Name
Kosta Lako

Season Director

  • AIAC_1680 - Triconch Palace Butrint - 2001
    Gjatë sezonit të gërmimeve të vitit 2001, u identifikuan tre blloqe banesash të cilat zgjaten nga Kanali i Vivarit në drejtim të veriut. Blloku perëndimor shmanget në jug dhe perëndim nga linja e mureve rrethuese të qytetit. Kufiri lindor mendohet të jetë afër me kompleksin e banjës së Trikonkës. Në shekullin e 3 apo fillimin e shekullit të 4, një strukturë zuri një pjesë të Bllokut 1, këtë e tregojnë mbetjet e një arkade të ndërtuar mbi një radhë shtyllash. Sasi të mëdha amforash transporti dhe kontakti me kanalin sugjerojnë një aktivitet të madh tregtar në këtë zone. Më vonë një ndërtesë katërkëndore i shtohet arkadës. Gjatë kohës që u ndërtuan muret rrethuese të qytetit, ndërtesat më të hershme u shndërruan në kullë, e cila u bë pjesë e portës për në kanal. Në fillimin e shekullit të 6, arkada e ndërtesat e mëparshme u shembën dhe në të njëjtën kohë u formuan pirgje guackash në ndërtesën kuadratike. Në shekullin e 7, pranë portës për në kanal u ndërtuan banesa të reja. Nga shekulli i 11 deri në atë të 13, në Bllokun 1 u ndërtuan struktura të reja me dru të organizuara përreth një oborri të shtruar me çakëll. Depozita me guacka, mbetje vatrash dhe furrash u gjetën të shpërndara në këtë zonë. Rreth shekullit të 13, porta u bllokua dhe 4 varre u futën në të. Sasia e madhe e dheut tregon për një aktivitet agrikulturor ndërmjet shekujve 14 dhe 16. Domusi i hershëm i gjendur në Bllokun 2, u shtri në Bllokun 3 kur trikliniumi i madh iu bashkangjit atij në anën lindore. Gërmimet e këtij sezoni provuan se kjo zonë ishte planifikuar për të qenë qendër monumentale, e pajisur me një kolonadë prej kollonash mermeri dhe kapitele korinthian, me hyrje nga Kanali i Vivarit dhe nga qyteti. Në këtë zonë u gjetën fragmente të dekoruara guri të dritareve me monogramet Χ(Chi) dhe Ρ(Ro).
  • AIAC_1682 - Villa of Diaporit - 2000
    Siti i Diaporitit gjendet në një luginë të vogël, në juglindje të brigjeve të Liqenit të Butrintit. Megjithëse rrënojat e monumentit u vunë re nga Misioni Italian arkeologjik në vitet 1920, gërmimi i parë sistematik u krye nga John Moreland dhe Mark Pluciennik, si pjesë ekspeditës përnjohëse të zonës përreth Butrintit. Rrënojat e dukshme u skicuan dhe qeramika që u mblodh në sipërfaqe datonte nga shekulli i 1 p.Kr. deri në shekullin e 6 m.Kr. Survei pasues i vitit 1999, tregoi se rrënojat i përkisnin një Vile Romake dhe një bazilike të Hershme Kristiane. Në vitin 2000 u hapën tre kuadrate dhe gërmimet u kryen për të provuar thellësinë dhe natyrën e shtresave arkeologjike. Kuadrati A ndodhej në krahun jugor të sitit, ku u zbulua një kompleks banimi i madh me banjë me dy faza ndërtimi. Faza e parë e ndërtimit përfshinte një dhomë ngrohjeje (e cila u datua më vonë, në mesin e shekullit të 1) me hipokaustin e ruajtur në lartësi të e plotë. Ky ambient u shkatërrua në mënyrë që të lejohej faza e dytë e ndërtimit, e cila përfshinte një dhomë me apsidë, një vestibul në formë ovale dhe një dhomë tjetër ngrohjeje. Dhomat e sipërpërmendura ishin të zbukuruara me panele prej mermeri, të cilat më vonë u hoqën. Duke ndjekur zhvendosjen e mermerit, mure të tjera u ndërtuan brenda dhomës më apsidë dhe një varr i madh ishte vendosur nën nishin perëndimor të kësaj dhome. Kuadrati B, u hap pranë një muri terracimi, ndërmjet ndërtesës me banjë dhe bazilikës. Heqja e një grumbulli tjegullash të shekullit të 6, zbuloi shtresa të trasha shkatërrimi brenda një dhome. Muret e dhomës mbështeteshin mbi një strukturë më të hershme, e cila ishte e pikturuar me shirita ngjyrash blu dhe të bardhë. Si rrjedhim dhomat e pikturuara u modifikuan me shtimin e mureve më të vona, të cilat u ndërtuan me qëllim zgjerimin e tarracës së sipërme.
  • AIAC_1682 - Villa of Diaporit - 2001
    Gërmimet e vitit 2001 vazhduan përsëri në zbulimin e vilës. Kuadratet A dhe B, të hapura fillimisht në vitin 2000, u zgjeruan dhe nga fundi i sezonit u gërmuan pjesërisht apo plotësisht 20 dhoma. Strukturat më të hershme të ngritura mbi një radhë tarracash datonin në shekullin e 1 m.Kr., por qeramika e periudhës romake e gjetur pranë tyre sugjeron për një datim më të hershëm. Në kuadratin E, u zbuluan nivele dyshemesh të tarracave të poshtme dhe të sipërme, ku u saktësua që lartësia e një terrace është 2,2 m. Po në këtë kuadrat gërmimi u zbulua një dhomë me dekorim të thjeshtë, me panele me ngjyrë blu të errët të konturara me shirita në ngjyrë të verdhë në jeshile. Panelet ishin vendosur mbi një shtresë suvaje të pikturuar e ngjashme me një veshje mermeri gri ose graniti çka tregon se kjo dhomë ndodhej brenda një strukture shërbimi. Në kuadratin B, u provua se pas shumë modifikimeve të vazhdueshme, strukturat që i takonin fazes së parë të ndërtimit u shkatërruan mes fundit të shekullit të 1 dhe fundit të shekullit të 2. Hapja e mëtejshme e kuadratit A, zbuloi një fazë të dytë ndërtimi të kompleksit të banesave me banjë, të ndërtuar mbi të dy tarracat poshtë vijës së bregut. Kompleksi u braktis dhe u grabit gjatë fillimit të shekullit të 3. E vetmja dëshmi që provon aktivitet deri në momentin që ngrihet bazilika paleokristiane e shekullit të 6, ishte zbulimi i një amfore të Gazës e shekullit të 4 dhe monedha që i takojnë fundit të shekullit të 4 e fillimit të shekullit të 5.
  • AIAC_1683 - Basilica of Diaporit - 2001
    Bazilika e hershme kristiane që ndodhet pranë vilës helenistike dhe romake të Diaporitit, edhe pse ka qenë identifikuar përpara viteve 2000, u gërmua për herë të parë në vitin 2001. Gërmimet në bazilikën e shekullit të 6, treguan se matriali i përdorur për ndërtimin e saj, ishte marrë nga vila e braktisur. Zbulimi më i spikatur ishte gjetja e tre varreve me kontur mermeri, brenda altarit dhe apsidës, të ndërtuara në një kohë me bazilikën. Në fundin e shekullit të 7, u kryen disa shtesa të vogla në bazilikë, si dhe në dhomën e madhe me nishe të vilës u vunë re gropa shtyllash druri dhe një furrë. Një amforë e plotë e Otrantos, tregoi se bazilika është braktisur në shekujt 11-12, por gjetja e një medaljoni dedikimi sugjeroi se siti mund të ketë vazhduar edhe më vonë si vend kulti. Në shekullin e 14, materiali i varreve u zhvendos. Datimin e kësaj ngjarjeje e provon gjetja e një monedhe që i përkiste një prej titullarëve latinë të dukatit të Peleponezit.
  • AIAC_1760 - Bath at Basilica of Ballsh - 2003
    Nё vitin 2003 sё bashku me bazilikёn e Ballshit u gёrmua edhe banja qё ndodhej aty pranё. Pjesa kryesore e banjёs (me formë afërsisht katërkëndore dhe me përmasa: gjatësi 8.20m, gjerësi maksimale 5.80m), u gërmua plotësisht nga brënda dhe jashtë në të gjithë perimetrin e saj si dhe pjesërisht në pjesët e hipokaustit. Ajo përbëhet nga tre ambiente kryesore, një vaskë dhe një depozitë e vogël për shpërndarjen e ujit. Në anën lindore ,u zbulua pjesërisht një mur paralel ku dallohet dhe pragu i hyrjes për në kompleksin e banjёs. Plani i banjёs ruhet në gjendje të mirë, kurse në lartësi muret ngrihen vetëm paksa mbi dysheme deri në 1,10m. Në krahun jugor të Banjёs gjendet Ambienti i parë (A) që ka formë katërkëndore me përmasa 2,95 x 1,55m. Në këtë ambient gjendet një portë me gjerësi 0.75m e hapur nga jugu e cila lejonte hyrjen për në banjë. Kjo paradhomë në hyrje të banjës, me dysheme të shtruar me pllaka të mëdha gëlqerore dhe të ndërtuara mbi hipokaust, ka qënë e pajisur në faqet anësore më pjesë të ngritura, të përdorura si sofate për tu ulur. Në lindje, në rrëzë të murit, ruhet një kanal shkarkimi me gjerësi dhe lartësi 0.14m. Duke u bazuar nga instalimet, ambienti mund të ketë patur funksionin e tepidarium-it, por njëkohësisht mund të ketë shërbyer edhe si ambjent zhveshjeje (apodyterium). Në perëndim të këtij ambjenti është një vaskë (ambienti D) me përmasa 1 x 1.40m dhe lartësi të ruajtur 1.08m. Vaska furnizohej me ujë nga një tub qeramike dhe ka shumë mundësi që ajo të ketë qënë baseni i ujit të ftohtë. Ambienti (A) lidhet nga ana veriore me sallën qëndrore të banjës ( ambienti B) me një portë me gjerësi 0.75m. Salla ka sipërfaqe ( me përmasa 2.95 x 2.90m) më të madhe se ambientet e tjera. Pllakat prej mermeri të ruajtura në anën lindore tregojnë se dyshemeja ka qënë e shtruar me to, kurse tullat e ngelura duket se kanë shërbyer për ndërtimin e sofatave. Sofatat kanë qënë në qoshet jugperëndimore dhe veriperëndimore, kurse në krahun e kundërt ruhen gjurmët e një vaske të veshur me llaç hidroizolues. Muret e vaskës janë ruajtur deri në lartësinë 0.40m. Në këtë ambient duket se kryhej proçesi i djersitjes, masazhit dhe larjes me ujë të vakët. Një portë me gjerësi 0.67m e hapur në mesin verior të sallës qëndrore të çon në ambientin e fundit të larjes me ujë të nxehtë (caldarium). Caldariumi ka përmasa 2.90 x 1.26m dhe është i ndarë në tre pjesë. Dy anësoret me gjatësi 1.26m dhe gjerësi afërsisht 0.80m, ndahen nga njëra tjetra nga qemeri cilindrik i grykës së furrës dhe oxhakut, i cili u gjend i dëmtuar. Ambienti tjetër (E) në perëndim të Termës ka patur funksionin e depos së ujit (me gjatësi 4m dhe gjerësi 0,60m) dhe është i veshur me llaç hidroizolues. Në murin jugor dhe lindor të saj ruhen tubat e qeramikës që furnizonin vaskën e ujit të ftohtë dhe atë të ujit të nxehtë. Ambienti i fundit i gërmuar është ai i zjarrit dhe ka formë trapezoidale me përmasa 4-4,5m dhe 3,7m. Ambienti i zjarrit nuk është i njëkohshëm me pjesën tjeter të termës dhe muret përveç se të shkëputur janë edhe të ndryshëm përsa i përket teknikës së ndërtimit. Tullat këtu mungojnë dhe muri është i lidhur me baltë. Furra e ndërtuar në mesin verior, mbulohet me qemer cilindrik prej tullash dhe me dy ante që dalin para murit. Në mes të qemerit ka qenë ngritur oxhaku për daljen e tymrave. Gazi i nxehtë i furrës, pasi qarkullon nën dyshemetë e termës, del në hapësirë me anë të dy oxhaqeve të ndërtuar me tubacion qeramike në murin perëndimor të sallës qëndrore. Oxhaku verior u gjet i dëmtuar, pasi mbi të ishte hapur një gropë varri. Shtyllat e hipokaustit ishin ndërtuar me tulla me seksion katërkëndor e rrethor dhe lartësia e tyre shkon nga 0.80m në caladarium në 0.65m në tepidarium. Mbi shtyllat është vendosur shtresa e parë e pllakave prej guri ranor, mbi to llaç gëlqereje me guralecë dhe grimca tullash dhe më pas dyshemeja me pllaka guri apo mermeri. U vu re se terma ishte braktisur para sesa të braktisej vetë Bazilika dhe se mbi muret e saj ishin bërë varrime. Në faqen e jashtme të murit perëndimor është depozituar një shtresë qeramike e shekujve 12-13 që shërben si terminus post quem për ndërtimin e termës.
  • AIAC_1780 - Church of Shën Jan - 2001
    Kisha e Shën Janit ndodhet në pjesën lindore të një kodër ranore, 1 kilometër në perëndim të fshatit me të njëjtin emër (ose e quajtur nga banorët e zonës me emrin Shijan), në bregun e majtë të lumit Kalasë. Në vitin 2001 u krye gërmimi i parë arkologjik në këtë kishë me qëllim zbulimin sipërfaqësor dhe nxjerrjen e kontureve të këtij monumenti. U gërmua në dhjetë kuadrate nga të cilët tre në nefin qëndror, dy në narteks, dy në ekzonarteks, dy në nefet anësore dhe i fundit në pjesën ballore të kishës. E dhëna e parë që u përftua nga ky gërmim ishte ekzistenca e dy nefeve anësor, të cilëve u bashkangjitej nga një apsidë.
  • AIAC_1780 - Church of Shën Jan - 2002
    Sezoni i dytë i gërmimeve të ndërmarra në vitin 2002 në kishën e Shën Janit u përqëndrua në zbulimin e plotë të monumentit, pasi u gërmuan plotësisht nefet anësore dhe pjesët e mbetura të narteksit dhe ekzonarteksit. Nefi qendror është me gjatesi 14,35 – 14,50m dhe gjeresi 4,75 - 4,95m, ndërsa korda e absidës 2,85m dhe thellesi 3,75m. Narteksi ka një gjerësi 11,50m dhe gjatësi 3,95m. Nefet anësore kanë afërsisht të njëjtën gjatësi, kurse gjerësitë ndryshojnë përkatësisht: jugori 2.60m dhe veriori 2.50m. Ata ndahen mes tyre me arkada mbi shtylla të murëzuara. Secila arkadë ka tre harqe, nga të cilët njëri ndodhet në zonën e sanktuarit. Gjatë gërmimit të nefit jugor u zbulua një portë monumentale me dy ante, ku këto dy të fundit ne një fazë të dytë janë realizuar si modifikim i pilastrave dhe shtyllave të murëzuara të strehës së kësaj hyrjeje. Porta në një fazë të dytë mund të jetë ngushtuar nga 1,30m në 0,70m. Po ashtu në këtë sezon u gërmuan dy varre në nefin qendror, njëri që gjendej nën dyshemenë e nefit, ndërsa në tjetrin skeleti ishte vendosur mbi një nga bazamentet e ambonit, i cili ruhet në një gjendje shumë të mirë.
  • AIAC_1780 - Church of Shën Jan - 2003
    The archaeological season of 2003, discovered a three nave basilica, with arches, three apses on the east side and a narthex on the west side. The central apse is a three-sided structure on the outside and its interior is of semicircle shape. The northern apse is semicircular, whereas the shape of the southern apse was not determined during this excavation season. The excavation revealed four entrances with porches: one on the west and the other on the north of the narthex, while the two others were on the north side, approximately in the middle of the lateral aisles. A large quantity of frescos fragments was also found. The construction materials yielded by the excavations consist mainly of stones, bricks and tiles. The latter are of different types and sizes and some of them bear monograms.
  • AIAC_1781 - Synagogue of Saranda - 2003
    Sinagoga e Sarandës apo e quajtur ndryshe Bazilika Paleokristiane e Sarandës, ndodhet në qytetin antik të Anchiasmos ose Saranda e sotme. Ky monument gjatë historikut të tij mendohet të ketë tre faza të ndryshme ndërtimi në funksion dhe në kohë. Fillimisht mendohet që monumenti në periudhën Romake të ketë patur funksionin e një ndërtese banimi (Vila ose Domus), e cila në një fazë të dytë transformohet në Sinagogë dhe në fazën përfundimtare monumenti përshtatet në Bazilikë Kristiane. Gërmimet arkeologjike të ndërmarra në vitin 2004, u përqëndruan në dy dyshemetë me mozaikë: njëra që përmban një shandan shtatë-krahësh menorah dhe e dyta, ajo që mbulon pjesërisht nefet e këtij monumenti. Gjatë gërmimit , u eksplorua gjysma e dhomës me menorah, e cila ishte e mbuluar nga një strukturë bashkëkohore. Ky sezon gërmimesh, i cili ishte vazhdim i atij të kryer gjatë viteve 1980-1990, arriti të zbulonte një dhomë të gjatë prej 10m dhe e gjerë prej 5m, ku muri verior është i një faze ndërtimi të më vonë. Në origjinën e tij ky ambient duhet të katë patur formën e gërmës L. Këtë fakt e dëshmojnë gjurmët e murit më të hershëm në anën lindore si dhe dyshemeja me mozaikë që futet nën këtë mur. Edhe sondazhi i kryer në koridorin ndërmjet dy rezervuarëve të ujit dhe ambienteve në veri, dëshmoi po të njënjtën gjë. Murit lindor i bashkangjitej një sistem kanalizimi që kalonte përgjatë dhomës me menorah dhe dilte në oborrin e shtruar me pllaka guri. Gërmimi, dëshmoi se dhoma ishte e shtruar e gjitha me mozaik, përveç një pjese në hyrjen e mëvonëshme të anës veriore. Gjithashtu u zbulua muri verior i saj, por që i përket një faze të dytë ndërtimi. Po të kësaj faze janë dhe pilastrat e mbështetura në murin perëndimor. Hyrja në anën veri-perëndimore, i përket fazës së parë ndërkohë që shkallarja duket si e ribërë. Dyshemeja ishte e mbuluar nga një shtresë të dendur djegie, në të cilën u gjet material i bollshëm arkeologjik si: qeramikë, amfora importi, enë kuzhine dhe tryeze të shekujve 4-6 m.Kr. Nga sondazhet e kryera në zona të ndryshme të nefit qëndror si dhe midis kolonave ndarëse nga nefi verior, autorët e gërmimit ndërtuan një histori më të detajuar të monumentit. Në stadin aktual të gërmimeve “çelësi” i fazave kronologjike mbeten dyshemetë me mozaik. Tre faza dyshemesh me mozaik janë identifikuar para realizimit të dyshemesë së bazilikës. Në ndërtimet që i përkasin fazave më të hershme se sa ndërtimi i bazilikës, hyn dhe rezervuari i ujit (B), i cili është i futur pjesërisht në tokë. Ky rezervuar duhet të jetë i të njëjtës kohë me mozaikun e fazës së dytë ose me atë të fazës së tretë. Rezervuari në fjalë, me sa duket bën fjalë për një përdorim ritual, mikva’ot, të fesë Hebraike. Nga sondazhet dhe pastrimet e kryera në dy nga ambientet që ndodhen përballë hyrjes së bazilikës, u vërtetua se ato janë të lidhura me kompleksin para Bazilikal. Sondazhe u kryen edhe në ambientin në lindje të dhomës me menorah. Gërmimet ndihmuan në identifikimin e ambienteve që i përkasin sinagogës të cilat janë: dhoma në formë L-je me menorah në dysheme, rezervuari i ujit (B), ambienti që i bashkangjitet në lindje dhomës me menorah, dy ambiente në perëndim të oborrit dhe vetë oborri, si edhe ambienti më i madh me mozaik që zë gjysmën perëndimore të nefit qëndror. Në një fazë të mëvonshme këto ambiente shfrytëzohen për ngritjen e një salle lutje shumë më të madhe dhe e dekoruar me simbole biblike. Ndërtesa e re mori formën e një bazilike kristiane. Monumenti është shaktërruar nga një zjarr i fuqishëm në çerekun e fundit të shekullit të 6 m.Kr., pasi ndër monedhat e gjetura mbi dysheme, një gjysmëfolis i Justinit II, shërben si terminus post quem. Shkatërrimi i cili ndodh në të gjithë kompleksin dhe në përgjithësi në të gjithë qytetin vendoset rreth viteve 580.
  • AIAC_3159 - Monastery of 40 Martyrs - 2013
    The 2013 excavation on the church of the 40 Saints was carried out between August 8 and 27, and the work was mainly focused on the baptistery area, as well as the southern and western parts of the church. In the western part, the excavations were concentrated on the side of the staircase, and the excavation of the pits located between the limestone rocks was also continued, where a large part of the archaeological find was discovered. Sherds of amphorae and jars stand out among the archaeological finds. There are also other finds such as a glass lamp, an altar table leg, an iron nail and a coin. Excavations in the southern part of the church yielded mostly only ceramic material, where fragments of amphorae, lamps and jars, can be distinguished. Also in this area, alongside the ceramic material were discovered iron scraps, a fragment of a glass lamp, a coin etc. While in the surroundings of the baptistery, the excavations and cleanings carried out this year gave us new data regarding its many rooms. Thus it was discovered that the baptistery consisted of 9 individual or collective baptismal bathtubs, two pools and some other rooms. The baptismal bathtubs are positioned mainly in the side naves, porticoes and also in one of the underground galleries. Due to the presence of the walls built in the XX century by the army, it was impossible to continue the excavations in the northern part of the baptistery. As for the other rooms, they have a quadrangular shape, with two floors paved with stone slabs and in almost all cases they are equipped with a bench.

Season Team

  • AIAC_1680 - Triconch Palace Butrint - 2000
    Pallati i Trikonkës në Butrint, shtrihet në pjesën jugore të qytetit antik, brenda mureve rrethuese të tij dhe pranë Kanalit të Butrintit. Kërkimet e mëparshme kanë zbuluar një domus të periudhës antike të vonë, të pajisur me peristil përreth tij. Gërmimet e vitit 2000 të përqëndruara në krahët jugor dhe lindor të monumentit, nxorën në pah 9 faza të mundshme ndërtimi. Faza 1: në fillimin e shekullit të 4 m.Kr. ekziston një kompleks strukturash ku përfshihet një ndertesë me arkada, një banjë si dhe disa fragmente arkitektonike prej mermeri të dekoruara. Faza 2: në fund të shekullit të 4 dhe në mesin e shekullit të 5, disa nga strukturat e fazës së parë të ndërtimit u shkatërruan dhe mbi to u ngrit një ndërtesë e re me peristil. Krahu jugor i kompleksit, konsistonte në pesë dhoma, në një galeri e gjatë dhe në një sallë pritjeje, ku dyshemetë e këtyre dy të fundit ishin të shtruara me mozaik. Salla e pritjes përmbante një fontanë të vogël tetëkëndore të veshur me mermer. Krahu perëndimor i kompleksit formohej nga një triklinium me tre dhoma të cilat ndaheshin nga salla qëndrore nëpërmjet një radhë kollonash. Dyshemeja e sallës qëndrore të trikliniumit ishte e shtruar me mozaik të dekoruar me një mbishkrim grek. Përballë krahëve jugor dhe perëndimor të kompleksit gjendej një portik i cili përshkontë të katër anët e oborrit me peristil. Kollonat ishin prej mermeri të kuq të lëmuar, ndërsa bazat e tyre ishin prej guri gëlqeror të bardhë. Portiku përballë trikliniumit ishte i shtruar me mozaik. Shtesat e ndërtuara në këtë faze përfshinin një apsidë në sallën e pritjes dhe një dhomë me dy apsida në jug të banjës. Faza 3: nga gjysma deri në fundin e shekullit të 5, u shtruan dysheme të reja me llaç. Gjithashtu u ndërtua një triklinium i ri me përmasa të mëdha (salla e ngrënies apo e ndenjies nga e cila mori emrin dhe vetë siti Trikonkë) duke formuar krahun lindor të kompleksit, dhe lidhej me krahun jugor të tij, me anë të një një oborri dhe një vestibule me dy apsida. Faza 4: në fundin e shekullit të 5, përreth Trikonkës u ndërtua muri rrethues i qytetit. Faza 5: rindërtimi akoma nuk kishte mbaruar kur në gjysmën e parë të shekullit të 6, shtresa balte u zhvilluan mbi dyshemetë me mozaik. Në Trikonkë u vunë re ndarje të dhomave, dyer të bllokuara, mure dhe çati të rrëzuara. U gjetën vaska të ndërtuara me llaç, shtresa me guacka midhjesh, furra dhe grepa për peshkim. Ndërsa krahu verior përdorej si Mausole. Faza 6: Në fundin e shekullit të 6, shtresa të rrëzimit ishin përzier me nivelet e hedhurinave shtëpiake dhe tregtare, ku amforat përbënin elementin kryesor të qeramikës. Faza 7: gjithashtu në fundin e shekullit të 6, në të gjithë zonën e Trikonkës u futën varre. Faza 8: në fundin e shekullit të 12, në pjesën perëndimore të trikliniumit u ndërtuan struktura prej druri dhe balte të lidhura me një pus dhe një shtresë mbeturinash shtëpiake Faza 9: shtresa e sipërme ishte me humus të zi dhe me qeramikë që daton nga shekulli i 15 deri në shekullin e 20.
  • AIAC_1778 - Church of Peshkëpi - 2003
    Kisha e Peshkëpisë, ndodhet në Kodrë e Kuqe Krekëz, përkatësisht në juglindje të fshatit Nivicë-Bubar të rrethit Sarandë . Në vitin 2003 u krye gërmimi i parë arkeologjik në këtë sit. Gërmimi mundësoi zbulimin e një bazilike tre nefëshe me harkada mbi shtylla të murëzuara, me tri absida në anën lindore dhe narteks në anën perëndimore. Absida qëndrore ishte trifaqëshe nga jashtë dhe gjysmërrethore nga brenda, veriorja gjysmërrethore, ndërsa forma e absidës jugore nuk u arrit të përcaktohej. Gjatë këtij sezoni gërmimi, u identifikuan dhe katër hyrje të ndërtuara me ante: njëra në perëndim dhe tjetra në veri të narteksit, kurse dy të tjerat në veri dhe jug, pothuajse në mesin e gjatësisë së nefeve anësore. Një numër i madh fragmentesh afresku u gjetën në bazilikën e rrënuar. Materiali i ndёrtimit pёrfaqёsohet nga gurët, tullat dhe tjegullat. Tullat janë të tipeve dhe masave të ndryshme dhe disa prej tullave kanë dhe monogramë.
  • AIAC_1778 - Church of Peshkëpi - 2004
    Gjatë sezonit të gërmimeve të vitit 2004, u zbulua plotësisht monumenti dhe u saktësua forma e tij planimetrike. Kisha e Peshkëpisë është një Bazilikë trenefëshe me tri absida dhe një narteks. Të trija absidat qarkohen nga një trotuar i ngushtë. Gjithashtu Sanktuari, protezisi dhe diakonikoni, janë të pajisur me absida. Gjatësia dhe gjerësia maksimale e Bazilikës së bashku me absidat dhe hyrjet janë përkatësisht 16m dhe 12,4m. Bazilika në një fazë të dytë ndoshta nga një rrënim i pjesshëm është bërë shkak për një modifikim. Monumenti në fjalë është shndërruar nga një bazilikë trenefëshe në një bazilikë dynefëshe, duke eliminuar nefin jugor. Kjo u realizua duke murosur harqet e arkadës jugore. Dyshemetë e bazilikës janë të gjitha të shtruara me teknikën opus sectile. Motivet në të janë vetëm gjeometrike. Brenda bazilikës u zbuluan katër varre: i pari në veri të hyrjes perëndimore të narteksit, i dyti me konstruksion në formë arke nën hyrjen perëndimore të narteksit, ndërsa dy të tjerët poshtë dyshemesë së narteksit. Qeramika e dalë nga gërmimet, është e pakët dhe e përfaqësuar me fragmente guzhine. Ndër gjetjet vlen të përmenden afresket murale të cilat janë të rralla në këtë periudhë. Në këtë kishë kemi dhe prezencën e një thesari prej 149 monedhash, të cilat janë prerje të despotit të Epirit Jan Orsinit (1323-1335). Megjithëse problemi i datimit ngelet i hapur, nga të dhënat e ardhura nga gërmimet, paraprakisht si datë post quem i Bazilikës merret shekulli 14.
  • AIAC_3159 - Monastery of 40 Martyrs - 2012
    During the 2012 excavations in the church of the 40 Saints, carried out between August 8 and 27, the work was focused on three different sectors. The first sector was located outside the western walls of the monument. The second sector where the excavations were concentrated was in the south. While the third sector where excavations took place was in the area of the Baptistery. The surroundings of the baptistery are located inside a building that was used by the army between 1930 and 1997. In one of them, after removing the concrete floor and its cobblestone bedding, the presence of two rooms separated by a wall along the north-south axis was revealed. In the northern part of this room, a layer of roof tiles was discovered and a layer of mixed brown soil came out below it. Inside this layer was noticed the presence of ceramics, lamps and coins (mid-6th century AD), as well as some iron nails. The second room was filled with stones up to a depth of 1 m, which also served as a leveler for the floor of the army building. Also, in the other room inside the baptistery, was removed firstly the concrete floor as well as the filling of large dry-laid limestone to raise the level of the floor and then the tiles. After the stones were removed, the floor was laid with large limestone slabs. In the north-west corner of the compound was a rectangular structure built of stone slabs bound with mud and laid with bricks, which were burnt. At the end of the excavation of the baptistery complex, it was observed that it had a large number of different niches, most of them equipped with piers. Excavations outside the western gallery revealed the southern retaining wall of the stairwell as well as the stepped structure of the gallery wall in the southwest corner. The material discovered during the excavation of this space consisted of clay lamps, glass lamps for chandeliers, window panes, coins, etc. Excavations outside the southern portico were carried out to reveal the road that originally communicated with the underground space and had been in the form of a tunnel, just like that of the eastern wing. In a second phase, the door that communicated with the underground ensemble was closed. The floor of this former alley was paved with stone slabs, using the same technique as the underground rooms. The archaeological material discovered consisted of ceramics: amphorae of Eastern, African and Italic productsion the same as those found in other environments, together with few pieces of candlesticks, which together belong to the VI century AD.