Name
Neolithic settlement of Kallamas
Date Range
5000 BC – 3000 BC
Monuments
Settlement

Seasons

  • AIAC_3206 - Neolithic settlement of Kallamas - 2008
    Viti 2008 shënoi sezonin e parë të gërmimeve arkeologjike në vendbanimin neolitik të Kallamasit, të zbuluar një vit më parë gjatë sërvejit të kryer nga misioni franko-shqiptar përreth liqenit të Prespës. Kërkimet u përqëndruan në dy objektiva kryesore: në përcaktimin e sekuencës stratigrafike të sitit me qëllim njohjen nëse niveli i banimit të epokës së Neolitit të Vonë, të identifikuar në sipërfaqet e punimeve bujqësore, paraprihet nga një ose disa faza të tjera më të hershme; dhe në përcaktimin e shtrirjes së vendbanimit prehistorik, pasi përhapja e materialit sipërfaqësor (rreth 7 ha) nga punimet bujqësore dhe ujërat e liqenit jep të dhëna jo të sakta dhe iluzive. Gërmimet u kryen në katër sektorë, A (Jug-Perëndim), B (Veri-Perëndim), C (Veri-Lindje) dhe D (Jug-Lindje), dhe sondazheve në to iu dhanë numra rendor. Në sondazhin C1 (me përmasa 4 x4 m) të hapur në pikën më të lartë të sitit, gërmimet që shkuan në thellësinë e 1,5 m, identifikuan një seri horizontesh me qeramikë që daton në epokën e Neolitit të Vonë. Ndërkohë në sondazhin A2 (me përmasa 1 x 1 m) në anën jugore pranë bregut të liqenit, u identifikua një shtresë e Neolitit të Mesëm, që karakterizohej nga material i pasur me qeramikë fine të zezë me sipërfaqe të lëmuar, me dekor barbotin me kanelyra vertikale dhe oblike. Kjo shtresë, me ngjyrë të zezë dhe përbërje argjilo-aluvionale, u identifikua dhe në sondazhet e tjera pranë, por që nuk përmbante material të periudhës në fjalë. Ajo vendoset direkt mbi një shtresë argjilore-ranore me ngjyrë gri në të kaltër e privuar nga çdo gjurmë aktiviteti njerëzor, që pa dyshim korrespondon me terrenin e virgjër. Këto të dhëna mund të tregojnë se ndoshta vendbanimi fillimisht ishte vendosur në bregun e liqenit dhe më pas si pasojë e rritjes së nivelit të ujërave, u zhvendos në brendësi të terrenit. Kjo zhvendosje sugjerohet dhe nga sekuenca e qeramikës, ku në nivelet e banimit të identifikuar në Jug-Lindje të sitit (D1), ajo është paksa më e hershme se në pikën më të lartë (C1). Në të gjithë sektorët e tjerë ku gërmimi arriti në shtresa më të thella (D1, D2 dhe D3; C2, C3 dhe C4), u identifikua një sekuencë stratigrafike pothuaj e ngjashme: 1) shtresa sipërfaqësore me trashësi 0,15-0,30 m, me përbërje ranore gri e përzier me tokë të pasur bujqësore (sektor C) dhe e vendosur mbi një shtrat me gurë të vegjël (sektor D); 2) shtresa argjilo-aluvionale me ngjyrë kafe të errët, me trashësi 0,40-1 m, e përzier me nyje të vogla të baltës së përdorur për ndërtim, me ngjyrë portokalli dhe që përmbante material të pasur prehistorik; 3) shtresa sterile argjilore me ngjyrë gri në bezhë dhe me trashësi 0,20-0,60 m; 4) sekuenca e nivelit me rërë të imët me ngjyrë të verdhë të hapur me trashësi mbi 0,80 m (sektor C), ose me rërë të imët me ngjyrë gri në të verdhë me trashësi rreth 0,20 m (sektor D), pa asnjë gjurmë aktiviteti njerëzor; 5) Në sektorin D dhe sondazhet nga A1 në A4, nivelet me rërë vendosen mbi shtresën argjilore të liqenit me ngjyrë gri në blu. Në nivelet e banimit gjatë gërmimeve u zbuluan fragmente të shumta enësh (tasa me trup bikonik, vazo me këmbë trungkonike, amforat me qafë cilindrike si dhe vazot me trup konik dhe me dy vegje vertikale nën buzë) qeramike: të ashpër me incizim dhe impreso monokrome me ngjyrë të hapur (bezhë/e verdhë/e kuqe e hapur) karakterisitike për Neolitin e Vonë; si dhe me dekor barbotin dhe inscizim me mbushje të bardhë të Neolitit të Mesëm. Gjithashtu u identifikuan një sërë objektesh prej guri si sëpata, thika, rruaza zbukurimi si dhe kocke.
  • AIAC_3206 - Neolithic settlement of Kallamas - 2009
    Sezoni i dytë i gërmimeve arkeologjike i vitit 2009, në vendbanimin neolitik të Kallamasit, kishte si objektiva kryesorë plotësimin e sekuencës krono-stratigrafike dhe vërtetimin e hipotezës së zhvendosjes së sitit gjatë periudhave të banimit si dhe saktësimin e kufijve të tij në Perëndim dhe Jug-Lindje. Gërmimet vazhduan në sondazhin kryesor në pikën më të lartë të vendbanimit (C1), si dhe u hapën një seri sondazhesh me përmasa të vogla (1 x1,50 dhe 2 x 2 m) në periferinë e sitit: në Perëndim (B1,B2, B3), në Veri-Perëndim (B4) dhe në Jug-Perëndim (A5, A6, A7); gjithashtu më afër qendrës (D4) dhe në pjesën perëndimore (A8). Në sondazhin C1 u identifikuan nivelet arkeologjike me trashësi më të madhe rreth 2,20 m, që përfaqësoheshin nga tre nivele kryesore banimi: ai i sipërm i prezantuar nga një shtresë me dhè gri të errët e përzier me masive argjile të pjekur në ngjyrë portokalli në të kuqe, që gjendet mbi një shtresë aluvioni me gurë të vegjël e mesatar; më poshtë niveli argjilor-aluvional me ngjyrë gri me përmbajtje nyjesh argjili të kuq dhe gjurmë karboni e vendosur mbi një shtresë tepër të karbonizuar, kjo e fundit mbulon një horizont argjilor dhe plotësisht steril që korrespondon me një fazë braktisjeje; niveli më i hershëm i përbërë nga një shtresë argjilore gri e errët me përmbajtje fragmentesh të mëdha druri të karbonizuar dhe masive balte pak a shumë të pjekur që korrespondojnë me struktura të shembuara. Nën nivelin e fundit të banimit që është dhe më i hershmi u identifikua një shtresë me guaska të bardha që mbulonte nivelin ranor me ngjyrë të verdhë të lidhur me tabanin e liqenit. Materiali qeramik i zbuluar në të tre nivelet e banimit daton në epokën e Neolitit të Vonë. Në sondazhet e tjera të hapura në brendësi të kufijve të vendbanimit, u identifikua vetëm një shtresë banimi me trashësi 0,20 m (A5) dhe 1,10 m (B3), me ngjyrë të zezë, me përmbajtje nyjesh argjile të pjekur, gjurmësh karboni, si dhe mbetje bimore dhe artifaktesh. Qeramika e zbuluar në të prezanton karakteristikat e Neolitit të Vonë, ndërkohë që në sondazhin A8 format dhe tiparet stilistike të Neolitit të Mesëm u gjendën me shumicë. Kjo e fundit i afrohet vërtetimit të hipotezës se vendbanimi është zhvendosur gjatë epokës së Neolitit të Vonë më në brendësi të territorit për nga lindja. Gërmimet në perëndim të sitit, identifikuan shtresën e banimit në sondazhet B3 dhe B1, por jo në B2 që është më pranë bregut të liqenit. Paraprakisht mund të supozohet se shtrirja e vendbanimit kësaj ane gjendej pak a shumë paralelisht rreth 130 m larg me bregun e sotëm të liqenit. Ndërkohë që të dhënat nga sondazhet A5 dhe A6 në anën jugore dhe ato A1-A4 të gërmuara vitin e mëparshëm në pjesën Jug-Lindore, sugjerojnë se kufijtë e vendbanimit në këtë krah nuk ndjekin një linjë te rregullt, duke përfshirë dhe zona të pa banuara brenda tij. Në të gjitha shtresat e banimit u zbulua një material i pasur që varion nga fragmentet e enëve të qeramikës (ku veçojnë vazot e neolitit të mesëm me katër këmbë dhe ato me qeramikë gri në te zezë me dekor me gërvishtje, me kanelyra të thella vertikale dhe me butona të dala në reliev), dy figurina terrakote, veglat, armët dhe stolitë prej guri dhe kocke (sopata, thika, gurët për bluarje apo për pastrimin e veglave, ashkla, grepa dhe gurë të rrjetave të peshkimit, një unazë e vogël, dy varëse, etj.) deri tek elementet arkitektonikë.
  • AIAC_3206 - Neolithic settlement of Kallamas - 2010
    Kërkimet arkeologjike në sezonin e vitit 2010, në vendbanimin neolitik të Kallamasit u përqëndruan në identifikimin e mëtejshëm të sekuencës stratigrafike, artifakteve brenda tyre kryesisht qeramikë, si dhe studimin tekno-morfologjik të objekteve prej guri, me qëllim përcaktimin e kronologjisë relative në sektorët e ndryshëm të gërmimit dhe përcaktimin e natyrës së banimit (i përhershëm, i përkohshëm apo i lidhur me prodhimin e veglave të gurit). Niveli sipërfaqësor aktual i vendbanimit varion nga kuota 847 m në sondazhet A1-A4 dhe A7 e skajit jugor pranë bregut të liqenit deri në kuotën 849 në sondazhet C4 dhe C129 të pikës më të lartë të sitit. Në të gjitha sondazhet u identifikua një vazhdimësi në thelb i ngjashëm i shtresave sedimentare dhe antropike: 1) shtresa sipërfaqësore që përbëhet nga toka pjellore me përmbajtje ranore dhe balte me ngjyrë bezhë në kafe, e shkrifët, e cila në fundin e saj ka një shtrat me zhavorr të vegjël; 2) shtresa antropike e përbërë nga një sediment me ngjyrë kafe të errët me argjilë kompakte, përzier me fragmente të shpërndara balte ndërtimi dhe fragmente të vogla mbetjesh të karbonizuara. Në këtë shtresë ruhet vetëm një nivel banimi, me përjashtim të sondazhit C1 ku janë identifikuar tre të tilla; 3) shtresa sterile argjilo-ranore me ngjyrë gri në të kaltër, e ndjekur nga një shtrat me guaska të bardha liqenore, që duket se formon substratin e sitit. Artifaktet e zbuluar në shtresën e dytë tregojnë se vendbanimi i epokës së Neolitit të Mesëm përqëndrohej në zonat periferike Jug/Jug-Lindje (më pranë bregut të liqenit) dhe pranë pikës më të lartë, ndërkohë që në Neolitin e Vonë ai shtrihet në pikën më të lartë dhe zonat periferike Veri/Veri-Lindje. Kjo zhvendosje e vendbanimit mund të sqarohet nga dy hipoteza: si pasojë e ngritjes së nivelit të liqenit në fazën e fundit të epokës së Neolitit të Mesëm; apo braktisjes dhe më pas ndryshimit të formës së habitatit si pasojë e faktorëve natyralë (erozioni) dhe/ose humanë (punimet bujqësore) që në Neolitin e Vonë prezanton një shtrirje të çrregullt. Qeramika e sondazheve në sektorët Jug-Perëndimor (A), Jug-Lindor (D) dhe C1 (nivel III i banimit) daton në epokën e Neolitit të Mesëm dhe përfaqësohet me shumicë nga ajo gri në të zezë (përgjithësisht e lëmuar), me forma bikonike dhe kupa me këmbë trungkonike, me zbukurime në reliev me trajtën e butonave, me dekore me incizim (trekëndësha të mbushur) apo barbotin, si dhe vegje të vogla horizontale. Në shtresën e banimit që i takon Neolitit të Vonë qeramika prezantohet kryesisht nga ajo me ngjyrë të çelët, e prodhuar me teknikën «black topped», me këmbë trungkonike, vegje vertikale, me pikturim apo incizim të mbushur me material të bardhë. Në gërmimet në sitin e Kallamasit janë identifikuar një seri objektesh guri, ku pjesën më të madhe e përfaqësojnë sëpatat me sipërfaqe të lëmuar, që duket se janë prodhuar aty. Këtë e dëshmojnë gjurmët e mbetjeve dhe ashklave të punimit të blloqeve të gurit, të identifikuara në nivelet e banimit.
  • AIAC_3206 - Neolithic settlement of Kallamas - 2011
    Gjatë sezonit të gërmimeve arkeologjike të vitit 2011 në vendbanimin neolitik të Kallamasit, u hapën 13 sondazhe të reja, pesë në zonën veriore dhe verilindore (sektori C: C5-C9) dhe tetë në zonën lindore dhe juglindore (sektori D: D5-D12). Pothuajse në të gjitha sondazhet e gërmuara u identifikua e njëjta stratigrafi e vënë re dhe sezonet e mëparshme: shtresa sipërfaqësore me përmbajtje ranore dhe balte me ngjyrë kafe të hapur, me trashësi nga 0,30 në 0,50 m, e cila është e trazuar nga punimet moderne bujqësore; shtresa antropike me argjil me ngjyrë kafe të errët, me trashësi nga 0,35 në 1,05 m dhe e pasur me material arkeologjik; dhe së fundmi shtresa argjilo-ranore me ngjyrë gri në bezhë që përbën terrenin e virgjër. Vetëm dy sondazhet më pranë liqenit, D7 dhe D8, ofrojnë një sekuencë të ndryshme ku shtresa antropike mungon dhe niveli steril ranor me ngjyrë të verdhë gjendet menjëherë nën shtresën sipërfaqësore. Shtresa antropike në përgjithësi përbëhet nga argjilë kompakte me përmbajtje mbetjesh karboni, nyje argjilore të zbardhëllyera, fragmente balte ndërtimi, gjurmë brimash trarësh, artifakte prej qeramike, terrakote dhe guri, etj. Ndryshe nga shumica e sondazheve ku u identifikua vetëm një horizont banimi, në shtresën antropike të C8 dhe C9, u zbuluan tre të tilla të Neolitit të Mesëm dhe të Vonë. Këto sondazhe dëshmuan gjithashtu se vendbanimi gjatë epokës së Neolitit të Mesëm ka një shtrirje më të gjerë nga sa mendohej më parë, duke u shtrirë nga bregu i liqenit në perëndim, më në brendësi të territorit drejt veriut, të paktën deri në pikën më të lartë të sitit. Përveç zbulimit të një numri të madh fragmentesh qeramike, u zbuluan dhe disa enë pothuajse të plota (D5 dhe D11). Nivelet më të të thella të horizonteve të banimit karakterizohen nga qeramikë me ngjyrë të errët (gri dhe të zezë), tipike për kulturën e Neolitit të Mesëm, ndërkohë që nivelet më të sipërme përmbajnë qeramikë me ngjyrë të çelët (bezhë dhe rozë) që daton në epokën e Neolitit të Vonë. Në gërmime u identifikuan dhe një seri objektesh (kryesisht vegla pune) prej guri (një shat, një sëpatë e vogël, si dhe një sasi e madhe ashklash që lidhen me përgatitjen e veglave prej guri), kocke (ku veçohen tre shpuese, një fuzhnjë dhe dy unaza), terrakote (një figurinë dhe disa gurë peshash).

Media

Name
Neolithic settlement of Kallamas
Year
2008
Summary
sq Viti 2008 shënoi sezonin e parë të gërmimeve arkeologjike në vendbanimin neolitik të Kallamasit, të zbuluar një vit më parë gjatë sërvejit të kryer nga misioni franko-shqiptar përreth liqenit të Prespës. Kërkimet u përqëndruan në dy objektiva kryesore: në përcaktimin e sekuencës stratigrafike të sitit me qëllim njohjen nëse niveli i banimit të epokës së Neolitit të Vonë, të identifikuar në sipërfaqet e punimeve bujqësore, paraprihet nga një ose disa faza të tjera më të hershme; dhe në përcaktimin e shtrirjes së vendbanimit prehistorik, pasi përhapja e materialit sipërfaqësor (rreth 7 ha) nga punimet bujqësore dhe ujërat e liqenit jep të dhëna jo të sakta dhe iluzive.
Gërmimet u kryen në katër sektorë, A (Jug-Perëndim), B (Veri-Perëndim), C (Veri-Lindje) dhe D (Jug-Lindje), dhe sondazheve në to iu dhanë numra rendor.
Në sondazhin C1 (me përmasa 4 x4 m) të hapur në pikën më të lartë të sitit, gërmimet që shkuan në thellësinë e 1,5 m, identifikuan një seri horizontesh me qeramikë që daton në epokën e Neolitit të Vonë. Ndërkohë në sondazhin A2 (me përmasa 1 x 1 m) në anën jugore pranë bregut të liqenit, u identifikua një shtresë e Neolitit të Mesëm, që karakterizohej nga material i pasur me qeramikë fine të zezë me sipërfaqe të lëmuar, me dekor barbotin me kanelyra vertikale dhe oblike. Kjo shtresë, me ngjyrë të zezë dhe përbërje argjilo-aluvionale, u identifikua dhe në sondazhet e tjera pranë, por që nuk përmbante material të periudhës në fjalë. Ajo vendoset direkt mbi një shtresë argjilore-ranore me ngjyrë gri në të kaltër e privuar nga çdo gjurmë aktiviteti njerëzor, që pa dyshim korrespondon me terrenin e virgjër. Këto të dhëna mund të tregojnë se ndoshta vendbanimi fillimisht ishte vendosur në bregun e liqenit dhe më pas si pasojë e rritjes së nivelit të ujërave, u zhvendos në brendësi të terrenit. Kjo zhvendosje sugjerohet dhe nga sekuenca e qeramikës, ku në nivelet e banimit të identifikuar në Jug-Lindje të sitit (D1), ajo është paksa më e hershme se në pikën më të lartë (C1).
Në të gjithë sektorët e tjerë ku gërmimi arriti në shtresa më të thella (D1, D2 dhe D3; C2, C3 dhe C4), u identifikua një sekuencë stratigrafike pothuaj e ngjashme:
1) shtresa sipërfaqësore me trashësi 0,15-0,30 m, me përbërje ranore gri e përzier me tokë të pasur bujqësore (sektor C) dhe e vendosur mbi një shtrat me gurë të vegjël (sektor D);
2) shtresa argjilo-aluvionale me ngjyrë kafe të errët, me trashësi 0,40-1 m, e përzier me nyje të vogla të baltës së përdorur për ndërtim, me ngjyrë portokalli dhe që përmbante material të pasur prehistorik;
3) shtresa sterile argjilore me ngjyrë gri në bezhë dhe me trashësi 0,20-0,60 m;
4) sekuenca e nivelit me rërë të imët me ngjyrë të verdhë të hapur me trashësi mbi 0,80 m (sektor C), ose me rërë të imët me ngjyrë gri në të verdhë me trashësi rreth 0,20 m (sektor D), pa asnjë gjurmë aktiviteti njerëzor;
5) Në sektorin D dhe sondazhet nga A1 në A4, nivelet me rërë vendosen mbi shtresën argjilore të liqenit me ngjyrë gri në blu.
Në nivelet e banimit gjatë gërmimeve u zbuluan fragmente të shumta enësh (tasa me trup bikonik, vazo me këmbë trungkonike, amforat me qafë cilindrike si dhe vazot me trup konik dhe me dy vegje vertikale nën buzë) qeramike: të ashpër me incizim dhe impreso monokrome me ngjyrë të hapur (bezhë/e verdhë/e kuqe e hapur) karakterisitike për Neolitin e Vonë; si dhe me dekor barbotin dhe inscizim me mbushje të bardhë të Neolitit të Mesëm. Gjithashtu u identifikuan një sërë objektesh prej guri si sëpata, thika, rruaza zbukurimi si dhe kocke.
en The field season 2008 signalled the first archaeological excavations undertaken in the Neolithic settlement of Kallamas. The site was discovered during a field survey, undertaken a year ago in the territory around Lake Prespa by a joint Franco-Albanian archaeological mission. The investigations had two main objectives: to define the stratigraphic sequence of the site and to understand if the occupation layer of the Late Neolithic Age identified on the surface was preceded by other, earlier occupation phases; and also to delineate the extension of the prehistoric site, as due to the continues agricultural works and lake water, the distribution of the site’s superficial materials (spread in about 7 ha) provides inaccurate and illusive data.
The excavations were located into four sectors: A (south-west), B (north-west), C (north-east) and D (south-east), and the opened sondages were given successive numbers.
In sondage C1 (4 x 4 m), opened at the highest point of the site, the excavations went 1, 5 m down, revealing several horizons containing ceramic of the Late Neolithic Age. While in sondage 2 (1 x 1 m), opened in the southern side of the site, near the Lake side, the excavations revealed a layer of the Middle Bronze Age. It was rich with fine black pottery, smoothed on the outer side with barbotine decoration with vertical and oblique cannelure. The same black layer with alluvial clay was also revealed in the others, nearby sondages, though lacking the artefacts from the same period. It was laid on a clay-sand layer of grey to blue colour, where no trace of human activity was uncovered, suggesting a sterile ground layer. These data suggest that initially the site was perhaps a Lake side settlement which at a later period, due to the rise of water levels, was displaced and resettled further inland. The displacement is also suggested by the pottery sequence: the occupation levels identified to the south-east side of the site (D1), it appears slightly earlier in date then the fragments found in the highest point of the site (C1).
In all the other sectors, where the excavation went deeper down from the surface ground (D1, D2 and D3; C2, C3 and C4), a similar stratigraphic situation was uncovered.
1. The surface level was 0, 15-0, 30 m thick, consisting of grey sandy layer mixed with rich agricultural land (sector C), set on a pebble bed layer (sector D);
2. The alluvial-clay layer of dark brown colour was 0, 40-1 m thick and contained a rich prehistoric material; small clay construction nodes of orange colour were also found in the layer.
3. The sterile level of grey to beige colour was 0, 20-0, 60 m deep.
4. The fine sandy sequence of light yellow or grey to yellow colour was over 0, 80 m (sector C) or sometimes 0, 20 m (sector D) thick, and contained no trace of human activities.
5. At sector 5 and sondages A1 and A 4, the sandy layers are set above the clay level of the lake.
Numerous ware fragments, such as biconical bowls, vases of conical foot and horizontal handles, amphorae of cylindrical neck, etc., were revealed in the habitation levels. The majority comprises incised and impresso monochrome courseware fragments of light colour (beige/yellow and light red), typical of the Late Neolithic period, along with barbotine and incised pattern filled in white colour of the Middle Neolithic. Also several stone and bone objects were identified, such as axes, knifes, beads, etc.

Media

Name
Neolithic settlement of Kallamas
Year
2009
Summary
sq Sezoni i dytë i gërmimeve arkeologjike i vitit 2009, në vendbanimin neolitik të Kallamasit, kishte si objektiva kryesorë plotësimin e sekuencës krono-stratigrafike dhe vërtetimin e hipotezës së zhvendosjes së sitit gjatë periudhave të banimit si dhe saktësimin e kufijve të tij në Perëndim dhe Jug-Lindje. Gërmimet vazhduan në sondazhin kryesor në pikën më të lartë të vendbanimit (C1), si dhe u hapën një seri sondazhesh me përmasa të vogla (1 x1,50 dhe 2 x 2 m) në periferinë e sitit: në Perëndim (B1,B2, B3), në Veri-Perëndim (B4) dhe në Jug-Perëndim (A5, A6, A7); gjithashtu më afër qendrës (D4) dhe në pjesën perëndimore (A8).
Në sondazhin C1 u identifikuan nivelet arkeologjike me trashësi më të madhe rreth 2,20 m, që përfaqësoheshin nga tre nivele kryesore banimi: ai i sipërm i prezantuar nga një shtresë me dhè gri të errët e përzier me masive argjile të pjekur në ngjyrë portokalli në të kuqe, që gjendet mbi një shtresë aluvioni me gurë të vegjël e mesatar; më poshtë niveli argjilor-aluvional me ngjyrë gri me përmbajtje nyjesh argjili të kuq dhe gjurmë karboni e vendosur mbi një shtresë tepër të karbonizuar, kjo e fundit mbulon një horizont argjilor dhe plotësisht steril që korrespondon me një fazë braktisjeje; niveli më i hershëm i përbërë nga një shtresë argjilore gri e errët me përmbajtje fragmentesh të mëdha druri të karbonizuar dhe masive balte pak a shumë të pjekur që korrespondojnë me struktura të shembuara. Nën nivelin e fundit të banimit që është dhe më i hershmi u identifikua një shtresë me guaska të bardha që mbulonte nivelin ranor me ngjyrë të verdhë të lidhur me tabanin e liqenit. Materiali qeramik i zbuluar në të tre nivelet e banimit daton në epokën e Neolitit të Vonë.
Në sondazhet e tjera të hapura në brendësi të kufijve të vendbanimit, u identifikua vetëm një shtresë banimi me trashësi 0,20 m (A5) dhe 1,10 m (B3), me ngjyrë të zezë, me përmbajtje nyjesh argjile të pjekur, gjurmësh karboni, si dhe mbetje bimore dhe artifaktesh. Qeramika e zbuluar në të prezanton karakteristikat e Neolitit të Vonë, ndërkohë që në sondazhin A8 format dhe tiparet stilistike të Neolitit të Mesëm u gjendën me shumicë. Kjo e fundit i afrohet vërtetimit të hipotezës se vendbanimi është zhvendosur gjatë epokës së Neolitit të Vonë më në brendësi të territorit për nga lindja.
Gërmimet në perëndim të sitit, identifikuan shtresën e banimit në sondazhet B3 dhe B1, por jo në B2 që është më pranë bregut të liqenit. Paraprakisht mund të supozohet se shtrirja e vendbanimit kësaj ane gjendej pak a shumë paralelisht rreth 130 m larg me bregun e sotëm të liqenit. Ndërkohë që të dhënat nga sondazhet A5 dhe A6 në anën jugore dhe ato A1-A4 të gërmuara vitin e mëparshëm në pjesën Jug-Lindore, sugjerojnë se kufijtë e vendbanimit në këtë krah nuk ndjekin një linjë te rregullt, duke përfshirë dhe zona të pa banuara brenda tij.
Në të gjitha shtresat e banimit u zbulua një material i pasur që varion nga fragmentet e enëve të qeramikës (ku veçojnë vazot e neolitit të mesëm me katër këmbë dhe ato me qeramikë gri në te zezë me dekor me gërvishtje, me kanelyra të thella vertikale dhe me butona të dala në reliev), dy figurina terrakote, veglat, armët dhe stolitë prej guri dhe kocke (sopata, thika, gurët për bluarje apo për pastrimin e veglave, ashkla, grepa dhe gurë të rrjetave të peshkimit, një unazë e vogël, dy varëse, etj.) deri tek elementet arkitektonikë.
en The main objectives of this years season’s undertaken in the Neolithic settlement of Kallamas were to entirely reveal the stratigraphic sequence, confirm the hypothesis of a probable settlement displacement at different occupation phases, and delineate the western and southern-eastern limits of the site. Excavations were carried on at the main sondage, opened at the highest point of the settlement (C1). In addition, several other sondages of smaller sizes (1 x 1, 50 and 2 x 2 m) were opened at the outskirts of the site: to the West (B1, B2, and B3), to the north-west side (B4) and to the south-west (A5, A6, and A7); and also closer to the centre of the site (D4) and in its western part (A8). Several archaeological levels (thicker then 2, 20 m), were identified in sondage C1, represented by three main occupation levels: the upper level is a grey clay layer mixed with baked clay massifs of orange to red colour, laid on an alluvial bed of small to medium sized stones; the other lower level was an alluvial-clay layer of grey colour mixed with clay nodes of red colour and carbon traces, laid on a highly carbonized layer which covers an abandoned sterile ground level; the earlier level is a clay layer of dark grey colour, containing large fragments of carbonized wood and baked clay massifs, which are perhaps remains of destroyed structures. Below this latter level, a white shelly layer was found, covering the yellow sandy level of the Lake bed. The ceramic material uncovered in the three habitation levels date to the Late Neolithic Age. Only one occupation level of 0, 20 m (A5) and 1, 10 m (B3) thick was revealed in the other sondages opened in the interiors of the settlement. It was of black colour and contained baked clay nodes, carbon traces, plant and artefact remains. The discovered ceramic is quite similar to that of the Late Neolithic, while the fragments discovered in sondage A8 resemble the pottery style of the Middle Neolithic. This latter supports the argument of a probable settlement displacement, further inland and to the east of the territory, during the Late Neolithic Age.
The excavation carried out to the west of the site identified the habitation level in sondges B3 and B1 but not in B2 which was opened near the lakeshore. At this phase of the research the limit of the settlements could be marked at a distance of about 130 m from the Lakeshore. The data from sondages A5 and A6 to the south and A1-A4 to the south-eastern part of the area suggest that the limits of the settlement at this side do not follow a regular line, but it comprises others, and not inhabited areas.
All the occupation levels contained a rich archaeological materials consisting of ceramic wares (four legged Neolithic vases, grey and black painted pottery vessels decorated with incision, deep vertical cannelure and plastic appliqués), two terracotta figurines, tools, weapons, jewelleries (axes, knifes, mill stones, chips, fish hooks, fishing net weights, a small ring, two pendants, etc.), and architectonic fragments.

Media

Name
Neolithic settlement of Kallamas
Year
2010
Summary
sq Kërkimet arkeologjike në sezonin e vitit 2010, në vendbanimin neolitik të Kallamasit u përqëndruan në identifikimin e mëtejshëm të sekuencës stratigrafike, artifakteve brenda tyre kryesisht qeramikë, si dhe studimin tekno-morfologjik të objekteve prej guri, me qëllim përcaktimin e kronologjisë relative në sektorët e ndryshëm të gërmimit dhe përcaktimin e natyrës së banimit (i përhershëm, i përkohshëm apo i lidhur me prodhimin e veglave të gurit).
Niveli sipërfaqësor aktual i vendbanimit varion nga kuota 847 m në sondazhet A1-A4 dhe A7 e skajit jugor pranë bregut të liqenit deri në kuotën 849 në sondazhet C4 dhe C129 të pikës më të lartë të sitit. Në të gjitha sondazhet u identifikua një vazhdimësi në thelb i ngjashëm i shtresave sedimentare dhe antropike:
1) shtresa sipërfaqësore që përbëhet nga toka pjellore me përmbajtje ranore dhe balte me ngjyrë bezhë në kafe, e shkrifët, e cila në fundin e saj ka një shtrat me zhavorr të vegjël;
2) shtresa antropike e përbërë nga një sediment me ngjyrë kafe të errët me argjilë kompakte, përzier me fragmente të shpërndara balte ndërtimi dhe fragmente të vogla mbetjesh të karbonizuara. Në këtë shtresë ruhet vetëm një nivel banimi, me përjashtim të sondazhit C1 ku janë identifikuar tre të tilla;
3) shtresa sterile argjilo-ranore me ngjyrë gri në të kaltër, e ndjekur nga një shtrat me guaska të bardha liqenore, që duket se formon substratin e sitit.
Artifaktet e zbuluar në shtresën e dytë tregojnë se vendbanimi i epokës së Neolitit të Mesëm përqëndrohej në zonat periferike Jug/Jug-Lindje (më pranë bregut të liqenit) dhe pranë pikës më të lartë, ndërkohë që në Neolitin e Vonë ai shtrihet në pikën më të lartë dhe zonat periferike Veri/Veri-Lindje. Kjo zhvendosje e vendbanimit mund të sqarohet nga dy hipoteza: si pasojë e ngritjes së nivelit të liqenit në fazën e fundit të epokës së Neolitit të Mesëm; apo braktisjes dhe më pas ndryshimit të formës së habitatit si pasojë e faktorëve natyralë (erozioni) dhe/ose humanë (punimet bujqësore) që në Neolitin e Vonë prezanton një shtrirje të çrregullt.
Qeramika e sondazheve në sektorët Jug-Perëndimor (A), Jug-Lindor (D) dhe C1 (nivel III i banimit) daton në epokën e Neolitit të Mesëm dhe përfaqësohet me shumicë nga ajo gri në të zezë (përgjithësisht e lëmuar), me forma bikonike dhe kupa me këmbë trungkonike, me zbukurime në reliev me trajtën e butonave, me dekore me incizim (trekëndësha të mbushur) apo barbotin, si dhe vegje të vogla horizontale. Në shtresën e banimit që i takon Neolitit të Vonë qeramika prezantohet kryesisht nga ajo me ngjyrë të çelët, e prodhuar me teknikën «black topped», me këmbë trungkonike, vegje vertikale, me pikturim apo incizim të mbushur me material të bardhë.
Në gërmimet në sitin e Kallamasit janë identifikuar një seri objektesh guri, ku pjesën më të madhe e përfaqësojnë sëpatat me sipërfaqe të lëmuar, që duket se janë prodhuar aty. Këtë e dëshmojnë gjurmët e mbetjeve dhe ashklave të punimit të blloqeve të gurit, të identifikuara në nivelet e banimit.
en The archaeological investigations of 2010 undertaken at the Neolithic settlement of Sovjan were focused on the further identification of the stratigraphic sequence and the study of techno-morphological stone objects, in order to define a relative chronology for the excavated sectors and describe the settlement character (whether it was a permanent or temporary settlement related to stone manufacturing activities). The superficial level of the site varies from 848 m asl; in sondages A1-A4 and A7 at the southern edges, near the Lakeshore, up to 849 asl in sondages C4 and C129 at the highest extreme of the site. A substantially similar sequence of sedimentary and anthropic layers was revealed in all the excavated sondages:
1. the superficial layer is a fertile earth, consisting of friable sandy and clay soils of beige to brown colour, which ends with a small gravel bed;
2. the anthropic layer contains sediments of dark brown colour and compact clay, mixed with scattered fragments of construction mud and carbon remains. Only one habitation level was revealed in this layer, with the exception of sondage C1 where the excavations uncovered three habitation horizons;
3. the sterile sandy clay layer of grey to blue colour, followed by a white shelly level, which seem to create the site’s substratum.
The artefacts uncovered in the second layer suggest that the Middle Neolithic settlement was located at the south/south-east edges (closer to the Lakeshore) and near the highest point of the site, while during the Late Neolithic phase it was situated at the highest elevation and in the north/north-east edges of the territory. There are two arguments that might explain this settlement displacement: firstly it might have happened due to a considerable increase in the level of the lake waters during the end of the Middle Neolithic; or it could be a consequence of site’s abandonment, and then later, during the Late Neolithic Age, as a results of natural (erosion) or/and human (agricultural works) factors, the site change its character and has an irregular territory expansion.
The ceramic wares found in the excavated sectors to the south-west (A), south-east (D) and C1 (the third habitation level) date to the Middle Neolithic Age. They are represented by grey to black ware fragments (generally smoothed) of biconical and conical shapes, containing relief, (button-like shapes) incised (filled triangles) and barbotine decoration. The pottery of the Late Neolithic habitation layer is of the _“black topped”_ technique and has a lighter colour. The most common shapes are the biconical vessels with vertical handles decorated with incised patterns filled in white colour.
Several stone objects were also identified at the site of Kallamas, represented mainly by axes of a finely polished surface, which as suggested by stone chips remains found at the habitation level they are locally produced items.

Media

Name
Neolithic settlement of Kallamas
Year
2011
Summary
sq Gjatë sezonit të gërmimeve arkeologjike të vitit 2011 në vendbanimin neolitik të Kallamasit, u hapën 13 sondazhe të reja, pesë në zonën veriore dhe verilindore (sektori C: C5-C9) dhe tetë në zonën lindore dhe juglindore (sektori D: D5-D12).
Pothuajse në të gjitha sondazhet e gërmuara u identifikua e njëjta stratigrafi e vënë re dhe sezonet e mëparshme: shtresa sipërfaqësore me përmbajtje ranore dhe balte me ngjyrë kafe të hapur, me trashësi nga 0,30 në 0,50 m, e cila është e trazuar nga punimet moderne bujqësore; shtresa antropike me argjil me ngjyrë kafe të errët, me trashësi nga 0,35 në 1,05 m dhe e pasur me material arkeologjik; dhe së fundmi shtresa argjilo-ranore me ngjyrë gri në bezhë që përbën terrenin e virgjër. Vetëm dy sondazhet më pranë liqenit, D7 dhe D8, ofrojnë një sekuencë të ndryshme ku shtresa antropike mungon dhe niveli steril ranor me ngjyrë të verdhë gjendet menjëherë nën shtresën sipërfaqësore.
Shtresa antropike në përgjithësi përbëhet nga argjilë kompakte me përmbajtje mbetjesh karboni, nyje argjilore të zbardhëllyera, fragmente balte ndërtimi, gjurmë brimash trarësh, artifakte prej qeramike, terrakote dhe guri, etj. Ndryshe nga shumica e sondazheve ku u identifikua vetëm një horizont banimi, në shtresën antropike të C8 dhe C9, u zbuluan tre të tilla të Neolitit të Mesëm dhe të Vonë. Këto sondazhe dëshmuan gjithashtu se vendbanimi gjatë epokës së Neolitit të Mesëm ka një shtrirje më të gjerë nga sa mendohej më parë, duke u shtrirë nga bregu i liqenit në perëndim, më në brendësi të territorit drejt veriut, të paktën deri në pikën më të lartë të sitit.
Përveç zbulimit të një numri të madh fragmentesh qeramike, u zbuluan dhe disa enë pothuajse të plota (D5 dhe D11). Nivelet më të të thella të horizonteve të banimit karakterizohen nga qeramikë me ngjyrë të errët (gri dhe të zezë), tipike për kulturën e Neolitit të Mesëm, ndërkohë që nivelet më të sipërme përmbajnë qeramikë me ngjyrë të çelët (bezhë dhe rozë) që daton në epokën e Neolitit të Vonë.
Në gërmime u identifikuan dhe një seri objektesh (kryesisht vegla pune) prej guri (një shat, një sëpatë e vogël, si dhe një sasi e madhe ashklash që lidhen me përgatitjen e veglave prej guri), kocke (ku veçohen tre shpuese, një fuzhnjë dhe dy unaza), terrakote (një figurinë dhe disa gurë peshash).
en Thirteen new sondages were opened during the archaeological season of 2011 carried out in the Neolithic settlement of Kallamas; 5 of them were located in the northern and north-eastern area (sector C: C5-C9) and 8 others in the eastern and south-eastern part of the settlement (sector D: D5-D12). The same stratigraphic sequence was revealed in all the excavated sondages: the light brown sandy-clay soils of the superficial layer are 0, 30 to 0, 50 m thick and appears to be disturbed by continuous agricultural works; the anthropic layer of dark brown colour is 0, 35 to 1, 05 m thick and is rich with archaeological material; and the sterile ground layer which consists of sandy clay soils of grey to beige colour. Two of the opened sondages, D7 and D 8, offer a different stratigraphic sequence from the others; here the anthropic layer is missing and the sterile ground level of yellow colour was found right below the top soil. The anthropic layer consist of compacted clay mixed with carbon remains, bleached clay nodes, construction mud, posthole traces, ceramic wares, terracotta figurines, stone tools, etc. Three occupation levels of the Middle and Late Neolithic phases were uncovered in the anthropic layer of sondages C8 and C9, and just one in the other sondages. These sondages suggested that during the Middle Neolithic phase, the settlement covered a wider territory that was previously assumed, expanding from the Lakeside to the west and further inland to the north, up to the highest point of the site.
Apart from the discovery of numerous pottery fragments, some nearly entirely preserved vessels were also revealed (D5 and D11). Dark ceramic fragments (grey and black), typical for the Middle Neolithic culture were uncovered in the deepest levels of the habitation horizons, while the upper levels contained ceramic fragments of a lighter colour (beige and light red), which dates to the Late Neolithic Age.
Several other stone (a how, an axe, and numerous flint chips which relate to the preparation of stone tools), bone (three drilling tools, a harpoon and two rings) and terracotta (a figurine and some loom weights) objects were also found during the excavation of this season.

Media

  • Touchais, Lera 2008
    G. Touchais, P. Lera, 2008, Sovjan (Albanie) Rapport sur la campagne 2008, in http://www.sovjan-archeologie.net
  • Touchais, Lera 2009
    G. Touchais, P. Lera, 2009, Sovjan (Albanie) Rapport sur la campagne 2009, in http://www.sovjan-archeologie.net
  • Touchais, Lera 2010
    G. Touchais, P. Lera, 2010, Sovjan (Albanie) Rapport sur la campagne 2010, in http://www.sovjan-archeologie.net
  • Touchais, Lera 2011
    G. Touchais, P. Lera, 2011, Sovjan (Albanie) Rapport sur la campagne 2011, in http://www.sovjan-archeologie.net

Location

Location
Kallamas
Easting
20.932942
Northing
40.896525