-
AIAC_3180 - Basilica extramuros of Scampis - 2007
Në gjysmën e parë të vitit 2007, gjatë një gërmimi për ndërtimin e një objekti publik në qendrën e qytetit të Elbasanit doli në dritë një sipërfaqe me mozaik në një thellësi rreth 3 m nën nivelin e terrenit. Menjëherë pas zbulimit, nga ana e Institutit të Arkeologjisë u morën masa për sistemimin e gërmimit arkeologjik të monumentit. Të dhënat nga kërkimet (të përqëndruara në një sipërfaqe gërmimi prej 11,8 m x 5,5 m) treguan se mozaiku i takonte nefit qendror të një bazilike paleokristiane, të ndodhur rreth 50 m në jug të portës jugore të castrum-it dhe rreth 25 m në lindje të vazhdimit të cardo-s së qytetit romak Scampis. Për gërmimin dhe dokumetimin e materialit arkeologjik u improvizua një rrjet kuadratik, ku kuadrati K1 u hap në nefin qendror, K2 në nefin jugor dhe K4 në lindje të nefit qendror që korrespondon me zonën e sanktuarit. Në këndin juglindor të bazilikës ndodhen themelet e një ndërtese të vonë (e vitit 1932), të cilat zbresin deri në dyshemenë me mozaik, por që është e vështirë të thuhet nëse e kanë dëmtuar atë apo jo. Pastrimi i kuadrateve K1 dhe K2 bëri të mundur dokumentimin e stratigrafisë në profilet tërthore të bazilikës. Në pjesën e naosit, nën shtresën aluvionale (US [0003], shtresë e trashë rreth 3 m e cila u vu re në tërë sipërfaqen e gërmuar të monumentit) ndodhet shtresa e rrënojës së muraturës US [0004] rreth 40 cm e trashë në pjesën më të madhe të saj dhe nën të, një shtresë e hollë disa cm e kompaktuar US [0005] direkt mbi dyshemenë me mozaik US [0006]. Vetëm pranë themelit të ndërtesës moderne këto shtresa janë ndërprerë nga hapja e kanalit të themelit që më pas është mbushur me të njëjtin material. Për këtë arsye në këtë pjesë niveli i materialit të rrënojave është edhe më i lartë US [0061]. Ndërsa pranë murit jugor të naosit, shtresa e rrënojës shkon deri në nivelin maksimal të ruajtjes së mureve, në kuotë rreth 127,50 m.
Gërmimet në nefin qendror zbuluan se dyshemeja e shtruar me mozaik polikrom përbëhej nga tesera prej guri, mermeri, qeramike dhe brumi qelqi me dimensione më të vogla se 1 cm x 1 cm, të realizuara me tonalitetet e ndryshme të të gjelbrës, të zezës dhe të kuqes.
Në pjesën mes naosit dhe sanktuarit u zbuluan elemente arkitektonike të tilla si pjesë të pllakave me mermer të zi të kangjellës, fragmente sarkofagësh dhe stelash romake të ripërdorura në murin që ka shërbyer ndoshta si stilobat i kangjellës së sanktuarit, si dhe fragmente të vogla të syrprinës dhe të njërës nga këmbët e tavolinës së altarit.
Ndërkohë që dyshemeja e nefit jugor ishte e shtruar me pllaka guri gëlqeror dhe në të ishin hapur në një periudhë ndoshta pas shkatërrimit të bazilikës edhe disa varre. Nga këto të fundit u identifikuan dy varre fëmijësh, konstruksioni i të cilëve është krijuar duke përdorur pllakat e hequra nga kjo dysheme. Në murin jugor të nefit jugor që ruhet në një lartësi të konsiderueshme (rreth 1,80 m) u identifikuan dy shtresa pikture me motive gjeometrike. Në shtresën më të poshtme të nefit jugor u gjet dhe një kolonë (US [0008]) ndoshta pjesë e harkadës jugore të bazilikës.
Në të njëjtën kohë me gërmimin u bë një ndërhyrje konsolidimi e cila konsistoi në konservimin paraprak të sipërfaqeve me mozaik të naosit dhe pikturës murale të nefit jugor të bazilikës.
-
AIAC_3180 - Basilica extramuros of Scampis - 2008
Gërmimet arekologjike të vitit 2008 në bazilikën paleokristiane extramuros të castrum-it romak të Scampis-it, u përqëndruan në heqjen e plotë të shtresës së trashë uniforme të dheut aluvional US [0003] prej 3 m, si dhe në zëvëndësimin e rrjetit të mëparshëm kudatrik me një tjetër, të rregullt e të orientuar sipas aksit të zhvillimit të bazilikës. Kështu, kuadrati K4 u nda në katër kuadratë më të vegjël (K4 a, b, c, d) për të organizuar në mënyrë më të detajuar gërmimin e sanktuarit; Kuadrati K3 u zgjerua në pjesën më lindore të nefit jugor (dhe krahun jugor të transeptit); ndërkohë kuadrate të reja gërmimi u hapën në anën lindore jashtë bazilikës (K5) dhe në nefin verior (K6).
Gjatë gërmimeve në kuadratet K2 dhe K3 u identifikua skaji lindor dhe një pjesë e muraturës (US [0067]) së pilastrit të harkadës jugore të nefit jugor, vazhdimi i murit të këtij ambienti si dhe një mur tjetër paralel me të, rreth 1,5 m larg që duhet t’i takonte një dhome komunikuese me transeptin. Transepti rezultoi i tipit pa krahë të dalë dhe me një ambient më në jug. Në këtë ambient të vogël, u gjend një pllakë e madhe guri jo e rregullt që ndodhej mbi një zbrazëtirë, e cila mund ti përkas mbulesës së një varri.
Gërmimet në kuadratin K4 zbuluan një pjesë të madhe të elementëve arkitektonikë të kangjellës si dhe fragmente dritaresh të sanktuarit. Gjithashtu u zbulua plotësisht dhe stilobati i kangjellës, në formë "Π" me prostoon që avanconte në nef. Për ndërtimin e stilobatit ishin ripërdorur (spolia) fragmente sarkofagësh dhe stelash romake, ku veçon një fragment stele (SF 003) që kishte të gdhendur bazën e një kolone. Edhe pse gërmimet në këtë sezon nuk mundën të zbulonin dyshemenë e sanktuarit, mund të supozohet se mozaiku i nefit qendror vazhdon edhe në të. Ndërkohë u zbulua dyshemeja në të dy krahët e prostoon-it dhe rezultoi se në këto dy pjesë mozaiku ishte dëmtuar pothuajse plotësisht në nivelin e teserave, ndërsa suporti përgjithësisht ruhej mirë. Ndoshta kjo ka ardhur për arsye të shembjeve të mureve mbi të.
Në K4 a, dhe K4 d, u identifikua shtresa e shembjes që përmbante sasi të konsiderueshme fragmentesh të blloqeve të çmërsit të gjysmëkupolës së absidës. Të tilla u gjetën pak edhe në K4 c dhe duhet të vinin nga qemeret e harqeve të harkadave. Me zbulimin e pjesës së sipërme të murit të absidës u pa se dritaret e saj kishin pësuar një modifikim të rëndësishëm: ku në fazën e parë dritarja ishte me një triforë, me hapja totale rreth 350 cm; dhe në një fazë të mëvonshme ajo ishte murosur, e ndoshta mund të ketë qenë përsëri një biforë ose triforë (më e vogël se e para), dëshmuar kjo nga gjetja prapa absidës e një kolone dritareje në shtresën e rrënojës në K5 (US [0038]). Në të dyja shpatullat e ruajtura të dritares treshe ruhej edhe suvaja, pa pikturë. Pjesa e brendshme e absidës ruante sipërfaqe të konsiderueshme pikture, kryesisht bordura të kuqe dhe pjesë fushe blu ose të gjelbra. Nën nivelin e shembjes së mureve u identifikua edhe pjesa e sipërme e sintronit të ndërtuar me tulla. Sintroni duket se është gjysmërrethor dhe ka edhe një pjesë të drejtë, të mbështetur në pilastrin e harkadës që del nga muri lindor.
Gërmimi në K5 dëshmoi se absida e bazilikës vishej nga brenda nga një moziak paretal me suport prej paste gëlqereje me trashësi disa centimetërshe dhe tesera të vëna me pjesën e sipërme të tyre në një plan të çrregullt. Vetëm një fragment (SF 175) përmbante motive dekorative.
Ndërsa gërmimet në nefin verior (kuadrati K6) zbuluan fragmente afresku si in situ në murin verior ashtu edhe me përqëndrime të mëdha US [0048] në shtresën e shembjes.
-
AIAC_3180 - Basilica extramuros of Scampis - 2009
Në sezonin e kërkimeve arkeologjike të vitit 2009, në bazilikën paleokrisitiane extramuros të castrum-it romak të Scampis-it, u hapën kuadrate të reja gërmimi në anën perëndimore dhe jugore të monumentit si dhe vazhduan gërmimet në kuadratet e hapura në sezonet e mëparshme. Gërmimet në pjesën perëndimore identifikuan narteksin, kalimet për në anekset në jug dhe në veri të tij, si dhe pilastrin (US [0067]) e kolonën e dytë (US [0068]) të harkadës jugore të bazilikës. Gjithashtu, u zbulua dhe një ambient në perëndim të narteksit, atrium apo ekzonarteks, i cili duket se është shtuar ose modifikuar në një fazë rindërtimi të monumentit.
Gërmimi në anën e jashtme jugore të murit të kishës (Kuadrati K13) identifikoi një përqëndrim fragmentesh qelqi ngjyrë kafe, që duket se i përkasin njërës prej dritareve. Në këndin jugperëndimor të kuadratit, në tabanin e tij, u zbulua një boshllëk që shtrihej horizontalisht drejt jugut, çka mund të dëshmojë prezencën e një varri.
Vazhdimi i gërmimeve në absidën dhe murin lindor të bazilikës sollën të dhëna të reja mbi teknikën e ndërtimit. Muri është ndërtuar me alternim radhësh të trefishta tullash dhe breza gurësh rreth 50 cm të lartë, të lidhur me llaç të bollshëm e me cilësi të mirë, çka dëshmojnë për përdorimin e teknikës opus mixtum.
Kërkimet e mëtejshme në nefin qendror përcaktuan se mozaiku polikrom i dyshemesë është i organizuar në dy panele, një në lindje dhe tjetri në perëndim. Paneli lindor, brenda bordurës së dyfishtë ka një krater në aks, në pjesën e poshtme të tij, nga i cili lulëzojnë degë hardhie që mbushin gjithë hapësirën e panelit. Ndërmjet degëve ka kafshë e shpendë të ndryshëm, ndërsa në të dyja anët e kraterit ka dy figura njerëzore, një
mashkull në të majtë dhe një femër në të djathtë. Paneli perëndimor, ka, mbi një sfond të bardhë, tri pemë të gjelbëruara e me fruta të kuqe mbi të cilat fluturojnë, në pozicione të ndryshme, shpendë që duket se po zbresin për të ngrënë frutat. Po ashtu u zbulua se dhe sanktuari ka dysheme të shtruar me mozaik me motive rrathësh prerës që formojnë lule katërfletëshe. Shtrati i mozaikëve është ndërtuar me llaç të fortë me sasi të madhe pluhuri tulle duke i dhënë një ngjyrë të kuqe të theksuar.
Me zgjerimin e gërmimit u konstatua se piktura ruhej në pothuajse të gjithë gjatësinë e mureve të bazilikës. Afresket përbëhen nga panele drejtkëndorë të kufizuar nga bordura me motive të luspave në radhë të sfazuara dhe incizim të dekorit mbi intonako.
Ndërkohë që në këtë sezon u përcaktua me siguri që gjysmëkupola e absidës ishte e veshur me mozaik, në të cilin mbizotëronin teserat prej brumi qelqi. I vetmi motiv dekorativ i ruajtur i këtyre mozaikëve është ai i fragmentit SF 175. Ky konsistonte në tri fasha të dhëmbëzuara, dy në tonalitete të ndryshëm të të gjelbrës dhe një me tesera guri të butë ose qeramikë ngjyrë okër që shënonin kufirin ndërmjet mozaikut dhe pikturës parietale.
Gjatë gërmimit në bazilikë është gjetur vetëm një monedhë, në zonën e narteksit (K11), e cila është fare e palexueshme, megjithatë mund të jetë një nummus bizantin.
-
AIAC_3180 - Basilica extramuros of Scampis - 2010
The investigation of 2010 undertaken in the _extra-muros_ early Christian basilica of the Roman _castrum_ of _Scampis_ aimed to define the outline plan of the monument, to further understand the functional areas and distinguish its architectonic elements.
By the end of the season, the excavation established the layout of the church, though the extension of the annexes to the north and south of the exonarthex or the atrium remain as yet undefined. It is quite clear that the basilica has an east-west orientation, with a 17 degree of deviation to its northeast-southwest direction. The basilica has a three aisled plan with a transept and a semicircle apse; the arms of the transepts do not exceed the width of the aisles. The arcades of the side aisles have five arches supported by two free-standing pilasters alternating with two columns. Given the altitude of the supportive elements of the arcades, it could be assumed that the basilica did not have had a gallery. There are two window columns discovered so far; one of them belongs to the window of the nave set above the roof of the aisles (SF 105); whereas the other, still unearthed, is simple and has the capital incorporated (SF 117). Other capital fragments, which are assumed to belong to the biphoral windows, were found nearby the northern arcade. The window in the apse was initially built as a large triphoral type, but was later, probably in a second phase, immured and changed to a smaller, manifold, type of window. Numerous stone blocks of porous stones came out during the excavation, found mostly at the eastern part of the church. These are likely to have been used in the construction of the arcading and window arches, perhaps in combination with bricks even in the apse. Some elements of the sanctuary gate were also discovered, such as parts of the stylobate, columns, capitals, pilasters and slab stones fragments. The western part of the sylobate wall of sanctuary gate was entirely revealed. Its elements, which are made of reused roman sarcophagi and a stele, are set above a basement of bricks. The stele is vertically divided into two parts, reused in the construction of the stylobate of the _prostoon_. The sarcophagi cover, containing fish scales motives, has been utilized in the construction of the stylobate of the western parts of the sanctuary gate. Two pilasters were found in the eastern corners of the prostoon, US [0020] and US [0031].
The capitals of the columns (SF 007, 114, 115, 120, 121, 129, and 132) are made of limestone blocks and marble. The only two stone slabs revealed so far (SF 005+018+022 and SF 023), are likely to belong to the entrance passage of the sanctuary. They are of limestone and have the same decorative motives: an acanthus leaf crown with a cross at the center and a rhombus with floral motives consisting of four_ fleur de lis_ and a central button.
-
AIAC_3180 - Basilica extramuros of Scampis - 2011
Sezoni i kërkimeve arkeologjike të vitit 2011 në bazilikën paleokristiane extramuros të Elbasanit (qyteti romak i Scampis), u përqëndrua sërish në sektorët tradicionalë të gërmimit me qëllim njohjen e planimetrisë, elementeve arkitektonikë dhe teknikës së ndërtimit për datimin e monumentit. Megjithatë edhe në këtë sezon gërmimesh nuk u mund të evidentohej e gjithë struktura, pasi duket se shtrirja e saj vazhdon edhe më në perëndim dhe në veri. Gërmimet treguan se të gjitha muret ruhen në të njëjtën lartësi dhe se prishja e bazilikës është vepër e qëllimshme. Në përgjithësi, në asnjë nga kuadratët e gërmuar nuk u arrit deri në dysheme, pasi monumenti paraqet një sërë problemesh konservimi lidhur me arkitekturën, mozaikët dhe pikturën murale. Kjo e fundit ruhet në të gjithë perimetrin e zbuluar të mureve.
Gërmimi prapa absidës nxorri në dritë një pjesë të konsiderueshme murature, që jep qartë teknikën e përdorur (opus mixtum). Kjo teknikë, të paktën në absidë, është përdorur në të gjithë lartësinë e mureve. Pas absidës, ashtu si edhe brenda saj, gërmimi nxorri një sasi të madhe teserash dhe fragmentesh të vogla mozaiku me motive gjeometrike, që i takonin gjysmëkupolës së saj. Zbulimi i një kolone të harkadës ndarëse të nefeve vërtetoi praninë e suporteve të alternuara (kolonë – pilastër me muraturë).
Transepti është me krahë të patheksuar, rast ky unikal për kishat paleokristiane të zbuluara deri më sot në Shqipëri. U zbulua gjithashtu edhe rrënoja e një pilastri të harkadës jugore, në të cilin ishte përdorur një pllakë kangjelle, që duket t’i ketë takuar një faze më të hershme të bazilikës.
Rindërtimi pothuajse total i bazilikës e bën të ngjashme me monumente të tjera paleokristiane si bazilikat e Butrintit, kisha e 40 Shenjtorëve etj. Stilobatët ndarës të nefeve kanë lartësi të konsiderueshme mbi dyshemenë e nefit qendror, por askund nuk u kap lartësia e plotë e tyre. Narteksi ka patur aneks, të paktën në krahun jugor të tij. Mozaikët, për nga repertori i teserave, me mbizotërim të atyre prej brumi qelqi, afrojnë me ata të kapelës të amfiteatrit të Durrësit, bazilikës së Arapajt dhe baptisterit të katedrales së Bylisit, të gjitha të datuara në fundin e periudhës së antikitetit të vonë. Skulptura arkitektonike dhe e instalimeve është e pasur dhe vërehet një bashkëekzistencë e asaj të importuar me skulpturën lokale.
-
AIAC_3180 - Basilica extramuros of Scampis - 2012
During the 2012 excavations in the extra-mural basilica in Elbasan, a large part of the monument was revealed. Thus, in the outer part of the apse, the excavated space was expanded by about 1 m, where in the part adjacent to the wall of the apse, fragments of window panes continued to emerge. Some small, illegible Byzantine coins also came to light. Another area where excavations were carried out was in the northern wing of the transept where the work was concentrated on a limited area and as a result it was possible to discover a part of its floor. Excavations in the northern nave in the upper part of the destruction layer revealed architectural elements of the northern arch. In the southern nave, excavations were concentrated only on a small area in the western part of this space. After removing the upper layer of the ruin, two other columns of the southern arch, parts of the vault of the arch, came to light. Surveys in the central nave were limited and at their conclusion a part of the mosaic floor adjacent to the stylobate of the northern arch was discovered. From the excavations in the narthex, the entrance to its northern annex also came to light. After the complete discovery of the floor of the narthex, under the mosaic, in the northern part of the narthex, the presence of a tomb was revealed. The grave had an east-west orientation, with a length of 2m, a width of 1.16m and a depth of 1.18m. In the exonarthex, the excavations were concentrated only in its southern part. Recently, at a distance of about 4.20 m to the east of the southern annex of the narthex, a north-south wall resting on the southern wall of the nave came to light. Only a length of about 5m was discovered.
-
AIAC_1680 - Triconch Palace Butrint - 2002
Në këtë sezon gërmimesh u zbulua plotësisht pjesa jugore e korridorit së bashku me mozaikun gjeometrik, i cili lidhej me sallën e pritjes dhe hyrjen kryesore të Trikonkës. Dyshemeja me mozaik ishte brimëzuar nga gropat e skelave dhe përzierjet e çimentos, çka tregon se rindërtimi kurrë nuk u mbarua.
Në perëndim, në Bllokun 1 të banesave, gërmimet e mëtejshme treguan se gjatë shekullit të 4, në zonën tregtare u vendosën shtylla të cilat mbanin një dysheme. Mbetjet e rrëzimit tregojnë se kjo dysheme ishte e shtruar me mermer shumëngjyrësh. Krahët e magazinave shtriheshin nga jashtë ndërtesës deri në brigjet e kanalit dhe me ndërtimin e murit rrethues të qyetit ato u bënë pjesë e tij. Në fund të shekullit të 5, banesa dykatëshe ishte duke u shkatërruar, e provuar kjo nga mbetjet që i takojnë po kësaj periudhe. Në mbetjtet e sipërpërmendura u gjet një zar prej fildishi i cili përdorej në lojërat e bixhozit. Në shekullin e 6, në krahun perëndimor të magazinës u shtua një kat i sipërm ndërsa krahu lindor u braktis. Varret dhe artifaktet që dolën gjatë gërmimit treguan se jeta në këtë kompleks ka vazhduar deri në shekullin e 7.
-
AIAC_1680 - Triconch Palace Butrint - 2003
Në këtë sezon fillimisht u zbulua mozaiku i galerisë jugore dhe më tej u rimbulua me një rrjet e me një shtresë rëre 30cm, me qëllim mbrojtjen e tij. Zona e oborrit u gërmua plotësisht së bashku me portikun verior të peristilit. Në portik u gjetën dysheme me dhe të ngjeshur, ku mozaikët ishin hequr duke hedhur idenë se rindërtimi nuk mbaroi kurrë. U gërmuan gjithashtu shumica e dhomave lindore duke përfshirë dhe një vestibul të vogël të shtruar me mozaik fin, e cila të çonte nga Trikonka në galerinë e gjatë. Muret e vestibulës përshkonin një kolonadë dhe një oborr të pasëm.
Gërmimet në anën perëndimore të Trikonkës, treguan se dhoma më kolonada e domusit të hershëm (Faza 2), ishte bllokuar nga disa mure të vogla. Një prag prej blloku masiv në veri të trikliniumit të ndërtuar në Fazën 3, tregoi se porta kryesore u zhvendos në mënyrë që ajo të qëndronte para vestibulës me dy apsida. Vestibula e gjetur gjatë gërmimeve të vitit 2000, ishte ndërtuar direkt mbi një rrugë të pashtruar, e cila shtrihej në një krah me domusin e hershëm.
Gërmimet në krahun jugor, zbuluan se shumica e dhomave perëndimore janë përdorur për qëllime shtëpiake. Një enë e madhe për depozitim u gjet e vendosur në dysheme. Ndërsa pesë llampa vaji të plota së bashku me dy kocka të përdorura për lojra bixhozi, u gjetën pas një muri. U zbuluan varre të tjera duke përfshirë dhe amfora me trupa fëmijësh të varrosur në to. Një strukturë rrethore që mund të jetë përdorur si vend magazinimi, brendashkruante një nga dhomat në krahun perëndimor.
Monedhat me vlerë duke përfshirë dhe një monedhë ari e Basil-it të II, që datojnë nga shekulli i 9 deri në të 12, tregojnë për një aktivitet të madh tregtar. Ndërsa gropat e shtyllave të cilat mbanin struktura banesash të mëvonshme vërtetojnë se Trikonka nuk u braktis në periudhën e mesjetës së hershme.
-
AIAC_2333 - Basilica B at Bylis - 2000
Në vitin 2000 u hapën dy kuadratë A dhe B në anekset jug-lindor të katedrales (ose e njohur ndryshe Bazilika B), përtej ambienteve të gëmuara nga fushatat e mëparshme shqiptare. Gërmimi u shtri më vonë drejt lindjes dhe më pas drejt jugut nëpërmjet gërmimit të një sipërfaqeje të murit duke zbuluar elementë të rinj në planin e fazës së mëvonshme monumentale. Materiali arkeologjik i zbuluar në këtë sezon gërmimesh përfaqësohet nga objekte metalike dhe fragmente qeramike.
-
AIAC_2333 - Basilica B at Bylis - 2001
During this season the excavations continued in one of the areas discovered during the previous year, reaching up to the earliest floor level. Afterwards, the excavation was extended toward the north, east and south. A sondage undertaken in the lower part of the north-south directed wall, revealed pottery fragments of the Hellenistic period (black varnish vessels and Greek-Italian type amphorae). Two other sondages revealed remains of the first half of the 3rd century A.D. These remains were related to a demolition layer above which were found pottery fragments of the 2nd - 4th century A.D. The first phase of the Episcopal palace revealed material of the 5th century A.D. As a terminus post quem date for this phase is given by an African spatheion type amphora and a LRA1 type amphora. The considerable number of finds coming from the upper layers illustrates an intensive occupation of the palace at this period. On the Hellenistic wall are set two other walls, one on the eastern side (wall 257) and another one on the west (wall 231). The excavation of the western wall proved that it does not have a foundation level. To the north of it a floor level was discovered constructed with big blocks of stones. At the same place were found the remains of four bricks, which might be related to a channel, covered by the western wall (231). Further to the south was discovered a wall (212), parallel to the walls 231 and 257, and close to it a fragmented pithos. To the south of the excavated area was discovered a cistern with a hemispheric base. It is located at the end of the wall 503 which is thought to date to the 5th century A.D. The other phase is set on a layer that covers the demolition layer of the previous phase; the cistern channels seem to have been out of use at this period. A part of the floor area is turned into a yard, confined in its eastern side by the wall 501; remains of an inserted bench were found in the wall. The walls 239 and 503 to the south confine a passage which leads to the Justinianic wall. The wall 239 turns toward the north and later to the east. The yard is partly confined by the wall 408 to the south and the wall 411 to the west. The archaeological material found, like the African spatheion, LRA1B, LRA2 amphorae and a coin of the Justinian period, date the end of this phase of the Episcopal palace to the second half of 6th century A.D.