-
AIAC_1676 - Necropolis of Apollonia, Tumulus 11 - 2006
Tuma 11 ka qenë tuma më e shkatërruar e kompleksit tumular. Pjesa qëndrore e tumës ka qënë shkatërruar tërësisht nga transhetë ushtarake dhe nga marrja e rërës dhe zhavorrit.
Një karakteristikë e veçantë e dallon Tumën 11 nga tumat e tjera: një seri prej 7 gurësh të mëdhenj në një kuot të lartë të tumës formojnë një linjë lehtësisht të lakuar, ndoshta ndonjë lloj ndarje ndërmjet pjesës Arkaike të tumës dhe periferisë që ka qënë përdorur në shek. e IV p.Kr. dhe është ripërdorur në periudhën pas-mesjetare, shek XVII – XIX m.Kr.
Puna e parë përpara fillimit të gërmimit, si zakonisht, ishte pastrimi i të gjithë sipërfaqes nga bimësia. Zona u survejua në mënyrë sistematike me “Total Station”, me qëllim përfitimin e një modeli tri-dimensional të tumës dhe arealit rreth saj. Kodra u nda në katër sektorë sipas akseve kryesore të orientuara sipas pikave kardinale.
Në total u gjetën vetëm 17 varre dhe ndërmjet tyre vetëm 5 nuk ishin dëmtuar. Veç varreve, u regjistruan 14 mbetje skeletore. Në Tumën 11, si dhe në Tumën 9, u gjetën depozita qeramike dhe figurina terrakote të izoluara, me së shumti të bëra me dorë dhe ne trajtë kafshësh, veçanërisht pëllumba. Ato janë interpretuar si oferta të dhuruara në përvjetorin e vdekjes nga familjarët e të vdekurit, por të vendosura larg nga varret.
Tuma ka qënë përdorur për tre shekuj, nga fillimi i shek. të VI p.Kr. deri në fund të shek. të IV p.Kr. Në tumë ishin të pranishme dy rite varrimi: riti i varrimit me vendosje trupi dhe riti i varrimi me djegie, por varrimet me vendosje trupi janë 65% e totalit të varreve.
Edhe pse numri i varreve nuk është i lartë, është vënë re një shumëllojshmëri e madhe e tipeve të varrimit: me gropë të thjeshtë, enchytrismos, sarkofag, gropë të konturuar me tjegulla dhe urnë. Tipi më i zakonshëm, sidoqoftë, është me gropë të thjeshtë (41%).
Pjesa më e madhe e varreve, 13 (ose 76.5%), kishte objekte. Varret që nuk janë të shoqëruara me objekte janë ato që datohen në periudhën pas-Mesjetare dhe ato që ishin të dëmtuara. Ne tumë u gjet material që datohet nga periudhën Arkaike deri në periudhën Helenistike të hershme.
Së bashku me Tumën 11 u zbulua edhe hapësira midis kësaj tume dhe Tumës 10, një platformë me përmasa përafërsisht 20m V-J x 9.5m L-P, e cila u quajt Appendix 3.
Numri i varreve të gjetura është 14. Fatkeqësisht pjesa më e madhe e tyre, përafërsisht 2/3 e numrit të përgjithshëm, ishte e dëmtuar dhe veçanërisht varret afër anës veriore dhe jugore. Përveç varreve, u regjistruan edhe 4 mbetje skeletore, si edhe 6 depozita qeramike.
Të gjitha varret datohen në periudhën Klasike/Helenistike të Hershme (përveç Varrit 1 dhe Varrit 6 të cilët janë të periudhës pas-Mesjetare). E shpërndarë nëpër shtresa u gjet dhe një sasi e konsiderueshme qeramike prehistorike.
Në Appendix 3 ishin të pranishëm të dy ritet e varrimit: riti i varrimit me vendosje trupi dhe riti i varrimit me djegie trupi, por varrime me vendosje trupi janë 79% i totalit të varreve. Varrimet me djegie janë të të dy tipeve: in situ dhe me urna (me raport 2:1).
Në varret e ruajtura të paktën pjesërisht trupat ishin të gjithë të vendosur në pozicion të shtrirë në shpinë me krahë dhe këmbë të shtrira. Pjesa më e madhe e varreve ishin varre individuale. Përjashtim bën Varri 13, një varr me gropë të thjeshtë, me 3 skelete: njëri nga skeletet ishte në pozicion të shtrirë dhe dy të tjerët me kockat e grumbulluara në një cep të gropës.
Edhe nëse numri i varreve nuk është shumë i lartë, aty janë vënë re të gjitha llojet e varreve të zakonshme për periudhën Klasike/Helenistike të Hershme, siç është vënë re edhe në tumën e gërmuar më përpara: gropa të thjeshta, gropa të kufizuara me tulla-qerpiçi, gropa të kufizuara me tjegulla, gropa të kufizuara me tulla dhe urna. Tipi më i zakonshëm, sidoqoftë, është gropa e thjeshtë (64% e totalit).
Pjesa më e madhe e varreve ka inventar, më së shumti enë me vërnik të zi siç janë skifosat dhe kupat (gjithashtu me palmeta të stampuara në fund të enës), llampa, lekit me kanelyra; si pjesë e takëmit mortor ishin gjithashtu edhe amforat e zakonshme të tavolinës.
-
AIAC_3140 - Roman bath-house at Vrina Plain - 2008
Archaeological excavations during 2008 season were focused in the north-eastern part of the Roman colonial centuriation of Butrint on the Vrina Plain. A Roman bath building which seems to have been part of a larger complex identified in 2003 was excavated. The research comprised the south western corner and an apsidal plunge bath of the bath building.
The walls were of mortared tiles and stones construction bonded with pink mortar. The tiles, typical products of the area, were readily recognised by distinctive finger-swipe impression, in a relatively soft fired pink red fabric. A tile sub-floor (context 12) supported a series of pilae stacks with round tiles bonded with greenish clay, a technique used elsewhere in Butrint. A praefurnium was present in the eastern wall. Traces of grey veined marbles both veneer and opus sectile, suggested a good level of decoration.
Few alterations seem to have been undertaken during the life of the bath-house, or at least few for which evidence survives, but the drain for the bathhouse (context 137) was replaced by a new drainpipe in ceramic tubuli (context 65).
A further building was represented to the south by a single line of mortared masonry wall (context 67) seen only in the section, whose function and relationship with the bathhouse remains yet unclear.
The material data from this year together with the evidences revealed in 2003, suggest that the bathhouse is a construction of the second century AD.
Levels of rubble (context 5) and chunks of a fallen wall (context 13) seem to denote the collapse of the bathhouse in the fifth century or later.
-
AIAC_3143 - Roman quartier at Vrina Plain - 2007
Në sezonin arkeologjik të vitit 2007, në lagjen romake të Butrintit në fushën e Vrinës, gërmimet vazhduan në Rrugën Romake (e cila të shpinte nëpërmjet një ure në Butrint), përballë Tempullit dhe përgjatë pjesës së pasme të akuaduktit. Të dhënat e gërmimit, dëshmojnë për tre faza ndërtimi në historinë e gjatë të përdorimit të rrugës. Rruga me blloqe të mëdhenj guri u ndërtua në fundin e shek. 1 ose në shek. e 2 m.Kr. Një riparim i sipërfaqes së rrugës, që përfshin dhe mbetje materiale nga Tempulli pjesërisht i shkatërruar, duket se është bërë në shek. 3. dhe vazhdoi të përdorej deri në Antikitetin e Vonë. Shkatërrimi i ndërtesave që gjendeshin në anë të rrugës solli ngritjen e grumbujve pranë saj duke formuar një shteg në trajtë lugu, i cili u përdor dhe në periudhën mesjetare. Përballë Tempullit, nga ana tjetër e rrugës u zbulua një dysheme me pllaka guri, një portik dhe një hyrje për në një zonë të hapur dhe të pandërtuar. Sasia e madhe e rrënojave të mureve të gjetura në lindje të Tempullit, tregojnë se pjesa e pasme e tij është shkatërruar me qëllim që nga themelet në shek. 6 m.Kr., për të marrë gurët e punuar. Muri i rrëzuar ka goditur dhe një qemer të tepërt të akuaduktit të qytetit. Ndërtimi i akuaduktit daton në periudhën e hershme perandorake romake, çka e tregojnë dhe themelet e tij, që çajnë përmes depozitat me amfora të thyera të periudhës së Augustit.
Gërmimet e këtij viti theksuan nevojën për shkallën e madhe të punimeve që duhen kryer, në lagjen romake të organizuar në centurione të Fushës së Vrinës.
-
AIAC_3146 - Mausoleum at Vrina Plain - 2008Gërmimet e vitit 2008 në pjesën lindore të lagjes romake në Fushën e Vrinës, zbuluan një strukturë me mure guri, që me sa duket ka qenë mauzole. Bazuar mbi fragmentet e amforave Dressel të tipit 2-4 dhe qeramikën ARS, të gjetur në shtresën e mbushjes (52) pranë hyrjes së portikut, ndërtimi daton në fillimin e shek. 3 m.Kr. Mauzoleu është ndërtim më i vonshëm se banja pranë tij, dhe pret shtresën artificiale të bërë për nivelimin e mureve të kësaj të fundit.
Monumenti ka patur formë drejtkëndore, me një derë në anën perëndimore dhe një portik të vogël në pjesën ballore të tij. Dy mure mbështetës dilnin prej krahut verior dhe jugor të mauzoleut. Në murin lindor të dhomës kryesore u gjet një gurë themeli, i përdorur për një sarkofag të madh (50), i cili nuk u identifikua. Varre të tjerë u zbuluan në veri dhe jug të korridorit qendror. Në veri u identifikua një varr i tipit cist (34) me kontur mermeri dhe‘nënkresë’ llaçi në kreun e tij, ndërsa në jug sërish një platform guri (47, 48) për një sarkofag i cili nuk u gjet në gërmim.
Gjithashtu u gjetën dy fragmente mbishkrimesh në greqishten e vjetër, ndoshta të lidhura me varre. Mauzoleu dhe varret e tij, ndoshta përfaqësojnë një varrezë të vogël familjare që u përkiste pronarëve të vilës pranë.
Mauzoleu vazhdoi të përdorej deri në shek. 5, edhe pse karakteristikat e varrimit duken se kanë ndryshuar disi në këtë kohë. Ka të dhëna që sugjerojnë se brendësia e monumentit u rinovua, varre të vegjël të tipit cist u vendosën mbi sarkofagun (50) çka tregon se ky i fundit nuk ishte më, ndërsa varre të tjera u vendosën në portik dhe ndërmjet mureve mbështetëse në anën e jashtme. Tre varre të tjerë me muraturë u ngritën jashtë mauzoleut në jug të tij, dhe është më se e qartë se ato ishin pjesë e një varreze.
Muret e rrëzuara dhe stratigrafia tregojnë se mauzoleu u shemb apo u shkatërrua në shek. 5 ose 6, dhe siti u braktis.
-
AIAC_3147 - Medieval settlement at Vrina Plain - 2008
Gërmimet e vitit 2008 në Fushën e Vrinës zbuluan një vendbanim mesjetar të shtrirë në territorin e një vile të periudhës romake dhe antikitetit të vonë, e cila përfshinte një banjë dhe mauzole. Braktisja prej disa shekujsh e territorit të vilës romake duket se ka përfunduar në shek. 12-13. Shtresa me dhera në ngjyrë të zezë, ashtu si kudo në Fushën e Vrinës, dëshmojnë për banimin e sitit në periudhën mesjetare. Këto shtresa (5, 53) duket se përfaqësojnë gjurmët e një vendbanimi me karakteristika të panjohura por me sa duket me rëndësi të veçantë. Qeramika e zbuluar në këto shtresa përfaqësohet nga enë importi me incizim, fine dhe të pikturuar sgraffito, me lustër, me pikturim jeshil dhe kafe të errët si dhe nga një numër i madh enësh me qeramikë të ashpër. Gjithashtu u gjetën gjurmë aktiviteti të punimit të metaleve, një monedhë e Perandorit Bizantin Aleksi I e viteve 1110-1118 dhe një denarius i Republikës së Lukës (Itali).
Mbi këto shtresa u zbulua një tjetër nivel dherash me ngjyrë të zezë, e cila përmbante mbetje ndërtimore nga mauzoleu romak dhe qeramikë të shek. 14. Kjo tregon jo vetëm vazhdimësinë e banimit kësaj ane të Fushës së Vrinës në mesjetë por edhe për shkatërrimin përfundimtar të mauzoleut dhe banjës në këtë periudhë, ndryshe nga çfarë ishte menduar në sezonet e mëparshme të gërmimit.
Fazat e fundit e aktivitetit në këtë vendbanim, lidhet me formimin e depozitave aluvionale prej shek. 14 e në vazhdim, si edhe me punimet agrikulturore që kanë nisur prej viteve 1960. Kjo dëshmohet nga shtresat e paprekura apo të trazuara të dherave aluvional (2, 1) dhe dy ndërhyrje të makinerive të rënda pluguese të cilat kanë çarë thellë në tokë dhe kanë dëmtuar pjesën lindore të mauzoleut.
Identifikimi dhe datimi i këtij vendbanimi ka një rëndësi të madhe, pasi shek. 12 në Butrint është i panjohur në termat arkeologjikë dhe ky rast është një nga të paktët site të njohura gjatë viteve të fundit, që i përket periudhës së sundimit bizantin para katastrofës së Kryqëzatës së Katërt të vitit 1204.
-
AIAC_3148 - Villa rustica at Vrina Plain - 2008
Gërmimet e vitit 2008 në pjesën lindore të Fushës së Vrinës, jo vetëm vazhduan gërmimin e monumenteve dhe zonave të tilla si mauzoleu, ndërtesa drjetkëndore pranë banjës dhe shtresat e lidhura me vendbanimin e mesjtar, por edhe sqaruan lidhjen mes këtyre monumenteve dhe territorit, që në periudhën romake ishin pjesë e një vile. Depozitat dhe materiali i gjendur në to tregon se territori njeh 5 faza kohore banimi. E para lidhet me nivelimin e terrenit dhe më tej krijimn e vendbanimit në Fushën e Vrinës e cila mund të ketë filluar në periudhën e Augustit dhe ka vazhduar deri në fundin e shek. 1 m.Kr.
Në shek. 2 m.Kr., u ndërtua një vilë, e cila me aq sa dihet deri më tani ka përfshirë një banjë dhe një ndërtesë të vogël drejtkëndore në jug të së parës.
Ndërkohë që në një fazë të mëvonshme në kompleks u kryen ndryshime të mëdha të cilat përfshinin shkatërrimin e ndërtesës drejkëndore dhe ngritjen e një mauzoleu me mure guri. Gjithashtu në jug u ndërtua një strukturë e re. Këto aktivitete duket se janë kryer në gjysmën e parë të shek. 3 m.Kr. Të dyja këto ndërtesa vazhduan të përdoren deri në shek e 5 m.Kr. Gjithashtu gjatë kësaj faze një mori varresh u vendosën brenda dhe jashtë mauzoleut, ndërkohë që banja vazhdoi të qëndronte në këmbë.
Më pas në shek. e 6 m.Kr., muret e anës veriore të ndërtesës drejkëndore u lëvizën, dhe një furrë e vogël u ndërtua ndërmjet mauzoleut dhe banjës.
Një periudhë braktisjeje dhe shkatërrimi duket se ka ndodhur në fundin e shek.6. Furra nuk u përdor më, çka dëshmohet nga një varr vendosur pëmes rrënojave të saj. Më pas muret e anës jugore dhe perëndimore të banjës u shembën apo u shkatërruan. Ka mundësi që në këtë kohë të jenë kryer varrime të reja në varret ekzistuese të mauzoleut.
Të dhënat arkeologjike tregojnë se shkatërrimi dhe grabitja e mauzoleut ka ndodhur disa shekuj më vonë the demolition and robbing of the mausoleum ka ndodhur disa shekuj më vonë. Shtresat e trasha me rrënoja ndërtimesh, përmbanin qeramikë të shek.12-13. Strukurat e tjera të vilës duket se kanë pësuar të njëjtin fat. Në anën perëndimore të kompleksit shtresa të trasha dheu me ngjyrë të zezë dhe të trazuara, përmbanin mbetje qeramike të përdorimit shtëpiak të shek. 12-13, të cilat kanë lidhje me një vendbanim mesjetar ende të panjohur.
-
AIAC_3180 - Basilica extramuros of Scampis - 2012
During the 2012 excavations in the extra-mural basilica in Elbasan, a large part of the monument was revealed. Thus, in the outer part of the apse, the excavated space was expanded by about 1 m, where in the part adjacent to the wall of the apse, fragments of window panes continued to emerge. Some small, illegible Byzantine coins also came to light. Another area where excavations were carried out was in the northern wing of the transept where the work was concentrated on a limited area and as a result it was possible to discover a part of its floor. Excavations in the northern nave in the upper part of the destruction layer revealed architectural elements of the northern arch. In the southern nave, excavations were concentrated only on a small area in the western part of this space. After removing the upper layer of the ruin, two other columns of the southern arch, parts of the vault of the arch, came to light. Surveys in the central nave were limited and at their conclusion a part of the mosaic floor adjacent to the stylobate of the northern arch was discovered. From the excavations in the narthex, the entrance to its northern annex also came to light. After the complete discovery of the floor of the narthex, under the mosaic, in the northern part of the narthex, the presence of a tomb was revealed. The grave had an east-west orientation, with a length of 2m, a width of 1.16m and a depth of 1.18m. In the exonarthex, the excavations were concentrated only in its southern part. Recently, at a distance of about 4.20 m to the east of the southern annex of the narthex, a north-south wall resting on the southern wall of the nave came to light. Only a length of about 5m was discovered.