrës pas pastrimit të bimësisë së dendur mesdhetare, u krye një gërmim në shkallë të gjerë që mbuloi pothuajse gjithë sipërfaqen e shpatit. Në nivelet poshtë depozitave me mbushje materiali ndërtimesh të periudhës moderne, u zbuluan rrënojat e një kompleksi prej 11 banesash, të ndërtuara në një sistem terracimi në përshtatje me pjerrësinë e lehtë të shpatit të kodrës. Banesat që zënë një sipërfaqe prej 2500 m2, janë ndërtuar pjesërisht me mure prej blloqesh të mëdhenj guri gëlqeror të punuar mirë dhe pjesërisht duke shfrytëzuar shkëmbin natyror të shpatit të kodrës. Çdo banesë përbëhet nga një oborr i brendshëm, me një ambient qendror dhe dy kthina më të vogla anësore. Dyshemetë e ambienteve qendrore dhe kthinave janë të shtruara me dhè të ngjeshur apo tulla, ndërsa në oborret e brendshme si dysheme ka shërbyer tabani i niveluar i shkëmbit natyror. Në pothuajse të gjithë oborret u zbuluann një seri gropash të mëdha të hapura në shkëmb, për mbledhjen ujit të shiut. Në sipërfaqen e shkëmbit natyror që është përdorur si pjesë e pasme e banesave u identifikuan një seri të çarash rrethore, të vendosura në një rresht horizontal me distanca të barabarta me njëra-tjetrën, dhe rreth 1,70 m mbi nivelin e dyshemeve, që duket se kanë shërbyer për trarët e drurit të një kati të sipërm. Shtresat e identifikuara mbi nivelet e dyshemeve përmbanin fragmente enësh kuzhine, tryeze, transporti dhe ruajtjeje të shek. 4-3 p.Kr., si edhe gjurmë djegieje dhe skorje metali dhe qeramike, çka dëshmojnë për aktivitete banimi dhe prodhimi në këto banesa. Kompleksi i banesave kufizohet nga një rrjet rrugësh të drejta me shkallë të ndërtuara në shkëmbin natyror që tregon qartë zbatimin e planit Hipodamik, tipik për shek. 4 p.Kr. Ndërkohë që planimetria e banesave dhe tipologjia e materialit arkeologjik të zbuluar, ndoshta tregon se strukturat janë të tipit me « Megaron », me oborr të brendshëm, ku kati i parë është i ndarë në kthina të cilat përdoreshin si dyqane apo punishte, ndërsa kati i dytë për banim.
Sondazhet e kryera fare pranë eksedrës së gërmuar 50 vite më parë në rrëzën veriperëndimore të kodrës, zbuluan një trakt të murit rrethues të qytetit, të ruajtur në gjendje shumë të mirë. Trakti është i ndërtuar me blloqe të mëdhenj gurësh gëlqerorë, të formave kuadratike (0, 50 x 0, 50 m) dhe drejtëkëndore (1 x 0, 30 m), të punuara mirë e të vendosura në rreshta të rregullta, të ruajtura në pesë radhë. Për nga teknika e ndërtimit dhe materialit qeramik, duket se muri i përket shek. 4 - 3 p.Kr. Paralel me këtë trakt, pak më poshtë në drejtim të bregut të detit u zbulua një linjë tjetër muri, gjithashtu e ndërtuar me blloqe gurësh të medhenj e të punuar mirë, që mesa duket ka qenë pjesë e sistemit të fortifikimit. Në këto sondazhe u zbulua material i pasur qeramike i cili i përket një kronologjie të gjerë, që shkon nga gjysma e dytë e shk. 6 p.Kr. e deri në shek. 5-6 m.Kr.
-
AIAC_3214 - Ancient city of Orikos - 2012
Gërmimet e vitit 2012 në qytetin antik të Orikut u përqendruar në monumentin me karakter public të periudhës helenistike të zbuluar në sezonin e 2008, si dhe në pjesën e rëzës veriperpërëndimore të kodrës së vendbanimit. Gjatë këtij sezoni monumenti helenistik, i gjendur në një tarracë të shpatit jugor të kodrë u zbulua plotësisht. Pranë murit të fasadës së monumentit u gjetën insitu 12 bazamente prej blloqesh guri gëlqeror të vendosura në një rresht e distancë të rregullt nga njëra-tjetra. Ndërkohë që në depozitën e shkatërrimit brenda monumentit u zbuluan fragmente kolonash mermeri si dhe një sasi e madhe tjegullash të çatisë së rrëzuar. Në shtresat e sekuencës stratigrafike, që nisin prej dyshemesë e deri në nivelin e shkatërrimit, u zbulua material i pasur qeramik, i shekujve 3 p.Kr. deri në gjysmën e dytë të shek. 1 p.Kr., çka tregon dhe jetëgjatësinë e monumentit në këtë hark kohor. Nisur nga pozicioni në një vend dominant të kodrës mbi lagjen e banimit, përmasat e mëdha, teknika e ndërtimit dhe materiali i zbuluar prej qeramike i përfaqësuar nga enët fine të importit (kryesisht me preardhje korinthike, atike dhe egjeane), duket se monumenti ka karakter honorifik, dedikuar ndoshta një përsonazhi shumë të njohur në qytet.
Gërmimet e kryera në pjesën veriperëndimore të qytetit, rrëzë të kodrës së Paleokastrës vazhduan me ndjekjen e traktit të murit rrethues të periudhës helenistike. Në një pjesë të murit rrethues u identifikuan gjurmë rindërtimesh prej blloqesh guri mesatar dhe të mëdhenj të ripërdorur, si dhe tullash të lidhura me llaç që duket se i përkasin fortifikimit të Antikitetit të Vonë të qytetit. Jashtë fortifikimit, pranë bregut të detit u identifikua një ndërtesë e periudhës helenistike me blloqe gurësh të mëdhenj gëlqerore të punuar shumë mirë e të vendosur në rreshta të rregullt.
-
AIAC_3215 - Historic city of Scodra - 2011
Viti 2011 shënoi sezonin e parë të kërkimeve arkeologjike të drejtuara nga misioni Polako-Shqiptar, në qytetin historik të Shkodrës në Veriperëndim të Shqipërisë. Gërmimet u përqëndruan në dy zona: në qytetin e sipërm, brenda mureve rrethuese të kalasë antiko-mesjetare të gjendur në kodrën e Rozafës (Resafa), 2 km në juglindje të qendrës moderne; si dhe në qytetin e poshtëm, në fushën në lindje të rrëzës së kodrës së kalasë, aty ku në shekullin e kaluar nga gërmimet arkeologjike është identifikuar fortifikimi i dytë dhe habitati i periudhës së antikitetit të vonë.
Në qytetin e sipërm u kryen pesë sondazhe me përmasa të mëdha në zona të ndryshme të kodrës së kalasë. Në të gjitha sondazhet u zbulua e njëjta stratigrafi, ku shtresat e sipërme që lidhen me fazat e banimit të periudhës otomane (fillimi i shek. 15-19) dhe më poshtë me atë veneciane (shek. 14-15), të pasura me material arkeologjik dhe me gjurmë të shpeshta ndërtimore, duket se kanë shkatërruar depozitat e antikitetit dhe mesjetës së hershme. Në sondazhin e hapur në qendër të kalasë, poshtë shtresës së periudhës veneciane u zbulua pjesërisht një varrezë. Materiali arkeologjik i zbuluar në 23 varret e gërmuara, përbëhej nga një inventar jo shumë i pasur me enë qeramike (broke, shtama, kupa, tasa kryesisht prodhime lokale) dhe stoli (vathë, unaza dhe varëse) e objekte (thika, tokëza) prej bronzi, hekuri dhe argjendi, të gjitha të datuara në shek. 11-13. Shtrirja e varrezës përtej të katër anëve të sondazhit, tregon se të paktën një pjesë e mirë e zonës më pak të mbrojtur brenda kalasë është përdorur si hapësirë funerare gjatë kësaj kohe, ndërkohë që habitati duhet të ketë qenë në pikën më të lartë, aty ku sot gjendet citadela dhe një sërë monumentesh masive dhe të larta veneciane dhe otomane.
Megjithatë, gjatë gërmimit të një cisterne veneciane, u zbulua një bazament i ripërdorur, me një mbishkrim honorifik të shek. 3 m.kr. Mbishikrimi latinisht flet për dhënien e statusit koloni romake qytetit “Colonia Scodrinorum” nga perandori August (v. 31 p.Kr.-14 m.Kr.).
Në qytetin e poshtëm me gjithë problemet që krijojnë ndërtimet moderne, niveli i lartë i ujit apo shtresat e thella deri në 2 m me aluvion, u arritën të bëhen disa zbulime të rëndësishme. Një prej tyre është një ndërtesë romake e cila nga larmia e gjetjeve (kollona mermeri, fragmente arkitektonike, stuko dhe afreske) dhe përmasat e mëdha duket se ka patur karakter publik ose ndoshta ka qenë dhe domus.
Në sondazhet e tjera u identifikuan dhe dy nekropole: i pari i zbuluar pranë anës veriore të murit rrethues të qytetit të poshtëm të antikitetit të vonë, daton po në këtë periudhë; ndërsa tjetri i gjendur pranë Xhamisë së Plumbit të ndërtuar në shek. 16, përmbante inventar që shoqëronte skeletet të shek. 14. Pranë këtij të fundit u zbulua dhe trakti i një rruge me drejtim veri-jug, që për nga teknika e ndërtimit duket se i takon periudhës otomane.
-
AIAC_3215 - Historic city of Scodra - 2012
The objectives of this year excavation were to obtain stratigraphic data from both the lower and upper city of Scodra. Bearing in mind that in the lower parts the spaces for excavation are few, the excavation was placed in a land without construction in the Tabake neighborhood. At this point, three trenches were opened. The trenches opened in this area were in line with each other and their dimensions were 5 x 3 m. The only structure was found in trench 8 and it was a wall that in terms of the construction types, resembles with the other walls of the Shkodra fortress. This wall dates back to the end of the 18th century, the period in which the Lead Mosque was also built.
The other trenches, a total of 6, were positioned inside the castle of Shkodra. Trench 5, measuring 5 x 5 m was placed in the highest courtyard of the castle. At this point the natural rock was reached very quickly, at a depth of 1.5 – 2 m. No architectural structures could be found, while the archaeological material belonged mainly to the late Ottoman periods with the exception of some amphora fragments from the ancient and late antique periods. Two more 5x3m trenches were placed in front of the main entrance of the castle. The aim here was to verify the continuation of the Illyrian wall, which is interrupted right at the entrance to the castle. Even in this case, the natural rock appeared very quickly and, in this way, it was not possible to find the extension of the Illyrian wall. In trench 7 after the removal of the humus layer, the corner of a ruined building was found, constructed with stones of medium dimensions, bounded with lime mortar and with some traces of plaster. A fragment of a plastered floor was also found that may belong to this dwelling, but this floor was very poorly preserved as it was damaged by later constructions as well as by the pit of a grave cut into it. The next trench was positioned in the second courtyard of the castle, in front of the church. The dimensions of this trench were also 5 x 3 m and a series of structures and a considerable amount of ancient ceramic material were found in it. The last trench was placed in the northern part of the first courtyard of the castle. In the upper layers of this trench, we found a deep pit completely filled with animal bones. The pit itself seemed to have been sealed with lime mortar at the time of closure. Since the pit with animal bones was found at very high levels, only a few centimeters below the humus soil, it shows that the pit date to a later period. Based on the archaeological material discovered, which was very rich, it seems that these structures belong to the sixteenth century.
-
AIAC_3215 - Historic city of Scodra - 2013
During 2013, excavations were continued in trench 13, which were interrupted in 2012, and at the same time four new trenches were opened: 14, 15, 16, 17. It was decided to deepen trench 13 still further and to extend northwards. At the end of the complete excavation of this trench, a wall tract from the Ottoman period was discovered, while below it emerged several wall structures and materials that date mainly to the Venetian and early Ottoman period. They are thought to be connected to a granary or cellar. The archaeological material found consists mainly of sherds and cover a wide period from the eighth-ninth centuries AD until the end of the Venetian period and the beginning of the Ottoman period. The other three trenches numbered 14, 15 and 17 were placed on the outer and inner face of the wall built with large stone blocks and located in the northeastern part of the hill of the Shkodra castle. The data obtained from the excavation of these three trenches gave us a more complete picture of the stratigraphy of the wall, as well as the different phases of its construction. The archaeological material recovered consists mainly of ceramic fragments. It dates mainly to the end of the Venetian period but is also related to the Ottoman period. The last trench, with number 16, was positioned in the yard of a house built in recent years by the river Drin. The upper layers identified in this trench are mainly related to fill levels to raise the yard level,while beneath these layers, a wall from the Ottoman period emerged, which, based on the analysis of the archaeological material (mainly ceramics), belongs to the seventeenth-eighteenthcenturies. A small find was also found in these layers; a lead box bearing a Latin inscription.
-
AIAC_3215 - Historic city of Scodra - 2014
The 2014 excavations were focused only on the upper part of the city, within the fortress walls. In total, five trenches were excavated (no. 18-22); four of them were placed in the first courtyard of the castle and one in the fourth courtyard. The excavations in the second courtyard were aimed to understand whether the church positioned in this space was built on top of an earlier structure. Trench 18 measured 5x4 m and was placed to the northeast of the castle church. At the end of the excavation of this trench, several walls were encountered, and a very thick layer of destruction consisting of stones, tiles and mortar. The mortar layer extends over almost the entire surface of the survey. The archaeological material found during the excavation consists mostly of ceramic fragments from the post-medieval period.
Trench 22 was placed very close to the eastern wall of the church. At the end of the excavation of this trench, a clay drainage pipe came to light, which can also be followed under the wall of the church. The pipe had the function of collecting the water of the church, but it may also have served to stream water into one of the many cisterns located inside the castle. The excavations in trench 19 has the aim to understand if the slope in this space was due to the terrain or artificially created. At the end of the trench, a poorly preserved wall with a shallow foundation was discovered, placed directly on the natural rock. Based on the analysis of the archaeological material from the excavation, it can be said that this ground level in the second courtyard of the castle was created starting from the 15th century. Trench 21 was positioned in the lower part of the second courtyard, close to the medieval fortification of the castle. Like the other trenches, this one measured 5x4 m. After the end of the excavation in this trench, a wall tract was discovered with a length of 4.10m, built with medium stones bonded with white mortar. While on the western side, was found a grave, where the skeleton was kept in very good condition, but without accompanying inventory. The tract of wall is thought to belong to some structure of the Ottoman period. The ceramic found during the excavation belong to the end of the 16th century and mainly to the 17th century. Trench 20 also measured 5 x 4m and was placed in the fourth courtyard of the fort. After its complete excavation, the presence of several wall tracts and a floor level was discovered.
A fragment of a road also came to light. Even in this trench, all the material found is thought to belong to the Ottoman period (probably the 17th century), like the ruins of the discovered structures related to this period.
-
AIAC_5602 - Northern gate (Oricum) - 2017
In sector number 3, the excavations started in 2013, where part of the fortification wall and the northern entrance were partially discovered. In 2017, a rectangular structure with stone blocks and stone filling in the center was completely excavated. The structure is thought to have been either a tower or an artillery platform in front of the entrance. The material found from the excavation dates the platform to the second century BC. Excavation inside the structure revealed large stones and rough blocks that served to reinforce the foundation of the protective structure that was bounded by double walls. The study of the ceramics of this layer showed a great chronological homogeneity, including forms that date to the end of the 3rd century and the beginning of the 2nd century BC. The protective wall of the entrance corridor of the gate is chronologically the same as the quadrangular structure itself (Tower? Artillery platforms?). This is confirmed by the water evacuation channel that was built between the entrance and the platform. In the northwest, the excavation was extended to a surface of about 80 m². A part of the Hellenistic wall was discovered. It extended towards the west for another 2.50 m. At this point, it seems that the wall of the Hellenistic period has a deviation inside the city. In continuation of the wall, it seems that the entire area was restored in the Byzantine period. The blocks from the Hellenistic period were reused and in addition to the mortar used as a binder, the joints were filled with bricks and tiles. The width of the Byzantine period wall reached 2 m. The entrance of the Byzantine period was built at a higher level than that of the Hellenistic period. It was equipped with channels for water drainage.
-
AIAC_5610 - Northern wall (Oricum) - 2017
Excavations in 2017 continued in the wall that delimits the southern part of the Acropolis. The wall is built with spolia taken from ancient buildings, and in the construction, mortar was used as a binding material, as well as bricks. This fortification, which was excavated in 1990 to a length of 40 m, required a better knowledge of the stratigraphy. In 2016, the entrance threshold was discovered, which is located in the west of the wall, as well as a collection of stones in the interior creating the impression of a tower. In 2017, different parts of the wall were excavated, in the center and in the east, to make a more accurate dating of the wall. Some amphora fragments found in the foundation of the fortification belong to the fifth-sixth centuries AD. In all the test pits carried out along the wall, the material in all the layers belongs the same period. Part of the material found were kitchen ceramics for which the exact date cannot be given. A few materials from the Hellenistic period also come from the mixed layers. The wall apparently demonstrates a Late Antique fortification of the acropolis. The acropolis was fortified when Orikum turned into a strategic center for the Byzantine Empire, from which the fleet controlled not only the bay of Vlora, but also traffic in the Otranto channel.
-
AIAC_1668 - Tumulus of Kamenica - 2000
The tumulus at Kamenica is situated in the south-eastern corner of the Korça plain. It was very badly damaged during 1997, and since then looters have systematically dug; for this reason the Albanian Rescue Archaeology Unit set up a rescue and research project in close co-operation with the Albanian Institute of Archaeology and the local archaeological office and Museum of Korça.
The first phase of the project was dedicated to the preparation work with the aim of clearly defining the damaged and in situ portions of the tumulus. The tumulus was divided into four sectors along the cardinal axes, and the cleaning procedure was carried out contemporaneously in all of them. The next task was to investigate the real extent of the tumulus and the main elements of its architecture. Soon after it became clear that the tumulus of Kamenica was one of the biggest known so far in the country, with a diameter more than 40m and approximate height at the centre of more than 3m.
There is one particular feature of the tumulus stratigraphy which is unusual compared with other similar monuments of the region: a thick layer of medium and large size stones used to fill the southern half of the tumulus. The irregular distribution of stone layer and their use only in particular portions of the monument is a characteristic element of the tumulus of Kamenica.
During this field season 60 graves were excavated and recorded from the intact portion of the tumulus. In 75% of the cases graves were just simple pits. The second most numerous grave type, almost 20%, were stone-lined graves, the remaining 5% were urn graves.
Inhumation was the dominant way of disposing the dead. However cremation was not rare. Single inhumation was the most common burial practice, but there were also cases of multiple burials with two individuals in the same grave. Two are the most preferred ways of disposing the body in the grave: extended and flexed position. Orientation of graves and skeletons does not seem to have followed any strict rule.
Grave goods are common, but there are also “poor” graves with no associated objects. Most of the finds are ceramic pots. Body, clothes, head ornaments and jewellery, accessories and weapons are frequently found in developed Iron Age graves.
The study of human bones was concentrated this year on the study of the remains carefully collected from the disturbed part of the tumulus. The goal of this study was to evaluate the number of individuals and graves that were damaged by looters, and to extract from the very fragmented material important data such as the gender and age of the individuals.
-
AIAC_1674 - Necropolis of Apollonia, Tumulus 9 - 2002
Tuma 9 ka qenë e dëmtuar, pasi kodra në të cilën ishte vendosur përdorej si gurore për nxjerrjen e zhavorrit. Puna e parë, përpara fillimit të gërmimit, ishte pastrimi i të gjithë sipërfaqes nga bimësia. Zona u survejua në mënyrë sistematike me _Total Station_, me qëllim përfitimin e një modeli tre dimensional të tumës dhe të arealit të saj. Kodra u nda në katër sektorë sipas akseve kryesore. Tuma ishte e perbër nga 5 shtresa stratigrafike.
Gërmimi stratigrafik nxorri në dritë 67 varre, 13 depozita qeramike dhe një strukturë të vështirë për tu përcaktuar: ajo përbëhej nga dy rradhë paralele tullash-qerpiçi 30 cm larg nga njëra anë, ndërmjet të cilave kishte kocka kafshësh të djegura dhe fragmente të pesë enëve (kjo struktur mori emërtimin varri 62).
Për herë të parë në Nekropolin e Apollonisë u krye një studim fizik-antropologjik. Materiali skeletor njerëzor u analizua me qëllim përcaktimin e moshës së vdekjes dhe gjinisë të individëve të varrosur në tumë. Analizat e moshës përfshinin ndarjen e kampionit në grup-mosha të përgjithshme (femijë, të rinj, të rritur) dhe përcaktimin e një moshe të përafërt individuale.
Tuma ishte përdorur për tre shekuj, nga fillimi i shek. VI p.Kr.deri në fund të shek. IV p.Kr. dhe më pas ne periudhën pas – Mesjetare (shek XVII-XIX m.Kr). Ishin të pranishëm në tumë të dy ritet e varrimit: varrimi me vendosje trupi dhe varrimi me djegie trupi, por ai me vendosje trupi ishte më i preferuar, në fakt 71 raste ishin me vendosje trupi dhe vetëm 8 me djegie.
Varret individuale ishin më të zakonshmit në Tumën 9; megjithatë, kishte njëmbëdhjetë varre kolektive, pes nga të cilët kishin dy individë dhe një kishte tre individë.
Varret kishin orientime të ndryshme.
Varret përfshinin pothuajse të gjithe llojet e njohura nga gërmimet e mëparshme në nekropol: sarkofage, enchytrismoi, varre të ndërtuara me tulla-qerpiçi dhe tulla, gropë e thjeshtë dhe urna. Ka një tipar të veçantë në këtë tumë që nuk është gjetur në tumat e tjera të Apollonisë, dy varre konsistojnë në gropa të rrethuara me dru.
Inventaret e varreve përbëheshin kryesisht nga qeramikë, por disa objekte metalike, që përfshijnë stoli bronzi, stringla bronzi dhe hekuri dhe pak armë hekuri, gjithashtu shoqëronin disa individë. Në varret e fëmijeve dhe të rinjve astragalet ishin të shpeshtë, numri i tyre në varret individuale shkonte nga 1 në 150.
Ka një veçori që i jep Tumës 9 “identitetin” e saj: prania e objekteve të kulturës vendase e përzier me ato të zakonshmet të importuara (Varri 45).
-
AIAC_3216 - Early medieval settlement of Koman - 2008Gërmimet e mëparshme të shekullit të kaluar në vendbanimin mesjetar të hershëm të Komanit, kanë qenë të kufizuara vetëm në zbulimin e nekropolit dhe interpretimin e të dhënave funerare, ndërkohë që misioni i ri arkeologjik i vitit 2008 u krye me qëllim identifikimin e shtrirjes së habitatit dhe përcaktimin e karakteristikave të tij.
Në këtë sezon, gërmimet u përqendruan në zonën B të gjendur në shpatin jugperëndimor të kodrës më të lartë të vendbanimit. Në kreshtën shkëmbore me pjerrësi të madhe (35-40˚), në perëndim të zonës që del nga masivi shkëmbor i kodrës, u identifikuan gjurmët e një banimi intensiv.
Një numër i madh muresh me orientime të ndryshme dëshmojnë për një sërë banesash të ndërtuara mbi një sistem tarracash. Pas pastrimit të vegjetacionit si dhe çlirimit nga dherat e sipërfaqes dhe gurëve të rrëzuar nga muret e strukturave, u hapën gjashtë sondazhe me një sipërfaqe prej rreth 2300 m2. Qëllimi i hapjes së këtyre sondazheve ishte përcaktimi i densitetit dhe formës së strukturave si dhe e shtrirjes së kësaj zone të habitatit. Gjatë gërmimit u identifikuan njëzetë e pesë pjesë muresh me gjatësi nga 1 deri në 30 m, të ndërtuara paralel me terracat dhe 18 seksione muresh, me gjatësi 1 deri në 6 m të ndërtuara me të njëjtin drejtim të shpatit të kodrës. Lartësia maksimale e ruajtur e strukturave, arrin deri në 1,50 m.
Gërmimet e mëtejshme qartësuan teknikën e ndërtimit të mureve, të cilët përbëheshin nga blloqe guri gëlqeror me përmasa mesatare të vendsour në të thatë apo të lidhur me llaç gëlqeror. Ky ndryshim në ndërtim ndoshta sugjeron që disa prej mureve kanë patur rol mbajtës ndërsa të tjerët kanë qenë pjesë e strukturave me funksion banimi apo artizanal. Gjatë gërmimit të këtyre të fundit u zbuluan dhe qoshet me kënd të drejtë. Brenda disa strukturave u identifikuan një seri pllakash të holla guri, ndoshta pjesë e çative të tyre.
Sondazhet dhanë dhe një numër të madh fragmentesh qeramike, ku forma dhe përbërja e tyre tregon si prodhim lokal ashtu edhe importi, të datuar mes shek. 6 – 12 m.Kr.
Me sa duket kjo zonë e vendbanimit ka qenë e banuar intensivisht dhe në të padyshim janë zhvilluar një sërë aktivitetesh të ndryshme. Ndërtimet në të, duket se kanë shfrytëzuar pjesërisht shkëmbin natyror dhe kanë qenë të organizuara mbi një sistem terracimi. Komani prezanton një model unik të organizimit të vendbanimit në zonën e Ballkanit perëndimor në shekujt e parë të periudhës mesjetare. Ndryshe nga çfarë është supozuar më parë se Komani është banuar vetëm në shek. 7-8, të dhënat e reja e shtyjnë datimin si para ashtu edhe pas në kohë.