Name
House of channel at the prehistoric settlement of Sovjan
Date Range
1800 BC – 1500 BC
Monuments
House

Seasons

  • AIAC_3203 - House of channel at the prehistoric settlement of Sovjan - 2003
    Kërkimet e sezonit arkeologjik të vitit 2003, në vendbanimin prehistorik të Sovajnit, zbuluan dhe një strukturë banimi me absidë pranë një kanali drenazhimi modern, nga ku dhe konvencionalisht morri emrin Banesa e Kanalit. Gërmimet jashtë strukturës identifikuan murin lindor, grumbuj me baltë (suva) dhe thupra (të thurura) – të djegura fortë në të gjithë anën jugore – ku këto të fundit korrespondojnë dukshëm me shtresën e shkatërrimit të banesës; si dhe masa kompakte me vegjetacion përreth absidës, interpretimi i të cilave për momentin është i paqartë pasi janë në proces analizimi. Një radhë shtyllash të vogla druri të vendosura në hapësira pothuaj të barabarta, që u zbuluan rreth 50 cm paralel me faqen e jashtme të murit lindor dhe që zgjaten përreth absidës, dëshmojnë për një çati me pjerrësi të madhe dhe me skaje që shkonin në nivelin e tokës. Për nga planimetria përfshirë këtu forma e çatisë, dimensionet dhe teknika e ndërtimit Banesa e Kanalit në Sovjan është e ngjashme me « kasollet » e zbuluara në Nola (Campania) të Italisë që datojnë në epokën e Bronzit. Mbetet ende i vështirë për momentin, interpetimi i shtresës me thurje degësh (thuprash) dhe mbetje litarësh, që mbulon në verilindje të absidës, fundin e skajeve të binarit horizontal mbajtës të çatisë . Megjithatë brenda thurjes me thupra mund të dallohen dy orientime kryesore, që korrespondojnë me dy nivele të ndryshme të shëmbjeve, ndërsa binari horizontal mbajtës i çatisë prej druri lisi të rashinuar i takon një horizonti ndërtimi më të vonë se Banesa e Kanalit. Gërmimet në hapësirat e brendshme të banesës, nën shtresën me thupra të thurura (të identifikuar në sezonin e vitit 2002) të gjendur në veri të hyrjes, përkundrejt murit lindor, zbuluan prezencën e disa trarëve rrethor druri që duket se i takojnë një shtrese shkatërrimi të një ndërtese më të hershme. Gjithashtu u zbulua dhe një shtresë me lëvoresh druri në skajin verior të ambientit qendror, e cila lidhet me pjesën e pasme të thuprave të poshtme të thurjes së murit ndarës. Zgjerimi i gërmimit drejt Jugut nuk mundi të identifikonte murin jugor të banesës, çka mund të përcaktonte dhe gjatësinë e saj. Megjithatë identifikimi i plotë linjës së mureve të anës lindore deri në pikën ku merr kthesën drejt perëndimit, jep gjatësinë e njërës brinjë të banesës prej 16-18 m. Në hapësirën brenda pjesës perëndimore të murit lindor të banesës, u zbuluan një sërë shtyllash vertikale prej druri të llojeve të ndryshme (halor, shelgu dhe vidhi) si dhe në pjesën jugore të gërmimit u identifikua një binar i madh horizontal (mbajtës çatie). Këto elemente ndoshta i takojnë një strukturë të mëvonshme, ndërtimi i të cilës shkatërroi skajin jugor të Banesës së Kanalit. Këtë e dëshmojnë dhe rezultetet praprake të analizave dendrokronologjike të binarit. Po në këtë sektor gërmimesh, në një distancë prej 0,50 m në perëndim të murit lindor të Banesës së Kanalit, u identifikuan gjurmët e tetë shtyllash druri të rreshtuara paralelisht me murin në fjalë, por që analizat tregojnë se janë 50 vjet më të hershme se banesa.

Media

Name
House of channel at the prehistoric settlement of Sovjan
Year
2003
Summary
sq Kërkimet e sezonit arkeologjik të vitit 2003, në vendbanimin prehistorik të Sovajnit, zbuluan dhe një strukturë banimi me absidë pranë një kanali drenazhimi modern, nga ku dhe konvencionalisht morri emrin Banesa e Kanalit. Gërmimet jashtë strukturës identifikuan murin lindor, grumbuj me baltë (suva) dhe thupra (të thurura) – të djegura fortë në të gjithë anën jugore – ku këto të fundit korrespondojnë dukshëm me shtresën e shkatërrimit të banesës; si dhe masa kompakte me vegjetacion përreth absidës, interpretimi i të cilave për momentin është i paqartë pasi janë në proces analizimi. Një radhë shtyllash të vogla druri të vendosura në hapësira pothuaj të barabarta, që u zbuluan rreth 50 cm paralel me faqen e jashtme të murit lindor dhe që zgjaten përreth absidës, dëshmojnë për një çati me pjerrësi të madhe dhe me skaje që shkonin në nivelin e tokës. Për nga planimetria përfshirë këtu forma e çatisë, dimensionet dhe teknika e ndërtimit Banesa e Kanalit në Sovjan është e ngjashme me « kasollet » e zbuluara në Nola (Campania) të Italisë që datojnë në epokën e Bronzit.
Mbetet ende i vështirë për momentin, interpetimi i shtresës me thurje degësh (thuprash) dhe mbetje litarësh, që mbulon në verilindje të absidës, fundin e skajeve të binarit horizontal mbajtës të çatisë . Megjithatë brenda thurjes me thupra mund të dallohen dy orientime kryesore, që korrespondojnë me dy nivele të ndryshme të shëmbjeve, ndërsa binari horizontal mbajtës i çatisë prej druri lisi të rashinuar i takon një horizonti ndërtimi më të vonë se Banesa e Kanalit.
Gërmimet në hapësirat e brendshme të banesës, nën shtresën me thupra të thurura (të identifikuar në sezonin e vitit 2002) të gjendur në veri të hyrjes, përkundrejt murit lindor, zbuluan prezencën e disa trarëve rrethor druri që duket se i takojnë një shtrese shkatërrimi të një ndërtese më të hershme. Gjithashtu u zbulua dhe një shtresë me lëvoresh druri në skajin verior të ambientit qendror, e cila lidhet me pjesën e pasme të thuprave të poshtme të thurjes së murit ndarës.
Zgjerimi i gërmimit drejt Jugut nuk mundi të identifikonte murin jugor të banesës, çka mund të përcaktonte dhe gjatësinë e saj. Megjithatë identifikimi i plotë linjës së mureve të anës lindore deri në pikën ku merr kthesën drejt perëndimit, jep gjatësinë e njërës brinjë të banesës prej 16-18 m. Në hapësirën brenda pjesës perëndimore të murit lindor të banesës, u zbuluan një sërë shtyllash vertikale prej druri të llojeve të ndryshme (halor, shelgu dhe vidhi) si dhe në pjesën jugore të gërmimit u identifikua një binar i madh horizontal (mbajtës çatie). Këto elemente ndoshta i takojnë një strukturë të mëvonshme, ndërtimi i të cilës shkatërroi skajin jugor të Banesës së Kanalit. Këtë e dëshmojnë dhe rezultetet praprake të analizave dendrokronologjike të binarit. Po në këtë sektor gërmimesh, në një distancë prej 0,50 m në perëndim të murit lindor të Banesës së Kanalit, u identifikuan gjurmët e tetë shtyllash druri të rreshtuara paralelisht me murin në fjalë, por që analizat tregojnë se janë 50 vjet më të hershme se banesa.
en The investigations of 2003 carried out in the prehistoric settlement of Sovjan, revealed the remains of an apsidal house. It was found nearby a modern drain channel and was conventionally named the Channel house. The excavation on the outer part of the structure uncovered remains of the eastern wall, piles of mud (plaster) and thatch (woven), which were all badly burned on the their southern side, and correspond to the destruction layer of the house. Also compact vegetation masses were uncovered around the apse, whose interpretation would remain unclear until the results of the analyses are obtained. Approximately 50 cm parallel to the outer side of the eastern wall, rows of small timber pillars, arranged at an even distance from each other were discovered. They are extended around the apse and suggest a large sloping roof, whose ends reached down to t ground level. Based on its plan, roof type, size and construction technique, the Channel house of Sovjan is quite similar to the Bronze Age huts discovered in Nola (Campania) of Italy.
The interpretation of the layer with thatch and rope traces, which covers the ends of the ridge beams found at the northeastern part of the apse remains unclear. The thatch has two different orientations, corresponding to two destruction layers, while the oak ridge beams belong to a later construction horizon then that of the Channel house.
Within the house, below the layer of thatch identified in 2001, at the northern side of the entrance, several rounded beams of an earlier building, were revealed. Also, a tree-bark layer was discovered at the northern end of the central area, which connects with the rear part of the lower thatch of the dividing wall. The extension of the excavation area toward the south did not reveal the southern wall of the house, which would help in defining its total length. However, the complete discovery of the eastern wall line, up to the westward return, helped at defining the length (16-18 m) of one of the sides of the house.
At the western side of the eastern wall of the house, some vertical timbers of various tree types (conifer, willow, and elm) were identified. A large horizontal roof beam was also discovered in the southern part of the excavation area. These elements might belong to the construction of a later structure, which destroyed the southern end of the Channel house. This was also suggested by the dendrochronological analyses of the beams. Approximately 0, 50 m to the west of the eastern wall of the Channel houses, alongside the wall, the excavations revealed traces of 8 timber pillars, which according to the results of the analyses, are 50 years earlier then the house.

Media

  • Touchais, Lera 2003
    G. Touchais, P. Lera, 2003, Sovjan (Albanie)Rapport sur la campagne 2003, in http://www.sovjan-archeologie.net

Location

Location
Sovjan
Easting
20.729167
Northing
40.734328