Name
Prehistoric settlement of Sovjan 2
Date Range
1800 BC – 1100 BC
Monuments
Settlement

Seasons

  • AIAC_3205 - Prehistoric settlement of Sovjan 2 - 2006
    Në sezonin arkeologjik të vitit 2006, rreth 2 kilometra në verilindje të fshatit Sovjan u identifikua për herë të parë një tjetër vendbanim liqenor që u pagëzua me emrin konvencial Sovjan 2. Terreni përreth sitit është moçalor dhe me përjashtim të verës ai gjendet i përmbytur. Shtresa e sipërme që është e trazuar, përmban gjurmë karboni natyral (dru i kalbëzuar) dhe gjendet rreth 20 cm mbi nivelin e dheut argjilor. Në pjesën e sipërme të shtresës së dytë, në thellësinë e rreth 10 cm u zbuluan, katër shtylla me prerje rrethore prej druri lisi, me diametër 12-14 cm, të futura vertikalisht thellë në tokë. Tre nga shtyllat (nr.2, 3, 4) me largësi respektivisht 2,10 m dhe 4, 10 m nga njëra-tjetra, ishin të orientuara saktësisht sipas aksit verilindje-jugperëndim. Ndërsa shtylla e katërt formonte me të tjerat një kënd prej 160 gradësh, duke krijuar kështu një «krah » me drejtim veri-jug me gjatësi 4,60 m. Përpara se të merreshin pjesët e sipërme të katër shtyllave me qëllim analizimin dendrokronologjik, përreth tyre u hapën kuadrate këndrejta me gjerësi 1m, dhe u gërmua vetëm pjesa e sipërme deri në thellësinë e 20 cm. Në mungesë të materialit arkeologjik, për momentin nuk mund të thuhet asgjë për datimin e këtyre strukturave. Rreth 100 m në verilindje të strukturave gjatë punimeve bujqësore është vënë re ekzistenca e një tjetër vendbanimi liqenor me shtylla druri me majë në fund, me diametër 20 cm, gjatësi 3 m, dhe që formonin rradhë me gjatësi prej 4-5 m.

Media

Name
Prehistoric settlement of Sovjan 2
Year
2006
Summary
sq Në sezonin arkeologjik të vitit 2006, rreth 2 kilometra në verilindje të fshatit Sovjan u identifikua për herë të parë një tjetër vendbanim liqenor që u pagëzua me emrin konvencial Sovjan 2. Terreni përreth sitit është moçalor dhe me përjashtim të verës ai gjendet i përmbytur. Shtresa e sipërme që është e trazuar, përmban gjurmë karboni natyral (dru i kalbëzuar) dhe gjendet rreth 20 cm mbi nivelin e dheut argjilor. Në pjesën e sipërme të shtresës së dytë, në thellësinë e rreth 10 cm u zbuluan, katër shtylla me prerje rrethore prej druri lisi, me diametër 12-14 cm, të futura vertikalisht thellë në tokë. Tre nga shtyllat (nr.2, 3, 4) me largësi respektivisht 2,10 m dhe 4, 10 m nga njëra-tjetra, ishin të orientuara saktësisht sipas aksit verilindje-jugperëndim. Ndërsa shtylla e katërt formonte me të tjerat një kënd prej 160 gradësh, duke krijuar kështu një «krah » me drejtim veri-jug me gjatësi 4,60 m. Përpara se të merreshin pjesët e sipërme të katër shtyllave me qëllim analizimin dendrokronologjik, përreth tyre u hapën kuadrate këndrejta me gjerësi 1m, dhe u gërmua vetëm pjesa e sipërme deri në thellësinë e 20 cm. Në mungesë të materialit arkeologjik, për momentin nuk mund të thuhet asgjë për datimin e këtyre strukturave.
Rreth 100 m në verilindje të strukturave gjatë punimeve bujqësore është vënë re ekzistenca e një tjetër vendbanimi liqenor me shtylla druri me majë në fund, me diametër 20 cm, gjatësi
3 m, dhe që formonin rradhë me gjatësi prej 4-5 m.
en About 2 km to the northeast side of the village of Sovjan, the excavations of 2006, revealed, for the first time at this area, another lakeside settlement, which was conventionally denominated as Sovjan 2. It locates in a swampy area, and as a result the site has been always flooded with the exception of the summer months. The first layer discovered was disturbed, and contained carbon traces (decomposed wood) and was found 20 cm above the clay soil. On the upper part of the second layer, at a depth of 10 cm, four oak pillars of rounded cut were discovered. Their diameters were 12-14 cm, and were found in a vertical position, deeply inserted into the ground. Three of the pillars (no. 2, 3, 4), found at a distance of 2, 10 m and 4, 10 m from each other, were exactly oriented along the northeast-southwest axis. While the fourth pillar formed an angle of 160 degrees with the others, creating therefore a north-south “arm” of 4, 60 m long. Prior to the dendrochronological analyzes of the upper parts of the pillars, four rectangular trenches, each of 1 m wide were opened. During this season, only the upper part of them, about 20 cm below the ground level was excavated. Due to the lack of the archaeological material, at this phase of the research, was not possible to define a proper dating for the structures revealed. Approximately 100 m to the north of these structures, agricultural works revealed remains of another lakeside settlement of timber pillars with pointed ends. The latter were 3m long, with a diameter of 20 cm and formed rows of 4-5 m long.

Media

  • Touchais, Lera 2006
    G. Touchais, P. Lera, 2006, Sovjan (Albanie)Rapport sur la campagne 2006, in http://www.sovjan-archeologie.net

Location

Location
Sovjan
Easting
20.735556
Northing
40.763183