Name
Church of Peshkëpi
Date Range
1000 – 1399
Monuments
Church

Seasons

  • AIAC_1778 - Church of Peshkëpi - 2003
    Kisha e Peshkëpisë, ndodhet në Kodrë e Kuqe Krekëz, përkatësisht në juglindje të fshatit Nivicë-Bubar të rrethit Sarandë . Në vitin 2003 u krye gërmimi i parë arkeologjik në këtë sit. Gërmimi mundësoi zbulimin e një bazilike tre nefëshe me harkada mbi shtylla të murëzuara, me tri absida në anën lindore dhe narteks në anën perëndimore. Absida qëndrore ishte trifaqëshe nga jashtë dhe gjysmërrethore nga brenda, veriorja gjysmërrethore, ndërsa forma e absidës jugore nuk u arrit të përcaktohej. Gjatë këtij sezoni gërmimi, u identifikuan dhe katër hyrje të ndërtuara me ante: njëra në perëndim dhe tjetra në veri të narteksit, kurse dy të tjerat në veri dhe jug, pothuajse në mesin e gjatësisë së nefeve anësore. Një numër i madh fragmentesh afresku u gjetën në bazilikën e rrënuar. Materiali i ndёrtimit pёrfaqёsohet nga gurët, tullat dhe tjegullat. Tullat janë të tipeve dhe masave të ndryshme dhe disa prej tullave kanë dhe monogramë.
  • AIAC_1778 - Church of Peshkëpi - 2004
    Gjatë sezonit të gërmimeve të vitit 2004, u zbulua plotësisht monumenti dhe u saktësua forma e tij planimetrike. Kisha e Peshkëpisë është një Bazilikë trenefëshe me tri absida dhe një narteks. Të trija absidat qarkohen nga një trotuar i ngushtë. Gjithashtu Sanktuari, protezisi dhe diakonikoni, janë të pajisur me absida. Gjatësia dhe gjerësia maksimale e Bazilikës së bashku me absidat dhe hyrjet janë përkatësisht 16m dhe 12,4m. Bazilika në një fazë të dytë ndoshta nga një rrënim i pjesshëm është bërë shkak për një modifikim. Monumenti në fjalë është shndërruar nga një bazilikë trenefëshe në një bazilikë dynefëshe, duke eliminuar nefin jugor. Kjo u realizua duke murosur harqet e arkadës jugore. Dyshemetë e bazilikës janë të gjitha të shtruara me teknikën opus sectile. Motivet në të janë vetëm gjeometrike. Brenda bazilikës u zbuluan katër varre: i pari në veri të hyrjes perëndimore të narteksit, i dyti me konstruksion në formë arke nën hyrjen perëndimore të narteksit, ndërsa dy të tjerët poshtë dyshemesë së narteksit. Qeramika e dalë nga gërmimet, është e pakët dhe e përfaqësuar me fragmente guzhine. Ndër gjetjet vlen të përmenden afresket murale të cilat janë të rralla në këtë periudhë. Në këtë kishë kemi dhe prezencën e një thesari prej 149 monedhash, të cilat janë prerje të despotit të Epirit Jan Orsinit (1323-1335). Megjithëse problemi i datimit ngelet i hapur, nga të dhënat e ardhura nga gërmimet, paraprakisht si datë post quem i Bazilikës merret shekulli 14.

Media

Name
Church of Peshkëpi
Year
2003
Summary
sq Kisha e Peshkëpisë, ndodhet në Kodrë e Kuqe Krekëz, përkatësisht në juglindje të fshatit Nivicë-Bubar të rrethit Sarandë . Në vitin 2003 u krye gërmimi i parë arkeologjik në këtë sit. Gërmimi mundësoi zbulimin e një bazilike tre nefëshe me harkada mbi shtylla të murëzuara, me tri absida në anën lindore dhe narteks në anën perëndimore. Absida qëndrore ishte trifaqëshe nga jashtë dhe gjysmërrethore nga brenda, veriorja gjysmërrethore, ndërsa forma e absidës jugore nuk u arrit të përcaktohej. Gjatë këtij sezoni gërmimi, u identifikuan dhe katër hyrje të ndërtuara me ante: njëra në perëndim dhe tjetra në veri të narteksit, kurse dy të tjerat në veri dhe jug, pothuajse në mesin e gjatësisë së nefeve anësore. Një numër i madh fragmentesh afresku u gjetën në bazilikën e rrënuar. Materiali i ndёrtimit pёrfaqёsohet nga gurët, tullat dhe tjegullat. Tullat janë të tipeve dhe masave të ndryshme dhe disa prej tullave kanë dhe monogramë.
en The church of Peshkëpi is located at Kodra e Kuqe, in Krekëz, to the southeast of Nivica, Bubar village, in the district of Saranda. The first archaeological excavation of the site was undertaken in the year 2003. This excavation season discovered a three nave basilica, with arches, three apses on the east side and a narthex on the west side. The central apse is a three-sided structure on the outside and its interior is of semicircle shape. The northern apse is semicircular, whereas the shape of the southern apse was not determined during this excavation season. The excavation revealed four entrances with porches: one on the west and the other on the north of the narthex, while the two others were on the north side, approximately in the middle of the lateral aisles. A large quantity of frescos fragments was also found. The construction materials yielded by the excavations consist mainly of stones, bricks and tiles. The latter are of different types and sizes and some of them bear monograms.
Team
Archaeologist - Kosta Lako
Archaeologist - Ilir Papa
Student - Arjan Dimo

Media

Name
Church of Peshkëpi
Year
2004
Summary
sq Gjatë sezonit të gërmimeve të vitit 2004, u zbulua plotësisht monumenti dhe u saktësua forma e tij planimetrike. Kisha e Peshkëpisë është një Bazilikë trenefëshe me tri absida dhe një narteks. Të trija absidat qarkohen nga një trotuar i ngushtë. Gjithashtu Sanktuari, protezisi dhe diakonikoni, janë të pajisur me absida. Gjatësia dhe gjerësia maksimale e Bazilikës së bashku me absidat dhe hyrjet janë përkatësisht 16m dhe 12,4m.
Bazilika në një fazë të dytë ndoshta nga një rrënim i pjesshëm është bërë shkak për një modifikim. Monumenti në fjalë është shndërruar nga një bazilikë trenefëshe në një bazilikë dynefëshe, duke eliminuar nefin jugor. Kjo u realizua duke murosur harqet e arkadës jugore.
Dyshemetë e bazilikës janë të gjitha të shtruara me teknikën opus sectile. Motivet në të janë vetëm gjeometrike.
Brenda bazilikës u zbuluan katër varre: i pari në veri të hyrjes perëndimore të narteksit, i dyti me konstruksion në formë arke nën hyrjen perëndimore të narteksit, ndërsa dy të tjerët poshtë dyshemesë së narteksit. Qeramika e dalë nga gërmimet, është e pakët dhe e përfaqësuar me fragmente guzhine. Ndër gjetjet vlen të përmenden afresket murale të cilat janë të rralla në këtë periudhë. Në këtë kishë kemi dhe prezencën e një thesari prej 149 monedhash, të cilat janë prerje të despotit të Epirit Jan Orsinit (1323-1335). Megjithëse problemi i datimit ngelet i hapur, nga të dhënat e ardhura nga gërmimet, paraprakisht si datë post quem i Bazilikës merret shekulli 14.
en The excavation of the year 2004 carried out at the church of Peshkëpi discovered this monument entirely, defining its exact layout. This church is a three aisled basilica with three apses and a narthex. The apses are framed by a narrow cobbled path. The sanctuary, prosthesis and diakonikon have also apses. The basilica is 16 m long and 12.4 m wide.
In a second phase, as a result of a partial destruction, this basilica was reconstructed and from a three apsed basilica it was transformed into a two apsed basilica, removing the southern nave. The basilica has an opus sectile floor decorated with geometrical motives. Inside the basilica four graves were discovered. The first is placed to the north of the doorway of the west narthex; the second, under the narthex entrance and the two others, underneath the narthex floor. Pottery finds are rare and consist mainly of kitchen ware fragments. Fresco fragments and a hoard of 149 coins dating to the reign of the Despot of Epiros, Jan Orsini (1323 – 1335) were also found. The excavation materials establish the 14-th century A.D as the terminus post quem date of the monument.
Team
Archaeologist - Kosta Lako
Archaeologist - Ilir Papa

Media

  • Muçaj, 2005
    S. Muçaj, E. Hobdari, Y. Vitaliotis, 2005, Kisha Mesjetare e Peshkëpisë (Nivicë) Sarandë, 2003-2004, in CANDAVIA 2: 272-299.

Location

Location
Nivicë-Bubar
Easting
19.971461
Northing
39.943886