Name
Church of Shën Jan
Date Range
800 – 1450

Seasons

  • AIAC_1780 - Church of Shën Jan - 2001
    Kisha e Shën Janit ndodhet në pjesën lindore të një kodër ranore, 1 kilometër në perëndim të fshatit me të njëjtin emër (ose e quajtur nga banorët e zonës me emrin Shijan), në bregun e majtë të lumit Kalasë. Në vitin 2001 u krye gërmimi i parë arkologjik në këtë kishë me qëllim zbulimin sipërfaqësor dhe nxjerrjen e kontureve të këtij monumenti. U gërmua në dhjetë kuadrate nga të cilët tre në nefin qëndror, dy në narteks, dy në ekzonarteks, dy në nefet anësore dhe i fundit në pjesën ballore të kishës. E dhëna e parë që u përftua nga ky gërmim ishte ekzistenca e dy nefeve anësor, të cilëve u bashkangjitej nga një apsidë.
  • AIAC_1780 - Church of Shën Jan - 2002
    Sezoni i dytë i gërmimeve të ndërmarra në vitin 2002 në kishën e Shën Janit u përqëndrua në zbulimin e plotë të monumentit, pasi u gërmuan plotësisht nefet anësore dhe pjesët e mbetura të narteksit dhe ekzonarteksit. Nefi qendror është me gjatesi 14,35 – 14,50m dhe gjeresi 4,75 - 4,95m, ndërsa korda e absidës 2,85m dhe thellesi 3,75m. Narteksi ka një gjerësi 11,50m dhe gjatësi 3,95m. Nefet anësore kanë afërsisht të njëjtën gjatësi, kurse gjerësitë ndryshojnë përkatësisht: jugori 2.60m dhe veriori 2.50m. Ata ndahen mes tyre me arkada mbi shtylla të murëzuara. Secila arkadë ka tre harqe, nga të cilët njëri ndodhet në zonën e sanktuarit. Gjatë gërmimit të nefit jugor u zbulua një portë monumentale me dy ante, ku këto dy të fundit ne një fazë të dytë janë realizuar si modifikim i pilastrave dhe shtyllave të murëzuara të strehës së kësaj hyrjeje. Porta në një fazë të dytë mund të jetë ngushtuar nga 1,30m në 0,70m. Po ashtu në këtë sezon u gërmuan dy varre në nefin qendror, njëri që gjendej nën dyshemenë e nefit, ndërsa në tjetrin skeleti ishte vendosur mbi një nga bazamentet e ambonit, i cili ruhet në një gjendje shumë të mirë.
  • AIAC_1780 - Church of Shën Jan - 2003
    The archaeological season of 2003, discovered a three nave basilica, with arches, three apses on the east side and a narthex on the west side. The central apse is a three-sided structure on the outside and its interior is of semicircle shape. The northern apse is semicircular, whereas the shape of the southern apse was not determined during this excavation season. The excavation revealed four entrances with porches: one on the west and the other on the north of the narthex, while the two others were on the north side, approximately in the middle of the lateral aisles. A large quantity of frescos fragments was also found. The construction materials yielded by the excavations consist mainly of stones, bricks and tiles. The latter are of different types and sizes and some of them bear monograms.

Media

Name
Church of Shën Jan
Year
2001
Summary
sq Kisha e Shën Janit ndodhet në pjesën lindore të një kodër ranore, 1 kilometër në perëndim të fshatit me të njëjtin emër (ose e quajtur nga banorët e zonës me emrin Shijan), në bregun e majtë të lumit Kalasë. Në vitin 2001 u krye gërmimi i parë arkologjik në këtë kishë me qëllim zbulimin sipërfaqësor dhe nxjerrjen e kontureve të këtij monumenti. U gërmua në dhjetë kuadrate nga të cilët tre në nefin qëndror, dy në narteks, dy në ekzonarteks, dy në nefet anësore dhe i fundit në pjesën ballore të kishës. E dhëna e parë që u përftua nga ky gërmim ishte ekzistenca e dy nefeve anësor, të cilëve u bashkangjitej nga një apsidë.
en The church of Saint John is situated 1 km west of Shën Jan village on the eastern part of a small hilltop, known locally as Shijan, left of Kalasa River. The first excavation season took place in 2001 and was intended to reveal the monument’s outline. Ten trenches were excavated: three in the central nave, two in the narthex, two in the lateral naves and the last one in the frontal part of the church.
This excavation season revealed the existence of two lateral naves and two apses.
Team
Archaeologist - Solinda Kamani
Archaeologist - Sindorela Golemi
Archaeologist - Ilir Papa
Draftsman - Elio Hobdari

Media

Name
Church of Shën Jan
Year
2002
Summary
sq Sezoni i dytë i gërmimeve të ndërmarra në vitin 2002 në kishën e Shën Janit u përqëndrua në zbulimin e plotë të monumentit, pasi u gërmuan plotësisht nefet anësore dhe pjesët e mbetura të narteksit dhe ekzonarteksit. Nefi qendror është me gjatesi 14,35 – 14,50m dhe gjeresi 4,75 - 4,95m, ndërsa korda e absidës 2,85m dhe thellesi 3,75m. Narteksi ka një gjerësi 11,50m dhe gjatësi 3,95m. Nefet anësore kanë afërsisht të njëjtën gjatësi, kurse gjerësitë ndryshojnë përkatësisht: jugori 2.60m dhe veriori 2.50m. Ata ndahen mes tyre me arkada mbi shtylla të murëzuara. Secila arkadë ka tre harqe, nga të cilët njëri ndodhet në zonën e sanktuarit. Gjatë gërmimit të nefit jugor u zbulua një portë monumentale me dy ante, ku këto dy të fundit ne një fazë të dytë janë realizuar si modifikim i pilastrave dhe shtyllave të murëzuara të strehës së kësaj hyrjeje. Porta në një fazë të dytë mund të jetë ngushtuar nga 1,30m në 0,70m.
Po ashtu në këtë sezon u gërmuan dy varre në nefin qendror, njëri që gjendej nën dyshemenë e nefit, ndërsa në tjetrin skeleti ishte vendosur mbi një nga bazamentet e ambonit, i cili ruhet në një gjendje shumë të mirë.
en The second archaeological season at Saint John’s church was undertaken in 2002 and brought to light other undiscovered parts of the monuments. The central nave is 14.35 – 14.50 m long and 4.75 – 4.95 m wide, while the chord of the apse is 2.85 m and its depth 3.75 m. The narthex is 11.50 m wide and 3.95 m long. The lateral naves are approximately of the same length while they differ in width: the south nave is 11.50 m wide and the northern nave is 2.50 m. The naves are separated by blind arcades resting above engaged piers. Each of the arcades has three arches, while another arch crowns the entrance into the sanctuary area. During the excavation of the southern nave a monumental doorway with two antes was discovered. In a second phase these were created by the alteration of the engaged piers and columns of the doorway. This doorway in a second phase was reduced in size from 1.30 m to 0.70 m. During this season two graves were also excavated in the central nave. One of them was inside the nave floor and the other, better preserved, is in one of the ambon basements.
Team
Archaeologist - Sindorela Golemi
Archaeologist - Blerina Dode
Archaeologist - Solinda Kamani
Archaeologist - Ilir Papa
Archaeologist - Enina Poçi
Draftsman - Elio Hobdari

Media

Name
Church of Shën Jan
Year
2003
Summary
en The archaeological season of 2003, discovered a three nave basilica, with arches, three apses on the east side and a narthex on the west side. The central apse is a three-sided structure on the outside and its interior is of semicircle shape. The northern apse is semicircular, whereas the shape of the southern apse was not determined during this excavation season. The excavation revealed four entrances with porches: one on the west and the other on the north of the narthex, while the two others were on the north side, approximately in the middle of the lateral aisles. A large quantity of frescos fragments was also found. The construction materials yielded by the excavations consist mainly of stones, bricks and tiles. The latter are of different types and sizes and some of them bear monograms.
sq Në vitin 2003 u krye gërmimi i parë arkeologjik në këtë sit. Gërmimi mundësoi zbulimin e një bazilike tre nefëshe me harkada mbi shtylla të murëzuara, me tri absida në anën lindore dhe narteks në anën perëndimore. Absida qëndrore ishte trifaqëshe nga jashtë dhe gjysmërrethore nga brenda, veriorja gjysmërrethore, ndërsa forma e absidës jugore nuk u arrit të përcaktohej. Gjatë këtij sezoni gërmimi, u identifikuan dhe katër hyrje të ndërtuara me ante: njëra në perëndim dhe tjetra në veri të narteksit, kurse dy të tjerat në veri dhe jug, pothuajse në mesin e gjatësisë së nefeve anësore. Një numër i madh fragmentesh afresku u gjetën në bazilikën e rrënuar. Materiali i ndёrtimit pёrfaqёsohet nga gurët, tullat dhe tjegullat. Tullat janë të tipeve dhe masave të ndryshme ndërsa disa prej tyre kanë dhe monogramë.
Team
Archaeologist - Enina Poçi
Archaeologist - Ilir Papa
Archaeologist - Blerina Dode
Archaeologist - Solinda Kamani
Archaeologist - Sindorela Golemi
Draftsman - Elio Hobdari

Media

  • Muçaj, 2004
    S. Muçaj, K. Lako, E. Hobdari, Y. Vitaliotis, 2004, Rezultatet e Gërmimeve në Bazilikën e Shën Janit, Delvinë (2001-2003), in CANDAVIA 1: f.91-123.

Location

Location
Shijan
Easting
20.032836
Northing
39.917883