- Item
- AIAC_1775
- Name
- Early medieval grave at Krujё
- Date Range
- 500 – 600
- Monuments
- Burial
Seasons
-
AIAC_1775 - Early medieval grave at Krujё - 2002Gjatё punimeve pёr ndёrtimin e një strukture moderne u zbulua njё varr i periudhës Mesjetare të hershme nё qendёr tё qytetit tё sotёm tё Krujёs. Menjëherë filloi gёrmimi me karakter shpëtimi i këtij varri. Varri u gjet në gjendje tё dёmtuar dhe me inventarin tё lёvizur. Ndërtimi i varrit është realizuar në pjesët anësore dhe në mbulesën e tij me pllaka shtufi gëlqeror, në formë arke drejtkëndore. Në anët gjatësore janë vendosur pingul rrasa guri, ndërsa tabani i tij është trajtuar me gurë të lidhur me llaç. Përmasat e varrit janë: gjatёsi 2,40 m, gjerёsi 0,90 m dhe thellёsi 0,62m. Varri ёshtё me orientim perёndim-lindje. Riti i varrimit është me vendosje trupi direkt mbi tabanin e varrit. Skeleti nuk ruhej plotësisht, por u vu re se është i vendosur në shpinë me duar të shtrira me orientim Perëndim-Lindje. Nё inventarin e zbuluar pёrfshihet njё enё qeramike e tipit Oinohoe e shekullit 6-7 m.Kr., njё fibul prej bronzi në trajtë disku e shekullit 6-7 m.Kr., njё byzylyk prej hekuri si dhe njё rreth prej hekuri i po të njëjtës periudhë me objektet e sipërpërmendura. Duke u bazuar në analizën e qeramikës, objekteve metalike, në ndërtimin dhe ritin e varrimit, varri datohet në periudhën kohore të shekujve 6-7 m.Kr.
Media
- Name
- Early medieval grave at Krujё
- Year
- 2002
- Summary
-
sq
Gjatё punimeve pёr ndёrtimin e një strukture moderne u zbulua njё varr i periudhës Mesjetare të hershme nё qendёr tё qytetit tё sotёm tё Krujёs. Menjëherë filloi gёrmimi me karakter shpëtimi i këtij varri. Varri u gjet në gjendje tё dёmtuar dhe me inventarin tё lёvizur.
Ndërtimi i varrit është realizuar në pjesët anësore dhe në mbulesën e tij me pllaka shtufi gëlqeror, në formë arke drejtkëndore. Në anët gjatësore janë vendosur pingul rrasa guri, ndërsa tabani i tij është trajtuar me gurë të lidhur me llaç. Përmasat e varrit janë: gjatёsi 2,40 m, gjerёsi 0,90 m dhe thellёsi 0,62m. Varri ёshtё me orientim perёndim-lindje.
Riti i varrimit është me vendosje trupi direkt mbi tabanin e varrit. Skeleti nuk ruhej plotësisht, por u vu re se është i vendosur në shpinë me duar të shtrira me orientim Perëndim-Lindje.
Nё inventarin e zbuluar pёrfshihet njё enё qeramike e tipit Oinohoe e shekullit 6-7 m.Kr., njё fibul prej bronzi në trajtë disku e shekullit 6-7 m.Kr., njё byzylyk prej hekuri si dhe njё rreth prej hekuri i po të njëjtës periudhë me objektet e sipërpërmendura.
Duke u bazuar në analizën e qeramikës, objekteve metalike, në ndërtimin dhe ritin e varrimit, varri datohet në periudhën kohore të shekujve 6-7 m.Kr. -
en
Construction work in the centre of the modern city of Kruja revealed a medieval tomb, the emergence of which was followed by rescue archaeological excavation. The tomb was considerably damaged by the construction work, which caused the de-contextualisation of the grave goods. It is a cist grave constructed of local tufa slabs. The sides are aligned with vertical slabs and the base is made of stones and mortar. Its dimensions are: 2, 40 m of length, 0, 90 m of width and 0, 62 m in depth and it is west – east orientated. The body is placed in supine position with stretched arms and it is west – east aligned.
The grave contained a pottery vessel (Oinochoe), a bronze fibula, an iron bracelet and an iron circlet dating to the 6th – 7th centuries A.D. Based on the grave type of construction, its finds and burial rituals, it dates to the 6th – 7th centuries A.D.
Media
-
Veseli, 2004S. Veseli, 2004, Njё varr i mesjetёs sё hershme nga Kruja, in CANDAVIA 1: 272-275