- Item
- AIAC_3202
- Name
- Structures of combustion at the prehistoric settlement of Sovjan
- Date Range
- 1800 BC – 1100 BC
- Monuments
- Kiln
Seasons
-
AIAC_3202 - Structures of combustion at the prehistoric settlement of Sovjan - 2003Kërkimet arkeologjike në sezonin e vitit 2003, në sitin prehistorik të Sovjanit, identifikuan një sërë strukturash me djegje. Në sekuencën stratigrafike të kuadrateve A7-A10, menjëherë nën shtresën me materiale kryesisht qeramike që datojnë në fillimin e epokës së Hekurit, një nivel (më i dallueshëm në kontekst 979 dhe 980 të sondazh A7b) përmbante gjurmë të shumta druri të karbonizuar. Këto mbetje karboni lidhen në të shumtën e rasteve, me struktura me djegje që i përkasin tre tipeve të ndryshme por që janë në kontekst të lidhura me material të epokës së Bronzit të Vonë dhe të Mesëm. Tipi i parë, i njohur tashmë në Sovjan (identifikuar në gërmimet e sezoneve të mëparshme), është ai i vatrave me dysheme solide të përbërë nga fragmente qeramike, i ilustruar në gërmimet e vitit 2003 nga pesë shembuj, që prezantojnë disa etapa rindërtimi. Dy tipet e tjera të zbuluara në sondazhin A7b, në dallim nga i pari, shfaqen për herë të parë në gërmimet e sitit. Njëri prej tyre i ruajtur në gjendje fragmentare, përfaqëson një furrë rrethore me vatër të brimuar, diametri i të cilës është afërsisht 0,85 m (kontekst 980); vatra e brimuar dëshmon për ekzistencën e një dhome nxehjeje e ndryshme nga një dhomë gatimi, çka sugjeron për funksione artizanale më tepër se sa shtëpiake të saj. Ndërsa tipi tjetër, i gjetur in situ, prezanton një furrë me plan oval dhe me dimensione modeste (0,50 x 0,35 m), e cila ruante ende pjesën e poshtme të grykës (e gjerë 0,20 m) të përforcuar nga një bordurë e ngritur, dhe fillimi i qemerit të saj (kontekst 979). Ky tip i fundit ka ngjashmëri ekzakte me furrat e identifikuara në shtresat e Bronzit të Mesëm në Arkontiko të Maqedonisë perëndimore. Njëra nga vatrat e furrave, të zbuluar në sondazh A7b (locus 971), korrespondon me një nivel banimi, në të cilin u gjetën një gurë bluarjeje dhe një enë e plotë ruajtjeje që përmbante fara drithërash. Një tjetër vatër furre, e zbuluar në kuadratin B3, me katër etapa rindërtimi (kontekst 984), i mbivendosej direkt një strukture analoge të epokës së Bronzit të Mesëm, ku dhe vetë kjo e fundit kishte njohur disa faza përdorimi.
-
AIAC_3202 - Structures of combustion at the prehistoric settlement of Sovjan - 2006Gërmimet arkeologjike në sezonin e vitit 2006 në vendbanimin prehistorik të Sovjanit zbuluan tre tipe të ndryshme strukturash me djegje (sondazhet A13 dhe A14): masive balte të pjekur, natyra e të cilave mbetet ende e papërcaktuar; vatra me forma të zhvilluara; dhe së fundmi një strukturë me vatër të brimuar, funksioni i të cilës është i paqartë. Masivet me baltë të pjekur, përbëhen nga njëra anë nga fragmente që tregonin një sipërfaqe të sheshtë dhe të lëmuar (taban), dhe nga ana tjetër nga fragmente më të trasha, disa prej të cilave përmbanin gjurmë të shumta vegjetacioni (faqe muresh). Ato në përgjithësi janë të lidhura me gjurmë hiri dhe karboni. Fragmentet në fjalë u identifikuan në dy horizontet e poshtme të shtresës 5 (kontekst 1022) si dhe në pjesën e sipërme të shtresës së 6 që datojnë respektivisht mes epokës e Bronzit të Vonë dhe atij të Mesëm. Vatrat me forma të zhvilluara, prezantohen në dy variante tashmë të njohura në vendbanimin e Sovjanit: vatër me baltë të pastër (qerpiç) të shtruar mbi një shtrat me guriçka, ku ky i fundit vendoset mbi një shtresë kompakte me hi; dhe vatër me dysheme solide të përbërë nga fragmente qeramike (kontekst 1017). Gërmimet e këtij viti identifikuan në skajin juglindor të sondazhit 14 (kontekst1016) vazhdimin e strukturës me vatër të brimuar të zbuluar në sezonin e 2003 në A7b (kontekst 980): rreth 300 fragmente (pjesa më e madhe e të cilave u gjetën in situ në vatër) si dhe pjesë të bordurës së saj. Por funksioni i kësaj strukture si furrë artizanale, atribuar në raportin e vitit 2003 duhet rishikuar. Në fakt, kjo strukturë përbëhet nga një baltë që nuk është pjekur fortë, në veçanti pjesa e saj e poshtme, çka brenda hipotezës së një furre artizanale, përbën tavanin e dhomës së nxehjes. Për më tepër, sipërfaqja e poshtme e fragmenteve nuk është e lëmuar ashtu si ajo e sipërme, por përbëhet nga një numër i madh gjurmësh organike me madhësi të ndryshme. Funksioni i një strukture të tillë, ngjason më tepër me të një hambari (silo) - por që nuk përshatet me formën e tij- duke mbetur ende e papërcaktuar.
Media
- Name
- Structures of combustion at the prehistoric settlement of Sovjan
- Year
- 2003
- Summary
-
sq
Kërkimet arkeologjike në sezonin e vitit 2003, në sitin prehistorik të Sovjanit, identifikuan një sërë strukturash me djegje. Në sekuencën stratigrafike të kuadrateve A7-A10, menjëherë nën shtresën me materiale kryesisht qeramike që datojnë në fillimin e epokës së Hekurit, një nivel (më i dallueshëm në kontekst 979 dhe 980 të sondazh A7b) përmbante gjurmë të shumta druri të karbonizuar. Këto mbetje karboni lidhen në të shumtën e rasteve, me struktura me djegje që i përkasin tre tipeve të ndryshme por që janë në kontekst të lidhura me material të epokës së Bronzit të Vonë dhe të Mesëm. Tipi i parë, i njohur tashmë në Sovjan (identifikuar në gërmimet e sezoneve të mëparshme), është ai i vatrave me dysheme solide të përbërë nga fragmente qeramike, i ilustruar në gërmimet e vitit 2003 nga pesë shembuj, që prezantojnë disa etapa rindërtimi. Dy tipet e tjera të zbuluara në sondazhin A7b, në dallim nga i pari, shfaqen për herë të parë në gërmimet e sitit. Njëri prej tyre i ruajtur në gjendje fragmentare, përfaqëson një furrë rrethore me vatër të brimuar, diametri i të cilës është afërsisht 0,85 m (kontekst 980); vatra e brimuar dëshmon për ekzistencën e një dhome nxehjeje e ndryshme nga një dhomë gatimi, çka sugjeron për funksione artizanale më tepër se sa shtëpiake të saj. Ndërsa tipi tjetër, i gjetur in situ, prezanton një furrë me plan oval dhe me dimensione modeste (0,50 x 0,35 m), e cila ruante ende pjesën e poshtme të grykës (e gjerë 0,20 m) të përforcuar nga një bordurë e ngritur, dhe fillimi i qemerit të saj (kontekst 979). Ky tip i fundit ka ngjashmëri ekzakte me furrat e identifikuara në shtresat e Bronzit të Mesëm në Arkontiko të Maqedonisë perëndimore.
Njëra nga vatrat e furrave, të zbuluar në sondazh A7b (locus 971), korrespondon me një nivel banimi, në të cilin u gjetën një gurë bluarjeje dhe një enë e plotë ruajtjeje që përmbante fara drithërash. Një tjetër vatër furre, e zbuluar në kuadratin B3, me katër etapa rindërtimi (kontekst 984), i mbivendosej direkt një strukture analoge të epokës së Bronzit të Mesëm, ku dhe vetë kjo e fundit kishte njohur disa faza përdorimi. -
en
The archaeological investigations of 2003 undertaken at the prehistoric site of Sovjan identified various combustion structures. In the stratigraphic sequence of trenches A7-A10, below a layer of ceramic materials of the early Iron Age, a level (more distinguishable in loci 979 and 980 of sondage A7b) with numerous carbonized woods remains was noted. The carbon remains were mainly associated with three different types of combustion structures, which are all contextually related with materials of the Middle and Late Bronze Age. The first type of combustion structure discovered in Sovjan (revealed during the previous excavations), consists of solid hearths floors with ceramic fragments, which during this season was illustrated by 5 examples, each of them containing various construction phases. The other two types were discovered in sondage A7b, and differently from the first example, appear for the first time in the site of Sovjan. One of them is badly fragmented, and represents a circular oven with corrugated hearth, whose diameter is app. 0, 85 m (loci 980); the corrugated hearth suggests a structure with some artisanal function, such as a kiln. The other type, which was found _in situ_, is an oven of oval plan and small sizes (0, 50 x 0, 35 m), from which was still preserved the lower part of the neck (0, 20 m wide), strengthen by a raised border, and the beginning of the vault (locus 979). This latter type finds exact parallels with other ovens identified in the Middle Bronze Age layers of Archontiko, in the western part of Macedonia.
One of the hearths discovered in sondage A7b (locus 971), correspond sto an occupation level, where a quern and an entire container vessel with wheat seeds remains was found. Another oven discovered in trench B3, with four phases of reconstructions (locus 984), overlaid a structure of the same type of the Middle Bronze Age, which also went through several phases of use.
Media
- Name
- Structures of combustion at the prehistoric settlement of Sovjan
- Year
- 2006
- Summary
-
sq
Gërmimet arkeologjike në sezonin e vitit 2006 në vendbanimin prehistorik të Sovjanit zbuluan tre tipe të ndryshme strukturash me djegje (sondazhet A13 dhe A14): masive balte të pjekur, natyra e të cilave mbetet ende e papërcaktuar; vatra me forma të zhvilluara; dhe së fundmi një strukturë me vatër të brimuar, funksioni i të cilës është i paqartë.
Masivet me baltë të pjekur, përbëhen nga njëra anë nga fragmente që tregonin një sipërfaqe të sheshtë dhe të lëmuar (taban), dhe nga ana tjetër nga fragmente më të trasha, disa prej të cilave përmbanin gjurmë të shumta vegjetacioni (faqe muresh). Ato në përgjithësi janë të lidhura me gjurmë hiri dhe karboni. Fragmentet në fjalë u identifikuan në dy horizontet e poshtme të shtresës 5 (kontekst 1022) si dhe në pjesën e sipërme të shtresës së 6 që datojnë respektivisht mes epokës e Bronzit të Vonë dhe atij të Mesëm.
Vatrat me forma të zhvilluara, prezantohen në dy variante tashmë të njohura në vendbanimin e Sovjanit: vatër me baltë të pastër (qerpiç) të shtruar mbi një shtrat me guriçka, ku ky i fundit vendoset mbi një shtresë kompakte me hi; dhe vatër me dysheme solide të përbërë nga fragmente qeramike (kontekst 1017).
Gërmimet e këtij viti identifikuan në skajin juglindor të sondazhit 14 (kontekst1016) vazhdimin e strukturës me vatër të brimuar të zbuluar në sezonin e 2003 në A7b (kontekst 980): rreth 300 fragmente (pjesa më e madhe e të cilave u gjetën in situ në vatër) si dhe pjesë të bordurës së saj. Por funksioni i kësaj strukture si furrë artizanale, atribuar në raportin e vitit 2003 duhet rishikuar. Në fakt, kjo strukturë përbëhet nga një baltë që nuk është pjekur fortë, në veçanti pjesa e saj e poshtme, çka brenda hipotezës së një furre artizanale, përbën tavanin e dhomës së nxehjes. Për më tepër, sipërfaqja e poshtme e fragmenteve nuk është e lëmuar ashtu si ajo e sipërme, por përbëhet nga një numër i madh gjurmësh organike me madhësi të ndryshme. Funksioni i një strukture të tillë, ngjason më tepër me të një hambari (silo) - por që nuk përshatet me formën e tij- duke mbetur ende e papërcaktuar. -
en
The excavation of 2006 undertaken at the prehistoric site of Sovajn revealed three different types of combustive structures (sondages A13 and A14): massifs of baked clay, whose character remains still undefined; hearths of advanced shapes; and a structure with corrugated hearth and of an unclear function.
The baked clay massifs, were made on one side by small fragments, suggesting a flat and smoothed surface (ground), and on the other side of more thicker fragments, some of them containing traces of plants remains (wall sides). They are generally joined with carbon and ash traces. These fragments were identified in the two lower horizons of layer 5 (locus 1022) and in the upper part of layer 6, which date respectively between the Late and Middle Bronze Age.
The hearths of advanced shapes are represented by two types, already known for the site of Sovjan: hearth of clean clay (sun-dried brick) set on a pebble bed, where the latter lays down on a compacted layer of ash; and a hearth with solid floor level made of ceramic fragments (locus 1017). The excavations of this year, identified in the south-eastern extreme of sondage 14 (locus 1016), the extension of the structure with corrugated hearth, discovered during the 2003 field season in A7b (locus 980): about 300 fragments (most of them found _in situ_ in the hearth) and remains of the edging. The function of this structure as an artisan’s kiln, attributed in the report of 2003, would need to be revised. This structure is not made of properly baked clay, especially at its lower part which suggests that it is not a kiln. In addition, the lower part is not leveled similarly to the upper one and it consists of numerous organic fragments of different sizes. The structure might be a silo, though the shape doesn’t support this assumption.
Media
-
Touchais, Lera 2003G. Touchais, P. Lera, 2003, Sovjan (Albanie)Rapport sur la campagne 2003, in http://www.sovjan-archeologie.net
-
Touchais, Lera 2006G. Touchais, P. Lera, 2006, Sovjan (Albanie)Rapport sur la campagne 2006, in http://www.sovjan-archeologie.net
-
Touchais, Lera 2005G. Touchais, P. Lera, 2005, Sovjan (Albanie) Rapport sur la campagne 2005, in http://www.sovjan-archeologie.net