Name
Episcopal quartier of Bylis
Date Range
480 – 580

Seasons

  • AIAC_3234 - Episcopal quartier of Bylis - 2007
    Sezoni i gërmimeve arkeologjike të vitit 2007 në qytetin antik të Bylisit u përqëndrua në lagjen peshkopale, në juglindje të katedrales paleokristiane. Gjatë fazës së fundit të ndërtimeve, lagjia duket se përshkohej nga dy akse pingul me njëri-tjerin. I pari (hapësirat 12, 26, M14) është kalimi perëndim-lindje, që shkon përkrah kompleksit bazilikal dhe i shërben anekesve të tij liturgjike. Ky aks është decumanus i qytetit, i trashëguar nga plani urbanistik i periudhës helenistike, dhe që u përshtat në funksion të lagjes peshkopale. Rruga bashkohej me cardo që ndiqte kreshtën e kodrës, dhe për kontrollin e tij u ndërtua muri fortifikues i Viktorinos (arkitekt i Justinianit) në mesin e shek. 6 m.Kr. Aksi i dytë është kalimi veri-jug (hapësirat N6-P2), që kalon poshtë murit fortifikues të cardo-s dhe takon decumanus brenda një oborri të madh (L), ky i fundit sajuar nga rrafshimi i strukturave të mëparshme. Hyrja lindore për në lagjen peshkopale, realizohej nga një hajat apo portë me katër shtylla me muraturë, të ndjekur nga një portik të kufizuar nga muri i pasëm i një ambienti (N7). Gërmimet e këtij sezoni vazhduan dhe në ndërtesën K-P, ku në fasadën veriore të saj deri më tani janë identifikuar pesë ambiente të gjata (K1 në K5), katër prej të cilave dalin në oborrin L. Ndërsa fasada jugore e ndërtesës përbëhej nga dy ambiente pak a shumë me formë katrore (P3 dhe P4), të cilat kufizonin një hapësirë të mbyllur me formë ovale P1. Brenda kësaj të fundit u zbulua një shkallë e cila ndoshta të çonte në katin e sipërm të ndërtesës si dhe një radhë furrash shtëpiake të vendsoura paralel. Gërmimi në ambientin K2, identifikoi një nivel dyshemeje të mbuluar nga një shtresë dheu me ngjyrë të zezë e pasur me mbetje faunale. Shtresa mbulonte pjesërisht një trapetum për shtypjen e ullinjve, i cili i mbështetej murit jugor të ambientit. Në ambientin N2 u zbulua një stol i gjerë prej murature si dhe një sërë fundesh pitosash për ruajtje, të veshura me bitum në sipërfaqe. Ndërkohë në ambientin N5 u identifikua një vaskë për shtypjen e rrushit me formë drejtkëndore. Fundi i vaskës përbëhet nga tulla të lidhura me llaç të bardhë, ndërsa një shtresë e trashë llaçi me ngjyrë rozë mbulon fundin me paretet prej blloqesh guri gëlqeror helenistik të ripërdorura. Në cepin verior, vaska ka një zgavër gjysëmsferike që shërbente për dekantimin e produkteve të shtypura. Në veri të vaskës u zbuluan dy pitosa in situ të ruajtura plotësisht. Zbulimi i trapetum-it të ullirit, vaskës për shtypjen e rrushit, furrave për ngrohjen e ujit, si dhe pitosave për ruajtje, dëshmojnë për karakterin ekonomik dhe prodhues të vajit të ullirit dhe verës në lagjen peshkopale të Bylisit gjatë Antikitetit të Vonë.
  • AIAC_3234 - Episcopal quartier of Bylis - 2008
    Sezoni i kërkimeve arkeologjike të vitit 2008, u përqëndrua në lagjen peshkopale të qytetit antik të Bylisit. Të dhënat e gërmimit dëshmojnë se lagjia peshkopale në juglindje të katedrales (e njohur si kompleksi bazilikal ose Bazilika B) së qytetit, në fazën e fundit të ndërtimit të saj në periudhën e antikitetit të vonë, gjendej në kryqëzimin e dy akseve perpendikulare. Aksi i parë është një decumanus i hershëm i ndërtuar në periudhën helenistike, që përshkonte nga lindja dhe perëndimi anekset liturgjikale të katedrales dhe vazhdonte deri në majën e kodrës, ku bashkohej me cardo-n, e mbrojtur nga një mur fortifikues i shek. 6 m.Kr. Aksi i dytë me drejtim veri-jug, vazhdonte përgjatë një muri me blloqe guri që ndante zonën e sipërme me atë të poshtme të qytetit. Akset takoheshin ekzaktësisht në oborrin L të pajisur me disa ambiente dhe që duket se ka qenë një ndërtim i shkëputur nga kompleksi bazilikal. Një hyrje me portik në anën lindore të obrrit L shërbente si kalim dhe për lagjen peshkopale. Në veri oborri kufizohej nga ndërtesa N (ndoshta magazinë) dhe dy ambiente të katedrales, ndërsa në jug nga ndërtesa e madhe K-P. Kjo e fundit e ndërtuar në dy nivele, përbëhej nga pesë ambiente që hapeshin në oborr (K1-5: ku K1 ndoshta ka qenë një stallë dhe K2 kishte një mulli për shtypjen e ullinjve) dhe tre ambiente në fasadën jugore (P1-3: ku P3 ndoshta ka qenë kuzhina e ndërtesës). Në perëndim oborri mbyllej nga ndërtesa e vonë D. Një hyrje tjetër në veri-perëndim të oborrit dilte direkt në cardo, duke lejuar qarkullimin e ushqimeve për ruajtje në magazinat të gjendura pranë, furnizimin me mallra të papërpunuara dhe shpërndarjen e produkteve të verës dhe vajit të ullirit si dhe mbajtjen e kafshëve të transportit. Këto të dhëna dëshmojnë se lagjia e varur nga peshkopata, jo vetëm kishte funksion liturgjik por edhe banimi me aktivitete ekonomike. Gërmimet në këtë sezon vazhduan në ndërtesën N (ambientet N2 dhe N5) dhe K-P (ambienti K4 dhe P1A). Të dhënat nga gërmimi në ndërtesën N tregoi se ambienti N2 ka gjasa të ketë qenë një depo (qilar ?) dhe N5 një ambient për shtypjen e rrushit dhe prodhimin e verës. Çatia me kulm e ambientit N2 duket se mbështetej mbi një hark të dyfishtë të mbajtur nga një shtyllë kryesore. Brenda këtij ambienti u zbulua një stol me muraturë që i mbështetej murit të anës lindore si dhe një sërë pitosash të vendosur në radhë, të veshura me bitum nga brenda. Në ambientin N5 u gjetën tre vaska me formë drejtkëndore të pajisura me shkallë prej të cilave hiqej bërsia si dhe katër pitosa të vendosura në radhë përkundrejt murit lindor për grumbullimin e produktit dhe fermentimin e verës. Gërmimi në ambientin K4 zbuloi në nivelet më të ulta, dyshemenë si dhe ekzistencën e një porte qendrore në murin jugor. Porta e ndjekur nga një prag, bllokohet pjesërisht nga shkalla e indentifikuar në ambientin tjetër përkrah P1A.
  • AIAC_3234 - Episcopal quartier of Bylis - 2009
    I vetmi objektiv i sezonit arkeologjik të vitit 2009 në sitin e Bylisit, ishte vazhdimi i gërmimeve arkeologjike në lagjen peshkopale të qytetit. Të dhënat nga kërkimet e deritanishme, tregojnë se nga fundi i shek. 5 m.Kr., lagjia peshkopale u zgjerua në juglindje të katedrales, përqark kryqëzimit të dy rrugëve të drejta. Hyrja për në lagje e cila përbëhej nga një zonë e sipërme dhe një e poshtme, realizohej nëpërmjet një oborri në lindje. Oborri lehtësonte transportin e mallrave bruto ushqimor për ruajtje dhe përpunim në strukturat e lagjes dhe më tej nxjerren e produkteve kryesisht verë dhe vaj nga punishtet, si dhe qarkullimin dhe strehimin e kafshëve shtëpiake. Oborri mbyllej nga të gjitha anët nga ndërtesa, ku brenda tyre janë identifikuar vaska të shtypjes dhe fermentimit të rrushit dhe ullinjve, pitosa in situ për ruajten e produkteve ushqimore, furra për gatim, etj. Gjatë sezonit të këtij viti vazhdoi zbulimi i ndërtesës N (ambientet N2, N3, N4 dhe N5) dhe K-P ambientet P4 dhe P1A), të cilat kufizojnë oborrin nga veriu dhe jugu. Ambientet N2 dhe N4-5, të zbuluara pjesërisht në sezonin e viteve 2007-2008, përfshinin një qilar të madh, një depo ruajtjeje, zonën e shtypjes së rrushit apo ullirit dhe tre vaska me gropëzime. Në depon N2 u zbuluan sërish disa pitosa të vendosura në radhë, të veshura nga brenda me bitum, traditë kjo lokale e izolimit të këtyre lloj enësh. Në ambientin N5, përveç vaskës për shtypjen e rrushit dhe katër pitosave të gjetura kundrejt murit lindor, u identifikuan dhe dy vaska më të mëdha në anën veriore, të lidhura me njëra tjetrën me një mur ku derdhej lëngu dhe një shkallë nga ku hiqej bërsia. Në ambientin N4, u zbulua një cisternë e thellë për prodhimin e verës, me një shkallë të brendshme që mbyllej me kapak druri, dhe që përzierja e lëngët duket se vinte nga dy vaskat në veri të ambientit N5. Më pas duket se cisterna e ka humbur funksionin e saj. Gërmimet në ambientin P4 zbuluan nivelin e fundit të gjendur nën dyshemenë e shkatërruar të katit të sipërm si dhe një hyrje të mbyllur në murin lindor, çka dëshmon braktisjen e katit të poshtëm në fundin e shek.5 m.Kr. Gërmimet në pjesën perëndimore (P1A) të kuzhinës (ambienti P1) identifikuan një tjetër furrë, të mbuluar nga një vaskë më e vonë. Një sondazh jashtë murit jugor të këtij ambienti, zbuloi paralel me të, një kanal për shkarkimin e ujërave të kuzhinës dhe atyre të shiut. Në juglindje të ndërtesës KP, u idenfikua një kalim (P2) i mbyllur nga një mur prej blloqesh të mëdha guri dhe mbetje materialesh ndërtimi (me drejtim veri-lindje dhe jug-perëndim). Ky mur duket se ka shënuar njëkohësisht kufirin jugor të pronës peshkopale. Gërmime të tjera u kryen përballë hyrjes jugore të ambientit P3, ku u zbulua një shtresë shkatërrimi e cila pritej nga themelet e një strukture më të vonshme se ndërtesa K-P. Kjo e fundit duket se ka funksionuar deri në fundin e shek. 6 m.Kr., kohë kur njihet zyrtarisht braktisja e qytetit të Bylisit.
  • AIAC_3234 - Episcopal quartier of Bylis - 2010
    Viti 2010 shënoi sezonin e dymbëdhjetë të kërkimeve arkeologjike në sitin e Bylisit, dhe kishte si qëllim kryesor përfundimin e gërmimeve në lagjen peshkopale të rindërtuar për herë të fundit në shek.5 m.Kr. Në këtë sezon vazhduan gërmimet në punishten e verës (ambientet N3 dhe N3A) dhe në fasadën jugore të ndërtesës K-P (hapësira P2), si dhe u zgjerua sondazhi i hapur që në vitin 2006 përballë fasadës së lagjes, në cardo-n që kalon përgjatë murit mbrojtës protobizantin. Në jug-lindje të ndërtesës K-P, aksi i qarkullimit veri-jug që përshkonte oborrin, mbyllej nga një mur me drejtim veri-lindje dhe jug-perëndim. Muri i ndërtuar me blloqe të mëdhenj gurësh, kthehej drejt perëndimit në cepin e ambientit P3, duke krijuar një hapësirë kalimi përpara fasadës së ndërtesës K-P. Njëkohësisht gjurma e tij sugjeron për një mur kufizues, që mbyllte në jug kompleksin dhe pronën peshkopale.Gërmimet përballë murit kufizues drejt jugut dhe lindjes së tij (sondazhi P2B), identifikuan një shtresë të hollë argjile fine, që përfaqëson nivelin e fundit të qarkullimit përpara braktisjes së ambientit P3 dhe rrëzimit të çatisë së tij. Poshtë kësaj shtrese u zbuluan dy mure me drejtime veri-jug dhe perëndim-lindje të cilat lidhen me njëri-tjetrin dhe ruheshin në të njëjtin nivel. Muri me drejtim veri-jug që i mbështetet atij kufizues të kompleksit peshkopal, ka të njëjtin orientim me rrugën helenistike dhe pritej nga themeli jugor i ambientit P3. Të dy këto mure duket se kanë qenë pjesë e një strukture, të rrafshuar përpara risistemimit të kësaj ane të lagjes urbane në shek. 6 m.Kr. Këtë e vërteton dhe zbulimi i mureve më të hershme në të njëjtin nivel me të dhe poshtë dyshemesë së oborrit të ndërtesave K-P dhe N. Gërmimet në ndërtesën N, treguan se ajo zgjatej drejt lindjes së fasadës së kompleksit të katedrales dhe përbëhej nga katër hapësira të brendshme: në lindje salla N5, që arrihej nëpërmjet oborrit; në jug-perëndim, qilari N2, që hapej mbi magazinën (33); në veri-perëndim ambienti N3; si dhe një hapësirë e vogël N3A, që lejonte komunikimin mes tre ambienteve të sipërmendura. Në ambientin N5 janë identifikuar katër pitosa dhe dy vaska për shtypjen e rrushit: e para në këndin jug-lindor dhe e dyta në atë veri-lindor, e cila zgjatej drejt perëndimit në një basen për grumbullimin dhe tretjen e prodhimit. Më tej baseni nëpërmjet një kanali me tjegulla që kalonte tejpërtej murit ndarës, lidhej me cisternën e thellë të fermentimit të ambientit N3A. Muratura e cisternës përbëhej nga gurë dhe tulla të lidhura me llaç, ku këto të fundit në pjesën e sipërme përbënin një lloj gryke që mbyllej me kapak druri. Paretet e brendshme dhe buzët e cisternës janë veshur me dy shtresa llaçi hidroizolues. Gërmimi në lindje të ambientit N3 identifikoi një shtresë shkatërrimi me tjegulla të çatisë dhe nën të një pitos të ruajtur plotësisht in situ. Nivelet e fundit të shkatërrimit dhe braktisjes përmbanin materiale të shumta qeramike dhe objekte hekuri të tilla si gozhdë dhe fragmente kornizash.

Media

Name
Episcopal quartier of Bylis
Year
2007
Summary
sq Sezoni i gërmimeve arkeologjike të vitit 2007 në qytetin antik të Bylisit u përqëndrua në lagjen peshkopale, në juglindje të katedrales paleokristiane. Gjatë fazës së fundit të ndërtimeve, lagjia duket se përshkohej nga dy akse pingul me njëri-tjerin. I pari (hapësirat 12, 26, M14) është kalimi perëndim-lindje, që shkon përkrah kompleksit bazilikal dhe i shërben anekesve të tij liturgjike. Ky aks është decumanus i qytetit, i trashëguar nga plani urbanistik i periudhës helenistike, dhe që u përshtat në funksion të lagjes peshkopale. Rruga bashkohej me cardo që ndiqte kreshtën e kodrës, dhe për kontrollin e tij u ndërtua muri fortifikues i Viktorinos (arkitekt i Justinianit) në mesin e shek. 6 m.Kr. Aksi i dytë është kalimi veri-jug (hapësirat N6-P2), që kalon poshtë murit fortifikues të cardo-s dhe takon decumanus brenda një oborri të madh (L), ky i fundit sajuar nga rrafshimi i strukturave të mëparshme.
Hyrja lindore për në lagjen peshkopale, realizohej nga një hajat apo portë me katër shtylla me muraturë, të ndjekur nga një portik të kufizuar nga muri i pasëm i një ambienti (N7).
Gërmimet e këtij sezoni vazhduan dhe në ndërtesën K-P, ku në fasadën veriore të saj deri më tani janë identifikuar pesë ambiente të gjata (K1 në K5), katër prej të cilave dalin në oborrin L. Ndërsa fasada jugore e ndërtesës përbëhej nga dy ambiente pak a shumë me formë katrore (P3 dhe P4), të cilat kufizonin një hapësirë të mbyllur me formë ovale P1. Brenda kësaj të fundit u zbulua një shkallë e cila ndoshta të çonte në katin e sipërm të ndërtesës si dhe një radhë furrash shtëpiake të vendsoura paralel.
Gërmimi në ambientin K2, identifikoi një nivel dyshemeje të mbuluar nga një shtresë dheu me ngjyrë të zezë e pasur me mbetje faunale. Shtresa mbulonte pjesërisht një trapetum për shtypjen e ullinjve, i cili i mbështetej murit jugor të ambientit.
Në ambientin N2 u zbulua një stol i gjerë prej murature si dhe një sërë fundesh pitosash për ruajtje, të veshura me bitum në sipërfaqe. Ndërkohë në ambientin N5 u identifikua një vaskë për shtypjen e rrushit me formë drejtkëndore. Fundi i vaskës përbëhet nga tulla të lidhura me llaç të bardhë, ndërsa një shtresë e trashë llaçi me ngjyrë rozë mbulon fundin me paretet prej blloqesh guri gëlqeror helenistik të ripërdorura. Në cepin verior, vaska ka një zgavër gjysëmsferike që shërbente për dekantimin e produkteve të shtypura. Në veri të vaskës u zbuluan dy pitosa in situ të ruajtura plotësisht.
Zbulimi i trapetum-it të ullirit, vaskës për shtypjen e rrushit, furrave për ngrohjen e ujit, si dhe pitosave për ruajtje, dëshmojnë për karakterin ekonomik dhe prodhues të vajit të ullirit dhe verës në lagjen peshkopale të Bylisit gjatë Antikitetit të Vonë.
en The archaeological excavations of 2007 in the ancient city of Bylis were located in the Episcopal quarter, to the southeast of the early Christian cathedral. During the last phase of construction, the quarter, seem to have been traversed by two perpendicular axes. One of the axes (areas 12, 26 and M14) is a west-east directed passageway that runs alongside the basilica complex and assists its liturgical annexes. This is the _decumanus_ axis of the city, which was inherited from the urban plan of the Hellenistic period, and adopted later in support of the Episcopal quarter. The road joined the _cardo_ axis, which followed the crest of the hill, and was controlled by the fortification wall of Victorianus (architect of Emperor Justinian), built in the 6th century AD.
The second axis is the north-south passage (areas N6-P2), which passes below the fortification wall of the _cardo_ and joins the _decumanus_ in a large courtyard (L), formed by the flattening of previous structures. The eastern entrance to the Episcopal quarter was through a porch or a gateway of four masonry columns, followed by a portico, which was confined by the rear wall of a room (N7). During this season continued the excavation of the building K-P, where in its northern façade, so far are identified 5 long rooms (K1-K5), 4 of which emerge in the courtyard L. While the southern façade of the building consists of two room, of an almost rectangular shape (P3 and P4), which confined a closed area of oval shape (P1). Within this latter, the excavations revealed a staircase, which led to the upper floor of the building, and a number of domestic kilns.
The excavations in area K2 identified a floor level covered by a black soil layer, rich in faunal remains. It partly covered up a _trapetum_ used for olive pressing, which abutted the southen wall of the room. In room N2, the digging revealed a wide masonry bench and several storage pithoi ends, which had their surface covered in bitumen. While in room N5, a rectangular tank for grape pressing was uncovered. The base of the tank was made of bricks bonded with white mortar, while a thick mortar layer of red colour covered its lateral sides, made of reused Hellenistic limestone blocks. A semicircular cavity was found in the northern corner of the tank, which was probably used for the extraction of the pressed products. Two entirely preserved pithoi were revealed to the north of the tank.
The discovery of the olive _trapetum_, grape pressing tank, the kilns as well as the storage pithoi, suggest for olive oil and wine productive and economic activities in the Episcopal quarter of the city of Bylis during Late Roman period.

Media

Name
Episcopal quartier of Bylis
Year
2008
Summary
sq Sezoni i kërkimeve arkeologjike të vitit 2008, u përqëndrua në lagjen peshkopale të qytetit antik të Bylisit. Të dhënat e gërmimit dëshmojnë se lagjia peshkopale në juglindje të katedrales (e njohur si kompleksi bazilikal ose Bazilika B) së qytetit, në fazën e fundit të ndërtimit të saj në periudhën e antikitetit të vonë, gjendej në kryqëzimin e dy akseve perpendikulare. Aksi i parë është një decumanus i hershëm i ndërtuar në periudhën helenistike, që përshkonte nga lindja dhe perëndimi anekset liturgjikale të katedrales dhe vazhdonte deri në majën e kodrës, ku bashkohej me cardo-n, e mbrojtur nga një mur fortifikues i shek. 6 m.Kr. Aksi i dytë me drejtim veri-jug, vazhdonte përgjatë një muri me blloqe guri që ndante zonën e sipërme me atë të poshtme të qytetit. Akset takoheshin ekzaktësisht në oborrin L të pajisur me disa ambiente dhe që duket se ka qenë një ndërtim i shkëputur nga kompleksi bazilikal. Një hyrje me portik në anën lindore të obrrit L shërbente si kalim dhe për lagjen peshkopale. Në veri oborri kufizohej nga ndërtesa N (ndoshta magazinë) dhe dy ambiente të katedrales, ndërsa në jug nga ndërtesa e madhe K-P. Kjo e fundit e ndërtuar në dy nivele, përbëhej nga pesë ambiente që hapeshin në oborr (K1-5: ku K1 ndoshta ka qenë një stallë dhe K2 kishte një mulli për shtypjen e ullinjve) dhe tre ambiente në fasadën jugore (P1-3: ku P3 ndoshta ka qenë kuzhina e ndërtesës). Në perëndim oborri mbyllej nga ndërtesa e vonë D. Një hyrje tjetër në veri-perëndim të oborrit dilte direkt në cardo, duke lejuar qarkullimin e ushqimeve për ruajtje në magazinat të gjendura pranë, furnizimin me mallra të papërpunuara dhe shpërndarjen e produkteve të verës dhe vajit të ullirit si dhe mbajtjen e kafshëve të transportit. Këto të dhëna dëshmojnë se lagjia e varur nga peshkopata, jo vetëm kishte funksion liturgjik por edhe banimi me aktivitete ekonomike.
Gërmimet në këtë sezon vazhduan në ndërtesën N (ambientet N2 dhe N5) dhe K-P (ambienti K4 dhe P1A). Të dhënat nga gërmimi në ndërtesën N tregoi se ambienti N2 ka gjasa të ketë qenë një depo (qilar ?) dhe N5 një ambient për shtypjen e rrushit dhe prodhimin e verës. Çatia me kulm e ambientit N2 duket se mbështetej mbi një hark të dyfishtë të mbajtur nga një shtyllë kryesore. Brenda këtij ambienti u zbulua një stol me muraturë që i mbështetej murit të anës lindore si dhe një sërë pitosash të vendosur në radhë, të veshura me bitum nga brenda.
Në ambientin N5 u gjetën tre vaska me formë drejtkëndore të pajisura me shkallë prej të cilave hiqej bërsia si dhe katër pitosa të vendosura në radhë përkundrejt murit lindor për grumbullimin e produktit dhe fermentimin e verës.
Gërmimi në ambientin K4 zbuloi në nivelet më të ulta, dyshemenë si dhe ekzistencën e një porte qendrore në murin jugor. Porta e ndjekur nga një prag, bllokohet pjesërisht nga shkalla e indentifikuar në ambientin tjetër përkrah P1A.
en The archaeological excavations of 2008 were located in the Episcopal quarter of the ancient city of Bylis. The excavation data suggest that the Episcopal quarter to the southeast of the cathedral (also known as the basilical complex, or Basilica B) of the city, in its final construction phase, during the Later Roman period, was situated in the intersection point of the two perpendicular axis of the city. The first axis is an earlier _decumanus_, built during the Hellenistic period. It traversed in the eastern and western sides the liturgical annexes of the cathedral, and continued up to the top of the hill, where it joined the _cardo_, that was protected by a fortification wall of the 6th century AD. The second axes of a north-south direction continued alongside the wall of limestone blocks that divides the upper and the lower parts of the city. The two axes were joined in the yard L, which consisted of several rooms and was detached from the basilica complex. A porticoed entrance in the eastern side of the yard gave access to the Episcopal quarter. The northern side the yard was confined by building N (probably a storehouse) and two rooms of the cathedral, while in the south from the large building K-P. This latter, which was constructed on two levels, had 5 rooms opening into the yard (K1-5: where K1 was probably a stable and K2 had an olive grinder), and 3 others in the southern façade (P1-3: where P3 was perhaps the kitchen of the building). To the west the yard was blocked by the later building D. Another entrance in the north-western side of the yard emerged directly in the _cardo_, allowing the circulation of storage foods found in the nearby warehouses, the supply with raw goods and the distribution of wine and olive products, as well as the sustenance of the livestock transport. The materials revealed suggest that the Episcopal quarter, served not only for liturgical purposes but it was also a residential quarter related to economical activities.
The excavations in building N showed that room N2 is likely to have been used as warehouse (cellar?) and N5 an area used for grape pressing and wine production. The peaked roof of room N2 seems to have been supported by a doubled arched hold on a central column. The excavations of this area revealed a masonry bench, abutting the eastern wall, and a number of pithoi, which were set in a regular line and were covered on the inside with bitumen. In room N5, the excavations uncovered 3 tanks of rectangular shape, equipped with staircases for removing the grape remains, and 4 pithoi placed against the eastern wall, which were possibly used as wine containers. In the lowest stratigraphic levels of room K4, a floor level was uncovered, along with a doorway in the southern wall. The doorway, followed by a threshold, was partly blocked by the staircase identified in the other room, next to P1A.

Media

Name
Episcopal quartier of Bylis
Year
2009
Summary
sq I vetmi objektiv i sezonit arkeologjik të vitit 2009 në sitin e Bylisit, ishte vazhdimi i gërmimeve arkeologjike në lagjen peshkopale të qytetit.
Të dhënat nga kërkimet e deritanishme, tregojnë se nga fundi i shek. 5 m.Kr., lagjia peshkopale u zgjerua në juglindje të katedrales, përqark kryqëzimit të dy rrugëve të drejta. Hyrja për në lagje e cila përbëhej nga një zonë e sipërme dhe një e poshtme, realizohej nëpërmjet një oborri në lindje. Oborri lehtësonte transportin e mallrave bruto ushqimor për ruajtje dhe përpunim në strukturat e lagjes dhe më tej nxjerren e produkteve kryesisht verë dhe vaj nga punishtet, si dhe qarkullimin dhe strehimin e kafshëve shtëpiake. Oborri mbyllej nga të gjitha anët nga ndërtesa, ku brenda tyre janë identifikuar vaska të shtypjes dhe fermentimit të rrushit dhe ullinjve, pitosa in situ për ruajten e produkteve ushqimore, furra për gatim, etj.
Gjatë sezonit të këtij viti vazhdoi zbulimi i ndërtesës N (ambientet N2, N3, N4 dhe N5) dhe K-P ambientet P4 dhe P1A), të cilat kufizojnë oborrin nga veriu dhe jugu. Ambientet N2 dhe N4-5, të zbuluara pjesërisht në sezonin e viteve 2007-2008, përfshinin një qilar të madh, një depo ruajtjeje, zonën e shtypjes së rrushit apo ullirit dhe tre vaska me gropëzime. Në depon N2 u zbuluan sërish disa pitosa të vendosura në radhë, të veshura nga brenda me bitum, traditë kjo lokale e izolimit të këtyre lloj enësh. Në ambientin N5, përveç vaskës për shtypjen e rrushit dhe katër pitosave të gjetura kundrejt murit lindor, u identifikuan dhe dy vaska më të mëdha në anën veriore, të lidhura me njëra tjetrën me një mur ku derdhej lëngu dhe një shkallë nga ku hiqej bërsia.
Në ambientin N4, u zbulua një cisternë e thellë për prodhimin e verës, me një shkallë të brendshme që mbyllej me kapak druri, dhe që përzierja e lëngët duket se vinte nga dy vaskat në veri të ambientit N5. Më pas duket se cisterna e ka humbur funksionin e saj.
Gërmimet në ambientin P4 zbuluan nivelin e fundit të gjendur nën dyshemenë e shkatërruar të katit të sipërm si dhe një hyrje të mbyllur në murin lindor, çka dëshmon braktisjen e katit të poshtëm në fundin e shek.5 m.Kr.
Gërmimet në pjesën perëndimore (P1A) të kuzhinës (ambienti P1) identifikuan një tjetër furrë, të mbuluar nga një vaskë më e vonë. Një sondazh jashtë murit jugor të këtij ambienti, zbuloi paralel me të, një kanal për shkarkimin e ujërave të kuzhinës dhe atyre të shiut.
Në juglindje të ndërtesës KP, u idenfikua një kalim (P2) i mbyllur nga një mur prej blloqesh të mëdha guri dhe mbetje materialesh ndërtimi (me drejtim veri-lindje dhe jug-perëndim). Ky mur duket se ka shënuar njëkohësisht kufirin jugor të pronës peshkopale. Gërmime të tjera u kryen përballë hyrjes jugore të ambientit P3, ku u zbulua një shtresë shkatërrimi e cila pritej nga themelet e një strukture më të vonshme se ndërtesa K-P. Kjo e fundit duket se ka funksionuar deri në fundin e shek. 6 m.Kr., kohë kur njihet zyrtarisht braktisja e qytetit të Bylisit.
en The only objective of the field season of 2009, in the ancient city of Bylis was to carry on the archaeological excavations in the Episcopal quarter. The results of the previous seasons suggests that at the end of the 5th century AD, the Episcopal quarter was expanded to the southeast of the cathedral, around the intersection of the two straight roads of the city. The entrance to both the upper and lower parts of the quarter was through a yard in the eastern side. The yard facilitates the transports of gross edible goods for storage in the quarter’s structures, and the export of other products, mainly wine and oil, as well as livestock. This yard was surrounded by buildings, where olive and grape pressing tanks, _in situ_ storage pithoi, kilns, etc., were revealed. During this season, the excavation of building N (rooms N2, N3, N4, N5) and K-P (rooms P4 and P1A) continued. Thes enclose the yard on the northern and southern sides. In rooms N2 and N4-5, partly excavated during the field seasons of 2007-2008, the digging identified a large warehouse, the olive or grape pressing area, and three tanks. In the storehouse N2, the excavations revealed once again several pithoi, which were set in regular line and covered from the inside with bitumen, a local tradition used to isolate these types of wares. In room N5, apart from the grape pressing tank and 4 pithoi found against the eastern wall, two other larger tanks were found in the northern side. The tanks were linked to each other by a wall where the extracted liquid was collected, and a staircase was used to remove the residues.
A deep cistern for wine production was uncovered in room N4; it had an inner staircase and a wooden coverage, while the mixed liquids seem to have derived from the two tanks found to the north of room N5. At a later phase the cistern appear to have lost its primary function. In room P4, the excavations revealed the lowest level, found below the destroyed floor of the upper storey, and a blocked entrance in the eastern wall, which suggests for the abandonment of the lower floor at the end of the 5th century AD.
The excavations carried out in the western side of the kitchen (room P1), identifying another kiln, covered by a later tank. The sondage opened in the outer part of this room, uncovered a drain channel used to collect kitchen and rain waters. To the southeast of building K9, a passageway was found (P2), blocked by a north-east and south-west directed wall of large stone blocks and other construction debris. The wall seems to have marked the southern limit of the Episcopal property. Other excavations were undertaken in front of the southern entrance of room P3, where a destruction layer cut by the foundations of another structure, which was later then building K-P was exposed. Building K-P is likely to have remained in use until the late 6th century, a time which corresponds with the official abandonment of the city of Bylis.

Media

Name
Episcopal quartier of Bylis
Year
2010
Summary
sq Viti 2010 shënoi sezonin e dymbëdhjetë të kërkimeve arkeologjike në sitin e Bylisit, dhe kishte si qëllim kryesor përfundimin e gërmimeve në lagjen peshkopale të rindërtuar për herë të fundit në shek.5 m.Kr. Në këtë sezon vazhduan gërmimet në punishten e verës (ambientet N3 dhe N3A) dhe në fasadën jugore të ndërtesës K-P (hapësira P2), si dhe u zgjerua sondazhi i hapur që në vitin 2006 përballë fasadës së lagjes, në cardo-n që kalon përgjatë murit mbrojtës protobizantin.
Në jug-lindje të ndërtesës K-P, aksi i qarkullimit veri-jug që përshkonte oborrin, mbyllej nga një mur me drejtim veri-lindje dhe jug-perëndim. Muri i ndërtuar me blloqe të mëdhenj gurësh, kthehej drejt perëndimit në cepin e ambientit P3, duke krijuar një hapësirë kalimi përpara fasadës së ndërtesës K-P. Njëkohësisht gjurma e tij sugjeron për një mur kufizues, që mbyllte në jug kompleksin dhe pronën peshkopale.Gërmimet përballë murit kufizues drejt jugut dhe lindjes së tij (sondazhi P2B), identifikuan një shtresë të hollë argjile fine, që përfaqëson nivelin e fundit të qarkullimit përpara braktisjes së ambientit P3 dhe rrëzimit të çatisë së tij. Poshtë kësaj shtrese u zbuluan dy mure me drejtime veri-jug dhe perëndim-lindje të cilat lidhen me njëri-tjetrin dhe ruheshin në të njëjtin nivel. Muri me drejtim veri-jug që i mbështetet atij kufizues të kompleksit peshkopal, ka të njëjtin orientim me rrugën helenistike dhe pritej nga themeli jugor i ambientit P3. Të dy këto mure duket se kanë qenë pjesë e një strukture, të rrafshuar përpara risistemimit të kësaj ane të lagjes urbane në shek. 6 m.Kr. Këtë e vërteton dhe zbulimi i mureve më të hershme në të njëjtin nivel me të dhe poshtë dyshemesë së oborrit të ndërtesave K-P dhe N.
Gërmimet në ndërtesën N, treguan se ajo zgjatej drejt lindjes së fasadës së kompleksit të katedrales dhe përbëhej nga katër hapësira të brendshme: në lindje salla N5, që arrihej nëpërmjet oborrit; në jug-perëndim, qilari N2, që hapej mbi magazinën (33); në veri-perëndim ambienti N3; si dhe një hapësirë e vogël N3A, që lejonte komunikimin mes tre ambienteve të sipërmendura. Në ambientin N5 janë identifikuar katër pitosa dhe dy vaska për shtypjen e rrushit: e para në këndin jug-lindor dhe e dyta në atë veri-lindor, e cila zgjatej drejt perëndimit në një basen për grumbullimin dhe tretjen e prodhimit. Më tej baseni nëpërmjet një kanali me tjegulla që kalonte tejpërtej murit ndarës, lidhej me cisternën e thellë të fermentimit të ambientit N3A. Muratura e cisternës përbëhej nga gurë dhe tulla të lidhura me llaç, ku këto të fundit në pjesën e sipërme përbënin një lloj gryke që mbyllej me kapak druri. Paretet e brendshme dhe buzët e cisternës janë veshur me dy shtresa llaçi hidroizolues.
Gërmimi në lindje të ambientit N3 identifikoi një shtresë shkatërrimi me tjegulla të çatisë dhe nën të një pitos të ruajtur plotësisht in situ. Nivelet e fundit të shkatërrimit dhe braktisjes përmbanin materiale të shumta qeramike dhe objekte hekuri të tilla si gozhdë dhe fragmente kornizash.
en The 2010 marked the 12th season of archaeological excavation undertaken in the site of Bylis, and had as its primary aim to finish the excavation of the Episcopal quarter. During this year the excavations in the winery continued (room N3 and N3A) and as well as those in the southern façade of building K-P (room P2). Also an expansion of the sondage opened in 2006, in front of the façade of the quarter and in the _cardo_ which passes alongside the proto-Byzantine wall, was carried out. To the south-east of building K-P, the north-east circulation axis was blocked by a north-east and south-west wall. The wall, which is built of large stone blocks, at the corner of room P3, turns toward the west, creating a passage way in front of the façade of building K-P. Also, traces of another wall, suggest a line that closed the complex and the Episcopal property in the south.
The excavations in front of the surrounding wall toward the south and east (sondage P2B), identified a thin clay layer, which is the last circulation level of use before the abandonment of room P3 and the collapse of its roof. Below this layer, two north-south and west-east walls were uncovered, which relate to each-other and are preserved at the same height. The north-south wall, which abuts the surrounding wall of the Episcopal complex, follows the same direction as the Hellenistic road, and is cut by the southern foundation of room P3. The two walls seem to have been part of a structure, destroyed before the rearrangement of this part of the urban quarter in the 6th century AD. This is confirmed by the discovery of earlier walls in the same level of the structure, and below the yard of building K-P and N. The excavations in building N, showed that it was extended toward the east of the façade of the cathedral’s complex, and consisted of 4 inner areas: room N5 to the east, reached through the yard; the cellar N2 to the south-west, which is opened above the warehouse (33); N3 to the north-west; and a small room N3A, which enabled the communication between the three abovementioned rooms. Four pithoi and two grape pressing tanks were identified in room N5. One of the tanks was situated in the south-eastern corner while the other was in the north-east, and was extended toward the west in a pool, used for product collection and processing. A tile made channel, which passed through the dividing wall, linked the pool with the deep fermenting cistern in room N3A. The walls of the cistern are made of stones and tiles bonded with mortar, where these latter formed in the upper part a kind of gutter closed with a wooden lid. The inner walls and the rims of the cistern are covered by two layers of waterproofing mortar. The excavations to the east of room N3 revealed a roof destruction layer, and below it, an _in situ_ entirely preserved pithos. The lower destruction and abandonment layers were rich in pottery materials and iron objects, such as nails and frame fragments.

Media

  • Chevalier et al. 2008
    P. Chevalier, S. Muçaj, N. Beaudry, T. Kozelj, M. Wurch-Kozelj, 2008, Byllis (Albanie), campagne 2007: le quartier épiscopal, la basilique E et les carrières, in Bulletin du Centre d’études Médiévales d’Auxerre, N. 12. URL : http://cem.revues.org/6512
  • Chevalier et al. 2009
    P. Chevalier, S. Muçaj, N. Beaudry, 2009, Byllis (Albanie), campagne 2008: le quartier épiscopal, la basilique E et les carrières, in Bulletin du Centre d’études Médiévales d’Auxerre, N. 13: 73-76
  • Beaudry et al. 2010
    N. Beaudry, P. Chevalier, S. Muçaj, 2010, Le quartier épiscopal, campagne 2009, Byllis (Albanie), in Bulletin du centre d’études médiévales d’Auxerre, N.14-1: 57-60.
  • Beaudry et al. 2011
    N. Beaudry, P. Chevalier, S. Muçaj, 2011, Le quartier épiscopal, campagne 2010, Byllis (Albanie), in Bulletin du centre d’études médiévales d’Auxerre, N. 15-1: 91-95.

Location

Ancient Site Name
Byllis
Location
Hekal
Easting
19.7387
Northing
40.542839